Close
Faqja 17 prej 17 FillimFillim ... 7151617
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 164 prej 164
  1. #161
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Hhahahaah mire ti behet derrave. E ky ishe ai qe do merrte Henryne me cdo kusht ?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #162
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Gomez-Montejano, presidenti i pėrkohshėm!
    Luis Gomez Montejano Arrojo, presidenti i ri i Realit tė Madridit, ėshtė prezantuar tė mėrkurėn nė mbrėmje pėr gazetarėt me njė komunikatė pėr shtyp, ku pėr tė shkruhej: "Spanjoll, madrilen, tifoz i pėrjetshėm i Realit, anėtar i klubit qė nga viti 1957, pjesėtar i bordit drejtues qė nga viti 2000." Vetėm Gomez-Montejano, i cili do tė zėrė vendin e Fernando Martinit qė dha dorėheqjen, u shpreh pėrpara gazetarėve: "E kam pranuar rolin e njė presidenti tė pėrkohshėm me nderin mė tė madh. Do tė jap gjithēka nė mundėsitė e mia pėr tė ruajtur njė nivel tė kėnaqshėm si sportiv, ashtu edhe ekonomik.

    Kasiljas, kundėr ndryshimeve tė shumta
    Iker Kasiljas, portieri i Realit tė Madridit, shprehu habinė e tij pėr dorėheqjen e dhėnė nga presidenti Fernando Martin: "Ndryshimet e shumta nuk sjellin asgjė tė mirė, edhe pse jam i bindur se gjithēka po bėhet pėr tė mirėn e Realit. Nuk po kalojmė njė periudhė tė lumtur dhe kėtė e kuptojnė tė gjithė." Mė pas, numri 1 i kombėtares spanjolle vazhdoi: "Duhet tė presim presidentin e ri, por gjithmonė me mendjen te futbolli i luajtur. Tė dielėn na pret njė ndeshje thelbėsore ndaj Osasunės. "Pamplona" ėshtė njė fushė e vėshtirė dhe na duhet fitorja ndaj njė kundėrshtari tė drejtpėrdrejtė pėr Championsin."

    Guti, nė dyshim kundėr Osasunės
    Mesfushori i Realit, Guti, ka lėnė pėrgjysmė stėrvitjen e djeshme pas njė goditjeje tė pėsuar nė kėmbėn e djathtė dhe kėsisoj prania e tij nė ndeshjen ndaj Osasunės ėshtė vėnė nė dyshim. Spanjolli ka punuar pėr rreth njė orė me fizioterapistin, por as ky i fundit nuk ka dhėnė garanci pėr praninė e Gutit nė "Pamplona". Ndėrkohė, nė stėrvitjen e djeshme nuk ka marrė pjesė as Karlos Diogo, pėr shkak tė disa problemeve me stomakun. Mungesat e Gutit dhe tė Diogos u shtohen atyre tė sigurtave tė Zinedin Zidanit dhe brazilianit Ronaldo.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #163
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Madrilenėt nė "kaos" pas largimit tė Martinit. Ekipi s'ka trajner pėr sezonin e ardhshėm! "Imponohen" zgjedhjet... 28-04-2006

    Real Madrid, "kriza" qė thellohet!

    Reali i Madridit ka pėrpara njė tė ardhme gjithnjė e mė tė pasigurt. Presidenti Fernando Martin dha dorėheqjen, dy muaj pasi kishte marrė drejtimin e klubit, gjatė njė mbledhjeje tė bordit drejtues. Aktualisht, vendin e tij e ka marrė 83-vjeēari Luis Gomez-Montejano, i cili do tė jetė numri 1 i "merengesve", derisa 85 mijė anėtarėt e Realit tė zgjedhin presidentin e ri. Kushtu, tė gjitha planet e "merengesve" pėr sezonin e ardhshėm mbetet pezull. Klubi, qė ka fituar mė shumė nė historinė e futbollit, nuk ka zgjedhur ende njė trajner dhe e ardhmja e futbollistėve tė tillė si Roberto Karlos, Raul apo Devid Bekham mbetet nė dilemė. Lamtumira e Zinedin Zidanit lė njė boshllėk nė mesfushė, qė duhet mbuluar me kujdes gjatė merkatos sė verės.

    "Kemi tė bėjmė me njė krizė institucionale dhe tani i takon bordit drejtues tė dalė nga kjo situatė, - tha Arturo Baldasano, kandidat pėr presidencėn e Realit nė vitin 2004. - Florentino Perez u largua kur e kuptoi se projekti i tij sportiv nuk funksiononte. Duhet tė bėhen sa mė parė zgjedhjet e jashtėzakonshme." Kur Perezi mori vendimin e habitshėm pėr t'u larguar nga Reali, nė fund tė shkurtit, pasardhėsi Martin pati mbėshtetjen e bordit drejtues dhe krijoi pėrshtypjen se do tė drejtonte pėr tė paktėn tri vitet e ardhshme Realin. Gjithsesi, dėshira e Martinit pėr tė qenė numri 1 i madrilenėve deri nė vitin 2008 u mposht nga presioni i njė dorėheqjeje qė do tė sillte si rrjedhojė zgjedhjet e parakohshme presidenciale. Martini nuk diti tė bėjė pėr vete bordin drejtues dhe deklaratat e tij kundėr drejtorit teknik, Benito Floro, dhe trajnerit Huan Ramon Lopez Karo nuk u pėlqyen nė Madrid.

    Ai, gjithashtu, guxoi tė pohonte se e kishte gjetur edhe trajnerin e Realit pėr sezonin e ardhshėm dhe se emri i tij do tė bėhej i ditur vetėm nė qershor. Martini, nė konferencėn e parė pėr shtyp, "kėrcėnoi" edhe me largimin e futbollistėve "galaktikė", nėse ata nuk jepnin maksimumin. Por edhe pse Reali i Madridit nuk humbi asnjė ndeshje qė kur Martini u bė president, tifozėt e "Bernabeut" nuk u "dashuruan" pėr asnjė moment me tė. Kėsisoj, problemet vazhdojnė dhe Reali i drejtohet sezonit tė tretė radhazi pa asnjė trofe tė fituar. Kjo ėshtė ecuria mė e dobėt e nėntė herė kampionėve tė Europės, nė 50 vitet e fundit. Ndėrkohė, zgjedhjet pėr presidentin e ri tė Realit do tė zhvillohen nė fillim tė qershorit dhe kandidatėt e deklaruar janė Lorenzo Sanz, Arturo Baldasano dhe Ramon Kalderon.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #164
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ish-presidenti i Realit akuzon: Florentino ka ndikuar te bordi drejtues 29-04-2006

    Martin: Perez, shkaku i largimit

    Ish-presidenti i Realit tė Madridit, Fernando Martin, beson se paraardhėsi i tij, Florentino Perez, ka ndikuar te bordi drejtues i klubit pėr ta detyruar tė japė dorėheqjen. "Unė mendoj se Perezi qėndron prapa asaj qė ndodhi, - tha Martini 48 orė pas dorėheqjes pėr njė radio spanjolle.

    - Mė thanė se Perezi kishte pasur njė takim me disa drejtues tė lartė tė mėrkurėn, por unė preferova tė mos mendoj rreth kėsaj dhe vazhdova tė shihja pėrpara." Martini nuk arriti tė durojė presionin e krijuar rreth tij dhe u hapi rrugėn zgjedhjeve presidenciale nė qershor tė kėtij viti, pavarėsisht se kishte njė mandat deri nė vitin 2008. Ai qėndroi nė krye tė Realit vetėm pėr dy muaj, pasi mori vendin e Florentino Perezit, i cili dha dorėheqjen nė fund tė shkurtit. "Unė ndoqa punėn e nisur nga Perezi, duke vazhduar gjėrat qė ai kishte bėrė mirė dhe duke korrigjuar ato qė kishte gabuar, - shtoi Martini. - Unė gjithmonė kėshillohesha me Perezin, por tani nuk e kam mė atė marrėdhėnie. Nuk e prisja implikimin e tij, pasi nuk kam thėnė asgjė kundėr tij, qė kur kam marrė drejtimin e klubit." Perezi qėndroi pėr gjashtė vjet nė krye tė Realit, duke e ngjitur klubin nė majat e futbollit botėror.

    Reali i Perezit dominoi ekonomikisht, duke formuar tė ashtuquajturėn skuadrėn "galaktike". Tri vitet e para ishin tė mbushura me trofe, por tri sezonet e fundit, pa asgjė tė fituar, sollėn krizėn te klubi nėntė herė kampion Europe. Martini e mbylli kėshtu deklaratėn e tij: "Unė jam jashtė, sepse bėra gjėra qė bordi drejtues nuk pėlqeu dhe sepse nuk e fitova besimin e tyre pėr tė qenė president. Kam planin tim pėr fushatėn elektorale, por nuk ėshtė koha e duhur pėr kėtė temė." Zgjedhjet presidenciale te Reali do tė zhvillohen nė fillim tė qershorit."
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 17 prej 17 FillimFillim ... 7151617

Tema tė Ngjashme

  1. Tifozėt rusė dhe maqedonas: "Dhoma gazi pėr shqiptarėt"!
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:03
  2. PLISAT - Tifozėt mė tė mirė nė trojet shqiptare!
    Nga metropoli nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-08-2006, 09:23
  3. Tifozėt e FC Real Madridit...#5
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 148
    Postimi i Fundit: 28-08-2005, 19:03
  4. Tifozėt e FC Real Madridit...#3
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 115
    Postimi i Fundit: 21-03-2005, 07:52
  5. Wanderley Luxemburgo, trajner i ri i Real Madridit.
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 03-01-2005, 10:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •