Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    EveryWare
    Anėtarėsuar
    21-04-2005
    Vendndodhja
    Zürich
    Mosha
    57
    Postime
    15

    Post LDK feston 16 vjetorin e themelimit të saj

    Shkruan: Bardhyl Metaj

    Nė Lajmet e RTK-sė tė 23 dhjetorit, mysafir nė studio ishte analisti Ibrahim Berisha. Me rastin e gjashtėmbėdhjetė vjetorit tė themelimit tė kėsaj partie, ishte ftuar njeri ndėr themeluesit.
    Me tė drejtė, ngaqė, nė ato pak minuta interviste ishte vėshtirė tė thuhet mė shumė, seē tha z. Ibrahim Berisha. Por e keqja ishte se duke shpalua kujtime themeluesish, ai, kishte “harruar” kaq shpejt, shumėēka, nga ato tė paharrueshmet!
    Televizioni ka edhe atė forcėn e transportimit tė emocionit, tė klimės, gjestikulacionit e tė mimikės. Natyrisht se edhe kjo komponentė po e ndihmonte qė tė kuptohej mė drejtė, analisti nė fjalė, njėri ndėr themeluesit e LDK-sė… - kurse mua dhe shumė kujt, tė na e humbas apetitin...!

    Pėr cilat keqinterpretime ėshtė fjala?

    Kur analisti i nderuar deklaron dhe thotė ashtu siē e tha, qė “pėrveē Rugovės, asnjė nga themeluesit nuk ėshtė mė nė Kryesi tė LDK-sė...” dhe se „ata tė gjithė i janė kthyer profesionit…“, z. Berisha, sikur dėshironte tė imponojė komente dhe pėrfundime, e tė krijojė pėrshtypje tė cilat nuk qėndrojnė…! Krijohej pėrshtypja sikur kryetari Rugova tė kishte ndjek njė itenear spastrimesh permanente tė themeluesve...apo sikur aty s’kishte mė pse tė qėndroje, ēka tė jepje, pse tė sakrifikoje, d.m.th. nuk ia vlente barra qiranė, ishte vendnumėrim pas 93-ės, ishin “vitet e humbura”, etj...!
    Por kėto mund tė ishin vetėm pėrshtypjet e mija! Apo njė keqkuptim! Ngjanė, njerėz jemi.

    Por ēka u tha, e ēka nuk u tha, qė s’kishe si ta keqkuptoje?

    “Pėrveē Rugovės, asnjė nga themeluesit nuk ėshtė mė nė Kryesi tė LDK-sė..., ata (themeluesit), tė gjithė i janė kthyer profesionit…“?
    Tė ketė harruar kaq shpejt Ibrahim Berisha – atė, tė paharrueshmen? Tė mos e ketė pėrjetuar aspak, si njėri ndėr themeluesit e LDK-sė, si ish kolegė, si bashkėveprimtarė apo si njeri - atė komponentė tragjike, qė ka pėrcjell dhe ėshtė pjesė e historisė sė LDK-ėn? Se besoj? Pse harron ndėrkaq? Nuk e dijė!
    Por e dijė, se sikur tė kishin tė drejtėn tė jetojnė, edhe sot nė kryesi tė LDK-sė, bile si dorė e djathtė dhe e majtė e Presidentit Rugova, do tė ishin qė tė dy, Prof. Dr. Fehmi Agani dhe Xhemail Mustafa. Tė dy themelues tė LDK-sė. Dhe tė dy tė vrarė!
    Nuk dijė ndonjė rast, tė ketė zgjedh kush nė kėtė botė, qė ti kthehet profesionit nė kėtė mėnyrė – si i vrarė! E dijė se tė dy, kishin ēfarė ti japin edhe profesionit, edhe familjeve tė tyre, por edhe LDK-ės. Dhe ishin themelues! Dhe vepruan aty, bashkė e pandarė, deri nė frymė tė fundit. Me Rugovėn.
    Apo ka ndonjė tė vėrtetė tjetėr pėr Fehmi Aganin dhe Xhemail Mustafėn, tė cilėn nuk po e dijė unė dhe opinioni? Me siguri analisti Ibrahim Berisha, si njėri ndėr themeluesit, dinė mė shumė? Apo ndoshta ai dinė detaje dhe sipas tij, ka “themelues” dhe themelues? Tash, si i akomoduar pėr mė shumė se dhjetė vjet nė profesion ka mund tė nxjerr pėrfundime profesionale. Thonė se lypset distancė pėr analiza historike. Me tė drejtė, e besoj. Por nuk e dija, ndėrkaq, se edhe harresa ndihmon.

    Por unė nuk po kuptoja edhe shumėēka nga ato konkludime tė Ibrahim Berishės?
    S`po e kuptoja, pėrveē nėse vėrtet ka “themelues” dhe themelues, ngase aty nė LDK-ė dhe nė Parlament, ėshtė edhe zonja Nekibe Kelmendi. Anėtare e kryesisė sė parė tė LDK-ės. Bile anėtare kryesie, para se tė kooptohej nė atė kryesi edhe vetė Ibrahim Berisha (nė korrik tė vitit 1990, bashkė me dr.Rexhep Gjergjin, Anton Kolajn dhe tė ndjerin, Xhemail Mustafa)!

    Por nuk kam si tė mos pėrmend edhe ndonjė tjetėr, tė cilin z. Berisha si duket e ka harruar kur konkludon “vetminė aktuale” tė Presidentit Rugova dhe tė LDK-sė – vetminė pa “themeluesit e saj”...tė cilėt kanė shkuar e “i janė kthyer profesionit”.
    Mendoja se ishte njė mik i tij, prandaj s’kishte si ta harronte, se ku ka shkuar. Por do ta ndihmoj z.I. Berisha, meqė morra kėtė obligim qė t`ia pėrkujtojė - tė paharrueshmet.
    E kam fjalėn pėr Enver Malokun!
    I ndjeri, ishte ndoshta mė pak “fisnik”, sipas atij kriterit tė mbi theksuar “tė themeluesve”, por ai kishte punuar pandarė, prej fillimit, deri nė frymė tė fundit, njė punė dhe mision, qė pėr z. Berisha dhe disa prej themeluesve, edhe mund tė quhej apo kuptohej, si diēka qė nuk ia vlente barra qiranė, si njė vendnumėrim pas 93-ės, si “Vitet e humbura”, etj.

    Kaq. Unė mėsova shumė.
    Se kaq shpejt, ishte harruar shumėēka. Ndoshta kėshtu ėshtė profesionalizmi.
    Por tė jem edhe unė i shkurtė...dhe ti harroj sa pjesė tjera - po aq tė pa qėndrueshme... e tė thanuna nga analisti i nderuar me rastin e pėrvjetorit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės!

    Zürich, 29.12.2005

    Autori ėshtė Kolumnist i gazetės Java, Prishtinė

  2. #2
    EveryWare
    Anėtarėsuar
    21-04-2005
    Vendndodhja
    Zürich
    Mosha
    57
    Postime
    15

    Pse ėshtė ftuar Ibrahim Berisha

    ...ėshtė njė gabim i rėndė i Redaktorit tė lajmeve tė RTK-ės, qė ka ftuar pikėrisht z. Ibrahim Berisha...qėndrimet e tij diheshin...! Ai kur bjen konkludime mbi ēėshtje madhore siq janė ato mbi njė Lėvizje politike si LDK-ja - me rastin e njė pėrvjetori...niset nga prizmi personal...! LDK smė solli asgjė mua prandaj, ska bėrė gjė...!
    Asnjėherė mė parė nė histori, ēėshtja e Kosovės nuk ka qenė mė e ndėrkombėtarizuar dhe e shtruar mė drejtė...! Dhe ėshtė e kuptueshme pėr ēdo njeri me rezon normal se kjo ėshtė e lidhur me veprimtarinė e z. Rugova dhe LDK-nė...! Qysh mė 1992, nė dhjetor, dmth, vetėm dy vite pas themelimit tė LDK-sė, Presidenti Bush (Senior), pat bėrė atė deklaratėn e njohur si, "Kėrcėnimi i Kėrshėndellave" me tė cilėn e kėrcnonte Serbinė dhe Millosheviqin drejtėpėrdrejtė se nuk guxon tė "kalon vijėn e Kuqe" respektivisht tė nisej me armatėn Jugosllave drejt Kosovės. Deri atėherė nuk kishte ende njė solidaritet tė kėsaj shkalle zotimi e solidariteti, qė njė shtet si SHBA-tė, por qoftė edhe mė i vogėl, tė poziconohej apo edhe pėrcaktohej pėr tė hyrė nė luftė me serbine nėse sulmohej Kosova!

    Por ti kthehem edhe njė herė gabimit tė RTK-ės dhe I. Berishės: Nuk ftohet nė raste tė tilla solemne e Jubilesh njė kundėrshtar politik apo mohues...por nėse vetėm dėshirohet qasje kritike, atėherė duhej ftuar edhe ndonjėri nga udhėheqėsit e LDK-sė dhe ish themelues...qė tė kemi njė ballafiqim korekt, ta zėmė zonja Nekibe Kelmendi...etj!

Tema tė Ngjashme

  1. Shoqėria "Bashkimi" nė 100 vjetorin e saj.
    Nga Fiori nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-11-2010, 20:34
  2. Enada At' Nikolla feston 5-vjetorin e martesės nė Dardhė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 14:50
  3. “Radio Tirana” festoi sot 70 vjetorin e saj
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-11-2008, 21:39
  4. Vlora feston 60 vjetorin e clirimit tė saj
    Nga KoTeLja_VL nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-10-2004, 20:09

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •