Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 52 prej 52
  1. #41
    Tani, te themi me aq siguri qe ASKUSH nuk e di se cfare kane gjetur templaret ne tempullin e Solomonit, me duket pak absolutiste! Fakti qe nuk e dime une, ti dhe shumica, nuk do te thote se nuk eshte dikush qe i ka ne dore ato zbulime .

    Sa i perket parashikimit qe thua mbi luften e trete boterore, qe do jete lufte me arme dhe do kete shume viktima, tani viktima ka cdo dite, perdorim armesh ka cdo dite, dhe nuk me duket ndonje habi apo nje profeci e jashtezakonshme. Njerezimi ka qene gjithmone ne lufte me njeri tjeterin, qe sic thote edhe Hobs(ne mos gabohem) "njeriu per njeriun eshte ujk", dhe keto dy luftrat qe ne i njohim zyrtarisht si dy luftrat boterore, vetem sa kane arritur kulmin e tyre nga nderhyrja e nje "dore te keqe" qe ka perfituar nga konflikt i perjetshem i njeriut me njeriun. Keshtu qe, nese ndodh edhe nje lufte e trete, asgje per t'u cuditur.

    Tani nese thuhet se do jete si rezultat i perplasjeve fetare, kane ndodhur shume luftra fetare edhe me perpara per perhapje dhe imponim feje, dhe as ketu nuk me duket asgje per t'u habitur. Ceshtja eshte se, kulmin kjo lufte do ta marre (mendoj) pikerisht nga nje "dore e jashtme" nga fete, qe i intereson pikerisht zhdukja e feve , sic i thone: kur dy kundrshtare perplasen per eleminimmin e tjetrit, ai qe perfiton eshte nje i trete i jashtem (ne dukje i tille, por jo ne thelb )


    Meqe jemi te Nostradamus, kam lexuar nje material ku thuhej qe; Nostradamus ka thene per ne Shqiptaret qe: "shqiptaret akoma nuk i kane luajtur letrat (kartat) e tyre, dhe shume shpejt kane per te cuditur boten"
    Le te shpresojme qe kjo profeci e tij per ne, te jete e vertete dhe kesaj profecie i them "Amen/Amin/Ashtu qofte" !

  2. #42
    Citim Postuar më parë nga Yes* Lexo Postimin
    Tani, te themi me aq siguri qe ASKUSH nuk e di se cfare kane gjetur templaret ne tempullin e Solomonit, me duket pak absolutiste! Fakti qe nuk e dime une, ti dhe shumica, nuk do te thote se nuk eshte dikush qe i ka ne dore ato zbulime.
    Termi ASKUSH eshte pikerisht ai qe perdora. Publikisht, zyrtarisht, ne mainstream media ska asnje konfirmim. Nese do te flasim per hamendje apo thashetheme, te tilla ka plot.


    Meqe jemi te Nostradamus, kam lexuar nje material ku thuhej qe; Nostradamus ka thene per ne Shqiptaret qe: "shqiptaret akoma nuk i kane luajtur letrat (kartat) e tyre, dhe shume shpejt kane per te cuditur boten"
    Le te shpresojme qe kjo profeci e tij per ne, te jete e vertete dhe kesaj profecie i them "Amen/Amin/Ashtu qofte" !
    Kete e ke pikerisht ne kete teme, ne njeren nga kuatrenat qe kam perkthyer diku nga fillimi.

  3. #43
    Desha te them dicka, ne lidhje me ate qe Nostradamus dhe gjeni te tjere kane pasur c'rregullime mendore.
    Kryesisht keshtu aludohet gjithmone kur flitet per gjenite, qe ishin te cmendur disa, qe nuk ishin normale, apo qe perfunduan te cmendur (si Nice psh)..
    Ajo qe quajme ne si mendje normale tek vetja jone, ne fakt eshte nje mendje mediokre, sepse ne te mendjes normale, jemi me shume konsumues se te c'liruar nga kthetrat e kufijve mendore. Ne gjithmone jemi ne kerkim te marrjes se sa me shume informacioni, por harrojme te perdorim mendjen tone me shume, dhe kur behet nje gje e tille njerezit normale e quajne opinon dhe jo te marre per baze, por pikerisht gjenite e linin mendjen tyre te lire, nuk i vinin kufi, ashtu sic mistiket, prandaj duke mos qene nen kufinjte e mendjes normale dhe nen ndikimin e emocioneve te shtypura, ata arrini te lidheshin dhe te shihnin Burimin, Esencen, Idene.....prandaj edhe arrinin te shihnin gjera qe ne normalet nuk arrijm te shohim.
    Po ashtu, nese ne nje njeri qe flet me veten e tij e quajme te krisur, skizofren, ne fakt do te duhej ta quanim edhe Sokratin te tille, sepse edhe ai fliste gjithe kohen me veten, por ne e dime qe ai mbetet me shekuj nje nder njerezit me te mencur dhe burim dije per te tjeret. Po ashtu, nese i referohemi edhe Xhon Nesh, qe thuhet se ka skizofreni, ne fakt per gjenilaitetin e tij more cmim Nobel ne ekonomi.

    Nga kendveshtrimi im, nuk e quaj semundje apo c'rregullim mendor dukurite paranormale te gjenive, por si nje shenje e nje ekulibiri mendor dhe nje mendje te ndritur qe gjen rrugen e saj tek hedhja poshte e kufijve/kornizave mendore dhe nisjen e saj drejt bashkimit me Driten...

  4. #44
    Savantizmi nuk eshte aspak crregullim mendor. Perkundrazi eshte gjenialitet. Problemi i vetem i savanteve eshte qe kane disa aftesi me te kufizuara sociale se njerezit e tjere, por fizikisht jane po aq normal sa te tjeret ndersa menderisht jane shume here me teper.

  5. #45
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Diikush askush nuk uron nje lufte te trete Larg qofte se asgje te mire ska nga lufta. Po kur thua qe bota ka ndryshuar shume per kete te jap te drejte. Vetem se kjo bote ka ndryshuar shume per keq. Mjafton te hapesh syte dhe te shikosh rreth e rrotull. Te shikosh varferine dhe mjerimin qe ka pushtuar edhe vende qe dikur mbaheshin per nje standart jete te larte. Te shikosh etjen e pashuar per para dhe stresin e perditshem per vendin e punes. Te shikosh "lubine" korporata dhe banka internacionale qe dominojne cdo gje ne bote dhe luften e parreshtur te njerezve te thjeshte per mbijetese. Nuk dua ti hyj nje diskutimi te tille sepse skam nder mend te mbush mendjet e te tjereve. Nese do informacion futu ne internet. Ke me mijera faqe (se di dhe per sa kohe do vazhdojne te jene se po censurohen dite mbas dite). Do te lexosh mendimet ndryshe? Shko dhe lexoi. Nese do ndihme sesi ti gjesh me shkruaj ne privat dhe te jap une links apo website te tera qe tregojne gjerat sesi jane, lakuriq dhe te frikshme. Atehere do e thuash me plote gojen qe kjo bote ka ndryshuar shume dhe eshte shume shume larg asaj qe te gjithe duam.
    Shkrimi qe bera eshte material i perkthyer dhe nuk eshte produkt i fantazise time. Se kush eshte Nostradamus ate se ndryshoj dot as une dhe as ti. Se cfare vertetesie kane parashikimet e tij, prape se ndryshojme dot as une as ti. Sado te jemi skeptik apo besimtar, me arsyetime apo thjesht tifozeri... Gjerat kane ndodhur dhe do ndodhin.
    Nuk ka nevoje te jesh Nostradamus per te pare sesi u perdor 9/11 per te sulmuar Irakun dhe sesi mund te rindodhi nje tjeter 9/11 per te gjetur preteksin ndaj Iranit...
    E ke filluar shkrimin me nje shprehje qe ska nevoje per koment



    Se mbroj Nostradamus dhe as qe me intereson ndonese kam shume njohuri per te dhe parashikimet e tij por do te jap nje keshille nese ma pranon:
    Asnjehere mos u mundo te arsyetosh apo te japesh mendimin tend mbi dicka, nese ske informacionin apo njohurine e duhur...
    Darius duke lexuar shkrime e shkrime te ndryshme per profecirat me erdhi nje pyetje ne koke . Po sikur keto gjera qe po ndodhin te jene te inskenuara pikerisht per ti dhene rruge te lire ' permbushjes' se profecive qe jane thene e perseritur nga Majat , Nostradamus-i ect ect . Mendoj se kjo do ishte me e frikshmja nga te gjitha qe personat qe sundojne boten te vene ne skene keto profeci . NUk e di a iu ka shkuar ndonjehere ne mendje kjo gje ...
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  6. #46
    Ate qe thua ti SAS mua me ka shkuar ne mendje disa here, jo ndonjehere...

  7. #47
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    Citim Postuar më parë nga Yes* Lexo Postimin
    Ate qe thua ti SAS mua me ka shkuar ne mendje disa here, jo ndonjehere...
    dhe perfundimi eshte ???
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  8. #48
    Perfundimi eshte ky Sas qe nese eshte e vertete qe bota kontrollohet nga nje grusht familjesh atehere te njejten personazhe se kane te veshtire te permbushin profeci sepse biznesi i tyre eshte dhe fabrikimi i te ardhmes.

  9. #49
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Perfundimi eshte ky Sas qe nese eshte e vertete qe bota kontrollohet nga nje grusht familjesh atehere te njejten personazhe se kane te veshtire te permbushin profeci sepse biznesi i tyre eshte dhe fabrikimi i te ardhmes.
    Kjo është gjith loja, "self-fulfilling prophecy". Mirëpo tani ka një fenomen tjetër që kjo gjë do bëhet dhe më e fuqishme. Nga c'mitizimi i perëndive, do kthehemi në mitizimin e kompanive të caktuara që qëndrojnë si fasada mbrapa njerëzve më të fuqishëm. Psh, që tani po përdoret termi "Google Revolution", për revolucionin që po ndodh në Lindjen e Mesme, revolucion i cili ka implikime politiko-ekonomike të jashtzakonshme për kombet në borxhe por të qëndrueshme.

    Në përgjithësi profecitë do bëhen madje biznes në të ardhmen sic kanë qënë, kjo për shkak se depolitizimi i politikës dhe vdekja e shkencës politike si shkencë në favor të asaj që njihet si "behavioralism dhe PR(public relations)" ka mbi 50 vjet që po ecën me ritme gjigante. Sot, nuk bëhet më politikë në asnjë vënd, por kryesisht, dhe sidomos fatkeqsisht në Amerikë ku dhe atje astrologjia e dikurshme sumerobabilonase u transformua në modelime komplekse sociale. Psh, për cdo "fushë studimi" ekziston dhe fusha e studimit të fushës së studimit, e cila nëse më përpara ka patur një funksion kritik me baza të fuqishme filozofike dhe parimore, sot ka një funksion "modelues". Psh. për financën kemi fushën paralele që quhet "behavioral finance/economics", e cila merret me studimin e emocioneve dhe me modelime nëse x apo y faktor ndryshon cfarë impakti emocional apo cilësor ka ndryshime tek individi. Më pas bëhet gjeneralizimi i modelit financiar dhe më pas implementimi i tij me anë të "politikës", të cilës vetëm emri i ka ngelur i tillë pasi politika nuk ka më shkencën politike që ta diktoj rrugën e saj, por shkencat sociale të bazuara mbi behavioral psychology dhe atë që njihet si PR(public relations) që përcakton rrugën që duhet zgjedhur politikisht.

    Bota është në një udhëkryq shumë të rrezikshëm, por nuk do ishte as i pari, as i fundit. Njerëz manjak për pushtet kanë ekzistuar dhe do ekzistojnë, por trashëgëmia njerëzore do varet jo nga ata që kontrollojnë informacionin dhe modelojnë shoqeritë, por nga sa njerëz do i rezistojnë këtij trendi global dhe do arrijnë të ruajnë integritetin e tyre dhe identitetin kultural në këtë vakum të rrezikshëm ideologjik dhe nivel hipokrizie që mundohet të na e shesi cdo kryengritje, cdo luftë, cdo krizë si dialektikë ideologjish, ku në fakt është dialektikë interesash nga më të shëmtuarat.

    Funksioni i Nostradamusave në këtë kontekst, përvec se historik është pak a shumë si i një nga filmave më të suksesshëm këtë vit që shkoi, Inception.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #50
    Citim Postuar më parë nga Hyllien Lexo Postimin

    Bota është në një udhëkryq shumë të rrezikshëm, por nuk do ishte as i pari, as i fundit. Njerëz manjak për pushtet kanë ekzistuar dhe do ekzistojnë, por trashëgëmia njerëzore do varet jo nga ata që kontrollojnë informacionin dhe modelojnë shoqeritë, por nga sa njerëz do i rezistojnë këtij trendi global dhe do arrijnë të ruajnë integritetin e tyre dhe identitetin kultural në këtë vakum të rrezikshëm ideologjik dhe nivel hipokrizie që mundohet të na e shesi cdo kryengritje, cdo luftë, cdo krizë si dialektikë ideologjish, ku në fakt është dialektikë interesash nga më të shëmtuarat.
    Sakte. Po deri tani historia ka treguar qe rezistenca kunder cdo trendi global eshte e pamjaftueshme. Hopit e kane profetizuar me kohe.

  11. #51
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Sakte. Po deri tani historia ka treguar qe rezistenca kunder cdo trendi global eshte e pamjaftueshme. Hopit e kane profetizuar me kohe.
    Pershendetje

    Hopit?
    Ndryshuar për herë të fundit nga illyrian rex : 20-02-2011 më 14:54

  12. #52
    Indianet native amerike Hopi. Nga i njejti grup kane qene dhe Navaho dhe Anasazit e famshem.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Si i njoha Nanon dhe Berishën.
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 23-01-2008, 19:21
  2. Fjalori latin-shqip i Frank Bardhit
    Nga King_Gentius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 23:46
  3. D'Alema per Kosoven
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-01-2006, 08:43
  4. Maskrat greke mbi çamet
    Nga alibaba në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 16:43
  5. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •