Duke qene se kam luajtur per vite te tera dhe kam qene nje "esnaf" ne kete "zanat" por mundohem t'ju flas vetem pak ne lidhje me "fallcot".
Fallco ose ne gjuhen shkencore "efekt" quhet atehere kur steka nuk godet qendren e çokut (bila e bardhe).
Ketu nuk di si behen rrathet dhe drejtkendeshat se do t'i kisha sqaruar mire keto.
Nejse, me aq sa te mundem, e ndonje me merr vesh.
Çoku eshte nje sfere qe mund te ndahet me nje paralele ne dy hemisfera, e siperme dhe e poshtme, dhe gjithashtu me nje meridian ne dy hemisfera te tjera, e majte dhe e djathte.
Nqs steka godet siper qendres por mbi meridianin kryesor atehere kjo quhet "leshim", dmth çoku ka tendence qe pasi te godase bilen e rradhes te vazhdoje te ece perpara. Sa me lart qe te ngjitemi ne meridian, aq me i forte eshte leshimi, por kujdes ! Nuk duhet kaluar mbi te 2/5 e rrezes se çokut sepse ketu ka shume mundesi te na beje çak (dmth kur del huq ose ben nje zhurme si shtrak, me duket andej nga Korça keshtu i thone)
Nqs steka godet çokun poshte qendres ne meridianin kryesor, kjo quhet "thithje". Çoku pasi godet bilen e rradhes ka tendence te kthehet pas. Sa me poshte çokut (dmth afer bezes se fushes) aq me e shpejte do te jete kthimi mbrapsht i çokut.
Nqs steka godet ne paralelin kryesor, majtas qendres, atehere kjo quhet "fallco majtas" dhe e anasjellta "fallco djathtas".
Tani ka diçka qe duhet shpjeguar por do shume vemendje se eshte pak e koklavitur, dhe une s'kam vizatim ketu.
Nje "fallco majtas" per shembull mund te sherbeje si fallco dhe kunder-fallco. Kjo varet nga kendi i goditjes se çokut mbi spond.
Imagjinoni kete : keni çokun dhe mundohuni te godisni njerin spond (per shembull ate gjatesor) pingul me te. Nqs godisni ne qender me steke, çoku pas goditjes se spondit duhet te kthehet nga e njejta udhe.
Por nqs veme pak fallco majtas, atehere pas goditjes çoku do te kthehet nga e majta, dhe anasjelltas.
Tani edhe pak me te veshtire. Imagjinoni qe nuk godisni me çok pingul me spondin por nje pike majtas kesaj pingule. Nqs vini fallco majtas, atehere kjo do te quhet "fallco", dmth fallcoja qe keni vene do ta ndihmoje çokun te pershpejtohet pas goditjes dhe te zgjeroje kendin e kthimit. Nqs vini fallco djathtas, atehere kjo do te quhet "kunder-fallco", dmth çoku do te ngadalesohet pas goditjes se spondit dhe kendi i kthimit ngushtohet.
Tani i njejti ushtrim por godisni ne spond nje pike djathtas pingules. Tani nqs veme fallco majtas çokut, kjo nuk quhet me "fallco" por "kunder-fallco" sepse fallcoja majtas e vene do te pengoje kendin e kthimit te zgjerohet, dhe anasjelltas.
Po te kisha mundesi figurash, do t'ua kisha shpjeguar mire e mire, por ndonje e merr vesh dhe keshtu.
Ka dhe ushtrime te tjera mjaft te veshtira, psh kur e ke "nate" te perdredhesh çokun ne forme banane dhe ta futesh bilen ne grope. Keto kane qene specialitet i hershem i imi dhe mi kane mbushur jo pak xhepat
Hajt shendet, shihemi nje here tjeter
ps : keto sqarime u dhane per dike qe kam luajtur nje dite bilardo ne linje dhe donte te dinte me shume, shihemi perseri
ps 2 : kur kam qene ne ate kohen time, me paten propozuar te shkruaj nje liber per keto pune, por ehhhhh... isha shume i zene asokohe ne praktike...
Krijoni Kontakt