Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443

    Vritet presidenti i Tomorrit

    Dje ne darke eshte bere viktime e nje atentati presidenti i Tomorrit te Beratit Edmond Malollari . Ishte ne hyrjen e pallatit mbreme rreth ores 20:45 kur e kane qelluar me pistolete me silenciator .
    Policia ka hedhur shume hipoteza lidhur me vrasesit . Malollari ka qene edhe president i ekipit ballshiot Bylis .

    Me kete vrasje vazhdon mallkimi mbi presidencen e klubit beratas , pasi ne vitin 2000 u vra presidenti i atehershem Adrian Cobo.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  2. #2
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Malollari ka qene edhe ish-presidenti i Bylisit
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Vrasja e presidentit tė “Tomorit”, E.Malollarit, pėr hakmarrje!

    Vrasja e Malollarit, pėr hakmarrje


    Dashamir Biēaku

    TIRANE- Ekzekutimi i presidentit tė “Tomorit”, Edmond Malollari, ka lidhje me atentatin e pėrgjakshėm tė ndodhur nė qendėr tė Lushnjes, njė ditė pas zgjedhjeve tė 3 korrikut. Ky ėshtė dyshimi mė i fortė i grupit hetimor tė ngritur fill pas atentatit qė iu bė mbrėmjen e dy netėve mė parė Malollarit. Burime nga grupi hetimor pohojnė pėr “Shekullin” se viktima kishte njė konflikt tė vjetėr pronėsie me pronarin e karburantit, Baki Taullau, i ekzekutuar mė 4 korrik nga Leonard Prifti. Tė njėjtat burime pohojnė se sė paku tre njerėz, anėtarė tė tė ashtuquajtuarės bandė e Lushnjes janė nė listėn e personave qė kanė dijeni mbi ekzekutimin e Malollarit. Pista e hakmarrjes pėr truallin e tokės nė Lushnje, e njėkohėsisht pėr vrasjen e Baki Taullaut mbetet dyshimi mė i fortė mbi tė cilin po heton grupi hetimor, pėr zbardhjen e ekzekutimit tė presidentit tė “Tomorit”, ndėrkohė qė policia, nėpėrmjet njė njoftimi pėr shtyp, ka renditur si pista hetimore edhe atė tė borxheve, apo problemeve tė tjera qė mund tė ketė pasur Malollari.
    Mbrėmjen e sė mėrkurės, policia e komisariatit nr.2 ka shoqėruar disa persona nga familja Taullau nė Lushnje, e pasi janė marrė nė pyetje, ata janė lėnė tė lirė nga hetuesit. Tashmė, grupi hetimor ka marrė nė dorė dosjet e hedhjes nė erė tė karburantit tė Taullaut si dhe ekzekutimin e dyfishtė tė tij dhe tė Leonard Priftit nė qendėr tė Lushnjes, pėr tė zbardhur atentatin qė i solli vdekjen Malollarit.
    Hetimi
    Gjatė mbrėmjes sė mėrkurė, hetuesit e policisė dhe tė prokurorisė kanė marrė dėshmitė e njė numri tė madh personash, tė cilėt mendohej se kishin dijeni mbi lidhjet, problemet dhe konfliktet e Malollarit. Versioni i parė qė u ka dalė nė shteg inspektorėve tė krimeve dhe oficerėve tė policisė ka qenė ajo e borxheve qė 37- vjeēari nga Berati u kishte njė numri tė konsiderueshėm personash. “Falė njė pune tė mirėfilltė operative mbi bazėn e informacioneve tė grumbulluara nė vendngjarje dhe deklarimet e marra, rezultoi se viktima nė vitin 1998 i ka marrė hua njė shtetasi, njė shumė tė konsiderueshme parash, duke u bėrė aksioner nė njė firmė turke, e cila merrej me pėrpunimin dhe prodhimin e hekurit”,-thuhet nė deklaratėn pėr shtyp tė policisė sė Tiranės. Po kėshtu, njė proces gjyqėsor i fituar prej viktimės pak kohė mė parė pėr njė copė truall ishte njė version nė tė cilin policia mund tė hetonte, pėr tė zbuluar autorėt e vrasjes. Gjatė verifikimit tė kėtyre tė dhėnave, ėshtė zbuluar edhe njė tjetėr konflikt pronėsie ku ishte pėrfshirė Malollari, pėr tė cilin janė shkaktuar dy viktima: konflikti mes presidentit tė sportklub “Tomorit” dhe Baki Taullaut, tashmė i ekzekutuar nga banda e Lushnjes. Secila nga palėt pretendonte pėr njė sasi toke nė qytetin e Lushnjes, e pikėrisht pėr kėtė konflikt, anėtari i bandės sė Lushnjes vrau Baki Taullaun, e djemtė e kėtij tė fundit e ekzekutuan, pak minuta pasi panė tė vdekur tė atin.
    Tė afėrmit
    Disa nga tė afėrmit e familjes sė presidentit tė klubit tė futbollit “Tomori” i kanė pohuar policisė se ata e dinin se kush e kishte kryer vrasjen e njeriut tė tyre. Ata mėsohet se i kanė pohuar grupit hetimor tė policisė konfliktet qė 37 -vjeēari Edmond Malollari kishte pasur. Njė ndėr konfliktet mė tė ashpra qė viktima sipas hetuesve ka pasur, ka qenė edhe ai me familjen Taullau nė Lushnje. Pėr kėtė fakt, Malollari dyshohet tė ketė angazhuar edhe pjesėtarė tė “Bandės sė Lushnjes” pėr tė hequr qafe njė nga rivalėt e tij nė ēėshtjen e pronave nė qytet. Mesditėn e djeshme, grupi hetimor qė po punon pėr zbardhjen e ēėshtjes ka marrė pėr mė shumė se tri orė nė pyetje kunatin e viktimės. Ky i fundit jetonte nė familjen e Malollarit prej rreth 6 muajsh nė banesėn e marrė me qera nė afėrsi tė stadiumit “Dinamo” nė kryeqytet. Mėsohet se ai ka pohuar se kunati i tij kishte pasur njė proces gjyqėsor qė tashmė e kishte fituar dhe kjo sipas tij mund tė ishte edhe pista kryesore e krimit tė ndodhur mbrėmjen e sė mėrkurės nė kryeqytet.

    VERIFIKIMI

    Policia: Malollari, aksioner i “Kurum” me lekė borxh

    TIRANĖ-Nė njė konferencė shtypi tė dhėnė nga drejtoria e Policisė sė Tiranės mesditėn e djeshme, ėshtė pohuar se nga verifikimet e kryera prej tyre ėshtė zbuluar se viktima Edmond Malollari u kishte borxhe nė shuma tė mėdha personave tė ndryshėm, tė grumbulluara prej njė kohe tė gjatė. “Falė njė pune tė mirėfilltė operative mbi bazėn e informacioneve tė grumbulluara nė vendngjarje dhe deklarimet e marra, rezultoi se viktima nė vitin 1998, i ka marrė hua njė shtetasi shuma tė konsiderueshme parash, duke u bėrė aksioner nė njė firmė turke, e cila merrej me pėrpunimin dhe prodhimin e hekurit”, -pohohet nė deklarimin e policisė. Sipas tė njėjtit burim, pas kėsaj kohe Malollari ka pėrvetėsuar njė sipėrfaqe tokė nė autostradėn Tiranė-Durrės dhe ka filluar tė punonte me tregtinė e importit nga Turqia tė vajėrave lubrifikantė. Sipas njoftimit tė policisė, pėr tė kapur autorin e dyshuar tė kėtij krimi, ishin angazhuar dhe kombinuar operacionet me komisariatet e policisė sė Lushnjes, Beratit dhe Laēit, ndėrsa janė ngritur pika kontrolli dhe postblloqe tė ndryshme nga shėrbimet e policisė dhe Forcat Speciale.

    SHPĖRBLIMI

    1 milion lekė shpėrblim informatorėve

    TIRANĖ- Njė milion lekė tė reja ėshtė shpėrblimi qė policia e Tiranės ka vėnė nė dispozicion tė informatorit tė mundshėm, qė jep tė dhėna dhe detaje nė lidhje me autorėt e atentatit qė i mori jetėn Edmond Malollarit. Fakti i mėsipėrm u pohua dje gjatė njė konference pėr shtyp tė zėdhėnėses sė policisė sė Tiranės, Alma Katragjini. Sipas saj, strukturat e drejtorisė sė policisė, kėrkonin bashkėpunimin e komunitetit dhe vėnė shpėrblim pėr ēdo informacion tė vlefshėm qė do tė finalizohet me kapjen e autorit. Njė shumė tė tillė, policia e vuri edhe nė dy raste tė tjera nė kryeqytet, pėr tė kapur Bashkim Kullėn dhe dy tė arratisurit nga burgu i Shėn Kollit nė Lezhė, tri javė mė parė. Shuma mė e madhe pėr informacionin ndaj njė tė kėrkuari ėshtė vėnė nė rastin e arratisjes sė Frederik Durdės, mė 6 tetor tė kėtij viti. Ai u arratis nga materniteti i Tiranės, ndėrsa vizitonte tė shoqen e tij, Blertėn, e cila kishte dėshtuar nė shtatzaninė e saj tė dytė.

    HETIMI

    Vrasja, shoqėrohen tre familjarėt Taullau

    TIRANĖ- Tre pjesėtarė tė familjes Taullau nga Lushnja janė marrė disa herė nė pyetje gjatė ditės sė djeshme, nė mjediset e komisariatit numėr 2 tė Tiranės. Burime nga ky komisariat pohojnė pėr “Shekullin” se Saimir Taullau, Bajram Taullau dhe Ahmet Taullau, tė afėrm me njėri- tjetrin dhe viktimėn e 4 korrikut, Baki Taullau, janė marrė nė pyetje deri nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme. Mėsohet se rreth orės 22.00 ata janė lėnė tė lirė, pasi nuk kanė rezultuar tė implikuar nė vrasjen e Malollarit. Mė sė shumti, policia i ka shoqėruar ata pėr tė mėsuar mė tepėr rreth konfliktit qė presidenti i “Tomorit” kishte me njeriun e tyre tashmė tė vrarė, pėr njė copė truall nė hyrje tė Lushnjes, ku Baki Taullau dhe djemtė e tij kishin ndėrtuar njė karburant. Veē shoqėrimit tė anėtarėve tė kėsaj familjeje, policia pohoi dje se ka shoqėruar sė paku 21 persona deri nė orėt e para tė mėngjesit, ndėrsa deri mbrėmė vonė, ky numėr kishte shkuar nė mė shumė se 35 persona.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anėtarėsuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Citim Postuar mė parė nga inter_forever
    Me kete vrasje vazhdon mallkimi mbi presidencen e klubit beratas , pasi ne vitin 2000 u vra presidenti i atehershem Adrian Cobo.
    Ky posti i presidentit te Beratit me duket qenka i mallkuar.
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  5. #5
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Aspak nuk eshte i mallkuar po nuk mund te mbash nje ekip futbolli me leke borxh.
    Sipas zerave thuhej se kishte gati 50.000 Euro borxh.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  6. #6
    x Maska e Juvi
    Anėtarėsuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
    Postime
    354
    amon, se eshte gjynof se osht rob, por nji kokerr legeni ka qene. I myt ne borxhe. Madje ndonjehere lojtaret i merrnin makinen kur nuk u jepte leket (Bubeqi psh).
    mos ja u pafsha surratin ordinereve te forumit

  7. #7
    anetar i rregullt Maska e fioreal
    Anėtarėsuar
    05-07-2003
    Vendndodhja
    Ne planetin Toke
    Postime
    124
    Ndoshta seshte mire te flasesh per te vdekurit po sme harrohet njehere qe skishte leke per ti dhene nje futbollisti dhe i dha plot nje kamion me vaj makine hahahah dhe ai mendoi ti shiste po askush sia bleu.. nejse te shkuara te harruara
    ..I grandi ci sembrano grandi fino a quando stiamo in ginocchio...

  8. #8
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Me sa shifet e kane vrare per nje gjyq pronesie ne Lushnje . Atje eshte nje sherr i vjeter mes fisit Taullau dhe Malollarit .
    Thone qe Malollari ka futur per tu hakmarre ndaj Taullaut , nje nga grupi i Aldo Bares .
    E ndodhi ajo vrasja ne mes te Lushnjes , ku vdiq Baki Taullau , me pas cunat e tij vrane ne vend Leonard Priftin ( i grupit te Aldo Bare ) .
    Thone qe kane dore edhe disa borxhlinj ne kete vrasje .


    Habitem sesi nje person ka borxhe dhe mban nje ekip futbolli .I iken truri tjetrit , kur shef qe nga njera ane nuk i jep borxhin , nga ana tjeter paguan futbolistat.


    . Po i dhe leket borxh quaji te humbura , se nuk i merr dot me . Tek ne nuk mbeshtetesh dot as tek ligji , se jemi shtet vari tajaren ..keshtu qe ngelen duke marre peng e duke vrare robt , e gjithe kjo per te marre leket e tua ...
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  9. #9
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Gjynah femite dhe gruaja qe ka lene, per para borxh nuk vritet njeriu..pfff
    se si ka ardhe kjo dyrnja.

  10. #10
    DEMOKRAT Maska e Mateus
    Anėtarėsuar
    04-06-2005
    Vendndodhja
    Duke fotografuar plakat!
    Postime
    61
    Citim Postuar mė parė nga inter_forever

    Habitem sesi nje person ka borxhe dhe mban nje ekip futbolli .I iken truri tjetrit , kur shef qe nga njera ane nuk i jep borxhin , nga ana tjeter paguan futbolistat.
    Nuk e di plako se ku jeton por ne shqiperi Mbajtja e nje ekipi futbolli ka disa perparesi.

    1) Ke mundesi te pastrosh para te pista
    2) Ke perparesi ne taksat qe paguan
    3) Behesh dhe person publik. (Permendim arrestimin e Xhanit, Delijorgjit dhe ēfare probleme hasi policia me personalitetin publik te tyre).


    Ky (i ndjeri) ishte mbushur ne borxhe qe ne fillimet e demokracise duke mbledhur para dhe duke i investuar ne firmat piramidale.

    Megjithate nuk i eci edhe pse arriti te bente diēka te madhe per ekipin e Beratit (Tomorrin) duke e kthyer ne shoqeri aksionere.
    Veshtiresia nuk qendron tek fjala te dua por tek njeriut te cilit ja thua.

  11. #11
    ...
    Anėtarėsuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Ca nervi te keq qe kan kto Beracit mer ncnc.

    Ne 97' e digjnin njonin te gjall edhe rrinin e shifnin si ulerinte. Bahh

    Vallaj me mir nje plum me silencatior se sa ashtu.

    Sa per ate presidentin e pare qe kan vra e dinin te gjithe qe ishte kriminel. Ishin nja 3 vllezer ato Cobot qe te hiqshin qafe. Shoket e Altin Dardhes etj etj.
    Po thuj gjynof qe e hongri edhe arbitri Luan Zylfo qe po pinte kafen me ate nga zorri. Rahmet past se ishte burr i mire. Luani them.

    Ama ket Malollarin se njof. S'duket mafioz nga foto, po kush e merr vesh. Ndonjeher ngaterohesh me gjona edhe s'del dot . Gjynof kalamojt edhe gruja qe mbesin mes 4 rrugve.


    Tomorri ka kohe qe ka falimentu si klub.
    HOLLAND...

  12. #12
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Mos na i kujto ato kohera o trim , se na iken petlla ..

    Ne Shqiperi cfare nuk te shef syri ...Behet president i Tomorrit , Adrian Coba , qe vetem me grabitje dhe gjoba i ka bere leket ... Me thoshin qe ato vite Tomorri lozte per te dale kampion dhe kur ishte ndeshja barazim e shkonin ekipet ne pushim te ndeshjes , shkonte presidenti duke rrotullu pistoleten e bente 2 pare muhabet me arbitrat ... Kerciste penalltia pjesen e dyte , per qef...
    E the mire ti , e hengren arbitrat hallexhinj , por Coba e kishte mbushir kupen , aq shume krime kishte bere...

    Ky Malollari me duket se nuk eshte ne nivelin e presidentit te dikurshem ...Do kete bere ndonje lek me ''te bardhe'' se ka qene ne Hollande ne vitet e rinise dhe me pas i eshte futur ''lekeve me perqindje'' ... Ndaj thashe qe i eshte futur halleve vet , nese ka kerku ndihme nga grupi Aldo Bares...



    Mateus mire e ke me ato favorizimet ... Pastrim parash nuk ka bere miku , se te ksihte lek nuk arrinte deri ne kete pike , plot borxhe...Por me siguri do kete shfrytezuar '' emrin'' per te marre lek borxh ....
    Mateus se me kujtove PD ...Ky Coba , presidenti para 5-6 viteve , ka qene miku i Nanos ...

    Ti marresh jeten tjetrit per para borxh jo vetem qe hap hasmeri dhe i gezon pranverat ne burg , por ben edhe budallallekun qe bashke me ate qe vdiq , te iken edhe leket ... Kur eshte gjalle te pakten i merr ndonje kafe , kurse keshtu qaji leket....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga inter_forever : 17-12-2005 mė 19:51
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  13. #13
    ...
    Anėtarėsuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Me thoshin qe ato vite Tomorri lozte per te dale kampion dhe kur ishte ndeshja barazim e shkonin ekipet ne pushim te ndeshjes , shkonte presidenti duke rrotullu pistoleten e bente 2 pare muhabet me arbitrat ... Kerciste penalltia pjesen e dyte , per qef...
    Mos shko shume larg mer. Te them une ty. Lute ne ate kohe Partizoni ne Berat. Pjesa pare 0-0. Ma ka treguar nje shoku im qe ate kohe lunte sulmus me Partizonin.
    Tomorrit i duhej fitore se i dilte Tirona para edhe humbte venin e pare. Tomorri ne ven te pare s'kishte bo vaki per sa kohe qe kemi qen Republik. lol Ne pushim te neshjes i bo nje vizit Adrian Cobo ne dhomat e zhveshjes te Partizonit.

    I tha ca i tha, pak renci ka. Renci ka qe pjesa dyt maroi 3-0 per Tomorrin.

    E mir o mir.
    HOLLAND...

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Moisiu: Nuk nėnshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  3. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  4. Papa Gjon Pali II, ndėrron jetė
    Nga Brari nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 07:13
  5. Mali i shenjtė i Tomorrit
    Nga Sokoli nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-05-2002, 04:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •