Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Sabiha Kasimati, gruaja e vetme ndër 22 të dënuarit me vdekje

    Sabiha Kasimati, gruaja e vetme ndër 22 të dënuarit me vdekje

    URAN ASLLANI


    14 Dhjetor 1951, biologia që u pushkatua për bombën në ambasadën ruse

    Nje nga grate e shquara shqiptare ka qene ihtiologia libohovite Sabiha Kasimati.

    Ajo lindi dhe u edukua ne nje familje intelektuale libohovide, si shume te tjera, qe ndonese jetoi dhe punoi jashte trevave shqiptare, i rriti femijet e saj me ndjenja te larta atdhedashurie dhe me nje deshire te madhe dhe te thelle per dije, kulture dhe shkence.

    Babai i saj Abdurrahman Kasimati (1865-1943) ishte i biri i kadi-nyvabit te mirenjohur, per erudicionin dhe emancipimin e tij, te Veli efendiut. Ky kadi djalin e tij nuk e beri kadi sipas tradites shumevjeçare libohovite, por e futi ne Shkollen Perando-rake te Mjekesise( Mekteb-i-Shalane-i-tibbije).

    Abdurrahmani e perfundoi shkollen ne vitin 1890 dhe me pas sherbeu ne shume vise te perandorise, duke filluar nga zonat e thella te Anadollit.

    Ne vitin 1889 atij i lindi djali i pare Hifziu (1889-1962) i cili ndoqi profesionin e te atit. Ai u be mjek ne prag te Luftes I Boterore dhe sherbeu nje jete te tere, deri sa vdiq, mjek ne qytetin e Korçes.

    Kur dr.Abdurrahmani ishte duke sherbyer ne Adanane e larget, ne kufi me Sirine dhe Libanin dhe ku ai sherbeu disa vite radhazi, atij i linden djali i dyte Refiu (1903-1986)

    qe mbaroi inxhinierine civile ne Paris, vajza Minireja qe u martua ne Izmir dhe djali i trete Nevzadi (1905-1951), qe perfundoi studimet juridike po ashtu ne Paris.

    Nga Adanaja, mbas shpalljes se Hyrietit ne vjeshten e vitit 1908, dr.Abdurrahman transferohet ne Ederne (Adrianopoje) ne afersi te Stambollit. Aty doktorit, ne vitin 1912, i lindi vajza e dyte Sabihaja dhe me vajzen e vogel mbas nje viti transferohet ne Shkoder, ku qendroi vetem nje vit, 1914-1915. Ne vitet e veshtira te Luftes I Boterore familja Kasimati u vendos ne pronat e tyre, prej disa mijera akrash, ne Verrie prane Selanikut. Aty djemte ndoqen shkollen e Misionit Laik Francez te Selanikut.

    Kur ne vitet 1923-1924, po realizohej shkembimi i pronave te nenshtetasve osman me ato te grekerve qe kishin banuar ne zonat e pasura perreth Izmirit, familja Kasimati nuk pranoi te merrte prona ne Turqi, por u kthye ne atdhe duke riskuar dhe sakrifikuar pronat e tyre ne Verrie edhe sot e kesaj dite.

    Ne Shqiperi, fillimisht, u stabilizuan ne Korçe, ku punonte si mjek dr.Hifziu dhe ku djemte dhe Sabihaja filluan dhe ndoqen Liceun Kombetar Franko-shqiptar.

    Ndersa Refiu vazhdoi vitin e shtate te liceut dhe u diplomua ne veren e vitit 1925, Nevzadi filloi vitin e trete dhe e mbaroi ne vitin 1929, Sabihaja e filloi vitin e pare (qe sipas sistemit francez quhesh viti i nente) dhe qe e mbaroi ne qershor te vitit 1931.

    Nuk kishte ndodhur asnje here, qe ne ate instuticion t’a ndiqnin me shume sukses tre femije te se njejtes familje.

    Sabiha Kasimati kishte qene studente shembullore, qytetare dhe atdhetare e mire

    Ja se çfare ka shkruar ne librin e tij, me titull «Nje mozaik per Liceun Kombetar»

    Mesuesi i Merituar, profesori i matematikave te Universitetit te Korçes, Xhuvi Bino,

    qe kishte qene edhe ai vet nje liceist:

    « ...Vajza e pare qe ndoqi dhe mbaroi me sukses liceun, ne vitin 1931, ishte nje libohovite Sabiha Kasimati, qe guxoi dhe theu paragjykimet dhe u hapi rrugen ne kete menyre vajzave te tjera te ndiqnin ate shkolle shume te lakmuar. Dy vellezerit e saj e kishin mbaruar me kohe liceun, si Refiu po ashtu edhe Nevzadi, por Sabihaja çau rruge te pashkelura, jo nen hijen e tyre, por me personalitetin e saj te nje vajze te zgjuar e guximltare. Gjithe Korça e njihte Sabihane, qe shoqerohej si djale me shoket e klases me Selman Rizen, Prenk Kaçinarin-kosovare, Fejzi Hoxhen, Shemsi Totozanin, Beh-xhet Reson, Nazmi Shehun- gjirokastrite;Sami Hysin-skraparlli;Dhimiter Dimcon-korçar, sikur t’i kishte te barabarte me veten, mbante edhe ajo kasketen e liceut me shiritin me ngjyrat e flamurit kuqezi edhe gjithkush ne Korçe e shihte ate vajze me nderim, respekt e pergjerim, qe ishte aq e shkathet, sa ishte e qeshur e gjithe optimizem.

    Sabihaja gjithenje e para e klases, e dashur edhe e dhimbesur me te gjithe shoket qe kishin nevoje per mendjen dhe aftesite e saj. Ajo ndihmonte pa pertuar cilindo shoke qe i kerkonte ndihme asaj, per te permiresuar notat e shkolles..

    Ajo studjoi ne universitet, per ate dege, qe deri atehere nuk kishte studjuar as edhe nje shqiptar, per ihtiologji, pjese e zoologjise, qe merret me studimin e peshkut dhe mund te kishte qendruar te punonte ne Itali, ne ate universitet ku ajo kishte mbaruar studimet, sepse ishte dalluar edhe aty per zotesi e aftesi te veçante dhe ishin profesoret e saj qe ngulmonin, por ajo u kthye ne atdhe, ku e priste martirizimi, sepse thoshte me kurajo kurdohere vetem te verteten,vetem ate qe ishte e drejte, vetem ate qe i sherbente popullit te saj, kur te tjeret nuk guxonin as t’a mendonin jo me t’a shfaqnin dhe t’a mbronin.

    Sabihaja nuk dinte dhe nuk deshte kurre te perdorte arme e bomba, por ate e akuzuan pa te drejte se kishte dijeni per «bomben» qe u vu ne ambasaden sovjetike, ne shkurtin e vitit 1951dhe ajo u be dhe mbeti Pishtare e Demokracise …».

    Kur ajo e mbaroi Liceun e kishin mbaruar vetem 78 maturante, qe kishin fituar edhe bakaloriatin e dyte. Sabihaja ishte e vetmja vajze qe ishte diplomuar dhe si e tille qendroi deri ne vitin 1937, kur ate lice e mbaroi edhe nje vajze e dyte, gjirokastritja Nedrete Hoxha dhe deri sa u mbyll ai lice studente te tjera nuk pati.

    Mbas liceut, ajo punoi disa vite si mesuese ne Shkollen Normale Femerore te Kor-çes, ku ka dhene lendet «Edukata Morale» dhe gjuhen frenge. Me pas, kur shkollat ne Shqiperi u shtetezuan, Sabihaja u emerua mesuese ne Institutin Shqiptaro-Amerikan te Kavajes, duke dhene po ato lende si edhe biologji.

    Ne vjeshten e vitit 1936, shteti shqiptar i akordoi burse studimi universitar per ne Itali.

    Ajo studioi ne Fakultetin e Shkencave Natyrore te Universitetit te Torinos.

    Sabihaja zgjodhi specialitetin e ihtiologjise, ate dege te shkences, sepse ajo ishte e bindur se Shqiperia me mbi 400 km bregdetin Adriatik e Jonian, me tre liqene, me nje siperfaqe totale mbi 1000 km katrore duhet te kishte nje ekonomi te fuqishme peshkimi, kultivimi te peshkut trofte e koran, duke i dhene te ardhura te medha ekonomise kombetare dhe mireqenie popullit shqiptar.

    Mbaroi Universitetin e Torinos me rezultat te larte, me notat 30/30 «me lavderim»

    ( trenta su trenta con lode) dhe me pas ne veren e vitit 1941, mbrojti edhe doktoraten.

    Katedra i ofroi asaj vendin e asistentes ne ihtiologjine fluviale, por ajo nuk pranoi dhe u kthye menjehere ne atdhe.

    Sabihaja u emerua menjehere mesuese biologjie ne Institutin Femeror «Nena Mbretereshe», ku gjeti shume kolege, intelektuale ne kuptimin e vertete te fjales, te cilet e donin, ndihmonin dhe respektonin njeri-tjetrin. Ajo arriti nje kenaqesi morale e shpirterore.

    Shendeti i saj i brishte e detyroi ate te shkonte per kurime ne nje sanatorium te Italise veriore, ku qendroi deri ne veren e vitit 1945.

    Kthehet ne atdhe dhe menjehere emrohet ne Institutin e Shkencave (parardhese e Universitetit Shteteror dhe e Akademise se Shkencave). Ky instuticion kishte te mbledhur, asokohe, eliten intelektuale, shkencore te atyre viteve. Aty punonin gjuhetaret Prof. Aleksander Xhuvani, Eqerem Cabej, Selman Riza, Kostaq Cipo, Mahir Domi, fizikanet e matematikanet si prof.Selaudin Toto, qe ishte njekohesisht deputet i Kuvendit Popullor dhe kryetar i Institutit, Kristaq Piliken, Qazim Turdiun, Sotir Kuneshken, botanistet: Kole Papariston, Ilia Mitrushin; zoologet: Sabiha Kasimati, Islam Zeko e tj.

    Dr. Sabiha Kasimati ishte emeruar shefe e sektorit te zoologjise, por ajo vet u morr vetem me ihtiologji. Ate fushe ajo e kishte hulumtuar qe nga koha e studimeve universitare, ndaj kur ajo u be shefe hulumtoi, gjurmoi, studioi gjithe faunen ihtiologjike detare dhe liqenore te ujerave territoriale shqiptare. Gjate dhjete viteve kerkimesh, ajo arriti te evidentonte te gjithe faunen ujore shqiptare, beri klasifikimin ne taksonomine ihtiologjike ne klasa, gjini, lloje, e nenlloje peshqish, percaktoi zonat e perhapjeve te llojeve me te rendesishme te peshqeve, ciklet biolgjike te tyre e tjere.

    Mbas nje pune voluminoze, mbi dhjetevjeçare, S.Kasimati duke plotesuar mijera skeda, koleksione mostrash te grumbulluara nga dhjetera ekspedita, duke filluar nga Liqeni i Butrintit e deri te liqejt e Lures, nga liqenet e Prespes e deri te detrat Adriatik e Jonian, duke regjistruar e perpunuar mijera refenca bibliografike e fotografi, ajo asokohe e kishte bere te gateshme monografine voluminoze «Peshqit e Shqiperise ».

    Por nuk ishte thene qe ate monografi ta botonte autorja e vertete.

    Ne vitin 1955, kur ne Shqiperi ende nuk ishte botuar as «Flora e Shqiperise» as edhe «Shpendet e Shqiperise», per te cilat punonin prej vitesh nje numer shkenctaresh, botohet vepra e dr.Sabiha Kasimatit, natyrisht jo me emrin e saj, por me emrat e rusit Anatolij Poljakov dhe te dy fillestareve: Ndoc Filipit dhe Ndoc Rakajt

    Pothuaj 39 vite me pare, kur kisha pake vite qe kisha mbaruar universitetin per biologji-kimi, isha i ngarkuar nga katedra e Zoologjise se Fakultetit te Shkencave, te studjoja e te hulumtoja boten shtazore e bimore te Liqejve Karstike te Dumrese. Mbas dy viteve pune vendosa te shkruaja nje artikull mbi kete teme, por aty ne ate artikull te botuar te revista «Ylli» ne maj te vitit 1966, kisha evidentuar shpendet e egra, gjitaret, zvarraniket si edhe bimesine, por nuk pata kurajon dhe pergatitjen per te evidentuar peshqit e atyre liqeneve. Kete problem e trajtova me profesor Islam Zekon, Mesues i Popullit, shef i katedres se zoologjise dhe ai duke njohur mire familjen dhe farefisin tim, ndonese si tip shume i ndrojtur, madje i frikesuar tere jeten e tij, me tha disa fjale qe sot e kesaj dite nuk i kam harruar. Ai atehere me foli per ihtiologen e talentuar, per Sabiha Kasimatin, qe njihte jo vetem tere peshqit e Shqiperise, por edhe ata te Detit Mesdhe e madje edhe te gjithe peshqit e liqejve te Evropes. Ajo vajze, sipas profesor Zekos, i cili kishte punuar se bashku me te ne nje dhome, ne nje sektor shkencor, ishte nje shkencetare evropiane ne fushen e ihtiologjise dhe qe Shqiperia do te ishte kurdohere e nderuar me personalitetin e saj.

    Por ATA e vrane !!!, me tha atehere profesori i mire dhe i gjore.

    Sabiha Kasimati ajo shkenctare idealiste e edukuar me Idete e Iluminizmit Freng, me nocionet e «Barazise, Lirise dhe Vellazerimit» u zhgenjye kur jetoi ato vite dhune dhe neperkembjeje. Ajo u tmerrua kur prof. Selaudin Totoja, deputeti shqiptar dhe disa intelektuale te tjere u pushkatuan, disa te tjere u futen neper burgje dhe u denuan me dhjetera vite, pse ishin atdhetare dhe jo internacionalista, pse donin Kosoven bashkuar me memedheun.

    Qendrimi protestues, kritikues i dr.Sabiha Kasimatit bie ne sy te Sigurimit te Shtetit.

    Sabiha Kasimati ne 22 shkurt 1951 arrestohet midis 81 intelektualve antikomuniste

    dhe pa asnje gjyq, kater dite me vone, pushkatohet, e vetmja grua, midis 22 te denuarve

    me vdekje. Gjate dy diteve hetuesi, dr. S.Kasimati nuk e humbi kurajon civile qytetare, guximin e saj karakteristike dhe i foli hetuesve te saj ato fjale qe sot e kesaj dite gjenden ne dosjet e Gjykates se Kasacionit Tirane. «Kam qene dhe jam kunder ketij pushteti, sepse nuk pajtohet me idelogjine time. Une nuk kam qene asnjehere e mendimit qe me akt revolucionar te merrej pushteti e te arrihej ne socializem.Une jam biologe dhe si etille une jam evolucioniste. Evolucioni eshte ne natyren e gjerave. Me dhune nuk shkohet ne as ne socializem, as edhe ne demokraci, me dhunen shkohet ne shkaterrim.

    Une vet nuk kam kryer ndonje atentat dhe as kam marre pjese ne ndonje mbledhje kur eshte marre vendimi per akt terrorist».

    Ky qendrim i saj vulosi denimin me vdekje. Ajo u pushkatua ne mengjesin e 26 shkurtit, ne fshatin Menik, 200 m. larg lumit Erzen.

    Metropol
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Dëshmitarja e fundit: Rrëfej vdekjen e Sabiha Kasimatit mes 21 burrave

    Diti Biçaku është dëshmitarja e vetme okulare që ka dëshmuar momentet e fundit të shoqes së saj Sabiha Kasimati, që ishte femra e vetme në mes 21 burrave, arrestuar mbrëmjen dhe të pushkatuar pa gjyq më 26 shkurt të vitit 1951 me pretekstin e vënies së bombës në Ambasadën Sovjetike. Në moshë shumë të thyer Diti Biçaku (Maliqi) e kishte të ngulur në kujtesë ngjarjen teksa dëshmon arrestimet në masë, prangosjen, njohjen me akt-akuzën nga vetë Mehmet Shehu. “Kjo ditë dhe ajo natë nuk harrohen. Unë jam arrestuar më 24 shkurt dhe Sabihaja më 23, në orën 12 të natës. Na morën me duar të lidhura. Rrugët ishin të mbushura me plot të arrestuar që po na çonin drejt burgut të madh. Ishte errësirë e madhe. Na futën në birucë dhe u bë një dritë sa një fije shkrepëse, kur pashë edhe Sabihanë…”, – kujton ajo. Diti Biçaku, e ulur në mes të sallës “Shekspir” në Teatrin Metropol, me flokët e bardhë borë dhe zërin që i dridhet teksa kthehet pas në kohë, u rrëfen familjarëve të 22 të pushkatuarve, të pranishëm në sallë, çfarë kishte ndodhur atë mbrëmje të ftohtë shkurti ku dëbora binte çika-çika me babanë, motrën, vëllain e gjyshërit e tyre që nuk u kthyen kurrë më. Ndoshta Zoti e shpëtoi që ajo të vinte këtë mbrëmje e të rrëfente jo vetëm historinë e 22 të pushkatuarve, mes tyre dhe shoqja e saj Sabiha Kasimati, por edhe të dhjetëra të arrestuarve të asaj nate.

    Zonja Diti Biçaku Maliqi, ju jeni dëshmitarja e vetme okulare e arrestimeve, burgosjeve dhe vrasjeve që pasuan me ngjarjen e hedhjes së bombës në Ambasadën Sovjetike. Si e kujtoni atë natë?

    Ishte ora 12 e natës kur ra dera e shtëpisë sime. Ishin tre të Sigurimit, të cilët të armatosur hynë brenda. Erdhën dhe më pyetën: Kush je ti? – Unë jam Diti Biçaku, iu thashë. – Në emër të popullit je arrestuar! Më vunë hekurat. Bënë një kontroll të imët nja një orë e ca në shtëpi, por nuk gjetën asgjë. Ashtu e lidhur u hodha sytë prindërve që po qanin me lot. U thashë të mos kenë gajle se unë isha pa faj e se do kthehesha prapë. Në ato momente nuk e di, por Zoti më dha forcë. Dola bashkë me ata të Sigurimit, të cilët ishin tre veta; njëri më rrinte majtas, tjetri djathtas e i treti përpara. I fola njërit që kisha në krah: Ku po më çoni? – Mos fol! – më bërtiti.

    Thatë se ishte ora 12 e natës. Ku ju çuan?

    Drejt e në qendrën e qytetit, ku është Sahati. Pastaj na drejtuan te burgu i ri (kështu i thoshin atëherë). Por kur dolëm te sheshi “Skënderbe” ishte mizëria me të burgosur. Rrugët ishin të mbushura me plot të arrestuar e drejtimi i të gjithëve ishte drejt burgut të madh. Të gjithë të burgosurit shoqëroheshin me nga tre të Sigurimit dhe kështu ne nuk mund të kthenim kokën as majtas, as djathtas që të shihnim njëri-tjetrin. Te burgu i ri pritëm shumë sepse nuk mbaronte radha e të burgosurve. Unë nuk e di në isha e fundit apo e parafundit. Kur më erdhi radha hyra te dera e parë. Një kërcitje e tmerrshme nga pas. Pas saj ishte një tunel shumë i errët që ndriçohej nga një dritë e zbehtë. Kaluam derën e dytë dhe pastaj më futën në një birucë. Biruca ishte pus. Nuk kishte fare dritë. Më lanë aty dhe i vunë llozin derës. Unë nuk e dija ku isha. Në atë moment u ndez një fije shkrepëse në mes të 5-6 vetëve që ishin të gjitha gra. Mes tyre ishte dhe Sabiha Kasimati. Ishte ajo që ndezi fijen e shkrepëses. Kush je?- më tha, se nuk shihej mirë. – Jam Diti Biçaku, iu përgjigja. Në vend që të më thoshte “obobo”…se më kishin arrestuar, tha “o shyqyr”, ngaqë i doli një e njohur në atë tmerr. Unë, Sabiha Kasimatin e kam njohur që kur kam qenë në Elbasan.

    Sa kohë ju mbajtën në qeli?

    Nuk e di, se nuk e kuptoje se kur ishte ditë e kur ishte natë. Ngaqë bënte shumë ftohtë u futa në dyshekun e Sabihasë dhe u mblodhëm të dyja për t’u ngrohur. Ajo ishte me temperaturë. Ndërkohë që po bisedonim kërciti dera. Erdhën ata të Sigurimit. U futën brenda dhe thirrën emrin e Sabiha Kasimatit. Sabihaja dridhej nga të ftohtit se ishte sëmurë. Unë hoqa pallton time të madhe dhe ia hodha në krah. Me atë pallto është pushkatuar. Doli Sabihaja. Pas pak erdhën dhe thirrën edhe emrin tim. Të dyjave bashkë na futën në një dhomë ku ishin dhe disa persona të tjerë. Ishin ata të hetuesisë. Na ulën në një tavolinë që ndriçohej nga një fener. Ishte Mehmet Shehu dhe ca që nuk i njihja atëherë, por tani i njoh. Mehmet Shehu përplaste dorën në tavolinë duke thënë: “Këto janë armike të popullit. Këto deshën të na përmbysnin pushtetin tonë popullor. Nuk duhet të kemi mëshirë për to, por t’u japim dënimin maksimal se e kemi fitu me gjak pushtetin popullor”. Në këtë moment unë dhe Sabihaja i shtrënguam dorën njëra-tjetrës dhe e kuptuam se ishim shumë në rrezik.

    Çfarë ndodhi pas kësaj me ju dhe Sabihanë?

    Pasi mbaruam aty na larguan nga dhoma. Pas pak dëgjuam zhurmën e një makine të madhe. Ajo makinë vinte gjithmonë aty e mbuluar. Edhe sot e kësaj dite zhurmën e makinës më duket se e dëgjoj. Erdhi makina te dera dhe i futën të gjithë të lidhur. As kokën s’e ngrinin dot. Ne nuk e mendonim kurrë se po i çonin për t’i pushkatuar, por mendonim se ata shpëtuan dhe po i lironin. Ne ishim të gjithë të pafajshëm. Erdhën dhe morën edhe Sabihanë që e hipën në atë makinë. Në atë moment ajo më tërhiqte që të shkoja me të. Unë doja të shkoja me Sabihanë, por një nga gardianët më tërhoqi dhe makina u nis. Me sa duket unë nuk isha në listë për t’u pushkatuar. Nuk e di si shpëtova, por në atë kohë pyesja o Zot, pse nuk shkova dhe unë me Sabihanë, sepse mendoja se atë e kishin liruar.

    MAPO
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  3. #3
    me la nje shije te hidhur ky fevziu i opinionit mbrem

    megjithe vuajtjet e jetes se tyre qe kishin perjetuar,te ftuarit rrezatonin kulture e qetesi e qartesi sa her qe flisnin,ky legeni fevziu nuk rrinte dot pa i nderpre pothuaj cdo her qe ju jepte fjalen,ndersa tjeter ben me legenat e politikes kur i fton.

    e keqa e ligesia e ka mberthu keq ate vend e ate popull...nga nje sistem kanibal e vrastar qe ishte, eshte kaluar ne nje sistem shkerdhat e degjenerim.

    ndiqeni nga fillimi deri ne fund emisonin,ku i neveritshmi fevziu,as faleminderit dhe naten e mire nuk begenisi te ju thonte te shkreteve jetime.


    http://www.tvklan.al/emisioni.php?id=4343#

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Sabiha Kasimati, gruaja e vetme ndër 22 të dënuarit me vdekje

    Sabiha Kasimati: Evolucioni është në natyrën e gjërave

    Fatmira Nikolli – Më akuzuan për terroriste. U thashë: Unë kam studiuar për biologji dhe jam evolucioniste. Evolucioni është në natyrën e gjërave. Me dhunë nuk shkohet dot as në socializëm, as në demokraci; shkohet drejt shkatërrimit”. Këto kanë qenë fjalët e fundit në qeli që Sabiha Kasimati i rrëfente shoqes së vet.

    Në ditën e parë të vitit akademik universitar 2018-2019, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit përuroi këndin e kujtesës për Kasimatin, në Muzeun e Shkencave të Natyrës, që tashmë mban emrin e saj. Nderi i Kombit dhe themeluese e këtij muzeu, për të nderuar kontributin e saj profesional dhe integritetin në takimin e djeshëm morën pjesë dhe vlerësuan figurën e saj, dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës prof. dr. Spiro Drushku, rektori i Universitetit të Tiranës, prof. dr. Mynyr Koni, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla dhe Uran Butka, në prani të përfaqësuesve të shumtë të botës akademike, familjarëve, studiuesve, studentëve dhe trupit diplomatik.

    Me realizimin e këndit informues në hyrje të Muzeut, Autoriteti vëren se përmbush një ndër detyrat e tij të informimit qytetar përmes kërkimit shkencor, në funksion të së vërtetës historike dhe përballjes me të shkuarën. Pas një pune më shumë se njëvjeçare të institucionit, të bashkërenduar me projekte të shkencës, hedhjes dritë mbi të kaluarën dhe ridimensionimit të personaliteteve, u bë e mundur që Sabiha Kasimatit t’i jepet një vend nderi në Muzeun që e ideoi, konceptoi, propozoi e themeloi, para se të dënohej dhe ekzekutohej brutalisht, për t’u braktisur në harresë dhjetëravjeçare. Vetë Muzeu është organizuar ashtu siç Sabiha Kasimati e ideoi në dokumentin me të cilin ia propozoi ministrit të Arsimit të asaj kohe, Ernest Koliqit.

    KËNDI

    Këndi i kujtesës përmban materiale që e prezantojnë Kasimatin si shkencëtare dhe personalitet kurajoz. Ai është finalizuar nga bashkëpunimi i një grupi ndërdisiplinor me historianë, biologë, arkivistë, gazetarë e kërkues shkencorë dhe një pjesë e të dhënave ekspozohen për herë të parë. Narrativa e jetës dhe veprimtarisë së Sabiha Kasimatit është bazuar në dokumente, shkresa, raporte e fotografi të rralla; pas propozimit të AIDSSH më 8 mars të këtij viti, për t’i dhënë emrin e saj Muzeut të Shkencave të Natyrës, vendim i miratuar unanimisht nga Senati i Universitetit të Tiranës.

    Prej vitesh, studiues të shumtë, bazuar në kërkime të shumta arkivore, përmes publikimeve të ndryshme kanë synuar ridimensionimin e figurës së saj për t’i dhënë vendin që i takon në historinë dhe shkencën shqiptare. Presidenti i Republikës e ka nderuar me medaljen “Për veprimtari patriotike” dhe në kuadrin e grupit të 22 intelektualëve të pushkatuar, si “Nderi i Kombit”. Duke i prezantuar këto studime në një institucion arsimor, Autoriteti i njeh të rinjtë dhe publikun e interesuar me personalitetin e Kasimatit dhe, përmes dokumenteve e dëshmive, ndihmon në ringritjen e emrit të saj. Në mjediset e Muzeut dje u shfaq edhe një film dokumentar mbi jetën e Sabiha Kasimatit, i gazetarit Ferdinand Dervishi.

    Kryetarja e AIDSSH-së, Gentiana Sula në fjalën e mbajtur dje tha se në kënd reflektohet me narrativë të pasur, – bazuar në dokumente, foto, raportime, procesverbale apo vendime, – jeta e saj me zhvillime domethënëse dhe veprimtaria shkencore e prerë në mes, në të cilën Kasimati ka kontribute të spikatura sa i përket iktiologjisë. “U desh më shumë se një vit që të rindërtohej figura e kësaj zonje të rrallë, të spikatur në secilin mjedis ku bënte pjesë, origjinale dhe e guximshme, e thellë dhe vizionare. Puna jonë për këtë vazhdon. Një libër i plotë me shkrime të studiuesve të fushave të ndryshme, me dokumente arkivore dhe foto të rralla pritet të dalë së shpejti. Po ashtu, një axhendë praktike, e dizenjuar posaçërisht, bazuar në punën e saj shkencore dhe arritjet si studiuese do të jetë së shpejti në duart e studentëve dhe profesorëve; që Sabihaja të kujtohet përmes veprimtarisë e kontributeve konkrete, jo vetëm për mënyrën tragjike si mbylli sytë”, bëri me dije kryetarja e Autoritetit. Sula tha se në fillim të këtij viti, Autoriteti ka hapur arkivat dhe në bashkëpunim me institucionet, kontribuon në ridimensionimin e personaliteteve të ndryshme të dijes, të përndjekur nga Sigurimi i Shtetit.

    Sabiha Kasimati është në dhjetëshen e parë të studiuar, shumë shpejt pjesë e një platforme interaktive në shqip dhe anglisht, me të dhëna e detaje interesante për shumë emra të njohur të shkencës dhe edukimit.

    Autoriteti e ka hapur dosjen e Sabiha Kasimatit me kërkesën e familjarëve para më shumë se një viti. Më 15 shtator të 2017-ës, figura dhe personaliteti i saj u përkujtuan në mjediset e Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Po atë ditë, veç dosjes së saj të plotë, u bë e njohur edhe diploma e studiueses, e sjellë nga Universiteti i Torinos, në bashkëpunim me ambasadën italiane. Shumë aktorë u përfshinë në procesin e hedhjes dritë mbi figurën komplekse të Sabiha Kasimatit. “Duke i dhënë një vend nderi Sabiha Kasimatit në hyrje të tij, Autoriteti, në bashkëpunim me partnerët ka realizuar misionin e vet themelor, hapjen dhe nxitjen e dialogut përmes shkëmbimit të informacionit me universitetet, duke u dhënë mundësi të gjithëve të njihen me materialet e Kasimatit”, tha Sula, duke shtuar se Autoriteti ka ndërmarrë projekte serioze për hulumtimin në jetën dhe veprën e personaliteteve të anatemuar nga regjimi komunist, në përpjekje për t’i shpluhurosur dhe sjellë në të sotmen përmes qasjes shkencore, asaj të të drejtave të njeriut dhe dëshmive të rezistencës.


    Voice of Albanians VOAL - Tetor 2018

    https://www.voal.ch/sabiha-kasimati-...media/dossier/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 15-09-2022 më 22:57

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Sabiha Kasimati, gruaja e vetme ndër 22 të dënuarit me vdekje

    https://gazetasi.al/110-vjetori-i-li...are-shqiptare/

    110 vjetori i lindjes së Sabiha Kasimatit - Shkencëtares së Parë Shqiptare

Tema të Ngjashme

  1. Deklarata universale e të drejtave të njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Gruaja në Islam
    Nga Xhenneta-Morina në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 23-08-2009, 19:32
  3. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  4. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50
  5. Të drejtat e njeriut në Lindje dhe në Perëndim
    Nga Shpresmiri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-02-2004, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •