Raul shënon hat-trick në fitoren e Schalke
Raul ka shënuar hat-trick për të ndihmuar ekipin e tij Schalke të shënojë fitore bindëre prej 4-0 ndaj Werderit në derbin e Bundesligës.
Serinë e golave për ekipin e trajnerit Felix Magath e filloi ish-lojtari i Real Madridit, Christian Metzelder pas 28 minutash lojë, ndërsa ish-bashkëlojtari i tij te klubi spanjoll, Raul, dyfishoi epërsinë për ekpin vendas në fund të pjesës së parë.
Legjenda e Realit shënoi edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë (56’ dhe 71’) për të vulosur fitoren e lartë të Schalke dhe fundosjen e Werder Bremenit.
Goli i tretë ishte maestral , shikojeni :
Krijoni Kontakt