Pershendetje per te gjithe!

Te gjithe ne e kemi nga nje qellim kah i cili tentojme ta arrijm nje dite, mirepo se a eshte reale apo surreale kjo mbetet pikepyetje, varet krejt edhe nga situata ne te cilen ndodhemi ne.

Veshtiresit dhe deshtimet i kane perjetuar shume njerez ketu, dhe besoj qe do ti shpalosin disa ketu per te mire te tjereve. Pervoja e tjetrit e ndihmon dike tjeter qe eshte ne hall te madh dhe s'di si te veproje. Nuk mendoj qe individi duhet te mbeshtetet ne krijimtarine e dikujt tjeter, sepse eshte pasiv - mirepo mendoj qe individi duhet te inkurajohet nga dikush apo dickafi qe s'e ka perjetuar vetem ai nje gje te tille ne te cilen ndodhet, mirepo ka edhe shume te tille qe e kane tejkaluar dhe harruar ate.

Endrra mundet ta kete informaten e cmuar te realitetit, e ndoshta shume njerez duke u mbeshtetur ne endrra kane arritur sukses.

Kete teme une vendosa ta hapi me qellim qe te gjithe t'i tregojme veshtiresit apo deshtimet qe i kemi pasur ne te kaluaren, apo qe jane duke ndodhur per momentin. Frika eshte e vetmja qe e shkakton veshtiresin apo deshtimin, andaj une do e kisha thene shume me deshire qe kurre mos te ngurroni per nje gje qe e doni, dhe kurre mos u dorezoni ne nje ceshtje qe po merreni cdo dite nese s'mund te jetoni pa te asnje dite! Mendoj qe ia vlene shume! Mos e lejoni veten qe te pendoheni per te djeshmen 'pse s'e bera?!'.

Ju qe deshironi te pergjigjeni ketu jeni te mireseardhur dhe fillimisht do ju kisha lutur ta rrefeni ndonje ndodhi te vertete te jetes suaj, apo ndonje shoku a shoqe - pra veshtiresit ose deshtimet qe keni pasur, ose edhe veshtiresit qe po ju dalin ne pah per momentin. Cfaredo qofte, na e thuaj nese ke nevoje gjerat nga gjoksi t'i rrefesh.

Shpresoj qe do te kemi mirekuptim ne kete teme, si dhe inkurajim per te tjeret qe jane te deshperuar.

Kalofshit caste te bukura ne forum!