Close
Faqja 3 prej 15 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 294

Tema: Darvinizmi

  1. #41
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Well...Well....Well....

    Me sa po shof njerezit po ngaterrojne " Keqinterpretimin e Ideollogjise" me "Teorine shkencore" Ne fakt, Marksizmi nuk e ka ngaterruar por qellimisht keqinterpretuar Selektimin Natyror te Darvinit.

    Dihet qe ne kohen e Darvinit nuk ishte studjuar gjenetika, dhe si rrezultat ai nuk mund ti jepte pergjigje variacioneve. Ishte fillimi te shekullit te njezete, kur shkenca kuptoi trashegimnine gjenetike dhe i dha shpjegim Selektimit Natyror. (ketu...nuk po jap ndonje shpjegim, terminollogjia shkencore e te cilit do te ishte e papershtatshme)

    Evolucioni nuk eshte "goal oriented" ashtu sic e shtremberoi Marksi, por ndodh "randomly"....dhe "the survival of the fittest" nuk operon ne nivelin shoqeror por ate gjenetik.

    Pra, duke e shtremberuar qellimisht "The survival of the Fittest"...dhe duke e interpretuar evolucionin si nje progresion linear Marksi na konkludoi se evolucioni qenka historia. Pjelle e ketij "zbulimi gjenial" ishte "Ideollogjia e Terrorit"...nevoja per nje klase ne progres, dhe qe ky progress te ishte i vazhdueshem, "te paaftet" duheshin eleminuar.

    Nese marksizmi tentoi te fabrikonte nje shoqeri me qenje perfekte, Evolucioni JO. Te gjithe e pame se si kjo ideollogji e semure u vu ne praktike dhe deshtoi totalisht. Nuk eshte Teoria e Evolucionit qe deshtoy...dhe kjo pasi evolucion nuk do te thote histori ....por utopia marksiste. Vetem sepse Marksizmi adoptoi dhe keqinterpretoi Teorine e Evolucionit "Ideollogjia e Terrorit" dhe "Teoria e evolucionit" qenkan e njejta gje? Give me a break!

    Mos ngaterroni zbulimet shkencore me ideollogjite deshtake.
    Jepini shkences ate qe i takon...dhe ideollogjise ate qe meriton.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Cupke_pe_Korce : 29-09-2002 mė 00:08
    Summertime, and the livin' is easy...

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e bleko
    Anėtarėsuar
    11-08-2002
    Postime
    16
    teme shume interesante-jo si teme ne vetevete por nga zhvillimi (evoluimi per disa te tjere) i diskutimit!

    ta marrim qe nga fillimi:

    cupke korcareeoria eshte dicka e vertetuar nga faktet...
    pergjigjeeoria nuk eshte gje tjeter vecse dituri "spekulluese dhe abstrakte" ne kundershtim me praktiken!

    sokoli:nuk ka egzistuar e as egziston ne Bote shkencetar qe te vertetoje teorite e tij...
    pergjigje:shpresoj me te vertete, me gjithe shpirt, qe te dish se toka eshte e rrumbullakte (dhe kjo ka pas qene teori) dhe jo e sheshte.... pak ironi nuk ka vrare njeri deri me sot!

    baobabi:shume mendje jane evolucioniste, vetem sepse e kane te veshtire te pranojne perendine...
    pergjigje:zvendesoje "evolucioniste" me fetare dhe "perendine" me evolucionin dhe e ke zgjidhjen! kjo vetem per te thene qe ajo fjalia ka vlere te dyfishte!

    persa i perket KOMUNIZMIT- si doktrine ne vetevete komunizmi nuk e perfshin DIKTATUREN! sa per diktatura, ka pasur edhe ne mesjete me monarkite. ajo qe provoi populli shqiptar eshte vetem nje forme qe ka evolucionuar, apo jo! edhe nje prove me shume qe teoria e evolucionit eshte e .......

    nuk kam mbaruar por fatekeqesisht nuk kam kohe tani......
    buke, kripe e zemer.

  3. #43
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet nė Bllog
    17
    Kjo teme per mua eshte pa interes, bile une mendoj qe ata njerez qe humbin kohe me teorira te tilla jane te mangut nga mendja (pa ofeze). Arsyeja per kete ka te beje me faktin se KOHA (mallkimi#1 per njeriun) ngrihet ne 2 dimensione, te shkuaren dhe te tashmen, dhe NJERIU eshte e tashmja. Duke qene se ne jemi ne nje udhekryq, perpara se une te vras mendjen se nga kam ardhur, dua te zbuloj se ku po shkoj.

    U keni dhene pergjigje te gjithe pyetjeve qe ngrini vete si njerez, qe keni marre persiper tu pergjigjeni pyetjeve te te tjereve, qofshin keta Darvine apo Ajnshtajne.

    Njeriu vjen lakuriq ne kete bote, dhe kur iken nuk merr asgje me vete prej saj.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Sokol,



    "Keto te dyja, ne fakt nuk kundershtojne njera - tjetren, bile jane ne bashkerendim midis tyre. Ti ama ke kundershtuar veten gjate rruges se mbrojtes se asaj ideollogjie apo hipoteze ne nje fare menyre.
    Pra Feja detyrohet te mbrohet prej tij pasi ai e sulmoka ne menyre te terthorte. Ketu te con llogjika."(sokol)

    Jo, nuk te con ketu.E gjithe sekuenca jote logjike eshte e gabuar .Po ta qartesoj me nje shembell te thjeshte.Supozo se ti dhe komshia yt mbollet nga nje peme secili ne kopshtin e vet.Per nje arsye cfaredo pema e komshise u rrit me shpejt dhe leshon hije mbi pemen tende qe e demton ate.Me cfare logjike do te akuzosh pemen e komshiut qe sulmon pemen tende qofte dhe terthorazi ? Ajo rritet per hesap te vet ne truallin e vet!Ti mund te sulmosh keshtu edhe trajektoren e diellit,edhe kendin e pjerresise se tokes etj,etj.

    keshtu edhe per darvinizmin;ai nuk lindi per te sulmuar fene por per te shpjeguar nje fenomen; nese konkluzionet qe rrjedhin nga darvinizmi i prishin pune fese ,ky nuk quhet sulm as direkt as terthorazi dhe darvinizmi nuk ka pse te kerkoje falje.
    eshte tjeter gje kur dikush perdor rezultatet e darvinizmit per te sulmuar fene.Ky konsiderohet sulmues po edhe ne kete rast darvinizmi eshte jashte loje.

    Me duket se duke dashur te arrish ne nje konkluzion ti interpreton faktet ne sherbim te atij konkluzioni dhe pra nuk merr ne pikenisje faktin si fakt te paanshem por nje shtremberim te tij te preferueshem per ty.
    Ti e di fare mire qe ne kete menyre konkluzionet te pakten s'jane bindese .
    Po besoj se ka qene thjesht nje lapsus.S'ka rendesi pra.


    "Fjala politike vjan nga Greqishtja e lashte, "Polis" qe do te thote "Qytet"(sokol)

    Ketu po te bej nje favor, s'po e lexoj fare.




    "Darvinizmi dhe Komunizmi na jane aq shume te lidhur sa mund te quhen edhe vellezer. "(sokol)

    Ti asnjhere nuk e provove kete,dhe as qe mund ta provosh.Kritiken e ketij pohimi e ka bere me lart Cupe pe Korce dhe s'po zgjatem.Vec dua te theksoj se dy teori apo hipoteza qe veprojne ne fusha te ndryshme,biologji dhe sociale, mund t'i lidhesh bashke vetem me sofizma.As per nga qellimi nuk jane te lidhur si ta spjegova me lart.
    Nuk e kuptoj nga se nisesh por nese eshte nje influence nga Popper(eshte vetem nje supozim,mos ma merr per keq) ,ti e di mbase me mire se une se nga nje hipoteze e pasakte nuk mund te provosh saktesine/pasaktesine e nje tjetre.


    "Me nje fjali te vetme: Komunizmi se bashku me Darvinizmin kane rrenuar komplet vlerat e qyteterimit"(sokol)

    Te me falesh po nuk kam asnje deshire te merrem komunizmin; per ta lehtesuar punen po i pranoj pa asnje koment c'jane thene ketu per komunizmin.Hyra ne kete debat vetem per darvinizmin dhe dua te diskutoj vetem per darvinizmin.
    Pyetja ime eshte : ku jane provat qe darvinizmi ka rrenuar qyteterimin ?


    "Ja pra ku po dalkemi qe Darvinizmi nuk qenka shkence sepse nuk e kane bere Elitat."(sokol)

    Nga del ky konkluzion ? Darvini dhe gjithe ata qe kane zhvilluar teorine( hipotezen po deshe) mos kane qene gje karroxhinj? Te lutem me sqaro.


    ""Shkence nuk ka me Pelin i dashur, e di pse? Se Elitat jane shuar tashme""(sokol)

    Jam tmerresisht kurioz te di pse mendon keshtu.







    (vijon)

  5. #45
    Nuk e di pse ke hyre kaq thelle (ose te pakten ashtu tingellon) ne planin personal. Nuk po merrem me to, por jane disa gjera qe me shtrembesine e tyre nuk rrine pa me ngacmuar.
    Po e nisim nga ato qe mund te vertetohen e nuk mund te spekulohet shume ne baze te mendimeve personale:

    Fjala "politike" vjen vertete nga Greqishtja e lashte dhe rrenja e fjales vjen nga fjala "polis - h polh". Prej ketej rrjedh dhe termi i perdorur ne greqisht per "qytetar", "politis". Nese ti ke ndonje version tjeter, ben mire te mbrosh ndonje disertacion mbi kete teme se do jete teper interesante e do te sjelle shume ndryshime ne fushen e gjuhesise.

    Ne kuadrin e shembujve nga fusha e pemetarise qe na solle ne forum, po te sjell edhe une nje shembull:

    Te me falesh po nuk kam asnje deshire te merrem komunizmin;
    Te diskutosh darvinizmin ne planin si e kemi diskutuar deri tani ne forum, e te mos duash te permendesh fjalen komunizem eshte njesoj si te pish 7 shishe birre e te mos duash te urinosh, fare. Ne fjalet e mia dhe te Baobabit cdo njeri i thjeshte mund te gjeje nje llogjike te cilen nuk eshte nevoja te shkojme me larg se pervoja per t'a besuar. Si ti, une, e shume te tjere jane njohur me ideollogjine marksist-leninste qe nga bankat e shkolles e deri ne mbledhjet e punes apo keshillit te lagjes. Vete fakti qe ti e kundershton me kete fryme tregon se nuk ke arritur dot te shkeputes prej saj. Nese jam gabim e ti je shkeputur, mbase mund te jene tendenca te tuat per te bere nje debat sa me profesional mbi Darvinizmin. Ne qofte keshtu, si dhe i bazuar mbi terminologjine tende te pasur, po te paraqis disa fakte qe Darvinizmin jo vetem e bejne te pavlefshem, por edhe e emertojne si Genjeshtren me te madhe te shkences pas presjes dhjetore te spinaqit. Por nje gje nuk e mohon dot as ti as babai i Evolucionizmit sikur te ngrihej nga varri, Darvinizmi eshte shfrytezuar jashte mase ne ideollogjite e mengjera.

    Vazhdojme ca shkencerisht tani:

  6. #46

    Disa falsifikime te publikuara te evolucionit

    Ne vitin 1922, Henry Fairfield Osborn, menaxheri i Muzeut Amerikan te Historise se Natyres deklaroi se kishte zbuluar ne Nebrasken Perendimore fosilin e nje dhemballe, e cila i perkiste periudhes se Pliocenit. Per kete dhemb u poua se kishte karakteristikat e njeriut dhe majmunit bashke. Argumentimet shkencore filluan dhe sipas disa interpretimeve ky dhemb i perkiste Pitekantropus Erektus, ndersa sipas disa te tjereve ky dhemb ishte me afer njerezve. Fosili qe ngriti nje debat te zjarrte u quajt "Njeriu i Nebraskes". Atij iu dha menjehere nje emer shkencor: Hesperopitekus Haroldkuki.
    Shume autoritete e mbeshteten Osbornin. Duke u bazuar ne kete dhemb te vetem, u be rindertimi i kokes dhe trupit te "Njeriut te Nebraskes". Per me teper, Njeriu i Nebraskes u vizatua bashke me gruan dhe femijet e tij si nje familje e tere ne natyre.
    Te gjitha keto, u bene nga nje dhemb i vetem.
    Qarqet evolucioniste i dhane kaq shume rendesi, saqe kur nje kerkues i quajtur William Bryan kundershtoi keto vendime te paragjykuara te mbeshtetura vetem ne nje dhemb te vetem, u kritikua mjaft ashper. Me 1927 u gjeten pjese te tjera te skeletit. Sipas ketyre copave te zbuluara se fundi, dhembi nuk i perkiste as nje njeriu e as nje majmuni, por nje specieje te zhdukur derri te eger amerikan te quajtur Prostenops. Me pas, William Gregory shkruan nje artikull ne revisten "Science" per kete gafe te titulluar: "Hesperopitekus, as majmun e as njeri".
    Pas kesaj, te gjitha pikturat e Hesperopitekus Haroldkuki dhe familjes se tij u hoqen menjehere nga literatura evolucioniste.


    Tjeter:
    Nje doktor i njohur dhe paleo-antropolog i shquar, Charles Dawson, deklaron me 1912 se kishte gjetur nje kocke nofulle dhe nje fragment kafke ne nje grope ne Piltdaun, Angli. Megjithse kocka e nofulles anonte me shume nga ajo e majmunit dhembet dhe kafka ishin si ato te njeriut. Keto mostra te paramenduara si 500. 000 vjecare u etiketuan me emrin "Njeriu i Piltadunit". Ato u paraqiten ne muze si prova absolute te evolucionit te njeriut.
    Per mbi 40 vjet, jane shkruar nje mori e madhe artikujsh shkencore per Njeriun e Piltadunit, jane bere nje sere interpretimesh dhe pikturash ku fosilet e gjtura paraqiteshin si argument (apo fakt) i rendesishem i evolucionit te njeriut. Sa per t'ju dhene nje ide, eshte fakt qe jane shkruar mbi 500 doktorata mbi kete subjekt.
    Ne vitin 1949, Keneth Okley, nga Departamenti i Paleontologjise ne Muzeun Britanik u perpoq te provonte "testin e fluorit", nje test i ri per ate kohe ne percaktimin e moshes se fosileve. Prova u be mbi fosilet e Njeriut te Piltdaunit. Rezultati qe katastrofal. Gjate testit doli se kocka e nofulles te Njeriut te Piltdaunit nuk permbante fluor. Kjo tregon se kjo kocke kishte qendruar e varrosur jo me shume se disa vjet. Kafka, e cila permbante nje sasi te vogel fluori, rezultoi vetem disa mijera vjecare.
    Studimet e fundit kronologjike te bera me metoden e fluorit kane nxjerre perseri se kafka eshte vetem disa mijera vjecare. U percaktua gjithashtu se dhembet ne kocken e nofulles i perkisnin nje orangutangu dhe ishin te vendosura artificialisht ne te. Gjithashtu edhe vegla primitive e zbuluar se bashku me fosilet qe thjesht nje imitacion i mprehur i nje pajisjeje hekuri.
    Ky falsifikim u be publik ne 1953 ne analizen e hollesishme te bere nga Weiner. Kafka i perkiste nje njeriu 500 vjecar, ndera kocka e nofulles i perkiste nje majmuni te ngordhur pak kohe me pare. Dhembet ishin rregulluar me vone dhe i ishin shtuar nofulles. Bashkimet ishin bere ne ate menyre qe te dukeshin si te njeriut. Pastaj te gjitha pjeset ishin veshur me dikromat potasiumi per t'i dhene nje pamje te vjeter. Kjo veshje u zhduk kur e zhyten ne acid. Le Gros Klark, i cili bente pjese ne grupin qe nxori ne shesh mashtrimin, nuk mundi te fshehe habine e tij dhe u prononcua publikisht: Provat e gishterinjve artificiale binin menjehere ne sy. Ne te vertete ato dukeshin aq qarte saqe cdokush mund te pyese: "Si eshte e mundur qe kjo t'i shpetonin Vezhgimeve te meparshme...?!
    Pas gjithe kesaj, Njeriu i Piltdaunit u hoq me shpejtesi nga Muzeu Britanik ku ishte ekspozuar per me shume se dyzet vjet.


    Tjeter:
    Afrikani ne kafaz:
    Pasi Darvini shkoi akoma me tutje ne librin e tij "Prejardhja e Njeriut", duke thene se njeriu evoluoi nga qenie te ngjashme me majmunin, ai filloi te kerkoje fosile per te mbeshtetur kete gje. Dia evolucioniste besonin se krijesa gjysmenjeri-gjysmemajmun duhet te gjendeshin jo vetem ne mbetjet por edhe ne te gjalle ne pjese te ndryshme te Botes. Ne fillim te shekullit te XX gjurmimet per zbulimin e "lidhjeve ndermjetese te gjalla" cuan ne incidente fatkeqe, nje prej me te tmerrshmeve eshte historia e pigmeut Ota Benga.
    Ota Benga u kap ne 1914 nga nje kerkues evolucionist ne Kongo. Ne gjuhen e tij emri do te thoshte "shok". Ai kishte nje grua dhe 2 femije. I lidhur ne zinxhire dhe i futur ne kafaz ai u cua ne SHBA dhe u ekspozua ne publik se bashku me specie te tjera majmunesh ku e prezantuan si "Lidhja me e afert e njeriut". Dy vjet me vone, ate e cuan ne kopshtin zoologjik te Bronksit ne New York, ku aii paraqitej publikut nen emertimin "Stergjysh i lashte i njeriut" se bashku me ca shimpanze, nje gorille te quajtur Dinah dhe nje orangutang te quajtur Dohung. Dr. William Hornaday, drejtori evolucionist i kopshtit zoologjik, mbante fjalime te gjata ku tregonte sa krenar ishte qe kishte kete "forme kalimtare" ne kopeshtin e tij. Ota Benga trajtohej si nje kafshe e rendomte. kreu vetvrasje nga qe nuk duronte dot trajtimin qe i behej.
    (Per te eshte shkruar edhe nje liber me duket).

  7. #47
    Ilir! Perpjekjet e vazhdueshme te rraces njerzore per te zbuluar prejardhjen e saj kane ne themel njohjen e vetvetes, i cili eshte nje mision teper fisnik (pavarsisht nga rruget qe jane ndjekur).
    Nese ty te intereson te zbulosh te ardhmen, fare mire mund te shkosh e te shohesh filxhan tek ndonje fallxhore (pa te keq kjo).
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Sokol,

    As nuk me le te mbaroja postimin me pergjigjen tende rrufe megjithese ne fund te postit tim ishte shenimi 'vijon'.

    Sa per sqarim ne lidhje me "polis" :

    Meqenese ti nuk e kuptove pergjigjen time 'very polite' po ta shpjegoj tani hapur :

    -Etimologjia e 'polis' eshte sic thua ti ,se lun topi.Po ti duhet te kuptosh se te kerkosh t'i mesosh alfabetin bashkebiseduesit me te cilin pranon te diskutosh filozofi eshte jo vetem qesharake por dhe mjaft fyese.Se c'te shtyn ty,temperamenti apo vetbesimi apo ndonje arsye tjeter eshte pune per ty ,po une nuk jam aq i perulur sa te marr mesime nga cdo lloj mesuesi.Pergjigja ime "nuk po e lexoj" donte te thoshte kete rradhe po e kaperdij ket fyerje. Fyerje nuk eshte vetem te perdoresh fjale te ulta ,por kur kerkon te injorosh dijenite e tjetrit a priori eshte me teper se fyerje,eshte cinizem.
    Rreshtat e mesiperm me detyrove ti t'i shkruaj,une s'kisha asnje deshire.


    Tani pas ketij incidenti po i bie shkurt :


    - Qe darvinizmi eshte shfrytezuar nga ideologjite e majta eshte sic thua ti dhe ne postin tim te meparshem une e kam pranuar hapur duke iu referuar postit te Korcares. Keshtu qe nuk ka nevoje te ngrihet nga varri babai i Darvinizmit. Ajo qe une nuk pranoj, po e perseris, eshte qe vete Darvinizmi nuk eshte as i majte ,as i djathte dhe te lidhesh Darvinizmin me komunizmin apo ta konsiderosh ate (darvinizmin) nje forme te fese eshte vetem nje perpjekje e fese per te mbrojtur veten e vet.

    -Shembujt qe solle ne postin tend po i pranoj pa vertetim.Sharlatane gjithmone do te kete,s'ke c'i ben.Po qe te provosh idene tende ti duhet ti hedhesh poshte te gjitha rastet ,edhe kromanjonin edhe rastet e trekendeshit te Afrikes etj. Per me teper per evolucionin nuk shtrohet vetem ceshtja majmun-njeri , po evolucioni i specieve qe nga protozoaret deri tek njeriu.Evidenca e evolucionit eshte e shumte dhe perditshme.

    -une jam i ndergjegjshem qe darvinizmi ka probleme, mungesa,keqinterpretime etj, po te tera ato nuk e hedhin dot poshte idene e evolucionit.Edhe po te mos ishte Darvini do te kish dale ndonje tjeter per arsyen e thjeshte qe evolucioni eshte nje fakt.
    Dhe gjithe problemi ne fakt reduktohet ketu : evolucion apo statizem.Dhe kjo eshte lufte midis shkences dhe fese,jo midis dy feve.
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e mesues
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    113
    Pershendetje Sokol!

    Ke bere vertete nje pune te shkelqyer per te hedhur sadopak drite duke zbuluar cfare fshihet pas ''fakteve'' te evolucionit.

    Ate historine e pigmeut nuk e kisha degjuar , dhe nuk e mendoja se cmenduria e evolucionisteve do te arrinte deri ketu. Kjo tregon deshperimin e tyre per te provuar me cdo kusht nje teori qe ne fakt nuk ka asnje lidhje me shkencen e vertete.

  10. #50
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Wowwwww....

    "Fakte" vertet impresive!

    Te tjereve mbase nuk ju intereson por....a mund te me konfirmoni burimin e ketij informacioni? Jo per gje por...pervec kuriozitetit, kam arsye te mendoj per fabrikimin e provave kunder evolucionit po aq sa kane edhe ata qe fabrikojne pro tij.

    Me ben pershtypje fakti qe te gjitha keto "prova" jane ne kuadrin e evolucionit te njeriut, dhe nuk permendet ndonje breshke, finch, elefant apo dinosaur. Sic duket kane harruar qe evolucioni ka ndodhur per te gjitha gjerat e gjalla dhe "testi i fluorit" qenka vetemper prejardhjen e njeriut. Apo kane frike nga ndonje permbysje e botekuptimit njerezor huh? Duke u nisur nga datat e permendura ( rreth 70 vjet me pare) deri tani do i kish dale tymi....do na ishte shkundur shkenca nga themelet dhe sdo kish mbetur gje neper muzeume. Nejse...

    Meqe si rrufe u hodhem nga "Selektimi Natyror" ne Filogjeni.
    Evidenca per evolucionin nuk mbeshtetet vetem ne fosilet e gjetura pasi keto jane te pakta dhe ne te shumten e rasteve jo te plota. Pra, paleontologet duhet te ndertojne te shkuaren nga rekorde jo te plota dhe kjo nuk eshte dhe aq e lehte.
    Por evidenca per evolucionin mbeshtetet gjithashtu ne shume fusha te tjera te biologjise...Biogjeografine, Anatomine, Embrionologjine, Biologjine Molekulare etj... Te gjitha keto fusha se bashku hedhin drite mbi ngashmerine dhe diversitetin midis gjallesave dhe menyren se si ato kane evoluar (evidencat ne lidhje me kete jane te panumerta).

    Evolucionin nuk e verteton vetem nje fosil i gjetur, as edhe dy apo tre. Ate e bejne fusha te tera te shkences ne bashkerendim midis tyre.

    Tani ti kthehemi asaj shprehjes me lart qe thote: "shkence nuk ka me". Nese keto ishin provat qe vertetonin deshtimin e shkences, beni mire ta hidhni veshtrimin "caze" me larg. C'fare shikoni? Nje revolucion bioteknologjik, nje "kryqezate" fetare, apo ndonje pushtim nga jashtetokesoret? Nese nuk jeni ne gjendje te jepni pergjigje, beni mire ti ktheheni asaj pyetjes "kush e beri vezen" se ai eshte rrethi vicioz nga i cili ju i shikoni gjerat.

    Mirulexofshim!

    PS...harrova konflikton ShBA-Irak...te mos meret parasysh
    Summertime, and the livin' is easy...

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Inteligjenca Molekulare

    A eshte jeta nje menyre e interpretimit te levizjes kaotike te molekulave apo dicka tjeter?

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e mesues
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    113

    cupke korce!

    Sa e cuditshme qe pas ketij emri delikat fshihet nje inteligjence e ftohte dhe gati robotike.

    Nuk dua te mendoj qe kompleksiteti i ndjenjave te tua ka ardhur rastesisht si produkt i nje rrufeje te stermadhe qe na paska ndodhur disa milione vjete me pare.

    Nuk dua te mendoj as qe truri yt i ngjan sadopak atij te nje majmuni, sepse ne kete menyre do te hidhja balte mbi nje krijim te jashtezakonshem.

    Por dua te mendoj per ty si nje qenie njerezore, qe i eshte dhene nje dhurate e tille e mrekullueshme sic eshte jeta, te cilen duhet ta vleresoje dhe duhet te jete mirenjohese qe e posedon.

  13. #53
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    O Mesuses, nuk jemi ne miting ketu !

    Lere retoriken menjane e na sill ca argumenta.

    Bindjen tende te pakten.
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Cfare quhet argument?

    Cfare pranon per argument ti Pelin.

    Cili eshte perkufizimi yt per argumentin?

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    i nderuar mesues!
    Nuk e di ne se je mesues apo jo po per nga llogjika qe perdor nuk me dukesh aspak.Fakti qe truri yt dhe i imi bashke i ngjet atij te majmunit si rregull nuk duhet te te shokonte ne qofte se e mban mend biologjine e klases se shtate.
    Nuk do te ishte me mire ti besonim dikujt qe perpiqet te sjelli argumenta bindese se sa atyre qe na thone se u krijuam nga balta dite e shtate etj etj.

    Persa i perket vertetesise se teorise se evolucionit nje gje vetem mund tu them . Edhe Galileu u vertetua pas shume e shume vjeteve dhe megjithate ndrekohe Toka rrotullohej.
    Kurre mos thuaj kurre
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e mesues
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    113
    Nuk e dija qe ne bote paska llogjike mesuesi , e cila dallohet shume nga ajo e pergjithshmja qe kane njerezit e tjere.

    Une nuk mund te klasifikoj kategorite e arsyes ose te niveleve te kuptueshmerise qe ka cdo individ, por mendoj se koncepti i asaj qe quajme llogjike, shkon pak me tutje sesa nje besim i verber i teorive qe na paraqiten ne menyre shkencore dhe qe ne fakt nuk i pergjigjen shume pyetjeve ne lidhje me jeten.
    Pyetje te tilla universale si , nga erdhem ,ose ku po shkojme.

    Ne nje kendveshtrim tjeter; cfare ndodh brenda nesh, pse urrejme ose dashurojme, pse qajme ose qeshim,etj.

    Nuk dua te zgjatem shume se kohen e kam te kufizuar dhe per me teper nuk me pelqen te debatoj ne forum.

    Megjithese dikur kam besuar ne teorine e evolucionit, pozicioni im i tanishem eshte krejtesisht i kundert nga i dikurshmi. Besoj fortesisht ne krijim dhe kjo gje nuk ka ardhur rastesisht , por pas nje shqyrtimi te hollesishem dhe te gjithanshem te fakteve jetesore dhe atyre te paraqitura nga studjues te ndryshem si fetare dhe shkencore.

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e bleko
    Anėtarėsuar
    11-08-2002
    Postime
    16
    me falni dhe njehere qe po nderhyj ne kete teme por do kisha nje pyetje per ata qe besojne te patundur tek zoti dhe qe hedhin poshte teorine e evolucionit:
    A,VALLE BESONI NE EGZISTENCEN E DINOSAURVE?
    NQFS PO, SI E INTERPRETONI ATE?
    buke, kripe e zemer.

  18. #58
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Baobab'-
    Ne s'me jane thare trute...jeta eshte nje menyre e interpretimit te inteligjences molekulare. Versioni jot? Vetem mos na dil shume nga tema

    Mesues-
    Gaboj une apo jeni duke perjetuar ndonje halucinacion ju. Uroj te mos mendoni per mua si nje qenie "anti-njerezore"
    Nese jeni i interesuar per boten femerore dhe kompleksitetin e ndjenjave te saj, e bejme ndonje debat mbi "gender issues" kur te kem nge. Ketu po diskutojme per evolucionin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Cupke_pe_Korce : 03-10-2002 mė 00:07
    Summertime, and the livin' is easy...

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Baobab,

    nuk e gjeta fjalorin e filozofise per te dhene nje perkufizim teorik.

    sipas meje me argument kuptojme evidence,fakt,prove apo arsye,arsyetim per te mbeshtetur ose kundershtuar nje pohim ne debat.(ne rastin tone)

    gjithsesi ato qe sjell Mesuesi ne postin e pare nuk mund te quhen argumenta; ato quhen pershtypje,emocione ,besim,qe sigurisht askush nuk e ndalon t'i sjelle kur jane brenda etikes,por puna eshte se debati behet me argumenta;Bindja nuk eshte prove.

    Sidoqofte ne postin pasardhes ai paraqiti,sipas meje,bindjen e vet krejt sinqerisht ,gje qe jep shkas per debat te pakten.
    psh mua me erdhi e cuditshme qe ai ka kaluar nga shkenca drejt fese. Zakonisht me pjekurine ndodh e kunderta.

    ne lidhje me pyetjen e "molekulave kaotike" ajo "dicka tjeter" nuk eshte nje force e mbinatyrshme.

    edhe une jam interesuar per pergjgjen ne lidhje me dinosauret.
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Per Pelin:

    Ashtu mendoj edhe une per shkencen. Kur une perkufizova formulimin e Darvinit me termin Hipoteze kete e bera per faktin e thjeshte sepse ajo nuk eshte provuar si e vertete.

    Nje kundershembull esencial eshte te provuarit e krijimit te qenieve te gjalla.
    Me gjithe perpjekjet titanike te shkencetareve ne kete drejtim ende nuk eshte zbuluar ndonje mekanizem se si nga lenda inorganike u krijuan qeniet e gjalla.

    Dhe ky duhet te jete njeri nga hapat ne te provuarit e origjines se jetes.

    Perderisa kjo nuk eshte provuar ende formulimi do te vazhdoje te mbaje titullin "Hipoteze"

    Tashme ne kete pike, njerezit mund te ndahen ne besimtare te evolucionit apo te krijimit nga Zoti.

    Keto qe te dyja jane ceshtje besimi.

    Prandaj une ne nje postim te mesiperm parashtova dy alternativat e ketij problemi.

    Sic e vleresoj une, besimtareve te evolucionit, u ngelet me teper pune per te gjetur provat, faktet dhe arsyetimet logjike per te provuar ne rradhe te pare vetvetes rrugen e plote te evolucionit te qenieve te gjalla. Ne keto perpjekje ekzistojne dy alternativa.

    1. Te zbulohet se si jeta rrodhi nga lenda inorganike dhe se cfare mund te beje me tej njeriu per te eksportuar jeten ne ambjente te tjera planetare.

    2. Te provohet se eshte e pamundur qe te krijohet jeta nga lenda inorganike.

    Persa i perket pjeses tjeter, asaj qe beson tek Zoti, puna eshte me e lehte. Ne kete drejtim faktet, provat dhe arsyetimet logjike nuk mungojne.

    Do thoni juve. Po na i thoni edhe neve keto prova qe te mos lodhemi kot.

    Keto prova kane 2002 vjet qe jane dhene dhe vazhdojne te propagandohen perdite me te gjitha mjetet e informacionit.

    Problemi nuk qendron tek prova por tek deshira.

    Dmth, thjesht fare. Ai qe nuk do te besoje ska nevoje per prova.

    Per Cupken_pe_Korce:

    Cfare i ben molekulat e turpit te njeriut (dhe qenieve te tjera te gjalla) qe te mos enden me menyre kaotike si molekulat e tjera te universit por te levizin sipas nje skenari te paracaktuar?

Faqja 3 prej 15 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Evolucioni! Realitet apo njė Pėrrallė e shėmtuar!
    Nga Akus nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 21-08-2008, 08:16
  2. Racizmi dhe darvinizmi social nė Amerikė
    Nga Gimi3 nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 30-01-2008, 10:36
  3. GJUNJEZIMI I EVOLUCIONIT..Per ata qe kane durim!
    Nga Miremengjes nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 25-12-2006, 03:56
  4. Tė dhėnat fosile hedhin poshtė evolucionin
    Nga monarku nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 02-11-2006, 10:34
  5. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •