Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 52
  1. #21
    Jo, nuk e di kete gje. Se kam degjuar ndonjehere por nuk eshte e pamundur. Ai ka shkruar shume quatrena dhe ne to ka permendur gjera nga me te ndryshmet. Nuk eshte aspak cudi qe te jete ashtu si thua ti. Madje me bere shume kurioz dhe do kerkoj se mos gjej ndonje gje.

    Faleminderit.

  2. #22
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Nostradamusi parashikon se shqiptarët do t'a pushtojnë Italinë dhe Francën jugore, dhe se do të hakmerren keqas por nuk di se për çka.
    Megjithatë Darius apo dikush që ka librin mund të thotë diçka më shumë.

  3. #23
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Citim Postuar më parë nga posta
    Nostradamusi parashikon se shqiptarët do t'a pushtojnë Italinë dhe Francën jugore, dhe se do të hakmerren keqas por nuk di se për çka.
    Megjithatë Darius apo dikush që ka librin mund të thotë diçka më shumë.
    ne cfare viti e ka parashikuar kete Nostradamusi? se shume interesant kjo (po mendoj qe sa vjet e ka thene kete).

  4. #24
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Nëse mendon se kur e ka thënë sigurisht kur ka qenë gjallë gjatë shek 15. të mos keqkuptohemi.
    Mirëpo se kur do të ndodhë nuk kam mundur t'a gjejë.
    Ajo çfarë di më kujtohet në mënyrë të mjegullt nga një revistë (ka goxha kohë), përmendet një bajraktar ndëshkues, përgjakje, uri etj
    Nëse mund të gjejë ndonjë gjë do t'a sjellë.

  5. #25
    Une gjeta dicka por mendoj se interpretimi eshte gabim. Ketu eshte problemi me profecite e Nostradamusit. Duke qene se ai i ka shkruar ato te koduara me nje perzjerje te greqishtes se vjeter, latinishtes, sanskritishtes dhe frengjishtes (madje disa nga fjalet edhe te shkruara mbrapsht) eshte jashtezakonisht shume e veshtire qe te gjehet kuptimi i qarte i parashikimeve. Shume studiues te tij jane perpjekur dhe pak kane arritur te zbulojne disa te fshehta nga Nostradamus.
    Interpretimi qe gjeta eshte bere nga Mike Brown ne vitin 1986.

    Materiali nuk jep afat kohor. Ja cfare thuhet ne njeren nga kuatrena (qindeshet) e Nostradamusit:

    Shqiperia, aleatja e Kines do pushtoje Greqine me nje sulm te befasishem duke perdorur mjete te lehta te blinduara.

    Kjo me duket pa vend dhe interpretimi eshte bere nga ky person gjate kohes se Luftes se Ftohte. Pra i influencuar nga situata politike e asaj kohe.
    Ajo qe me terhoqi vemendjen eshte ky fragmenti tjeter:

    Italia do shperbehet ne fraksione armike me njera tjetren dhe kjo do i japi shkas luftes civile. Me pas shqiptaret do promovojne luften civile duke paguar nen dore zyrtaret e korruptuar te qeverise.

    Analogjia ndonese jo teresisht korrekte ka ngjasim me ate qe ndodhi me Shqiperine ne 97-en. Dhe mos harrohet qe ky interpretim eshte bere ne vitin 1986.

    Nga nje tjeter interpretues gjeta kete:

    Quatrain 5.91
    At the great market called that of the liars,
    Of all Torrente [E. Spain] and the Athenian [Greek] field:
    They will be surprised by the light horses,
    By the Albanians, Mars, Leo, Saturn in Aquarius.


    Pra ky varg me numer 91 ne kuatrenen e 5 eshte interpretuar ne kete menyre nga Michael McClellan, autor i librit Nostradamus and the Final Age:

    NEW PREDICTION: 7/31/03 -- Not mentioned by Alois Irlmaier or the Waldviertler is the region of Albania. In the prophecies of Nostradamus, Albania figures quite prominently as a future adversary. The problem is we cannot be absolutely sure if the Albanians of his quatrains are the Albanian nationals or the Kosovar Albanians of Serbia and Macedonia -- or both.

    It is interesting that the base 7 vector for Albania is the same as Bulgaria: January 2004. Also, only one or two months removed from war in Serbia, this might tend to implicate the Kosovar Albanians or Macedonian rebel Albanians more than the Albanian nationals.

    By April/May 2004, this war may spread to Italy. If Nostradamus' quatrains about that conflict are correct, a new pope will be in power.


    Por nga nje tjeter interpretues, Robert A. Nelson kuatrena e 5-te vargu 91 jepet ndryshe:

    At the great market they call that of liars
    Of all Torrent and field of Athens
    They will be surprised by light cavalry,
    By Albanois Mars, Leo, Saturn in Urn.


    Ja dhe komenti origjinal i autorit: War will return to Greece and Albania. The astrological configurations of Mars in Leo, and Saturn in Aquarius, occurred between February 1991 and January 1994. This prophecy probably was fulfilled by the Balkan War of the 1990s. Line 1 is inexplicable; it might be a reference to diplomacy or the UN. According to a related quatrain, a new biological warfare agent ("an unknown evil") will ravage the Balkan Peninsula...

    Me falni qe se perktheva por eshte shume vone dhe mendova se mbase paraqitja ne orgjinal ka vlerat e saj.

  6. #26
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Darius a është origjinali që ka shkruajtur Nostra, ai quatreni?

  7. #27
    Po origjinali eshte. Dmth i pershtatur ne perkthim se une ashtu e gjeta.

    Ja ketu eshte link per versionin e pare: Quatrain 5.91. Kur te hapet faqe shko ne find dhe shkruaj Albania qe te te coje direkt tek vendi ku eshte referenca pasi eshte faqe e madhe dhe me shume material.

    Ndersa ketu ke linkun e dyte:

    Prophecy: A History of the Future Robert A. Nelson . Edhe ketu apliko te njejten gje duke perdorur find/albania qe te kursesh kohe pasi ka shume material.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e kotolili
    Anëtarësuar
    16-02-2008
    Postime
    12
    Mundet ta perktheje ndonje kete shkrim te Nostradamusit mbi luften e trete boterore sepse nuk e kuptoj anglishten

  9. #29
    Mund te perkthej vetem disa nga gjerat qe kam cituar ne shkrimin siper teje ne anglisht.

    NEW PREDICTION: 7/31/03 -- Not mentioned by Alois Irlmaier or the Waldviertler is the region of Albania. In the prophecies of Nostradamus, Albania figures quite prominently as a future adversary. The problem is we cannot be absolutely sure if the Albanians of his quatrains are the Albanian nationals or the Kosovar Albanians of Serbia and Macedonia -- or both.



    Parashimi i Ri: 7/31/03 -- Ajo qe nuk eshte permendur nga Alois Irlmaier ose Waldviertler eshte rrajoni i Shqiperise. Ne profecite e Nostradamusit, Shqiperia shfaqet dukshem si nje kundershtar i ardhshem. Problemi eshte se ne nuk mund te jemi teresisht te sigurt nese shqiptaret e kesaj kuatrene jane shqiptaret e Shqiperise apo ata te Kosoves, apo te dy bashke.

    Kjo eshte nje pjese fare e vogel por te ndihmon te krijosh nje ide.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Selami2006
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Te ?
    Postime
    367
    Ja me gjersisht per Kosoven dhe Shqiptarët

    Ngjarjet e fundit dhe lufta në Kosovë.

    Ngjarjet e fundit në Kosovë dhe kyçja e makinerisë më të madhe ushtarake në botë rreth zhgjidhjes së këtij problemi, padyshim, konsiderohet si ngjarje me rëndësi të veçantë botërore. Andaj, nuk është larg mendësh që edhe Nostradamusi të jetë marrë me ndonjë parathënie rreth këtyre ngjarjeve. Kur të gjithë me ankth pritnim epilogun e bombardimeve dhe katastrofës kosovare, edhe leximi i kuatraneve të këtij parathënësi të madh,më ishte një kënaqësi dhe kurajo e madhe. Me një literaturë solide që disponoja, filloi bredhja ime kah ndonjë varg evetual që do ta asociacionte tragjedinë kosovare që ishte në ndodhje e sipër.

    Intimisht besoja se diçka patjetër duhet të ekzistojë dhe hasa në një broshurë të një analisti serb i prarathënieve të Nosradamusit. Në fillim të këtij libri, hasa menjëherë në dy vargjet e cituara ku thuhej:

    Në mes të Serbisë dhe “V”

    do të zhvillohet një luftë vdekjeprurëse


    Këto vargje komentatori serb komentonte si parathënje e mundshme e luftës së madhe dhe fitores ushtarake serbe në Luftën e Parë Botërore. Simboli “V” për të ende nuk ishte i qartë, por ai e ndërlidhte këtë duke konstatuar se në këtë luftë fitimtare për Serbinë kanë qenë të kyçura 5 shtete evropiane.

    Nëse ndalemi në këto vargje dhe ato për një çast i lidhim me ngjarjet në Kosovë, do të shohim se simboli “V” – FITORE, është simboli dhjetëvjeçar i rezistencës sonë kombëtare kundër satrapit Millosheviq dhe regjimit të Serbis në përgjithësi. Njëkohësisht mund të komentohet si numër 5 (romake) që do të nënkuptonte 5 shtete dominante në bombardimet e NATO-s mbi Serbinë, si dhe ndarjen e Kosovës në pesë regjione të mbikqyrjes së këtyre shteteve (Amerika, Franca, Anglia, Italia dhe Gjermania).

    Pas konfliktit të madh, edhe më e madhe prëgatitet

    Makineria kolosale do ta përtërijë shekullin
    Shiu dhe breshri, gjak, uri, flakë dhe shfarosje
    Gjersa nga qielli do të hidhet zjarr dhe shkatërrime.


    Vargu i parë i këtij kuatrani mund të komentohet se Serbia ka qenë shkaktare e shumë luftërave dhe konflikteve në Ballkan dhe pas tyre edhe më e madhe pritet. Sikur të mos ishte i qartë vargu i dytë shumë pak ky kuatran do t’u dedikohej ngjarjeve në Kosovë, po aty ku thuhet se “makineria kolosale do ta përtërijë shekullin“, nuk ka dyshim se bombardimet e NATO-s në Kosovë kanë ndodhur në fund të shekullit XX dhe pas vitit 1999 përtrihet shekulli dhe mileniumi i ri.

    Për dy vargje tjera të këtij kuatrani mbase nuk ka nevojë për koment.

    Kaherë nuk është parë një dhembshuri aq e madhe

    Ata të cilët dhanë shumë, do të jenë të detyruar
    në mëshirë
    Të vuajtur, të zbathur, të uritur dhe lakuriq
    do të lëvizin
    Dhe kalojnë shumë male dhe bregore në befasinë e
    gjithë botës.


    Edhe ky kuatran, besoj, nuk ka nevojë për një koment të thellë. Dihet se me pastrimin etnik të kryer nga Serbia në Kosovë, nuk është parë një dhemshuri aq e madhe në botë. Dihet se kush janë ata që dhanë dhe do të detyrohen në mëshirë. E çka të themi për vargun e fundit të këtij kuatrani: ”Të vuajtur, të zbathur, të uritur dhe lakuriq, do të lëvizin dhe kalojnë shumë male dhe bregore në befasinë e gjithë botës.”

    Kuatrani tjetër i cili më ngacmoi për ndonjë parathënie të mundshme edhe pas bombardimeve dhe situatës në Kosovë, ishte ai në ceturien e parë, kutrani i 32-të:

    Mbretëria e fuqishme do të bartet

    Në provincën e vogël e cila rritet
    Në krahinë pa rëndësi, vend pa nam
    Bazën e pushtetit atje do ta ketë.


    Besoj se do të pajtoheni edhe ju, por unë këtë kuatran në interpretim të lirë,“si mbretëri e fuqishme” i kisha nënkuptuar Kombet e Bashkuara dhe bazën e pushtetit të saj në formë të Administratës së përkohëshme e vendosur në Kosovë. Pra, në një krahinë të vogë, provincë e parëndësishme deri më dje.

    Gjithmonë, kur bëhej fjalë për mundësinë e parathënies së ngjarjeve në Kosovë nga ana e Nostradamusit, nga bashkëbisedues të mi ballafaqohesha me pyteje dhe dyshime nga më të shpeshtat:

    - ”Nuk ka pas punë tjetër Nostradamusi, por të merrej me Kosovën dhe shqiptarët” ?,

    - “Ndoshta ai as që ka ditur atëherë se ku është Kosova, e lere ma për shqiptarë ...?” etj.


    Nostradamusi ka qenë njohës gjenial i historisë së popujve të botës, e veçanërisht të Evropës, së cilës i përkiste edhe vetë. Nga kjo histori e saj e bujshme, shumë mirë ka ditur për civilizimin e lashtë pellazg, ilir si dhe për pasardhësit e këtyre civilizimeve dhe rolin e tyre në historin e gjithëmbarshme të Evropës.

    Ai, ka jetuar një shekull pas luftërave të lavdishme të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti - Skenderbeut. Popullariteti i madh i këtij heroi si shpëtimtar i dëpërtimt osman në kërthizën e Evropës krishtere të Perendimit, nuk kanë qenë larg mençurisë së tij gjeniale. Po ashtu, ai ka njohur, luftën e madhe të aleancës së bashkuar në Betejën e Kosovës dhe pasojat e humbjes së saj për dëpërtimin e më-vonshëm të turqve në Ballkan dhe më gjerë.

    Ai, pra, ka ditur mjaft nga historia dhe parathëniet e veta kanë qenë si vazhdimësi e kësaj historie. Këto ngjarje nuk janë të zakonshme dhe pa gjurma në rrejdhën e mëtejme të zhvillimeve të mëdha në truallin e Evropës dhe asaj botërore në përgjithësi. Prandaj, në këtë kontekst duhej shikuar edhe ato të Kosovës.

    A nuk ka qenë ngjarje e madhe botërore shpërngulja e dhunshme e popullit shqiptar të Kosovës me përmasa biblike që nuk mbahet mend në historinë njerëzore?
    A nuk ishte ngjarje e madhe involvimi i fuqisë kolosale ushtarake të kohës në pengimin e vuajtjeve të mëtejme të këtij populli?
    Cili ishte lajmi medial në të gjitha mjetet e informimit botëror gjatë tërë vazhdimësisë së këtyre bombardimeve ?
    A nuk ishte Kosova dhe vetëm Kosova?
    A nuk ishin shqiptarët, ata që obliguan në dhemshuri dhe mëshirë tërë botën?
    A nuk është tërë bota sot në Kosovë?
    Së fundi, këto pyetje dhe shumë të tjera që njëkohësisht janë edhe përgjigje, do t’i përmbledhim në një konstatim të nivelit të vetë dyshimeve të bëra:

    :;Nostradamusi ka ditur shumë mirë edhe në shekullin XVI se kush janë shqiptarët dhe ku është Kosova!

    :;Ai ka patur edhe punë të tjera më të mençura, por kurrsesi nuk ka mundur t’i tejkalojë ngjarjet e Kosovës,të cilat kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e gjithmbarshme botërore, si një vazhdimësi e bujshme e saj.

    Shqiptarët, pra, dhe ardhmëria e historisë së tyre nuk kanë mundur të anashkalohen as nga vetë Nostradamusi. Për ta pasuruar më bindshëm këtë konstatim, do ta prezentoj edhe një strofë të qarët parathënës për shqiptarët.

    Në ceturiumin e katërt, kuatrani 98, thuhet:

    Në Romë shqiptarët me britëm do të mbrrijnë

    Duke rrokur edhe Langresin nga fyti
    Bajraktari nuk do t’i falë askujt
    Shkatërrimet, urinë, gjakun dhe thatësirën.


    Ky kuatran ka të bëjë me dëpërtimin shqiptar në Romë dhe deri në brigjet e Monakos. Langresi (Langr) është qyteti në lindje të Francës dhe shtrihet në brigjet e lumit “Marna”.

    Se për çfarë depërtimi të shqiptarëve në këto vise është fjala, t’ ju them të drejtën nuk kam asnjë vizion të qartë konkret, edhe pse shumë më ka preokupuar kjo parathënie decidive e tij Asociacioni, në fillim, më shkoi tek ekzodi i madh i shqipëtarëve klandestinë në brigjet e Italisë, por edhe ky vlerësim sigurisht nuk do ta kënaqte kuptimin përmbajtësor të kësaj strofe, sepse ndeshet menjëherë me kuptimin e vargjeve tjera që pasojnë, edhe pse këto ekzode kanë përfunduar shpesh me viktima të mëdha njerëzore.

    Studiuesi i famshëm Francez i parathënieve të Nostradamusit, Jean Charles Pikon, në veprën e vet “Profetizimet e Nostradamusit”, këtë kuatran e komenton si mundësi eventuale që shqiptarët të jenë aleatë të ndonjë fuqie të madhe invaduese që do të ngjaj më vonë, bie fjala të arabëve ose me ndonjë “mbretëri” tjetër të fortë ushtarake.

    Në vazhdim do ta kemi edhe një kuatran të Nostradamusit ku qartë përmenden shqiptarët. Njëjtë edhe këtë kutran do ta kemi vështir ta komentojmë ose atë ta lidhim me ndonjë ngjarje që ka ndodhur në të kaluarën .

    Ceturiumi i pestë, kuatrani 91:

    Në sheshin ku është parajsë për çdo grabitçar

    Ku këmba e trimit nuk shkel kurrë
    Do t’i sulmojnë ata me kalorësi të lehtë
    Shqiptarët, Marsi, Luani, Saturni dhe shoku Ujori.


    Sërish, nëse i kthehemi studiuesit dhe komentuesit, Charles Pikon, këtë kuatran e radhit në grupin e vargjeve jashtëkronologjike.

    Vargu i fundit, pa dyshim, sqaron se përveç shqiptarëve në këtë “kalorësi të lehtë” do të jenë edhe popuj, shtete ose persona me shenja të horoskopit, luani dhe ujori, e ndoshta ngjarja e parathënë mund të ndodhë në periodën e sundimit të Marsit dhe planetit Saturn.Natyrisht, ky konstatim duhej mbetur në suazat e supozimeve logjike dhe njohurisë së pakontestueshme se Nostradamusi periodat, vendngjarjet dhe personalitetet e caktuara i kamuflon me shenja të ndryshme të horoskopit.

    Për deshifrimin e mundshëm të këtyre vargjeve në kuatrane konkrete parathënëse për shqiptarët, na duhej një përkushtim edhe më i madh. Edhe pse strofat e cituara janë tërësi e mëvetësishme sipas renditjes që pason, ato duhet përpunur më tej në drejtim të kërkimit të lidhshmërive me kuatranet tjera të ndonjë ceturiumi .

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Selami2006
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Te ?
    Postime
    367
    Ja ketu ka me teper per Parathëniet e Nostradamusit´
    http://sq.wikibooks.org/wiki/Parath%...ostradamusit/1

  12. #32
    Me pelqeu shume ky moment:

    Quid legend horsce versu, mature censunto
    Profanum vulgus et iscium ne atterecato:
    Omneskue Astrologi Blenni, Barbari procul sunto
    Qui aliter facit, is rite sacer esto.


    Perkthimi

    Le të dinë të numrojnë ata që i lexojnë këto vargje.Aty nuk ka asgjë që mund ta tërheq të padishmin, botën (njeriun) e thjeshtë, astrologun dhe barbarin. Le të jetë e mallkuar çdo gjë (që s’ka të bëjë me numra).

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Davidoff
    Anëtarësuar
    18-08-2005
    Postime
    5
    Perkethimi ne shqip

    I p 170 (cIV-67)

    Një shumë të ndritshme, kometë të panjohur më parë do të shfaqet dhe të përputhet me
    kohën e mundime të mëdha gjeologjike, me tërmete dhe Vullkani
    shpërthyer dhe prishjes së sistemeve të motit. Kjo do të shkaktojë përhapur
    zi buke dhe thatësirave, dhe përmbysjeve shoqërore në vende të papritura.
    Kombet që konsiderohen të begatë dhe të fuqishme, veçanërisht
    vendet perëndimore, do të dobësohet. Ata do të jenë shkatërruar me civile
    grindje dhe trazira si njerëzit emigrojnë në fushat që kanë të ujit dhe
    mund të mbështesin me veshët të rritet. Trazirat sociale dhe dobësimin
    strukturat politike do të ndihmojë Antikrishti ardhur në pushtet.

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e Davidoff
    Anëtarësuar
    18-08-2005
    Postime
    5
    Perkethimi shqip

    I p 167 (cVIII-29)

    Një fuqi e madhe dhe e pasur do të jetë subjekt i fatkeqësive të rënda natyrore,
    veçanërisht tërmetet dhe përmbytjet, dhe gris komb nga fundi
    për t'i dhënë fund, duke shkaktuar konflikt të mëdha, dëshpërim, dhe mjerim. Pasur
    pushtet do të falimentuar përpjekur që të merren me fatkeqësitë e saj.
    Tre vende të tjera të mëdha do të dërgojë ndihma për të ndihmuar qytetarët të mbijetojnë.

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Davidoff
    Anëtarësuar
    18-08-2005
    Postime
    5
    Perkethimi shqip I p172

    Ndryshimet Tokë do të marrë vendin që do të ndihmojë në makinë Antikrishti të
    për pushtimin e botës. Në Evropën Qendrore, Evropën jugore, dhe në
    Lindjen e Afërt, veçanërisht rreth fund lindor të Mesdheut,
    do të ketë përmbytje të rënda. Si rezultat i çrregullimit të lokale
    qeveritë nga katastrofat natyrore, Antikrishti do të shkojë e tij
    trupa në nën maskim të ndihmuar njerëzit të rivendosur civile
    qëllim, por me të vërtetë e përdorin këtë si një mjet për të marrë mbi vende, dhe të
    përdorni popullsinë si skllevër.

    Probleme serioze ekonomike do të vazhdojnë së bashku me trazirat e mëdha sociale,
    kontribuar për të lehtësuar me të cilin Antikrishti mund të kap pushtet.
    Popull të frikësuar dhe shpresë do të jenë të prekshme të tij
    demagoguery. Antikrishti do të përdorë fatkeqësive si mundësi
    për të përmbysur qeveritë dhe vjedhës spiunëve në një vend. Ligji luftarak
    do të shpallen në shumë fusha për të ndalur trazirat dhe grabitjet.
    Lindja e Mesme, burimin e fuqisë së tij, nuk do të jetë shkatërruar si si
    pjesën tjetër të botës. Ai ofron asistencë për vendet e tjera duke u përpjekur
    të marrin veten, por ai në fund do të godas ata prapa.

  16. #36
    Nuk mendoj se ka vlere postimi i kuatrenave te Nostradamusit. Ato jane te permbledhura neper libra dhe te perkthyera dhe ne shqip. Tema eshte me specifike dhe jo vetem mbi fundin e botes apo antikrishtin.

  17. #37
    Mesa kam lexuar mbi Nostradamusin, lidhur me origjinen, jeten dhe profecite e tij, mes te tjerave kam lexuar edhe kete versionin; thuhet qe origjina e Nostaradamus-it ishte nga nje fis cifut, dhe pikerisht ketu ze fill edhe mendimi se nje nga paraardhesit e tij kishte germuar ne Tempullin e Solomonit, duke gjetur kete librin mbi parashikimet. Mesa dime Solomoni, kishte shume njohuri dhe sundimi i tij perfshinte edhe gjera paranormale, qe mendohej se Perendia ia kishte relevuar vetem atij, dmth kishte nje dituri te mahnitshme, prandaj edhe K.Tempulare e moren si referim dhe, kur u kthyen nga Toka e Shenjte, ishin pajisur me dije marramendese. Tani, qe mos te dal nga tema, pikerisht eshte hedhur edhe hipoteza se libri i cili kishte qene i Solomonit mbi parashikimet qe do ndodhin ne bote, kishte rene ne doren e paraardhesve te Nostradamusit dhe kaluar brez pas brezi, ku edhe perfundoi me pas si trashegimi Nostradamusit.

    Ndoshta Nostradamus, do t'i kete kthyer parashikimet ne nje gjuhe me kode qe vetem ai i kuptonte dhe, sot jane te gjithe ata studiues te cilet po mundohen t'i deshifrojne, por ama deri me sot deshifrimet i kane nxjerre vetem pasi kane ndodhur ngjarjet. Nese kjo hipoteze eshte e vertete, pra qe libri me parashikimet realisht ka qene nje nga librat e Solomonit, atehere keto profeci jane te verteta.

    Gje tjeter qe thuhet per Nostradamusin, eshte se gjoja paska qene gjithe kohen nen efektin e hashashit dhe ato vizione qe i jane shfaqur, i ka hedhur menjehere ne librin e tij me stilin e tij.

    Nuk di te them sa jane te sakta keto hipoteza mbi aftesite parashikuese te tij, por ama nese parashikohet nje lufte e trete boterore, nuk di te them qe a jane treguar tamam te sakte ne interpretim, por mendoj se mos ndoshta ne vend te luftes se trete, do te kemi vendosjen e Rendit te Ri boteror, duke qene se ne baze te teorive konspirative, dy luftrat qe jane bere, kane qene pikerisht tentativa per te vendosur rendin e ri boterore, atehere kesaj here Rendi i ri do te vije, por ama kesaj here nuk do tentohet me luftera boterore duke qene se rezultuan te deshtuara per arritjen e ketij qellimi.

    Sido qe te jete, uroj per mire, se sic thoshte edhe Ajnshtajn "me mire te jem optimist dhe te jem gabim, se sa pesimist dhe te kem te drejte"

  18. #38
    Teoria qe Solomoni ka patur nje liber eshte permendur nga Proklus si nje mit i akumulimit te dijes njerezore dhe urtesine e zotave te Zep Tepit. Por asnje liber i Solomonit nuk ka ekzistuar dhe nuk eshte gjetur asnje gjurme sic nuk eshte gjetur dhe asnje gjurme mbi zotat e Zep Tepit pervec asaj qe thone Manetho dhe Berosuss. Nga ana tjeter eshte fakt qe Nostradamus ka qene cifut dhe familja e tij u konvertua ne Katolicizem per ti shpetuar perndjekjeve. Konvertimi ka ndodhur qe ne kohen e katareve dhe te bogomileve. Po ashtu eshte fakt (ky i konfirmuar nga shkruesi i tij personal dhe nga 3 doktore te cilet kane ekzaminuar semundjen e tij) qe Nostradamus ishte epileptik dhe gjate atyre krizave ai arrinte nje gjendje mendore te alteruar ku nese i referohesh paranormales, mendja e tij mund te kalonte ne nivele astrale, aty ku koncepti kohe e dimension nuk ekziston. Ka dhe nje teori shume te forte qe thote se Nostradamus ka qene dhe autistic savant. Dihet aftesia e personave me autizem sic njihet fare mire dhe gjenialiteti i personave me autizem savant (sic ka qene Njutoni, Mozarti, Bethoven, Einstein etj). Ekzaminimi i kafkes se Nostradamus ka treguar qe lobi frontal ka qene me i zhvilluar sesa ai tek njerezit e tjere, fenomen ky qe ndodh tek autistet savant ku lobi frontal i trurit funksionon ne menyre ndryshe duke aktivizuar qendra ne tru te cilat njerezit normal nuk jane ne gjendje ta bejne. Kjo shpjegon dhe arsyen pse individe te tille ndryshojne historine duke e cuar ate perpara. Shkenctaret kete lob e quajne God Module dhe njohurite mbi te jane shume te pakta por ato pak prova kane treguar nje potencial te paimagjinueshem jo vetem mendimi por edhe veprimi. Ketu perfshihet dhe shumica e asaj qe quhet paranormal. Problemi eshte qe kjo 'pseudoshkence' nuk lejohet te trajtohet si shkence e mirefillte por thjesht si indulgjence. Me aq sa kam lexuar une mbi parashikimet e Nostradamusit kur permend luften e trete pershkruan nje lufte me arme e me viktima, nje konflikt qe perfshin shume kontinente, ndofta e nje karakteri fetar, jo imponimi i nje rendi institucional qe ka 100 vjet qe po implementohet, pavaresisht nga konfliktet globale.

  19. #39
    Nese Solomoni nuk ka lene ndonje liber, atehere si arriten te merrnin gjithe ate dije tempularet pasi u kthyen nga toka e shenjte, kot nuk germonin nen tempullin e tij?! Prandaj edhe kur u kthyen, templaret ishin pajisur me dije qe kisha nuk ishte ne gjendje t'i kuptonte, prandaj gjeti rrugen e thjeshte: ekzekutimin e tyre.

    Gjithashtu, si shpjegohet qe akoma vazhdojne germimet ne ate vend sepse tempularet thuhet, se nuk i gjeten te gjitha ato qe kerkonin, dhe sot po behen germime ne Jeruzalem gjoja per studime arkeologjike?!!! Kush fshihet pas ketyre germimeve, besoj nuk eshte e veshtire pergjigjia)

  20. #40
    Askush nuk e di se cfare kane gjetur Templaret. ASKUSH !!! Ka supozime, hipoteza, hamendje... po asnje gje konkrete. Kur flitet per njohurine qe kane gjetur nuk flitet per Librin e Solomonit po per pjese te fshehura te Librarise se Aleksandrise ose objekte te lashta me referenca te shkruara nga nje epoke historike e harruar nga memoria kolektive e njerezimit. Disa spekullojne per materiale te kohes se Zep Tepit, disa thone Holy Grail qe ende nuk dihet qarte si definicion se cfare eshte, etj. Pra hamendjet jane te shumta. Por, e perseris, askush se di se cfare kane gjetur Templaret ne Tempullin e Solomonit.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si i njoha Nanon dhe Berishën.
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 23-01-2008, 19:21
  2. Fjalori latin-shqip i Frank Bardhit
    Nga King_Gentius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 23:46
  3. D'Alema per Kosoven
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-01-2006, 08:43
  4. Maskrat greke mbi çamet
    Nga alibaba në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 16:43
  5. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •