Close

Rezultati i Sondazhit: Te shembet Mbikalimi?

Votues
108. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Te shembet, i kundraligjshem.

    41 37.96%
  • Mos shembet, i sherben Komunitetit.

    58 53.70%
  • Neutrale.

    9 8.33%
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 148
  1. #-19
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882

    Tė shembet mbikalimi tek Zogu i Zi?

    Sot KRRTSH mori vendimin qe mbikalimi Zogu i Zi te Shembet. Arsyet sipas oponences se eksperteve jane te shumta por qe populli i thjeshte veshtire ti kuptoje ato arsye.
    Dua ta thjeshtoj disi problemin dhe te pyes thjesht dhe sakte cilindo prej jush. A mendoni se duhet prishur ajo veper e cila nuk u ndertua as per PD as per PS apo duhet te vazhdoje te ndertohet?.

    Dito.

    Ps: Deri tani ne ate ndertim jane investuar 1 Milion Dollare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dito : 29-12-2005 mė 15:06

  2. #-18
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Nje pyetje kam o shoke

    Cfare mbikalimi behet fjale ? Ku te Zogu i Zi ? Ke do lidhe ky mbikalim ?

    ps: ne fakt u bene 3 pietje . sorry .
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  3. #-17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar mė parė nga PINK
    Nje pyetje kam o shoke

    Cfare mbikalimi behet fjale ? Ku te Zogu i Zi ? Ke do lidhe ky mbikalim ?

    ps: ne fakt u bene 3 pietje . sorry .

    O pink qe te dua shum po ta sqaron lala ty shpejt e shpejt .


    Tek zogu i zi eshte hyrja kryesore e makinave qe vijne nga (autostroda ) e Durresit per ne Tirane. Por kur vjen tek pika qe bashkohet me unazen e Tiranes ( ku dikur ka qene nje kryqezim i vogel )....
    makinat bllokohen dhe nuk i hapin rruge njeri tjetrit por kalon kush eshte me i forti ose kush ka kamion prandaj kane zgjeruar rrugen qe nga kthesa e kamzes e deri tek ish fabrika e cokollatave te kohes se Enverit qe ishin aq te mira dhe e kane bere me 4 korsi pra per kater makina dy vajtje dhe dy ardhje.

    pra fluksi i makinave qe dalin dhe hyjne per ne Tirane eshte shum i madh dhe po ashtu ai i unazes dhe si perfundim nuk kalon dot asnjeri prandaj kane filluar kete mbikalim pra ata qe vijne nga autostrada te kalojne nga siper dhe ata te unazes ta kalojne nga poshte, dhe qarkullimi te mos nderprpritet.

    deri ketu nuk-ku ka asgje te keqe por me ndryshimin e pushteteve pas zgjedhjeve pd-ja po kontrollon te gjitha lejet e ndertimeve e shum gjera te tjera per te luftuar korrupsionin sepse sic dihet keto ndertime behen me buxhetin e shtetit, dhe ketu lindin dy konflikte ai ekonomik dhe ai politik qe po ti sqaroj ne dy postime te ndryshme si me poshte.

  4. #-16
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Nuk do isha dakort ta shembin , madje do me vinte vertete keq , sepse po benin dicka te bukur . Ishte tamam nje zgjidhje per tere ate fluks makinash qe ndodhen tani . Edhe projekti ishte shume i bukur , dicka e thjeshte dhe shume i perdorshem .


    Si kuptoj nga njehere keta te qeverise tone

    "Po me uren c'kane me aman " -- mire e tha ai robi po kujt ......


    Gjynah po te shembet
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  5. #-15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Ana administrative dhe ekonomike

    1-Ky kalim eshte prone projekt dhe ndertim nen kompetencat e bashkise se TIRANES per rregullimin e territorit dhe fondet vijne nga taksa- paguesit

    2-per realizimin e saj bashkia duhet te beje nje tender dhe fituesi i saj duhet te derdhe 1% te vleres se objektit ne buxhetin e bashkise ndersa bashkia duhet te caktoje nje subjekt tjeter qe te kotrolloj zbatimin e objektit nga firma fituese , bashkia gjithashtu duhet te pajise me leje ndertimi ku te percaktohen afatet e punimeve firma pjesmarrese ne ndertim dhe shuma e akorduar per ndertim.

    3-por mbas kotrollit te policise se ndertimit rezulton qe Tenderi nuk eshte bere ose eshte bere i atille qe te fitoje firma qe po nderton dmth dikush i vene nga ish qeveritaret e meparshem.

    Rezulton gjithashtu qe firmma nuk ka realizuar derdhjen e 1% ne bashki gje qe do te thote se ose nuk ka paguar fare ose ja ka dhene dikujt ne dore ose me sakt ne xhep per ti dhene punen.

    Rezulton gjithashtu qe bashkia nuk-ku ka dhene leje ndertimi me preteksin se eshte nje ndertim i bashkise.

    Rezulton gjithashtu qe ajo firma ndertuese mun te bente cte donte pasi nuk kishte kush ta kotrollonte pasi bashkia nuk kishte caktuar nje te tille.
    cfar do te thot kjo qe ndertuesi ne vend qe te verre nje hekur te trashe i ve nje te holle dhe ne vend te vere cimento te cilesise se kerkuar ve nje te dobet dhe gjithashtu mund ta ndertoje me punetor te pa regjistruarpra cdo gje ne te zeze dhe leket e fitimeve ndahen ndermjet tyre.

    ndersa nga ana arkitektonike eshte pak e rende per vendin dhe betonin qe hidhet ne te dhe pallatet rreth saj jane ne rezik pasi jane shum afer me rrugen dhe lartesia e saj eshte sa kati i dyte dhe ne disa vende sa kati i trete.
    ana ekonomike eshte se deri tani jane hedhur shume leke dhe eshte derdhur shum beton,dhe perfundimisht dua te them se dicka duhet berre qe Tirana te zhvillohet normalisht , psh ne vend te urekalimit nga lart te germohej nga poshtedhe te behej nje kalim i nendheshem per unazen dhe ne siperfaqe te drejte per autostraden do ishte shum me estetike dhe funksionale gjithashtu pa rreziqe per kalimtaret pasi ajo zone eshte shum e populluar.

  6. #-14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Ana politike

    Problemi nisi si administrativ duke kerkuar lejet dhe leket e derdhura nga firma gje te cilat nuk egzistonin nga doli dhe perfundimi qe dikush ka perfituar duke marre leke nen dorepra hyre ne sferen e korupsionit dhe pergjegjes drejtperdrejt eshte kryetari i Bashkise se Tiranes gje qe nuk mund te pranohet nga ai dhe gjith PS-ja dhe kjjo solli si rrejedhim bllokim e punimeve dhe te rruges per ne Tirane, prandaj dhe Sala vendosi ta zgjidhi nyjen duke i rene me shpate dhe ndare ate ne dysh si nyja e napoleonit.

    Por nuk mbaron ketu pasi do jete ende i gjate diskutimi per te,

    Megjithate une votoj per nje projekt ku unaza te kaloj me nje tunel te nendheshem per ate pjese qe kryqezohet me rugen tjeter .
    Sa nenkalime kemi pare ketej nga jemi duket se do jet me funksionale.

  7. #-13
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Kete nuk arrij t'a kuptoj eshte dicka qe i duhet Tiranes , nuk ka lidhje as me Politiken , as me partite me asgje. Madje edhe per ta do ishte me e lehte se gjithe keto zgjedhje elektorale e dalje jashte Tiranes qe bejen "qeveritaret" tane , do ju nevojitej shume . Ata nuk fluturojne qe nuk ju hy ne pune projekti .

    Po mire thone "S'behet Shqiperia me Shqiptare " , u duhet nje dore e forte qe t'i shkundi mire ata atje siper qe vetem drejtojne gishtin dhe brenda nates gjithcka behet rrenoje .
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  8. #-12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar mė parė nga White_Angel
    Kete nuk arrij t'a kuptoj eshte dicka qe i duhet Tiranes , nuk ka lidhje as me Politiken , as me partite me asgje. Madje edhe per ta do ishte me e lehte se gjithe keto zgjedhje elektorale e dalje jashte Tiranes qe bejen "qeveritaret" tane , do ju nevojitej shume . Ata nuk fluturojne qe nuk ju hy ne pune projekti .

    Po mire thone "S'behet Shqiperia me Shqiptare " , u duhet nje dore e forte qe t'i shkundi mire ata atje siper qe vetem drejtojne gishtin dhe brenda nates gjithcka behet rrenoje .
    Ka lidhje ka sepse ne shqiperi para se te filloj puna per nje objekt ne fillim caktohet se kush do ta beje sa perqind do fitoj une sa ai e sa te tjerert pastaj ajo qe ngelet behen punimet dhe brenda disa vjetesh duhet te ribehen pasi jane bere keq.

  9. #-11
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Citim Postuar mė parė nga dardajan
    Ka lidhje ka sepse ne shqiperi para se te filloj puna per nje objekt ne fillim caktohet se kush do ta beje sa perqind do fitoj une sa ai e sa te tjerert pastaj ajo qe ngelet behen punimet dhe brenda disa vjetesh duhet te ribehen pasi jane bere keq.
    Ok ti marrin ato te shkreta leke se vetem per to po vritet e ka ngelur ky popull dhe ky vend germadhe , por te pakten nje gje qe e nisen ta cojne deri ne fund . Atyre me shume do ju kushtoje ta shembin se te vazhdojne punimet . Ajo do ishte dicka shume e bukur dhe e dobishme per te gjithe . Edi ashtu sic beri pallatet ngjyra-ngjyra , te bej edhe rruget . Ky popull nuk ka te drejte te cohet dhe te protestoj ashtu sic ben neper mitingje , te ngrihet edhe per keto qe lene ne mes pa perfunduar?



    Cfare duhet bere ne keto raste apo populli si gjithnje bishti i kavallit
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  10. #-10
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Arsyet, sipas oponences se eksperteve, jane 3. E para qe ky tip mbikalimi qe eshte projektuar nuk zgjidh problemet e trafikut, e dyta kushton jashtezakonisht shume dhe e treta ka nje estetike groteske dhe presupozohet se qytetaret e Tiranes do te duhej t'a duronin vizualisht per disa dhjetevjecare. Kete e thone arkitektet, njerezit qe (ne fushen e ndertimit) e kane te paret sensin e asaj qe do te jete.

    Se fundi, eshte dhe nje arsye -- Sipas Ligjit. Qe nuk ka leje ndertimi si objekt. Kjo mire, se mund t'u kete shpetuar burokrateve, por nuk kuptohet perse zoti kryetar, qe ne pamje te pare dhe ne pershtypje televizive jep deri dhe jeten per qytetaret e Tiranes, nuk ben nje mbledhje shpejt e shpejt dhe e pajis objektin me leje ndertimi.

    Prandaj, "populli vuan" nuk funksionon shume si tullumbace, se nqs vuajtja do te kishte reagim atehere komunistet duhet te ishin sterilizuar gjenetikisht.. po nga ky popull!
    Prektora

  11. #-9
    AdIdAs Maska e DoLpHiN
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453
    Une nuk kam shume informacion se sa i ligjshem eshte ai mbikalim...por nqs eshte shpenezuar nje shume aq e madhe lekesh deri tani me mire te vazhdoje.
    `That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...

  12. #-8
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Pse ne e paskemi ne dore ?

    Nejse meqe KRRTSH e mori vendimin votova te shembet edhe nje gje ajo me te vertete su ndertua as per PD as per PS po u ndertua per Edi Ramen.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  13. #-7
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Citim Postuar mė parė nga ClaY_MorE
    Pse ne e paskemi ne dore ?

    Nejse meqe KRRTSH e mori vendimin votova te shembet edhe nje gje ajo me te vertete su ndertua as per PD as per PS po u ndertua per Edi Ramen.

    Clay e perse u ndertua per Edi Ramen ajo? Edi do kaloj aty apo do ndertoj kasollen e vet ai aty . Do pagoje njeri dogane aty qe do i shkojne Edit ne banke ??

    Kete nuk arrij t'a kuptoj .
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  14. #-6
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Cool

    Citim Postuar mė parė nga White_Angel
    Clay e perse u ndertua per Edi Ramen ajo? Edi do kaloj aty apo do ndertoj kasollen e vet ai aty . Do pagoje njeri dogane aty qe do i shkojne Edit ne banke ??

    Kete nuk arrij t'a kuptoj .
    Donte tja paguante Qeveria pra i kerkoi qeverise (shembull 1.000.000) leke per projektin e gjen nje firme pa lishense pa asnje dokumentacion i jep (shembull 400.000) dhe firma fillon e nderton "projektin" te ashtu quajtur projekt.
    Ja edhe dogana del e paguar.

    Qeveria i kerkoi te pajiste dokumenttacionin e nevojshem ai nuk e paraqiti na vajti edhe ne gjykate e prap nuk beri gje.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  15. #-5
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Berisha me kete hata qe po ben tregon se si rruhet fare per popullin.Eshte zgjidhja me e keqe e mundshme per Shqiperine.Eshte Juda ,shejtani,djalli i misheruar ne njeri.
    Psh. Edhe per rekonstruimin e Kremlinit u akuzua ish-presidenti rus Jelsin ,qe kishte bashkepunuar me Bacollin tone dhe kishin bere korrupsion.Por asnje nuk vajti dhe prishi Kremlinin.

  16. #-4
    AdIdAs Maska e DoLpHiN
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453
    o popull nuk jeni ne parlament more...ju ziheni ata andej fryne xhepat...saper ate djallin e misheruar ne njeri qe thuhet me siper,nuk kam pare ndonje prove deri tani.kritikoni njehere ata engjejt qe kalonin me shume kohe ne Antalya me pushime e spyesnin ca behej ne shqiperi.kritikat behen te pakten pas 1 mandati dhe jo pas 100 ditesh.se PS ishte 8 vjet dhe nuk rregulloi gje.I genjeje policat me nje cimcakiz,me pak fjale korrupsioni ne max. nuk them se jane te mire keta te tjeret.po as te keqinj nuk u them dot se nuk kane filluar akoma. sa per mbikalimin me mire te mos e prishin se prape kane per ta bere se eshte e domosdoshme.le te jete pa leje.ketu eshte mbush gjithe shqiperia me ndertime pa leje po na prishka pune nje mbikalim pa leje qe fundja vetem lehteson trafikun .
    `That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...

  17. #-3
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Kesaj i thone REVANSHIZEM. E pashe tek ALSAT-i ne lajme dhe degjova turlifare arsyesh per pro dhe kunder.
    Njeri nuk ka bere analiza per kete mbikalim, ekspertet as qe permenden se eksistojne.
    Kjo ka te bejne me PD vs PS ose Rama vs Berisha.
    Ketu ishte fillimi i punimeve....
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  18. #-2
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Sa qef kane shqiptaret te ndertojne dhe pastaj te shembin .

    ps: Dardajano thx per sqarimin .
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  19. #-1
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anėtarėsuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Markel Bejdo

    Nenkalimi tek Zogu i Zi do te prishet. Ka qene ky vendimi i marre dje nga ana e Keshilli Kombetar i Rregullimit te Territorit te Republikes se Shqiperise. Gjate mbledhjes se djeshme eshte paraqitur dhe raporti i eksperteve te cilet kane bere kontrollin ne punimet e zhvilluara nga firma ndertuese. Ne perfundim te rezultateve eshte arritur ne konkluzionin se gjate punimeve jane bere shkelje te renda. Kreu i KRRTRSH-se, Sali Berisha, u shpreh dje se ne kete veper jane vene re elemente te qarte te papergjegjshmerise te cilat vene ne rrezik dhe jetet e njerezve. Pas konkluzionieve te eksperteve eshte bere dhe propozimi per anulimin e punimeve dhe prishjen e ndertimit te bere deri tani dhe kthimi i sheshit tek Zogu i Zi ne gjendjen e meparshme. "Ketu ka elemente te qarte te vendimit te papergjegjshem dhe korruptiv. Ka nje banditizem te paster, pushton pronen e tjetrit pa e shpronesuar. Jane shkelur ligjet kryesore te urbanistikes te konstruksionit dhe e tera fund e krye eshte nje praktike korruptive, e papergjegjshme. Te shfuqizojme kete vendim", u shpreh Berisha. Nderkohe, ministri i Puneve Publike, Trasportit dhe Telekomunikacionit, Lulzim Basha, i ka cilesuar si te pabaza deklaratat e Bashkise se Tiranes ndaj ketij problemi. Sipas tij, per te fshehur transparencen, bashkia ka nxjerre si justifikim se nderhyrja per zbatimin e ligjit eshte nje shkelje e autonomise se pushtetit lokal. "Refuzimi per te qene transparent para instancave perkatese duke e justifikuar si nderhyrje ne autonomine e pushtetit vendor eshte sa qesharak dhe i pabaze sepse shohim sepse vazhdimisht po perdoret si alibi politike. Ne fund te fundit, koston e paguan qytetari", u shpreh Basha.

    Ekspertet

    Grupi i eksperteve, i cili ekzaminoi projektin e nenkalimit dhe ndertimin e bere ne terren, kakonkluduar se punimet jane jashte standardeve te kerkuara. Nga ekspertiza e bere tek Zogu i Zi, ekspertet kane dale ne perfundimin se ndertimi i nenkalimit ne kete segment nuk eshte i nevojshem dhe ndertimi i tij nuk lejon qarkullimin e lirshem te automjeteve ne te gjitha kahet. Lidhur me zgjidhjen e problemit te qarkullimit ne kete nyje, ekspertet kane arritur ne perfundimin se rikthimi ne gjendjen e meparshme me nje rrethrrotullim nuk do te krijoje probleme. "Perzgjedhja e nyjes me disnivel nuk justifikohet pasi nuk garanton levizje totalisht te lire ne drejtimet e percaktuara. Nuk vertetohet qe ne Zogun e Zi te kete bllokim trafiku qe te te diktoje trafikun ne zgjidhje me shume nivele. Fluksi i trafikut mund te menaxhohet me rrethrrotullim me nje nivel", u shpreh nje nga ekspertet.

    Masat

    Sheshi tek Zogu i Zi do te rikthehet ne gjendjen e meparshme pas vendimit te djeshem te KRRTRSh-se. Pas rehabilitimit te tij do te jete nje konkurs i cili do te vendose per nje zgjidhje me te mire dhe bashkekohore per kete nyje rrugore. Kryeministri Sali Berisha deklaroi gjate mbledhjes se do te zhvillohet nje konkurs i hapur ku do te kene te drejte te marrin pjese firmat vendase dhe te huaja.

    "Jo me nje studio te porositur por ku te konkurrojne studio vendi dhe po te jete e nevojshme, studio te huaja. Te rishqyrtohet me shpejtesi problemi i ndotjes. Eksperte nga me te shquarit te rrugeve dhe te trafikut pohojne se rrethrrotullimi eshte i mjaftueshem per te zgjidhur te gjitha problemet", u shpreh Berisha.

    Nderkohe, pritet qe per firmen e ndertimit dhe personat pergjegjes te cilet kane lejuar shkeljet e konstatuara ne kete projekt do te cohen per ndjekje penale. Kreu i ekzekutivit shqiptar ka kerkuar qe grupi i eksperteve te beje relacionin perkates prane Policise Ndertimore e cila me pas do te coje per ndjekje penale personat pergjegjes. "Grupi i eksperteve t'i kerkoje Policise Ndertimore qe te jape per ndjekje penale ata te cilet kane bashkepunuar ne kete krim te vertete urbanistik", u shpreh Berisha.


    Mare nga gazeta koha jone.

  20. #0
    SPHINX
    Anėtarėsuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835

    Nje pyetje kisha une

    Investimi deri tani eshte $ 1 mill. dhe 6 veta thone le ta shembin. Qenkan lekat me shumice nga Shqiperia.

    Ne kete moment pas ketij investimi qe per Shqiperine nuk me duket i vogel; e mira eshte le te ndertohet. Po qe se e vetmja pengese nga ana arkitektoriale (nuk e di ne eshte fjale) eshte se nuk duket bukur dua te them qe ne shqiptaret shquhemi si "Dhi e zgjebur me bishtin perpjete". Nqse nga ana ekonomike ka leka te mbarohet projekti le te mbarohet pastaj le t'i gjejne lekat qe jane vjedhur. Po qe se nje pjese e lekave eshte vjedhur le t'i ndalojne punimet ata qe kishin per t'i mbushur xhepat i kane mbushur.

    Ngjarje te ketilla pas 13 vjet "demokracie" dhe premtimesh per "tranzicion te bute" te bejne te mendosh:

    Ja do kthehem ne Shqiperi qe te ndihmoj ne rindertim; po xhepat e kujt duhet te mbush? Po kur te behen zgjedhjet do duhet te mbush xhepa te tjera?

    Mbikalimi eshte per POPULLIN, po kush te le te besh gje per popullin kur dalin beteja personale.
    Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
    WCC 2006 ITALY

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-12-2010, 09:54
  2. Rinas, shtatorja e Nėnė Terezės rrezikon tė shembet
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 01-02-2010, 11:24
  3. Gjirokastėr, shembet pallati. 3 banorė nėn rrėnoja, mes tyre njė fėmijė
    Nga Jack Watson nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 13-11-2008, 04:27
  4. Kushtetuesja: Vendimi i qeverisė pėr prishjen e mbikalimit antikushtetues
    Nga Gunnar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 247
    Postimi i Fundit: 18-01-2008, 12:05
  5. Moskė: Shembet ēatia e tregut, 100 tė vdekur
    Nga TikTak nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-03-2007, 22:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •