E Shtune, 01 Tetor 2005
EPOPE:"SA DOLI XHUVELERIA,PLASI SHESHIT KURVERIA!"
Nga Arben Duka i vertete
Pjesa e pare - O Xhuvel, na dhjeve Vloren!
Se Arben Duka " I riu
Nuk shkroi keq a dereziu
U perpoq, po me shume mund
Me dhjete strofa i dha fund.
Ndersa Duka i vertete
Qe ti fare nuk e njeh
Po mori inat ne jete
S'te ben vjershe, po Epope.
Arben Duka " I verteti
Kur e ze dell i poetit
E ben Epopene per ty
Me te mire nga te Shefqetit.
Te Shefqetit " Musarait
Qe vec meje s'ka te dyte
Qe shkroi Epopene e Ballit
Ku firmosi Baba yt.
Dhe nuk jam i sojit tend
As peshkzenes, as peshkrrites
Ta them, qe ta kesh ne mend:
"Shkruaj me shpejtesine e drites!"
Kisha vendosur, Xhuvel
Qe te rrija fare peqe
Po inati nuk me del
Nuk me del ajo e keqe.
Ti je burri nga Tragjasi
Dhe e di fjalen qe thote:
"Po nuk mori inat burri
As menderin nuk ben dot!"
Se me thane e s'me genjyen
Kur po dridheshe i teri
"Arben Duka " fukaraja
Ia kerkuan pa e beri!"
Vete e beri porosine
Dhe i dha Lesi ca leke
Ndaj e shkroi Xhuvelerine
Se Arbeni eshte pa breke.
Te me ipte keq s'do ishte
Se koha eshte e veshtire
Por s'te jap, me tha, dhe qeshi:
"Xhuveli esht' mall i lire!"
Te me ipte s'do ish keq
Kush s'i do te shkretat leke
Dhe pse fati m'u be dreq
Nuk se jam fare pa breke.
Ku e njeh ti Arben Duken
Ku e njeh, o Xhuvel nxiri
Po ta njihje me vertet
Do te lozje nga fiqiri.
Po ta njihje me vertet
Do te lozje nga fiqiri,
Thone se jam dhe me i marre
Nga cka qene Kico Spiri!
Ne kuptim te marrezise "
Jo se nuku kemi mende,
Po na ngrene leshin e kokes
Ca Bajga si puna tende.
Une nuk di se c'eshte frika
Dhe s'me mbaron kurre takati
Jam njelloj si Xhebro Gjika
Qe ti e kishe nga fshati.
Po te qe ky Xhebrua gjalle
S'kish perendi t'i mbante doren
Per ate vargun e rralle:
"O Xhuvel, na dhjeve Vloren!"
Ndersa per topet e tua
Qe dolen prej tradhetari
Xhebro Gjika do te thosh:
"Ka vetem tope gomari!"
Jo ne kuptim te fuqise
Te asaj qe ke poshte barkut
Se qe kur te kishim tonin
Ta dinim ndryshkun e carkut.
Xhebro Gjika ishte burre
Ndaj e ka ate kurore
Edhe pse si per shejtan
Ka nje palo nip ne Vlore.
Xhebro Gjika ishte burre
Mencuri e mencurise
Dhe pse ka nje palo nip
Po jo Timin e Bashkise.
Po dhe Timi i Bashkise
Do linte kokrren e namit
Ndaj t'i beje nje lapidar
Kreshnik Males se Mezanit.
Ndaj t'i ngreje nje lapidar
Kreshnik Males, lule djalit
Pa dyshim e padyshim
Dhe Lefterit te Qemalit
Kuptimin e Xhebro Gjikes
Nuk ta shkruaj dot ne leter
Por, po te te duhet shume
Ta themi qe heren tjeter.
Sikur Zotin mik te fusesh
S'ka me paqe me Arbenin
Nuk e kam aspak me ty
Po e kam me Fenomenin.
Une dhjete here hequr nga puna
Ti si ben, o derr i derrit
Ne kolltuk e ne kolltuk
Qe nga koha e Enverit!
Asnjehere, o Xhuvel ziu,
Jeta ime s'ka qene lule
Dhe njehere me ka pushuar
Nga puna dhe shoqja Bule.
Dhe kjo Bulja mendjeholle
Per te mos iu dukur dora
Urdheroi te hidhte firmen
Nje Natashe tjeter nga Vlora.
Qe e mba Sala ne pune
Drejtoreshe me limuzine
Mu te Sherbimi Social
Ku si ujk ka bere kerdine.
Nuk te them aspak genjeshtra
Bej be koken e Shen-Pjetrit
Socialistet jane mjeshtra
Per t'ia futur njeri-tjetrit.
Qe te tri jeni vlonjate
Dhe vlonjatet jane te mire
Po ju nga ku dreqin ngjate
Me kete zemer te nxire.
Po ju nga ku dreqin ngjate
Me gjithe kete hithesire
I thashe Tashes kur me hoqi:
"Po c'pate, moj shkretetire!"
U drodh nga koka ne kembe
Tundi bythet pa hic tule
Dhe foli si neper dhembe:
"Kam urdher nga shoku Bule!"
Une e kesh harruar fare
Ate zyre mu tek garazhet
Po me dole ti ne sken-
Dhe me zgjove gjithe imazhet.
Po me dole ti ne skene
Dhe m'i ndrite krejt imazhet
Dhe ne mende e ne pene
Lume u shtuan personazhet.
Ndaj ngushellohu nje cike
Vetem ty s'mund te ta ngulja
Ne cdo kenge do jene me ty
Natashe Hodaj edhe Bulja.
Ne cdo kenge me ty do jene
Natashe Hodaj edhe Bulja
Me vjen gaz qe do te ziejne
Nga inati si fasulja.
Vijon neser
Pjesa e katert - "Vetem per Fatos Nanon"
NGA ARBEN DUKA I VERTETE
O Xhuvel, Xhuvel i dashur
Nuk me dukesh fare skuth
Dhe pse punet keq jan' trashur
Sot me vjen qe te te puth.
Se sot jam shume i gezuar
Me dha Lesi honoraret
Dhe ashtu si pata shkruar
Nxora buken dhe cigaret.
Hapi kuleten Nikolla
Nxori jashte gjith' c'kishte brenda
Me te trasha e te holla
Se bera pune te renda.
Me dha nja tre milione
Dhe foli me buze ne gaz:
"Na keto t'i kesh per kafe,
Pa te tjerat vijne me pas!..."
E shikon, more Xhuvel
Qe kjo pune na doli mire
O i embli karamel,
Nuk je dhe aq mall i lire!...
Une e ti vlla-tradhetar
Une e ti dreqi ta haje
Vetem me Xhuvelerine
Do nxjerrim "Kohen" ne maje.
Do nxjerrim "Kohen" ne krye
Vetem me Xhuvelerine
Ta bejme sic qe qemoti
Flake e zjarr e vetetime.
O Xhuvel, more Xhuvel
Sa me do e sa te dua
Ishe dhurate dhe per Lesin
Nuk ishe vetem per mua.
Tash te futemi ne teme
Jane mijera qe na presin
O nxjerrim "Kohen" ne krye
O se toku do te vdesim.
Vazhdon epopeja jote
Thuhen plot ndaj dhe llafosin
Sot e neser do te flasim
Do flasim vec per Fatosin.
O Xhuvel, qe te ngas fjalen
Nje miku im me llafosi
Tha, se u bere me Salen
Ngaqe te talli Fatosi.
Borxh s'ta kishim per kaq gje
Kaq keq sa na i ke kallur
Pa me gjej ti nje njeri
Qe Fatosi nuk eshte tallur.
Te ishe me zemergjere
Se je nga burrat e pare
Ai tall nje Vend te tere
Jo me ty nje cope Agrar.
E shikon se si u kthye
Kur partine e mori lumi
Per te mos mbetur n- hije
U be Kryetar Forumi.
U be Kryetar Forumi
Hallet Partise per t'ia sosur
O Nano, te marrte lumi
Po ti vete e ke plagosur.
Po ti vete e ke plagosur
Gjithe ate Parti te Madhe
Qe ndrinte e vetetinte
Porsi pela ne livadhe.
U be Kryetar Forumi
Hallet Partise per t'ia sosur
Po ajo pela qe thame
Tani eshte dhi e zgjebosur.
Gjithe ate Parti te Madhe
Ah, c'na beri, o Xhuvel
Pa iu dridhur mjekra fare
E katandisi nje thele.
Dhe asaj te shkretes thele
Thare e tretur, mor aman
O Xhuvel, more Xhuvel
Nuk i bejne dot derman.
Nuk i bejne dot derman
Xhuvel shpirti-tradhetari
Kater ceta ne revan
Kush e kush ta haje i pari.
Po Fatosi meqe iku
S'kish pse futej neper grupe
Le te ish aty Namiku
Si sheqeri ne shurupe.
Se dhe kur ish ne detyre
Nanua s'e donte furtunen
Ndonjehere shkonte ne zyre
Namiku e bente punen.
Ketu na linte Aldrinin
Qe me kompetenca fliste
Po ku di te flase Aldrini
Do te qe me mire te dhiste.
Do te qe me mire te dhiste
Te shtrengohej mire e mire
Do te qe me mire te dhiste
E vetmja pune qe ben mire.
O Fatos, sido qe bere
Per cudi, un' prape te dua
Se s'te thashe asgje ti zere
Po nje gje me thuaj mua...
Po nje gje me thuaj mua
Thuaje se s'behet nami
Me thuaj si t'u kujtua
Si t'u kujtua Meidani?...
Nga meraku do te tretem
Kete gje po s'ma the ti
Ai kish harruar veten
C'ne qe e kujtove ti?...
Po nje gje un' e kuptoj
Se nuk jam dhe fare lloz
Meidanin e mba me vete
Te trembesh shokun Gramoz.
Dhe ai forumi yt
Ka filluar marifetet
Dhe pse punoni pa drite
Jashte u dalin gjithe sekretet.
Jashte u dalin gjithe sekretet
Mbushet vendi thashetheme
Kush do rrije e kush do mbetet
E kam fjalen per ca nene.
Per ca nene te statutit
Qe tani s'jane me nevoje
Qe t'i zeme rrugen Harbutit
Qe fare mos konkuroje.
Ne gjithe boten nuk kam pare
Nje Parti me dy statute
Nje ta kete per kohe paqe
Nje ta kete per kohe lufte.
Ju po beni pak a shume
Mu ne mesin e Tiranes
Nje statut lume e me lume
Vetem kunder Edi Rames.
Del Sherifi nga Permeti
Del e flet si analist:
"Qe te behesh kryetar
Duhesh 10 vjet socialist!..."
Shero, pika qe s'te bie
Qe mbete gjithnje ne liste
C'mund te besh me shume nga Rama
Dhe pse linde socialist?
Krahasimi nuk shkon fare
Mes teje e Edi Rames -
S'krahasohet nje cigare
Me flaknajen e fontanes.
Ndaj mos shpikni marifete
Lereni te fryje furtunen
E ne qofte se kini ethe
Hidhni permbi supe gunen.
E shikon, O Xhuvel ziu
Pak nga pak u shuan gjaqet
I lexon vargjet Saliu
I lexon edhe kenaqet.
Se me ka thene Arben Bllaci
Nje gje qe shume pak e dinin
Berisha e di permendesh
Gjenialin - Eseninin.
Mirupafshim serish neser
Dhe me mos e vrit ti lulen
Mos harro qe s'je i vetem
Ke Natashen edhe Bulen.
Neser: Pjesa e peste:
"Jo vetem per Nanon"
Njezet strofa do te jene per Edi Ramen.
kOHA Jone.(e atyre)
Krijoni Kontakt