Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-08-2002
    Vendndodhja
    Montreal -Tirone , vajtje-ardhje, moszgjedhje
    Postime
    181

    Kinematografia shqiptare pas '90-es !

    Cfare mendimi keni per kinematografin shqiptare pas viteve 90 ?

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-08-2002
    Vendndodhja
    Montreal -Tirone , vajtje-ardhje, moszgjedhje
    Postime
    181
    E hap kete eme te re duke u nisur nga festivali boteror filmit qe u zhvilua ne Montreal para disa javesh . Shqiperia u perfaqesua me 2 filma njeri shqiptar me regji te Pluton Vasit dhe tjetri nje bashkpunim shqiptaro- kanadez. Nuk po zgjatem tre suksesi apo jo i tyre po kerkoj nje mendim. Ne cdo festival (edhe ne ate te kaluarin ku Shqiperia u perfaqesua me
    " Parrulllat ") tema e trajtuara nga regjizoret tane jane diktatura, dhe kanuni. Une nuk dua te gjykoj askend por te cosh ne nje festival boteror filmi nje film me subjekt Kanunin nuk me duket nje gje prestigjoze per Shqiperine e vitit 2002. A mund ta konceptoje dot nje spektator perendimor sic ndodhi dhe ne Montreal me filmin shqiptaro kanadez " gruaja pa krahe" kanunin ? Te gjithe e huajt qe ishin prezente aty ngelen te shokuar dhe megjithe shpjegimet tona paten nje zhgenjim sepse Sqiperia e paraqitur aty ishte Shqiperia ku mbizoteron kanuni, kallshnikovi, pasiguria e qytetarit ., banditizmi dhe asgje optimiste. Une nuk e kuptoj dot qe ne ditet e sotme ,me dinamimin e jetes ne Shqiperi, por dhe me problemet ,me ndryshimin e mentalitetit, me perpjekjet e e te gjitheve per ta bere Shqiperine nje vend Europian ashtu sic i takon Kinematografia shqiptare na servir te tille filma. Duket se me e veshtire per ta eshte te gjesh tema nga kryeqyteti me rreth 1000000 banore dhe me e lehte e kapesh nje teme qe egziston ne ca fshatra te larget per te cilat une nuk mendoj qe duhet nje film por sensibilizim pajtim dhe rend.

  3. #3
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    kjo eshte teme teper interesante dhe te faleminderoj qe e hape.
    po e kaloj tek kinematografia.
    aty te pakten do te arrijne ta lexojne me shume dhe shpresoj qe te kete pergjigje digjitoze.

    faleminderit katana
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  4. #4
    alvi
    i/e ftuar
    O Ximi, po te shofesh filmat amerikon, nuk te bite ne men te vishe ne Amerike, nga dhuna e droga qe paraqitet ne keto filma.
    Filimi qe paraqitet, shyqyr qe nuk ka me kotroll nga shteti, dhe artistet le te kene license artistike. Un nuk mendoj se duhet te ndryshohet tema, kur keto jane tema shume reale ne Shqiperi. Te jemi te sinqerte, c'fare eshte me reale ne Shqiperi sesa, plaget e prostitucionit, pasigurise, gjakmarrjes dhe mjerimit?
    Duam s'duam ne, kjo eshte Shqiperia, dhe ashtu duhet tu paraqite dhe botes, sic eshte.
    Une shpresoj se nuk do te kthehet kinematografia tek tradita e pasqyrimit te "parajses socialiste" qe ishte Shqiperia.
    Bravo kineasteve per mendimin tim.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e peshkatari
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Vendndodhja
    Anonim
    Postime
    103
    Unė do tė thosha se filmat Shqipėtarė pas 90 janė filma pa njė bosht ose shtyllė kurrizore ku mbėshteten. Tė gjithė filmat qė kemi parė do tė thoja se nuk ja kam marrė vesh kuptimin ose qėllimin. Po tė jetė fjala pėr tema them se Shqipėria nė kėto 10 vjet ka njė larmishmėri ngjarjesh ku njė shkrimtar i mirė mund tė shkruaj romane tė tėra si policorė ashtu edhe mjerimi,Droge e Pėrdhunimi,Gjakmarje e Rrėmbimi. Pra nuk na kanė munguar fatkeqėsisht ngjarjet pėr tė fiksuar nė penėn e shkrimtarėve. Por problemi ėshtė se shkrimtarėt sotė nuk kanė para pėr ta botuar Romanin e pastaj pėr ta bėr film ėshtė akoma dhe mė e vėshtirė kėshtu qė mbetet tė bėjnė film vetėm kasta e kineastėve tė djeshėm sepe ata kanė paratė dhe miqtė pėr tė pėrfituar ndonjė lek pėr filma qė si kupton njeri sepse romanet dhe temat e verteta mbeten tė pa botuara, pra sirtareve tė shkrimarėve. Pėr sa kohė do tė vazhdoj kjo mungesė shkrimesh pėr aq kohė dhe kinematografia jonė do tė vėrtitet nė filma tė shkurtėr dhe pa forcėn pėr tė diskretituar fenomenet negative qė po e shkatėrojnė shoqėrinė e sotme.
    instruktori

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Hila: "Nė realizimin e muzikės jam pėrpjekur tė ndjek logjikėn amerikane, ku sekuencat tė vinin nė pėrputhje me tingujt muzikorė"

    Shfaqet pėr gazetarėt filmi "Ishte kohė pėr dashuri"

    Regjisori Pepo: Aktorėt refuzuan skenat erotike


    --------------------------------------------------------------------------------

    Migena Hoxhalli

    TIRANE

    Regjisori Ylli Pepo ka sjellė dje nė kinema Millennium-2, "Ishte kohė pėr dashuri". Me tepėr emocion filmi u ndoq jo vetėm nga media, tė cilės i rezervohej kjo shfaqje, por dhe nga stafi realizues i kėtij filmi.

    Secili prej tyre shihte veten apo atė pjesė tė punės qė mbante emrin e tij. Kjo u duk sė tepėrmi gjatė konferencės pėr shtyp, dhėnė menjėherė pas shfaqjes sė filmit artistik televiziv "Ishte kohė pėr dashuri". "Jam shumė i emocionuar", u shpreh kompozitori Adrian Hila, tė cilit regjisori Pepo i ka besuar muzikėn e filmit. "Asnjėherė nuk kam marrė njė 'shumė mirė' nga regjisori Pepo", vazhdoi paksa ironik Hila, pėr tė cilin ishte eksperienca e parė si kompozitor filmi. "Nė realizimin e muzikės jam pėrpjekur tė ndjek logjikėn amerikane, sqaroi kompozitori, ku sekuencat tė vinin nė pėrputhje me tingujt muzikorė". Ndėrsa skenaristi i njohur Ruzhdi Pulaha, i ngacmuar paksa nga gazetarėt pėr ndoshta njė lloj rėnieje nė pėrsėritje mes subjektit tė telenovelės "Njerėz dhe fate" dhe atij tė filmit "Ishte kohė pėr dashuri", u pėrgjigj: "Nuk mendoj se ėshtė diēka e tillė, por edhe sikur tė vihen re momente tė tilla, kam pėrshtypjen se nuk bėjnė aspak keq, pėrveēse janė tė dobishme". Pulaha nuk ngurroi tė pėrmendte dhe vėshtirėsitė financiare pėr realizimin e filmit, ndėrkohė qė, sipas tij, "njė spektakėl missi kushton sa 40 seri filmi".

    Ndėrsa regjisori Ylli Pepo, si gjithnjė i guximshėm nė idetė e tij dhe mbi tė gjitha nė tė shprehurin e tyre, nuk priti shumė pėr tė shfaqur pakėnaqėsinė e parė. Kjo i drejtohej kinemasė, e cila, sipas tij, nuk e shfaqi filmin nė nivelin e duhur, veēanėrisht nė aspektin fonik (zėri i dobėt). Po aq i guximshėm regjisori Pepo u tregua nė pėrgjigjen e pyetjes mbi sekuencat shumė tė thata erotike tė filmit. "Asnjė prej aktorėve nuk pranoi t'i realizonte ato", tha Pepo. "Eshtė shumė e vėshtirė tė hysh nė mentalitetin dhe psikologjinė e kėtyre njerėzve". Sipas Pepos, e vetmja artiste e civilizuar e qė pranoi tė bėnte njė skenė tė tillė, ishte kosovarja Arta Muēaj. E, ndėrsa Pepo shpreh keqardhjen pėr mungesėn e kėtyre sekuencave, ai hedh njė "bombė" duke thėnė: "Eshtė ėndrra ime, filmin e parė erotik shqiptar ta realizoj unė". Nga ana tjetėr, edhe skenaristi Pulaha nuk mohon se skena tė tilla kanė ekzistuar nė skenarin e tij, por ato janė hequr ende pa u realizuar. Duket qė censura ėshtė bėrė nga vetė artistėt, tė cilėt edhe fotografitė e filmit (me nuanca erotike) nuk u pėlqen t'i shohin nėpėr kopertina revistash apo nėpėr faqet kulturore tė gazetave.

    Sė fundi, ajo qė u vlerėsua sė tepėrmi nga pjesėmarrėsit nė konferencėn pėr filmin "Ishte kohė pėr dashuri", por dhe nga artistėt, ishte fotografia qė mban firmėn e tė mirėnjohurit Astrit Omeri.

    ------
    Lotėt e Ēiljetės nė premierė


    --------------------------------------------------------------------------------

    mi.ho.

    TIRANE

    Njė nga protagonistet kryesore tė filmit "Ishte kohė pėr dashuri" ėshtė dhe 17-vjeēarja Ēiljeta Xhilaga. Si tek askush tjetėr, pas shfaqjes sė filmit nė ekranin e madh, ndoshta emocionet ndikuan mė fort tek ajo. Mjaftonte tė shihje lotėt e saj. Dukej qė ishte e kėnaqur nga ajo qė kishte realizuar pėr herė tė parė nė jetėn e vet. "Kjo qė kam bėrė ėshtė diēka qė do mbetet, tha ajo, ndryshe nga spektaklet qė janė gjėra qė bėhen vetėm pėr dy orė argėtim". Ndėrsa regjisori Pepo, lidhur me pėrzgjedhjen e saj si njė nga protagonistet kryesore tė filmit, shprehet: "Do tė kisha frikė nėse do kisha zgjedhur njė aktore profesioniste. Ēiljeta, si njė aktore amatore, ka arritur ta realizojė rolin mė sė miri, pasi ka luajtur vetveten". Por kjo nuk do tė thotė se zgjedhja e Ēiljetės nė rolin e protagonistes ka qenė e lehtė pėr regjisorin Pepo. Pėr tė arritur deri te vendimi pėrfundimtar janė bėrė njė seri provash nga ana e tij.
    -------
    DURRES

    Trupa e varietesė sė Durrėsit do tė paraqesė javėn e ardhshme premierėn "Stoli i qetė", materialet humoristike tė sė cilės trajtojnė me gjuhėn e humorit ndryshimet e pėrditshme pozitive dhe negative nė jetėn e qytetarėve. Regjisori dhe libretisti Haxhi Rama, tha pėr ATSH-nė se humori i skeēeve buron nga deformimet shpirtėrore, qė kanė pėsuar mjaft njerėz gjatė viteve tė fundit. Ato shprehen nė punėn dhe jetėn tonė tė pėrditshme, duke krijuar situata tė kėndshme apo tė hidhura humori dhe satire. Materialet sillen me mjeshtėri aktoriale nga aktorėt e njohur Muharrem Hoxha, Roland Koēa dhe Anila Hoxha, ndėrsa e veēanta e kėsaj premiere ėshtė rikthimi nė skenė i Artistit tė Merituar, Fadil Hasa, pas njė mungese disavjeēare. Materialet muzikore tė spektaklit po pėrgatiten nga dirigjenti Edi Tereziu. Premiera e fundit e kėsaj trupe, njė vit mė parė, titullohej "Votoni pėr Rremėn".
    ------

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Kinematografia shqiptare pas '90-es !



    Interviste me Saimir Kumbaron - Report TV

    Janar 2019
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 29-05-2020 mė 16:38

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •