roni me mire te largohet nga Reali,me mire do te gjente hapsire ne ndonje ekip si Interi apo diku tjeter.
Reali edhe Morientesin e largoi,por ai tash shkelqen ne Liverpol,si me duket edhe me Ronin don te veproje njejte.
roni me mire te largohet nga Reali,me mire do te gjente hapsire ne ndonje ekip si Interi apo diku tjeter.
Reali edhe Morientesin e largoi,por ai tash shkelqen ne Liverpol,si me duket edhe me Ronin don te veproje njejte.
Kur njeriu e kupton qė nuk ėshtė i ditur, ai ka hedhur njė hap drejt diturisė.
(Mark Tuain)
Ronaldo pėrgatit valixhet dhe "thumbon" Pelen
Eliminimi nga Liga e Kampionėve vjen pak ditė pasi nė krye tė Realit tė Madridit ėshtė vėnė presidenti i ri, Fernando Martin. Pra, njė shenjė qė epoka e "galaktikėve" ėshtė mbyllur pėrfundimisht. Midis tė parėve qė po bėjnė gati valixhet, ėshtė edhe Ronaldo. Braziliani ka lėshuar mesazhe tė tjera drejt Serisė A, gjatė ditės sė mėrkurė, para ndeshjes nė "Hajbėri". "Nė Itali mė duan ende dhe jam i lumtur pėr kėtė. Kam dėgjuar se Berluskoni dhe Morati janė gati tė bėjnė oferta pėr mua," - tha "Fenomeni". Disa orė mė vonė, nė lidhje me eliminimin ndaj Arsenalit, Ronaldo u shpreh:
"Nuk mund tė flitet pėr fundin e njė cikli. Jemi profesionistė dhe japim maksimumin. Nuk jemi pėrpara njė testi se kush do tė qėndrojė dhe kush do tė largohet. Unė jam gati tė pranoj vendimin e trajnerit dhe tė jap gjithēka kur tė aktivizohem. Luajta nė maksimumin tim ndaj Arsenalit, pasi ruajta qetėsinė e duhur, pavarėsisht zėrave tė shumtė. Gjithsesi, e pranoj se kam kaluar ditė tė vėshtira dhe se mė duhet tė shėnoja nė Londėr." Sulmuesi gjen kohė t'u pėrgjigjet ashpėr kritikave tė bashkatdhetarit tė tij Pele: "Nuk duhet t'i kushtojmė rėndėsi atij. Kritikon shpesh kombėtaren, por jo gjithmonė ka tė drejtė. Personalisht nuk mė shqetėsojnė shumė gjėrat pa kuptim qė ai thotė."
My silence doesn't mean I am gone!
"Merengesit" synojnė ta harrojnė Championsin ndaj Valencias, qė nuk humbet prej 15 ndeshjesh 11-03-2006
Valencia-Real, "luftė" pėr vendin e dytė
Gravesen u shtohet mungesave "merenges"
Mesfushori i Realit, Tomas Gravesen, nuk do tė jetė nė dispozicion tė trajnerit Lopez Karo pėr ndeshjen e radhės nė kampionatin spanjoll ndaj Valencias. Danezi ėshtė dėmtuar nė ndeshjen ndaj Arsenalit dhe ėshtė kėshilluar nga mjekėt "merenges" tė qėndrojė pushim. Mungesa e Gravesenit u shtohet atyre tė Devid Bekhamit dhe Roberto Karlosit.
Valencia do tė kėrkojė tė pėrfitojė nga momenti jo i mirė i Realit tė Madridit pėr tė fituar nė sfidėn e mbrėmjes sė sotme ndaj dy skuadrave qė renditen nė vendin e pestė tė Primera Divizonit. Kjo ndeshje do tė pėrcaktojė ekipin qė do tė ndjekė Barcelonėn, e cila kryeson me dhjetė pikė avantazh. Reali, i eliminuar nga Liga e Kampioneve ndaj Arsenalit, vjen nė kėtė takim nė momentin mė tė keq tė kėtyre tre vitetve tė fundit. "Eshtė njė ndeshje shumė e rėndėsishme pėr ne, - tha mesfushori i Valencias, Albelda. - Janė nė lojė tri pikė mjaft tė rėndėsishme pėr vazhdimėsinė e sezonit.
Reali ėshtė nė tė njėjtin pozicion si nė sezonin e kaluar. Ata nuk po luajnė si njė skuadėr e vėrtetė, por kanė ende futbollistė qė mund t'i vendosin fatet e ndeshjes me njė goditje tė vetme." Te Reali priten disa ndryshime, nė krahasim me skuadrėn qė barazoi 0-0 nė "Hajbėri" tė mėrkurėn. Forma jo e mirė e brazilianit Ronaldo ia jep mundėsinė Kasanos tė pretendojė pėr njė vend si titullar. Italiani bindi me paraqitjen nė derbin e javės sė kaluar dhe mund t'i jepet njė tjetėr mundėsi nga trajneri Lopez Karo.
Sė bashku me Kasano pritet edhe rikthimi si titullar i dyshes Robinjo-Baptista, ndėrsa Rauli do ta nisė ndeshjen nga stoli. Mbrojtėsi i majtė Roberto Karlos ėshtė i skualifikuar. Nga ana tjetėr, Valencia vjen nė kėtė takim pas njė barazimi zhgėnjyes ndaj Malagės, por edhe nga njė seri prej 15 rezultatesh pozitive radhazi. Valencia fitoi nė ndeshjen e fazės sė parė ndaj Realit 2-1 nė "Bernebeu". Pėr kėtė takim, trajneri Sanēez Flores shpreson te rikthimi, te goli i David Vilės. Sulmuesi spanjoll, autor i 15 golave nė kėtė kampionat, nuk shėnon prej tri ndeshjesh.
Martin: Kush nuk e pėlqen Kapelon?!
Presidenti i Realit tė Madridit, Fernando Martin, ia ka hapur pjesėrisht derėn kalimit tė Fabio Kapelos te stoli i Realit. Zėvendėsuesi i Perezit tha, nė lidhje me trajnerin e ri tė skuadrės madrilene: "Nuk e kemi pėrcaktuar ende emrin e trajnerit tė ri tė Realit, por ju siguroj se do tė jetė njė trajner i madh. Ne kėrkojmė maksimumin. Kapelo? Kush ėshtė ai president qė nuk do tė dėshironte tė punonte me njė trajner si Fabio?!"
My silence doesn't mean I am gone!
Helgera: S'do tė pėrfundoj si Solari
Ivan Helgera po kalon njė nga periudhat mė tė vėshtira tė karrierės sė tij nė Madrid. 32-vjeēari ėshtė lėnė rregullisht nė stolin e rezervave, qė kur Lopez Karo mori drejtimin nė vend tė Luksemburgos. "Janė gjėra qė ndodhin, - thotė spanjolli qė u jep kėshtu edhe lamtumirėn shpresave pėr njė grumbullim pėr nė botėror nga Aragonesi. - Trajneri mė ka lėnė nė stol dhe kėsisoj mė duhet tė punoj pėr tė rifituar vendin tim. Mė vjen keq qė nuk do tė luaj nė botėror, por kam ende shanset e mia te Reali." Helgera nuk dorėzohet, por kritikon disa nga vendimet e drejtuesve "merenges":
"Largimi i Luksemburgos nuk ishte njė zgjidhje. Lopez Karo nuk ka bėrė asgjė mė shumė se braziliani. Shpeshherė largimi i trajnerit ėshtė zgjidhja mė e thjeshtė, por mund tė mbartė shumė pasoja." Helgera, sė bashku me Salgadon, Roberto Karlosin dhe Ronaldon bėjnė pjesė nė grupin e futbollistėve qė mund tė largohen nga Reali nė fund tė sezonit. Gjithsesi, spanjolli sqaron: "Nuk do tė pėrfundoj si Solari qė pas rinovimit tė kontratės me Realin, u shit nė merkaton e verės. Unė jam i bindur se do tė qėndroj nė "Bernabeu" edhe nė sezonin e ardhshėm, nė bazė tė kontratės qė kam me drejtuesit e klubit."
My silence doesn't mean I am gone!
Braziliani ka gabuar 11-metėrshin vendimtar ndaj Valencias, ndėrsa trajneri nuk ėshtė dorėzuar ende 13-03-2006
Ronaldo nė "tunel", L.Karo shpreson
Ronaldo vazhdon tė ketė njė eksperiencė jo shumė tė mirė te Reali i Madridit momentalisht. Pėr tė dytėn ndeshje radhazi, ai nuk u fut nė formacion nga trajneri i skuadrės madrilene, Huan Roman Lopez Karo. Kur Reali udhėtoi nė "Mestaja" pėr t'u ndeshur me vendėsit e Valencias, sulmuesi brazilian qėndroi nė stol, gjithsesi arriti tė ketė shansin tė luajė disa minuta dhe pėr mė tepėr tė jetė protagonist. Ai u fut nė fushėn e lojės nė minutėn e 63-tė, duke zėvendėsuar kapitenin Raul, dhe nė minutat e fundit tė lojės kishte nė dorė shansin pėr t'i dhėnė fitoren skuadrės sė ti
j. Ndeshja ishte 0-0 dhe nė fund tė lojės, falė aftėsive tė tij, braziliani fitoi njė penallti, pasi kaloi portierin kundėrshtar Santiago Kanizares dhe ky i fundit ndėrhyri nė mėnyrė tė gabuar. Por kjo gjė nuk e pėrmirėsoi situatėn e tij te Reali, pėr t'i dhėnė ndonjė sinjal pozitiv, pasi nuk arriti ta shėnojė gol penalltinė qė fitoi vetė. "Unė kam arritur tė shėnoj shumė gola, madje edhe shumė tė vėshtirė, por kur situata nuk ėshtė e mirė, atėherė ēdo rast bėhet i vėshtirė pėr t'u shėnuar. Unė dua vetėm qė ta kaloj kėtė situatė dhe e di qė duhet punė e madhe dhe shpirt i lartė," - tha Ronaldo. Ndėrkohė, pėr sa i pėrket faktit qė u la nė stol, braziliani tha: "Trajneri nuk ka folur me mua dhe, me thėnė tė drejtėn, nuk e ka tė detyruar ta bėjė njė gjė tė tillė."
Reali i Madridit nuk po arrin tė paraqitet mirė nė kampionat, me synimin pėr tė kapur Barcelonėn, duke qenė se nė Ligėn e Kampioneve e pėrfunduan aventurėn e tyre. Gjithsesi, trajneri madrilen, Lopez Karo, ėshtė optimist. "Ndaj Valencias pashė njė lojė tė bukur, e cila mė tregoi se tė dyja ekipet qė ishin nė fushėn e lojės, janė pretendente pėr titull. Duhen shumė pikė pėr tė fituar, por nėse ekipi vazhdon tė jetė i motivuar dhe tė lėrė pas vėshtirėsitė qė duhet tė kalojė, gjithēka ėshtė e mendur. Reali i Madridit ėshtė njė ekip i mbushur me yje tė futbollit dhe ata janė tė aftė tė bėjnė mrekullira. Unė shpresoj ende.
Mund tė ndodhė gjithēka," - tha ai. Nė fakt, trajneri i Realit tha edhe qė skuadra e tij dha maksimumin nė fushėn e lojės, duke parė edhe vėshtirėsitė. "Futbollistėt nuk ishin nė njė moral tė mirė, pasi u eliminuan nga Liga e Kampioneve. Pėr mė tepėr janė nė njė gjendje jo shumė tė qartė, duke qenė se presidenti i klubit ėshtė i ri. Por nė fushėn e lojės, kundėr Valencias, u munduan t'i harrojnė tė gjitha. Ėshtė pėr t'u pėrmendur qė kundėrshtari ynė ėshtė njė nga ekipet mė tė forta nė Europė, kėshtu qė ėshtė e vėshtirė tė krijosh raste pėr shėnim ndaj tyre. Gjithsesi, ne treguam shpirt tė lartė gare, madje patėm rast edhe pėr tė fituar," - pėrfundoi ai.
My silence doesn't mean I am gone!
Ja pra po e hapi kete tem per tifozet e Real Madridid.Pasi jam nje tifoz i flakt i Realit edhe e hape kete tem.
Skemi qa me bisedu per kete skuader nje skuader majft zakonisht e mir.
Po i numroj disa lojtar...
Raul
Robinho
Babtista
Cicinho
Ronaldo nuk po e permendi pasi nuk ashte aq ne form tash
Real Forever :PpP
__________________
Pround To Be Real-MaDriD..!
El Real Madrid, campeón de Liga 2007/08.
Davius mer dreq edhe pse ram nga liga e kampionit nuk prish pun besojm se vjetin tjeter jo vetem qe do shkojm ne ligen e kampionit por edhe do e marim kupen.
Une kisha degjuar se reali i madridit kete sezon do e jape Ronaldon edhe Gutin do i dergoj ne Inter ndersa prej atje do e mare Adrianon,edhe trajneri i Juves do vije ne Real bashk me Ibrahimovicin.
Kjo ishte informata ime qe kisha degjuar forza Real :PpP
El Real Madrid, campeón de Liga 2007/08.
Ish-trajneri: Unė kam fituar gjithēka. Barēa? Luan futbollin mė spektakolar, ndėrsa Milani ėshtė mė konkret 17-03-2006
Del Boske: Mund tė kthehem te Reali
Visente Del Boske ka qenė trajneri i fundit qė katėr vjet mė parė i dha Realit tė Madridit Ligėn e Kampioneve. Pėr mė shumė, spanjolli ėshtė i fundit qė ka arritur tė fitojė nė stolin "merenges". Del Boske ndodhej nė Itali, ku ka lėshuar intervistėn e radhės, nė tė cilėn analizon futbollin nė Serinė A dhe pjesėn tjetėr tė Europės.
- Del Boske, nė tri vitet e fundit ka pasur gjithmonė njė skuadėr italiane nė finalen e Championsit dhe sivjet tri prej tyre janė ndėrmjet tetė mė tė mirave. Njė rastėsi apo njė tendencė e futbollit tė sotėm?
- Futbolli ėshtė i pėrbėrė nga cikle tė ndryshme dhe pėr momentin Italia komandon nė Europė. Kjo duket edhe me kombėtaren. Lipi ka krijuar njė skuadėr qė do tė luajė si favorite nė botėror. Pėr mė shumė qė futbollistėt nuk vijnė si nė tė kaluarėn nga tė zakonshmet Milan, Juventus dhe Inter, por janė grumbulluar edhe nga skuadra tė tilla si Palermo, Roma dhe Fiorentina. Kjo tregon se po zbulohen tė rinj interesantė dhe ėshtė njė nga faktorėt qė ndihmon nė arritjen e rezultateve, por...
- Por? Ēfarė i mungon futbollit italian?
- Nuk kam parė ende njė cikėl. Pra njė skuadėr qė tė arrijė ecurinė e tė mėdhave tė sė kaluarės si Ajaks, Bajern, Liverpul, Milan dhe Real Madrid. Ndoshta ka ardhur koha e njė tjetėr cikli pėr futbollin italian. Gjithsesi, nė Itali janė tri skuadra qė kanė mundėsinė tė fitojnė gjithēka.
- Ju cilėn skuadėr preferoni?
- Milanin. Ndoshta nė dy sezonet e fundit nuk ka qenė konstant sa duhet, por luan futbollin mė tė bukur tė Europės. Ndoshta mė pak spektakolar se ai i Barcelonės, por me siguri mė konkret. Prej pesė vitesh, Anēeloti qėndron nė majė.
- Po Interi dhe Juventusi?
- Interi ėshtė i mbushur me kampionė, por nuk arrin tė jetė njė skuadėr. Manēini po reziston gjatė nė njė klub qė ka ndryshuar shpeshherė trajnerin. Ky duhet parė si njė rezultat i rėndėsishėm i trajnerit zikaltėr. Te Juvja ėshtė Kapelo, dhe... Eshtė njė skuadėr e fortė, ndoshta pak spektakolare, por e vėshtirė pėr t'u mundur. Kapelo ėshtė njė trajner qė fiton gjithmonė.
- Kush do ta fitojė Ligėn e Kampioneve?
- Tė gjithė mendojnė pėr Barcelonėn, sepse ėshtė skuadra mė spektakolare. Por nė Europė nuk mjafton vetėm futbolli i bukur. Finalja ime ideale do tė ishte Milan-Barēa, por kjo ėshtė e pamundur. Mė duhet tė shikoj nga gjysmėfinalet e tjera.
- Ku mund tė jetė Interi dhe Juventusi...
- Po, por nuk duhet nėnvlerėsuar as Arsenali dhe as Vilareali. Anglezėt kanė tė rinj tė talentuar: Fabregas, Rejes, Ebou, Hleb dhe Henri mund tė bėjnė gjithēka. Ndaj Juves do tė jetė njė pėrballje stilesh. Ndėrkohė, Vilareali ėshtė njė skuadėr kompakte nė transfertė dhe nuk trembet. Nė njė turne tė tillė mund tė jetė surpriza.
- Pse Reali nuk ėshtė mė nė lojė?
- Sepse momentet e krizės kanė qenė pjesė e historisė sė kėsaj skuadre dhe bėjnė shumė bujė. Por mos mendoni se ėshtė faji i shumė yjeve, edhe unė kam pasur plot tė tillė. Futbollistėt e mėdhenj duan tė fitojnė.
- Flitet pėr njė rikthim tuajin te "merengesit"...
- Jam gati. Mund tė hedh kandidaturėn time pėr atė vend. Kam fituar gjithēka si trajner dhe si futbollist te Reali. E kaluara ime ėshtė mėse e denjė pėr tė synuar rikthimin.
Parreira, "pro" Ronaldos te Flamengo
Trajneri i Brazilit, Karlos Alberto Parreira, bėri tė ditur se do ta mirėpriste kalimin e Ronaldos nga Reali te Flamengo. Trajneri i "Selesaos" tha pėr tė pėrditshmen braziliane "Lance": "Do tė ishte mirė pėr tė gjithė. Pėr Ronaldon, pėr Flamengon, pėr skuadrėn kombėtare dhe ndoshta pėr vetė Realin. Mendoj se rikthimi i Ronit nė Brazili do tė ishte mjaft pozitiv pėr fundin e karrierės sė tij."
Martin-Bekham, gati rinovimi
Presidenti i Realit tė Madridit, Fernando Martin, po mendon tė fillojė bisedimet me Devid Bekhamin pėr rinovimin e kontratės. Martini ka bėrė tė ditur se do tė vazhdojė bisedimet nė atė pikė qė ishin ndėrmjet mesfushorit anglez dhe Perezit. "Jam optimist se gjatė kėsaj vere Bekhami do tė firmosė njė marrėveshje tė re me Realin deri nė vitin 2008," - tha numri 1 i Realit.
Salgado: Do tė qėndroj nė Madrid
Mishel Salgado, mbrojtėsi i Realit tė Madridit, deklaroi dje se nuk e shqetėsojnė aspak zėrat qė flasin pėr njė largimin tė tijin nga skuadra "merengese". Spanjolli ėshtė i bindur se edhe nė sezonin e ardhshėm do tė luajė te Reali. "Ēdo vit jam nė listėn e futbollistėve qė do tė largohen sipas gazetarėve. Por ka ndodhur e kundėrta dhe prej gjashtė vitesh luaj si titullar te kjo skuadėr. E kam shumė tė qartė tė ardhmen time. Do tė vazhdoj tė luaj pėr Realin."
My silence doesn't mean I am gone!
Mbrojtėsi brazilian ka deklaruar se kur tė tėrhiqet nga futbolli, fanella e Realit me numrin 3 tė mos pėrdoret 19-03-2006
Roberto Karlos, "merenges" i pėrjetshėm
Mbrojtėsi brazilian i Realit tė Madridit, Roberto Karlos, ėshtė shprehur i qartė pėr planet e tij nė tė ardhmen. Ai ka deklaruar se do tė luajė edhe disa kohė me Realin dhe do ta pėrfundojė karrierėn aty, ndėrkohė qė ka thėnė gjithashtu se ka shumė besim se viti tjetėr do tė jetė njė sukses i vėrtetė pėr skuadrėn. Ai e thotė njė gjė tė tillė, duke u bazuar edhe nė grupin e futbollistėve qė ėshtė formuar.
- Ēfarė mund tė na thoni pėr situatėn nė kampionat?
- Barcelona ėshtė nė vendin e parė dhe ka nėntė pikė mė shumė se ne. Nė fakt, diferenca do tė kishte qenė shtatė nėse do tė kishim fituar ndaj Valencias. Ne jemi shumė optimistė pėr tė arritur skuadrėn katalanase dhe pėr njė gjė tė tillė do tė japim maksimumin tonė. Ndeshjet, duke filluar qė kundėr Betisit, do tė jenė shumė tė rėndėsishme, pasi vėnė nėn presion ekipin qė kryeson renditjen.
- Mendoni se Barcelona do tė bėjė hapa fals?
- Nuk mund ta pėrcaktoj unė njė gjė tė tillė, por nė futboll gjithēka mund tė ndodhė. Kjo pjesė e sezonit ėshtė shumė e rėndėsishme dhe nuk ka skuadra tė dobėta. Shumica e ekipeve japin maksimumin nė fushėn e lojės, pasi u duhet tė realizojnė patjetėr synimet qė kanė dhe mė duhet tė them se ekipet qė rrezikojnė tė bien nga kategoria, janė shumė tė rrezikshme tani. Ndaj nuk ėshtė ēudi edhe nėse Barēa gabon. Gjithsesi, mė e rėndėsishmja ėshtė qė ne tė marrim tė gjitha pikėt e mundshme.
- Besoni se Barēa ndihet nėn presion?
- Nuk e di, por ėshtė normale nėse ndodh njė gjė tė tillė. Ata duhet qė petjetėr tė fitojnė.
- Pėr sa i pėrket karrierės suaj, do tė vazhdoni tė jeni pjesė e Realit apo keni menduar edhe largimin?
- Kur kam ardhur te skuadra Madrilene nė vitin 1996, e kam bėrė me kokėn lart. Dua ta pėrfundoj karrierėn time kėtu dhe kur tė largohem, kokėn ta kem akoma mė lart. Kam ardhur dhe kam fituar respektin e tė gjithėve, pa pasur probleme me njeri. Kam arritur tė jem pjesė e rėndėsishme e skuadrės dhe kjo ka qenė njė nga gjėrat mė tė rėndėsishme, pasi Reali gjithmonė ka qenė i mbushur me yje tė futbollit tė botės. Nė kontratėn time ka mbetur edhe njė vit, por unė nuk do tė largohem nėse nuk fitoj edhe njė herė titullin kampion. E di qė kam fituar shumė trofe me fanellėn e klubit, por kėrkoj edhe mė shumė. Mė kanė ardhur shumė oferta, madje kam menduar edhe qė ta pėrfundoj karrierėn nė Brazil, gjithsesi tani e kam vendosur.
- Si mendoni, sa i rėndėsishėm ka qenė roli juaj nė skuadėr?
- Jam munduar gjithmonė qė tė transmetoj besim, si brenda skuadrės, ashtu edhe jashtė saj. Asnjėherė nuk kam luajtur futboll pėr para dhe kjo mė ka ndihmuar tė jem vetvetja. Gjithmonė kam pasur marrėdhėnie tė mira me drejtuesit dhe mbase kjo do tė thotė se kam dhėnė njė kontribut tė mirė.
- Si ėshtė Ronaldo?
- Roni ka stilin dhe mendimet e tij. Kėrkon tė shėnojė sa mė shumė gola dhe jep maksimumin nė fushėn e lojės. Ai ėshtė stėrvitur shumė mirė dhe mendoj se ka njė rol tė rėndėsishėm nė ekip.
- Ka nevojė skuadra pėr blerje tė reja?
- Ndonjėherė, klubi duhet tė mendojė pėr futbollistė tė rinj. Por kjo ndodh kur nuk vijnė rezultatet e mira, ose kur trajneri e dėshiron njė futbollist tjetėr. Nė fakt, nuk e di se ēfarė do tė bėjė klubi nė tė ardhmen, por di tė them se jemi njė grup i jashtėzakonshėm. Mjafton tė stėrvitemi sa mė shumė dhe tė formojmė njė grup kompakt. Kjo do tė na ēojė te sukseset. E rėndėsishmja ėshtė qė asnjė prej futbollistėve aktualė tė mos largohet, ndėrkohė qė tė tjerat bėhen pėr mė mirė. E them kėtė me siguri, pasi tė gjithė futbollistėt qė kanė ardhur te reali, kanė qenė nga mė tė mirėt nė botė.
- Robinjo tregoi shumė besim nė fushėn e lojės dhe shėnoi shumė gola nė fillim, ndėrkohė qė tani nuk luan.
- Kam folur shumė me tė pėr kėtė fakt, por trajneri ka mendimet e veta dhe ne duhet t'i respektojmė. Robinjo ėshtė shumė i ri dhe ai e di qė duhet tė mėsojė edhe shumė gjėra tė tjera. Nė fakt jam shumė i kėnaqur me punėn qė ai bėn dhe mė vjen mirė pėr tė, pasi jam i sigurt qė do tė bėjė diferencėn nė arenėn botėrore nė tė ardhmen.
- Ēfarė mund tė thoni pėr zėrat qė e lidhin Kapelon me postin e trajnerit tė Realit?
- Kapelo ėshtė njė nga trajnerėt mė tė mirė nė botė, por mendoj se nuk do tė vijė. Kam folur me drejtuesit e klubit dhe ata mė kanė thėnė se ėshtė mė mirė qė mos tė ketė ndryshime nė drejtimin e skuadrės. Trajneri Lopez Karo ka treguar shumė aftėsi dhe ka fituar respektin e tė gjithėve.
- Nė njė sondazh tė bėrė, shumica e tifozėve kishin thėnė se futbollisti qė do tė largohet sezonin tjetėr, ėshtė Roberto Karlos.
- Nuk ėshtė aspak e vėrtetė. Unė nuk di asgjė pėr njė sondazh tė tillė, gjithsesi unė flas, sepse i di pozitat e mia nė skuadėr.
- Keni marrė oferta nga klube tė tjera gjatė kohėve tė fundit?
- Unė kam pasur oferta vėrtet interesante pėr tė luajtur nė Katar, por i kam refuzuar ato. Dua tė vazhdoj tė jem pjesė e Realit tė Madridit. Jam sjellė gjithmonė mirė me tė gjithė, jam munduar tė fitoj respektin e tė gjithėve dhe mendoj se tė gjithė duan qė unė tė qėndroj nė skuadėr. Nė fakt, unė e thashė edhe mė parė qė dua ta pėrfundoj karrierėn te Reali dhe shpresoj se dėshira ime tė realizohet. Dua qė fanella me numrin 3 qė kam mbajtur gjithmonė, tė mos vishet nga ndonjė futbollist tjetėr nė tė ardhmen.
- Pėr stolin e Realit janė pėrmendur shumė emra trajnerėsh, por tė gjithė e kanė pėrgėnjeshtruar dhe refuzuar njė lėvizje tė tillė.
- Duhet tė theksoj se tė gjithė emrat qė janė pėrmendur, janė trajnerė qė kanė kontrata me klubet e tyre. Nuk besoj se ndonjėri prej tyre do tė thoshte, - po do tė shkoj te Reali, - ndėrkohė qė ėshtė trajner i njė skuadre tjetėr.
- Ēfarė mund tė na thoni pėr Florentino Perezin?
- Ai ėshtė presidenti qė e bėri Realin klubin mė tė pasur nė botė. Ai ka arritur shumė suksese gjatė periudhės qė ishte nė detyrė dhe pėr mė tepėr gjithmonė ka qenė i respektuar. Kam pasur marrėdhėnie shumė tė mira me tė dhe mė erdhi shumė keq kur mora vesh dorėheqjen e tij.
- Si pėrfundim, ēfarė mund tė na thoni pėr ndeshjen e kampionatit kundėr Betisit?
- Nuk ėshtė njė pėrballje e lehtė, gjithsesi ne duhet tė marrim patjetėr tri pikėt. Na duhet tė japim maksimumin, pasi, siē e thashė edhe mė parė, nė kėtė pjesė tė kampionatit nuk ka skuadra tė dobėta dhe tė forta, pasi secila duhet tė realizojė synimet e veta.
My silence doesn't mean I am gone!
U luajtėn dje ndeshjet e javės sė 28-tė tė kampionatit spanjoll. Reali i Madridit ėshtė ndalur nė njė barazim zhgėnjyes 0-0 nė "Santiago Bernabeu" nga Betisi i Serra Ferrerit.
Skuadra qė nė mesjavė u eliminua nga Kupa UEFA, diti tė mbrohej me rregull ndaj Realit, qė me kėtė rezultat u jep lamtumirėn shanseve pėr tė fituar titullin. Tani Barcelona ėshtė 11 pikė larg. Rastet sporadike tė Kasanos, Robinjos dhe Ronaldos ishin shumė pak pėr "merengesit", qė dolėn tė mbuluar nga vėrshėllimat e tifozėve tė tyre. Reali i drejtohet kėshtu sezonit tė tretė radhazi pa trofe.
Trajneri Lopez Karo kishte lėnė nė stol Ronaldon dhe Devid Bekhamin. Pėr sulmuesin brazilian, kjo ishte ndeshja e tretė radhazi nė Primera Divizion, tė cilėn e mis nga stoli, pas atyre ndaj Valencias dhe Atletikos. Ndėrkohė, Bekhami nuk ka luajtur me "merengesit" qė pas eliminimit nė Champions pėrballė Arsenalit. Nuk kanė qenė titullarė nė takimin e djeshėm as Hulio Baptista dhe Tomas Gravesen, futbollistė gjithnjė e mė larg "Bernabeut".
My silence doesn't mean I am gone!
Krijoni Kontakt