Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 33
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Antarsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Ktu
    Mosha
    44
    Postime
    936

    Bashkim Gazidede, ish kreu i SHISH kthehet n Shqipri

    -----------------------------------------------------

    Emri i tij ngjalli shum debate pas trazirave t vitit 1997, por ish-kreu i SHIK-ut, Bashkim Gazidede, sht rikthyer thuajse pa u vn re n Shqipri. S bashku me t shoqen dhe dy vajzat e tij, Bashkim Gazidede sht rikthyer n banesn e mparshme, sht ulur normalisht npr kafet e Tirans pa rn n sy t krkujt. Kan qn vetm miqt e tij t ngusht q e kan prshndetur apo e kan takuar, gjat ditve t para t rikthimit Bashkim Gazideden. Fqinjt e tij pohojn se kan qn t shumt njerzit q i kan urdhruar mirseardhjen n shtpi ish-kreut t SHIK-ut, e apartamenti i tij duket se ka vend vetm pr ta. Megjithse ka dit n Tiran, Bashkim Gazidede ka mnjanuar do takim me mediat. N apartamentin e tij, n nj pallat pes katsh n Tirann e Re jan t mirpritur vetm njerzit q jan t njohur pr familjen. N fakt, q pas largimit t tij nga Shqipria, n mesin e vitit 1997, askush nuk ka patur dijeni t sakt pr vendndodhjen e Gazidedes dhe familjes s tij. Burime t besueshme thon se Bashkim Gazidede sht prgatitur pr tu rikthyer n Shqipri gjat ditve t para t korrikut, ather kur ka qen i sigurt edhe rikthimi i PD-s n pushtet.


    Ka qn nj leje kalimi e siguruar nga Ministria e Brendshme ajo q i ka mundsuar zyrtarisht rikthimin n Shqipri, ish- shefit t Shrbimit Sekret, Bashkim Gazidede. Burime t Ministris s Brendshme bjn t ditur se pikrisht nga ky institucion ka dal leja e kalimit pr Bashkim Gazideden, pasi prej vitesh ish -profesorit t fiziks i kishte skaduar pasaporta. Fal ksaj lejeje t siguruar, Bashkim Gazidede ka mundur t kaloj normalisht n pikn kufitare t aeroportit t Rinasit. Zyrtarisht nuk dihet vendi nga e ka nisur rrugn e kthimit Gazidede, por ai ka prdorur si vendkalimi tranzit, Turqin. Burime t besueshme thon se pr nj koh t caktuar Bashkim Gazidede ka qndruar n Pakistan dhe nuk sht udi q rikthimi i tij pas tet vjetsh n vendlindje t ket piknisjen nga ky vend. Gjithsesi, Gazidede, duke prjashtuar do mundsi kontakti me median shton tymnajn e diskutimeve rreth vendit ku qndroi gjat 8 viteve t arratis. Pas largimit nga Shqipria n vitin 1997 askush nuk ka ditur me saktsi vendondodhjen e tij apo vshirsit ligjore me t cilat sht prballur gjat ktyr viteve. Vet Gazidede premtoi se gjithka q lidhet me t do ta bj me dije gjat nj konference pr shtyp, e cila pritet t organizohet javn e ardhshme.

    -----------------------------------------------------
    N bot ka 10 lloje njerzish: ata q kuptojn sistemin binar, dhe ata q nuk e kuptojn!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Antarsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    Tema

    EDITORIALI

    Gazidede si test

    Nga Andi Bushati

    Disa prej t prditshmeve m t mdha t vendit
    shndrruan, dje, n kryelajmin e tyre, nj fakt
    kronike, at se ish kryetari i shrbimit sekret
    shqiptar, Bashkim Gazidede, ishte rikthyer pas tet
    vitesh emigracioni n Shqipri, duke kaluar aeroportin
    e Rinasit me pasaport t skaduar dhe i pajisur me nj
    leje t thjesht kalimi. Lajmi i prcjell me buj e i
    rimar m pas edhe nga t gjitha TV-t m t
    rndsishme, e meritonte nj zhurm t ktyre
    prmasave. Pr disa arsye.
    Emri i ktij personazhi enigmatik e plot hije t
    viteve t para t demokracis shqiptare (pr t cilin
    uditrisht n t gjitha arkivat e mediave shqiptare
    ekzistojn gjithsej vetm dy fotografi bardh e zi),
    sht i lidhur me nj mori kronikash gjyqsore, i
    prezantuar shpesh si i krkuar, qoft pr krime kundr
    njerzimit, qoft pr dezertim m 1997. Por, nga kjo
    pikpamje, qytetari Gazidede, nuk sht m interesant.
    Tashm, ai sht liruar qoft nga akuza absurde pr
    krime kundr njerzimit, q prokurort politik t
    1998-s nuk e vrtetuan dot kurr, qoft nga ajo e
    dezertimit nga komanda e gjendjes s jashtzakonshme.
    Ai, fizikanti, muslimani i mir dhe qytetari pa
    funksione Gazidede, tani sht nj njeri i lir, q
    mund t hyj n vendin e tij normaisht, q prej vitit
    2003.
    Por, n rastin e ksaj figure kaq kontroverse, sa t
    anatemuar e t urryer pr disa, aq edhe t shprfillur
    apo t harruar nga t tjer, problemi nuk mund t jet
    vetm ligjor. Ai sht njkohsisht edhe politik.
    Sepse emri i Gazidedes prfaqson nj nga faqet m t
    errta t historis son t re. Ai sht shembulli
    tipik i shprdorimit t shrbimeve sekrete, pr
    ndjekjen, prgjimin dhe dhunn mbi opozitn. Ai sht
    shembulli tipik i njeriut mendje mbyllur, besnik deri
    n fanatizm ndaj besimit t tij, q papritur
    shndrrohet n vegl qorre, pavarsisht nga mimi q
    ka nj gj e till.
    Emri i tij rimon me shprndarjen e dhunshme t
    protestave t opozits, me burgosjet pa shkak t
    kundrshtarve, si dhe me antiamerikanizmin
    drithrues, q kaploi n ditt e saj t fundit,
    qeverisjen e par t demokratve.
    Emri i tij dhe institucionit q ai drejtonte, lidhet
    me ngjarje ende t pazbardhura si rrahja pr vdekje e
    nj mitomani q e morn pr gazetar, Bardhok Lals,
    dhe zhdukjes s nj biznesmeni kosovar, q e morn pr
    atentator, Remzi Hoxhs.
    Deri ktu, gjith sa u prmendn, jan pjes e nj t
    shkuare q duhet harruar. Por, rikthimi i Gazidedes,
    sht gjithashtu politik edhe pr nj fakt tjetr. Pr
    arsyen se opozita e majt po e shndrron n nj
    lajtmotiv t propagands s saj t re, rikthimin n
    Shqipri t atyre njerzve, q dikur ishin pjes e
    mekanizmit represiv t qeverisjes 1992-1997. Q gjat
    fushats s para tre korrikut, socialistt dhe aleatt
    e tyre t majt, u munduan t trembin elektoratin me
    tezn e rikthimit t eenve q ishin br pjes e
    mrgats s Brukselit.
    N fakt, nj gj e till ndodhi. Pas ardhjes s PD-s
    n pushtet, shum prej ktyre njerzve u kthyen. Disa
    vrtet si fansa t PD-s, disa si oportunist me
    shpresn se ndryshimi i ri do tu sillte edhe ndonj
    vend pllumbash e disa t tjer si mashtrues ordiner,
    nga ata q dalin n sken pas do turbullire me
    ndrrim pushteti.
    Por ky fakt tashm i njohur, sado politik qoft, nuk
    mund t prdoret n mnyr siprfaqsore, si
    paralelizm mes qeverisjes s sotme dhe asaj t
    dikurshme t PD-s. Vrtet Gazidede nuk duhet harruar,
    qoft edhe si qytetar i lir i ktij vendi,
    veprimtaria e tij duhet ti nnshtrohet nj gjykimi
    publik, por, n fund t fundit, m e rndsishme se
    prezenca e tij n rrugt e Tirans, sht prezenca e
    t prndjekurve prej tij n zyrat e shtetit. Prpara
    se t evidentojm faktin se Gazidede kaloi Rinasin, ne
    mund t prmendim at se Arben Imami i 28 majit 1996,
    ndodhet n paradhomn e Berishs. Se Genc Ruli i
    drurit t arrs, drejton nj nga ministrit m t
    rndsishme t kabinetit. Se agjenti i lobit grek,
    Pashko, sht n Kshillin Kombtar t PD-s. Se nj
    pjes e mir e atyre t rinjve energjik t KOP-it, q
    nuk kan asnj lidhje me qeverisjen represive, por
    jan vazhdues t fryms reformatore t fillimviteve
    90, glojn sot n maj t administrats.
    Pikrisht pr kto arsye, kthimi i Gazidedes dhe i
    sivllezrve t vet, nuk duhet kthyer n retorik
    politike. Natyrisht as nuk duhet kaluar n heshtje.
    Pikspari ai duhet t na shrbej si test. Si nj
    test pr t par se si Berisha, do t sillet sot, ndaj
    bashkpuntorve t tij t vjetr, t tipit Gazidede,
    t cilt dikur, kryesisht pr faj t vet, e uan drejt
    humbjes s rnd t 1997-s. Para s gjithash, kthimi
    i bujshm i ish shefit t SHIK-ut, sht i
    rndsishm, pr kt gj.


    ......

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Antarsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Le te vije edhe Agim Shehu dhe te nxjerrim nga burgu suden me alimucen dhe ...vojla pastaj

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Antarsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    --------------------------------------------------------------------------------

    Shqiperia eshte e mbushur me Gazidede
    E Premte, 16 Dhjetor 2005
    Nga Mustafa NANO

    Gjate gjithe kohes kam menduar se, nder te gjithe te ikurit per arsye "politike" prej Shqiperise gjate pesembedhjete viteve te fundit, vetem tre prej tyre mund te perbenin lajm me kthimin e tyre ne atdhe. Qe te tre kane qene te ikur e te pathyer ne nje fare menyre prej Berishes. Fati politik i ketij te fundit ka kondicionuar ne nje mase te madhe "syrgjynin" e tyre ne dhé te huaj. Dy syresh mezi kane pritur qe Berisha te vinte ne pushtet, ndersa i treti- me sa duket, me i pafati- mezi ka pritur largimin e Berishes nga politika. Eshte fjala per Bashkim Gazideden, Agim Shehun dhe Eduard Selamin. Per te tre nuk ka reshtur asnjehere vemendja gazetareske ne Shqiperi. Emrat e tyre kane gjetur rrugen per te care here pas here rrjeten tekanjoze te filtrave e te mekanizmave mediatike te gjurmimit te lajmeve ketejpari. Shpesh jane permendur pa asnje shkak, dhe e gjitha kjo ka te beje me faktin, qe ata kane lene gjurme te pashlyeshme me veprimtarite e bemat e tyre ne Shqiperi. Ben vaki qe nder te ikurit e pakthyer ka njerez esencialisht me te rendesishem se sa keta, por sic ngjan rendom, vemendja mediatike nuk diktohet prej vleres reale te personave, por prej nje zinxhiri ngjarjesh, ne mes te te cilave, qellon qe nje person cfaredo shnderrohet ne nje bicim personaliteti a VIP-i. Keta te tre, kush me shume e kush me pak, kane qene thjesht persona, jeta e te cileve u mpleks fort me ngjarje te jashtezakonshme te jetes shqiptare. Dhe ndodhi, qe gjate tete viteve te shkuara, ndersa Eduard Selami vec glorifikohej e idealizohej vazhdimisht, Bashkim Gazidede e Agim Shehu vec demonizoheshin me te njejtin zell. Nuk eshte se ky shenjterim i njerit apo demonizim i dy te tjereve eshte bere kuturú. Jo! E gjitha e ka nje baze logjike. Eduard Selami iku duke bere (pasi beri) nje gjest dinjitoz. I'u kundervu ne nje fare menyre regjimit autoritarist te Berishes, me te cilin bashkejetoi per nje cope here. Ndersa Gazidede e Shehu iken, pasi iku dhe regjimi i shpifur i Berishes, ne mbrojtje te te cilit ata qendruan deri ne fund. Dhe keshtu, ndersa Eduard Selami ka qendruar e qendron ne dhé te huaj i paisur me nje patente dinjiteti e integriteti (nuk eshte ndonje dinjitet per t'u glorifikuar kushedi se cfare. Eshte thjesht dinjitet), dy te tjeret nuk kane mundur ta shqitin prej vetes vulen e dy maskarenjve par excellence (por nuk jane maskarenj per t'u demonizuar me shume se sa duhet).

    Duhet theksuar fraza e fundit te kallur ne kllapa, pasi keto dite jane ngritur zera majtas e djathtas, te cilet duan ta shohin e interpretojne rikthimin e Gazidedes ne vendin e vet si rikthimin e nje djalli ne strehen e engjejve. Kjo ngjarje, se bashku me rikthimin e pritshem e te paralajmeruar te ish- policit Shehu, po konsiderohet si nje rrufe e papritur ne qiell te kthjellet. Pjesa me e madhe e ketyre zerave jane shtinjake. Te gjithe e kane ditur qe ata do te ktheheshin. Te gjithe ata e kane ditur qe pikerisht ky ishte momenti per t'u rikthyer. Ata iken kur Berisha ra tok me regjimin e tij. Dhe ata po vine bash kur Berisha eshte serish i gjalle. Tok me regjimin e tij, sigurisht.

    Ka nje perkitje interesante ne kete mes. Sipas informacionit qe ka dhene shtypi, i bie qe Gazidede te kete rivene kemben ne Shqiperi para kater ditesh, bash ne monentin kur Berisha pas shume e shume kohesh riperseriti nje qendrim te harruar. Foli per rebelimin komunist te vitit 1997. Ka qene me sa duket nje lloj pershendetje mireseardhjeje qe i ka bere Gazidedes. Keshtu qe ky rikthim nuk eshte rrufe ne qiell te kthjellet; perkundrazi, eshte nje bubullime dosido ne nje shtrengate qe ka filluar. Bubullimat e tjera jane ndjere pa qene Gazidede ketu. E do te ndihen ne ditet e ardhshme pavaresisht nga Gazidede.

    Demonizimi publik e mediatik pra i Gazidedes dhe i Shehut ne keto rrethana eshte nje pese me hic. Gazidede eshte nje instrument e nje sejmen i mjere; eshte nga ato veglat qorre, te cilat, nje zullumqar i pushtetshem, mjaft t'ua kete nevojen, dhe mund t'i gjeje aty per aty e ne cdo hap. Shqiperia nuk di te beje gje tjeter (pervec te tjerash), vecse te prodhoje pa fund Gazidede. Shkurt, ish- shefi i sherbimeve sekrete, megjithese eshte i mirepritur qe c'ke me te prej ish- kapos se tij te djeshem e prej kapos se pushtetit te sotem (padroni eshte gjithmone mirenjohes per sklleverit e tij te katandisur si mos me keq), nuk eshte se mund te ndryshoje ndonje gje ne rendin e ketushem te gjerave. Ky rend, ashtu si njehere e nje kohe, nuk percaktohet nga Gazidedet, por nga ustallaret e ketyre te fundit.

    Zhurma qe po behet keto dite deshmon se pikerisht kjo gje nuk eshte kuptuar. Ne fakt, nuk duan ta kuptojne. Shumekujt qe ka lexuar numrin e djeshem te gazetes "Koha Jone", me siguri i ka rene ne sy, qe Nikolle Lesi i kish ndezur te gjitha baterite kunder bujtesit me te famshem ne Shqiperine e sotme. Dhe Nikolle Lesi e di me mire se shume te tjere, se nuk ka qene Gazidede arkitekti i regjimit te periudhes 1992-1997, nuk ka qene Gazidede ai qe i ka vene flaken redaksise se gazetes "Koha Jone", ai qe ngriti me kembe nje polici sekrete te frikshme, ai qe ka gjurmuar gazetaret, ai qe ka pergjuar politikanet, ai qe i ka rrahur ata diten me diell, ai qe vodhi votat ne vitin 1996, ai qe lejoi piramidat, ai qe shpalli gjendjen e jashtezakonshme, ai qe nisi ushtrine ne jug. Gazidede ka qene thjesht dora e komanduar prej Berishes. E c'kuptim ka atehere qe me nje ane Berishen ta kesh Kryeminister apo ta kesh ndihmuar te behet Kryeminister, e me ane tjeter te vijosh pa fund te merresh me Gazideden? Afermendsh, nuk ka asnje kuptim. Kjo eshte pune rrufjanesh. Edhe kete Nikolle Lesi e di. Paskal Milo gjithashtu.

  5. #5
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Antarsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahen time
    Postime
    3,883
    Ne shqiperi tashme ka nje rregull i cili e sfidon hapur shtetin: Nese i ke hyre ne hak kujt dhe nuk ndodhesh pas hekurave ende pas pisllekut qe ke bere, dije se shpejt te hekurosin ne mes te asfaltit dhe pa ja bere syri terr kurrkujt. Nese i nderuari eshte i paster ne ndergjegjen e tij atehere te jetoje i qete jeten e tij. Ndryshe sot s'ta fal kush.

    Shume vipa jane gjendur nen tyten e nje arme apo te ndonje kilogrami tritol per maskaralleqet e tyre.

    Dito.

  6. #6
    fushori Maska e Ermal 22
    Antarsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    E Premte, 16 Dhjetor 2005
    BERISHA REHABILITON GAZIDEDEN

    Markel Bejdo

    Kryeministri Sali Berisha e ka cilesuar rikthimin e ish-shefit te SHIK-ut, Bashkim Gazidede, si te cdo shtetasi shqiptar. Pas rikthimit te Gazidedes, dje kreu i qeverise shqiptare e ka cilesuar ate si nje shtetas shqiptar me te drejta te plota, nderkohe qe ka vleresuar dhe punen e bere prej tij gjate qendrimit ne krye te SHIK-ut. Ne nje konference per mediat, Berisha i ka cilesuar si politike akuzat e ngritura nga ish-qeveria socialiste, qe sipas tij u terhoqen pasi nuk u argumentuan asnjehere. Duke u bazuar ne keto argumente, kryeministri ka theksuar se Shqiperia eshte atdheu i te gjitheve dhe nuk mund t'i mohohet kurrkujt. "Shqiperia eshte vendi i te gjithe shqiptareve dhe z.Gazidede mund te kishte ardhur kur te donte ne Shqiperi. Ndaj tij nuk rendon asnje lloj vepre konkrete penale, pervec akuzes politike per krime kunder njerezimit qe u detyruan ta terheqin ashtu sic e leshuan. Ne qofte se ndokush mendon t'i mohoje vendin kujt, pastaj mendoj se te parit qe i duhet mohuar eshte atij qe i lind ky mendim. Ky vend nuk mund t'i mohohet askujt. Pervec te tjerash, ai ka qene nje punonjes jashtezakonisht me integritet, i ndershem, i perkushtuar. Nuk them se del kush jashte teorise se gabimeve", u shpreh Berisha. Nderkohe lidhur me ngjarjet e vitit 97, kryeministri Berisha i ka cilesuar keto ngjarje si te mbyllura tashme. Por kreu i qeverise ka theksuar se 97-a u sherben atyre njerezve te cilet e perdoren ate edhe ne fushate ashtu edhe ne ato vite, duke theksuar ketu djegiet, bandat dhe vjedhjet e bankave. "97-a eshte ceshtja. Por une dua te deklaroj se '97-n une e kam mbyllur. Fatos Nano dhe te tjere bene fushate me '97-n. Po t'i kthehesha '97-s, bloza dhe tymi ketyre nuk iu del kurre. Por une e kam kapitull te mbyllur '97-n, sepse ka ligje, ka rregulla. "97-a eshte kompleksi i tyre dhe keta persa kohe te mbeten ne politike nuk dalin nga ai kompleks. Dogjen institucionet, vodhen bankat, bene ato qe jane te denja vetem per rebele dhe banda. Por ky eshte nje kapitull i mbyllur. E kam deklaruar. Ka nje ligj amnistie, te cilin e kerkuan me insistim. Wshte miratuar dhe uk kam keqardhje", u shpreh Berisha.


    PESHA E FJALES

    "Gazidede, i ndershem dhe i perkushtuar". Kete shqiptoi dje para shqiptareve kryeministri Berisha. Per nje moment, ai harroi se nuk eshte thjesht kryetar i PD-se por kryetar i nje qeverie qe perfaqeson gjithe kombin. Ai tha se viti '97 quhet nje kapitull i mbyllur, por ne fakt Berisha e rihapi ate. E rihapi duke rehabilituar ish-shefin famekeq te SHIK-ut, Bashkim Gazidede, i cili sigurisht eshte nje qytetar i lire, por kjo nuk e zhvesh ate nga pergjegjesia per shume te zeza qe kane rene mbi kete popull. "PS-ja dogji bankat, institucionet, eshte e denje vetem per rebele dhe banda" ! Cudi! Nuk fliste keshtu kryetari i PD-se para 3 korrikut. Perkundrazi, ishte i perunjur para elektoratit sa ne nje vegim te lehte mund ta krahasoje me Gandhin. Berisha tha qe e quan kapitull te mbyllur '97-n, por ne thelb ai nuk shprehu asnje minimum pergjegjesie per te gjitha ngjarjet e vitit famekeq. Ai mendon se 97-a eshte pergjegjesi e popullit te PS-se, por ai kryetari i popullit te PD-se ka vendosur te rishkruaje historine. Berisha edhe mund te heshtte vertet dje, kur u pyet per Gazideden, por ai zgjodhi nje rruge tjeter: vendosi t'i heqe mekatet ish-shefit te SHIK-ut. Duke e bere kete, ai ben jo vetem nje gabim taktik politik por edhe fyen inteligjencen e te gjithe atyre qe e kane votuar.

    A.N



    GAZIDEDE - SHEHU, NJE CESHTJE IMAZHI

    Nga Ilir Paco

    Rikthimi i Gazidedes dhe pergatitja e terrenit per mberritjen e njeriut tjeter qe simbolizonte per ne gazetaret, njeriun e frikshem qe mund te te shfaqej ne ndonje cep te erret neteve pas pune, mund te komentohet sipas sentences se njohur te gotes gjysme bosh ose gjysme plot.

    Nga nje kendveshtrim pozitivist, per disa, kthimi i Gazidedes por edhe ardhja e mundshme e ish zv/ministrit te Brendshem, Agim Shehu, i denuar me 7 vjet burgim ne mungese, nuk perben asnje lloj shqetesimi per opinionin pasi ata jane qytetare te lire. Te pakten per Gazideden kjo vlen qe nga 2001-shi kur u lirua nga te gjitha akuzat, perfshi edhe akuzen absurde te "krimeve kunder njerezimit". Mirepo nga nje tjeter kendveshtrim, kthimi i tyre, sado normal qe te duket, nuk do beje gje tjeter vecse do zhvleftesoje akoma me shume ne syte e shqiptareve ate qe sot ehte nje nga pushtetet me te perfolur, ate gjyqesor, por edhe imazhin e funksionimit te shtetit. Dhe kjo per arsyen fare te thjeshte se te dy ish-njerezit e fuqishem te ish-pushtetit te pare te Berishes, duket se nuk kane zgjedhur kohen me te pershtatshme per te realizuar nje kthim te tille. Gazidede me kthimin e tij, pikerisht tani "qe nuk ka zot, t'ia mohoje sepse eshte e drejta e tij) nuk beri gje tjeter vecse perforcoi imazhin e krijuar te njerezit se ne Shqiperi shteti funksionon jo si shtet por si ciflik dhe kur je mik i cifligarit te nderojne te gjithe. Ai ishte shpallur i pafajshem, pra duhet te kish tentuar te vinte me pare se PD te ngjitej ne "olimp". Pra kthimi i tij pikerisht tani, ashtu si kthimi i shume personazheve te tjere me pak te njohur se ai prane PD-se, madje disa edhe te perfolur per perfshirje ne afera te paligjshme, te krijojne idene se partia ne pushtet eshte mbi gjithcka, edhe mbi ligjet, edhe mbi gjykatat, mbi cdo gje. Edhe njehere e theksoj se ne rastin e zotit Gazidede, nuk ka asnje pengese dhe askush nuk mund t'i mohoje te kthehet ne atdheun e tij, por nese donte t'i bente nje te mire imazhit te shtetit, mund te kishte zgjedhur p.sh. te vinte para tre korrikut ne Shqiperi.

    Sa per rastin Shehu, kjo duket akoma me e disfavorshme per imazhin e shtetit. Ai sipas informacioneve te shtypit ka nisur procedurat per te fituar pafajesine dhe e ka cuar ceshtjen ne Gjykaten Kushtetuese, nga e cila pret shfuqizimin e vendimit te gjykates ushtarake, e cila e ka denuar ne 5 nentor 2001 dhe si rjedhoje rigjykimin nga nje gjykate civile. Pa e paragjykuar aspak pozicionin juridik te gjeneral Shehut, do te ishte me vlere te shikohej se cfare pasojash do te sillte clirimi i tij pikerisht tani nga akuzat, ne imazhin e sistemit gjyqesor shqiptar. Nese Agim Shehu shpallet i pafajshem "ai edhe mund te jete i tille vertet), atehere mendoni se cfare goditjeje do te merrnin dhe sa false do te dukeshin per qytetaret, deklarimet e autoriteteve mbi perpjekjet dhe reformat per te arritur pavaresine e sistemit gjyqesor shqiptar. Rikthimi i njerit dhe perpjekjet per pafajesi te tjetrit, duhet ta kene vendosur ne siklet kryeministrin Berisha, i cili ka bere dhe po ben perpjekje te mundimshme per te permiresuar imazhin e tij, si njeri qe nuk do te perserise gabimet e se shkuares kur te gjitha pushtetet perfshi edhe ate te drejtesise i kishte nen kontroll. Pikerisht tani kur institucionet nderkombetare vazhdojne ta shpallin sistemin gjyqesor si me te korruptuarrin dhe me pak te pavarurin, dy njerezit "hijerende" dhe besnike te ish-Presidentit Berisha, mund ta kishin "kursyer" pak kete te fundit, duke e shtyre ose duke e shpejtuar ardhjen e tyre. Shumekush mund te kete nje opinion krejt tjeter nga ky qe po shpreh autori i ketyre radheve. Nga nje kendveshtrim me europianist, shumekush mund te kete te drejte te mos mendoje si une, por Shqiperia eshte ende ne fazen e nevojes per te krijuar nje imazh te ri dhe besim te qytetareve ndaj institucioneve, dhe per kete nevojiten edhe sakrifica, te cilat te paret duhet t'i bejne ata, gjeneralet, qe te pakten teorikisht jane betuar dikur t'i sherbejne me perkushtim ketij vendi.

  7. #7
    nuk di ke torturoj, por di nje hale qe nuk e torturoj mustafa al nano.
    kete renegat qe i "djeg" zemra per drejtesi dhe demokraci,
    ketij kolumnisti qe kaq shume e mbron lirine e fjales dhe te "verteten" e saj.
    Ketij plere qe per 8 vjet nuk tha nje llaf te keq per Tosin me shoke, thua se kishim ne qeveri Nene Terezen me Motrat e saj, e jo nje bande kusaresh e hajdutesh e vrasisish, qe nuk i ka hyre gjemb ne kembe akoma!!!!!!!
    Ate dhe shume si ai nuk i torturoje..............

  8. #8
    T.N.T
    Antarsuar
    13-11-2005
    Vendndodhja
    Lake shore drive
    Postime
    115
    Citim Postuar m par nga Brari
    viox .. pa na thuaj ke torturoi gazdedja?

    Gazidedja juaj i dashur ishte arkitetk i planit per pushtimin e vlores ,tepelenes dhe komplet JUGUT me mercenar te paguar me parat e vefes dhe gjallices.
    Urdhrat qe kishi mercenaret ishin qelloni ku te kete rezistence .

    Nuk do ta kete te gjate ky heroi juaj ,mban mbi kurriz hasmerine e nje kombi . Po te ishte aq i ndershem nuk fshihej ne vrime te miut per 8 vjete .

  9. #9
    Larguar.
    Antarsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,157
    Interesant.......

    te shohim cfare do thot ne konferencen per shtyp Gazidedja....

  10. #10
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Antarsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Citim Postuar m par nga Brari
    viox .. pa na thuaj ke torturoi gazdedja?

    Bisnezmenin shqiptaro-maqedons qe e zhduken pa lene zhurme. Ndersa neper rajonet e policise se tiranes me urdher te tijin zhulsat e palare nga tropoja turturonin kedo qe nuk i vinte pas midese qeverise.

    Sala juj thote qe eshte burre i fjales. Pse nuk e mbrojti Gazideden Sala sa qe 8 vjet ne opozite? Apo per te fituar pike? Burre lege.n.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Antarsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Me gjithe keto fakte qe keni ju kunder gazidedes cudi se si gjykata e ka nxjerre te pafajshem ne 2003!!?
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  12. #12
    x Maska e Juvi
    Antarsuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
    Postime
    354
    o shitso, te duket vetja interesant ty lale, a do ti japesh ndonje medalje meqe ka futut ne dhe gjithe ata djem te rinj, e si thua, shko e jepi ndonje tufe lule dhe thuaji te filloje prape nga e para


    e pruri koken qeni, ai qe ka vrare me mijera bij nenash, ai qe i la shiksit e tij ne meshire te fatit dhe te perpifeshin nga flaket. me mizorite qe ka bere ai as djalli nuk do ta pranoje ne ferr se ligesite e tij ia kalojne gjithckaje. Funderrina kur nuk vdiq andej nga ishte
    mos ja u pafsha surratin ordinereve te forumit

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Antarsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    e pruri koken qeni, ai qe ka vrare me mijera bij nenash, ai qe i la shiksit e tij ne meshire te fatit dhe te perpifeshin nga flaket...etjetj..

    thote juvi..


    juv .. kur genjen a skuqesh?

    tash tek meshira e fatit..

    ai nuk i la shiksit ne meshir te fatit dhe fati i vrau..
    shiksit nuk u rrethuan nga fati.. por nga persona te komanduar nga shtabi i rebelizmit dhe u masakruan dhe kta persona dihet se kush jane te pakten se kujt i sherbenin dihet saktesisht..
    Sipas teorise tende i bie qe luiz kanibalja e Vlores te jete bashkpuntore e gazidedes..
    Pra te bie poshte genjeshtra qe the o juve..
    pra faji i gazidedes eshte qe i la mes atyre rebeleve por rebelet qe i masakruan a kan ndonje faj?

    jo sipas teje .. ata mund te jene ministra e deputete, krere policie doganiere..etj.

    ne 8 vjet pati kohe partia punes te gjente ca te vrare nga gazidedja.. por nuk gjeti asnje ..

    aty ishte 8 vjet PPSh-ja pse nuk e zbardhi ceshtjen e biznesmenit kosovaro gostivaras.. kush e ndaloj..

    per 97-ten eshte shkruar ne disa tema te forumit ku jan treguar shume nga menxurat qe u bene si dhe fillesat ..se nga kush u organizua dhe kush e udhehoqi..

    Ja tani qarte duket se Ps po pergatit nje 97 te re.. e neser do thoni se e beri Saliu..

    kush po i fryn ne vesh pensionisteve , ish ushtarakeve.. sindikatave.. ?
    kush po bertet .. 100 ditet e territ..
    Kush po bertet cdo dite Saliu po vjedh Saliu po vret..Saliu genjen..
    Kush po ben thirrje per revolucion.. PS e Blush Ruco edvinave..

    Ka nje fakt te cuditshem qe ja u a nxin fytyren nga marazi 97-cve..

    3 korriku..

    tufan me shpifje ben.. dhe prap nuk fituan..

    Para disa vitesh desh te vej Saliu ne Vlore dhe e kercenuan Ben Malo Nano Caush gjinushet.. saken se shkon se do te vrasim..
    Ai vajti.. dhe ai miting pritje qe Vlora i beri "lokuT" "vrasesit..xhahilit..shpellarit qe i veshi me te zeza nenat vlonjate.." ishte dicka madheshtore..
    Skishin pire uje tonelatat shpifje.. dhe ku pa..ne Vloren qe e pesoi aq keq nga 97-ta..
    Pra Vlora e dinte mire se.. ajo gjeme nuk u erdhi nga Saliu..

    Ajo gjeme erdhi nga ajo gjem-sjellsja 50 e ca vjecare qe vlora e njihte mire..

    thuajini te vertetat per veten tuaj per kenaqsine tuaj..

    te fort jeni qe e mbani genjeshtren ne bark pa pik zori e villni..

    hajde soj hajde ..

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e leci
    Antarsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Ketu dikush i bien pragut e dikush deres,e dikush pragut qe te degjoje dera.
    Pa hyre fare ne debatet tuaja po i them edhe une dy fjale.
    Ka njerez qe kane plot 8 vjet qe presin Z.Gazidede te kthehet ne memedhe.
    I duruari fiton perhere.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Antarsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    25,279
    Postimet n Bllog
    3
    Kthimi i Gazidedes ne Shqiperi eshte interesant per shume arsye. Arsyeja e pare eshte fakti qe gjithe mediat shqiptare e kthyen ne kryeartikull kthimin e tij ne Shqiperi. Arsyeja e dyte eshte qe Gazidede hyri ne Shqiperi me "leje kalimi" nga ambasada shqiptare ne Turqi, e leshuar me pelqimin e ministrise se jashtme shqiptare, pra vete qeverise shqiptare. Dhe kthimi i tij behet akoma me shume interesant, kur edhe vete kryeministri i vendit prononcohet ne media per te.

    Bashkim Gazidede eshte nje "hije e zeze" ne historine e pluralizmit shqiptar, jo vetem nga pozita qe mbajti, por edhe nga "krushqite" qe ai beri si kur ishte ne krye te SHISH, edhe kur u largua prej Shqiperise ne 1997. Dhe "krushqite" e Gazidede ishin te tilla qe nuk kishin vetem pasoja politike, por kishin pasoja te vete imazhit te Shqiperise si ne gjeo-politiken ballkanike/evropiane, por edhe ne portretizimin e Shqiperise ne realitetin e ri boteror te "luftes kunder terrorizmit" pas shtatorit 2001.

    A eshte i ndershem Gazidede?
    A ka kryer krime apo abuzuar me pushtetin ai?

    Keto jane pyetje qe i bejne njerezit e kafeneve apo gazetaret e zellshem qe gezohen qe kane dicka per te cilen te shkruajne. Kryeministri i ri Berisha, qe pretendon se "ka mbyllur kapitullin e 1997", mbase ne menyre te pavetedijshme po e rikthen 1997 perseri ne retoriken politike dhe opinionin mediatik te Tiranes me "emerimet" dhe "riatdhesimet" me vendime qeveritare te figurave kryesore te 1997.

    Prandaj i dashur kryeminister, nese vertet deshiron ta mbyllesh kapitullin e 1997, mos bej levizje te tilla qe cenojne jo thjeshte temperaturen politike ne vend, por i rikthejne qeverise se re qe ti kryeson ate hijen e zeze qe ti shkunde nga trupi ne keto 8 vjet.

    Dhe ne mbyllje, besoj se Gazidede do tu rrefeje shqiptareve se ku i ka ngrysur keto 8 vjetet e jetes se tij ne ilegalitet dhe cilet kane qene ata "miq" qe e kane strehuar.

    Albo
    Ndryshuar pr her t fundit nga Albo : 20-12-2005 m 01:49

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Antarsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    Korrieri

    -------


    Berisha provokon

    E Diele, 18 Dhjetor 2005

    Nga Frrok CUPI

    E mbani mend? Betimi i Qeverise "Berisha" para Presidentit te Republikes, ka pasur nje moment te frikshem. Kryeministri ulet per te firmosur, hedh firmen, mban pak frymen dhe me grushtin e lapsit i bie fort tavolines. "Tani jam une, thundra ime u ngul". Keshtu lexuam, me frike, te gjithe para ekraneve televizive.

    Te nesermen nuk reagoi askush. As disa dite me vone. Ishte perhapur nje deshire e mire, e bazuar askund, se "ky do te kete ndryshuar". Akti me i fillimte tregoi te kunderten, por hajd te presim. Nuk jane mbushur akoma 100 dite te Qeverise se tij, dhe ai e ka perseritur "thundren" e pare disa here. Akti me i dukshem i Kryeministrit, eshte provokimi. Kryeministri, i ngjallur ne pushtet tete vjet pasi revoltat popullore te mbare vendit e debuan nga froni, ka zgjedhur rrugen e provokimit te asaj periudhe dhe situate qe solli renien totale te shtetit nen mbikqyrjen e tij.

    Pardje deklaroi se "Gazidede eshte i ndershem dhe i perkushtuar". Gazidede ka qene shefi i sherbimeve sekrete gjate periudhes 1992 deri ne renien e shtetit me 1997. Kjo eshte nje periudhe qe ngjall frike per secilin qe e kujton. Gazidede hyri ne memorien e njerezve si nje shkaktar i asaj tragjedie. Te pakten ne memorien e njerezve, ai keshtu ndodhet edhe sot e kesaj dite. Kryeministri mori guximin qe ne nje fjalim te stisur enkas, njesoj si ne stilin bolshevik, t'u hedhe njerezve ne fytyre ate cfare ata e kishin lene ne nje gremine te kujteses se keqe.

    Ne festen e krijimit te PD-se, kryetari i saj dhe nderkohe Kryeminister, evokoi periudhen e deshtimit te tij ne pushtet 1992-97, duke e quajtur revolten popullore te shkaktuar prej qeverisjes se keqe dhe prej falimentimit te piramidave mashtruese, si "revolucion komunist". Shtetasit shqiptare, aq sa votuan per riardhjen e Berishes, e bene kete me besimin ne ate qe ky njeri ishte betuar tete vjet: "Kam ndryshuar!" Tani qe ky erdhi, iu hedh dorashken: "Jeni komuniste!"

    Para vendimit shume te keq te Qeverise per ndalimin e mjeteve motorike lundruese, Kryeministri ka thene publikisht se "do te qellohet me arme kushdo qe nuk ndalon para policise". Kush e degjoi iu dridh mishte. Provokacioni shkonte direkt ne Vlore, aty ku eshte thene kaq shpesh se "eshte vend i skafeve". Por mendja e Berishes, padyshim punonte ne vitin 1997. Vlora atehere ishte nje prej qyteteve qe kerkoi doreheqjen e Presidentit Berisha. Ky tani iu kthehet keshtu.

    Pse provokon Berisha?

    Arsyeja e pare eshte qe te tatoje pulsin e njerezve se sa e pranojne nenshtrimin. Me Gazideden kete e realizon mjaft mire. Sepse duke imponuar kete njeri te kujteses se keqe, imponon vetveten. Ne qoftese provokimi "punon", atehere Kryeministri mund te mendoje lirshem se "ate cfare bera, mund ta bej perseri". Figura e Gazidedes ka shume lidhje me sjelljet e Berishes gjate periudhes qe i ra shteti.

    Arsyeja e dyte eshte qe te mase pulsin e "armiqve" te vitit 1997. Gazidede, ne fjalimin e fundit te mbajtur ne Parlament ka akuzuar sherbimet e huaja sekrete, duke perfshire CIA dhe Greqine. Berisha tani rehabiliton Gazideden si "te ndershem" per t'u thene aleateve se edhe deklarata e tij ishte "e ndershme". Dmth., gishti i Kryeministrit per ngjarjet e vitit 1997 drejtohet edhe nje here nga CIA dhe nga Greqia. Pak kohe me pare ky tentoi te dergonte si ambasadore ne SHBA pikerisht nje nga ato qe e kishte vene CIA-n ne nje sulm te pashoq per ngjarjet e deshtimit te Berishes... Por nderkohe, kur thote se "Gazidede eshte i perkushtuar", Berisha i pershtatet nje fjalori tipik islamist. Gazidede njihej si nje njeri i lidhur me ate bote, i betuar per perkushtim ne Meke; aq me shume qe per nje periudhe te gjate kohe jetoi ne Libi. Me sa duket "perkushtimin" e Gazidedes e perdor si nje sfide tjeter ndaj qyteterimit perendimor.

    Dhe, me e fundit arsye pse Berisha provokon, eshte se punet e qeverisjes i kane ngecur keq. Kriza me energjine, bllokimi i sipermarrjeve, asfiksimi i ndermarrjeve te medha private, deshtimi ne premtimet e veta, buxheti thuajse ne faliment... Te gjitha e shtyjne Kryeministrin drejt instiktit te vjeter te provokimit dhe te betejes.

    ---








    qe thua ti albo qe je i zoti topit me te cilin luajm ne kalamajt e lagjes..
    hijet e 97 -tes nuk zhduken me syrgjynosjen e Gazidedes.. ne firifistun.. por me hapjen e letrave nga te gjitha palet pjesmarrese ne tragjedine 97.

    97-ta nuk erdhi si rrufe ne qiell te paster..
    ajo erdhi ja...keshtu si po ndodh kto dite..

    ka 100 dite mbas 3 korrikut qe leh Edvini..

    berisha vodhi berisha genjeu .. berisha po vret berisha na la ne erresire etjetj.. (cdo dite keshtu thot ZP ) a thua se edvinua me te vetet votoi ne 3 korrik per Berishen dhe na qenka i zhgenjyer nashi..

    Ka rregulla demokracia..

    fiton nje grupacion politik dhe drejton qeverine dhe kjo qeveri lihet te punoje pa ju ven shkopinj nen rrota pra pa ju bere revolucion..
    pik per pike cpo ndodh kto dite ka ndodhur me 92-97-ten..
    Ska revolucion kur ka votime.. e aq me teper kur keto votime behen nen patronazhin e qeverise se Partise A dhe i fiton partia B sic ndodhi ne 92 qe shtetin e kish pasur per 50 vjet partia A ..pra PPSh dhe votimet i fitoi partia B pra PD-ja. Edhe tani shtetin per 8 vjet e kish partia A pra Ps dhe votimet i fitoi partia b pra PD.

    Ne kto raste Partia A ben gam gam po jo pergatitje per revolucion sic beri ne 92-97 e sic po ben tani.

    Albo mos bjer ne pozitat e Frrok Cupit..

    Cdo shqiptar e ka vendin ne vendin e tije dhe pastaj se rri i lire apo ne burg e vendosin gjykatat.

    Psh a eshte normale qe Frrok Cupi nje nga nxitesit e djegjes e tragjedise 97 dhe nxites i gafurr mazrrekut qe vrau Azemin me 6 plumba ne parlament te rri 8 vjet drejtor me kolltuk e kompjuter ne zyre ne bulevard e pi kafe cdo dit ne Rogner me vetur te bi.tha.. e ai qe desh ta ndale zjarrin.. e 97 -tes pra gaz dedja me shoke te syrgjynoset?
    Pse ku jemi ketu ..Shqiperi 1945..

    Iken Rilindasit ne 44-45 me Mithad Frasherin ne krye e s'u kthuen me.. pse se Shteti duhej te ishte vec per Zan Caush e Rita marko e aranita e Hekurana..

    te vije Bashkimi e kush te doje e bujrum te vej kush te doje ne Gjykate te hape padi..

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Antarsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,062
    Kur ne pushtet vijne ujqrit, dhe sorrat do rrotullohen aty verdalle. Gazidedes & Co qe po nxjerrin koken nga vrimat ku ishin futur, ju erdhen ne pushtet miqte e shoket, ata plehra politikane qe e zhyten vendin ne halene e '97-es, e doemos nuk ja ka me friken ligjit. Ky mizerje rrob, qe jo vetem eshte pergjegjes per vdekjen e shume bije nenash por dhe per iderat psiqiko-fantastiko-shkencore qe i vune fajin Greqise per pislleqet qe gatoi ai me Berishen e shoke, e i vuri flaken dhe atyre 2-3 mardhenieve qe patem me matufet Greke. Nuk eshte cudi qe neser pasneser ti shohim te lire dhe Alimucen e ndonje tjeter gatues te asja corbe, se ne fund te fundit Alimuca eshte thjesht fasada, mjeshtrat e vertete te '97 sot jane ne fuqi e do bejne c'eshte e mundur ti nxjerrin shoket e miqte nga vrimat ku kane futur koken. Berish corb-gatuesi, e nisi flaken, ngadale ngadale po i nxjer dhe tiganet, me sa duket ate corben e '97 do e ham perseri. Po s'faj ka ai, fajin e kane rrobt e shkrete qe kerkojne derman, dhe padashur vendosin ne pushtet keta mizerje politikane, mushkonja malsie, qe po krijojne rreth vetesh pirgje mbeturinash e po na kthejne perseri ne hale te ballkanit.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  18. #18
    http://vertet.blogspot.co
    Antarsuar
    15-01-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    31

    Frrok Cupi kercenon...

    Nepermjet gazetes Korrieri Frrok Cupi me shkrimin me titull Berisha provokon kercenoje edhe nje here shqiptaret se ka plane dhe jane marre te gjitha masat per ta djegur edhe nje here Shqiperine
    Fakt eshte se pavarsisht nga faktoret te cilet cuan ne tensionimin e situates ne vitin 1997 dhe pavarsisht nga masat e plota organizative per ta djegur Shqiperine ne 1997, pa gazeten Koha Jone dhe te paguarin Frrok Cupi qe e coi Shqiperine por vecanarisht Vloren ne histeri me thenjet se, na mbyten, na vodhen, na vrane, na shtypen maloket Shqiperia nuk do te qe shkrumbuar
    Ja pra edhe njehere kercenim, por kesaj radhe nepermjet rrufes Korrieri me te paguarin Frrok sepse na eshte kthyer ne Atdhe personi non grata, Bashkim Gazidede
    Djall! Po ci djeg kaq shume Cupit?
    A mos ka frike se munde te dokumentohet roli i tije ne djegjen e Shqiperise? Pse nuk me shqetsoi mua dhe shumices se shqiptareve shkelja e tokes shqiptare nga Bashkim Gazidede?
    Do na kthehet 1997, bertet Frroku dhe tashme shqetsimet ne zemer e tije lexohen qarte. Cila pjese e shqetson derziun? E para-djegja? Apo e dyta-poshterimi qe i bene ne zgjedhjet parlamentare (per deputet te Vlores) ata te cileve i sherbeu dhe i solli ne pushtet? Apo te dyja,corba, djegje-poshterim?
    Bosat nuk e lane pa gje, munde te thote dikush. E urdheruan ti sherbej nepermjet postit te drejtorit te ATSH-se dhe djalin ja nisen me studime ne Greqi
    Oh, 97-ta zoti Frrok?
    Ne jo vetem kemi nevoje te kthehemi tek ai vit por ne duhet te kthehemi deri tek 1999-1990 qe te analizojm rrenjet e fatkeqsise shqiptare dhe te nxjerrim personat pergjegjes qe kush e di ku po bredhin hypur ne kale dhe ne qofte se keto vite ju duken te largeta une them tja nisim qysh nga 1986, Katovica, si pikenisja kryesore e poshtersise ne kurriz te Shqiperise dhe shqiptareve ne keto vitet e fundit

    Marre nga http://vertet.blogspot.com
    Doktori i Demokracise dhe Shqiptarizmes. Une jam e Verteta.

  19. #19
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    26-03-2006
    Vendndodhja
    rome
    Postime
    44

    Gjeneral Bashkim Gazidede rikthehet ne atdheun e tij te dashur...

    Nga BALKANWEB: Shqiperi, Shteti rimerr ne pune gjeneral Bashkim Gazideden. Ish-drejtuesi i SHIK-ut ne krye te Hipotekave!

    Lajmi i pare qe lexova sot, e pa qene supresticioz, them se dita ime filloi keq!

    I kujtoj mire ato dite, kur gjenerali matematicien ishte ne kulmin e karrieres se tij politike e si ROTTWEILER besnik zbatonte, me embelsine qe e karakterizon, urdherat e presidentit te vet, per te shtypur revoltat e 97-es.

    Shume shpejt do te zbulojme, se nje person i tille i ka munguar shume Shqiperise dhe shteti duhet t'i kerkoje te falur per keto vite emigrim te detyruar; e pse jo... ta demshperbleje!

    Shqipetaret, mendoj, kane nje arsye me shume sot, te jene me te "qete"!

    Nje fakt me shume qe me bind se eshte Zoti ai qe e drejton historine, duke transformuar budallallekun e njerezve. Te ishte per ne...do t'a kishim shkaterruar boten me kohe! Faleminderit Gazidede!

  20. #20
    fushori Maska e Ermal 22
    Antarsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Emrimi nga Ministria e Drejtsis. U kthye n Shqipri para 5 muajsh
    Rehabilitohet Gazidede, n krye t Hipotekave
    Q sot zv/drejtor i prgjithshm

    Altin Kreka
    krekas@hotmail.com

    Bashkim Gazidede sht emruar zv/drejtor i prgji-thshm i hipotekave ose si quhet n gjuhn zyrtare, zv/kryeregjistrues.
    Ai do t jet q sot n pun dhe do t mbuloj shtjet q kan t bjn me ann ekonomike dhe juridike t hipotekave. Emrimi sht br nga ana e ministris s Drejtsis q ka n vartsi kt institucion. Lajmi sht konfirmuar dje zyrtarisht pr “Gazeta Shqiptare” dhe nga burime t autorizuara pran ministrit t Drejtsis. Ish-gjenerali q u emruar nga ish-presidenti Berisha n krye t operacionit pr shtypjen e revolts q prfshiu vendin pas rrzimit t skemave piramidale sht kthyer qetsisht vetm pak muaj m par pas nj largimi prej 8 vjetsh nga Shqipria.
    Burime pran Kryeministris konfirmuan dje mundsin q Bashkim Gazidede shum shpejt t jet n krye t zyrs s rregjistrimit t pasurive t paluajtshme pas nj dorheqje t mundshme t kryeregjistruesit aktual Edlir Vokopola, i cili mund t largohet pr arsye shndetsore.

    Skema e ndryshimeve
    Gjithka sht prgatitur m s miri n zyrn e prgjithshme t hipotekave pr t hapur vendin pr zv/drejtorin e ri. Struktura e vjetr e hipotekave nuk kishte t parashikuar postet e zv/drejtorve por me ardhjen kryeregjistruesit t ri Edlir Vokopola u krijuan kto dy vende. Gjat gjith ksaj periudhe atje kan punuar me kontrat dy persona. Respektivisht Sonila Jahazaj si zv/kryeregjistruese q kujdesej pr shtjet e rregjistrimit fillestar si dhe Alkent Shpendi, z/kryerregjistrues q kujdeset pr ann financiare dhe juridike si dhe shtjet e ankesave t klientve. Do jet pikrisht Alkent Shpendi q do t kaloj n postin e drejtorit juridik t zyrs s rregjistrimit t pasurive t paluajtshme dhe postin dhe zyrn e tij do ta marr Bashkim Gazidede sot. Ish-kreu i SHIK deri n vitin 1997 do jet sot n zyrn e tij t re t puns, t paktn kshtu bhet e ditur nga burimet n lidhje me kt shtje. Gazidede thuhet se do t qndroj disa koh n kt detyr pr t kaluar m pas butsisht n krye t hipotekave.

    Emrimi
    Komunikimi i emrimit sht br dje nga ana e ministrit Bumi i cili msohet t ket br edhe nj takim me kryeregjistruesin aktual Edlir Vokopola pr t saktsuar hollsit e fundit n lidhje me kt ndryshim n drejtimin e Hipotekave. Po dje sht komunikuar q sot do t jet n zyrn e tij t re t puns, Bashkim Gazidede, i cili hern e fundit q ka patur nj post zyrtar n administratn shtetrore ishte kur drejtonte shrbimin informativ kombtar deri n vitin 1997 nga ku u largua duke mrguar me gjith familjen pr 8 vjet me rradh pr shkak t situats s krijuar n vend me rrzimin e skemave piramidale. Ish-msuesi i fizik-matematiks do t jet tani n krye t nj prej zyrave m t rndsishme t shtetit shqiptar, q merret me pronat, Hipotekat.
    Fotografit e Bashkngjitura Fotografit e Bashkngjitura  

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema t Ngjashme

  1. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever n forumin shtja kombtare
    Prgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu n forumin Komuniteti musliman
    Prgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Si vjen bashkimi kombtar?
    Nga Anton n forumin shtja kombtare
    Prgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19
  4. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari n forumin shtja kombtare
    Prgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •