Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Mosha
    39
    Postime
    475

    Konkurenca televizive, politika dhe klanet

    Dihet, tashme, se media eshte pushteti i katert ne nje shoqeri demokratike. Nese tre pushtetet e tjera; legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqesor ne Shqiperi kane pesuar here pas here deformime te pjesshme, pushteti mediatik ka shenuar ritme te larta zhvillimi, pa pesuar shume deformime ,sic mund te kete ndodhur me pushtetet e tjera. Kjo ,fillimisht, me median e shkruar ne vitet 1991-1997 dhe pas ketij viti me median radiotelevizive, e cila eshte ne nje ekspansion gjigand, aq sa ka turullosur edhe te tre pushtetet e tjere. Roli i pushtetit te katert eshte jo vetem informues, por edhe oponent i te tre pushteteve te tjera, pasi qellimi mbetet zbatimi i ligjit dhe progresi i vendit. Nuk mundet te rrije ne pozicionin e "informuesit per publikun" nje gazetar, kur shikon se si shperdorohet pushteti, fjala vjen nga nje minister apo kryetar bashkie, qe me parate e shtetit financon media te caktuara ne forme reklamash apo sponsorizimesh. Nuk mund te mos kritikoje kur gjen fakte per korrupsion ne dhenien e qerave apo tokave ne bregdet, kur meson se iks deputet ka shkelur ligjin, duke ndertuar restorante apo vila, nderkohe qe ka nje page per te jetuar normalisht , por jo ne luks, etj. Pra gazetari mbetet ngacmues dhe kritik per fenomenet negative, ashtu sic di te shkruaje mire, fjala vjen, nese kryeministri heq monopolin e mafias se karburanteve apo kur urdheron ministrin e Financave per te gjetur menyren se si jane dhene qindra mijera dollare te ALBTELEKOM, te INSIG dhe te Drejtorise se Pergjithshme Doganave gjoja per te sponsorizuar ndonje stacion televiziv privat per fushate elektorale ne mbeshtetje te nje partie te caktuar per zgjedhjet lokale te tetorit 2000 apo parlamentare 2001. Per te ardhur ne kete pike, pra ne ndershmerine e konkurences radiotelevizive ne Shqiperi, duhet thene se nuk jane zbatuar rregullat e lojes se barabarte. Faji eshte i politikes , pra i tre pushteteve te tjere qe dalin nga politika, te cilet nxituan qe ne fillim per te ndare "parcelat televizive", nderkohe qe nuk kishte asnje studim per Planin Kombetar te frekuencave, nuk ishin pjekur kushtet per te seleksionuar se cili ishte stacioni me perfekt dhe me profesionali, pasi duheshin se paku 4- 5 vjet konkurence e lire dhe me pas te percaktoheshin "luanet e medias". Natyrisht qe frekuencat televizive jane pasuri kombetare dhe kesisoj nuk ka per te gjithe dhe per kedo. Kjo praktike zbatohet ne te gjitha vendet, porse ne Shqiperi, doli nje Halil Lalaj, ish-kryetar i Komisionit Parlamentar te Medias, i cili njihej vetem per 5 shkrime ne gazeten "ZP" te kohes se Enver Hoxhes , dhe urdheroi KKRT-ne per te ndare njehere e mire torten televizive, nderkohe qe ne start mungonin ose u skualifikuan politikisht shume operatore. Deomos qe zoti Lalaj zbatoi urdherin e PS-se, bile te nje klani politiko-financiar qe sot po kerkon te bleje krejt Tiranen. Menyra per te spostuar te tjeret, qe nuk ishin propushtetit apo pjese e klaneve politike ne pushtet, ishte sic u tha asokohe se " nuk ka frekuenca per te tjeret,pasi jane vetem dy" (!) , nderkohe qe specialistet flasin se ka edhe disa frekuenca te tjera kombetare.

    Ne tregun televiziv jane shume kanale televizive si Top Channel, Tv Shijak, TV Klan, TVA, Telenorba, ETV, Vizion +, TV KOHA, Tv Rozafa, etj, te cilet konkurojne per te qene te paret ne informimin e publikut. Sa me shume kanale televizive private te jene ne shtepite e shqiptareve, aq me mire informohen dhe kane mundesine e analizes per te gjetur te verteten ne kete mori informacioni, se sa po t'u lejosh vetem tre dritare televizive. Eshte si puna e nje shtepie qe ka shume dritare dhe duket me e ndricuar anekand. Por kjo nuk ndodhi dhe po perpiqen te mos behet, pasi duan vetem tre dritare dhe nje oxhak qe nxjerr tym. Nuk mundet qe te penalizosh kanale televizive, qe te mos perhapen ne mbare vendin, te cilat kane edhe mundesi teknike, si fjala vjen, Top Channel ( qe eshte televizioni i se ardhmes), TeleNorba (korrekt ne menyren e dhenies se informacionit), TV Shijak (i pari stacion privat ne vend), e ndonje tjeter, nderkohe qe ke lejuar permes nje procesi te kontestuar dhenien e vetem dy lejeve kombetare. Nuk eshte problemi se perse i mori vetem TV Klan , qe per momentin kur u licensua ishte ne vend te pare, apo TVA, i cili shkelqen me fantazine e rregjizores Vera Grabocka. Ceshtja shtrohet se perse vetem ATA dhe jo te tjeret, perse vetem DY, kur ka mundesi frekuence edhe per me shume se PESE; pse nderhyn politika ne dhenien e licensave, cili e pengon ndryshimin e ligjit per ta amenduar ne disa nene, pse nuk lejohen licensa rajonale, pervec atyre lokale. A mund te pranohet fakti se KKRT (Keshilli Kombetar i Radiotelevizoneve) i ka dhene TV Norbes te drejten per te transmetuar vetem deri ne Kavaje apo TV Shijakut deri ne Lac, apo Top Channel deri ne Fushe Kuqe , nderkohe qe ata e te tjere informojne pothuaj ne gjithe Shqiperine dhe nuk i nderhyjne ne frekuence asnje kanali tjeter televiziv?! Atehere kush nderhyn ne "valet e frekuences": televizionet apo politika dhe interesat klanore financiare per te vjelur reklama qindra mijera dollareshe nga buxheti i Shtetit? Natyrisht qe zhurma qe bejne keto dite dy televizionet kombetare , te licensuara qe ne ne fillim, ka njefare te drejte ligjore, pasi ata akuzojne KKRT-ne per lejim zgjerimi frekuence pa leje. Por, perse KKRT, nuk zbaton ligjin, i cili eshte amenduar vjet ne muajin maj dhe ku thuhet ne menyre taksative se nuk ka me ne ligj ku lejohen vetem dy licensa kombetare private, por mbetet e hapur gara televizive. Cfare konkurimi te tille ka lejuar KKRT qe nga muaji maj 2001 e deri dje per te licensuar te tjera stacione televizive dhe te mos fuse ne sherr operatoret televizive me njeri- tjetrin, sic po ndodh keto dite, ku ne vend te titrave per lajme nga rrethet, ndonje kanal televiziv, nxiton te titrroje ( me shpejtesi qe do ta kishte zili edhe vrapuesi i Tokios ) fjalet " Po na vjedhin te drejtat televizive...". Po per te drejtat e te tjereve, a duhet te mendoje edhe i vjedhuri qe ka vjedhur?

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e vlora
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    40
    Superstar,
    tema qe keni kapur eshte mjaft e rendesishme per te diskutuar. Ju lutem paraqiteni problemin me shkurtimisht kur hapni nje teme te re. Pastaj mund te shkruani komentet tuaja me gjate. Ne kete menyre eshte me lehte te kuptohet se per se behet fjale.

    Vlora
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga vlora : 28-04-2002 mė 23:09

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Konkurenca e klaneve dhe RTV.


    Virusi i dominimit nė fushėn e informimit tashmė ka pėrfshier edhe Kosovėn. Me tė mbaruar lufta, pėrveē gazetarėve shqiptarė tė Kosovės, tė cilėt me vite tė tėra kshin qenė tė larguar nga puna dhe tė cilėt filluan tė mendojnė se si tė gjinden nė kushte tė reja, nė Kosvė u paraqitėn edhe shumė tė huaj, qė nė emėr tė informimit tė fillojnė tė zapojnė tregun kosovar me radiot e tyre. Disa ende qėndrojnė nė Kosvė dhe kanė misione tė caktuara. Veē kėtyre filluan nga puna edhe shumė radio dhe TV lokale. Nga Shqipėria u paraqit nga tė parėt TV Klan, por ende pa fituar reputacion, humbi ngase startoi keq, pa ndonjė studio tė TV Klanit nė Kosovė. Duke mos i harruar Tv lokale, nė rrafshin nacional (nese mund te shpehemi keshtu) dominojne kėto tri stacione televizive: RTK (Radio Televizioni i Kosovės , KTV (Koha telviozion i Veton Surroit) dhe RTV21 (i themeluar nga disa gazetarė tė ish-TVP). Qė tė tri kėto stacione televizive japin program satelitor. Si duket RTK ka reputacion mė tė mirė, aq mė tepėr qė kėto ditė gazeta e Koha ditore i ka bėrė njė kritikė tė rreptė pėr cenzurė. Mendoj se Koha ditore ka tė drejtė, por jo nga kėndvėshtrimi i saj, sepse Koha pėr shkak tė konkurencės edhe mund tė mos jetė objektive. Por qė RTK ėshtė radio dhe televizioni mė i cenzuruar aty nuk ka pikė dyshimi. Nė RTK dominon klani i Adem Demaēit me disa ish-komunistė sikur qė ėshtė Agim Zatriqi dhe Avni Spahiu. Demaēi asnjėrit as tjetėrit nuk do t'ia besonte ato poste sikur tė dinte vetė tė bėjė televiozion. Pėrndryshe, Demaēi ėshtė kryetar Borti i RTK. Ndėrsa, qysh tash ėshtė duke pėrgaditur Albin Kurtin pėr ndonjė funksion tė lartė nė nivel tė Kosovės. Albini me emisionin e drjetpėrtrejtė(me_albinin@hotmail.com) ėshtė duke u munduar tė pėrgadis popullin pėr njė votė nė tė ardhmen. Mu pėr kėtė, ai ėshtė ish i burgosuri mė i pėrgėdhelur i Kosovės. Tė shohim. Nejse...

    Edhe gazetarėt e gazetave dhe revistave tė ndryshme nuk ndjtėn duarėkryq. Nė Kosvė dalin shtatė gazeta tė pėrditshme : Bota sot, Zėri ditor, Koha ditore, Epoka e Re, Kosova sot, Rilindja dhe 24 orė. Nuk di ēfarė ka ndodhur me Zėrin e Kosovės. Tė gjitha kėto gazeta e shumė revista qė nuk do t'i pėrmend, pa i pėrmendur edhe gazetat lokale) shtypen dhe shpėrndahen nė nivel tė Kosovės. Tri nga to (Bota sot, Koha ditore dhe Zėri ditor) shpėrndahen ēdo ditė edhe nė shumė shtet tė Evropės e Bota sot edhe nė disa shtete tė SHB-ave.Gjithashtu nė nivel tė Kosovės dhe mė gjerė shpėrndajnė lajme edhe dy agjensi informative si: QIK (LDK)dhe Kosovapress (PDK).
    a

  4. #4
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Mosha
    39
    Postime
    475
    po kosovar ke plotesisht te drejt
    ka filluar
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

Tema tė Ngjashme

  1. Statusi i ardhshem i Kosovės!
    Nga tani_26 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 589
    Postimi i Fundit: 05-03-2008, 21:42
  2. Politika Shqiptare
    Nga Sabriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2006, 14:58
  3. Shoqėria Civile dhe Politika
    Nga liberal nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-09-2004, 19:07
  4. Vendet arabe dhe perendimi
    Nga Eni nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 10-09-2003, 08:47
  5. UNMIK-u dhe KFOR-i kanė pezulluar aktivitetet e TMK-sė jashtė vendit
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 17:04

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •