Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Fetë në Ballkan bëhen pre e politikës

    Intervistë me Thomas Bremer, profesor teologjie në Mynster

    DW: Zoti Bremer, përse disa kisha të krishtera i festojnë me vonesë krishtlindjet?

    Bremer: Krishtlindjet festohen në datën 25 nga të gjithë të krishterët në botë. Disa kisha ortodokse, që kanë një kalendar tjetër, gjithashtu thonë që krishtlindjet janë më 25 dhjetor, por që kjo ditë është ajo, që ne e mbajmë për datën 6 janar. Këta janë serbët, rusët, ndërsa të tjerët si grekët, bullgarët dhe rumunët i festojnë gjithashtu më datën 25 dhjetor. Këta bënë në vitet 20/të një reformë për ndryshimin e kalendarit.

    DW: Sot të gjithë flasin për ekumeni, pra për bashkimin e kishave të krishtere me njëra tjetrën. Cilat janë dallimet përmbajtësore ndërmjet tyre?

    Bremer: Dallimi kryesor mes tyre është struktura kishtare. Tek katolikët është një person në majë, Papa, ndërsa kishat ortodokse janë të barabarta me njëra-tjetrën. Një ndryshim tjetër ka të bëjë me atë, që traditat perëndimore interesohen për mënyrën se si jetojnë njerzit jashtë fesë, pra në bashkësi. Ato kanë hartuar përfytyrimet e tyre se si për shembull duhet të jetë krijuar një shtet, një ndërmjarrje, etj. Kjo është bërë edhe për shkak të baraspeshës ndaj kapitalizmit. Ndërsa kishat ortodokse janë më shumë të interesauar për aspektin fetar. si mund të shpëtohet njeriu, cila është lidhja e tij me zotin e kështu me radhë.

    DW: Mendoni se fetë në Ballkan kanë karakteristika të veçanta në dallim nga vendet e tjera?

    Bremer: Në Ballkan është përkatësia fetare e lidhur me atë nacionale, kështu që në atë moment, kur dalin në pah konflikte ndërmjet kombeve, krijohen edhe konflikte ndërmjet feve. Kjo ka ndodhur në Ish-Jugosllavi. Nuk kanë qenë probleme fetare, që i kanë nxitur luftrat, por problemet fetare kanë ardhur më vonë.

    DW: A ka feja ndonjë funksion të caktuar në shoqëri?

    Bremer: Funksioni i parë është fetar. Ka njerëz që janë fetarë, që besojnë, se përveç ekzistencës sonë ka edhe një tjetër, që ata e quajnë Zot dhe ata besojnë se është mirë, në se ke një lidhje me zotin. Bashkësitë fetare kanë role të ndryshme. Por në Ballkan, meqë në shumicën e rasteve, përkatësia fetare është e njëjtë me atë etnike - përjashtim këtu bën Shqipëria - fetë luajnë rol homogjenizues. Kjo gjë vihet re edhe jashtë Ballkanit, për shembull në Irlandën e Veriut ose Poloni. Polakët e kanë mbajtur njëri-tjetrin përmes katolicizmit, edhe në kohën kur nuk kishin krijuar ende shtetin e tyre.

    DW: Çfarë roli mund të luajnë fetë atëherë konkretisht në politikë?

    Bremer: Roli politik i feve varet gjithmonë nga shoqëria përkatëse. Në se kemi të bëjmë me një shoqëri, kur shumë njerëz janë fetarë atëherë feja është një faktor i rëndësishëm për politikën. Prandaj edhe veçanërisht mbas fundit të komunizmit, fetë kanë fituar mjaft peshë në Ballkan.

    DW: Atëherë fetë në Ballkan kanë edhe më shumë përgjegjësi për shoqërinë. Si mendoni se janë duke e bërë këtë detyrë?

    Bremer: Bashkësitë fetare kanë gjetur mënyra të ndryshme ndaj pyetjes, se si duhet të sillen me përgjegjësitë e tyre politiko-shoqërore. Kjo varet edhe nga përfytyrimi i tyre për shtetin. Kisha serbe ka filluar tani të hyjë në një proces, që nuk është aspak i thjeshtë për të, ku i duhet të mësojë se duhet t‘i artikulojë interesat e saj por që nuk mund të flasë në të njëjtën kohë për të gjithë shtetin, ose për të gjithë banorët e Serbisë. Disa përparime mund të vihen re që tani. Një temë që ka qenë problematike gjatë këtyre 15 vjetësh, ishte mësimi i fesë nëpër shkolla. Tani kanë filluar të merren vesh të tre fetë e mëdha në Serbi, pra kisha ortodokse serbe, katolike dhe ajo myslimane. Gjatë kohës së luftës sidomos por edhe më pas ishte e pamundur të flitej për këtë temë.

    DW: Atëherë në qoftë se shikoni zhvillimin e ekumenisë në Ballkan, keni shkak për optimizëm apo pesimizem.

    Bremer: Jam optimist i rezervuar sa i përket fesë, por jam pesimist sa i përket politikës në Ballkan. Aty janë bërë shumë gabime, që do ta mbajnë rajonin të destabilizuar edhe në të ardhmen. Por për këtë nuk e kanë fajin fetë dhe për fat të keq ato nuk janë të forta për ta ndryshuar.

    Anila Shuka
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Janullatosi dhe misioni “Cameria”
    E Marte, 31 Janar 2006
    Nga Xhavil SHALA

    Ne Kremlin, ne Katedralen e Madhe te Moskes te quajtur “Krishti Shpetimtar”, me date 21 Janar 2006, ne prani te 2500 pjesemarresve, autoritete te larta te kishave ortodokse, personalitete shteterore, artiste, shkencetare dhe diplomate te akredituar ne Rusi, u nderua me cmimin “Per veprimtari te shquar ne forcimin e unitetit te popujve ortodokse”, Kryepeshkopi i Tiranes dhe i gjithe Shqiperise, Fortlumturia e tij Janullatos.

    I cmuar me motivacionin “Per perpjekjet e tij te jashtezakonshme per ringritjen nga germadhat te Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise, si dhe per kontributin e tij tashme te njohur boterisht per paqen, dialogun dhe mirekuptimin ndermjet popujve dhe komuniteteve te ndryshme”, Janullatosi, ate dite, ishte perkrah Presidentit te Republikes se Qipros, kryetarit te Bashkise se Moskes dhe Perfaqesuesit te Universitetit te Balamandit Liban, fitues te tjere te cmimit “Krishti Shpetimtar”.

    Nderimet vazhduan dhe nje dite me pas, kur ne katedralen historike “Fjetja e Shen Marise”, ne te cilen jane kurorezuar caret ruse, u degjuan ndoshta per here te pare lutjet ne gjuhen shqipe. Vete Presidenti i Federates Ruse Vladimir Putin dha nje pritje zyrtare per nder te fituesve te cmimit.

    Janullatosi ne Moske u ftua dhe u nderua si Kryepeshkop i gjithe Shqiperise. Prezenca e tij atje dhe nderimet qe ju bene, ne prani dhe te perfaqesuesit te ambasades shqiptare ne Moske, jane nderime per te gjithe ortodokset shqiptare dhe nje prezantim i mire i Shqiperise ne boten ortodokse. Ishte rasti qe, nepermjet tij, Presidenti Putin te shihte “dinamizmin dhe frymen krijuese te Shqiperise”. Lajmi ne Shqiperi kaloi pa u ndier, pasi po ate dite te gjithe hapesirat shqiptare i mbuloi zija nga vdekja e Presidentit te Kosoves, zotit Rugova.

    Eshte e vertete qe komuniteti ortodoks ne Shqiperi u ndihmua per rimekembjen e infrastruktures se tij nga ana e kishes ortodokse greke. Roli i Janullatosit per kete ka qene determinues. Megjithate pati nje debat publik, lidhur me caktimin e tij ne ate post. Kjo per faktin se ai nuk eshte shtetas shqiptar dhe se, ne praktiken e ortodoksise shqiptare, kjo ishte ndaluar qe me shpalljen e autoqefalise se kesaj kishe, ne vitin 1922. Reagime pati ne fillim dhe nga pasuesit e Nolit, ne Kishen Ortodokse Shqiptare te Bostonit. Pati gjithashtu, dhe klerike vendas qe vune ne dyshim autoqefaline e Kishes Ortodokse Shqiptare dhe deklaruan mosnjohjen e autoritetit te saj qendror, sic ishte rasti i kishes ne lagjen “Kala“ ne Elbasan. Vitet kaluan dhe, megjithese jane bere perpjekje serioze per krijimin e klerit vendas te kesaj kishe, problemi i primatit akoma nuk eshte zgjidhur. Gjithsesi, ky problem nuk mund te zgjidhet derisa Kisha Ortodokse Shqiptare nuk ka fituar “autoqefaline ekonomike” dhe per aq kohe sa shteti shqiptar nuk do te kete nje ligj per komunitetet fetare.

    Kontributi i Prof. Dr. Janullatosit per ringritjen e Kishes Autoqefale Shqiptare eshte i njohur nga te gjithe. Shqiptaret i jane mirenjohes, gjithashtu, atij per kontributin e dhene ne ndihme te refugjateve te ardhur nga Kosova ne vitin 1999 si pasoje e spatrimit etnik serb. Pjeserisht vete Janullatosi i ka bere te njohura kontributet e tij ne nje interviste botuar ne numrin 16 te te perjavshmes “ABC“. Aty ai thote se “kam ngritur zerin ne menyre te vazhdueshme dhe kam ndermarre hapa te ndryshem, apo kam bere deklarata ne intervistat e mia ne Greqi per nevojen e respektimit te emigranteve dhe te mbeshtetjes se tyre“. Ai permend, gjithashtu, mbeshtetjen qe ju ka dhene te denuarve shqiptare ne burgje, denimit publik qe i ka bere ksenofobise greke ndaj shqiptareve dhe nevojen per te patur drejtesi, duke treguar ne kete menyre se kontributi i tij eshte i mirepritur dhe ne Greqi.

    Aktiviteti i Janullatosit qe ka ndihmuar per normalizimin e marredhenieve, shpesh te turbulluara, midis Shqiperise dhe Greqise, ndonese pak i njohur ne Shqiperi, ka terhequr dhe vemendjen e Parlamentit Europian, i cili me nje vendim te tijin me 14.7.1993, ka vleresuar se “mbeshtet fuqimisht vepren e Kryepiskopit ortodhoks te Tiranes, Anastasit, i cili po ben shume perpjekje per zgjidhjen e krizes midis dy vendeve”.

    Krizat e shpeshta midis dy vendeve jane nxitur jo rralle nga moszgjidhja e problemit te pronave te komunitetit cam, larguar menjehere pas Luftes se Dyte Boterore, si pasoje e spastrimit etnik grek. Historia e cameve eshte nje histori e dhimbshme gjaku, sakrificash, shprese e zhgenjmi. Qeveria e pare demokratike, qe ne vitin 1992, hartoi nje draft per kete problem. Perpjekjet u kurorezuan me nenshkrimin e nje Traktati Miqesie ne vitin 1996, nga Ministrat e Jashtem Alfred Serreqi dhe Theodhoros Pangalos. Traktati hyri ne fuqi vetem ne vitin 1998, pasi u ratifkua nga Parlamentet e te dy vendeve. Ne traktat eshte parashikuar zgjidhja e ceshtjeve te pronave qe zoterojne shtetasit e njerit vend ne vendin tjeter, nepermjet krijimit te lehtesirave ligjore. “Secila nga palet kontraktuese do te perballoje mundesine e heqjes brenda kuadrit te saj ligjor te pengesave qe veshtiresojne gezimin e pasurive qe kane shtetasit e njeres pale ne territorin e pales tjeter”, - thuhet ne nenin 15 te Traktatit te Miqesise. Megjithese ka kaluar kohe, nuk ka akoma shenja progresi per ceshtjen e pronave came. Zgjidhja e ketij problemi, pervec vullnetit politik te pales greke, kerkon shtysa te tjera nga faktore ndikues ne popullin dhe opinionin grek.

    Kryepeshkopi i Shqiperise, Fortlumturija e Tij Janullatos, eshte nje figure e nderuar dhe e respektuar e popullit, e jetes akademike, hierarkise kishtare dhe e politikes greke, nje figure mjaft e respektuar ne arenen nderkombetare dhe ne Shqiperi. Duke gezuar keto cilesi, kontributi i tije mund te jete i mirepritur per te ndihmuar ne heqjen e pengesave qe veshtiresojne gezimin e pasurive qe kane shtetasit e njeres pale ne territorin e pales tjeter, pra per zgjidhjen e ceshtjes se pronave te komunitetit cam, te larguar forcerisht nga trojet e tyre, prona te cilat jane sekuestruar nga shteti apo tjetersuar nga kisha greke.

    Pavaresisht se edhe Greqia, ashtu si Shqiperia eshte shtet laik, askush nuk mund te mohoje peshen qe ka atje hierarkia kishtare greke ne te gjitha nivelet e politikes, cka e ben me efektive ndermjetesimin e Janullatosit. Ndermarrja e ketij misioni nga ana e Fortlumturise se Tij, do te ishte nje kontribut tjeter konkret i tij per paqen, dialogun dhe mirekuptimin ndermjet popullit shqiptar e atij grek. Misioni “Cameria“ per Fortlumturise se Tij, eshte nje mision i mundur. Prof. Dr.Janullatos ka treguar me vepra se i pranon dhe i fiton sfidat!

    Xhavit Shala

    Drejtor i Qendres Shqiptare te Studimeve per Sigurine Kombetare

Tema të Ngjashme

  1. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. “Muslimanët në Ballkan - realiteti dhe e ardhmja”
    Nga ~Geri~ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-10-2008, 19:52
  3. "Shqipëria etnike është projekt antievropian dhe civilizues"
    Nga Irfan në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-05-2005, 15:23
  4. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  5. Roli i Italise ne Ballkan
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 04-07-2002, 08:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •