Rauli del prej loje hyn Gutti dhe fiton Reali haha
Rauli del prej loje hyn Gutti dhe fiton Reali haha
Raul njëri ndër futbollistët më të mirë në botë është Raul Gonzales per mendimin tim , e jo do futbollsitë që një edicion luajn mirë pastaj humbin krejt dhe dikush i quajn futbollistët më të mirë
![]()
1.Arsenal
20.Tottenham
E kam pelqy Raulin edhe e pelqej akoma, megjithese tani e ka humb icik ate formen e mire dhe titullin e liderit te padiskutueshem.
Sic e tha dhe njeri me lart, Rudi i eshte fut ne kthese dhe besoj se shume shpejt do ta kaloje...
If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.
RAUL-i eshte LEGENDA e Realit Edhe Pa Te Reali Nuk Kish Me U Kun Ketu Ku Eshte
Raul nje lojtar qw mban shum rekorde personale dhe me klubin ma i miri asht the best player
Real Madrid Forever
E klubit
• Liga Spanjolle (5): 1995, 1997, 2001, 2003 dhe 2007
• Super Kupa Spanjolle (3): 1997, 2001 dhe 2003
• Liga e Kampionëve të UEFA-s (3): 1998, 2000 dhe 2002
• Super Kupa Evropiane (1): 2002
• Kupa Ndërkombëtare (2): 1998 deh 2002
Individuale
• Trofeu Pichichi: 1999 dhe 2001
• Kupa “Copa de Su Majestad el Rey Top Scorer: 2003-2004
• Lojtari Spanjoll i Vitit: sezoni 1996-97
• Shpërblimi i UEFA-s për sulmuesin më të mirë: 2000, 2001dhe 2003
• Kupa ndërkombëtare për lojtarin më të mirë të lojës: 1998
• Golashënuesi më i mirë i botës nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikës së futbollit: 1999
• Lojtari më i shquar spanjoll: 2000
• Golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve të UEFAS: 1999-2000, 2000-2001
• Medalja e Artë e Royal Order-it për Merita në Sport: 2006
• Këpuca e Bronztë e Evropës: 1999, 2001
• Lojtari i vitit në mbarë botën nga FIFA, çmimi i bronztë: 2001
• Futbollisti Evropian i Vitit, çmimi i argjendtë: 2001
Ja Shperblimet E Spanjollit
Sukseset:
• Më 27 mars, 1999, në lojën kundër Austrisë shënoi golin e 800 në historinë e ekipit kombëtar të Spanjës
• Më 7 shtator, 2002, kundër Greqisë shënoi golin e 900-të në historinë e skuadrës kombëtare të Spanjës
• Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në kombëtaren spanjolle
• Më së shumti lojë për një lojtar anësor në kombëtaren spanjolle
• Golashënuesi më aktiv në Ligën Profesionale Spanjolle
• Më së shumti lojë në Ligën e Kampionëve të UEFA-së
• Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve të UEFA-s, me gjithsejtë 56 gola të shënuara
• 2 gola të shënuara në 3 finale të Ligës së Kampionëve të UEFA-së
• Lojtari me më së shumti gola kundër Barcelonës në historinë e Real Madridit (10 gola).
• Për 30 muaj të tërë ai nuk ka marrë asnjë faull asnjëherë dhe nuk është larguar asnjëherë nga loja në nivel profesional
• I teti me radhë në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të Ligës Spanjolle (188)
Jeta private
Rauli posedon mënyrën e veçantë për të festuar golin e shënuar, duke i dhuruar nga një puthje unazës së martesës për çdo gol të shënuar, si shenjë falënderimi ndaj bashkëshortes së tij, Mamen Sanz. Ky çift ka katër djem: Jorge-në ( i lindur 25 shkurt, 2000), i pagëzuar pas Jorge Valdano-s, Hugo-n (20.11.2002) i pagëzuar pas heroit të fëmijërisë së Raulit, Hugo Sanchez-it dhe binjakët Hector-in dhe Mateo-n (17.11.2005). Atij i pëlqen të lexojë, sidomos librat e Arturo Perez Reverte-s dhe të dëgjoj muzikë spanjolle të zhanreve të ndryshme. Gjithashtu i pëlqen gjuetia dhe të shikojë ndeshjet me dema.
Krijoni Kontakt