Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    copying is not illegal Maska e copy & paste
    Anėtarėsuar
    26-09-2005
    Vendndodhja
    copy shop
    Postime
    5

    Drejt shqiptarizimit te hierarkise fetare

    Drejt shqiptarizimit te hierarkise fetare

    E Enjte, 05 Janar 2006

    Nga Xhavit SHALA

    Diten e Krishtlindjeve, autoritetet fetare moren premtimin nga Kryeministri Berisha per krijimin e nje fondi "ne menyre qe komunitetet tona fetare te mund te kryejne te gjithe sherbimet dhe veprimtarite e tyre ne menyre te pavarur nga shteti dhe nga burimet e tjera...". Ligjerimi i ketij premtimi, duket do te shenoje jo vetem ripozicionimin e shtetit shqiptar lidhur me financimin e komuniteteve fetare, por do te fuse, gradualisht, ne rrugen e zgjidhjes, vete shqiptarizimin e hierarkise fetare ne Shqiperi.

    Ky pozicion i ri i shtetit shqiptar, ne raport me financimin e komuniteteve fetare, do te jete nje kthim ne pozicionin qe patriotet shqiptare, percaktuan te mbanin per ceshtjet fetare, menjehere pas shpalljes se pavaresise. Per te parandaluar venien e besimeve fetare nen kontrollin e te huajve, burrat e shtetit, ne ate kohe, ndertuan infrastrukturen e duhur ligjore, ne mbeshtetje te "nacionalizimit" te besimeve dhe te hierarkise fetare ne Shqiperi. Qe ne vitin 1923, nepermjet ligjit "Permbi Komunitetet Fetare", ata sanksionuan parime mjaft te rendesishme. Percaktuan, jo vetem laicitetin e shtetit te ri shqiptar e orientimin e tij perendimor, por iu dha zgjidhje mjaft problemeve te rendesishme per sigurine kombetare sic ishte financimi i klerit fetar, menyra e lidhjes se autoriteteve fetare brenda vendit me autoritetet e tyre shpirterore qe ndodheshin jashte Shqiperise, si dhe menyra e zgjedhjes se titullareve te besimeve fetare. Ligjerisht u sanksionua qe kleri fetar do te financohet pjeserisht nga arka e shtetit, ne raport me numrin e popullsise se cdo besimi dhe se titullaret e besimeve fetare, duhej te ishin shqiptare "prej mishi e gjaku". Ligjvenesit ne ate kohe arriten te siguronin, jo vetem pavaresine e klerit shqiptar nga financimet e huaja, por dhe drejtimin e besimeve fetare nga vete shqiptaret.

    Ripozicionimi i shtetit shqiptar ne raport me financimin e komuniteteve fetare, do te ishte nje distancim nga ai "neutralitet pasiv" i pajustifikueshem, thuajse 15 vjecar, qe qeverite shqiptare kane mbajtur deri tani ne raport me komunitetet fetare. Nga viti 1923 deri ne vitin 1967, pavaresisht nga forma e regjimit, autoritetet zyrtare shqiptare e zgjidhen ligjerisht ceshtjen e financimit te komuniteteve fetare dhe ne pergjithesi ceshtjet fetare. Eshte per te ardhur keq, qe ne keto vite, nuk u gjet nje zgjidhje e tille. Terheqja e te gjithe mbeshtetjes shteterore ndaj fese, ne te vertete, nuk mund ishte pjese e programit te nje qeverisje demokratike. Nje politike e tille, ka qene pjese vetem e Programit te Internacionales Komuniste, e detyrueshme per t'u zbatuar nga qeverite proletare.

    Qendra Shqiptare e Studimeve per Sigurine Kombetare ne vazhdimesi ka argumentuar se, "laiciteti aktiv" do te ishte pozicioni me i pershtatshem i shtetit shqiptar ne raport me besimet fetare. Nepermjet studimeve dhe artikujve, eshte perpjekur te sensibilizoje autoritetet shteterore, ato fetare dhe shoqerine civile, per domosdoshmerine e hartimit te nje ligji mbi komunitetet fetare, kthimin e pronave te komuniteteve fetare, rregullimin ligjor te financimeve te tyre dhe per pergatitjen e kuadrove te besimeve fetare ne Shqiperi, duke argumentuar, njekohesisht, rendesine qe keto masa kane per sigurine tone kombetare.

    Miratimi sa me shpejt i draftit te pergatitur per financimin e pjesshem te komuniteteve fetare, si akt me vete apo ne nje pakete ligjore per ceshtjet fetare, mostrajtimi i pronave te komuniteteve njelloj si i atyre te individeve, kthimi i pronave dhe krijimi i nje fondi me vete per kompensimin e pronave te komuniteteve fetare do te jete nje kontribut serioz per sigurine tone kombetare. Kjo do te krijoje kushtet per "nacionalizimin" e hierarkise se besimeve fetare ne Shqiperi.

    Komuniteti Mysliman Shqiptar dhe ai Bektashi, ne vazhdimesi, jane drejtuar nga titullare shqiptare "prej mishi e gjaku", sic e kerkonte tradita shqiptare. Megjithate, kthimi dhe kompensimi i pronave te tyre dhe sigurimi pjeserisht nga shteti i financimeve, do t'i beje ata ta ndjejne veten "me shqiptare". Kjo do te rrise pavaresine e tyre nga financimet e huaja, te cilet, ne shumicen e rasteve, ndihmat i kushtezojne dhe me perhapjen e rrymave, jo vetem te huaja per traditen tone fetare, por qe perbejne rrezik dhe per sigurine kombetare.

    Ndryshe nga Komuniteti Mysliman, Komuniteti Katolik ne Shqiperi, historikisht e ka ruajtur varesine nga Vatikani. Kjo per shkak te natyres universale te organizimit te kishes katolike. Per katoliket, ndihma nga Vatikani ka qene e pazevendesueshme, jo vetem per riorganizimin dhe rigjallerimin e ketij komuniteti pas permbysjes se regjimit komunist, por dhe me kuadro drejtues, duke mbushur me shumice hierarkine e kishes katolike. Megjithate, duket vete prifterijte shqiptare mendojne se tashme ka kaluar faza e emergjences per katoliket shqiptare. Ne perputhje me vete politiken e Vatikanit, ata kerkojne t'ju jepet vendi kryesor ne drejtimin e ketij komuniteti, pra te shqiptarizohet dhe hierarkia katolike. Kane ndryshuar koherat qe kur Gjergj Fishta thoshte: "Qysh se erdh pasha turqeli, edhe ipeshkvi jabanxhi". Tashme qe nuk ka me pashe turqeli e nuk ka pse te jete dhe ipeshkvi jabanxhi. "Nuk i behet kurre nje sherbim me i mire fese prej te huajit sesa prej popullit te vet. Sepse feja eshte fjala. Kur fjala nuk flitet e kjarte, kur nuk flitet si flet populli, atehere populli nuk e kupton. Te jesh filozof sa te duash, kur flet nje gjuhe tjeter, asgje nuk percohet ne popull. U bene tash 15 vjet qe ky popull nuk ka degjuar te flitet prej klerit katolik fjala shqip", shprehej ne nje te perditshme shqiptare At Zef Pellumbi, bashkepunetor i atyre qe bene Dante Aligerin te fliste shqip.

    Ne te njejten situate, duket ndodhet sot dhe komuniteti ortodoks, ndonese ai eshte "nacionalizuar" qe ne shtator 1922. Patriotet shqiptare me ne krye Nolin, arriten shkeputjen nga kisha greke dhe shpallen krijimin e Kishes Autoqefale Shqiptare. Kjo u njoh si e tille dhe nga simotrat e saj ne vitin 1937. Pas permbysjes se komunizmit, edhe komuniteti shqiptar ortodoks ne Shqiperi u ndihmua per rimekembjen e infrastruktures si dhe me kuadro fetare nga ana e kishes ortodokse greke. Debate shperthyen, pasi ne kundershtim me statusin dhe praktiken e ortodoksise shqiptare, ne krye te kesaj kishe u vendos nje shtetas grek. Vete Kryepeshkopi Jonullatos, ne nje interviste dhene nje te perjavshmeje shqiptare, shpjegon se klerike shqiptare, tashme jane te denje per ta zevendesuar. Megjithese zyrtarisht njihet pavaresia e Kishes Autoqefale Shqiptare nga Kisha greke, te habit fakti qe Ambasada greke ne Tirane, shperndau disa dite me pare, nje deklarate per shtyp te Presidences se Konferences se Kishave Europiane, ku shprehej, gjoja, shqetesimi per disa incidente me karakter fetar ne jug te vendit.

    Perfundimisht, marrja persiper nga shteti te financimeve pjeserisht te aktivitetit te komuniteteve fetare, pergatitjen e kuadrove te besimeve fetare, kthimin dhe kompensimin e pronave te komuniteteve fetare dhe ne pergjithesi rregullimi ligjor i marredhenieve te komuniteteve fetare me shtetin, do te perbenin nje investim serioz per lirine e vertete te besimeve fetare, shqiptarizimin e hierarkise fetare dhe per vete sigurine tone kombetare.

    * Drejtor i Qendres Shqiptare te Studimeve per Sigurine Kombetare
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga copy & paste : 06-01-2006 mė 12:19
    copy & paste njė qėllim...

Tema tė Ngjashme

  1. Besimet fetare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-11-2011, 07:16
  2. Miti i 'tolerances fetare' nė Shqipėri
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  3. Rexhep Qosja: Identiteti kombėtar dhe vetėdija fetare
    Nga Davius nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-02-2006, 02:52
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-11-2005, 12:33
  5. Gjendja Aktuale Fetare Shqiptare
    Nga Anton nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 17:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •