Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 19
  1. #1
    i pavdekshem Maska e mystery-guy
    Antarsuar
    16-08-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    63

    Pse egziston vetëvrasja?

    Se di se ku e kam lexuar ne nje artikull per psikologjine ku thoshte se: - Njeriu nuk ka kurre arsye te mjaftueshme per te vrare veten.

    Une mendoj se aresyeja e vetme per te vrare veten eshte per te ndaluar nje vuajtje te vazhdueshme dhe te pasherueshme qe heret a vone do te te coje ne vdekje te pashmangshme.

    Do te doja te bashkebisedoja me ju rreth kesaj ceshtjeje.
    Lux Aeterna....!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    17-03-2005
    Postime
    359
    Citim Postuar m par nga mystery-guy
    Se di se ku e kam lexuar ne nje artikull per psikologjine ku thoshte se: - Njeriu nuk ka kurre arsye te mjaftueshme per te vrare veten.

    Edhe une them se nuk ka arsye.

  3. #3
    Perjashtuar
    Antarsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Une do jap shpjegimin tim empirik joprofesional: Vetevrasja eshte rrjedhoje depresioni ne forme shume te rende.

    Depresioni u ndodh atyre qe kuptojne se aktualiteti nuk i pergjigjet aspiratave. Keta njerez humbin cdo shprese qe gjendja e tyre t'u afrohet ndonjehere ketyre aspiratave.

    Si rrjedhoje heqin dore nga perpjekjet per te realizuar deshirat e tyre. Ne te njejten kohe nuk ulin nivelin e deshirave te cilat mund te jene objektivisht teper te larta.

    O ulen aspiratat, o shtohen perpjekjet.

  4. #4
    me 40 hajdut Maska e alibaba
    Antarsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Mosha
    34
    Postime
    5,644
    Vetvrasja eshte nje sjellje e mesuar, gjithsesi ata qe bejne vetvrasje kane degjuar ndonjehere per dikend qe ka bere veprim te ngjashem, dhe mbase mundohen qe te identifikohen me te.Ky identifikim ndodh per shkak te ligesise shpirterore dhe gjithashtu per shkak te raporteve te çrregulluara ne familje.
    Perndryshe, nese nje njeri nuk ka degjuar kurre per vetvrasjen, atij as qe i shkon mendja per diçka te tille.

  5. #5
    Perjashtuar Maska e DoLpHiN
    Antarsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453
    Sipas sociologut te njohur Emile Durkheim ekzistojne 4 lloje vetevrasjesh.
    1:Vetevrasja egoistike
    Ndodh kur lidhjet e individit me nje grup shoqeror dobesohen ose keputen fare,ose kur nje individ eshte i izoluar nga shoqeria perreth.
    2:Vetevrasja anomike
    Ndodh kur ne jeten e nje individi ndodhin ndryshime te papritura ose kur personi nuk arrin qellimet qe ka pasur.psh kur nje person eshte ne krize ekonomike
    3:Vetevrasja altruistike
    Ndodh kur nje person e vlereson shoqerine me shume se veten.Ne keto raste personi sakrifikon per `dicka te mire`.psh kamikazet japoneze.
    4:Vetevrasja fatalistike
    Ndodh kur nje person eshte i mbi-vleresuar dhe mbi-rregulluar nga shoqeria.
    Ne kete rast personi ndihet i pafuqishem perballe shoqerise dhe i duket sikur nuk eshte i afte te beje dicka per veten.

  6. #6
    PimpetT (paj ) ;) Maska e __SwEeT_GirL__
    Antarsuar
    18-09-2005
    Vendndodhja
    somewherE
    Postime
    576
    Ekziston se njerezit skan tru ene karakter te forte me perballu jeten me situatat e saj... plus qe edhe ca revultohen per momentin ene nuk jane ne gjendje te llogjikojne....

    Citim Postuar m par nga mystery_guy
    Njeriu nuk ka kurre arsye te mjaftueshme per te vrare veten.
    shume dakort me kete shprehjen....
    * I DiDnT asK 2 B AlbaNiaN...I JuSt GoT LuckY ♥ *

    CrosiN Da Dead LiNe...Y


  7. #7
    Vetevrasja eshte dobesi. Ne Kuran eshte e qartesuar qe kush merr jeten e vet denohet me ferr. Keto llafe mund te duken qesharape per ke i lexon apo per ke nuk ka orientim fetar ama vete fakti qe per dem karshi vetes inspirohet nje denim eshte pozitivisht. Fundja fundit kush merr jeten e vet duhet ta kete karakterin e hekurt. Une personalisht s'arrij te kem guxim te tille.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  8. #8
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Antarsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Vetevrsja eshte nje metode e VRASJES........

  9. #9
    Hey, how do i look? Maska e Aragorn I
    Antarsuar
    20-09-2003
    Vendndodhja
    Your five years in solitary confinement are at an end. You've paid part of your debt to France.
    Mosha
    39
    Postime
    324
    Vetevrasja eshte lodhje. Kur njeriu lodhet nga jeta, (dhe ktu nuk behet fjale per lodhje te zakonshme) kerkon te pushoje. Ne terma me pak metaforike them se vetevrasja eshte nje 'mind frame' ose stance ne te cilen njeriu bie. Nuk eshte e mundur te shpjegosh ne nje paragraf se c'fare fenomeni psikollogjik vetevrasja eshte.

    Dhimbjet njerezore mund ta kthejne njeriun kundrejt vetes, por prape, cuditerisht, njeriu e gjen fuqine ti kaloje ato. Jane nevojat njerezore, (nevoja te ndihesh i deshiruar, i rendesishme, suksesi [ndoshta me kryesori, pasi lidhet direkt me moralin e njeriut] etj etj) kur ato nuk plotesohen, atehere e lodhin njeriun deri ne piken vete-shkatruese.
    Nga halli,
    derrit i thuhet dajo.

    Ndjes past nna e shtrenjt..
    Sa shum vllezr paska patur!

  10. #10
    apkene... Maska e Arbresha
    Antarsuar
    12-03-2003
    Vendndodhja
    Underneath the tears of the Sun...!!!
    Postime
    260
    Citim Postuar m par nga mystery-guy
    Se di se ku e kam lexuar ne nje artikull per psikologjine ku thoshte se: - Njeriu nuk ka kurre arsye te mjaftueshme per te vrare veten.

    Une mendoj se aresyeja e vetme per te vrare veten eshte per te ndaluar nje vuajtje te vazhdueshme dhe te pasherueshme qe heret a vone do te te coje ne vdekje te pashmangshme.

    Do te doja te bashkebisedoja me ju rreth kesaj ceshtjeje.
    Jam plotesisht dakort me mendimin tend.
    Shum njerz nuk e durojne dhimbjen sidomos nese ajo eshte shpirterore. Ajo te dergon ne nje pik kritike depresioni ku e vetmja shpres eshte vdekja.

  11. #11
    i pavdekshem Maska e mystery-guy
    Antarsuar
    16-08-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    63
    Vetvrasja eshte zgjidhja me e deshperuar qe mund te bejme. Po ti japim ca kohe vetvetes dhe te mendohemi mire perpara se ta kryejme do ta shikojme qe nuk eshte zgjidhja me e mire.
    Lux Aeterna....!

  12. #12
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    19-06-2004
    Postime
    3,774
    Citim Postuar m par nga mystery-guy
    Se di se ku e kam lexuar ne nje artikull per psikologjine ku thoshte se: - Njeriu nuk ka kurre arsye te mjaftueshme per te vrare veten.

    Une mendoj se aresyeja e vetme per te vrare veten eshte per te ndaluar nje vuajtje te vazhdueshme dhe te pasherueshme qe heret a vone do te te coje ne vdekje te pashmangshme.

    Do te doja te bashkebisedoja me ju rreth kesaj ceshtjeje.

    zoti ka krijuar zgjidhje te pafundme per nje problem te caktuar, vetvrasja eshte nje forme e kamufluar e disfatizmit tek njerzit e dobet qe nuk kane kurre guxim te marrin ne dore drejtimin e jetes te tyre

    nje nga metodat per te patur ekuiliber te plote mendor ne jete(qe te mban larg vetvrasjes) eshte edhe balanca e plote mendore dhe nje balance e tille arrihet vetem duke bere praktike te sinqerte spirituale,

    te tjerat jane llafollogji akademike ,ose muhabete kafenesh per te kaluar kohen

  13. #13
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    02-09-2002
    Vendndodhja
    Myslym Shyri
    Mosha
    37
    Postime
    645
    Une them vetvrasja existon kur personi eshte weak individual edhe e shikon jeten pa-kuptim. Plus qe ose mund te besojn shume ne zot, ose nuk besojn fare.

  14. #14
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Antarsuar
    10-05-2002
    Mosha
    39
    Postime
    1,451
    Citim Postuar m par nga mystery-guy
    Une mendoj se aresyeja e vetme per te vrare veten eshte per te ndaluar nje vuajtje te vazhdueshme dhe te pasherueshme qe heret a vone do te te coje ne vdekje te pashmangshme.

    .
    Dhe une jam dakort me kete .. disa njerez thjesht nuk mund ti bejne balle vuajtjeve dhe heqin dore pergjithmone se perpjekuri ...

  15. #15
    ................
    Antarsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Vetvrasja, sht nj moment skicofrenie...e kushtzuar n shum raste.
    Njeriu q arrin deri aty, sheh dhe analizon jetn e tij deri n at ast, me t mirat e t kqiat q ka kaluar dhe n shumn totale t nxjerr nga matematika e jets, difiiti sht i madh dhe i paprballueshm.
    Nuk sht e vrtet q vetm ata q jan t dobt kryejn aktin e vetvrasjes.
    Po ju jap nj shmbull q ndodhi jo shum jav m par.
    Nj 50 vjear, baba i tre fmijve, me pun t mir si ai dhe e shoqja, i hodhi benzin vetes dhe i ndezi shkrepsen duke u djegur n 70% t trupit, aq sa pr n Shqipri, i nisn arkivolin vetm me njrin krah.
    Njeri i respektuar dhe i dashur me t gjith, familjar shmbullor, puntor dhe i qet, i ardhur prej 12 vjetsh n USA...far e detyroi ti jap fund kaq tragjik...asnj nuk e di ve tij...por ja q i dha fund.
    Nuk mund ta quaj kurr psikopat apo njeri t dobt, sepse edhe pse nuk e njihja s afrmi, jan shokt e tij q tregojn cilsit e atij personi.

  16. #16
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Antarsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Une them qe per mendimin tim vetvrasja vjen kur njeriu nuk mund te aryetoje me ne menyre llogjike per boten qe e rrethon, dhe ky zhgenjim nga ambienti perqark si dhe arritja e nje stadi mbipotent i forcave te brendshme con ne nje perplasje botekuptimi me realitetin. Qe ketu vjen deshperimi, mungesa e motivimit te metejshem te vetvetes, humbja e qellimit per ekzistence si dhe mbingopja arsyetuese. Vetevrasja eshte stacioni i fundit llogjik i ketij procesi.

    Ky eshte mednimi im.

    Dhe nje gje tjeter, vetevrasja eshte me e perhapur tek intelektualet dhe njerezit e shkolluar te cilet e kane me te lehte ekskursionin e jetes drejt fundit irracional dhe te pashprese, drejt asgjese dhe pamundesise per shpetim.

  17. #17
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    19-06-2003
    Postime
    2,808
    Letra e shkruajtur nga Ervis Qole (26 vjec nga Patosi) para se te hidhej nga kati i 17 ne Toronto.


    “Më fal, mama! Që të erdha në arkivol! E ndjej veten fajtor e zemrën e kam të mbushur nga hidhërimi! Nuk duhej ta kisha bërë atë fluturim ekstrem...Përse ta dërrmova zemrën? Sytë pse t’i përskuqa nga ngashërimi i tmerrshëm? E çfarë katili paskam qenë, që të shndërrova kështu, në një grusht mishi dhe kockash?! Nuk më shikon? Jam unë, Ervisi yt, 26-vjeçar, i papunë dhe pa letra! Shpirt i bardhë që nuk gjeti qetësi! Kam hapur krahët e fluturoj si një zog në këtë hapësirë të gënjeshtërt! Papritur bëra zbulimin e madh. Gjithçka qenka e gënjeshtërt! Nuk ia vlen të jetohet! Rroftë vetëvrasja! Ky akt trimëror dhe me plot kuptim. Nuk duhej të isha treguar kaq shumë i dhënë pas emocioneve të mia! Nuk duhej të të kisha lënë kështu në mes të rrugës. Megjithëse më sheh të gozhduar në arkivol, (nuk të lanë t’a hapje arkivolin), jam ulur para teje në gjunjë e të kërkoj FALJE! Më fal, mama! Për pjesën time të gabimit! Dhe jo për gabimin e të tjerëve! Jo për gabimin e burokratit të zyrës se emigracionit që nuk më jepte letrat! Jo për gabimin e maskarait që më rrëmbeu mijëra dollarë për të ardhur këtu në mënyrë ilegale! Jo për gabimin e kanadezit, që nuk më merrte në punë, pa eksperiencën e nevojshme! Më fal, mama, për pjesën time të vockël! Unë duhej të kisha menduar për ty. Kjo muzikë më rrënqeth ende lëkurën! Megjithëse nuk ekzistoj! Pi një shishe birrë të zbrazur edhe një herë nga e para. Ende ëndërroj për një vajzë që nuk më deshi, por unë ende e dua, edhe përtej vdekjes sime. Më fal, mama! Jam biri yt plangprishës, që iku pa lejen tënde në botën tjetër! Jam fajtor. Jam kriminel. Kam kryer një krim makabër. Vrava zemrën tënde të pafajshme, o zemra ime, që nuk do të kesh qetësi e lotët do t’i shterësh veçse në varrin tim. U mallkofsha e u harrofsha! Më mbuloftë balta sa më shpejt e më trettë dheu, por s’duhej ta kisha bërë këtë: të bëja ty të vuaje! Duhej të isha përleshur me këtë jetë mizerje dhëmbë për dhëmbë! Duhej të isha shndërruar në Sizif që duron çfarëdo lloj torture e jo të hidhesha nga ballkoni, si një letër pa vlerë. Mama! A do të më falësh?”



  18. #18
    Perjashtuar
    Antarsuar
    25-02-2006
    Postime
    17

    re

    Vetvrasja si dukuri ose fenomen esht e pashpjegushme dhe shkenca ska aritur ta gjej akoma procesin qe shtyn njeriun te arrij deri ne kete veprim sublim .
    po vetevrasja nuk esht vetem shkencore dhe ska te bej vetem me trurin ne njeanshmeri .
    esht nji nga dukurit sociale me te forta dhe karakterizuse te kapitalizmit ose modernizimit te jetes humane .
    menyra e jeteses ka ardhur gjithmon duke ndryshuar dhe duke shkuar drejt me se keqes per shum njerez ne bot .
    si e dini shum nga ju ktu jeta sot esht nji absurditet dhe nji udh pa krye ku secili ecen ne terr ose ka shum veshtiresi per te gjetur driten ose pishtarin qe do ja ndrioj rugen drejt ciklit te jetes .
    shum te rinj sot ose te tjer jetojn duke kaluar nga njeri zhgenjim ne tjetrin qoft shpirteror ekonomik ose shoqeror .
    te gjitha keto te mbledhura bashk shkaktojn bllokimin e trurit dhe procesit motorik .
    pra njeriu arin ne nji pik nga ku ska rugdalje nese nuk trajtohet ne koh nga psikologet .
    sepse personi qe kryen vetvrasje mendon se jeta e vet ska rugdalje dhe se ai ka lind per te vuajtur nji vuajtje te pambarushme .
    shum vetrasje behen per shkaqe dashurie per shkaqe stresi ose pozicioni social ose ngaqe sistemi shoqeror ushtron shum dhun psikologjike mbi individa te veant qe kan mentalitet ose psiqik jo rezistente ndaj dukurive shoqerore.
    ka edhe vetvrasjen me vetedije ose me an te droges psikologjike si mund te quhet ideologjia qoft partiake fetare ose qe kryhet ne emer te nji ideali qoft ky edhe utopik .
    si esht rasti i sotem i kamikazeve dhe keni gjithashtu rastet e meparshme gjat luftes se dyt boterore aviatoret japonez qe shkaktuan tmer ne floten amerikane duke sakrifikuar jeten ne emer te patriotizmit .

    por gjithmon vetvrasja ne me te shumten e dukurive i perket kategoris se njerzve me mental te dobet ose atyre qe kan pasur shok te tmershem ne jet qoft gjat femijeris ose gjat nji periudhe te jetes .
    e vetmja menyr qe ekziston per ti kuruar ose per tju dhen shpres esht psikoanaliza dhe ndihma e shoqeris por fakti qe ka vetvrasje tregon qe shoqeria e sotme e injoron individin pra e le te vdesi :-)

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e hysnib
    Antarsuar
    13-02-2006
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    41
    Vetvrasja sht nj duel me nj njri t paarmatosur.
    M shum i dua njerzit me nj gabim se me dy ftyra.

Tema t Ngjashme

  1. A egziston nje sens i gjashte?
    Nga Enush n forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Prgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-01-2010, 19:23
  2. A egziston shtypi i lir n Shqipri?
    Nga Homza n forumin Kultur demokratike
    Prgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 04-06-2009, 08:10
  3. A egziston ndonje Program per te ndryshu IP address ?
    Nga Kannanni n forumin Rrjeti kompjuterik
    Prgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 02-06-2004, 23:31
  4. A egziston paqja e vertete?
    Nga The Hobbit n forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Prgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 19-09-2002, 19:13

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •