Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 68
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Raúl González

    Që do të shkruante diçka në historinë e Ligës së Kampioneve, ishte e parashikueshme lehtë, teksa Raul Gonzales debutonte në këtë veprimtari në moshën 18-vjeçare, me fanellën e Realit të Madridit. Ishte 10 tetori i vitit 1995, kur në takimin Real Madrid - Ferencvarosh 6-2, Raul do të habiste të gjithë me një tripletë, ende historike në "Santiago Bernabeu". Gjithsesi, talenti spanjoll nuk e kishte menduar kurrë, se pas dhjetë vitesh do të shënonte golin e 50-të në Champions, duke kaluar Alfredo di Stefanon dhe duke u bërë futbollisti që ka shënuar më shumë në këtë veprimtari. Ndodhi gjithçka shumë thjesht, të paktën në dukje.

    Devid Bekham ka dhënë një kros të telekomenduar dhe ai, Raul Gonzales Blanko, ka kërcyer si duhet, duke shënuar me kokë. Kaq mjafton, topi kalon shpinën e portierit të Olimpiakosit dhe spanjolli mund të festojë rekordin. Rekordi i Di Stefanos, me 49 gola, ishte vënë në vitin 1949. Ndoshta dikush do të thotë se në Ligën e Kampioneve të dikurshme nuk luhej kaq shpesh. Por, nga ana tjetër, në kohët moderne është më e vështirë të shënosh. Sidomos ashtu siç ka bërë Rauli, 50 gola në 99 ndeshje. Duket qartë që Europa i jep stimuj kapitenit të Realit dhe kombëtares spanjolle, por edhe në Primera Divizion nuk bën shaka. Rauli deri tani ka luajtur 391 ndeshje të kampionatin spanjoll dhe ka shënuar 178 gola, në Kupën e Mbretit ka shënuar 15 gola në 32 ndeshje, ndërsa me kombëtaren spanjolle në 88 takime ka gjetur 42 herë rrugën e golit.

    Por e veçanta është se këtë futbollist shpeshherë e mbulojnë kritikat dhe vihet në diskutim, por ai si gjithmonë nuk flet, por përgjigjet me gola. Eshtë e vështirë të Spanja të gjejë një shënues me cilësitë e tij. Raulin e krahasojnë me Del Pieron te Juventusi. Karakteristika të ngjashme si në fushën e lojës, ashtu edhe jashtë saj. Janë kapitenë të kritikuar që dinë të pranojnë edhe stolin pa polemizuar. Rauli është tre vjet më i vogël se "Pinturikio" dhe ka shënuar më shumë se ai, por nuk ka vuajtur aq dëmtime se italiani. Por kjo është një histori tjetër. E tashmja e sheh Raulin të luajë mes "galaktikëve" Ronaldo, Bekham, Baptista dhe Robinjo.

    Dhe të mendosh që përpara fillimit të sezonit, një e përditshme e famshme në Spanjë shkruante për kapitenin e Realit: "Edhe pse ka shënuar 250 gola me "merengesët", duhet të luftojë për një vend titullari." Ndoshta kishin harruar që Rauli ka fituar tri herë Ligën e Kampioneve, dy herë Kupën Interkontinentale, katër herë titullin kampion, tri herë Superkupën e Europës dhe tri herë Kupën e Mbretit." Në këtë sezon ka shënuar tre gola në pesë ndeshje të luajtura në Primera Divizion dhe një gol në Ligën e Kampioneve. Goli ndaj Olimpiakosit ishte shumë i rëndësishëm për të, sepse golin e fundit në Europë e kishte shënuar rreth një vit më parë, në Leverkusen më 23 nëntor.

    Pasi ka kaluar Di Stefanon, dy duken kundërshtarët më të rrezikshëm për Raulin në objektivin e tij për të qenë shënuesi numër 1 i Championsit. I parë quhet Andrij Shevçenko me 46 gola, ndërsa i dyti është Van Nistëlroi. Ky i fundit ka një mesatare shënimi në Ligën e Kampioneve, thjesht të frikshme. Sulmuesi holandez i Mançesterit, në 58 ndeshje të luajtura, ka shënuar plot 47 gola, vetëm tre larg Raulit. Sfida është e hapur, sepse ka ende ndeshje për t'u luajtur në këtë edicion të Ligës së Kampioneve dhe skuadrat e Raulit, Shevës dhe Van Nistëlroit synojnë ta fitojnë këtë veprimtari. Kësisoj, kanë nevojë për golat e sulmuesve të tyre. Janë të tre në formë, të tre kanë eksperiencën e duhur dhe famën e sulmuesve më të rrezikshëm të planetit. Për momentin, Raul është i pari dhe ka thyer mitin Di Stefano. Beteja vazhdon...

    Foto: Raul pranon nje top me te gjithe nenshkrimet e lojtareve te Realit
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Skeda sportive e Raulit

    Raul Gonzales Blanko ka lindur në Madrid më 27 qershor 1977. Si profesionist ka veshur gjithmonë fanellën e Realit.
    Me Realin e Madridit
    Eshtë rritur te të rinjtë e Atletikos së Madridit dhe kaloi te Reali, kur presidenti i atëhershëm i Atletikos, Jezus Gil, mori vendimin e çuditshëm për të shpërbërë ekipet e moshave.
    Me "merengesët" debuton në Primera Divizion kur ishte 17-vjeç, në sezonin 1994-95. Ka fituar: Kupën Interkontinentale në vitet 1998 dhe 2002, Superkupën e Europës në vitin 2002, Ligën e Kampioneve në vitin 1998, 2000 dhe 2002, kampionatin spanjoll në vitet 1995, 1997, 2001, 2003, Superkupën e Spanjës në vitet 1997, 2001, 2003. Në total ka luajtur 391 ndeshje, duke shënuar 178 gola.
    Në Ligën e Kampioneve ka luajtur 99 ndeshje dhe ka shënuar 50 gola. Në Kupën e Mbretit ka luajtur 32 ndeshje dhe ka shënuar 15 gola.
    Me kombëtaren...
    Ka luajtur deri tani 88 herë dhe ka shënuar 42 gola. Rekord për kombëtaren spanjolle, ku Rauli është edhe kapiten.


    Renditja e shënuesve më të mirë në Ligën e Kampioneve

    1. Raul 50 gola
    Në Ligën e Kampioneve, në 99 ndeshje të luajtura, ka shënuar 50 gola. Praktikisht një gol në çdo dy ndeshje. Nuk ka shënuar asnjëherë në turet paraeliminatore.
    1. Di Stefano 49 gola
    Në vendin e dytë, një tjetër sulmues "merenges". I ka shënuar golat e tij në vetëm 59 ndeshje të luajtura dhe të gjitha me fanellën e Realit të Madridit.
    2. Van Nistëlroi 47 gola
    Në 58 ndeshje, holandezi ka shënuar 47 gola, katër prej të cilëve në turin paraeliminator. Një mesatare e frikshme shënimi për futbollin modern.
    3. Shevçenko 46 gola
    Sulmuesi ukrainas ka shënuar 46 gola në 58 ndeshje, me dy skuadra, Milan dhe Dinamo e Kievit. Dhjetë prej këtyre golave i ka shënuar në turet paraeliminatore.
    4. Eusebio 46 gola
    Legjenda e futbollit portugez i ka shënuar 46 golat me fanellën e Benfikës, në 55 ndeshje të luajtura. Eshtë shënuesi me mesataren më të lartë në Champions.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Dicka me shume per Raul:

    Liga : 178 goals in 390 matches
    Champion's league : 50 goals in 97 matches (+ 2 in the preliminary round)
    Nationale team : 42 goals in 88 matches
    Intercontinentale Cup : 1 goal in 3 matches
    European Supercup :1 goal in 3 matches
    Spain Supercup : 7 goals in 8 matches
    Spain Cup : 15 goals in 32 matches
    World Club Cup : 2 goals in 4 matches


    Raul scored 254 goals in 539 matches with Real Madrid in all officials competitions.


    In all the Liga's history

    1/Zarra : 252 goals
    2/Hugo Sanchez : 234 g.
    3/Di Stéfano: 227 g.
    4/Cesar : 225 g.
    5/Quini : 219 g
    6/Pahiño : 210 g.
    7/Mundo : 195 g.
    8/Santillana : 186 g.
    9/Arza : 182 g.
    10/Gorostiza et Raul : 178 goals


    Real Madrid : In the Liga 's History :

    1.– Alfredo di Stéfano 216 goals
    2.– Carlos Alonso Santillana 186 g.
    3.– Raúl González 178 goals <== miss 39 goals to be 1st
    4.– Hugo Sánchez 164
    5.– Ferenc Puskas 156
    6.– Francisco Gento 126
    7.– Emilio Butragueño 123
    8.– José Martínez Pirri 123
    9.– Amancio Amaro 119
    10.– Pahiño 108


    With Real Madrid in all officials competitions :

    1. Alfredo Di Stéfano 307 goals.
    2. Carlos A. Santillana 290 goals.
    3. Raúl González 254 goals. <== miss 54 goals to be 1st
    4. Ferenc Puskas 236.
    5. Hugo Sánchez 207.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Edhe pak dhe po ja merrka ne kthese Van Ruudi!

    Ne 58 ndeshje 47 gola...Ruudi!
    Ne 99 ndeshje 50 gola...Raul!

    Shef ti qe s'i dija fare keto statistika une! (!)

  5. #5
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Kapiteni i Realit është shembull i korrektësisë. Nuk merr karton që nga 23 tetori 2004

    Raul, kampion edhe në sjellje!

    Një kapiten model. Raul Gonzales Blanko nuk është më i shpejtë si në rininë e tij, dhe e ka ulur ritmin e golave, por zotëron një korrektësi të jashtëzakonshme. Spanjolli është vetëm 29 vjeç, por duket shumë më i vjetër për sjelljen, fjalët dhe pjekurinë në fushën e lojës. Nga ana tjetër, nuk ka si të ndodhë ndryshe për dikë që po luan sezonin e tij të 13-të me "merengesit". Rauli ka luajtur 442 ndeshje dhe ka shënuar 186 gola. Kartonët e verdhë janë vetëm 19, pra një karton të verdhë për çdo 24 ndeshje ose, më saktë, tre kartonë të verdhë çdo dy kampionate. Që nga sezoni 1995-'96 ai nuk është skualifikuar.

    ECURIA REKORD - Raul Gonzales nuk ka marrë karton të verdhë që nga 23 tetori i vitit 2004, kur në ndeshjen ndaj Valencias, Perez Lasa e ndëshkoi pasi tërhoqi prej fanelle një kundërshtar; kanë kaluar 31 muaj, 82 ndeshje dhe 6 298 minuta. Me lojën që i kërkon Fabio Kapelo, Raul ka filluar të luajë si një mesfushor i mirëfilltë, si dhe të vrapojë përpapa kundërshtarëve, por pa e humbur korrektësinë. Nuk e ka hequr asnjëherë fanellën për të festuar, nuk ka thënë asnjëherë një fjalë të tepërt ndaj gjyqtarit apo kundërshtarëve. Mund të mendohet se pesha e emrit ndikon te "xhaketat e zeza", por numrat flasin qartë. Vetë gjyqtarët e kanë shpallur kapitenin e Realit si futbollistin më korrekt të vitit 2006. Më të këqijtë? Janë sërisht te Realit i Madridit, Fabio Kanavaro dhe Serxhio Ramos. Të dy qendërmbrojtësit kanë marrë nga 15 katronë të verdhë në 29 ndeshje të luajtura; praktikisht, një karton në çdo dy ndeshje.

    http://www.sportishqiptar.com

    Burime te dhenash per lojtarin:

    http://en.wikipedia.org/wiki/Ra%C3%B...3%A1lez_Blanco
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Nje permbledhje e fenomenale e karrieres se lojtarit me te madh madrilen, Raul Gonzales Blanco.

    Best of Raul:



    Raul - Prince of Madrid:

    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #7
    Shaqiri #11 Maska e The.ReaL
    Anëtarësuar
    01-06-2006
    Vendndodhja
    Corleone....
    Postime
    2,707
    Raul Gonzalez , Lojtari qe me pelqen me se shumti ..



    Lojtar Tipik per gola..


    .. Rauli eshte Lojtari me i mir i REAL MADRID gjat te gjitha kohrave bashk me Di Stefanon ...


    Raul Gonzalez 4ever !!

  8. #8
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Raul kryeja e Ralit , mendoj se mos te ishte Raul , Reali do ti mungonte mundit per fitoren do ti mungonte harmonia ne ekip , duhet te jen te lumtur Madrilenet qe kan nje lojtar te ketij lloji ne radhet e tyre..
    Sui generis

  9. #9
    ReaL maDriD Maska e ReaLFan
    Anëtarësuar
    04-06-2007
    Vendndodhja
    N'Zvicerr
    Postime
    1,199
    Per mendimin tim nuk mundet ta zavensoi as nje loitar Raulin ne real madrid me gjithse ne vitete e fundit nuk ishe edhe aq mir ne form
    ReaL madriD
    Campeón de Liga 2007/08
    Repasa el triunfo de la Liga 07/08 del Real Madrid.

  10. #10
    Shaqiri #11 Maska e The.ReaL
    Anëtarësuar
    01-06-2006
    Vendndodhja
    Corleone....
    Postime
    2,707
    Princ tash njeri me 30 vjet ma sun lun po apet nom esht

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. SS Lazio
    Nga Sherri në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 336
    Postimi i Fundit: 22-08-2019, 11:54
  2. Kino-ditari - Filma të rinj në 2006
    Nga autori në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 339
    Postimi i Fundit: 05-01-2007, 06:49
  3. Poemas en Espanol
    Nga Lioness në forumin Krijime në gjuhë të huaja
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 03-05-2006, 13:33
  4. Baseball Trades and Spring Training
    Nga Isomer937 në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 11:44
  5. Calcio Mercato
    Nga SUPERSTAR_N1 në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 01-09-2002, 17:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •