Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Zonja e Zezė Nexhmije Hoxha

    Zonja e Zezė Nexhmije Hoxha
    autor: Fahri BALLIU
    Shtepia Botuese "55"


    fq. 206

    ...

    XIX.

    Ne qofte se ne bllok shtrengatat politike po mblidhnin rete perballe nje banaliteti, perballe nje jete boshe, perballe zilive dhe zhvatjeve te fondeve publike ne Shqiperi, jashte Tiranes dhe brenda Tiranes varferia kishte mbathur cizmet e mortit: uzinat, kombinatet, kishin humbur rrenjesisht frytshmerine; pervojate me miser kubik e me "shpikje" te tjera socialiste nuk po e rrisnin prodhimin. Ne keto kushte shteti po pozicionohej jo me perballe armiqsh te vecante, por perkunder vete popullit, i cili nuk mund ta mbante me tej frymen me parakalime, jubile, pllakata, heronj te punes socialiste qe punonin per shekullin e ardhshem dhe ushqeheshin me mish vetem nje here ne jave.

    I vetmi ngushellim i popullit ishte se ndjente qe tragjedi te reja do te zhvilloheshin ne Olimpin qesharak provincial te Bllokut. Aty do te vijonin betejat per te ngrene kokat e njeri-tjetrit dhe kjo, sidoqofte, ishte nje shfaqje qe duhej ndjekur jo pa entuziazem dhe besim se e nesermja mund ta...

    (vijon)

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    fq. 207

    ...sherbente kete zezone vrastare, qe quhej "diktature e proletariatit".

    Pikerisht ne zyrat e Institutit te Studimeve Marksiste-Leniniste lindi projekti shkaterrimtar, rrenues, i tufezimit. Dhe keto ide do te perbenin ate mashtrim te madh, me lopet qe do te dorezoheshin ne stallen e perbashket, permes loteve te vogelusheve qe njomnin buzet me qumeshtin e atyre, permes qarjeve dhe ulerimave e psheretimave te pleqve, nen tingujt e orkestrave muzikore te komiteteve te partise. C'eshte kjo keshtu? C'behet keshtu?! Ne keto e siper ne shtepine e Nexhmijes njera nuse blen qen dhe tjetra blen nje balo te madh, per inat! Dhe i gjithe Blloku zgjohet nga gjumi, ne sherrnajen e te dy qenve!

    * * *

    Ne mesnaten e 17 dhe 18 dhjetorit 1981 behet me e qarte se kurre formula politike e zbulimit dhe e leximit me te kthjellet, qe quhet Nexhmije Hoxha. Eshte pikerisht vrasja e Mehmet Shehut dhe ndodhemi ne 10-vjecarin 1973-1983, ne kohen me te pergjakshme te Partise Komuniste Shqiptare. Ne kete dhjetevjetesh, kur jane flijuar qindra jete njeresish qe nga kupola deri ne kocken e varfer te popullit, pergatitet skema e trashegimit te pushtetit, e perfaqesuar dhe e interpretuar nga aktori Ramiz Alia i cili, perkunder dukjes se opinioneve ndaj tij, qenkej fort i afte per te care ne shtigjet e zymta te pritave vdekjeprurese, te pergatitura nga klanet kurthngritese.

    (vijon)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 07-01-2006 mė 14:42

  3. #3
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    fq. 208

    Akoma me e ngaterruar behet kjo gjendje, kur pushteti ishte, tani, ne prag te trashegimise, por tragjedia dhe drama luhej ne Tirane vecse skenaristet apo producentet ndodheshin ne nje qender kryesore, qe ishte Beogradi dhe pastaj te tjeret leviznin sipas mases dhe peshes, qe nga Moska ne Paris.

    Asgjesimi i Mehmet Shehut ishte nje pike kulmore e veprimtarise se Nexhmije Hoxhes. Ne qofte se dora e saj nuk dukej gjekundi lart e poshte, gjer ne vitet '77, por edhe me tej, deri ne '80-n, ne historine e pergjakshme te eliminimit te Mehemet Shehut, ajo eshte kapitene e furtunes politike, deri ne imtesite. Eshte ky casti historik qe ajo u paraprin shijeve dhe vendimeve te Enver Hoxhes. Madje, eshte ky i fundit qe e luan skemen qe e ka shkruar vete Nexhmija. Ne kete moment, Nexhmija kryen tri detyra: e mbikqyr Enver Hoxhen per te mos dale prej tij asnje vendim apo kunderveprim, qe nuk do te ishte ne perkitje me qellimin per te nxjerre Ramiz Aline ne krye te udheheqjes shqiptare. Dhe kjo perben vepren e dyte te Nexhmijes. Sa per te treten, detyra e saj eshte goditja e pameshirshme qe ajo ndermerr kunder cilitdo shkembi qe i del para rruges, duke shtypur me rul edhe guralecet. Njesoj e perbindshme ndaj te gjitheve, ajo do te shfaqte ne keto rrethana nje energji te pazakonte. Dhe eshte ky perkushtim i tejmasshem qe perben synimin dhe investimin politik te saj.

    Viti 1981 eshte fytyra, portreti, mesazhi, dokumenti, qe le per kohet e ardhshme figurina politike, qe quhet Nexhmija Hoxha. Kaq e vertete eshte kjo sa, ne kete fundjete te saj, ajo...

    (vijon)

  4. #4
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    fq. 209

    ...u detyrua te botoje nje liber te vellimshem me titullin "Miqesi e tradhtuar", qe i kushtohet te gjithe ndeshjes me ish-kryeministrin Mehmet Shehu. Ne te vertete titulli eshte i gjetur shume mire, pavaresisht se libri eshte botuar ne menyre ilegale, pa parametra profesionale te publikuar dhe, ne te vertete, e gjithe ceshtja eshte e mberthyer ne pyetjen: Kush eshte tradhtari?

    Mehmet Shehu kishte arritur te krijonte staturen e nje shtetari komunist me te gjitha cilesite qe i duheshin per t'u renditur nga vete opinioni i brendshem, si figura numer dy e pushtetit. Mehmet ishte nje nga krijuesit e ferrit komunist ne Shqiperi dhe kishte zhvilluar vete, me aftesite e tij, nje vellim pune te pazakonte. Ai ishte sjelle gjate luftes si nje ushtarak i afte dhe mizor; por pervoja e tij, vit pas viti, gjithsesi kishte arritur ta bente ate nje njeri qe ngjallte besim te njerezit me te cilet punonte te cilet, gjithashtu, e pranonin vrazhdesine e tij, per hir te faktit qe ai ishte i drejtperdrejte me antipatite dhe me simpatite e tij. Nga ana tjeter, ashkeshortja e tij ishte, gjithashtu, nje figure qe koha e shnderronte CV-ne e saj ne vlera brenda kornizes se diktatures. Ajo, ashtu si Nexhmija prane Enverit, nuk mund te ishte nje grua shtepie, por nje faktor politik aktiv, qe here ia ngrinte piket te shoqit, here ia ulte gjithnje brenda vlerave, rktereve dhe kodit qe kishte shoqeria shqiptare ne ato vite.

    Mehmeti nuk ishte kujdesur qe te kishte klan te tijin ne kupolen udheheqese apo me poshte se ajo; por vetvetiu ai kishte simpatizante dhe mund te themi se gjendej nje fryme e percaktuar nga shume kuadro qe e pelqenin stilin dhe...

    (vijon)

  5. #5
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    ika tani se me mori uria , ndonjehere tjeter kur te keme me shume nge do e perfundoj kapitullin

  6. #6

    Zonja e zezė duhet tė flasė pėr Enverin, si kuisling i Titos

    OPINION

    Zonja e zezė duhet tė flasė pėr Enverin, si kuisling i Titos

    14-03-2009 / Nga Ramiz Lushaj

    1. Vejusha Nexhmije, pėrndryshe “Zonja e Zezė e Kombit”, nėperkon, edhe sot (13.03.2009) nė njė media kundėr projekt-ligjit pėr ish-tė pėrndjekurit politik, duke vjellur me frymėn e Enveriadės lidhur me keqinterpretimin e kuqotrajtimin e etikimin e tyre si “Kolaboracionistė”, pavarėsisht faktit se ligji i pritshėm kėtė ēėshtje e vėshtron objektivisht e zbaton praktikisht rast pas rasti, etj.
    Mirėpo, kjo si kjo, bėn mirė tė flasė pėr vet Enverin si “Kuisling i Titos”.
    Enveri, me spaleta gjeneral-leitnant i luftės partizane, njė ushtar-leckė i Titos, i bylmyer e kaplyer nga sindroma sulltanore, kreu zgjedhjen e zgjidhjen tradhtare duke ia hipotekuar Jugosllavisė nė mėnyrė diplomatike e gjeo-politike Kosovėn Dardane e treva tė tjera etnike shqiptare,nė Konferencėn e Jaltės, (4-11 shkurt 1945), pėr tė marrė e mbajtur privilegjet e dhjamura e tė pėrgjakshme si “Sulltan i kuq i RPSH e RPSSH”.

    2. Jo vetėm themelimin e PKSH, por edhe Luftėn nė vitet 1941-1945, e sinkronizoi, motivoi e montoi sipas direktivave tė Titos pėr “...ngritjen e lėvizjes partizane nė Kosovė e Metohi (KOSMET) pėr tė zbutur ndjenjėn antiserbe mes kosovarėve” Nė kėto 5 vite, i pėrdredhur ideologjikisht e vjelur politikisht nėn ombrellėn e oreksin e Titos, nė cilėsinė formale si Komandant i Pėrgjithshėm i UNCLSH, nuk ka asnjė vendim zyrtar publik e botėrisht qė i shpallė luftė “diktaturės sė zezė” fashiste, pėrkundrazi ka me dhjetra vendime, akte e marrėveshje tė aliazhuara me Titon e PKJ pėr instalimin e institucionalizimin nė Shqipėri tė “diktaturės sė kuqe” tė komunizmit jugosllav nė vitet 1941-1948, qė vazhduan me infiltrime e inspirime nė mes tyre deri edhe nė botėn e pėrtejme.

    3. Me udhėr tė Titos i ēoi mbi 20 mijė forca partizane tė inkuadruara nė Divizionin V-S, VI-S e formacione tė tjera nė Kosovėn Dardane, etj. duke nisur nga fundtetori 1944 duke e legalizuar ripushtimin jugosllav tė kėsaj treve etnike shqiptare.
    Ndėrkohė qė: a) Kosova ishte e cliruar para Shqipėrisė e Jugosllavisė, si Gjakova mė 15 tetor 1944 e deri edhe Mitrovica mė 21 nėntor 1944), b) Nga Kosova, sipas njė burimi nė MPJ Britanike, “trupat gjermane u tėrhoqėn nga 19 nėntori 1944”. c) “Pėrpjekjet e Ushtrisė NacionalClirimtare Jugosllave pėr tė dėrguar trupa nė Kosovė ishin tė dėshtuara” dhe, sipas dokumentave, “pėr shkak tė dėshtimit tė tyre tė plotė nė Kosovė dhe tė ashpėrsisė sė shqiptarėve kundėr serbėve shumica e partizanėve (jugosllavė) e shihnin me pesimizėm mundėsinė e marrjes sė Kosovės pa luftė”. d) Kosova i kishte formacionet e veta luftarake nė luftė kundėr forcave pushtuese serbo-malazeze-maqedonase pėr tė mbrojtur tokėn e identitetin e vet etnik, pėr tė sanksionuar e ndėrtuar ardhmėrinė e vet sipas Kartės sė Atlantikut tė vitit 1941 e vendimeve tė Konferencės sė Bujanit tė 2 janarit 1944...

    4. Kėtė luftė enveriano-titiste nė Kosovė, propaganda helmuese komuniste, e keqcilėsoi, jo vetėm si “nacional-clirimtare”, por edhe “internacionaliste” nė “ndihmė tė popujve vėllezėr tė Jugosllavisė” (!)
    Ndėrkohė qė: a) Nuk ishte “nacionale”, por u kthye nė njė “luftė civile” nė pėrmasa tragjike, pėr nga rastet e aktet, nė tė gjitha rajonet e Kosovės, si, p.sh. nė zonėn epike tė Drenicės martire, nė fshatrat rreth Cicavicės si nė Dervar, Mihaliq, Shallc, Reznik, i pushkatuan 21 shqiptarė, mes tyre dy djemė 13 e 15 vjecarė e dy pleqė 80 vjecarė, etj., etj. b) Nuk ishte “clirimtare”, sepse e la Kosovėn tė okupuar ushtarakisht e nė gjakderdhje dhe tė aneksuar padrejtėsisht e forcėrisht Serbisė e RSFJ. c) Nuk ishte as “internacionaliste”, sepse luftohej nė toka etnike shqiptare, nė njė trevė qė pas luftės ishte shprehur me vendim legjislativ pėr bashkim me Shqipėrinė, etj. d) Faktikisht nuk ishte as nė ndihmė tė “popujve vėllezėr tė Jugosllavisė”, sepse formacione ushtarake serbe, malazeze e maqedonase, i pushtuan pėrgjakshėm trevat shqiptare, si Kosovėn legjendare (8 shkurt 1945-12 qershor 1999), sepse emisari besnik i Titos e bashkėpunėtori i ngushtė i Enverit, antishqiptari Vukmanovic Tempo, jo vetėm i quajti shqiptarėt “gjarpėrinj”, por u ngrit edhe kundėr Marrėveshjes sė Mukjes, e vrau dhe vllaun e vet pėr njė takim me “cetnikėt shqiptarė...”,etj. e) Kjo “dėrgatė luftarake e Enverit” ishte nėn kontrollin e plotė tė Titos, nė bashkėpunim efektiv me forcat shoviniste sllave, nė bashkėrendim operativ me OZN-an (UDB) Jugosllave dhe OZN-an nė Kosovė tė krijuar nga Rankovici (01.09.1944), cka e dėshmojnė vėrtetėsisht misionarėt e huaj, emisarėt jugosllavė e historianėt shqiptarė. f) Nė trevat shqiptare si nė Kosovė, etj. u kryen rekrutime me forcė tė shqiptarėve nė kėto formacione, si dhe u kryen nga forcat partizane shqiptare vrasje, pushkatime, plagosje e deri djegje shtėpish tė shqiptarėve, etj. Pėrkundrazi, shqiptarėt vendali i mirėpritėn e ruajtėn si vėllėzėr tė gjakut e tokės sė vet, cka e tregon dhe fakti se patėn vetėm rreth 700 tė vrarė nga plumbat e sllavėve okupatorė, ku, shumica e tyre, nga sėmundjet e vėshtirėsitė e motit, ndėrsa, shqiptarėt e Ish-Jugosllavisė, gjatė kėsaj lufte (1941-1948 e vecanėrisht 1944-1945) numėrojnė rreth 50 mijė tė vrarė nga sllavėt, ku njė pjesė e tyre edhe nga “lufta vėllavrasėse”... si nė Drenicė, Tragjedinė e Tivarit, etj. etj.

    5. Enveri kishte dhėnė prova e kishte dėshmi se nuk ishte nacionalist, por as internacionalist, por vetėm njė “kuisling i Titos”. a) Tutorėt e tij jugosllavė, emisarėt e Titos, si Popovic, Mugosha, Tempo, etj. kishin relatuar se Enveri nuk kishte as vizione e as iluzione pėr Kosovėn, as pėr bashkimin me Shqipėrinė tė trevave shqiptare nė Ish-Jugosllavi, prandaj e pėrzgjodhėn me piketim e sforco nė krye tė PKSH. b) Enveri dha prova besnikėrie ndaj Titos edhe me sulmin ndaj Marrėveshjes sė Mukjes tė 1 gushtit 1943, edhe me ekzekutimet e porositura e “luftėn civile” tė nisur nė Shqipėri me e ndaj tė gjithė atyre nacionalistėve qė ishin pėr bashkimin kombėtar shqiptar. c) Enveri nuk ka asnjė dokument zyrtar, nė emėr tė PKSH apo si Komandant i Pėrgjithshėm, (1941-1945) dėrguar Titos apo PKJ ose Stalinit apo Kominternit, qė t’iu kėrkohet liria, pavarėsia apo tė drejta kushtetuese e demokratike pėr shqiptarėt nė Kosovė, Malin e Zi e Maqedoni, sic i kishin popujt e republikat e tjera nė Jugosllavinė Federale tė para apo pas LDB. d) Enveri jo vetėm e imitoi formėn e praktikat e qeverisjes jugosllave sipas modelit tė Konferencės sė AVNOJ-it, nė Jajcė nė Bosnje-Hercegovinė, mė 29 nėntor 1943, por edhe nė frymėzim e zbatim tė tyre, e organizoi nė maj 1944 Kongresin e Pėrmetit, nė ditėlindjen e Titos ( 25 maj 1892). e) Enveri, mė tepėr se vasal i Titos, ishte “kuisling” i tij, sepse me dėrgimin e forcave partizane nė trevat shqiptare si nė Kosovė, etj. kontriboi efektivisht pėr ripushtimin jugosllav tė Kosovės mė 8 shkurt 1945 dhe nuk u largua prej andej gjersa u garantua plotėsisht e terėsisht se ato kishin mbetur nė e nėn Jugosllavinė Federale tė Marshallit Tito.

    6. Nisur nga tė gjitha kėto e tė tjera theksojmė se Tito e keqpėrdori Luftėn Antifashiste Shqiptare e Enver Hoxhėn pėr interesat e tij politike, diplomatike e shoviniste. Kjo duket nė disa aspekte: a) Duke e ngritur figurėn e vet nė sytė e tryezat e Koalicionit Antifashist Botėror si lider i Lėvizjes Antifashiste nė Ballkan, duke e pėrvetėsuar, privuar e privatizuar si kontribut tė vetin luftėn nė Shqipėri, etj. b) Nėpėrmjet Enverit e emisarėve tė tij nė Shqipėri, u pėrpoqė tė spostonte e sfumonte ndikimin e kontributet anglo-amerikane nė Shqipėri. c) Tito, nėpėrmjet kanaleve (in)formale dhe me tė deleguarit e Curcillit e Stalinit nė Shtabin e tij, iu kishte relatuar me kohė e hap pas hapi “Tė Mėdhenjėve tė Kohės” e kėshilltarėt diplomatikė tė tyre, lidhur me qėndrimet garantuese e veprimet projugosllave tė Enverit e PKSH pėr Cėshtjen Shqiptare nė terėsi e nė vecanti nė Jugosllavi, lidhur me Kosovėn, etj.
    Prandaj, Tito, me vizionin e tij diplomatik dhe duke mirėshfrytėzuar shėrbesat e shėrbimet antishqiptare tė vasalit-kuisling tė tij, Enver Hoxhės, ndėrmori disa hapa kundėr Cėshtjes Kombėtare Shqiptare. a) Kur “Katėr tė Mėdhenjtė” SHBA, Mbretėria e Bashkuar, Bashkimi Sovjetik e Kina, mbajtėn Konferencėn e Moskės, mė 19-30 nėntor 1943, thirri menjėherė nė Jajcė Konferencėn e AVNOJ-it (29 nėntor 1943) dhe shpalli “fshurazi” Jugosllavinė Federale, duke e lėnė Kosovėn si pjesė tė Serbisė dhe pa ftuar asnjė shqiptar nė punimet e vendimet e saj. b) Kur mori vesh se do tė mblidhej njė Konferencė Ndėrkombėtare nga fundi i vitit 1943 (Konferenca e Teheranit) nga “Tre tė Mėdhenjtė”, SHBA, Mbretėria e Bashkuar e BRSS, Tito lėshoi direktivėn pėr tė cfuqizuar me cdo kusht e me cdo cmim Marrėveshjen e Mukjes e pėr tė nisur terror ndaj nacionalizmit shqiptar, etj. c) Kur nisėn takimet Curcill-Stalin, nė tetor 1944, Tito urdhėroi qė formacione partizane tė Shqipėrisė tė hyjnė nė Kosovė, Maqedoni e Malin e Zi. d) Kur Konferenca e Jaltės po vazhdonte punimet nė ditėn e pestė tė saj, Tito, nė bashkėndihmė me Enverin, kreu ripushtimin jugosllav tė Kosovės.

    7. Ndėrkohė, Enver Hoxha, i ardhur nė pushtet, nė Shqipėrinė e ēliruar mė 28 nėntor 1944, me ndihmen e sipas metodave tė Titos, filloi tė veprojė si njė “Republikė e Shtatė e Jugosllavisė”, duke mos u marrė me interesat e kėrkesat e shqiptarėve tė Kosovės, etj. nėn Jugosllavi. a) Enveri i mbajti forcat partizane nė Kosovė e rrethina tė tjera shqiptare deri nė maj 1945, edhe pas ripushtimit ushtarak tė Kosovės nga Tito mė 8 shkurt 1945, duke iu krijuar premisa, kushte e dhėnė kontribute pėr tragjedinė e pashembulltė nė histori ndaj trevave shqiptare, ku, deri mė 1948, sipas tė dhėnave, rreth 50 shqiptarė janė vrarė nė Kosovė, Maqedoni, Malin e Zi, etj. si mijėra tė masakruar nė zonėn e Drenicės, nė Mitrovicė, Gjilan, etj. etj. b) Nga viti 1944 deri mė 1945, nisur nga vendimet e Konferencės sė Bujanit (31 dhjetor 1943-2 janar 1944) pėr bashkim tė Kosovės me Shqipėrinė, nisur nga Ripushtimi Jugosllav i Kosovės mė 8.02.1945 apo vendimeve tė Kuvendit tė Prizrenit, (8-10 korrik 1945) pėr aneksimin e Kosovės Serbisė Federale nė RF tė Jugosllavisė, nuk e ngriti zėrin e nuk ndėrmori veprime diplomatike, tė paktėn, qė Kosova tė gėzonte statusin si republikė e Jugosllavisė si republikat e tjera tė Jugosllavisė artificiale dhe nė kuadėr tė zbatimit tė vendimeve tė AVNOJ-it, e tė mos mbetej e ankesuar ushtarakisht e administravisht nga Republika e Serbisė?! Edhe kur shkoi pėr vizitė nė Beograd, tek Tito, mė 1946, nuk e shkeli me kėmbė e as nuk e pa me sy Kosovėn Dardane, as Plavėn e Gucinė, as Tetovėn e Strugėn, por as nuk foli ndonjė fjalė tė pritshme pėr to, pėr tė ardhmen shqiptare tė tyre? c) Edhe njė fakt tjetėr historik: Tirana, kryeqytet i Shqipėrisė dhe Prizreni, kryqendra e Qarkut tė Kosovės (1944-1947) u cliruan nė tė njėjten ditė: mė 17 nėntor 1944. Atėherė, pse nuk e shpalli kėtė ditė si datė tė Clirimit tė Shqipėrisė, pasi shumė shtete tė botės ditėn e clirimit tė kryeqytetit tė tyre e kanė edhe “Ditė tė Clirimit” si Polonia, Rumania, Bullgaria, Cekosllovakia?! Pse e zgjodhi 29 nėntorin 1944, njėlloj dhe nė njė ditė me Jugosllavinė, kur mė 1944 e shpalli e festoi si Ditė tė Clirimit 28 Nėntorin?! d) Nė mars-prill tė vitit 1945, ishte bashkorganizator nė Tragjedinė e Tivarit, ku u masakruan 3.760 shqiptarė, tė cilėt kaluan besėprerė nėpėr territorin e Republikės Popullore tė Shqipėrisė(!). e) Nisi njė luftė tė fshehtė dhe tė hapur kundėr Amerikės e Mbretėrisė sė Bashkuar, duke krijuar nė bashkėpunim me Titon “Precedentin e Kanalit tė Korfuzit”, fabrikimin e grupit armiqėsor tė Kėnetės sė Maliqit, tė grupit tė deputėtėve, etj.. deri nė largimin e misioneve diplomatike tė kėtyre dy vendeve mike e aleate nga Shqipėria, keqtrajtimin nė koordinim me Beogradin e Moskėn tė cėshtjes shqiptare si me minat ne Korfuz, etj. nė OKB, etj. f) Tregtinė shkėmbyese tė Tiranės me Beogradin lidhur me marrjen si “pengje” tė nacionalistave shqiptarė qė iknin nga pėrndjekjet inkuizicioniste tė rregjimit komunist bolshevik tė Enverit.
    Pra, e thėnė shkurt e saktėsisisht, teksa vejusha Nexhmije nis e flet e pėrflet pėr rishkrimin e historisė, i duhet kujtuar nga politika e vepruar nga historia, pėr tė dhėnė tė plotė portretin e Enverit si “Kuisling i Titos”, si tradhtar i Ēėshtjes Kombėtare Shqiptare, qė e la Shqipėrinė pa Kosovėn e Kosovėn pa Shqipėrinė, qė e la Kombin Shqiptarė tė coptuar brenda Jugosllavisė Federale, Bashkimit Sovjetik tė vogėl, nė tre republika tė saj, tė Serbisė, Malit tė Zi e Maqedonisė. Nė kėtė ēėshtje pėrgjegjėsia historike e Enver Hoxhės ėshtė e mbetet qė nuk deshti tė ndėrmerrte hapa pėr parandalimin e kėsaj tragjedie kombėtare, qė u hodh nė veprime politiko-ushtarake kundėr interesave kombėtare shqiptare, qė nuk e ngriti zėrin as pėr tė drejtat e Kosovės, etj. siē i kishin republikat e tjera tė kėsaj federate tė shpikur, qė bėri ato cka donte Tito e Titizmi me tė vetmin qėllim pėr tė mbetur vetė si njė “Sulltan i kuq bolshevik” nė RPSH e RPSSH, qė e pėrdori si “Sulltanat” tė tij e tė Nexhmijes.
    ...

    55

  7. #7

    Vetėvrasja e Mehmetit,zbulohet nė Arkiv arka me dokumente qė iu dorėzua Nexhmijes

    Vetėvrasja e Mehmetit,zbulohet nė Arkiv arka me dokumente qė iu dorėzua Nexhmijes

    » Vendosur: 14/04/2009 - 12:15


    Tė tjera fakte mbi vrasjen e bujshme tė Mehmet Shehut. Sapo i ka ofruar lexuesit njė pėrmbledhje historike me atentatet mė tė bujshme tė shekullit tė kaluar nė politikė dhe ende ka shumė pėr tė nxjerrė nė dritė. Drejtori i Arkivit tė Ministrisė sė Brendshme, Kastriot Dervishi, nė njė intervistė pėr “Panorama” thotė se ėshtė duke punuar pėr njė libėr mbi vrasjen e Mehmet Shehut. Pėrveē fakteve qė ai sjell nė librin “Plumba Politikės” mbi vrasje-vetėvrasjen, siē ėshtė rasti i telefonatės sė fundit mes Enver Hoxhės dhe Mehmet Shehut, Dervishi hedh dritė mbi tė tjera fakte. Njė ndėr to ėshtė urdhri i menjėhershėm, fill pas vrasjes, nė datėn 19 dhjetor ’81, pėr tė “pastruar” ēdo libėr, apo parullė nga emri dhe fotografia e Shehut, qė do tė thotė pėrpara se grupi hetimor tė zbardhte kėtė ēėshtje. Kėtė e vėrteton njė faksimile e njė urdhri me firmėn e Kadri Hazbiut. Gjithashtu Dervishi pėrmend njė “arkė sekrete” dokumentacionesh mbi gjithė jetėn e Mehmet Shehut, e cila iu dorėzua Nexhmije Hoxhės.
    Sapo keni botuar njė libėr pėr vrasjet e politikanėve nė gati 100 vjet histori tė shtetit shqiptar, cilat janė burimet qė keni shfrytėzuar?
    Burimet janė tė sė gjitha formave. Vijnė prej Arkivit Qendror tė Shtetit dhe Arkivit tė Ministrisė sė Brendshme. Po ashtu janė shfrytėzuar edhe bibliotekat e vendit, nė radhė tė parė Biblioteka Kombėtare. Burimet janė tė shėnuara tė gjitha me pėrjashtim tė sė dhėnave tė veēanta.
    Njė fakt interesant qė del nė librin tuaj ėshtė njė telefonatė mes Mehmet Shehut dhe Enver Hoxhės, cili ėshtė burimi i kėtij informacioni jo shumė tė lakuar mė parė?
    Unė e kam sqaruar edhe nė libėr qė kjo vrasje do tė trajtohet prej meje nė njė botim tė veēantė. Kėshtu qė mė duhet t’i pėrmbahem kėtij formati. Ėshtė njė material prej rreth 400 faqesh, i cili do tė mbyllė edhe enigmat e tjera. Telefonata ėshtė pėrmendur edhe nga referues tė tjerė gjatė gjithė kėtyre viteve qė ėshtė folur pėr kėtė ngjarje. Sikurse ju thashė edhe mė lart, mė duhet t’i pėrmbahem deri nė kėtė pikė komentit rreth kėsaj ēėshtjeje.
    Kapitullin pėr Mehmet Shehun ju e quani “Vrasja me vetėvrasje”, si duhet ta kuptojmė kėtė?
    “Vetėvrasja” ka qenė forma mė e lartė e pėrdorur kundėr drejtuesve tė lartė tė Partisė sė Punės. Nė tė 3 rastet mė tė pėrdorura, kundėr Nako Spirut, Omer Nishanit dhe Mehmet Shehut, ngjashmėritė kanė qenė tė mėdha. Mehmet Shehu nuk mund tė kishte njė fat tjetėr. Duke filluar nga fakti se ai kishte mbaruar njė shkollė amerikane dhe pavarėsisht pėrkushtimit, qė kishte treguar si komunist i devotshėm gjatė gjithė atyre viteve, nuk ishte i besueshėm nė vazhdimin e linjave antishqiptare, qė ishin nė funksion dhe qė kėrkonin njė njeri tė besuar sikurse edhe ndodhi. Atij i ishte hapur njė dosje nė vitin 1947 nga shefi i Sigurimit tė Shtetit tė Tiranės, dosje e cila ėshtė asgjėsuar pas ndryshimit tė situatės nė vitin 1948.
    Ajo qė ka ndodhur brenda shtėpisė sė Mehmet Shehut sė fundi, ishin vetėm aspektet teknike tė eliminimit tė njeriut qė praktikisht duhej tė ishte pasuesi i Enver Hoxhės.
    Kam pasur raste tė shikoj dokumentacionin e vetėv-rasjeve tė tjera. Njė rast ka qenė nė Fier, kur ka vrarė veten njė sekretar i parė i partisė atje, i akuzuar pėr gjoja sabotim nė naftė. Nėse krahasohen foton me Mehmet Shehun, do vėrehen ndryshimet e mėdha midis njė vetėvrasjeve si kjo e Fierit dhe njė vrasje si ajo e Tiranės. Partia dha njė opinion tė shpejtė pėr vrasjen e Mehmet Shehut. Kryeministri mė jetėgjatė i Shqipėrisė u varros po ashtu me tė shpejtė. Televizioni i vetėm shtetėror e kaloi lajmin sikur tė ishte fjala pėr vdekjen e ndonjė sportisti veteran. Menjėherė kaloi nė kėngė e humor. Pse bėhej kjo, kur grupi hetimor nuk kishte dhėnė akoma versionin nėse kishim tė bėnim me vrasje apo vetėvrasje, pasi nė tė tilla raste ngrihen tė dyja pistat e mundshme. Pra, menjėherė veproi i njėjti mekanizėm qė ishte me vrasjen e Nako Spirut. Bėhet njė mbledhje Byroje, kėrkohet llogari, lihet njė datė fikse pėr “mbledhjen e fundit” dhe si pėrfundim kjo mbledhje nuk mbahet, pasi aksidentalisht ose me ndėrgjegje personi “vret veten”.
    Dihej qė nė atė kohė vetėvrasje dėnohej nga PPSH-ja, por deri kur grupi hetimor e shpalli kėtė gjė, janė ndėrmarrė nga Partia veprime qė e quanin tė mirėqenė versionin e “vetėvrasjes”. Kėshtu ka ndodhur me dosjen hetimore tė Mehmet Shehu e bėn “armik” atė nė pėrfundim tė hetimeve. Mė 19 dhjetor 1981 kanė nisur njoftimet sekrete pėr tė hequr ēdo gjė qė lidhje me emrin e Mehmet Shehut. Mė 23 dhjetor 1981, me nėnshkrimin e Feēor Shehut dhe Manush Myftiut, Komisioni i Internimit dhe Dėbimit, ka vendosur internimin e familjarėve tė Mehmet Shehut. Njė ditė mė vonė Enver Hoxha bėn daljen e parė publike nė Galerinė e Arteve Figurative duke pasur nė krah Ramiz Alinė dhe Kadri Hazbiun. Pėr opinionin kėta u dukėn si pasardhės tė mundshėm tė Hoxhės. Koha e tregoi se kush ishte. Qėndrimin zyrtar ndaj cilėsimit armik, PPSH do ta merrte shumė vonė.
    Thuhet se Mehmet Shehu ėshtė ankuar pėr pėrgjimin e telefonit, ekzistojnė materiale qė vėrtetojnė diēka tė tillė?
    Mehmeti nuk mund tė ankohej pėr pėrgjim se e dinte qė formalisht kryeministri dhe anėtari i Byrosė Politike nuk mund tė pėrgjoheshin. Kujt do t’i ankohej Mehmet Shehu?
    Sė dyti, informacion pėr kėtė pėrgjim kishte vetėm njė grup i vogėl personash me lidhje tė fortė vertikale. Ky pėrgjim telefonash, qė ėshtė pohuar edhe nga persona qė kanė shoqėruar nė atė kohė Mehmet Shehun.
    Pėrveē vetėvrasjes qė ashtu si thatė ju, dėnohej nga PPSH, si u pėrligj etiketimi “armik i popullit”, pėr Mehmet Shehun?
    Pėr gjėra qė i kishin tė tjerėt, u akuzua Mehmet Shehu. Nė Byronė Politike do tė gjeje njerėz qė i kishin vetė kėto “poliagjenca”. Madje puna mund tė shkonte shumė lart, deri tek artikuluesi bazė i tyre. Si bazė pėr kėtė ėshtė pėrdorur “dokumenti” i ardhur nga Vjena e qė u komentua kėtu si ēelėsi i tė gjithave. Pėr kėtė dokument flet edhe Nexhmije Hoxha nė librin “Miqėsi e tradhtuar” ku trajton marrėdhėnien e familjeve Hoxha – Shehu.
    Ky i ashtuquajtur “dokument” i ardhur nga ambasada jonė nė Vjenė qė provonte “poliagjencėn” e Mehmet Shehut, ka qenė njė kombinacion, i krijuar me qėllim pėrligjjeje tė asaj qė do thuhej pėr Mehmet Shehun pas vrasjes sė tij. Vjen njė person nė ambasadė dhe dorėzon njė material disa kohė para vrasjes sė Mehmet Shehut. E merr funksionari i besuar dhe e mbyll nė kasafortė. Vjen momenti dhe pėrdoret. Unė kam pasur rastin tė njihem e tė bisedoj me personin qė e ka pėrkthyer kėtė material. Ai mė ka thėnė shprehimisht: “Nexhmije Hoxha gėnjen kur thotė se ai material ka firmėn e Mehmet Shehut. Nė kėtė material nuk ka firmė tė Mehmet Shehut”. E theksoj kėtė moment, pasi ishte e vetmja “provė” qė interpretohej pėr tė justifikuar veprimet qė ishin bėrė dhe qė kishin lidhje me Mehmet Shehun.
    Pasi keni studiuar kėtė ēėshtje, keni kaluar nėpėr duar dokumente arkivore, sipas jush kush ėshtė shkaktari i vrasjes sė Mehmet Shehut?
    Pėrgjegjėsja kryesore e kėsaj ēėshtjeje ka qenė Nexhmije Hoxha. Kėtė e dėshmon edhe njė arkė me materiale nė ngarkim tė Mehmet Shehut. Kjo ishte pėrgatitur nga grupi operativ i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme pėr Nexhmije Hoxhėn, e cila ėshtė shefja kryesore e gjithė kėsaj pune, pėrgatitėsja e pasardhėsit tė Enver Hoxhės dhe e ruajtjes sė linjave tė vjetra proserbe tė pushtetit. Kjo arkė ishte plot me dokumentacion pėr Mehmet Shehun nga koha e rinisė e deri vonė. Ēfarė funksioni kishte Nexhmije Hoxha qė duhej ta merrte kėtė informacion, i cili nė rastin mė tė fundit i dėrgohej vetėm sekretarėve tė KQ tė PPSH-sė. Pėr ēėshtjet e tjera rezervohem tė shprehem.


    Urdhri i Hazbiut, pėr heqjen e citateve
    Nuk kishin kaluar as 24 orė nga vetėvrasja(vrasja) e Mehmet Shehut, kur PPSH-ja e shpalli ish-kryeministrin armik tė popullit. Ende nuk ishte mbyllur procesi hetimor, kur ēėshtja ishte mbyllur. Mė 19 dhjetor 1981, ministri i Mbrojtjes sė asaj kohe, Kadri Hazbiu, u drejtohet komandave tė korpuseve, grupimeve operative, komandave tė shkollave ushtarake, ishullit tė Sazanit dhe tė reparteve autonome tė MMP, qė tė heqin tė gjitha fotografitė, citatet dhe tė gjithė urdhrat, qė mbajnė firmėn e Mehmet Shehut. Ky urdhėr duhej tė zbatohej deri nė datėn 22 dhjetor 1981. Mė 23 dhjetor 1981, me nėnshkrimin e Feēor Shehut dhe Manush Myftiut, Komisioni i Internimit dhe Dėbimit, ka vendosur internimin e familjarėve tė Mehmet Shehut.


    Arka me dokumente dorėzuar Nexhmije Hoxhės

    Njė arkė me materiale mbi jetėn e Mehmet Shehut, prej rinisė sė tij, deri nė momentet e fundit tė jetės iu dorėzuan Nexhmije Hoxhės. Sipas drejtorit tė Arkivit tė Ministrisė sė Brendshme ajo ishte pėrgatitur nga grupi operativ i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme pėr Nexhmije Hoxhėn. Ky fakt e bėn Nexhmije Hoxhėn tė dyshuarėn kryesore si organizatore tė gjithė kėsaj ēėshtjeje. Informacioni i mėsipėrm i dėrgohej vetėm sekretarėve tė KQ tė PPSH-sė.

    Telefonata e fundit mes Enverit dhe Mehmetit

    I lodhur nga atmosfera terrorizuese qė zotėronte nė mbledhjen e Byrosė Politike, Mehmet Shehu ka mbėrritur nė mbrėmje nė shtėpi. Tė gjithė atė mbrėmje kishin qenė kundėr tij. Ndryshe nga herė e tjera anėtarėt servilė tė Byrosė Politike ishin nė garė se kush ta sulmonte mė parė. Pak minuta para se tė futet nė dhomėn e tij, Mehmet Shehu i ka telefonuar Enver Hoxhės, tė cilit i ka kėrkuar takim tė menjėhershėm dhe tė shkurtėr nė mėnyrė qė mbledhja e nesėrme e Byrosė tė dilte njė “gjė e pjekur”. Enver Hoxha ka refuzuar ta presė Mehmetin me arsyetimin se “kishte njerėz pėr darkė”. Nė asnjė material apo tė dhėnė nuk vėrtetohet se cilin ka pasur pėr atė natė “pėr darkė” Enver Hoxhė. Nėse Mehmet Shehu do tė kishte ndėrmend tė vriste veten nuk kishte pse t`i telefononte Enver Hoxhės dhe t`i kėrkonte takim. Nga ana tjetėr nėse Enver Hoxha e priste nė takim atė natė Mehmet Shehun, komprometohej i gjithė plani i tij pėr ta eliminuar atė natė atė. Atė mbrėmje, Mehmet Shehu pasi ėshtė pėrshėndetur me njerėzit e familjes, ėshtė futur nė studion e tij dhe ka filluar tė shkruajė autokritikėn e kėrkuar pėr ditėn e nesėrme.
    Natyrisht njė njeri qė ka ndėrmend tė vrasė veten nuk merret me autokritika por me gjėra tė tjera. Nė kėtė mėnyrė ai ka shkruar pėr disa orė atė qė do tė thoshte tė nesėrmen para “shokėve tė Byrosė”. Lėvizjet brenda shtėpisė sė Mehmet Shehut kanė vazhduar deri nė orėn 1.30 tė mėngjesit. Kjo do tė thotė se vrasje para kėsaj ore nuk ka pasur. Kėtė e provon edhe fakti se djali i Mehmetit, Vladimiri ka kaluar pranė derės sė Mehmetit nė kėtė orė dhe ai ka qenė akoma duke shkruar dhe me dritėn e dhomės sė pashuar. Mehmet Shehu kishte vite qė flinte veē bashkėshortes sė tij Fiqeretes. Mbase kjo gjė ėshtė shfrytėzuar me mjaft mjeshtri edhe nga ata qė i sollėn vdekjen.
    Tė nesėrmen rreth orės 8.00 tė mėngjesit familjarėt e tij kanė vėrejtur se Mehmet Shehu kishte vdekur. E para nė krevatin e M. Shehut ka shkuar bashkėshortja. Truproja e M. Shehut ka lajmėruar Ramiz Alinė, i cili e ka pritur me gjakftohtėsi e pa habi kėtė ngjarje.

    panorama
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 14-04-2009 mė 11:48

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Lol, Nexhi qe u arrestua per torta buwahahahahah

    E arrestoi kuislingu i vet, djali i maleve... lol
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  9. #9

Tema tė Ngjashme

  1. Nexhmije Pagarusha
    Nga Zana e malit nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 28-10-2023, 16:12
  2. Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-03-2023, 19:14
  3. Nexhmije Pagarusha
    Nga Harudi nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-08-2005, 10:07
  4. Bashkim Shehu ne debat me N. Hoxhen
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-04-2004, 19:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •