Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2

Tema: Ndrekė Luca

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Ndrekė Luca

    tir.obs.

    Botuar me 3 shtator 2005/Flet Mimika, bashkėshortja e Ndrekė Lucės
    “Ju tregoj letėrkėmbimin e Ndrekės me Lorenc Oliverin”


    --
    -------------------------------------------

    Blerina GOCE

    Dukagjinasi qė superonte dhe donte origjinėn

    Nuk ishte malėsori i ashpėr qė ecte me mentalitetin e kohės, por megjithatė Dukagjinin e kishte tė ngulitur thellė nė mendje dhe zemėr. “Ndreka ka lindur nė thelb tė varfėrisė materiale. Ka lindur nė Dukagjin e mė pas ka zbritur nė Shkodėr”, thotė gruaja e tij, Mimika duke shtuar se Ndreka gjithmonė ka ndjerė njė detyrim shpirtėror ndaj prejardhjes sė tij. “Njerėzit e veriut e kanė pasur derėn tė hapur dhe rrinin me ditė nė shtėpinė tonė, aq sa edhe sot edhe djali, Gjergji thotė se ėshtė dukagjinas”.


    Eshtė njė letėrkėmbim i rrallė. Nė vitet ’70, atėherė kur nė Shqipėri ndjehej njė lloj fryme liberalizimi, Ndrek Luca shkėmben kartolina me aktorin e madh anglez, Lorenc Oliver. Janė shprehje modeste tė njė simpatie tė ndėrsjellė mes dy aktorėve, por qė pėr shkak tė pėrndjekjes sė asaj kohe nuk mundėn tė zhvilloheshin mė tej. Mimika Luca, bashkėshortja e aktorit Ndrek Luca flet pėr kėtė pikėrisht nė 81-vjetorin e artistit tė madh. Dėshirat dhe vėshtirėsitė e aktorit qė ėndėrronte tė kishte njė rol Hollivud dhe tė shihte tė paktėn njė herė njė opera nė metropolitane rrėfehen nė kėtė intervistė pėr “Tirana Observer”. “Ka plot kujtime tė bukura e tė hidhura, se kohėt s’kanė qenė tė lehta. Madje nganjėherė shumė tė hidhura. Nuk ka qenė absolutisht i dėshirueshėm, por s’kishin ē’i bėnin talentit, punės sė tij tė ndershme”, thotė Mimika Luca, teksa shton se edhe sot asaj i duket se e ka pranė burrin, shokun dhe mikun e saj mė tė afėrt.
    Cila ėshtė gjėja e parė qė sillni ndėrmend kur flisni pėr bashkėshortin tuaj?
    Shpesh thėrras edhe djalin Ndreka. S’ndodh vetėm nga unė personalisht, por e ēuditshme ėshtė se s’mund tė bėj hap e tė kalojė ditė pa ma pėrmendur dikush tjetėr, jo vetėm si artist, por mbi tė gjitha si njeri. Kjo ndodh ēdo ditė. Figura e djalit ka shumė ngjashmėri me tė, sidomos si karaktere. Unė shoh te djali ato qė kam parė te Ndreka nė fillim. Ka qenė shumė i pasionuar pėr punėn, nė kuptimin se nė punėn qė bėn kėrkon jo interesin pėr tė jetuar, sesa realizimin e punės. Edhe vajza, Rozafa ka marrė shumė nga i ati ashtu si i vėllai ēka pasur mė tė pėrkryer Ndreka: dashurinė dhe pasionin pėr punėn, humanizmin, duke sakrifikuar nga vetja pėr tė ndihmuar tė tjerėt, aq sa kur erdhi puna pėr tė ndihmuar djalin i kishte djegur tė gjitha urat. Nėse tjetrin do ta emėrtosh njeri ky ėshtė thelbi.
    Si e keni njohur Ndrekėn dhe ēfarė sillni ndėrmend nga ajo kohė?
    Kam qenė balerinė, kemi punuar nė njė oborr. Isha 13 vjeē kur kam filluar si balerinė dhe kam njohur Ndrekėn, por krijova relacione me tė kur isha 16-17 vjeē. Kjo mė bėn qė tė mos shkel mė nė teatėr qė nga humbja e tij, se gjithė jeta ime ėshtė nė atė oborr. Ka qenė jashtėzakonisht familjar, i pėrsosur nė njė kohė qė i duhej tė mbante dy familje: tonėn dhe prindėrit dhe vėllain me familjen nė Shkodėr. Nėse ka njė fėmijė model besoj se njė nga ata ėshtė Ndreka. Ka qenė shumė i pėrkushtuar ndaj meje. Kujdesej tė mos bėhesha me djersė, tė lahesha nė pishinė, kėrkonte tė zgjidhja shoqet e mia. Ka pasur njė periudhė kur Ndreka kishte tė gjithė kryerolet e teatrit. Atėherė ne shihnim tė gjithė shfaqjet. Ndreka ishte nė kulminacionin e tij.
    Cilėt janė ata role tė interpretuara prej tij qė ju pėlqejnė mė shumė?
    Ishin njė seri rolesh dhe mua mė dukej i mrekullueshėm. Nuk di tė bėj pėrjashtime. Nė tė gjithė rolet e tij sigurisht kanė spikatur shumė karakteret nacionale, por edhe klasikėt i ka interpretuar pėrsosur. Ka pasur rolin e njė shefi tė spiunazhit nė njė dramė japoneze dhe Ndreka me atė temperament tė jashtėzakonshėm krijoi njė figurė hije, nė mėnyrėn se si fliste, se si ecte, me atė ecjen e pa ndjerė. Njė figurė e jashtėzakonshme, njė shfaqje e pėrsosur.
    Njė grua dhe njė burrė tė tė njėjtit profesion. Sa e vėshtirė ishte pėr ju tė interpretonit pėrkrah njėri-tjetrit?
    Ishte e vėshtirė. Te “Heronjtė e heshtur” isha e shoqja. U pėrgatit njė skenė, qė kur Ndreka tė kthehej nga puna dhe ta prisja nė derė e tė mė merrte hopa shkonim nė dhomėn e gjumit. Por para kėsaj putheshim. Por pėr ne ishte e pamundur tė realizonim njė skenė tė tillė dhe ajo pjesė u anulua. Ndoshta njeriu nuk do ta zbulojė intimitetin e tij personal. Kur e pyetėn Ndrekėn nėse do ta kishte realizuar pjesėn po tė mos ishte Mimi ai tha: Patjetėr. Nė njė pjesė kineze ai qe vėllai im. Atėherė isha tetė muaj shtatzėnė me Gjergjin. Ndreka nuk donte qė ta pranoja rolin, por unė u ngjita nė skenė. Kisha njė rol ku rrėzohesha dhe nė momentin kur mė shtyjnė unė padashur shoh Gjergjin tė zbardhur krejt nė fytyrė. Kurse te “Cuca e Maleve” e kishim shumė tė lehtė tė ziheshim me njėri-tjetrin. Megjithatė nuk kishim shumė role bashkė. Nė pėrgjithėsi kemi qenė natyra tė kundėrta si temperament. Sipas Ndrekės e meje bie poshtė teoria e natyrave tė njėllojta pėr tė shkuar mirė. Nė kardinale ishim tė barabartė, nė kuptimin e gjykimit pėr probleme tė ndryshme shprehur secili nė formėn e vet.
    Si ka qenė Ndreka si baba dhe si bashkėshort?
    Fėmijėt janė rritur me dashuri tė madhe, jo si fėmijė por si shokė. Kur hanim bukė bisedonim me ta si tė kishim pėrpara dy tė barabartė me ne, kishte njė lloj demokracie nė familje. Ndreka edhe pse ishte nga Malėsia ishte shumė modern dhe i zhveshur nga mentalitetet. Nė njė kohė kur askush nuk vishte pantallona ai mė thoshte vishi. Natyrisht nuk i pėlqente ekstravaganca. Ndoshta pasioni i madh pėr artin e bėnte tė superonte kohėn nė mendim, mentalitet. Edhe pse kishte edhe gjėra tė vogla: pėr shembull cigaren nuk ma linte ta pija, pavarėsisht se unė e pija, por jo nė sy tė tij. Duke qenė njeri bruto nuk kishte format delikate tė njė burri qė i bėn komplimente gruas dhe mua kėshtu mė pėlqente.
    Cili ėshtė momenti mė i bukur qė sillni ndėrmend nga jeta e pėrbashkėt?
    Ka shumė momente tė bukura. Njė nga ata ėshtė kur lindi vajza. Prindėrit e tij donin qė tė lindte djalė. Erdhi nė maternitet me njė tufė tė madhe tė bukur me trėndafila tė kuq. Unė ndėrkohė mendoja se do t’i ishte prishur njė ēikė qejfi qė kisha lindur vajzė, por ai nuk ishte mėrzitur absolutisht. Nė tufėn e trėndafilave kishte shkruar njė letėr: Tė na rrojė Rozafa. Kėshtu ia vendosi edhe emrin vajzės.
    Ju ka treguar Ndreka se si dhe kur vendosi t’i pėrkushtohet artit tė teatrit? Cilat janė fillimet e tij si aktor?
    Pėrnatė kur ishte student pėr pilot nė Jugosllavi kapėrcente murin dhe shkonte nė opera. Mė vonė, kur u kthye nė Shqipėri kėrkuan leje nė Komitetin Qendror e thanė: Kemi njė ushtar qė do tė kalojė nė teatrin e Ushtrisė dhe e kaluan atje. Atje ishte regjisore rusja Zina Andro. Sapo e pa ajo tha: Ky ėshtė talent. Pas dy-tre shfaqjesh kaloi nė Teatrin Popullor. Edhe regjisori i njohur rus Kriēko e vlerėsoi po ashtu Ndrekėn. Nė mes tė punės ai ia hoqi tjetėrkujt rolin e Jagos dhe ia dha Ndrekės dhe kishte tė drejtė.
    Cilėt kanė qenė ata njerėz qė e kanė pėrkrahur fillimisht nė rrugėn e tij artistike?
    S’ka pasur njeri ta ketė pėrkrahur pėrveē djersės sė ballit.
    Nė teatėr je i detyruar tė punosh me tė gjithė. Te Ndreka nuk ekzistonte absolutisht ndjenja e hakmarrjes dhe kur dikush i bėnte keq i thoshte drejt: po mė bie nė hak dhe tė nesėrmen nėse ai person bėnte ndonjė faj tė rrezikshėm te Ndreka ishte i vdekur ai faj. Ishte shumė zemėrmadh e fisnik.
    I ka shkuar ndonjėherė nė mend tė largohet nga Shqipėria?
    Asnjėherė. Atė s’e mendon as im bir. Edhe largimi i vajzės nė Amerikė qe rastėsi, sepse u martua atje. Por Ndreka ka pasur njė dėshirė tė ēmendur tė kishte njė rol nė Hollivud dhe tė shihte njė opera nė metropolitane. Mė thoshte shpesh me njė dėshirė tė ethshme: Mos vdeksha pa parė njė opera nė metropolitane. Por nuk mundi tė shohė.
    Me ēfarė i pėlqente tė merrej tjetėr pėrveē aktrimit?
    Muzikėn. Aq shumė mendonte. Pati njė kėnaqėsi tė jashtėzakonshme kur vuri nė skenė operėn “Toka jonė”, madje bėri dhe libretin e saj. Kaq shumė e donte muzikėn klasike. Nė shtėpinė tonė nuk dėgjohej muzikė e lehtė, vetėm arie dhe pjesė tė Beethovenit, Moxartit e me radhė. Operat i njihte nėpėr gishta. Nė bibliotekėn tonė janė gjithė libretet e operave, ndėrsa ariet i kėndonte. Edhe pse nuk kishte zė, kishte vesh pėr muzikė.
    Kishte ndonjė artist punėn e tė cilit e adhuronte dhe donte t’i ngjante?
    Kishte njė afeksion tė veēantė pėr aktorin anglez Lorenc Oliver, me tė cilin shkėmbeu dy kartolina, por vetėm kaq se koha nuk tė lejonte pėr mė shumė.
    Ēfarė sendesh tė pėrdoruara nga ai ruani edhe sot?
    Ashtu si ēdo familje ruajmė shumė gjėra. Biēikletėn e tij donim ta ruanim, por nuk di se si u zhduk. Ishte njė biēikletė karakteristike, pa pedale dhe e kohės sė paraluftės, tė cilėn ia kishim blerė Marie Logorecit.
    Si e kujtoni nė vitet e fundit tė jetės?
    Ka folur ku ka mundur njėlloj si Sali Berisha dhe po aq monologje i thoshte me vete. Nuk mendonte se do zgjaste kaq e do ishte kaq i dhimbshėm ky tranzicion. Nė tė njėjtėn kohė pati njė zhgėnjim tė madh. Shumė njerėz qė s’e meritonin hynin nė parti. Lanēoheshin shumė persona qė mund t’i kishin bėrė gjėmėn personave tė ndryshėm e tani shtireshin si demokratė. Kėtė ai s’e pranonte kurrė. Ai mendonte dhe kishte dėshirė tė bėnte dhe njėherė jetėn dhe punėn po aq, pavarėsisht se e ndjente qė ishte i sėmurė. Ai kishte kaluar disa infarkte, por mendonte si anglezėt: tė gjithė do vdesim, mbase njė ditė dhe unė e hipte majė biēikletės.
    Po nė momentet e fundit tė jetės si e kujtoni?
    Po ashtu. Ditėn e fundit bleu bukė dhe e solli nė shtėpi. Pse e bleve i thashė se kemi. Po ia ēoj komshies tha, atėherė dhe u ngjit deri nė katin e pestė. Futi brenda dhe biēikletėn, u shtri dhe pėr 10 minuta vdiq. Nė njė rast kur ishte duke ecur me biēikletė pėsoi njė infarkt dhe kaloi nė vdekje klinike.
    Kur shkova nė spital njė orė pas vdekjes klinike e pashė majė krevatit tė rrethuar me njerėz dhe duke mbajtur fjalime pėr demokracinė.



    tirana observer

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Ndrekė Luca



    NDREKĖ LUCA (2013) - Mevlan Shanaj

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •