Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Bota Sot “shet” Rudolf Markun

    NGJARJA/ E përditshmja kosovare bie pre e fantazisë së shkrimtarit shqiptar

    “Bota Sot” “shet” Rudolf Markun

    Shpifi për Gazetën Shqiptare dhe korrespondentin e saj


    Elona Daka
    Trendafile Visha
    Gazeta Shqiptare

    Shkrimi me trillime kundër jush u hartua nga shkrimtari Rudolf Marku. Kërkojmë ndjesë ndaj jush e gjithashtu edhe për lexuesit tanë”. Kështu është shprehur redaksia e të përditshmes kosovare “Bota Sot” në një letër që i ka dërguar disa ditë më parë Muhamed Veliut, korrespondentit nga Londra të Gazetës Shqiptare.
    Më datë 20 korrik të këtij viti, e përditshmja kosovare botoi një shkrim të trilluar me titull “Skandal i Ambasadës Shqiptare në Londër”, në të cilin pretendonte se gazetari Veliu kishte lidhje me kamikazin pakistanez Mohamed Sidikue Khan, i cili është përgjegjës për sulmet terroriste që u kryen në metrotë e Londrës. Media kosovare e serviri këtë shkrim me pretendimin se më parë ky artikull ishte botuar në gazetën londineze “Daily Mail”. “Gazetari Veliu ka negociuar takimet e terroristit Khan me ambasadorin shqiptar në Londër dhe ishte gati të ndërmjetësonte një takim tjetër të këtij kamikazi me ish-ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Kastriot Islami”, shkruante në artikullin e vet gazeta “Bota Sot”.
    Prej letrës së ndjesës që dërgoi redaksia e gazetës kosovare u zbulua se pas këtij artikulli që u servir me autorësinë e Jeneefer Partosh, fshihej shkrimtari Rudolf Marku. Në artikullin e vet, Marku është shprehur me fjalë fyese edhe për “Gazetën Shqiptare”. “Veliu thotë se është korrespondent i “Gazetës Shqiptare”, një e përditshme në Tiranë, e njohur për lidhjet jo të qarta që ka me nomenklaturën e dikurshme komuniste shqiptare e njëkohësisht me qarqe të majta të politikës italiane. Por, prirjet pro italiane të gazetës ku bashkëpunon, nuk e kanë penguar Velun, këtë shqiptar mysliman, të jetë i lidhur ngushtë me komunitetin pakistanez të Londrës”, shkuan Marku. Rudolf Marku, njihet në opinionin publik si shkrimtar por edhe si ish-numri 2 i ambasadës shqiptare në Londër. Marku ka kërkuar azil politik në Britaninë e Madhe.
    Pasi është vënë në dijeni të këtij shkrimi të trilluar, Veliu ka komunikuar me stafin e të përditshmes kosovare duke kërkuar sqarime në lidhje me artikullin që ishte botuar kundër tij. Duke u bazuar në ligjin anglez të mediave, Veliu i dha gazetës “Bota Sot” një afat prej tetë javësh, me qëllim redaksia të bënte përgënjeshtrimin e artikullit duke kërkuar ndjesë. Media kosovare nuk reagoi dhe pas skadimit të këtij afati, gazetari Veliu depozitoi një aktpadi për shpifje në Gjykatën e Lartë “Royal Courte of Justice”. Tetë ditë pas dorëzimit të aktpadisë, stafi i “Bota Sot”, kërkoi ndjesë nëpërmjet një letre që i dërgoi Veliut. “Ua dhash kohën e mjaftueshme për të më kërkuar ndjesë. Tani është shumë vonë. Këtë çështje e zgjidh vetëm gjykata”, është shprehur Veliu.

    Artikulli
    Gazeta kosovare “Bota Sot”, më datë 20 Korrik të këtij viti, botoi një shkrim të trilluar, me autor Jeneefer Partosh, në të cilin ishin artikuluar shpifje të rënda për Gazeta Shqiptare dhe korrespondentin e saj në Londra Muhamed Veliut.

    Trillimet
    Në artikullin e të përditshmes kosovare “Një skandal i ambasadës shqiptare në Londër”, pretendohej se Veliu kishte lidhje me kamikazin palestinez Mohammed Sidikue Khan, të cilin kishte në plan ta prezantonte me krerë të lartë të PS-së.

    NDJESA
    Gazeta “Bota Sot” këto ditë i ka dërguar një letër Veliut, nëpërmjet të cilës i ka kërkuar ndjesë për shkrimin që ka botuar, duke i treguar se pas artikullit fshihet Rudolf Marku.

    JUSTIFIKIMI
    “Marku është mik i ngushtë me drejtuesit e gazetës. Për këtë arsye ne botuam pa e verifikuar vërtetësinë e artikullin e tij”, ka sqaruar stafi i gazetës “Bota Sot”.


    PERIFERI


    Përse Rudolf Marku u “maskua” si Xhenifer Partosh

    Alba Malltezi


    - “Bota Sot”, një gazetë me pronar Xhevdet Mazrekajn dhe kryeredaktor Skënder Buçpapajn, gazetë që shitet për shqiptarët në diasporë, nuk dihet për ç’arsye ka zët “Gazetën Shqiptare”; është një urrejtje që prej vitesh e udhëheq këtë gazetë të bëjë shkrime-shpifje gjithnjë kundër gazetarëve të “Gazetës Shqiptare”. Asnjëherë nuk jemi marrë me ta, edhe pse meritonin të paditeshin për çdo fjalë e fjali të prodhuar. Por për një shkrim të botuar më 20 korrik të 2005 u ngeci sharra në gozhdë: bëhej fjalë për një sulm të radhës që për protagonist kishte korrespondentin nga Londra të “Gazetës Shqiptare” dhe NEWS24 Muhamed Veliu dhe sigurisht dhe “Gazetën Shqiptare”. Në “Bota Sot” më 20 korrik 2005, korrespondenti ynë në Londër akuzohet rëndë: “Kishte lidhje me një nga katër kamikazët që shpërthyen bomba në metrotë e Londrës…”. Artikulli mbante firmën e Xhenifer Partosh. Falë investigimit të gazetarëve shpejt u zbulua se Xhenifer Partosh nuk ekzistonte dhe se i gjithë artikulli ishte një trillim lehtësisht i demaskueshëm. Padia ndaj gazetës “Bota Sot” dhe frika e mundësisë së pagesës së një gjobe marramendesë të kësaj gazete si dëmshpërblim ndaj gazetarit Muhamed Veliu, i detyroi botuesit të tregonin të vërtetën e trillimit të atij shkrimi, me një përgënjeshtrim botuar në numrin e Bota Sot të 20 dhjetorit 2005. Marrë nga Bota Sot: “Më 17-18 Korrik kryeredaktorit të Bota Sot iu dërgua një shkrim nga z. Rudolf Marku, me autor Xhenifer Partosh dhe titull “Një skandal i ambasadës shqiptare në Londër”… Z. Rudolf Marku, poet shkrimtar dhe publicist me autoritet dhe shumë i njohur, ish-deputet në Parlamentin e Shqipërisë, nr 2 i ambasadës Shqiptare në Londër, autor i shumë librave dhe bashkëpunëtor i gazetës Bota Sot prej 1997, duke qenë se është edhe koleg edhe mik personal i Skënder Buçpapajt, gëzon kredibilitet të plotë te kryeredaktori…Në kohën kur ne botojmë këtë ndjesë është i qartësuar fakti që shkrimi botuar më 20 korrik – shkruan Bota Sot, - në gazetën tonë nuk ka asnjë pikëtakimi me realitetin, është një fantazi e mirëfilltë. Gazeta jonë i kërkon sinqerisht ndjesë gazetarit Muhamed Veliu…” etj. etj.
    Z. Rudolf Marku i maskuar pas pseudonimit “Xhenifer Partosh” sulmoi përmes shpifjeve një gazetar të ri sic është Muhamed Veliu dhe një gazetë serioze si “Gazeta Shqiptare”. Ligji, në një vend si Britania e Madhe i detyron shpifësit të paguajnë. Shtrenjtë madje.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    HAAAAAAAAAAAAAAaaaaaaaaaaaaaa

    a ku te shofin tuten keta te borbes e lpin edhe ata qe vete e kan pshty
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    M.Veliu

    Sa tema do ti rendisesh ne forum enkas per BOTEN SOT?


    Me t`thane drejte,po ma bon qejfin sepse fal "perkushtimit"tende
    Bota Sot nuk ka nevoje per pyblicitet.



  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    me sa di une.. ti Veli shum kohe perpara je marre me rudolf Markun.. duke e akuzuar si trafikant etjetj.. me ca historira me aeroporte e me valixhe e ku po di une..

    Pra je ti Shpifsi i pare..
    dhe motivi kuptohet.. yxhym kunder diplomateve me origjin PD-iste e servilizem e lepirje ndaj diplomat - kryetareve te Ps-se..
    Me sa lexova qenke dhe i news 24 ti ..
    Tahmëm.. i denje per bishtat e ZP-s..


    kush eshte kjo alba Malltezi?
    shpesh duket ne media me hanxhar ne dore kunder PD-s..e Berishes.

    Po kjo Visha cfar e ka Vishen e ngrate (nenen e Elc Liles) qe u vra nga shofer-bodygardi i PS-se.. nje far Benci..?

    Na sill dhe reagimet e Rudolf Markut kur te kec Koh o Velo..

    cdo te mire..

Tema të Ngjashme

  1. Rudolf Marku
    Nga Sokoli në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 19-10-2013, 17:36
  2. Fenomeni ''At'' Nikolla Marku
    Nga Fenomeni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 424
    Postimi i Fundit: 07-04-2012, 09:35
  3. Zbulohet mashtrimi poetit Rudolf Marku
    Nga Shijaksi-London në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 01-01-2012, 12:42
  4. Nga Rudolf Xhuliani dhe Dora Bakojanis tek Edi Rama.
    Nga Humdinger në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-02-2007, 07:48
  5. Tonin Markun
    Nga Anton në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-05-2002, 21:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •