Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Humor nga Xhuxhumaku

    E Shtune, 01 Tetor 2005



    EPOPE:"SA DOLI XHUVELERIA,PLASI SHESHIT KURVERIA!"

    Nga Arben Duka i vertete

    Pjesa e pare - O Xhuvel, na dhjeve Vloren!

    Se Arben Duka " I riu

    Nuk shkroi keq a dereziu

    U perpoq, po me shume mund

    Me dhjete strofa i dha fund.

    Ndersa Duka i vertete

    Qe ti fare nuk e njeh

    Po mori inat ne jete

    S'te ben vjershe, po Epope.

    Arben Duka " I verteti

    Kur e ze dell i poetit

    E ben Epopene per ty

    Me te mire nga te Shefqetit.

    Te Shefqetit " Musarait

    Qe vec meje s'ka te dyte

    Qe shkroi Epopene e Ballit

    Ku firmosi Baba yt.

    Dhe nuk jam i sojit tend

    As peshkzenes, as peshkrrites

    Ta them, qe ta kesh ne mend:

    "Shkruaj me shpejtesine e drites!"

    Kisha vendosur, Xhuvel

    Qe te rrija fare peqe

    Po inati nuk me del

    Nuk me del ajo e keqe.

    Ti je burri nga Tragjasi

    Dhe e di fjalen qe thote:

    "Po nuk mori inat burri

    As menderin nuk ben dot!"

    Se me thane e s'me genjyen

    Kur po dridheshe i teri

    "Arben Duka " fukaraja

    Ia kerkuan pa e beri!"

    Vete e beri porosine

    Dhe i dha Lesi ca leke

    Ndaj e shkroi Xhuvelerine

    Se Arbeni eshte pa breke.

    Te me ipte keq s'do ishte

    Se koha eshte e veshtire

    Por s'te jap, me tha, dhe qeshi:

    "Xhuveli esht' mall i lire!"

    Te me ipte s'do ish keq

    Kush s'i do te shkretat leke

    Dhe pse fati m'u be dreq

    Nuk se jam fare pa breke.

    Ku e njeh ti Arben Duken

    Ku e njeh, o Xhuvel nxiri

    Po ta njihje me vertet

    Do te lozje nga fiqiri.

    Po ta njihje me vertet

    Do te lozje nga fiqiri,

    Thone se jam dhe me i marre

    Nga cka qene Kico Spiri!

    Ne kuptim te marrezise "

    Jo se nuku kemi mende,

    Po na ngrene leshin e kokes

    Ca Bajga si puna tende.

    Une nuk di se c'eshte frika

    Dhe s'me mbaron kurre takati

    Jam njelloj si Xhebro Gjika

    Qe ti e kishe nga fshati.

    Po te qe ky Xhebrua gjalle

    S'kish perendi t'i mbante doren

    Per ate vargun e rralle:

    "O Xhuvel, na dhjeve Vloren!"

    Ndersa per topet e tua

    Qe dolen prej tradhetari

    Xhebro Gjika do te thosh:

    "Ka vetem tope gomari!"

    Jo ne kuptim te fuqise

    Te asaj qe ke poshte barkut

    Se qe kur te kishim tonin

    Ta dinim ndryshkun e carkut.

    Xhebro Gjika ishte burre

    Ndaj e ka ate kurore

    Edhe pse si per shejtan

    Ka nje palo nip ne Vlore.

    Xhebro Gjika ishte burre

    Mencuri e mencurise

    Dhe pse ka nje palo nip

    Po jo Timin e Bashkise.

    Po dhe Timi i Bashkise

    Do linte kokrren e namit

    Ndaj t'i beje nje lapidar

    Kreshnik Males se Mezanit.

    Ndaj t'i ngreje nje lapidar

    Kreshnik Males, lule djalit

    Pa dyshim e padyshim

    Dhe Lefterit te Qemalit

    Kuptimin e Xhebro Gjikes

    Nuk ta shkruaj dot ne leter

    Por, po te te duhet shume

    Ta themi qe heren tjeter.

    Sikur Zotin mik te fusesh

    S'ka me paqe me Arbenin

    Nuk e kam aspak me ty

    Po e kam me Fenomenin.

    Une dhjete here hequr nga puna

    Ti si ben, o derr i derrit

    Ne kolltuk e ne kolltuk

    Qe nga koha e Enverit!

    Asnjehere, o Xhuvel ziu,

    Jeta ime s'ka qene lule

    Dhe njehere me ka pushuar

    Nga puna dhe shoqja Bule.

    Dhe kjo Bulja mendjeholle

    Per te mos iu dukur dora

    Urdheroi te hidhte firmen

    Nje Natashe tjeter nga Vlora.

    Qe e mba Sala ne pune

    Drejtoreshe me limuzine

    Mu te Sherbimi Social

    Ku si ujk ka bere kerdine.

    Nuk te them aspak genjeshtra

    Bej be koken e Shen-Pjetrit

    Socialistet jane mjeshtra

    Per t'ia futur njeri-tjetrit.

    Qe te tri jeni vlonjate

    Dhe vlonjatet jane te mire

    Po ju nga ku dreqin ngjate

    Me kete zemer te nxire.

    Po ju nga ku dreqin ngjate

    Me gjithe kete hithesire

    I thashe Tashes kur me hoqi:

    "Po c'pate, moj shkretetire!"

    U drodh nga koka ne kembe

    Tundi bythet pa hic tule

    Dhe foli si neper dhembe:

    "Kam urdher nga shoku Bule!"

    Une e kesh harruar fare

    Ate zyre mu tek garazhet

    Po me dole ti ne sken-

    Dhe me zgjove gjithe imazhet.

    Po me dole ti ne skene

    Dhe m'i ndrite krejt imazhet

    Dhe ne mende e ne pene

    Lume u shtuan personazhet.

    Ndaj ngushellohu nje cike

    Vetem ty s'mund te ta ngulja

    Ne cdo kenge do jene me ty

    Natashe Hodaj edhe Bulja.

    Ne cdo kenge me ty do jene

    Natashe Hodaj edhe Bulja

    Me vjen gaz qe do te ziejne

    Nga inati si fasulja.

    Vijon neser

    Pjesa e katert - "Vetem per Fatos Nanon"

    NGA ARBEN DUKA I VERTETE

    O Xhuvel, Xhuvel i dashur

    Nuk me dukesh fare skuth

    Dhe pse punet keq jan' trashur

    Sot me vjen qe te te puth.

    Se sot jam shume i gezuar

    Me dha Lesi honoraret

    Dhe ashtu si pata shkruar

    Nxora buken dhe cigaret.

    Hapi kuleten Nikolla

    Nxori jashte gjith' c'kishte brenda

    Me te trasha e te holla

    Se bera pune te renda.

    Me dha nja tre milione

    Dhe foli me buze ne gaz:

    "Na keto t'i kesh per kafe,

    Pa te tjerat vijne me pas!..."

    E shikon, more Xhuvel

    Qe kjo pune na doli mire

    O i embli karamel,

    Nuk je dhe aq mall i lire!...

    Une e ti vlla-tradhetar

    Une e ti dreqi ta haje

    Vetem me Xhuvelerine

    Do nxjerrim "Kohen" ne maje.

    Do nxjerrim "Kohen" ne krye

    Vetem me Xhuvelerine

    Ta bejme sic qe qemoti

    Flake e zjarr e vetetime.

    O Xhuvel, more Xhuvel

    Sa me do e sa te dua

    Ishe dhurate dhe per Lesin

    Nuk ishe vetem per mua.

    Tash te futemi ne teme

    Jane mijera qe na presin

    O nxjerrim "Kohen" ne krye

    O se toku do te vdesim.

    Vazhdon epopeja jote

    Thuhen plot ndaj dhe llafosin

    Sot e neser do te flasim

    Do flasim vec per Fatosin.

    O Xhuvel, qe te ngas fjalen

    Nje miku im me llafosi

    Tha, se u bere me Salen

    Ngaqe te talli Fatosi.

    Borxh s'ta kishim per kaq gje

    Kaq keq sa na i ke kallur

    Pa me gjej ti nje njeri

    Qe Fatosi nuk eshte tallur.

    Te ishe me zemergjere

    Se je nga burrat e pare

    Ai tall nje Vend te tere

    Jo me ty nje cope Agrar.

    E shikon se si u kthye

    Kur partine e mori lumi

    Per te mos mbetur n- hije

    U be Kryetar Forumi.

    U be Kryetar Forumi

    Hallet Partise per t'ia sosur

    O Nano, te marrte lumi

    Po ti vete e ke plagosur.

    Po ti vete e ke plagosur

    Gjithe ate Parti te Madhe

    Qe ndrinte e vetetinte

    Porsi pela ne livadhe.

    U be Kryetar Forumi

    Hallet Partise per t'ia sosur

    Po ajo pela qe thame

    Tani eshte dhi e zgjebosur.

    Gjithe ate Parti te Madhe

    Ah, c'na beri, o Xhuvel

    Pa iu dridhur mjekra fare

    E katandisi nje thele.

    Dhe asaj te shkretes thele

    Thare e tretur, mor aman

    O Xhuvel, more Xhuvel

    Nuk i bejne dot derman.

    Nuk i bejne dot derman

    Xhuvel shpirti-tradhetari

    Kater ceta ne revan

    Kush e kush ta haje i pari.

    Po Fatosi meqe iku

    S'kish pse futej neper grupe

    Le te ish aty Namiku

    Si sheqeri ne shurupe.

    Se dhe kur ish ne detyre

    Nanua s'e donte furtunen

    Ndonjehere shkonte ne zyre

    Namiku e bente punen.

    Ketu na linte Aldrinin

    Qe me kompetenca fliste

    Po ku di te flase Aldrini

    Do te qe me mire te dhiste.

    Do te qe me mire te dhiste

    Te shtrengohej mire e mire

    Do te qe me mire te dhiste

    E vetmja pune qe ben mire.

    O Fatos, sido qe bere

    Per cudi, un' prape te dua

    Se s'te thashe asgje ti zere

    Po nje gje me thuaj mua...

    Po nje gje me thuaj mua

    Thuaje se s'behet nami

    Me thuaj si t'u kujtua

    Si t'u kujtua Meidani?...

    Nga meraku do te tretem

    Kete gje po s'ma the ti

    Ai kish harruar veten

    C'ne qe e kujtove ti?...

    Po nje gje un' e kuptoj

    Se nuk jam dhe fare lloz

    Meidanin e mba me vete

    Te trembesh shokun Gramoz.

    Dhe ai forumi yt

    Ka filluar marifetet

    Dhe pse punoni pa drite

    Jashte u dalin gjithe sekretet.

    Jashte u dalin gjithe sekretet

    Mbushet vendi thashetheme

    Kush do rrije e kush do mbetet

    E kam fjalen per ca nene.

    Per ca nene te statutit

    Qe tani s'jane me nevoje

    Qe t'i zeme rrugen Harbutit

    Qe fare mos konkuroje.

    Ne gjithe boten nuk kam pare

    Nje Parti me dy statute

    Nje ta kete per kohe paqe

    Nje ta kete per kohe lufte.

    Ju po beni pak a shume

    Mu ne mesin e Tiranes

    Nje statut lume e me lume

    Vetem kunder Edi Rames.

    Del Sherifi nga Permeti

    Del e flet si analist:

    "Qe te behesh kryetar

    Duhesh 10 vjet socialist!..."

    Shero, pika qe s'te bie

    Qe mbete gjithnje ne liste

    C'mund te besh me shume nga Rama

    Dhe pse linde socialist?

    Krahasimi nuk shkon fare

    Mes teje e Edi Rames -

    S'krahasohet nje cigare

    Me flaknajen e fontanes.

    Ndaj mos shpikni marifete

    Lereni te fryje furtunen

    E ne qofte se kini ethe

    Hidhni permbi supe gunen.

    E shikon, O Xhuvel ziu

    Pak nga pak u shuan gjaqet

    I lexon vargjet Saliu

    I lexon edhe kenaqet.

    Se me ka thene Arben Bllaci

    Nje gje qe shume pak e dinin

    Berisha e di permendesh

    Gjenialin - Eseninin.

    Mirupafshim serish neser

    Dhe me mos e vrit ti lulen

    Mos harro qe s'je i vetem

    Ke Natashen edhe Bulen.

    Neser: Pjesa e peste:

    "Jo vetem per Nanon"

    Njezet strofa do te jene per Edi Ramen.


    kOHA Jone.(e atyre )
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Shtatzėnė nga kurrizi

    Shtatzënë nga kurrizi

    Me rastin e martesës së këngëtarit Elton Jones, me partneri(e)n e vet, i dërgova një telegram të gjatë urimi me këtë përmbajtje:
    I (e) dashur Stër Elton Jones!
    U bë kohë që nuk kemi komunikuar sëbashku, por kjo nuk do të thotë se të kam harruar. Unë të kam ndjekur në ekran dhe ti më ke lexuar në gazetën “Drita”. Porosinë që më kërkove, ta kam nisur me një refugjat. Brenda pakos ke të gjitha kasetat e këngëtarëve të dasmave, që ti më the në telefon se i pëlqen shumë. Pasi t’i dëgjosh, po të duash ndonjë autograf nga kolegët e tu shqiptarë, unë ta plotësoj dëshirën, sepse këta janë jo vetëm të mirë si artistë, por edhe të thjeshtë. Kur të jesh në shtrat me gruan ose burrin tënd, të sugjeroj që të bësh dashuri duke patur në sfond këto kaseta. Do të lumturohesh vërtet! Por mund t’i përdorni edhe gjatë momentit të lindjes.
    I dashur stër Toni!
    Tani po ta formuloj urimin siç e do tradita dhe emri Juaj i lartë.
    Me rastin e martesës Tuaj me partneri(e)n Përc, Ju uroj jetë të lumtur, të trashëgoheni dhe me një djalë!
    Në emrin tim, familjes, Njësisë Bashkiake nr.8, Tregut të shumicës, burgut 313, Avokatit të Popullit, Partisë Agrare Ambientaliste, si dhe gjyshit tim 96 vjeçar, të uroj lumturi bashkëshortore.
    I (e) dashur Stër Elton Jones!
    Nuk është vendi që në këtë urim të të pyes se cili nga ju do të jetë babai. Sigurisht, ju e dini vetë, sepse edhe këtë sekret do të na e bëni surprizë kur ne të shikojmë njërin prej jush shtatzënë nga kurrizi. Sido që të jetë dhe ngado që ta lindni fëmijën, ne ndjejmë vetëm një detyrim. Duhet të gëzohemi për këtë martesë, sepse me thënë të drejtën, këtej nga anët tona, nuk po u vinte aspak mirë që ty po të ikte mosha, dhe ende nuk e kishe gjetur fatin e jetës. Nuk kishte rëndësi në se do gjeje djalë apo vajzë, mjaft që të ishe i martuar. Këtë e arrite, dhe ne na lumturove. Pas dasmës tuaj, priten edhe martesa të tjera që do të lumturojnë mbarë njerëzimin. Sepse Ju, nuk frymëzuat vetëm me zërin tuaj, por edhe me atë… që e dini vetë.
    Gjithsesi, ju të trashëgoheni fare, dhe kur të jeni në periudhën e lehonisë, në pranverë, bëni një udhëtim këtej nga anët tona, sepse keni shumë fansa që ju pëlqejnë jo vetëm zërin, por edhe atë tjetrën që ju çoi drejt kësaj martese.
    Të përqafoj dhe të fala zonjës ose zotit Përc.
    Të fala prindërve, Mbretëreshës Tuaj, dhe kush të pyesë për mua.
    P.S.
    Diçka për veten. Aktualisht jam i papunë. Shkruaj vetëm satira për qejfin tim, bile pa honorare. Këtë nuk po ta them që të mërzitesh. Mos e çaj ****** për hallin tim, se boll do ta shqyesh për qejfin tënd.
    Përqafime nga Luani
    Kulmi i poshtërsisë… të thuash të vërtetën
    (Autoportret)
    Jeta private… Me pronar shtetin.
    Shenja zoodiakale… Peshore me gurë fallco.
    Arsimi … Fillore natën, kurse pasuniversitare, dhe master.
    Aktiviteti… Shkrues i absurdit me laps dhe pa gomë.
    Hobi… Gënjeshtra.
    E meta kryesore… I martuar një herë dhe vetëm me një grua.
    Momenti më i bukur… Dita e votimeve.
    Ëndrra juaj… Të dëgjoj një gënjeshtër nga politikanët.
    Meraku në dashuri…. Për motrën e tretë të Nelson Mandelës.
    Personi që ju vuri emrin… Ende nuk ia di emrin.
    Padija më e madhe… Kush e shpiku të qeshurën.
    Filmi më i bukur… Ai që më lemerit natën në gjumë.
    Defekti… Nuk kam rrahur asnjëherë ndonjë politikan.
    Këngëtarë të preferuar… Ezmerët e dasmave.
    Heronjtë tuaj… Ata që vënë miliona pa firmosur në bordero.
    Burri më i zgjuar… Ai që bën budallain.
    Ushqimi i preferuar… Prodhimet me kimikate.
    Femra ideale… Ajo që më shau nga nëna.
    Nostalgjia… Për drurin që më jepnin njëherësh babai dhe motrat.
    Urrejtja më e madhe… Për ata që më bënë kokën dhe u kam bërë kokën. .
    Veshja… Xhinse të firmuara tek “Gabi” të përdorura nga
    emigrantë kongolezë.
    Ngjyra e preferuar… Ajo që vjen pas çdo zgjedhjeje.
    Personi më i rëndësishëm… Kryetari i OJQ-së ku bëj pjesë.
    Virtuti më i çmuar… Celulari.
    Artistët e preferuar… Brekografët dhe sytjenografët.
    Idhulli juaj… Furrxhiu i lagjes.
    Kulmi i poshtërsisë…Të thuash të vërtetën.
    Të tjerët për ju… Gjoja i mençur që e mban veten për budalla.
    Besimi…Ateisto-mysliman-kristiano-ortodokso-demokrato- socialist.
    Gazetarë të preferuar… Atyre që nuk u lexoj dot shkrimet.
    Qyteti i preferuar… Krraba.
    Meraku… Që nuk jam bërë anëtar partie.
    Synimi… Të prishem dhe me mikun e fundit.
    Ç`është dashuria… Seks dhe dru.
    Hajdutët… Njerëz që kanë fatin e keq të kapen.
    Besimi tek e ardhmja… Si besimi tek e shkuara.
    Çasti më i bukur… Kur bie në shtrat pas edicionit të lajmeve.
    Vlera e një burri… Kur i thotë gruas në shumës: Ju dua!
    Kafshët që pëlqeni… Ato që nuk i hanë njerëzit.
    Muzika që pëlqeni… Ajo që më vyshk lulet e shtëpisë.
    Ç`është paraja… Politikë + biznes – ndershmëri.
    Pendimi juaj… Se shpesh kam qenë edhe i mirë.
    Lavdia më e madhe… Që nuk kam bërë turpe.
    Turpi më i madh… Që nuk kam arritur asnjë lavdi.
    Objekti më i shenjtë… Bingot, ku i lë paratë pa t`i kërkuar njeri.
    Ëndrra sportive… Të vrapoj nudo me Xhenifer Lopez.
    Mendimi për femrat… Mazhorancë me opozitë homoseksualët.
    Çfarë pune të pëlqen… E atyre që nuk punojnë fare.
    Miqtë më të mirë… Ata që nuk i kujtoj asnjëherë.
    Ç`është ndershmëria… Një luks i veshur me zhele.
    Motoja juaj… Nuk kam bërë keq që të jetoj me
    moto.
    Çudia më e madhe… Se si e gjithë bota qesh shqip.

    Kush e shpiku të qeshurën?
    Në një radio private drejtuesi i emisionit u bënte dëgjuesve këto pyetje:
    -Me çfarë mjete ndërlidhje komunikonte Skënderbeu me ushtarët e tij, me telefon, me celular apo me faks?
    -Mali i Dajtit para okupacionit fashist, çfarë lartësie ka patur?
    -Energjia elektrike që na vjem në shtëpi, kalon vetëm me një, me dy apo me tre tela?
    -Haxhi Qamilin, ku e kapën kundërshtarët e tij në autobuz, në tramvaj apo në stadium?
    -Kush është shpikur në fillim çakmaku apo shkrepsja?
    -Pse gruaja nuk e ka vëlla burrin e saj?
    -Uji i kripur i detit është i tillë nga lotët e njerëzve, kafshëve apo shpendëve?
    -Shpikësi i numrave, siç dihet ka qenë nga anët tona, ilire. E dini arsyen pse ai nuk dinte të numëronte?
    -Kush ka më shumë nevojë për njëri-tjetrin, ligji për ligjvënësit apo e kundërta?
    -Pse psikologët janë të mendimit se, dashuria lind tek dy njerëz që urrehen me njëri-tjetrin?
    -Çarli Çaplin e përzuri guzhinierin e tij, një emigrant nga Përmeti, se e vodhi, nuk gatuante mirë, e shau debil, apo nuk i pëlqente filmat?
    -Cilin ka patur ministër të financave Jezu Krishti?
    -Sa e ka patur numrin e këmbës Robinson Kruzo?
    -Pse qingji lind nga dhia dhe jo nga kanguri?
    -Sa ishte gjallë dhe në pushtet Napoleon Bonaparti, a i lejoi mediat televizive të pavarura?
    -Kush dhe me çfarë fjalësh e mbylli E-maelin e parë të dashurës së tij në çastet e fundit të jetës: Mikelanxhelo, Leonardo da Vinçi, Rafaeli apo Selam Musai?
    -Dhe së fundi, çfarë kombësie kishte ai që shpiku të qeshurën?
    Tani që ju po lexoni këto rradhë, unë jam ende duke qeshur me pyetjet e mësipërme. Nga të gjitha, më tërhoqi më shumë kjo e fundit: Kush e shpiku të qeshurën? Vërtet kush e shpiku? Mendoj se e kam gjetur përgjigjen. Atë na e fali Zoti, dhe na e vë në përdorim mençuria ose budallallëku. Në rastin tim, e shkaktoi kjo e dyta.

    Qengji i urtë pi në dy tendera
    Rruga e historisë, çahet me tender në dorë.
    Armikut dhe erës, ktheji tenderin.
    Burri matet me tender, jo me zemër.
    Sa të rrosh, tendera do të fitosh.
    Dhi e zgjebosur, tenderi përpjetë.
    Tenderi fitohet, nuk dhurohet.
    Tenderi i rëndë në vend të vet.
    Ai stan, atë tender ka.
    Besa e shqiptarit, si tenderi i arit.
    Më mirë dhjetë tendera sot, se sa një mot.
    Atdheu është vendi ku fitoj tendera.
    Qengji i urtë, pi në dy tendera.
    Çdo popull ka tenderin që meriton.
    Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë tenderi.
    Trimi i mirë me tendera shumë.
    Sipas kokës, tenderin.
    Duaje atdhenë, si politikani tenderat.
    Qentë le të lehin, tenderat shkojnë përpara.
    Tenderat nga populli dalin dhe në popull shkojnë.
    I zoti e nxjerr tenderin nga balta.
    Shkon për lesh e vjen me tender.
    Dita duket sa lind tenderi.
    Mali me malin nuk takohen, tenderi me tenderin po.
    Sheh tenderi, tenderin e fitohet.
    Tenderi e ka bishtin mbrapa.
    Miku i mirë njihet në ditë me tender.
    Dy të rrahura nuk të bëjnë mirë, dy tendera po.
    Më mirë një mik më pak, se sa një tender më pak.
    I yti mishin ta ha, por tenderin ta ruan.

    Luan Laze.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhuxhumaku : 23-12-2005 mė 17:34
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Nuk ėshtė higjenike tė martohesh me atė qė do...

    Nuk ėshtė higjenike tė martohesh me atė qė do…

    Nga Luan Laze


    Babait i vodhėn nė autobus dhėmbėt nė xhep, dhe pėrsėri beson nė tė ardhmen e vendit. Ndoshta, sepse tani me kica nė gojė, e ka pėrpara tė ardhmen.
    ***
    Mos prisni njė trafik tė rregullt makinash, kur atė e pėrbėjnė ata qė nuk dinė tė ecin si kėmbėsorė.
    ***
    Gjėja mė e padobishme sot ėshtė tė shkruash letėrsi, dhe gjėja mė e dobishme ėshtė tė mos lexosh fare.
    ***
    Kur ti ėndėrron, projekton, vendos dhe je gati pėr t’ia futur tjetrit, por papritur shikon se kėtė proēes miqėsor ai e ka bėrė mė parė tek ti, … kjo ėshtė politikė.
    ***
    Kulmi i ndershmėrisė: Kunati im deputet mi solli me tė vėrtetė 100 eurot qė mė dėrgoi ime motėr nga Italia.
    ***
    E.R. qenka i vetmi politikan qė nuk ka tė dashur. Sepse ėshtė inpotent. Paska edhe sėmundje qė tė bėjnė tė ndershėm!
    ***
    Ėshtė e vėrtetė se ka shumė vajza tė mira midis djemve gey, dhe shumė djem tė mirė midis vajzave lezbike.
    ***
    Dikush nuk mbyll gojėn e prapanicės, e dikush tjetėr nuk mbyll prapanicėn e gojės. Kjo ėshtė arsyeja qė shpesh nė njė ambient e ndjeni veten tė lumtur.
    ***
    Nėqoftėse doni tė ruani sistemin e gėnjeshtrės sė madhe, mund tė thoni herė pas here edhe ndonjė tė vėrtetė tė vockėl. Por, fare tė vockėl.
    ***
    Homoseksuali i kėndonte shumė bukur dashurisė pėr vajzėn qė e braktisi. Por, nė mendje ai kishte djalin.
    ***
    Ka njerėz qė pėrdorin pėr tė pastruar, gojėn dhe prapanicėn, letėr higjenike. Me sa duket e kanė kuptuar se tė dyja i kanė njėlloj.
    ***
    Nėse nuk keni frigorifer, apo ta mbushni atė, ndizni televizorin dhe ngopuni me edicionet e lajmeve.
    ***
    Nuk ndryshon karakteri i xhelatit dhe viktimės. Vini re si e trajton kjo e fundit llojin e vet, sapo zė pozicionin e tė parit.
    ***
    Sa vite na duhen pėr t’u bindur ndaj budallallėkut tonė, aq kilogram vite kemi qenė tė trashė.
    ***
    Shija e sotme injoron shijen e kaluar. E kaluara ka qenė dikur e sotme, ndėrsa kjo, duke mos qenė as e sotme, nuk do tė jetė kurrė e kaluar.
    Kryeministri rrit 10 pėrqind pensionet, dhe porosit ministrin e shėndetėsisė tė ulė nė 50 pėrqind numrin e tė gjallėve qė e pėrfitojnė atė.
    ***
    I biri i ish shėrbėtorit proteston nė krah tė birit tė ish pronarit, pėr rikthimin e pronės. Njėherėsh, edhe pėr statusin e vet si nė kohėn e babait.
    ***
    Sa tė aftė jemi pėr tu qeverisur, shikoni politikanėt; sa tė nėnshtruar dhe tė duruar jemi, shikoni popullin.
    ***
    Nuk ėshtė e vėrtetė se femrat nuk janė inteligjente, por ajo vlerė u rrjedh ēdo muaj bashkė me menstruacionet.
    ***
    Vetėm nė shoqėrinė e lartė mund tė gjeni veset mė tė ulta.
    ***
    Nga penisi deri tek arkivoli, quhet jetė. Sa shumė ngjajnė tė trija nė formė dhe pėrmbajtje!
    ***
    Katėr vajzat e martuara vendosėn: Babait tė paralizuar 97 vjeēar, do t’i blinin gjithė jetėn, letėr higjenike dhe furēe dhėmbėsh.
    ***
    Maskilisti u martua me katėr gra dhe tradhėtoi me 18 copė dashnore. Ndėrsa feministi u martua vetėm njė herė. Cili i do femrat?
    ***
    E kuptoj shumė mirė injorancėn time tė thellė, tė gjerė dhe tė gjatė. Prandaj, them se jam i menēur.
    ***
    Njė nga kriminelėt e kėrkuar tė luftės nė ish Jugosllavi, nuk pranon tė dorėzohet nė Hagė, jo nga frika e dėnimit, por sepse natėn e dytė tė arrestimit duhet tė flejė me Karla del Ponte.
    ***
    Ministri im, nė zyrė mban fotografinė e gruas, ndėrsa udhėtim-pushimet i bėn me tė dashurėn sekretare.
    ***
    Fatmirėsisht tingujt muzikorė nuk kanė nevojė pėr pėrkthime, sepse “zanatēinjtė” do tė na i sillnin mrekullitė e krijuara nga gjenitė, krejtėsisht tė deformuara.
    ***
    Nuk ėshtė higjenike tė martohesh me atė qė do, por me atė qė tė do.
    ***
    Ajo kishte nė shtėpi njė sirtar plot me tė mbathura dhe tanga, por asnjėherė nuk i dilte koha t’i vishte.



    ***
    Shyqyr qė Zoti nuk merret me tregti, sepse rrezet e diellit dhe tė hėnės do t’i blinim me euro. Por dalėngadalė, besimtarėt e tij edhe kėtė do ta bėjnė realitet.
    ***
    Burgu pėr hajdutėt e vegjėl ėshtė mėsim edhe pėr ata jashtė. Jo tė gjithė kanė tė drejtė tė vjedhin.
    ***
    Njerėzimi shpiku tė vėrtetėn pėr tė zbuluar mė lehtė armiqtė e vet.
    ***
    Nga kronika e bardhė. Daja qė kishte tentuar tė mbyste nipin e tij nė mes tė ditės, bėrtiste nė sallėn e gjyqit: E ku ta dija unė se ai ishte nipi im?
    ***
    Gruaja qė merret me politikė, mė ngjan si burri qė merret me qėndisje.
    ***
    Poshtėrsia nuk bėhet nga budallallėku, por nga ligėsia, ndėrsa budallallėku nuk vjen nga ligėsia, por nga injoranca.
    ***
    Kur tė tjėrėt flasin dhe unė nuk i kuptoj, nervozohem. Kur unė flas dhe tė tjerėt nuk mė kuptojnė, pėrsėri nervozohem. Kjo do tė thotė se unė kam gjithmonė tė drejtė nė nervozitetin tim.
    ***
    Nėqoftėse doni tė dini konsideratėn e eprorit tuaj, ju sugjeroj tė vėzhgoni sjelljet e shoferit tė tij ndaj jush.
    ***
    E kam ditur gjithnjė se im shoq mė donte shumė, sepse sa herė ndihesha keq nga ana shėndetėsore, mė pyeste me ngrohtėsi: E dashur, ēfarė trashėgimie do mė lėsh mua?
    ***
    Duhet kohė, energji dhe kulturė e madhe pėr tė gėnjyer, ndėrsa pėr tė zhgėnjyer, vetėm pak ēaste.
    ***
    Njė nga arsyet e zhvillimit tonė tė gjithanshėm ėshtė edhe fakti se, nėse dikush dėshton nė drejtimin e njė fushe tė caktuar, pjesėn tjetėr tė jetės bėhet ekspert dhe analist i asaj qė dėshtoi.
    ***
    Kanė njė ndryshim rrėnjėsor programatik e djathta dhe e majta. Tė djathtėt vjedhin me dorėn e majtė, ndėrsa tė majtėt, me dorėn e djathtė. Kjo ėshtė vėrtetuar nga ortopedėt dhe psikologėt.
    ***
    Pėr disa, padrejtėsia ėshtė drejtėsia mė e mirė.
    ***
    Kur njė gazetar i njė radioje private mė pyeti, se cilat ishin tri dėshirat e mia si qytetar i kėtij vendi, iu pėrgjigja: Dėshira e parė ėshtė qė tė kem njė dėshirė, e dyta, tė mė plotėsohet e para, dhe treta, tė mė plotėsohet e dyta. Jetoj nė Shqipėri ndaj iu pėrgjigja kėshtu, sepse sė pari dhe sė fundi, mė duhet tė kem vėrtet njė dėshirė.
    ***
    Kam arritur nė pėrfundimin se, tė gjitha gėzimet nė jetė i kam patur nga injoranca, ndėrsa tė gjitha shqetėsimet, nga menēuria. Jam i shqetėsuar se kjo e dyta nuk dėshiron mė tė mė lėrė asnjė ēast nga e para.
    ***
    Ne e kuptuam menjėherė qė ai ishte i martuar vetėm nga fakti se, sa herė dilte nga shtėpia rrobat i kishte tė pahekurosura.
    ***
    Urrejtjet mė tė mėdha do t’i gjeni gjithnjė brenda llojit dhe tė njėjtit zanat.
    ***
    Moda mė e pėrhapur sot nė veshje, ėshtė zhveshja. Jam shumė i kėnaqur pasi jam dhe ndjekės i saj tek… tė tjerat.
    ***
    Kush ka parė lotėt e krokodilit, i kupton mė mirė ato tė femrės.
    ***
    Pėr tė qenė tė sigurtė se martesa e tyre do tė ketė jetė tė gjatė, nė fillim ēifti i ri caktoi ditėn e ndarjes, pastaj atė tė dasmės.
    ***
    Diku me ligj e diku pa ligj, njeriu i gjorė do tė vidhet nga tė liqtė.
    ***
    Uniformat shtetėrore dhe veladonėt e ēdo lloj ngjyre janė krijuar qė vjedhja tė mos quhet vjedhje.
    ***
    Budallallėku i njerėzve ėshtė si vera. Sa mė i vjetėr, aq mė interesant dhe i ēmuar bėhet.
    ***
    Bashkėkombasit e mi e konsiderojnė shtetin si njė televizor qė mund tė komandohet nga mijėra pulte njėkohėsisht.
    ***
    Kur shikoni njerėz qė dekorohen nė politikė, kujtoni se meritat u takojnė tė tjerėve.
    ***
    Liri e fjalės do tė thotė, sa mė shumė njerėz tė kėrkojnė tė vėrtetėn, aq mė pak do ta gjejnė atė.
    ***
    Nėqoftėse besoni gėnjeshtrat e politikės, nuk keni tė drejtė pastaj tė kėrkoni mbajtjen e premtimeve.
    ***
    Nė kėtė tokė, ajo qė vlen realisht nuk ėshtė vlerėsuar, dhe ajo qė vlerėsohet, kurrė nuk do tė vlejė.

    Ekspress.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    Desert Fox Maska e bayern
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Xhuxh ca te ka gjet my me kto tema te 'cuditshme' ?


    Lars ku ishe sot ti? Me ke bo dalje me na njonen? lol
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Blejmė skllevėr, shesim pronarė

    Ja dhe nje tjeter nga Luani, Bayo ...

    Blejmė skllevėr, shesim pronarė

    -Nga Luan Laze-




    Fluksi i futbollistėve nga kontinenti i zi.
    Blejmė afrikanė dhe shesim vendas. Blejmė skllevėr dhe shesim pronarė. Bashkė me rrobat e “Gabit” e makinat e pėrdorura, edhe sporti ka nevojė pėr lėndė tė parė.

    Shqiptarėt po e fillojnė kolonializimin nga sporti. Marrin skllevėrit mė tė mire. Dikur i kontrollonin nga dhėmbėt dhe krahėt, tani nga kėmbėt. Kjo quhet merkato e futbollistėve.
    Ekipet qė blejnė sportistė, ėndėrrojnė tė futen nė kupat e Europės dhe tė kalojnė turin. Kjo shoqėrohet me shpėrblime tė majme. Kėmbėt e lojtarėve dhe duart e tifozėve duhen pėr fitore. Tifozėt nuk janė objekt i kėnaqėsisė, por subjekt fitimi. Politika i do pėr mitingje dhe votime, ndėrsa sporti pėr brohoritje.
    Njė ditė edhe flamuri ynė kombėtar do tė valėvitet nė stadiume nga zezakėt e kontinentit afrikan. Tamam si Franca nacionaliste, qė nė ekipin pėrfaqėsues ka edhe ndonjė futbollist tė bardhė.
    Nė shoqėritė e civilizuara asgjė nuk ėshtė mė e imja dhe e jotja. Gjithēka ėshtė e jona, ose ndryshe, e elitės qė ka paranė. Tė tjerėt janė vetėm tifozė, tė cilėt gėzojnė pėr golin qė fut miliona nė xhepat e tė tjerėve.
    - Paraja fut ujin nė rrjetė dhe ngre topin pėrpjetė, - ka thėnė Sekretari i Pėrgjithshėm i Partisė Komuniste tė Brazilit, i ndjeri Zhoao Amazano.








    Gėzuar 2005 nga Bie-halja!


    Para tri ditėsh me njė shokun tim shkėmbeva kėto SMS:
    “Po tė kesh kohė, tė pres nė ora 17.00 pranė Galerisė pė tė parė Biehalen”.
    Ju pėrgjigja:
    “Nė hale shko vetė, dhe rafsh brenda!”
    Pėrgjigja e tij:
    “Idiot! Nuk e kam shkruar gabim, por asaj ekspozite, vetėm ashtu mund t’i thuash.
    Megjithėse ti nuk vlen as 20 lekė, urimin gėzuar 2006, e meriton!”
    I ktheva pėrgjigje:
    “Ti nuk meriton asnjė urim, por 20 lekėt e SMS i ke hallall. Gėzuar ditėt e fundit tė 2005 nė Bie-hale! Nėqoftėse mbetesh brenda, mos mė kėrko ndihmė me SMS, se prej aty vjen erė e keqe.”



    BURRI I ANTROPOLOGES


    Kur botova njė reportazh nė gazetėn ku punoja, e shoqėrova edhe me njė foto tė antropologes izraelite sėbashku me njė skelet tė zbuluar nga ajo.
    Pas disa ditėsh nė redaksi mė erdhi e postuar fotoja e gazetės, nga njė lexues i besimit mysliman, me kėtė diēiturė:
    “Ja pėrfundimi i njė burri tė gjorė qė martohet me gra si ju!”

    REZONANCĖ BASHKĖSHORTORE


    Njė mėngjes ai po i thosh sė shoqes nė mėnyrė filozofike:
    -Grua e dashur, kemi 20 vite qė flemė bashkė dhe trupat tanė rrinė pranė njėri-tjetrit. Natyrisht, kjo sjell edhe atė qė ne marrim e japim nga cilėsitė tona. Ja, a nuk e ke vėnė re se, sa herė ti bėn ndonjė gjė tė mirė ke marrė nga menēuria ime, dhe unė sa herė gaboj, e kam nga budallallėqet qė i ke me okė!

    JUSTIFIKIM DASHURIE


    Ai nė telefon:
    -Oh e dashur! U bėnė dy ditė qė nuk jemi parė. Mė ka marrė malli ndaj tė mora nė telefon tė dėgjoj zėrin, pasi ti nuk mė telefonon mua.

    Ajo me receptor nė vesh pėrgjigjet:


    -Ke shumė tė drejtė, i dashur! Po kėtu ku jam unė, nuk ka telefon qė tė tė marr…!






    KĖRKO FALJE, PASTAJ GJEJMĖ FAJIN




    Deputeti mjaft i nxėhur i ulėret gruas:


    -Shpejt, mė kėrko falje.


    -Pėr ēfarė duhet tė kėrkoj falje? Ēfarė bėra?!


    -Mė thuaj njė herė mė fal, pastaj tė tė thėm ēfarė bėre.


    -Qyqja, pse ku jemi kėtu, nė parlament, njė herė votoni pastaj merrni vesh pėr ēfarė keni votuar? Nuk kam pėrse, mė thuaj ēfarė tė thashė qė tė tė kėrkoj falje!


    -Mė the idiot, para dhjetė minutash.


    -Uaa, unė thashė se mos kam shpifur ndonjė gjė, por, pėr tė vėrtetėn, ti e di, unė nuk kėrkoj falje kurrė!


    P.S.

    Megjithėse deputeti nuk ėshtė i kėsaj partie, ky rast plotėsisht i vėrtetė, mė kujtoi njė thėnie kineze: Kur burri kthehet nė shtėpi, duhet ta rrahė gruan. Edhe nėqoftėse nuk e di arsyen, nuk prish punė, se e di vetė ajo!


    EROTIZĖM NĖ RESTORANT


    Ai, qė e shikonte ēdo gjė me sy erotik, edhe nė restorant porosinė pėr patate me kofsha pule, e tha:

    - Mė sill njė pjatė patate me shalė pule!






    NJĖ ĒELĖS PĖR NĖNKRYETARIN




    Konferenca e shtypit kishte pesė minuta qė kishte filluar. Objekt i saj ishin ēėshtja kombėtare, kriminaliteti nė rritje dhe ēmimet e larta. Nėnkryetari i partisė sapo vuri re njė tė njohurin e tij gazetar midis tė pranishmėve, bėri gati njė copė letėr tė vogėl dhe shkroi aty me nxitim diēka. Dorazi e shpuri tek i njohuri i tij.


    Tjetri e mori dhe lexoi kėto rradhė, qė siē do ta shikojė vetė lexuesi i afroheshin shumė objektit tė konferencės sė shtypit qė po mbante kjo parti. Nė tė thuhej shprehimisht:


    “Turi, brenda kėtyre ditėve bėj ē`ėshtė e mundur tė mė sigurosh pėrsėri ēelėsin e asaj shtėpisė si herėn e kaluar. Mė duhet patjetėr pėr atė muhabetin qė di ti, pasi ajo, e dashura ime ikėn pėrgjithnjė nė Amerikė. Tė lutem mė ndihmo se do tė ēmendem fare nėqoftėse nuk e kaloj dhe njė natė pėr herė tė fundit me tė”.


    Tjetri e lexoi letrėn dhe pasi e grisi, nisi tė mendojė qė atė ēast pėr t’i zgjidhur hallin nėnkryetarit. Dhe kishte tė drejtė! Pasi ēėshtja kombėtare dhe problemet e tjera tė vendit mund tė zgjidheshin edhe nė shtratin e dashurisė, qė nė kėtė rast vareshin tek gjetja e njė ēelėsi tė vetėm pėr nėnkryetarin e partisė.




    Tė pėrdhunosh gruan tėnde


    Pas shtatė vjet martese dhe lindjes sė dy fėmijėve, gruaja akuzon burrin e saj pėr pėrdhunim.Emancipimi nė diktaturė kėrkonte qė gruaja tė spiunonte burrin e vet, ndėrsa nė demokraci, ta akuzojė pėr pėrdhunim.
    Edhe nė Durrės, njė plakė 73 vjeēare akuzoi plakun e vet pėr pėrdhunim pas lindjes sė 8 fėmijėve, 17 nipėrve dhe 2 stėrnipėrve. Tė pėrdhunosh gjyshen e virgjėr tė 17 nipėrve tė tu, duhet tė jesh vėrtet njė pėrdhunues i rrezikshėm. Thonė se, prokurorėt nuk i kėrkonin llogari plakut pėr kėnaqėsinė e dhunėshme qė i dhuroi plakės tij, por donin tė dinin se ēfarė kishte ngrėnė gjatė jetės, qė ai miku, ishte nė gjendje tė ngrinte krye ndaj ish mikeshės tė plakės.
    Ndėrkaq, gruaja e re e ka denoncuar burrin e vet pėr pėrdhunim, sepse ai nuk solli dy muaj rrogėn nė shtėpi. Ajo, kėtė e quajti pėrdhunim, jo tė ekonomisė por tė nderit.
    Sot duhet tė jesh i kujdesshėm me gratė, sepse mund tė ndodhė qė nuk kryen njė herė marrėdhėnie seksuale, dhe ajo tė akuzon pėr pėrdhunim. Burrit i ndodh tė jetė i lodhur nga puna, nga pija, nga dashuria, apo nga mbledhja e partisė, dhe akuzohet pėr pėrdhunim nga gruaja e shtėpisė.
    Pėr ēudi, dashnoret asnjėherė nuk tė akuzojnė pėr pėrdhunim. Bile ato, kanė dėshirė t’u pėrdhunosh pėrdhunimin.
    Ēdo konflikt midis ēiftit, quhet pėrdhunim. Edhe nė Shkodėr, njė mashkull ipotent akuzoi tė shoqen pėr pėrdhunim. Nderin nuk e mbrojnė vetėm femrat, por edhe ish meshkujt.
    - Pėrdhunimi i gruas nga burri i vet, ka lindur nė Amerikė dhe do tė pėrfundojė nė vendet e Lindjes, - ka parashikuar udhėheqėsi kubanez Fidel Kastro, ose siē i thonė fshatarėt e Rrushbullit, Fadil Kastraveci.



    Budallait i hapet rrugė



    450 milion njerėz nė botė, vuajnė nga ērregullimet mendore.

    Ėshtė lumturi kur budallenjtė e menēur konstatojnė sa shumė budallenj tė sėmurė janė! Bile, edhe cilėsinė e tyre! Shifrėn prej 450 milionėsh, e kanė nxjerrė 450 milion tė tjerė qė u gėnjen mendja se janė normalė. Megjithatė, njė botė pa psikopatė do tė ishte anormale, ka thėnė dikush.
    Mjeksia njeh disa loje sėmundjesh mendore, si: psikopati depresive, reaktive, agresive. Tek psikopatia agresive, futen ata tė politikės. Mjekėt thonė se, njerėzit me psikopati agresive, janė vėnė nė krye tė qeverisjes falė budallallėkut tė psikopatėve depresivė. Sepse nė tė gjitha gjuhėt e botės njihet shprehja: Budallait mė tė rrezikshėm hapi rrugė! E keni vėnė re si largohen njerėzit kur kalon ndonjė politikan? Vetėm se kanė parasysh kėtė thėnie ndėrkombėtare. Sėmundje mendore ėshtė etja pėr pushtet, para dhe lavdi tė pamerituara.
    Mjekėt thonė se, tė sėmurėt mendorė nė spitale, kanė frikė vetėm nga njėri-tjetri. Prandaj nė dhomat e tyre, janė vendosur fotot e disa politikanėve shqiptarė.
    Nė spitalet psikiatrike, ka tė sėmurė qė vetėquhen President, kryeministėr, dhe deputet. Pra, atje ka njė qeveri nė hije. Mjekėt thonė se, pacientėt e sėmurėt qė e ndjejnė veten politikanė, dhe politikanėt e sėmurė qė e mohojnė atė, kanė tė njėjtėn diagnozė.
    Partitė shqiptare nuk kanė asnjė mjek psikiatėr nė radhėt e tyre. Sepse kanė frikė, pasi mjeku nuk replikon me pacientin, vetėm i fut ilaēin dhe elektroshokun. Ndėrsa tani, nė demokraci, kjo vegėl ftilluese quhet elektrozotni.
    Lenini ka lėnė kėtė recetė pėr budallenjtė e menēur: ju meritoni pėr qeveritarė, vetėm tė ēmendurit!



    Pėr inat tė gruas time, shkoj e fle me gruan tėnde


    Nė njė televizion privat, drejtuesi i njė emisioni pėr 90 minuta, shtroi kėtė pyetje pėr teleshikuesit: A i qėndron kohės shprehja, “pėr inat tė s’ime vjehrre, shkoj e fle me mullixhiun?” Dhe telefonuesit pėrgjigjeshin sipas lidhjeve qė kanė patur me vjehrrat apo mullixhinjtė.
    Kėtė urtėsi e pėrdorin edhe nė disa vende tė tjera europiane. Si ēdo menēuri edhe kėtė, tė huajt e kanė marrė kėtej, nga anėt tona, dhe e kanė pėrpunuar sipas moralit tė tyre. Ja si e kanė pesė vende tė tjera europiane.
    Gjermanėt: Pėr inatin tim, vjehrra shkon e fle me mullixhiun.
    Italianėt: Pėr inat tė mullixhiut, vjehrra fle me mua.
    Francezėt: Pėr inat tė vjehrrės time, unė nuk fle me mullixhiun.
    Austriakėt: Pėr inat tė mullixhiut dhe vjehrrės, shkoj e fle me burrin tim.
    Hollandezėt: Pėr inat tė vjehrrit, shkoj e fle me vjehrrėn dhe mullixhiun.
    Grekėt: Pėr inatin tim, flej edhe me ty, edhe me mullixhiun.
    Anglezėt: Oh, ēfarė kėnaqėsie kur fle me vjehrrėn dhe mullixhiun!
    Siē shihet, nė tė gjitha gjuhėt dhe nė tė gjjitha rastet, mullixhiu dhe vjehrra dalin gjithnjė tė fituar. E, meqė debati pėr ndalimin ose jo tė kėsaj urtėsie vazhdon, pėr lexuesit po sjell opinionin e gruas time.
    Ajo mendon se, meqė tani nuk ka mė mullixhinj dhe kapitalizmi shqiptar nuk i duron dot kėto vjetėrsira, urtėsia tė modifikohet dhe pėrdoret kėshtu: “Pėr inat tė gruas time, shkoj e fle me gruan tėnde”. Sigurisht, nė kėtė rast ajo e ka fjalėn pėr burrat e tjerė, e jo pėr mua…
    Gjithsesi ky debat vazhdon, sepse siē u pa dhe nga telefonuesit e atij emisioni, kjo urtėsi po e turpėron Shqipėrinė nė sy tė botės. Bile thonė qė, kjo ishte edhe porosia e Barosos pėr t’u antarėsuar nė BE.
    Drejtuesi emisionit kaq kishte pėr detyrė, tė hidhte njė gur nė lumė dhe tė tjerėt ta nxjerrin andej. Nuk ėshtė pak pėr fatet e kėtij kombi, aq mė tepėr qė pėr urtėsitė e njė populli, diskutojnė gjithnjė vetėm tė marrėt e tij.





    Gomari nuk ha mish gomari


    Mishi i gomarit mė nė fund mbėriti edhe nė disa lokale luksoze.
    Kjo ėshtė arsyeja qė tani njerėzit nuk i drejtohen mė njėri-tjetrit me titullin e lartė: gomar. Paskan nisur ta kuptojnė se sozia e tyre, ka dy vlera mė shumė se vetė ata, punėn dhe mishin. Gomerėt me dy kėmbė, e dinė se mishin e tyre as hienat nuk e hanė dot. E shumta, janė mish pėr top vetėm i politikės.
    Nė shumė vende tė botės, mishi i gomarit ėshtė i preferuar nė restorante. Nė njė film italian, vajza i thoshte tė dashurit tė saj nė telefon: “Kėrriēi im i vogėl! Sonte tė pres nė “Prima d’Amore”, se do tė jap dy biftekė gomari”!
    Drejt Italisė, nga vendi i shqiponjave dhe gomerėve, ėshtė eksportuar vazhdimisht ky lloj ushqimi. Peqini dhe Kavaja janė kryeqendrat e prodhimit dhe eksportit. Pėr frymė popullsie ne zemė vendin e parė nė prodhimin e gomerėve. Hajvanologėt shqiptarė kanė hyrė nė tratativa me hajvanologėt italianė pėr tė furnizuar me kėtė mall disa nga restorantet mė luksoze nė Itali. Edhe vajza e filmit, mbase me gomar shqiptar e ka qerasur tė dashurin e saj, pėrderisa nė njė sekuencė seksi ai vazhdimisht pėlliste…
    Thonė se, gomari nuk e ha mishin e gomarit. Ndėrsa tek ne, ngrėnia e tij ende nuk dihet se ēfarė efekti jep. Pronarėt e kėtyre lokaleve, duke dashur qė t’i fusin nė gjak klientėve njė nga cilėsitė e gomarit, punėn, bėjnė efekt tė kundėrt. I ndihmojnė tė mbeten vetėm nga trutė tė tillė, sepse dėshira pėr punė, u largohet mė shumė.
    Sidoqoftė, hajvanologėt kanė shpresė se mishi i gomerėve nė restorante dhe shtėpi, ka tė ardhme tė ndritur, pėrderisa gomarėngrėnėsit janė vetė tė tillė.



    Qytet brenda spitalit


    Territori i Qendrės Spitalore Nėnė Tereza, ėshtė kthyer nė njė parking tė vėrtetė.
    Madje aty kullosin lopė, dele, gomerė dhe derra. Disa miq tė mi kanė vite qė e parkojnė makinėn, ditėn dhe natėn, nė territorin e kėtij spitali. Nėnė Tereza, thonė ata tė drejtorisė tė kėsaj Qendre, ka qenė Shenjtore dhe zemra e saj ishte e gjerė pėr njerėzit, bile me gjithė makina, kuaj, gomerė, lopė, dhi e dhen.
    Kjo ėshtė arsyeja pse drejtoria e kėtij spitali mban tė hapura portat pėr ēdo automjet qė lėviz nė kryeqytet, qė nga ato me naftė, benzinė, gazoil, e deri tek ato me bar e plehra, sepse kėrkon tė ruajė emrin e saj tė mirė. Raporti me tė sėmurėt ėshtė tre me njė. Pra, njė i shtruar dhe tri makina tė parkuara.
    Drejtoria po merr masa qė tė ngrejė brenda territorit, pika servisi, lavazho, dhe tė punėsojė policė trafiku. Edhe pėr ata qė ruajnė ēiftet nga Kodrat e Liqenit, ka punė sa tė duash gjatė mbrėmbjes nė territorin e kėtij spitali. Sapo bie nata atje kėrcet seksi. Pacientėt brenda pavioneve bėrtasin nga dhimbja, ndėrsa jashtė, populli bėrtet nga qejfi. Ėshtė pikėrisht momenti kur nis bėrtet edhe hoxha, si bekim pėr orgjitė. Aty ka kambistė, shitės ambulantė, sekserė, llustraxhi, berberė, dhe njerėz qė me kominoshet e punės pushojnė nė shtrat tė sėmurit, ndėrkohė qė ky i fundit, me bizhama si zebra, bėhet tapė nė klub me shefin e pavionit…
    Rrugėt e brendshme tė kėtij spitali, do tė marrin sė shpejti emrat e gjithė drejtorėve dhe Ministrave tė Shėndetėsisė qė kanė meritė nė kėtė katandisje. Emri i njė shenjtoreje prandaj i ėshtė vėnė, qė djajtė me bluza tė bardha tė fitojnė sa mė shumė. Me kėtė emėr thėrritet edhe aeroporti shqiptar, vendi ku fluturon dhe zbarkon krimi i ēdo lloj marke. Sa herė njerėzit duan tė mbulojnė pisllėqet e tyre, fshihen pas emrave tė njerėzve humanė.
    Meqė bota ka spitale brenda qytetit, edhe ne bėjmė qytet brenda njė spitali. Bile, qytet me dhimbje dhe qejfe.



    Aty ku lemeria ka emrin qejf



    Udhėtarėt qė kalojnė mbi Tiranė me linja ajrore, e njohin kryeqytetin nga njė gropė e madhe, simbol i kryeqytetit tonė. Anglia ka Big Benin, Franca kullėn Eifel, Amerika Statujėn e Lirisė, ndėrsa ne, Gropėn e Hajdin Sejdisė. Gropa legjendare i ka qėndruar kohėrave. Pas pak vitesh ajo do shpallet Monument Kulkurve.


    Ēfarė nuk thuhet pėr tė! Njė pjesė thonė se ėshtė pronė e atij burrit kosovaro-zvicerian, qė e thėrrasin Hajdut Sejdia, tė tjerė se e kanė marrė pronarėt dhe nuk bien dakort pėr ēmimin e shitjes, e tė tjerė se, gjysma e saj ėshtė e dervishllerėve. Kjo gropė, ka dhe njė simotėr tė vogėl pranė stacionit tė autobuzave qė nisen pėr Kombinat. Tė dyja janė kthyer nė WC publike, shtėpi publike, hotele publike, plehra publike dhe, sigurisht marrėzi publike.

    Banorėt rreth e qark kėtyre gropave, tė tregojnė kaseta tė filmuara nė mes tė ditės, duke bėrė seks, gjashtė ish burra me njė ish grua, dhe pesė ish gra me njė ish burrė. Lemeria aty ka emrin qejf, porno, lezbizėm, homo dhe striptizėm. Aty pėrmjerin-aty bėjnė seks. Orgji e vėrtetė! Kudo, kėto marrėdhėnie kryhen nė ambiente luksoze dhe romantike, qė nga kati i parė e deri nė tė tetėdhjetin. Ndėrsa nė mes tė kryeqytetit shqiptar, kėta intektualė tė pavarur dhe paparti, shfryjnė epshet shtazarake nė njė gropė pranė fekaleve tė tyre. Tė rrethuar me mur nga Bashkia, banorėt e saj duken sikur u thonė njerėzve tė veshur me sqimė, pushtet, imunitet dhe pasuri: kjo bordello natyrale, nė fund tė fundit shėrben pėr tė bėrė po atė qejf qė bėni edhe ju mes luksit. Me djersėn tonė ju jeni atje, nga ligėsia juaj ne jemi kėtu.
    Edi Rama duke qenė i gjatė, pranė murit rrethues i shikon kėto skena ēdo ditė nga dy kėndvėshtrime, si artist dhe Kryetar Bashkie. Nė tė parin i duket si vepėr e arrirė e nudizmit natyralist, ndėrsa nė tė dytin, se nuk ka mbajtur tė vetmin premtim qė u ka bėrė zgjedhėzve tė tij, tė fuste nė tė 70 pėrqind tė klasės politike! Gropa e Hajdut Sejdisė me thesaret brenda vetes, ėshtė tamam si jeta qė zhvillohet mbi gropė.
    Arkeologėt e ardhshėm, do tė mbrojnė doktoratat me prezervativėt e zbuluar. Brekė, sytjena, dhe kuleta tė boshatisura, do tė jenė reliket e kohės sė sotme. Hajvanė tė etur nė atė gropė, qė nuk dinė as se ku e kanė futur penisin, nė vaginė apo nė prapanicė, lėnė pėr arkeologėt thesaret e qytetėrimit tė tanishėm. Por ata, asnjėherė nuk do ta kuptojnė se tė tillė thesare krijojnė vetėm ata qė ne i thėrrasim me gjuhėn mjeksore penis, ose atė popullore…




    Narkopleqtė


    Nė njė fshat tė rrethit tė Korēės, para disa muajsh, policia zbuloi1400 rrėnjė bimė narkotike.

    Por fshati ėshtė i banuar vetėm nga pleq mbi 70 vjeē dhe, policia e ka patur tė vėshtirė t’i arrestojė. Njė fshat qė tė kujton filmin “Njė hektar qiell”, ku interpreton M. Mastrojani. Por kėtu kemi 4 hektar kanabis sativa.


    Pėrfytyroni njė fshat tė tėrė qė mbjell, kultivon dhe, tregton kanabis sativa. S’ka mė bukur! Djemtė janė refugjatė nė Greqi e Itali, ndėrsa baballarėt punojnė pėr ta.

    Pleqtė e mbjellin dhe i bėjnė shėrbime bimės, pa e ditur destinacionin e saj. Ndėrsa djemtė qė i paguajnė pėr kėtė punė u thonė se, ajo pėrdoret si lėndė e parė pėr tė hequr rrudhat, rinuar, e zgjatur jetėn. Dhe pleqtė e gjorė qė, ēdo mėngjes shohin mė parė me bisht tė syrit varrezat e fshatit pastaj rrezet e diellit, i kanė besuar. Pėr kėtė marrin edhe shpėrblimin.
    Ky zbulim i policisė shqiptare i ka shokuar pleqtė, tė cilėt ēdo mbrėmbje pranė burimit mbi njė kodėr, kishin nisur t’u kėndonin tė gėzuar plakave mes atij prodhimi tė bollshėm:
    Ē’u bėre moj qerrateshė,
    E mbushur me nur nga ky vreshtė,

    Djemtė i thonė kanabis sativa,


    Vdeksha, njė gotė po s’e piva!


    Pėr tė rifituar rininė mjafton tė pėrsėrisėsh ēmenduritė, thotė poeti homoseksual Oskar Uajlld.



    Paradokse


    Nėqoftėse ėshtė e vėrtetė se rėnia e njė glase zogu mbi kokėn e njė njeriu sjell fat, atėherė mbi kokat e disa politikanėve qė kanė arritur tė bėhen qeveritarė, me siguri do tė ketė rėnė ndonjė bajgė.



    ***


    Leximi i gazetave na dhuron katėr tė mira, gėnjeshtrat, humbjen e parave, tė kohės dhe, plumbin e shtypshkronjės.




    ***


    Djali im ka arritur nė pėrfundimin se, njerėzit e trashė janė shumė tė hollė.




    ***

    Kryeqejfi i bashkėkombasve tė mi ėshtė kur tė tjerėve u mbetet qejfi.


    ***
    I vetmi gaz qė nuk tė bėn pėr tė qeshur, por tė trishton dhe tė merr jetėn, ėshtė ai qė tregtohet me bombula.


    ***
    Mjekja popullore pasi kontrolloi tė moshuarin 87 vjeēar, zbuloi shkaqet e dhimbjes sė mesit tė tij dhe i tha: Mos u mėrzit xhaxha, se do tė vijnė ato!


    ***
    Romeo e Zhuljeta jetuan aq pak nė dashuri, saqė nuk vėrtetuan nė duheshin me tė vėrtetė apo jo. Po tė ishin martuar, Shekspiri do tė shkruante jo tragjedi, por komedi pėr jetėn e tyre.


    ***
    Kush e di pėrgjigjen e kėsaj pyetje le tė ma thotė edhe mua: Pėrse nė Shqipėri dy specie tė gjalla, kafshėt e egra dhe njerėzit e urtė, janė drejt zhdukjes?


    ***
    Ish mėsuesit tė tij 85 vjeēar, kur po ndaheshin nė rrugė ai i tha: Mirupafshim, profesor dhe tė rroni vetė kur tė vdisni, se unė tani banoj nė Amerikė dhe nuk besoj tė marr pjesė nė varrimin tuaj.


    ***
    Ēuditėrisht, ne urrejmė mė shumė ata qė na kanė bėrė nder dikur, se ata qė na bėjnė keq sot.


    ***
    Heroinat, dikur ishin me kokrra, me emėr e mbiemėr, ndėrsa tani i mbjellim, i korrim dhe i shesim me kilogram. Kjo do tė thotė se heroizmi mund tė shitet dhe blihet.


    ***
    Boksi fillon me grushta dhe pėrfundon me pėrqafime, ndėrsa futbolli fillon me shtėrngime duarsh dhe pėrfundon me shkelma e grushta.


    ***
    Nė 20 vjetorin e vdekjes sė nėnės tij, mes shumė vizitorėve, tetė vėllezėrve e tri motrave, ai tha: Shyqyr qė vdiq atėherė, se po tė kish qenė gjallė, duke pjellė akoma do tė ishte!


    ***
    Kėnaqėsitė e vėrteta, fatmirėsisht janė pa para, ato tė tjerat qė mbeten, janė thjeshtė kureshtje.


    ***
    Ai ėshtė mjaft i zoti dhe mbaron punė kudo, sepse nuk pėrdor aftėsinė, lekun dhe miqėsinė, por… gruan!


    ***


    Nėqoftėse, dita juaj nuk ju shkon mbarė, dijeni se rrugėn ku ju keni kaluar, patjetėr duhet t’ua ketė prerė ndonjė politikan.


    ***
    Ai pėr tė mallkuar dikė qė ia sillte nė majė tė hundės, i thoshte: Tė rėntė pėr nuse gruaja ime!


    ***
    Deklaratė interesante dhe befasuese e njė pushtetari: Unė sė pari jam politikan, dhe krejt rastėsisht jam njeri.

    Ekspress.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    I burgosuri anglez ribėhet burrė

    I burgosuri anglez ribėhet burrė

    Nga Luan Laze



    Nė politikė dhe agjensitė funerale, nxirret fitim vetėm nga fatkeqėsitė e tė tjerėve.
    burgosuri anglez ribėhet burrė



    Ėshtė e mėrzitshme tė qėndrosh vetėm brenda njė gjinie, njė seksi. Monotoni e madhe! Shikon po tė njėjtat vegla pune, po nė atė pozicion urinon. Ato sjellje gjithė jetėn. E mėrzitshme vėrtet! Por, ka edhe zgjidhje. Sa mė i zhvilluar njerėzimi, aq mė shumė zgjidhje gjen. Ato kanė gjetur edhe ilaēin e ēmėrzitjes brenda seksit. T’u mėrzit burri, bėhu grua; t’u mėrzit vetja grua, bėhu pėrsėri burrė.
    Kėshtu, njė anglez i burgosur, gjatė qėndrimit nė burg, kaloi nga mashkull nė femėr. Nuk kaloi ylberin, si themi ne kėtej, por u operua dhe u bė dylber. Ndryshe, kėta quhen travestitė. Me paratė e shtetit ai u operua, sepse ishte i siguruar. Bota siguron edhe prapanicėn, edhe paranicėn. Ne nuk sigurojmė as jetėn.
    Operacionet e qejfit kushtojnė shtrenjtė. Ai doli me sukses, dhe gjithė tė burgosurit e uruan kolegun e vjetėr, me seks tė ri. I uruan asaj mirėseardhjen. Qė nga ajo ditė, e burgosura angleze, nisi njė detyrė tjetėr. U bė dashnorja kolektive e gjithė tė dėnuarve. Ēfarė qejfi! Me orar, dhe brenda rregullave, ajo plotėsonte nevojat e tė gjithėve. Madje, edhe nga ajo anė qė kryente vetė nevojėn. Sipas grafikut tė ofruar nga drejtoria e burgut, zonja e burgosur solli njė atmosferė tė re nė ambientet e tij. Nė listė kishin shkruar emrat edhe drejtuesit e burgut.
    U morėn masa qė ish-ai, tani-ajo, tė mos mbetej shtatzėnė. Kėshtu kalonin orėt, ditėt, muajt, dhe vitet. Sa nė njė qeli nė njė tjetėr, sa nė njė krevat nė njė tjetėr. Nga tė gjitha kombėsitė. Buzėt e gjithė tė burgosurve, prekėn dhe puthėn kofshėt dhe gjoksin e saj gjithė lesh. E kur leshi nisi t’i binte dalėngadalė, ditėt e lumtura pėr tė burgosurit, mbaruan. E burgosura vendosi tė rikthehet pėrsėri ashtu siē ishte, mashkull. Pra, ishte ai, u bė ajo; ėshtė ajo, do bėhet pėrsėri ai. Plasi sherri. Filluan xhelozitė dhe qarjet nga tė burgosurit. Si do t’ia bėjmė ne pa ty? Ata donin tė dinin se ēfarė kishte ndodhur, qė ajo donte tė ribėhej sėrish ai. Kush e kishte prekur nė sedėr, nė tė vetmen gjė qė ishte e paprekshme? Kush e kishte dėmtuar? Por, ajo ishte e vendosur, po aq sa ishte, kur ishte ai. Si vajzė e mirė, u nda me dashnorėt, drejtorinė, dhe premtoi se do tė rishiheshin pas disa kohėsh si shokė.
    Me paratė e sigurimeve, ajo tani do tė operohet pėrsėri. Trasformimi kushton 22 mijė euro. Do tė jetė po ajo klinikė, po ato mjekė qė e operuan herėn e parė. Nuk dihet nėse do t’i venė po ato vegla pune qė ka patur. Ndoshta tė ndonjė tjetri, qė ashtu si kėsaj dikur, i kanė dalė tė tepėrta. Thonė se, ajo do tė bėhet ai, sepse kėrkon tė marrė hak ndaj disave qė shpesh i ngatėrronin seksin pa lejen e saj. Nėse do t’i montojnė veglat e ndonjė marokeni ose shqiptari, mjerė ish dashnorėt e saj tė burgosur pastaj!
    22 mijė euro pėr qejfin e njė tė burgosuri. 22 mijė pėr t’a bėrė nga Sėr nė Ledi. Dhe ku? Brenda nė burg.


    Siguri ėshtė pulla, jo ilaēi


    Njė pacient futet tek mjeku i zverdhur. Ai sa e shikon, i thotė:
    -E kuptova pse je bėrė ashtu, pėrgjysmo ilaēet qė pi, dhe eja pėrsėri pas njė jave.
    Kthehet kur i tha mjeku, por pėrsėri i zverdhur.
    -I pėrgjysmove ilaēet ti?
    -Po.
    -Sa ilaēe pije mė pėrpara?

    -Asnjė. Pėr herė tė parė i fillova kur me thatė ju!




    Kjo barcoletė e vėrtetė m’u kujtua sapo mėsova se nga dita e pardjeshme, nė Shqipėri nuk do tė ketė mė ilaēe pa pullė. Kush e hėngri, e hėngri. Iku nė botėn tjetėr, pritet tė ikė, apo i ėshtė shpifur ndonjė sėmundje suplementare, pak rėndėsi ka. Pėrgjegjėsinė e ka vetė viktima.

    Nga dita e pardjeshme e tutje, do tė thotė se askush nuk e di se ēfarė ilaēesh ka shitur dhe ka ngrėnė. Qytetari ka paguar paratė, ka gėlltitur ilaēet dhe ka pritur pėrmirėsime. Por ai nuk ėshtė dukur kurrkund. Pėrmirėsime ka patur, por tek tė tjerėt, si: pėrmirėsimi i kushteve tė banimit tė mjekut qė i ka dhėnė recetėn, wc-ja e shtėpisė sė tij, makina, dhe llogaria bankare. Po kėshtu, pėrmirėsim nga ato ilaēe, ka ndjerė dhe farmacisti nė buxhetin e vet.
    Nejse, e pardjeshmja ka dy ditė qė ka kaluar. Tani, kemi sot e tutje. Ēfarė do tė ndodhė? Me pullė, do tė thotė ilaēe mė tė mira, mė cilėsore, mė tė sigurta, mė efektbėrėse. Ilaēet janė po ato. Por kanė vetėm njė pullė. Pullė, do tė thotė, siguri. Dhe sigurinė do t’a sjellin po ata qė e tregtuan pa pullė. Jeta ėshtė mė e sigurtė nėn pullė. Duhan me pullė, pije me pullė, ushqime me pullė, filma me pullė, dhe grua me pullė. Kjo, mundėsisht tė jetė mė pullė tė kuqe.
    Nė pėrgjithėsi, ilaēet janė njė lloj frenuesi drejt varrezave. Ato venė rregull nė listėn e gjatė tė njerėzve qė shkruajnė emrin nė funerale. E, meqė ato nuk kanė mundėsi t’i dėrgojnė njėherėsh atje, ėshtė shpikur receta dhe ilaēi. Me kėtė rast, shtyjnė edhe ca vite jete mjekėt dhe farmacistėt. Efekti i ilaēit ėshtė ky: ju dėrgon ngadalė dhe ėmbėlsisht nė varreza, duke ju ngjallur shpresėn se po riktheheni nė jetė.
    Sa mė injorant njeriu, aq mė shumė i do ilaēet. Dhe llogariteni vetė sa injorantė kemi, nė sasi dhe cilėsi. Ka familje, qė me breza trashėgojnė kulturėn e pėrdorimit tė ilaēeve. Nė shtėpitė e tyre nuk gjen libra apo mjete tė tjera sportive. Vetėm ilaēe. Nuk dėgjon muzikė dhe rregjim nė tė ngrėnė, nė tė pirė, apo dhe gjumė. Vetėm ilaēe. E ngopin veten me gjithēka, dhe pastaj, ilaēi. Ai do tė na shėrojė. Ēmenden nga xhelozi tė ndryshme, zilitė, hakmarrjet, nuk i ze gjumi, dhe o burra, tek ilaēi! Hanė si kafshėt dhe pėrmjerin si zogjtė, e pastaj, zgjidhjen e gjejnė tek ilaēi. Si nuk po shpiket njė ilaē qė kėta njerėz tė mos besojnė tek ilaēet?
    Hobistėt e ilaēeve dinė histori dhe barcoleta pėr farmacistė tė njohur. Kjo i kėnaq dhe ua bėn jetėn mė tė lumtur. Pavarėsisht se nuk janė tė sėmurė, apo e trajtojnė veten si tė tillė. Kujtojnė se shėndeti kalon nga mjeku, farmacisti, dhe ilaēi. Nuk mund t’i bindėsh qė mjeku mė i mirė vetvetes, janė ata. Jo! Ilaēe nė mėngjes, ilaēe nė drekė, ilaēe nė darkė, dhe ilaēe nė mesnatė. Nė mėngjes urinojnė blu, dhe pėrmjerin tė kuq. Tani, jemi shėruar, thonė.
    Njė miku im farmacist, mė tregon se kur nuk ka xhiro, njerėzve qė njeh, u thotė: Nuk mė dukesh mirė nga fytyra! Shko vizitohu! Tė nesėrmen, e ka klient.
    Pėrdoruesit vullnetarė tė ilaēeve, krijojnė miqėsi me farmacistėt. Dy herė nė ditė, ndalen dhe pyesin nėse ka ndonjė ilaē tė ri apo jo. Janė bėrė miq, por krushq, kurrsesi. Nuk ka farmacist qė tė lidhet me ta. Jo se janė tė sėmurė, por nga mendja janė si tė lėnė. Dhe nuk ėshtė normale tė rrjepėsh krushqinė, apo mė keq akoma, t’i largosh si klientė. Nėse doni tė njihni naivėt, shikoni sa herė hyjnė e dalin nė farmaci. Bardhėsia e saj ju ngjall besim, receta shpėtim, dhe ilaēi shėrim. Farmacistėt janė tė vetmit profesionistė qė nuk provojnė atė qė tregtojnė. Janė aq tė menēur, sa tė mos shkurtojnė jetėn e tyre. Ka budallenj tė tjerė plot.
    Tani qė do tė dalin ilaēet me pullė, pritet tė kemi edhe sėmundje me pullė. Do shtohet akoma mė shumė besimi, tregėtia, dhe fitimi. Fjala pullė, prandaj u shpik, qė tė besohet se kjo qė po merrni ėshtė krejt e veēantė. Ka shumė sėmundje nė kėtė botė, por mė e rėnda ėshtė ajo kur njeriu vetėgėnjehet.
    Njė semundje, sa kohė duhet pėr t’u futur, aq kohė duhet edhe pėr tė dalė, thonė grekėt. Ajo hyn me okė dhe del me derhem, pėrgjigjen shqiptarėt.
    Kush e di se si ka qenė bota para se tė shpikeshin gjithė kėto sėmundje, thotė dikush tjetėr…
    Kėtu po e ndėrpres shkrimin, sepse do tė pi njė paracetamol. Kot fare, pėr forcė zakoni!
    Njė pacient futet tek mjeku i zverdhur. Ai sa e shikon, i thotė: -E kuptova pse je bėrė ashtu, pėrgjysmo ilaēet qė pi, dhe eja pėrsėri pas njė jave. Kthehet kur i tha mjeku, por pėrsėri i zverdhur. -I pėrgjysmove ilaēet ti?-Po.-Sa ilaēe pije mė pėrpara?

    Ekspress.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Nga bordello vijmė, nė bordello shkojmė

    Nga bordello vijmė, nė bordello shkojmė

    Nga Luan Laze


    Megjithėse u bėra mesoburrė, ende nuk e kam kuptuar nėse duhet tė votoj pėr njė hajdut tė ngopur, apo pėr njė hajdut tė etur.

    Nga bordello vijmė, nė bordello shkojmė


    Njė nga poetėt tanė tė moshuar, klient i njė bordelloje nė Maqedoni, i thotė prostitutės:
    -A mė ndihmon pak, tė tė pėrdhunoj?
    Nuk dimė nėse ajo e ndihmoi apo jo. Por dimė se, poeti erdhi gjallė nė atdhe dhe ende ka dėshirė tė shkruajė. Edhe pse i dridhet dora dhe veglat i janė bėrė si fiq tė thatė, ai pėrsėri mendjen e ka tek dy frymėzimet e tij qė fillojnė me “P”, poezia dhe prostituta. Kjo ėshtė e vėrtetė. Madje, disa politikanė dhe artistė nga Shqipėria, janė klientė tė rregullt tė bordellove nė Strugė.
    Megjithėse thuhet se politika ėshtė kurvė, pėrsėri kėta tanėt nuk kanė vajtur atje nė rolin e prostitutės, por tė klientit. Pėr tė mirėn e vendit edhe kjo mund tė bėhet. Politikanėt i kanė bordellot maqedonase, si shfrime pas njė pune tė lodhshme dhe kondrabande tė suksesshme. 200 deri 500 euro, nuk janė asgjė pėr tė mirėn e popullit. Edhe aty nė shtrat me prostitutat, pėr hallet e vendit mendojnė, pavarėsisht se ka qytetarė mosmirėnjohės qė edhe kėtė profesion e thėrret po me atė emėr. Ish ministrat qenkan klientėt mė tė rregullt. Tani nė opozitė, mund t’i administrojnė mė mirė paratė qė kanė fituar me djersė. Pėr tė hequr edhe stresin, se Berisha do t’i ēojė dosjet e tyre nė Prokurori, ata kanė gjetur pėr t’u ngushulluar shalėt e prostitutave.
    Bordellot e Maqedonisė janė tė sigurta, sepse kėtu nė atdhe, nuk tė lėnė rehat. Nė motele tė survejojnė dhe spiunojnė tek gruaja dhe gazetat. Prandaj mė mirė, hipi avionit dhe shko nė bordellot e Strugės. Atje ka ruse, bullgare, rumune, ukrainase, bjonde, brune. Me shalė tė gjata dhe tė shkurtėra, elegante dhe tė shėndosha, me gjoks tė madh dhe tė vogėl, tė majta dhe tė djathta, por edhe tė qendrės. Si t’i duash!
    Ndėrkohė qė njihesh me traditat e seksit tė vendeve nga ato vijnė, zhvillon edhe njė takim pune me kolegėt maqedonas nė opozitė. Integrimi rajonal, dhe rikthimi nė qeverisje, e kėrkon kėtė. Dhe derė mė tė mirė se ajo e bordellos, nuk ka pėr nė Europė dhe pushtet. Aq mė tepėr qė nė kėtė rast, politika nga bordello vjen, nė bordello shkon.
    Bashkė me ta, kėtė zanat e preferojnė edhe artistėt e gjorė, shkrimtarė dhe poetė. Sa herė organizohen “Ditėt e Naimit” nė Strugė, poetėt hidhen njė vrap deri tek bordelloja pėr arsye frymėzimi. Megjithėse, ankohen vazhdimisht se shteti nuk pyet pėr ta, i lė pa punė, pa shtėpi, pa studio dhe pa sponsorizime. Por ata janė njerėz tė sakrificės. Pėr hir tė artit, dyert e bordellove i gjejnė lehtė.
    Janė tė thjeshtė dhe njerėzorė, sepse gjithė pensionin apo rrogėn mujore, ia dhurojnė mė kėnaqėsi prostitutės sė pavarur. Prej aty, kthehen dhe recitojnė me frymėzim poezitė, aq sa fillojnė e qajnė edhe vetė. Ende nuk dihet nėse qajnė nga vargjet, apo nga kujtimi i kofshėve tė prostitutave. Artisti qė ėshtė artist, ėshtė i lirė dhe i panėnshtruar. Ai ka kėrkuar gjithnjė lirinė, frymėzimin dhe tani i ka gjetur nė dhomat e bordellove. Kėtu ankohen vazhdimisht se nuk ua blen njeri librat. Me erė prostitute, lexuesit nuk i kanė shumė qejf librat poetikė.
    Sidoqoftė, arti dhe politika marrin frymėzim nga bordellot. Prandaj dhe cilėsia e tyre ėshtė me shijen e njė prostitute, ngaqė trupin e kanė kthyer si kuti votimi. Mė tė fituar dalin ata politikanė qė janė edhe pak poetė. Sepse kanė fatin tė votojnė disa herė. Shkruajnė vargje mbi trupin e saj, dhe prej aty mendojnė pėr tė mirėn e vendit.
    Ėmbėlsinė e femrės sė vėrtetė, kjo kategori nuk e njeh dhe nuk ka se si, sepse ajo ėshtė frymėzim vetėm pėr punė tė bukura. Politika shqiptare dhe librat, me nder poetik qė shiten sot, njohin frymėzimin e femrave tė bordellove. Ndėrkaq, poeti plak, me marifetet e tij, ka bėrė kėrkesė qė tė marrė nga Presidenti titullin e lartė “Mjeshtri i Madh i Punės”. Mezi po pres qė dėshira t’i plotėsohet. Gjithė kėto sakrifica, ėshtė gjynah tė mos vlerėsohen. E kam gati shkrimin e urimit pėr kėtė punėtor tė vargjeve dhe kofshėve. Se atė tjetrėn, as me dylbi nuk e shikon, i gjori.


    Sipas kurorės, kokėn


    Zėdhėnėsi i kryeministrit Berisha, kėto ditė vuri kurorė nė Kishėn Ortodokse nė Tiranė. Kryepeshkopi, Janullatos, e bekoi kėtė martesė. Si autor, i uroj nga zemra tė trashėgohet. Ndėrkohė po sjell opinionet e dy qytetarėve.
    P.S. anėtar i PD-sė, thotė:
    “Kur Nano ishte kryeministėr dhe u nda nga ish bashkėshortja, vuri kurorė nė Kishėn Ortodokse ku u bekua nga Janullatosi. Rregulli e do qė, edhe kryeministri i ri tė marrė bekimin tek Janullatosi. Por meqė Berisha nuk ėshtė qefli si Nano, tė ndahet dhe tė rimartohet me ndonjė tjetėr, u vendos qė tė dėrgojė nė Kishė zėdhėnėsin e tij. Dhėndėri u bekua, Qeveria u bekua, por edhe Janullatosi bekoi kredencialet pėr katėr vjet tė tjera. Djali tė trashėgohet, por bashkė me tė, edhe puna e Qeverisė shqiptare. Duke vėnė kurorėn e njė zėdhėnėsi, janė kurorėzuar pėr disa vjet bizneset e bashkėkombasve tė Hirėsisė sė tij Janullatos”.
    P.D. anėtar i PS-sė thotė:
    “Pas ish kryeministrit Nano, atje u bekua edhe ish ministri i Rendit Igli Toska. Tani, nė vend tė Berishės u bekua zėdhėnėsi i tij, nė vend tė Igli Toskės mund tė bekohet Lufter Xhuveli. Edhe nėse nuk do tė ndahet apo rimartohet, ėshtė i detyruar tė verė kurorė nė Kishė. Nėse dėshiron tė qėndrojė gjatė nė koalicionin qeverisės, tė ndajė mendjen dhe ditėn e dasmės. Tė caktojė krushqit, fėmijėt, dhe tė bekohet. Krushqit, nuk e ka tė vėshtirė t’i gjejė, sepse me ta njihet prej dyzet vjetėsh. Janė po njerėzit e tij. Pėr tė mirėn e qeverisjes sė vendit, politikani duhet tė pranojė tė bėhet jo vetėm ministėr, por edhe dhėndėr pėr herė tė dytė. Po me tė njėjtėn grua. Xhuveli qė pranon tė bėhet dhėndėr me dy qeveri, pse mos tė bėhet dhėndėr pėr herė tė dytė me tė njėjtėn grua? Emri i Xhuvelit qarkullon nė zyrat e Kryeministrisė dhe nė agjensitė e martesave. Kjo do tė thotė se nuk ka kohė. Ministri Xhuveli duhet tė pėrgatisė ftesat, tė pronotojė lokalin dhe tė marrė masėn e kokės pėr kurorėn. Por jo masėn e kurorės pėr kokėn. Nė kėtė rast nuk ka sipas kokės festen, por sipas festes, kokėn”.
    Dy nga PS-ja u bekuan, duhen edhe dy nga PD-ja.



    Lajmi: kur njeriu kafshon qenin!


    Nė Egjipt u vranė gjashtė australianė nga njė aksident automobilistik.
    Ekranet tona plasėn duke e dhėnė kėtė lajm nė tė gjitha edicionet. Pėrse na duhet ēdo lloj lajmi me aksidente nė botė? I ndjek herė pas herė stacionet arabe, dhe nuk kam parė asnjė kronikė nga aksidentet qė ndodhin pėrditė tek ne, si nė Katėr Rrugėt e Shijakut, nė Bubq, Tapizė, Bubullimė, apo nė Gosė tė Kavajės.
    Fatkeqėsitė e tyre pėrbėjnė lajm pėr ne, ndėrsa pėr tonat, as do t’ia dijė njeri! Aksidentet e huaja jepen pėr tė ngushulluar familjet e tė aksidentuarve tanė. Mos e ēani kokėn pėr ato qė ju ndodhin, sepse edhe njerėzit e jashtėm vriten dhe coptohen nė aksidente! Kur vriten ato, ju ēfarė jeni? Duhet tė jesh njeri qė tė pėrbėsh lėjm. Ju nuk jeni tė tillė. Anglezi i menēur ka thėnė: “Nuk pėrbėn lajm kur qeni kafshon njeriun, por kur njeriu kafshon qenin”. Deri tani, vetėm ju ka shtypur makina, dhe ende nuk e keni shtypur atė. Kėshtu qė nuk pėrbėni lajm.

    Ekspress.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •