Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 82 prej 82
  1. #81
    Larguar
    Anėtarėsuar
    17-11-2006
    Postime
    282
    Per koleget e DRITEs edhe nje "FACT"

    #1
    YaSmiN
    #Aop tek shqiperia




    Anėtarėsuar: 05-10-2004
    Vendndodhja: DuKe Pire CoFfeE Ne StaRbuckS
    Postime: 1,502
    Stundenti shqiptar,cmim te pare ne Europe!

    --------------------------------------------------------------------------------

    Desart Bregasi,studenti shqiptar,i cili studion ne Universitentin e Kozanit(Qytet jashte Athines)per inxhinjeri Indrustriale,mori pjese ne nje konkurs Europian (‘’’Thesis-The Capstone Module’’)per ndertimin e nje skeme e cila do te mbetet dhe perdoret ne dokumentat e te gjitha Unversiteteve Europian.Djaloshi nga Shqiperia fitoi me merite te plote cmimin e pare ne Europe.
    Qe femije Desarti u rrit me frymezimin e shkencetareve te medhenj si Aristoteli,Anjshtanji etj.Ne pjesen me te madhe te kohes ai shikonte vetem dokumentare shkencore.
    Por bota,e cila rrotullohet mbrapsh e nxehur,i solli fatin djaloshit shqiptar qe nje dite te vitit 1997 te jete emigrant ne Greqi.Bashke me familjen e tij u vendos ne ishullin e Korfuzit.Ketu mbaroi gjimnazin dhe liceun me rezultate te shkleqyera.Paralelisht,Desarti ishte u organizuar ne mjaft aktivitete jashteshkollore,si ne Organizaten e Astronomise te Korfuzit,merrte pjese ne teater,ne rrethet letrare dhe ne Organizaten per kercimet lokale te Korfuzit.Kurre nuk i munguan cmimet e para dhe sukseset.Suksese i uroi edhe Parlamenti i femijeve gjithashtu edhe zoti Simitis(Ish Kryeministri).
    Desart Bregasi gdhihet cdo dite mbi libra e ne kompiuter.Ai u jep mesim falas shokeve te tij studente(pavarsisht se ata marrin kompensim studenti 1000 euro nga shteti grek,dersa djaloshi jo,sepse eshte i huaj....).Por ai nuk merzitet shume edhe pse nuk i duket e drejt kjo gje.Madje ajo i jep force per te ecur me perpara.Konkursi i fundit,i cili o zvillua ne Lituani,e vleresoi Djalin shqiptar pa ditur se kush edhe nga eshte ky djal.Profesori i tij ,ndihet mjaft optimist per te ardhmen e djaloshit shqiptar,i cili bashkepunon me te prej dy vjetesh.Inteligjenca e Desartit i ka perhequr,duke i bere per vete te gjithe profesoret e tij.I urojme djaloshit shqiptar suksese te metejshme ne konkurset e tjera dhe ne te ardhmen e tij duke ngritur me lart emrin e Shqiperise.
    RESPEKTE !

  2. #82
    Larguar
    Anėtarėsuar
    17-11-2006
    Postime
    282
    Hi Drita !
    Borana Toska, shqiptarja e diplomuar nė Harvard punėsohet nė "GOOGLE"

    --------------------------------------------------------------------------------

    Nė ceremoninė e vajzės Borana Toska

    “Emocionet qė pėrjetova nė Harvard”

    Borana Toska, njė vajzė nga Tirana, diplomohet me vlerėsimin shkėlqyeshėm nė Unversitetin mė tė mirė nė botė, Harvard. Kėto ditė u zhvillua dhe ceremonia e dorėzimit tė diplomave nė Kembrixh, tė shtetit Masaēusets, tė SHBA-sė, ku e pranishme ka qenė dhe e ėma e Boranės, zonja Behare Toska. Ajo boton nė njė shkrim nė "Tirana Observer" tė gjitha emocionet qė ka pėrjetuar gjatė asaj ceremonie madhėshtore. Stafi i gazetės "Tirana Observer" ndan gėzimin me Boranėn dhe familjen e saj, edhe pėr arsyen se Borana ka qenė dhe ėshtė njė nga bashkėpunėtoret e gazetės. Mė poshtė po botojmė shkrimin e zonjės Behare Toska.

    Si nėna e Boranės u ftova nga Universiteti i Harvardit pėr tė marrė pjesė nė ceremoninė e diplomimit tė vajzės sime, Boranės. Kėtė ditė e prita me shumė emocione dhe gėzim qė nuk mund ta pėrshkruaj me fjalė. Historia e Boranės pėr tė arritur deri kėtu ėshtė 6-vjeēare.

    Ajo u largua nga ambienti i saj familjar nė moshėn 16-vjeēare, pėr tė vazhduar studimet nė kolegjin e botės sė bashkuar nė Norvegji, pasi fitoi konkursin qė u zhvillua nė Tiranė midis 53 nxėnėsve gjimnazistė tė shkėlqyer nga e gjithė Shqipėria. Borana ėshtė vajza jonė e vetme, e lindur pas 20 viteve martesė. Ikjen e saj ne e pėrjetuam me shumė dhimbje, por ne arritėm ta mposhtim atė, duke menduar se kjo gjė do tė ishte pėr tė mirėn e saj. Gėzimi ynė ishte i madh kur ajo mbaroi me rezultate tė shkėlqyera kolegjin dhe fitoi tė drejtėn pėr tė studiuar me bursė tė plotė nė 6 universitetet mė tė mira nė SHBA. Midis tyre ishte Universiteti i Harvardit dhe Princetonit. Princetoni kėmbėngulte me telefonata personale, por Boranės i tha zemra se duhet tė shkonte nė Harvard. Dhe zemra e saj nuk u gabua. Koha tregoi se Harvardi pėr tė u bė njė ėndėrr, njė ēudi pėr katėr vjet. Kėtu ajo gjeti elitėn e studentėve amerikanė dhe nga e gjithė bota me tė cilėt u ballafaqua nė fushėn e mėsimeve pėr 4 vjet. Aty ajo u aktivizua jo vetėm nė anėn akademike, por edhe nė anėn shoqėrore, ku drejtonte njė organizatė studentore konsulence qė ndihmonte biznese tė vogla dhe organizata tė tjera nė kampus. Ishte hera e parė qė unė shkoja nė SHBA. Si mėsuese e Historisė, unė kam folur shumė pėr SHBA-nė, pėr gjithė rrugėn e zhvillimit tė saj si nga ana politike dhe ajo ekonomike. Tani kisha rastin qė ta shikoja me sy kėtė realitet tė kėtij vendi tė madh qė ėshtė quajtur "Toka e premtuar". Udhėtimi me avion ishte i gjatė, i lodhshėm, por mua mė gėzonte fakti qė do tė merrja pjesė nė njė ceremoni madhėshtore dhe qė e ėndėrronin shumė qė ta shikonin. Kushdo qė mė pyeste se pse po shkoj anė Amerikė mė bėnte njė urim tė pėrzemėrt. Edhe polici i aeroportit tė Bostonit qė kontrollonte vizat e hyrjes me plot mirėsjellje mė tha: Urime pėr diplomėn e vajzės. Nga takimet qė pata me njerėz tė ndryshėm amerikanė dhe tė kombėsive tė tjera kuptova akoma mė shumė se Universiteti i Harvardit pėr ta ishte simbol i shkencės, diturisė dhe i traditės 370-vjeēare.

    Unė u bėra tamam si studente sepse jetova bashkė me vajzėn nė shtėpinė e kampusit, buzė lumit Charles, Dunster House. Personeli i shtėpisė mė priti me shumė pėrzemėrsi, kurse shokėt dhe shoqet e vajzės vinin e mė pėrqafonin e me uronin mirėseardhjen. Gjatė ditėve qė qėndrova pata mundėsinė tė njihem mė nga afėr me ambientet mėsimore shkencore ku vajza jonė studioi pėr katėr vite. Ishte diēka hijerėndė, antike dhe historia e kėtij universiteti, i klasifikuar mė i miri nė botė, ndihej nė ēdo hap. Ai ėshtė njė qytet i madh nė zemėr tė Bostonit. Ēdo gjė e sistemuar dhe e mbajtur me kujdes. Nė auditorėt e tij kanė studiuar personalitetet mė tė shquara tė Amerikės dhe tė botės: Shtatė presidentė tė SHBA-sė, 50 fitues tė ēmimit "Nobel" dhe 43 profesorė tė Harvardit aktualisht konkurrojnė pėr ēmimin "Nobel", kėtu janė laureuar dy shqiptarėt e mėdhenj, Fan Noli dhe Faik Konica. Nė korpusin qendror tė universitetit ishte monumenti prej bronzi i Xhon Harvardit, i cili nė vitin 1636 themeloi pėr herė tė parė nė Amerikė kėtė monument tė shkencės dhe dijes. Ishte interesant se tė gjithė njerėzit qė shkonin pėr ta vizituar Harvardin duhej patjetėr tė preknin dhe tė ledhatonin kėpucėn e kėmbės sė majtė tė Harvardit duke e zverdhur atė. Kjo quhej shenjė bekimi dhe fati... Duke vizituar dhe shėtitur mjediset, parqet madhėshtore tė tij, unė sillja nė mend librat, filmat qė kanė folur shumė pėr Harvardin. Kėtė ėndėrr unė e pashė me sytė e mi.

    Pika mė kulminante dhe mė mbresėlėnėsja qe data 6 qershor dhe 7 qershori. Nė 7 qershor drejt sheshit historik tė Harvardit vėrshuan nga 16 shtėpitė e kapmusit (konviktet) 100 studentė pėr ēdo godinė, pra gjithsej 1600 studentė. Tė rreshtuar pėr dy, tė veshur me uniformėn karakteristike tė asaj dite, me flamurin e ēdo shtėpie dhe nėn tingujt e himnit tė shkollės studentėt ecėn drejt Harvard Yardit ku do tė bėhej ceremonia. Rreth 20 mijė veta qenė ulur nė formė amfiteatri gjigant pėr tė ndjekur ceremonitė. Ata ishin prindėr, tė afėrmit e studentėve dhe tė ftuarit. Kėtu dėgjoje tė gjitha gjuhėt e botės. Hyrja e studentėve tė rreshtuar pėr dy nė kopsht u prit me duartrokitje tė tė gjithė tė pranishmėve. Pėr ēudi dhe natyra atė ditė fali vetėm diell, dukuri e rrallė kjo pėr Bostonin, sepse pesė vitet e fundit nė kėtė datė ka rėnė vetėm shi. Njė moment tjetėr shumė i veēantė ishte kur para studentėve tė hapur nė tė dy anėt e rrugės filloi parakalimi i trupės sė profesoratit tė Harvardit tė veshur nė mėnyrė tradicionale me pelerinė tė kuqe dhe kapele tradicionale mesjetare qė tė jepnin pėrshtypjen e njė kortezhi mbretėror.

    Ata duartrokiteshin nga studentėt. Ishte shumė emocionuese pėr mua kur papritur njė profesor u shkėput nga kortezhi drejt Boranės. E pėrqafoi me shumė dashuri duke e uruar me fjalėt: Urime, ti do tė mbetesh njė studente e paharruar pėr mua. Ky veprim i profesorit shtoi mė shumė emocionet tek Borana, e cila u pėrlot nga kjo gjė. Nga tribuna e ceremonisė folėn studentė, profesorė. Nė fjalėn e tyre kishte emocione, mbresa, lavdėrime, humor, por dhe kritika qė krijuan njė atmosferė tė bukur festive. Fjalėt e njė profesori qenė shumė prekėse: Ju po largoheni por po merrni me vete njė pjesė tė mendjes dhe zemrės sonė. Ne do ta ndjejmė shumė mungesėn tuaj. Sukseset tuaja nė jetė do tė jenė edhe njė pjesė e sukseseve tona.

    Kėtu morėn pjesė dhe pėr shėndetėn dhe ish-presidenti amerikan Bill Klinton, themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, si ish-studentė i Harvardit. Studentėt tė ulur nė njė kuadrat tė pėrbashkėt tė kėtij amfiteatri natyror ishin nė kulmin e gėzimit tė tyre. Gėzimi tyre shprehej me thirrje. Ovacione dhe hedhje tė kapeleve. Ata aty pėrfaqėsonin tė gjithė kontinentet e botės. Ata uronin nga zemra njėri-tjetrin, pėrqafoheshin, dilnin fotografi se nuk dihej se kur mund tė takoheshin pėrsėri. Momenti mė i veēantė, mė prekės dhe shumė i pritur ishte ceremonia e dorėzimit tė diplomave. Pėr Boranėn ky ishte kurorėzimi i njė pune 4-vjeēare plot pėrkushtim, lodhje netėve pa gjumė. Nė kėto ēaste mė erdhėn nė mendje dhe u pėrmallova nga fjalėt qė Bora mė pati thėnė kur qe 12 vjeēe: Ju mos u bėni merak. Ju nuk keni mundėsi tė mė ndihmoni. Jetėn do ta ēaj vetė. Dhe kjo profeci e saj fėminore nė moshėn 22-vjeēare u bė realitet. Ajo mori diplomėn me vlerėsimin "Cum Laude" (Shkėlqyeshėm). Ajo bėn pjesė nė pesė pėr qind tė studentėve mė tė shkėlqyer qė u diplomuan nė kėtė vit akademik.

    Historia vazhdon, tashmė nė San Francisko tė Kalifornisė, ku Borana do tė punojė nė kompaninė me performancėn mė tė mirė nė Amerikė, e vlerėsuar nga revista e famshme "Forbes" si kompania mė e mirė pėr vitin 2007: GOOGLE. Tashmė ajo i ėshtė futur rrugės sė teknologjisė si menaxhere marketingu nė kėtė kompani tė njohur nė tė gjithė botėn. Rruga e jetės pėr tė sapo ka filluar. Ende vazhdoj tė jetoj me kėto emocione. Kjo ngjarje do tė mbetet e paharruar pėr familjen tonė. Gjithnjė bie nė meditime: Tashmė e kam kuptuar se pėrse Zoti u vonua kaq shumė pėr tė na falur vajzėn tonė. Siē duket ai u tregua bujar, ai na dha njė dhuratė tė ēmuar duke plotėsuar tė gjithė ėndrrat tona.

    "Google", numri njė nė botė

    Kompania amerikane "Google", ėshtė kompania mė e fuqishme nė botė. Kjo kompani ėshtė krijuar nga dy 23-vjeēarė, Larry Page dhe Sergey Brin, tė cilėt ishin studentė nė Universitetin e Stranfordit. Kompania ushtron veprimtarinė e saj nė tė gjitha vendet e botės dhe mund tė thuash se ka pushtuar internetin. Ajo funksionon me sistemimin e tė gjitha tė dhėnave nė internet, ku mjafton vetėm pėr tė kėrkuar dhe e gjen materialin e duhur.

    JETESHKRIMI

    Emri: Borana
    Mbiemri: Toska
    Ditėlindja: 3 mars 1985
    Vendlindja: Tiranė
    Prindėrit: Behare Toska, mėsuese e Historisė nė "Qemal Stafa".
    Dashamir Toska: Pedagog nė Institutin e Lartė tė Arteve, gjuhė tė huaj
    1999: Shkolla 8-vjeēare "Hasan Vogli", Tiranė, me tė gjitha 10.
    1999-2001: Gjimnazi "Qemal Stafa", mė tė gjitha 10
    2001-2003: Nis studimet nė Norvegji, Fėrde, kolegj ndėrkombėtar
    2003-2007: Diplomohet nė Harvard
    2007: Nis punėn nė kompaninė "Google" nė San Francisco
    Gjuhėt: Shqip, anglisht, norvegjisht, spanjisht, italisht, gjermanisht.
    Vlerėsimi nė Hardvard: Shkėlqyeshėm

    TIRANA OBSERVER
    Fotografitė e Bashkėngjitura

    __________________
    REAL MADRID - 2006/07 LA LIGA CHAMPIONS

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema tė Ngjashme

  1. Racizmi dhe darvinizmi social nė Amerikė
    Nga Gimi3 nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 30-01-2008, 10:36
  2. Londer, racizmi, debohen studentet
    Nga shefqeti11 nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 19-04-2007, 01:28
  3. Racizmi - problem shqiptar?
    Nga Ullmar Qvick nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 15-02-2004, 11:25
  4. “Mafia shqiptare” - njė libėr urrejtje dhe racizmi antishqiptar
    Nga Shijaksi-London nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 06-10-2003, 01:32
  5. Shtypi italian dhe racizmi i ri ?
    Nga Letersia 76 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-09-2002, 05:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •