Kapiteni i Realit: Nė futboll nuk ka gjėra tė pamundura 21-03-2006
Raul, shpresa vdes e fundit
Kapiteni i Realit tė Madridit, Raul, u shpreh i trishtuar, por jo i dorėzuar, pas barazimit tė radhės tė "merengesve" nė kampionat, 0-0 ndaj Betisit. Barazim ky qė e lė skuadrėn e Lopez Karos plot 11 pikė larg Barcelonės kryesuese. "Situata nė kampionat ėshtė shumė e vėshtirė, - tha Rauli. - Ne duhet tė vazhdojmė tė shpresojmė pėr titullin, pasi matematikisht Barcelona ėshtė ende e arritshme. Nuk ka gjėra tė pamundura nė futboll. Ndaj Betisit ishte ndeshja e tretė radhazi pa gol, por shpresoj qė bashkė me golat tė rikthehen edhe fitoret."
Sulmuesi i kombėtares spanjolle po synon njė aktivizim tė rregullt me Realin, nė mėnyrė qė tė ketė formėn e duhur pėr nė finalet e Kupės sė Botės. "Po i afrohem formės optimimale dhe fatmirėsisht dėmtimi nuk mė shqetėson mė, - tha kapiteni i kombėtares spanjolle. - Mendoj se nė Gjermani do tė jem nė maksimumin tim." Mė pas, sulmuesi i Realit pranon se ndryshimi i shpeshtė i trajnerėve ka pasur ndikimin e tij negativ te "galaktikėt". Nė 11 vitet e tij te Reali, Rauli ka punuar me 13 trajnerė tė ndryshėm.
"Nuk ėshtė normale tė ndryshosh trajnerin siē ka bėrė Reali nė kohėt e fundit. Kanė ardhur mė shumė trajnerė nė kėto tri vitet e fundit, sesa gjatė viteve '90-tė. Kjo nuk ėshtė njė shenjė e mirė, pasi skuadra ka nevojė pėr vazhdimėsi. Tani na duhet tė mendojmė pėr njė trajner qė tė ketė ide tė qarta dhe tė punojmė me projektet e tij. Gjithsesi, nuk duhet tė nxitohemi, pasi zgjidhja nuk ėshtė e lehtė. Nuk fitojmė tituj qė kur nė krye tė skuadrės ishte Visente del Boske."
Krijoni Kontakt