Close
Faqja 12 prej 17 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 164
  1. #111
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Kapiteni i Realit: Nė futboll nuk ka gjėra tė pamundura 21-03-2006

    Raul, shpresa vdes e fundit


    Kapiteni i Realit tė Madridit, Raul, u shpreh i trishtuar, por jo i dorėzuar, pas barazimit tė radhės tė "merengesve" nė kampionat, 0-0 ndaj Betisit. Barazim ky qė e lė skuadrėn e Lopez Karos plot 11 pikė larg Barcelonės kryesuese. "Situata nė kampionat ėshtė shumė e vėshtirė, - tha Rauli. - Ne duhet tė vazhdojmė tė shpresojmė pėr titullin, pasi matematikisht Barcelona ėshtė ende e arritshme. Nuk ka gjėra tė pamundura nė futboll. Ndaj Betisit ishte ndeshja e tretė radhazi pa gol, por shpresoj qė bashkė me golat tė rikthehen edhe fitoret."

    Sulmuesi i kombėtares spanjolle po synon njė aktivizim tė rregullt me Realin, nė mėnyrė qė tė ketė formėn e duhur pėr nė finalet e Kupės sė Botės. "Po i afrohem formės optimimale dhe fatmirėsisht dėmtimi nuk mė shqetėson mė, - tha kapiteni i kombėtares spanjolle. - Mendoj se nė Gjermani do tė jem nė maksimumin tim." Mė pas, sulmuesi i Realit pranon se ndryshimi i shpeshtė i trajnerėve ka pasur ndikimin e tij negativ te "galaktikėt". Nė 11 vitet e tij te Reali, Rauli ka punuar me 13 trajnerė tė ndryshėm.

    "Nuk ėshtė normale tė ndryshosh trajnerin siē ka bėrė Reali nė kohėt e fundit. Kanė ardhur mė shumė trajnerė nė kėto tri vitet e fundit, sesa gjatė viteve '90-tė. Kjo nuk ėshtė njė shenjė e mirė, pasi skuadra ka nevojė pėr vazhdimėsi. Tani na duhet tė mendojmė pėr njė trajner qė tė ketė ide tė qarta dhe tė punojmė me projektet e tij. Gjithsesi, nuk duhet tė nxitohemi, pasi zgjidhja nuk ėshtė e lehtė. Nuk fitojmė tituj qė kur nė krye tė skuadrės ishte Visente del Boske."
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #112
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Braziliani vlerėson si vendimtare dy ndeshjet e radhės 21-03-2006

    Sisinjo: Nuk jam dorėzuar


    Ka qenė njė nga mė tė mirėt te Reali nė muajin e fundit, por kriza e skuadrės "merengese" nuk e ka lėnė tė shfaqė tė gjithė potencialin e tij. Sisinjo nuk e pranon diēka tė tillė dhe dėshiron tė flasė pėr njė kampionat ende tė hapur dhe pėr ndeshjen e radhės ndaj Saragozės...

    - Keni barazuar me Betisin dhe tani gjithēka ėshtė komplikuar...

    - Ne duhet tė vazhdojmė tė luajmė pėr tė fituar tė gjitha ndeshjet. Ashtu bėmė edhe ndaj Betisit, por kundėrshtari luajti njė takim shembullor dhe nuk arritėm tė shėnonim.

    - Kampionati ėshtė i mbyllur?

    - Nuk mendoj. Ne do tė luajmė nė ēdo ndeshje me besimin dhe dėshirėn pėr tė fituar. Na presin sfidat ndaj Saragozės dhe Deportivos. Vetėm duke fituar kėto dy ndeshje, mund tė shpresojmė nė njė hap fals tė Barcelonės.

    - Ka ardhur koha pėr tė menduar pėr botėrorin?

    - Unė jam i pėrqendruar 100% te Reali i Madridit. Ka ende ndeshje pėr tė luajtur nė kėtė sezon dhe nuk jemi dorėzuar.

    - Si ndiheni mė mirė, mbrojtės apo mesfushor?

    - Nė Spanjė ėshtė mė ndryshe se nė Brazil. Mė pėlqen tė luaj anėsor dhe rolin e saktė ia lė nė dorė trajnerit. Mesfushori i djathtė te Reali ėshtė Bekham, ndėrsa mbrojtės, Salgado. Dy futbollistė tė mėdhenj qė mė japin shtysė pėr tė dhėnė mė shumė.

    - Tifozėve tė Realit u ka mbetur vetėm revanshi ndaj Barēės nė ndeshjen e kthimit...

    - Do tė jetė njė ndeshje e veēantė dhe e vėshtirė, tė cilėn duam ta fitojmė me ēdo kusht, por ėshtė shumė shpejt pėr tė menduar pėr atė takim.

    -----------------------

    L.Karo: Nuk i jap llogari askujt

    Trajneri i Realit tė Madridit, Lopez Karo, nė ndeshjen e barazuar 0-0 ndaj Betisit, la nė stol brazilianin Ronaldo dhe mesfushorin Devid Bekham. Pas takimit ai tha: "Nuk kam pėrse tė jap shpjegime pėr zgjidhjet e mia. Unė jam trajneri dhe s'i jap llogari askujt. Bekhami ėshtė njė futbollist i madh, por ne kemi edhe tė tjerė tė aftė te Reali. Sisinjo luajti njė ndeshje tė mirė. S'kemi shėnuar nė tri ndeshjet e fundit dhe mendova tė rrezikoja me njė skuadėr mė ofensive ndaj Betisit."
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #113
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Merengesve" nuk u falet njė tjetėr hap fals ndaj Saragozės 22-03-2006

    Real, fitorja alternativa e vetme

    Lopez Karo mendon pėr ndeshjen e radhės ndaj Saragozės, pasi ka barazuar 0-0 me Betisin nė sfidėn e sė dielės, duke iu larguar gjithnjė e mė shumė Barcelonės kryesuese. Gjithsesi, trajneri i Realit shpreson ende te titulli kampion, pavarėsisht nga 11 pikėt e disavantazhit. "Fitimi i titullit ėshtė shumė i vėshtirė, por ka ende shumė pikė nė lojė. Duhet tė jemi ambiciozė, pėr sa kohė na e lejon matematika. Gjithsesi, mė duhet tė pranoj se nuk na falen mė hapa fals." Udhėtimi pėr nė Saragozė sjell kujtime tė hidhura pėr Realin.

    Nė ndeshjen e fundit qė "merengesit" luajtėn nė "La Romareda" u mundėn 6-1, pėr gjysmėfinalen e Kupės sė Mbretit. Reali u eliminua nga kjo veprimtari, pavarėsisht nga fitorja 4-0 nė ndeshjen e kthimit. Kanė mbetur edhe dhjetė ndeshje nga fundi i kampionatit dhe titulli nė Spanjė ėshtė mundėsia e vetme e "galaktikėve" pėr tė mos e mbyllur sezonin e tretė radhazi pa trofe. Tė eliminuar nga Liga e Kampioneve dhe Kupa e Mbretit, madrilenėt nuk kanė shėnuar nė tri ndeshjet e fundit. Nė dy takimet e fundit, Karo ka lėnė nė stol Bekhamin dhe Ronaldon, ashtu si Gravesenin dhe Baptistėn. Pėr transfertėn e sotme, trajneri spanjoll nuk do tė ketė nė dispozicion Gutin, Udgejtin dhe Raul Bravon.

    Nga ana tjetėr, Saragoza qė renditet nė vendin e dhjetė tė kampionatit spanjoll, ka arritur finalen e Kupės sė Mbretit dhe ka fituar vetėm dy nga pesė ndeshjet e fundit. Ndaj Realit do tė rikthehen si titullarė mbrojtėsit Alvaro dhe Gabriel Milito, ndėrsa edhe njė herė tė gjitha shpresat do tė jenė bazuar te forma e shkėlqyer e dyshes sulmuese Everton-Milito. "Jam i bindur se Reali do tė vijė nė kėrkim tė revanshit, - tha Evertoni. - Por edhe do tė kėrkojmė hakmarrjen pėr humbjen 4-0 nė ndeshjen e fundit. Gjithsesi, do tė jetė njė ndeshje ndryshe nga ajo e kupės. Rėndėsi kanė vetėm tri pikėt."
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #114
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    ZARAGOZA - REAL MADRID 1 - 1


    Nje gol ne minuten e fundit nga RONALDO , shpeton Realin nga humbja .



    Goli :


    http://www.yourfilehost.com/media.ph..._1_Ronaldo.zip
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  5. #115
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Dikur "ajka" e futbollit botėror, tani njė skuadėr nė krizė identiteti. Madrilenėt "vuajnė" pėr njė trajner... 23-03-2006

    Reali, mbyllet epoka e "ėndrrave"

    Nuk ka kaluar shumė nga koha kur Reali i Madridit pėrbėnte "ėndrrėn" e ēdo futbollisti dhe kur trajnerėt mė tė mirė tė planetit ishin gati tė bėnin gjithēka pėr tė drejtuar nė "Santiago Bernabeu". Por pas tri sezonesh pa asnjė trofe, dėshtimi i turpshėm i projektit "galaktik" tė ideuar nga Florentino Perez, Reali ka humbur shumė nga prestigji i tij nė arenėn e futbollit botėror. Nėntė herė kampionėt e Europės janė duke u pėrballur me njė situatė deri diku tė rrallė, teksa po ndeshin nė refuzimet e njėpasnjėshme tė disa prej trajnerėve, me tė cilėt madrilenėt kėrkojnė tė "rilindin".

    Trajneri aktual, Lopez Karo, i ka nxjerrė "merengesit" jashtė Ligės sė Kampioneve dhe Kupės sė Mbretit. Trajneri i Milanit, Karlo Anēeloti, ishte i fundit qė refuzoi ofertėn e Realit, duke rinovuar deri nė vitin 2008 kontratėn e tij me kuqezinjtė. Rinovimi erdhi vetėm pak orė pasi e pėrditshmja spanjolle "Marca" e kishte vlerėsuar italianin si pretendentin kryesor pėr stolin e Realit.

    Trajneri i Liverpulit, Rafael Benitez, i cili e ka filluar karrierėn duke drejtuar skuadrėn e dytė tė Realit (vend tė cilin vetėm gjashtė muaj mė parė e mbante Lopez Karo), dhe trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, fans i deklaruar i Realit, kanė bėrė planet e tyre pėr tė ardhmen. Plane qė nuk i shohin nė drejtimin e skuadrės madrilene. Teorikisht, tė drejtosh Realin e Madridit, mbetet njė kėnaqėsi dhe dėshirė pėr ēdo trajner, por gjithashtu ėshtė stoli mė i paqėndrueshėm dhe me rrezikshmėri mė tė lartė. Perezi, i cili muajin e kaluar dha dorėheqjen nga posti i presidentit, ndryshoi gjashtė trajnerė nė dy vjet e gjysmė, por pa arritur asnjė rezultat. Ai emėroi si drejtor teknik Benito Floron. Ky i fundit zuri vendin e Arrigo Sakit. Italiani e ndjeu "krizėn" qė po afronte dhe dha dorėheqjen nė muajin dhjetor. Por me sa duket, presidenti i ri, Fernando Martin, nuk ka besim tek aftėsitė e Floros.

    Zv.presidenti Emilio Butragenjo ėshtė njė tjetėr drejtues "merenges", qė rrezikon tė humbasė vendin e punės pas "reformės". "Eshtė me siguri njė vend pune tėrheqės, por vetėm pėr ata qė nuk kanė punė, - tha Vengeri nė dhjetorin e kaluar, kur pėrgėnjeshtroi kalimin e tij te Reali. - Mė duket njė klub ku nuk ka qėndrueshmėri. Rotacionet janė tė shpeshta dhe kjo do tė thotė qė trajneri e ka tė vėshtirė tė gjejė qetėsinė pėr tė punuar." Martini po shqyrton mundėsinė e rikthimit nė bordin drejtues tė figurave tė tilla si Visente Del Boske, Hoze Antonio Kamaēo apo Fernando Hierro. Kėta tė tre kanė pasur relata tė vėshtira me Perezin. Ai largoi nga skuadra kapitenin Hierro dhe trajnerin Del Boske, vetėm njė ditė pasi Reali fitoi kampionatin nė vitin 2003. Flitet pėr trofeun e fundit qė kanė fituar "merengesit". Kamaēo, i cili ishte trajneri i parė i "galaktikėve", u shkarkua pas vetėm tri ndeshjesh. Ish-trajneri i kombėtares spanjolle mendon rikthimin si drejtor teknik.

    Rikthimi i kėtyre emrave do tė shėnonte njė reformė totale, pasi nga Reali do tė largohen tė gjithė ata qė kishin mbėshtetur presidentin Perez. Nga kandidatėt jashtė Spanjės mbetet favorit Fabio Kapelo. Po t'i jepej mundėsia, Reali do ta merrte me kėnaqėsinė mė tė madhe trajnerin qė i dha kampionatin nė vitin 1997, por ėshtė italiani ai qė heziton. Kapelo do tė presė vendimin e drejtuesve tė Juventusit. Nėse Moxhi, Xhiraudo dhe Betega do tė rinovojnė me klubin bardhezi, atėherė "Don Fabio" (epitet i vėnė nga tifozėt e Realit) do tė qėndrojė nė Torino. Pėrndryshe do tė mendonte pėr Realin. Por "ish-galaktikėt" nuk kanė shumė kohė...
    Trajneri i Anglisė, Sven Goran Erikson, do tė jetė jashtė ēdo lidhjeje kontratuale pas "Gjermani 2006".

    Suedezi ėshtė i aftė, i dashur nga futbollistėt dhe ka marrėdhėnie tė shkėlqyera me Devid Bekhamin. Ndoshta do tė dėshirojė tė pushojė pas botėrorit, por fakti qė Bekhami ėshtė pranė rinovimit, mund tė jetė njė shenjė. Kandidati i fundit ėshtė ndoshta edhe mė i mundshmi. Trajneri i Getafes, Bernd Shuster, e ka shprehur disa herė dėshirėn e tij pėr t'u rikthyer si trajner nė "Bernabeu". Gjermani, qė si futbollist ka veshur fanellėn e Atletikos, Realit dhe Barcelonės, ka shanset e tij, edhe pse nuk ėshtė njė emėr i afirmuar nė futbollin botėror. Martini ka bėrė tė ditur se e ka zgjedhur emrin e ri, por nė verė duhet tė pėrballet me njė tjetėr "stuhi", zgjedhjet presidenciale.
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #116
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Presidenti i Realit: Emrin do ta bėj tė ditur vetėm nė qershor 23-03-2006

    Martin: E kam zgjdhur trajnerin!

    Presidenti i Realit, Fernando Martin, ka bėrė tė ditur se e ka zgjedhur rajnerin e "merengesve" pėr sezonin e ardhshėm. Por ai nuk ka dashur tė bėjė tė ditur emrin e zėvendėsuesit tė Lopez Karos. "Unė e di se cili do tė jetė trajneri i ri i Realit, por nuk dua tė pėrmend emra," - tha Fernando Martin nė njė intervistė pėr shtypin spanjoll. Martini, i cili ka marrė drejtimin e Realit pas dorėheqjes sė Florentino Perezit, ka thėnė se trajneri i ri do tė jetė nė gjendje ta ngrejė skuadrėn nė nivelet qė pretendon. "Kam shqyrtuar njė varg me alternativa dhe kandidatė, dhe kam zgjedhur trajnerin e ri. Do tė jetė njė njeri me fuqi nė skuadėr dhe vendimet e tij do tė jenė thelbėsore, - vazhdoi Martini.

    - Do tė evitohen ato raste kur trajneri punon nė njė drejtim dhe klubi nė drejtim tjetėr." Martini tha se trajneri aktual i Realit, Huan Ramon Lopez Karo, do ta drejtojė skuadrėn deri nė fund tė sezonit dhe shprehu dėshirėn qė ai tė vazhdojė punėn te "merengesit" nė njė funksion tjetėr. "Ai ėshtė njė trajner i madh, por ka nevojė pėr eksperiencė. Lopez Karo ka bėrė gjithēka qė ka pasur nė mundėsitė e tij dhe jam i bindur se do tė arrijė ta rendisė skuadrėn nė vendin e dytė. Jam duke shqyrtuar seriozisht mundėsinė qė ai tė punojė nė klubin tonė edhe nė sezonin e ardhshėm." Mė pas Martini refuzoi zėrat, sipas tė cilėve ai po vazhdonte projektin "galaktik" tė Perezit dhe se ish-presidenti i Realit vazhdonte tė kishte njė ndikim thelbėsor nė klub. "Njerėzit mund tė thonė atė qė duan, - tha presidenti aktual i Realit.

    - Unė jam presidenti, sepse Perezi vendosi ta zėvendėsoja. E falėnderoj pėr kėtė, por ju siguroj se jam i lirė tė marr ēdo vendim pėr skuadrėn. Unė gjithmonė marr kėshilla prej tij, por ato nuk mund tė ngatėrrohen me lirinė. I kam dhėnė kėshilla Perezit gjatė kohės qė isha ndihmėsi i tij, por vendimet i ka marrė gjithmonė ai. Ashtu si tani, tė gjitha vendimet i marr unė dhe bordi drejtues." Martini ka pėrsėritur edhe njė herė se nuk do tė kishte vėshtirėsi nė largimin nga skuadra tė futbollistėve qė nuk japin maksimumin e tyre. Kushdo qofshin ata. "Skuadra ka nevojė tė zhvillohet dhe tė rinohet. Ne do tė ndėrhyjmė nė merkato pėr tė marrė futbollistė tė talentuar, tė cilėt ndihmojnė nė progreset e njė skuadre. Ndėrkohė, stafi drejtues do tė shqyrtojė situatėn e secilit prej futbollistėve aktualė."

    "Jo" Realit
    Karlo Anēeloti. Italiani rinovoi tė martėn me Milanin deri nė vitin 2008.
    Rafa Benitez. Spanjolli i ka shprehur besnikėri Liverpulit dhe pret rinovimin.
    Arsen Venger. Francezi ėshtė shumė i lidhur me projektet e Arsenalit.

    Nė dilemė
    Fabio Kapelo. Italiani ėshtė i lidhur me tė ardhmen e Moxhit dhe Xhiraudos te Juvja.
    Hoze Kamaēo. Spanjolli synon tė rikthehet te "merengesit" si drejtor teknik.

    Kandidatėt
    Visente Del Boske. Spanjolli ėshtė shprehur gati pėr t'u rikthyer.
    Sven Goran Erikson. Suedezi do tė jetė i papunė pas kampionatit botėror.
    Bernd Shuster. Gjermani, aktualisht te Getafe, konsiderohet si favorit.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #117
    Ribery Maska e bavarezi5
    Anėtarėsuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    1,444
    Jane mesuar keto te Realit,me fat te arrijne rezultat,por nuk shkon cdo here.
    Kur njeriu e kupton qė nuk ėshtė i ditur, ai ka hedhur njė hap drejt diturisė.
    (Mark Tuain)

  8. #118
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Sulmuesi brazilian: Golat mė ndihmojnė. Dua vetėm tė mirėn e Realit 24-03-2006

    Ronaldo: Gjithēka drejt pėrmirėsimit

    Sulmuesi brazilian i Realit tė Madridit, Ronaldo, shėnoi golin qė i dha barazimin skuadrės sė tij nė ndeshjen kundėr Saragozės. Nė fakt, ai ka folur dhe ka deklaruar se golat po bėjnė qė situata e vėshtirė tė kalojė.


    - Nė ndeshjen ndaj Saragozės, goli juaj e shpėtoi nga humbja Realin e Madridit.
    - Ekipi dha maksimumin nė fushėn e lojės. Unė jam sulmues dhe duhet ta pranoj qė kam mė shumė pėrgjegjėsi gjatė ndeshjes. Nuk ishte rezultat i mirė, gjithsesi duhet tė jemi shumė tė pėrqendruar pėr ndeshjen tjetėr. Unė jam shumė i qetė dhe jam gati pėr tė dhėnė maksimumin tim.

    - Barazimi nuk ishte ai qė prisnit.
    - E rėndėsishme ėshtė qė luajtėm njė lojė tė mirė dhe dhamė maksimumin nė fushėn e lojės. Kjo ka rėndėsi, pasi nėnkupton qė ekipi po pėrmirėsohet ndjeshėm. Nė ndeshjet e ardhshme do tė duket akoma mė qartė forca jonė.

    - Gjithsesi, goli juaj tregoi se keni rėndėsi nė skuadėr.
    - Me thėnė tė drejtėn, ishte nga tė paktėt gola qė kam shėnuar nė njė ndeshje tė mirė. Goli im na dha njė pikė, gjithsesi ka ardhur koha tė mendojmė vetėm pėr tri pikė. Nuk duhet tė bėjmė asnjė hap fals. Jemi ekip i fortė dhe nuk na falen rezultate tė tilla.

    - Ēfarė shpresoni tė ndodhė nė tė ardhmen?
    - Nė fakt, unė dua tė vazhdoj tė shėnoj gola. Jam i kėnaqur qė deri tani nuk jam paraqitur keq. Pak nga pak gjėrat po ndryshojnė dhe situata e vėshtirė qė po kaloja, tani duket se ka pėrfunduar, madje po ndodh e kundėrta. Jam shumė i pėrqendruar te forma ime dhe dua qė skuadra tė paraqitet sa mė mirė.

    - Me njė ecuri tė tillė, mendoni se keni shanse pėr titullin kampion nė Spanjė?
    - Ne do tė vazhdojmė tė kėmbėngulim deri nė fund tė kampionatit. E di qė me kalimin e kohės, Barcelona i afrohet mė shumė titullit. Por kjo gjė nuk ėshtė e gjitha nė dorėn tonė. Nė tė gjitha ndeshjet e ardhshme, ne jemi tė vendosur tė arrijmė maksimumin, por edhe Barēa duhet tė bėjė hapa flas. Nėse nuk ndodh kjo, atėherė ne nuk kemi shanse qė ta arrijmė.

    Parreira: Ronaldo, lideri i Brazilit!

    Trajneri i Brazilit, Karlos Alberto Parreira, ka deklaruar se Ronaldo duhet tė jetė nė njė formė tė mirė dhe me njė moral tė shkėlqyer para botėrorit, duke qenė se do tė jetė lideri i kombėtares. "Ronaldo duhet ta kalojė sa mė shpejt situatėn e vėshtirė. Ai ka njė rol drejtues nė skuadrėn time, ndaj duhet tė jetė shumė mirė nė tė gjitha aspektet. Kam besim se ai do tė dijė tė zgjidhė gjithēka dhe ėshtė futbollisti i duhur pėr tė udhėhequr nė fushėn e lojės njė skuadėr si Brazili. Pėr mė tepėr, ai ėshtė njė kampion bote dhe ėshtė mėsuar me kompeticione tė rėndėsishme," - ka thėnė Parreira.
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #119
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    "Merengesit" shkatėrrojnė 4-0 Deportivon. Valencia bie nė minutėn e fundit ndaj Seviljas. Fundoset Sociedadi 27-03-2006

    Reali, rikthehen mbrėmjet "galaktike"

    Ronaldo: Jam nė formė!

    Futbollisti i Realit tė Madridit, gjatė njė interviste tė dhėnė pėr shtypin spanjoll, tha: "Do tė kthehem ai i mėparshmi. E ndiej se forma po pėrmirėsohet. Kam gjetur golat, tė cilėt pėr mua kanė qenė gjithmonė frymėzim. Sigurisht, forma ime lidhet ngushtė me atė tė ekipit. Kur Reali luan bukur dhe fiton, edhe unė paraqitem mirė. E ndiej qė po punoj ashtu si duhet dhe jam optimist."

    Reali i Madridit ka arritur si rrallėherė nė kėtė sezon tė dalė me durtrokitjet e "Santigo Bernabeut". "Merengesit" shėnuan dy herė nė secilėn pjesė, duke mposhtur thellėsisht Deportivon.

    Skuadra nga La Korunja e pa veten nė disavantazh qė nė minutėn e nėntė, pas autogolit tė Hektorit. Ky gabim do t'u kushtonte miqve, sepse avantazhi i dha Realit mundėsinė tė paraqiste njė nga ndeshjet mė tė mira tė sezonit. Skuadra e Lopez Karos u lirua nga presioni i rezultateve negative tė arritura nė kėtė sezon dhe shėnoi nė ndeshjen e djeshme katėr gola, aq sa kishte shėnuar nė tė gjashta ndeshjet e mėparshme.

    Nė fundin e pjesės sė parė fillon shfaqja e Ronaldos. 20 minutat magjike tė "Fenomenit", tė kurorėzuara me njė gol nė tė 37-tėn, i japin mundėsinė Realit tė shkojė i qetė nė pushim. Nė 45 minutat e para, por edhe mė tej, te vendėsit spikat loja e talentit Robinjo. 20-vjeēari ishte iniciator i aksioneve mė tė rrezikshme. Nga kėmbėt e tij lindi edhe goli i Ronaldos. Nė pjesėn e dytė, Reali pati kontrollin e takimit dhe Serxho Ramos shėnoi golin e tretė. Mbrojtėsi shfrytėzoi edhe njė herė aftėsitė e tij nė lojėn nė ajėr. "Show" i Realit u mbyll me golin e Baptistės.

    Braziliani justifikoi besimin e Lopez Karos, duke shėnuar golin e katėrt nė kėtė kampionat nė fund tė njė paraqitjeje mjaft tė mirė. Kėshtu, mė nė fund Reali i Madridit ka treguar se ēfarė ėshtė nė gjendje tė bėjė. Tifozėt nostalgjikė panė nė fushė "galaktikėt" e dikurshėm, por tani ėshtė shumė vonė...
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #120
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Njė deklaratė e klubit ka pėrgėnjeshtruar fjalėt e presidentit Martin 28-03-2006

    Reali: Nuk e kemi zgjedhur trajnerin

    Real Madridi ka deklaruar se tani pėr tani nuk ka asnjė emėr tė ri pėr stolin e madrilenėve. Nė njė deklaratė zyrtare, klubi deklaron se pavarėsisht nga emrat e dhėnė nga mediat spanjolle dhe europiane, klubi nuk ka arritur tė vendosė se kush do tė jetė trajneri i ardhshėm nė drejtimin e "merenguesve". Klubi nuk ka ndonjė lloj marrėveshjeje ose kontratė me asnjė trajner.

    Javėn e shkuar, Martini, i cili zėvendėsoi Florentino Perezin nė shkurt, u intervistua nga gazeta spanjolle "El Mundo", ku tha: "Unė e di se kush do tė jetė trajneri i ri, por nuk do tė jap asnjė emėr. Martini e ka bėrė tė qartė se ai ėshtė nė kėrkim tė njė zėvendėsuesi pėr Lopez Karon, pėr tė cilin mendon se i mungon eksperienca nė nivelet e larta, pasi ka ardhur te madrilenėt nga njė ekip i kategorisė sė dytė.

    Lopez Karo zuri vendin e Vanderlei Luksemburgos nė dhjetor. Media spanjolle vazhdon tė pėrmendė emrin e Karlo Anēelotit si favorit pėr drejtimin e klubit, por ai ka nėnshkruar pėrsėri pėr milanezėt, me njė afat deri nė 2008-n. "Kam vendosur tė qėndroj me Milanin, i cili ka qenė pėrherė klubi im, - tha Anēeloti - Ata janė zgjedhja ime e parė." Vendimi ėshtė definitiv, por gjithēka mundet tė ndodhė nė futboll. Arsen Venger, Rafa Benitez dhe Fabio Kapelo e kanė distancuar veten nga ky stol nė javėt e fundit.

    Tė tjerė si Anēeloti, ish-trajneri Vinsente del Boske, Bernd Shuster, Hugo Sanēez dhe Sven Goran Erikson shihen si objektivėt me kryesorė. Gjithashtu, vendimi i Gus Hidinkut pėr t'u larguar nga Eindhoveni e ka vėnė atė nė listė pėr njė rikthim tė mundshėm. Reali renditet i dyti nė Primera Divizion, 11 pikė larg Barcelonės, me tė cilėn do tė ndeshet tė shtunėn, 8 tetė ndeshje nga fundi i kampionatit.
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 12 prej 17 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Tifozėt rusė dhe maqedonas: "Dhoma gazi pėr shqiptarėt"!
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:03
  2. PLISAT - Tifozėt mė tė mirė nė trojet shqiptare!
    Nga metropoli nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-08-2006, 09:23
  3. Tifozėt e FC Real Madridit...#5
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 148
    Postimi i Fundit: 28-08-2005, 19:03
  4. Tifozėt e FC Real Madridit...#3
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 115
    Postimi i Fundit: 21-03-2005, 07:52
  5. Wanderley Luxemburgo, trajner i ri i Real Madridit.
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 03-01-2005, 10:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •