Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 52
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Antarsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,380

    Festivali i Kngs n RTSH 2005

    Festivali i Kngs n RTSH dhe prfitimet e Artur Zhejit

    Nga Xhelil Aliu -


    Festivali i Kngs n RTSH, i cili sivjet zhvillohet pr t 44-tn her, ka lindur si nj domosdoshmri e zhvillimit dhe lvrimit t kngs shqiptare.Dhe e vrteta sht se nga viti n vit ai ka ardhur gjithnj n rritje dhe nuk i ka zhgnjyer dashamirsit e shumt t kngs. Q kur nisi pr her t par, n fund t vitit 1961 e n vazhdim, ai ka sjell vlera cilsore, si n aspektin muzikor e letrar, ashtu edhe n at interpretues t kngs. Fakti q ne dgjojm edhe sot e ksaj dite kng t Festivalit t Par, t dyt e me radh, tregon pr punn e madhe profesionale e me pasion q kan br krijuesit e kngs, kompozitor, autor tekstesh, orkestrues, intepretues, regjistrues e transmetues t saj nga njri festival n tjetrin. Por, konstatojm me kqardhje se kjo tradit e bukur sht prishur n festivalet e fundit. Do t dshiroja t kujtoja ndonj nga kngt e ktyre festivaleve por, pr fat t keq, nuk ka mbetur asgj. Kjo, sepse drejtuesit q meren me festivalin nuk meren me at q sht esenciale, pra me vet kngn. Duke patur si qllim kryesor fitimin, ata i kushtojn vmendje ans spektakolar t festivalit, dritave, kostumeve, efekteve etj. Kjo llogjik ka ndryshuar komplet mnyrn e organizimit dhe proedurn e puns me t. Redaksija e krijimtaris muzikore, e cila ka qen nj shkoll e vrtet e kngs shqiptare, tashm sht kthyer n nj sektor inekzistent, i cili ka hequr dor nga qllimi kryesor pr t cilin sht ngritur. Kngt e festivalit vijn t gatshme n CD, t regjistruara npr studio amatorsh, ndrkoh q mjeshtrit e zrit n Radio dhe studiot ku mund t bhen regjistrime t mrekullueshme, heshtin. Nuk synohet trheqja e firmave t njohura, t cilt jo vetm e rrisin prestigjin e vepritaris, por sjellin edhe elemente t reja n cilsin e kngs. Nuk bhet pun me kngtart, t cilt kan mjaft probleme me t ecurn, me qndrimin n sken, me gjestikulacionet e teprta, apo me imitimin n mnyr shabllone t kngtarve t tjer. N kt mnyr Festivali nuk sht m nj sken ku shpalosen vlerat e vrteta krijuese e interpretuese, nj ballafaqim talentesh n kompozim e interpretim, por nj vitrin, ku ekspozohen mallra t prodhuara e t trukuara n punishte t ndryshme. Edhe nxjerja e Orkestrs q bn sikur ekzekuton, sht nj truk i rndomt, i cili tashm nuk mund t pranohet m. Kjo mnyr pune ka frenuar krijimtarin e mirfillt t profesionistve, ka larguar emra t njohur t kngs dhe rrjedhimisht Festivali i kngs n RTSH e ka humbur interesin e publikut. Un nuk mund ta kuptoj festivalin e kngs pa emra t till si Adrian Hila, Shptim Sarai, Redon Makashi, motrat Libohova, Aleksandr Gjoka, etj, t cilt e duan kngn dhe kan dhn gjithka nga shpirti i tyre, pr ta br sa m t mir at. Drejtuesit e RTSH e kan m leht ta bjn festivalin me emra pak t njohur, madje edhe me t rinj, q krkojn t bhen t njohur nprmjet nj veprimtarie t till. Ksaj kategorie mund ti mbyllet goja edhe me pagesa minimale dhe njkohsisht ti faturohen edhe dobsit e Festivalit. Sepse, dekoratat e sukseseve dhe autolvdatat e tipit a doni m pr Belulin, drejtuesit i marrin pr vehte, si bn pr pjesmarrjen n Festivalin e parvjetshm europian. Edhe pse kjo pjesmarrje ishte nj proedur e zakonshme e EBU, pr vendet antare t saj, vet Artur Zheji e Gzim Podgorica dalldisn prej delirit dhe ishin gati t besonin se aty po lindte vrtet RTSH. Udhtimet q bn si shoqrues t kngtares n Turqi, Ukrain e gjetk, si dhe intervistat e dhna prdit prej tyre n ekranin e TVSH, i detyruan njerzit t thon: More, kush ka knduar? Kta, apo Anjeza Shahini?. E njjta gj ndodhi edhe vjet me A. Hiln, P. Laon e L. elon, t cilt sivjet nuk do t jen fare n festival. N dispozicion t Festivalit vihen shuma jo t vogla. Vjet KD i RTSH mirastoi fondin e festivalit prej 250 milion leksh. Por, sht nj shum jo e m e vogl q mblidhet nga sponsort e shumt q i ofrohen ksaj veprimtarie. Por vetm nj pjes e ktyre parave shkon n favor t kngs, t shprblimit t krijuesve t saj, t kngtarve, t atyre q ia prcjellin publikut etj. Bile mund t themi q pikrisht ata q e bjn punn, shprblehen m pak. Le t ndalemi pak tek mjeshtri i zrit, ose ai q siguron ann dgjimore t kngs n publik. Dihet q knga shijohet duke u dgjuar. Provoni ta shikoni Festivalin n televizion, ku ka nj figur t bukur, nj dekor t mrekullueshm, kostume e ndriime perfekte, por q nuk dgjoni melodin e kngs. Sigurisht, do t ndjeheshit ngusht dhe festivali do t ishte i dshtuar. Radio-Tirans nuk i mungojn ustallart e zrit, t cilt ndr vite jan br mjeshtra t puns me t. Edhe mjetet nuk i mungojn, madje studiot e saj i kan zili edhe t huajt q vijn e shikojn. Por drejtuesit e RTSH i harxhojn parat duke marr mjete me qera, ndrkoh q operatort e pa lodhur t zrit dhe figurs, teknikt e regjsitrimit, t montimit e t transmetimit, ata q e bjn realisht punn, trajtohen si argat me nga nj lmosh qesharake. Vetm me qeran e paguar pr nj vit, ato mjete do t ishin bler disa her. Natyrisht, drejtuesit nuk e kan hallin tek sigurimi i mjeteve. Ata duan q, nprmjet ktyre, t mbulojn rrjedhjen e parave npr xhepat e tyre. Po ti hedhsh nj sy preventivit t festivalit, t merret mendja nga zrat e shumt, nga struktura e emrtesa komplet parazitare dhe shpesh t pa nevojshme. Nj mori njerzish, q nuk kan asnj lidhje me kt veprimtari, nuk len gur pa lvizur pr t regjistruar emrin n borderot q bhen pr ndarjen parave. Pa llogaritur Drejtorin e Prgjithshm ose Lalin e Madh, i cili ktu qndron prapa listave, pasi edhe zarfi i shkon indirekt, jan nj mori njerzish t tjer, t cilt i vn vehtes emrtesn e drejtorit, vetm pr t prfituar nj shprblim t majm nga fondi i festivalit. Kshtu kemi Drejtor t Festivalit, Drejtor Artistik, Drejtor organizativ, Drejtor t Fonis, Drejtor t Ndriimit, Drejtor t Fotografis, Drejtor Ekonomik, Drejtor Shtypi etj. pa hyr n emrtesa t krijimtaris, si regji, skenografi, skenar, koreografi, etj. Duke krahasuar preventivin e festivalit t vjetshm me kt t sivjetshmin, nuk ka si t mos uditesh me rrumpallhanen q udhheq drejtorin e festivalit n caktimin e tarifave. Ja disa zra, n lek t vjetra:

    ZRAT VJET SIVJET
    - Salla e Festivalit - 18 milion 24 milion
    - T ftuar artst t huaj - 20 milion 15.8 milion
    - Sigla e Festivalit - 7,5 milion 7.5 milion
    - Foni me qera - 3 milion 6 milion
    - Ndriim me qera - 7,5 milion 7.5 milion
    - Drejtori i Festivalit - 1 milion 3 milion
    - Prezantuesi i Festivalit - 5 milion 4 milion
    - Regjisori - 5 milion 3 milion
    - Krijuesit muzikor - 27 milion 30,6 milion

    Bie n sy ktu pagesa q Gzim Podgorica i ka caktuar vehtes. Kjo sht ajo q deklarohet, por nuk ka naiv ta besoj q Gzimi e mbyll festivalin me kaq pak fitim. Megjithat, le t flasim pr kt q sht e shkruar. far pune t teprt po bn sivjet pr festivalin ky njeri, q e ka ngritur shprblimin e vet, nga nj milion, n 3 milion? A nuk po bn detyrn e tij ai, pr t ciln paguhet jo pak, por nj milion e dyqind mij lek rrog n muaj? Pse u dashka q t paguhet prsri, duke harxhuar pagn vjetore t dy gazetarve t Radios, t cilt ai tashm po i hedh n rrug, duke mbyllur Kanalin e Tret dhe nj pjes t Orkestrs. Duke mos u udhhequr nga asnj kriter apo ligj i aprovuar pr kto tarifa, vjet ai i kishte caktuar regjisorit 5 milion lek, kurse sivjet 3 milion lek. Natyrshm lind pyetja: Mos ndoshta sivjet ka m pak pun pr regjisorin, apo regjisori i sivjetm sht m i dobt se ai i vjetshmi? Pse pikrisht 5 milion, apo 3 milion dhe jo 15 milion, bie fjala, apo 2 milion? Natyrisht q n llogjikn e pagesave t sotme, kur dgjojm q ky gazetar u ble nga iks TV me 7 milion e tjetri u shit me 10 milion, shprblimi prej 5 apo 3 milionsh mund t mos duket ndonj udi. Por RTSH operon vetm n baz t tarifave t aprovuara, t cilat edhe ktu duhen respektuar pr t qen n rregull me ligjin. Pa dashur t ekzagjerojm, nuk mund t mos habitesh nga shifra prej 7,5 milionsh vetm pr nj sigl t festivalit, e cila nuk shkon m shum se dy minuta. Salla e Festivalit, ka po ato kushte dhe prmasa q kishte vjet, kur u paguan 18 milion lek, kshtuq nuk kuptohet se pse tarifa e sivjetme sht br 24 milion!!! Po kshtu mund t themi pr t ftuarit nga jasht ose pr pagesa t tjera t panevojshme, t cilat, tek e fundit, rndojn n kurriz t nivelit t kngs dhe festivalit n prgjithsi. T gjitha kto e mjaft shqetsime t tjera e kan kthyer Festivalin e kngs n RTSH n nj veprimtari t rndomt. Ata q meren me organizimin e tij, nuk kan qllim kryesor kngn, por pakon q marin nga Babagjysh Festivali i Ri. Gjat gjith vitit ata meren me punt e tyre dhe n fund vijn e bjn festivalin. Me mbylljen e siparit t nats s fundit, ata marin pakon dhe nisin prsri pushimet e gjata njvjeare n pritje t pakos q do tu sjell festivali tjetr. Kta njerz zbehin emrin e madh t RTSH, i cili sht rritur dhe ka fituar respektin e publikut nga puna dhe angazhimi i punonjsve, i gazetarve, i krijuesve, e jo nga drejtuesit, t cilt n t shumtn e rasteve, kan spekulluar dhe kan abuzuar n kurriz t tij. Prandaj sht detyr e vet krijuesve q t reagojn ndaj mediokritetit t drejtuesve, t cilt po e zhvleftsojn kt fest tradicionale gati gjysm shekullore t fund vitit, si sht Festivali i Kngs n RTSH.

    Sot.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    toXic Maska e ridy85
    Antarsuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Mosha
    35
    Postime
    339
    Jam larguar nga Shqipria ne shtator te 98. Edicioni i fundit qe kam ndjekur ishte ai i vitit 97 ku fitoi Elsa Lila. Deri at vit mua feastivali me ka pelqyer shum. Si nga ana e kengeve, ana skenike, e te tjera. Kte vitin e fundit duke patur mundsine te shikoja TVSH me satelit, vura re nje kualitet shum te dobet te edicioneve te festivalit pas 97. I vetmi qe me pelqeu qe ai i vitit te kaluar ku cilsia e muzikes ishte me e lart. Ne pergjithsi vura re nje kualitet te dobet persa i perket komplet RTSH si televizion publik. Kjo me vjen keq.
    Sot ne dark pash ca speciale te TVSH per festivalin qe do filloj me daten 16 pra te premten. Mi hypen shum nervat pergjigjet plot indiferentizem nga ana e regjizorit dhe te drejtorit Artur Zheji. Ne vend te jepnin pergjigje entuziasmante per edicionin e ktij viti qe ne fund te fundit ti benin pak publicitet, u pergjigjnin sikur po flisnin per programin e flamur topit qe jepet mbasdite te tvsh dhe jo sikur po flisnin per nje program te drejtperdrejt qe do shikohet nga shqiptaret ne te gjith boten dhe qe esht vetem 3 dit ne vit.
    Sa per orkestren esht shum gabim i madh neqoftse e kan pergjysmuar. Ajo esht nje element kryesor ne nje gar muzike live. Biles nje orkester me shum element arrin te percjelli tek publiku edhe nje kualitet akoma me te lart persa i perket kenges nga ana fonike. Edhe skena e ktij viti nga ajo qe vura re mu duk shum koti.
    Ishalla gabohem ne kto qe thash edhe te premten shpresoj me te vertet te shoh nje spektakel te mirfillte.
    Ne fund te fundit neqoftse RTSH nuk arrin te organizoj nje festival nacional, si pretendon te organizoi EuroVizionin ne rast fitore. Pasi dihet qe kur nje televizion pranon te marri pjese ne EBU, domethene qe ka konditat e pershtatshme per te realizuar nje spektakel te permasave te medha. Sinqerisht TVSH nuk esht e atij niveli.
    firm e?????......ahuuuuu pertokam !!!

  3. #3
    toXic Maska e ridy85
    Antarsuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Mosha
    35
    Postime
    339
    Edicioni i 44-t i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar, mbrëmë tek Kongreset

    Nata e parë e festivalit mbarëshqiptar


    A. Mile

    Në skenën metropolitane të realizuar nga skenografi Ilia Xhokaxhi, u ngjitën mbrëmë 17 këngëtarët e natës së parë, të edicionit të 44-t të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar. I pari që u ngjit në skenën e Kongreseve ishte një nga këngëtarët më të rinj në moshë, Besart Halimi, për të vazhduar me grupin “Sfinks”, Rudin, Edmond Mancakun, Julian Lekoçajn e kështu me rradhë, një armatë e tërë të rinjsh që garojnë për çmimin e parë, trampolinën drejt Festivalit Evropian i cili vitin që vjen zhvillohet në shtetin fqinj, Greqi. Parada e këngëtarëve u prezantua nga Drini Zeqo dhe këngëtarja Soni e cila e veshur në të kuqe çeli festivalin me këngën e saj “Djeg si zjarr”. Si më i sprovuar në këtë fushë Zeqo, ka mbajtur peshën më të madhe të prezantimit, megjithatë edhe Soni është munduar që të jetë në lartësinë e duhur. Por dy prezantuesit nuk kanë drejtur të vetëm. Një punonjëse e RTSH-së, një futbollist senegalez, një kasap, një vajzë që pi qetësisht kafenë në një nga baret e Tiranës… prezantuan emrat e autorëve të këngëve në konkurrim. Ka qenë kjo ide e regjisorit Leonard Gjata, ndoshta, jo vetëm për të lehtësuar punën e prezantuesve që për herë të parë drejtojnë një aktivitet me këto përmasa, por edhe për të treguar që festivali i dimrit është më popullori në Shqipëri. Dhe kjo është e natyrshme me 44 vitet që mban mbi supe, megjithatë vitet e fundit, popullariteti i festivalit të fundvitit u eklipsua disi nga konkurrenca e dy festivaleve të tjera private të këngës. Megjithatë pjesëmarrja në Festivalin Evropian, duket sikur qenkësh ilaçi për të rikthyer interesimin për këtë aktivitet. Krahas këngëtarëve që jetojnë brenda territoreve shqiptare, kanë ardhur edhe këngëtarë nga Kosova e Maqedonia, si Edona Llaloshi që interpretoi mbrëmë e Agim Poshka. Por ka të tjerë që kanë ardhur edhe më nga larg, si Miriam Cani që pretenduese vjen në këtë festival nga Gjermania. Jo më me pak pretendime janë rikthyer edhe emra që i kanë munguar skenës së festivalit, si Manjola Nallbani e Albërie Hadërgjonaj. Sa i përket ritmeve, ato janë nga më të ndryshmet, nga baladat, tek rroku, hip-hopi, etj. Çuditërisht, nuk ndihet aq e theksuar si një vit më parë tendenca për të gërshetuar ritmet pop me ato folk, megjithatë edhe ky variant nuk mungon. Në skenë ngjitet edhe këngëtarja Soni e shoqëruar nga grupi popullor i Tepelenës, nën një kompozim të Genti Lakos. Sot, në natën e dytë pritet që të ngjiten në skenë 17 këngë të tjera dhe emra të njohur këngëtarësh e krijuesish.




    17/12/2005 nga gazeta SHEKULLI
    firm e?????......ahuuuuu pertokam !!!

  4. #4

  5. #5
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Antarsuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Di kush si quhet kenga(dhe kengetarja mundesisht )qe hapi naten e dyte?(jo ne konkurim natyrisht)
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Antarsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    pash naten e dyte..
    dobet shume veshjet muzika e skena..

    me pelqeu vec kenga e dyte e nates se dyte.. e kompozuar dhe kenduar nga njifar S mara a sdi si e kishte..

    kusuri..merre me lang se mishi u maru ..kur thot poplli..

  7. #7
    toXic Maska e ridy85
    Antarsuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Mosha
    35
    Postime
    339
    Blue sky naten e dyt e hapi kengetarja Soni e cila dhe prezantonte festivalin
    firm e?????......ahuuuuu pertokam !!!

  8. #8
    toXic Maska e ridy85
    Antarsuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Mosha
    35
    Postime
    339
    I ndoqa te dy netet. Nata e dyt ishte shum me lart se e para nga ana e skenike dhe ajo e ndriçimit. Kenget nuk ishin fort keq. Ndryshim shum i madh se sa me vitet e kaluara.
    firm e?????......ahuuuuu pertokam !!!

  9. #9
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Antarsuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Ncuq,Sonin e njoh une,vetem nese i ka prere floket e bere bjonde Ajo per te cilen flas une eshte bjonde,floke te shkurtra,e shoqeruar me ca balerine,cisme te bardha deri ne gju,jeans...a dicka e tille.Kendoi nje kenge qe me pelqeu.
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e inter__fan
    Antarsuar
    17-12-2005
    Vendndodhja
    Giuseppe Meazza
    Mosha
    32
    Postime
    33
    me mire festivalin ta fitoje ajo gjermania e grupit prelude, jo se e kishte ndonje gje por e kishte me moderne kengen se te tjeret,,,
    pastaj na jep gjermania 10 pike ne eurovizion:-)

  11. #11
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Antarsuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Te shofim ca kenge vk do dali fituese ket here
    Problemi me muziken shqiptare nuk eshte te talenti sepse kengetari e ka zerin dhe nuk eshte aq e veshtire te interpretosh bukur ne skene.
    Problemi eshte se muzika behet nga kompozitore lagjesh ose me mire te them pa asnje perqindje shije.
    Sa bukur filloi kenga e Genta Ismailit te Kenga magjike dhe 15 sekonda ne kenge thashe une qe kjo kenga do dali skandal se e paramendova kapacitetin e aftesise se kompozitoreve tane ne festivale.
    Pse mos ta kompozoje vete artisti muziken?
    Nuk do cuditem po u zgjodh nje kenge skandal prape si gjithmone.
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  12. #12
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Antarsuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Hey a na thote njeri dicka per ket kengetaren e re Erinda Dhima se me beri pershtypje kenga e kendonte me theks sikur te ishte greke
    A eshte minoritare kjo baxhella dhe nese po si ka mundesi keta mbeturina e lejojne te kendoj ne festivalin kombetar e mundesisht te perfaqesoje Shqiperine me ate theks greku
    Ca info please ......
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  13. #13
    Perjashtuar
    Antarsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509

    festivali

    Pashe fotot dhe me erdhi te qesh: Kozma Dushi ishte veshur si bankier nje nate dhe si "pimp" naten tjeter, Edmond Mancaku i veshur si shofer Skode, Aurel Thellimi si katunar nga Teksasi. Guximtar Rushani kendonte me shall leshi ne qafe.

    Kush e fitoi festivalin si perfundim? Qe mos vdes injorant.
    Ndryshuar pr her t fundit nga Pasiqe : 18-12-2005 m 16:37 Arsyeja: gabime ortografike

  14. #14
    toXic Maska e ridy85
    Antarsuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Mosha
    35
    Postime
    339
    Fitoi Luiz Ejlli me kengen "zjarr e ftohte".
    Juria o ka kompetentat e ktij timit se per ndryshe nuk ka mundsi. Ta themi drejt, kenga shum e bukur per te fituar festivalin, po sa per eurovizionin, as qe nuk behet fjale. Shum folklorike per audiencen europiane. Ne vjet u dogjem me Ledinen pikerisht se kenga ishte etno, jo se s'ishte e bukur, mua kenga "neser shkoj" me pelqen shum, por e pam te gjith si perfundoi. Kte vit me duket se s'kemi per ta kaluar gjysemfinalen
    firm e?????......ahuuuuu pertokam !!!

  15. #15

    Angry

    Po mire mo, t'a marrim vesh ne...nuk kane turp keta juristat e nderuar qe zgjodhen kete kenge midis gjithe atyre te tjerave qe kishin!!!

    Jeni ne vete ju o njerez, pse mo kenga e Luiz Ejllit ishte fituese e festivalit sipas jush? Kjo kenge jo vetem qe eshte e dobet per rrymen e muzikes qe ka, po eshte ofenduese per c'do Shqiptar ne bote! Dhe ja u them shume seriozisht! Ja, tani do shkoje ne maje te Athines loloja edhe do na prezantoje si kafshe te egra me gajde...turp turp kush t'a degjoje!!! C'jane keto shtaza do thone Evropianet, keto kafshe parahistorike me canta me pipa ne maje te gojes.

    Po ajo kapelja e ketij Luizit, per c'a e perdor tjeter ai? Se si shume klluf klluf duket...

    Vallaj per zotin kemi per te lon nam ne Eurovizion. Si nuk zgjodhen nje njeri persmari keta dreqer. Po me gajde na lane gjithe jetes.....zgjidhni o njerez kenge klas t'a haje dreqi, c'jane keto turpe per Zotin!!

    Kombi jone do te prezantohet kete Maj ne Athine, Greqi me nje performance qe vallaj, do na beje te dukemi si klyshat e shejtonit. Ja mbajeni mend kete qe po ju them.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Antarsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Nje zhgenjim i papare.Turp per jurine.Evis Mula ose Erinda Dhima(gjysma e se keqes kjo por shume me e mire se te tjeret)duhej te fitonin.
    Ta qajne vendin e Anjezes dhe ta kujtojne ate me nostalgji tashme....
    ...akoma nje krim nga "artistet-veteran(shiko Avni Mulen)-juri"...

    Ika se jam me nerva tani



    rydi85,ky e pe apo degjove te bukuren ti ne kengen fituese?Mos qofsha gabim por kenga sic nisi ashtu mbaroi,pa ngjyra,pa muzikalitet,pa performance....nje lemsh i thurur keq.Isha teper indiferente per kengen dhe mund te them qe e kalova tek Portokallia kur filluan notat e para.Barkmedhenjte qe s'dinin se c'kendonin apo tek bicim-cifteteli qe perdridheshin me kot?



    Frodo,Erinda eshte nje kengetare e talentuar dhe ajo fjala "baxhello" sikur nuk i pershtatet,teper ordinere me duket per t'iu drejtuar asaj.PO ,ajo ka 14 vjet qe kendon ne Greqi dhe me "emra te medhenj" te lutem,qe do kishte zili cdo kengetar te ishte ne vendin e saj.Jo se e pelqej muziken qe ajo kendon,por ajo thjesht kendon alla-elenika qe te mbijetoj ne kete vend.
    Ndryshuar pr her t fundit nga Ard : 19-12-2005 m 03:45

  17. #17

    Unhappy

    Jam shume dakort me Ardin. Megjithese per Erinden do kisha qejf te shikoja dicka me "shqip" si te thuash, se diksioni ka rendesine e vet ne kenge apo jo.....megjithese kishte nje prezantim shume te mire. Naten e pare e pelqyen goxha...por ne finale gjysma e brohoriti dhe gjysma tjeter ja bente booooo.

    Hajt mo, u pa puna.....PO EVIS MULA KISHTE KENGEN FITUESE PA DYSHIM!!! Pa asnje kokerr dyshimi ne mendjen time. Ky eshte nje skandal qe u be, edhe nuk kishte pse te behej "ashtu kot". Kur shumica e njerezve do Evis Mulen edhe juria na e nxjerr Evisin te treten, na le te mendojme se ka ca rrokulla qe jane vertitur ne kete mes!

    Mua do te me vije nje turp i thelle kur te shoh Eurovisionin ne Maj dhe te shikoj Luiz Ejllin te prezantoje shtetin tone dhe kulturen tone me dicka me te ethet se kenga "Zjarr E Ftohte"...me keq se kaq nuk ka nga te shkoje!!!

    TURP! EVIS MULA, TI JE FITUESJA MI SHPIRT...as mos e vrit mendjen se c'vendosi juria. Nje juri qe mosha mesatare e tyre ishte 158 vjec, c'fare pret me shume!!!!! Kushedi si i kane rrotulluar pleqte e shkrete, rryshfet ketej rryshfet andej, tek e tek e tek.....
    Ndryshuar pr her t fundit nga Sa Kot : 19-12-2005 m 04:55

  18. #18

    ok

    kenga fituse e mir ishte,pse e keni marr me kaq pesimizem po te fiton alberie hadergjonaj do ishte me mir po prap mir

    kush ka mundesi qe ti gjen kenget le ti dergon tung ju pershendes

  19. #19

    Cool

    Citim Postuar m par nga mendi9
    kenga fituse e mir ishte,pse e keni marr me kaq pesimizem po te fiton alberie hadergjonaj do ishte me mir po prap mir

    kush ka mundesi qe ti gjen kenget le ti dergon tung ju pershendes
    C'a bukurie ka ajo kenge. Fillimi eshte me shume recitim sesa kendim, pastaj dalin bajlozet me gajde, i ve edhe ky kllufin te koka, i ka vjedh edhe Ardit Gjebreas nja dy tre gjona, amon.....se me ka plas buza!!

    Tre vendet e para ne kete festival, PA DYSHIM: EVIS MULA, ARBERIE HADERGJONAJ, MARIZA IKONOMI & ERION KORINI!!

    Meqe ra fjala, kenget e festivalit mund t'i gjeni ne Soulseek. Provoni search word: ALB 2006.

  20. #20
    toXic Maska e ridy85
    Antarsuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Mosha
    35
    Postime
    339
    Me iku petlla fare....me shum rri e mendoj qe fitoi Liuz Ejlli e me shum nevrikosem. Nevrikosem sepse akoma ato l*qet e tvsh nuk e marrin punen e Eurovizionit seriozisht. SkaNDAL I VERTET. Dhe mendoja se kte vit do u bente diçka me e bukur pasi e treta e verteta. Pastaj ato te jurise...lene mos e pyt. Kur kishin ndermend ti jepnin çmimit nje kenge labe, po jepja Evis Mules se ajo e kishte shum me te bukur se Luiz Ejlli dreqi ta haj.
    Pastaj besoj se po ta kishte fituar Arberie Hadergjonaj do kishte qen akoma me mir. Kenge me te vertet moderne dhe qe perfaqson tamam muziken e lehte shqiptare.
    Kte vit mu dukte sikur po shifja festivalin e Gjirokastres, te gjitha kenget etno. Kto artistet shqiptar kujtojn se esht gje e bukur te futesh traditen gjithandej. S'esht e vertet. Quhet festivali i muzikes se lehte. Ja morrsha te keqen Elsa Liles, Aureles, Irmes dhe Erandes, Mira Konçit, etj, qe me te vertet neper festivale kan sjellur kenge te lehta.

    Sa per eurovizion......... do lejm NAM.
    firm e?????......ahuuuuu pertokam !!!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema t Ngjashme

  1. Festivali i kenges RTSH 2008
    Nga BvizioN n forumin Muzika shqiptare
    Prgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 06-02-2009, 19:43
  2. Festivali i Kngs RTSH 2006!
    Nga KILI n forumin Muzika shqiptare
    Prgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 11-05-2007, 12:23
  3. Prgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 07-04-2007, 12:41
  4. Festivali i Kenges Kishtare - Kosove
    Nga NoName n forumin Komuniteti katolik
    Prgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-06-2006, 16:47
  5. Nga Festivali Kenges 2002
    Nga Brari n forumin Muzika shqiptare
    Prgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-01-2003, 02:18

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •