Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Vijezim fundgushti

    Fatet e njerėzve kryqėzohen padashur. Ata mund tė zhvillohen paralelisht, edhe kur kėta njerėz as e kanė idenė e ekzistencės sė njėri-tjetrit...kėshtu thonė! Ata mund t’i lidhė vetėm njė fjalė dhe kuptimet e saj. Mund t’i lidhin ngjyrat qė dikur shpaloseshin tė qeshura nė fletėt e vizatimit tė fėmijve e tė arkitektėve jo mė fėmijė…kėtė po e them unė.
    Arkitekt i jetės sė vet shfaqet gjithkush qė ulet diku, nė njė qoshe tė humbur apo edhe nė njė mes tė ndriēuar dhe qėllimeve tė jetės i jep njė drejtim, me vija duke u ngritur mbi njė hiē. Ravijėzon mendimet, i radhit kėto vija, i mbledh kėto vija nga janė e nga s’janė dhe vizaton mbi njė letėr imagjinare. I kthen ato nė gėrma, nė ngjyra, nė ēmenduri e pėr aq kohė sa akoma nuk ka realizuar gjė, buzėqesh, se kjo ėshtė e ardhmja e panjohur, e papritur, e fshehtė. Vetėm e ēuditshme ėshtė se si edhe njė fėmijė-embrion mund tė zgjohet me njė mendim nė kokė njė mėngjes vere tė njė gushti tė nxehtė nė buzė tė njė kufiri tė ngadalshėm, tė zgjohet dhe nė vijėn e parė tė atij mėngjesi t’i kėrkojė trupit tė nėnės ta lindė, ta godasė derisa ta gjakosė pėrbrenda dhe me vijėn e dytė tė ngritur tė derdhet jashtė saj e tė humbė pa emėr pranė kėtij kufiri. Njė vijė e thjeshtė e ngritur nė mosdije tė tij, bėri qė, i paemėr, ai ta bėjė barkun e nėnės tė qajė me gjak e ditėn tė humbė hijeshinė.
    Njė grua, se i grisėn vizėn qė kish futur nė njė rrjedhė tė qetė jetėn e saj, ta bėjė qė tė pėrfundojė nė njė spital larg kufirit tė ēmendur, ku njerėzit ndjekin hijen tek i sillet veturave rreth e pėrqark, teksa nxehtėsia e asfaltit i shton etjen e diellshme nėn rrobat qė i ngjiten nga moslarja.
    Njė nėnė, besimtare e devotshme e njė Zoti tė madh, ndjekėse e rregullt e normave tė njė institucioni besimi qė nė krye mban njė njeri tė atij matanė-kufiri tė ēmendur, tė shuhet...Zemra e lodhur brenda gjirit tė plakur heshti, ashtu siē e deshi ky kufi.

    Vijėzim i ēmendur i kėtij fundgushti me vizat qė janė kthyer nė freskore nė duart e njerėzve, nė shfryrje urrejtėse ndaj atyre qė paturpėsisht e kanė mbyllur kėtė vijė ndarėse e tallen, qeshin, luajnė me kompjuterė celularėsh, e endin gishtat nė rrethet e filxhanėve tė kafeve qė pijnė.
    Kaq e lehtė qenkėrka t’i vihet njė vizė jetės sė njerėzve, po pėr kėta pirės kafeje e luajtės kompjuterash jetėt qė po digjen nėn diell nuk janė jetė njerėzish, ato janė jetė tė ca formave tė pacaktuara me trupa emigrantėsh ekonomikė, shėrbėtorėsh, punėtorėsh, turistėsh tė humbur pėr kėtė sezon veror, trupa shqiptarėsh tė pėrbuzur.

    ***

    Po qeshin dhe vijat nė projektet e kalbura nė institutet projektuese tė Tiranės. Po qeshin me ngjyrat e rrugėve, me tė shkretat pallate qė pėrmes kėtyre vijave dikur u ngritėn mbi hiēin (viktimat e dokumentuara nė fasada: Rruga e Durrėsit, Rruga e Kavajės, Pallatet Agimi, Shallvaret, bulevardi Zog I…deri tani!). Pėr ata qė Tiranėn e kanė pėrshėndetur nė largim shumė vite mė parė ajo do tė paraqitej si njė tronditje pėr sytė. Diku do tė qeshnin me ngritjet nė lartėsi tė godinave tė reja, me tė rejat e jetės sė ditės dhe tė natės, me lum-pėrroin e Lanės qė pėr fat tė mirė duket se do t’i shpėtojė parashikimit tė mynxyrtė tė shndėrrimit nė njė « nevojtore » lokalesh e kioskash. Do tė rrudheshin para shkatėrrimit tė atij rregulli urbanistik qė dikur e mbulonte Tiranėn. E nėse do tė largoheshin deri nė periferi do tė kuptonin se edhe bota e tretė do tė ishte njė term i paktė pėr pėrcaktim. Nė njė lojė plusesh dhe minusesh rezultati do tė ishte njė zero e merituar.

    Sa pėr intermexo!

    Tė padeshifrueshme vijat e mendimeve nė kokat e tė bukurave qė sot lėvizin nėpėr lokalet e Tiranės…A ėshtė liri, marri, a varfėri ajo qė ato jetojnė?!…

    ***

    Po i jepet viza Shqipėrisė pėr njė tė ardhme nė Evropė? E kush mund t’i interpretojė saktėsisht buzėqeshjet nė fytyrat e lumtura tė vizitorėve me poste zyrtare. Njė gjė ėshtė e sigurtė, tė rinjtė, studentė tė ardhshėm po bėhen objekt talljesh para dyerve tė njė organi shpėrndarės vizash, e nuk po qasen as brenda; po mjaftohen kėta trupa – dhėnės vizash me njė dokument tė parapėrgatitur, ku me shkronja tė shtrembėra shkruhet: Rrezik klandestin!… A mundet tė jetė e qetė dhe pa idhnim tė brendshėm e ardhmja e kėtyre tė rinjve nė vendin qė i sheh si tė rrezikshėm?!

    Padashur, mijėrat e fateve shqiptare janė kryqėzuar, sot flasim qetėsisht pėr njė popull emigrant, emigrantėsh politikė, ekonomikė, emigrantėsh qejfesh apo hallesh, emigrantėsh ėndrrash, pėr tregtarė fatesh me skafe e pa skafe (tani skafet po na i heq nga qarkullimi qeveria nė fakt!); pėrflitemi e kėtė e bėjmė nė buzėqeshje e sipėr; pėr tė qarė hallin jemi.
    Nė kuadrin e kėsaj qarje halli vlen edhe pėrmendja e pajtimit; pa pėrjashtim, tė gjithė politikanėt u kthyen nė njerėz tė ndershėm e me karakter. Paskan qenė tė verbėr njerėzit nėpėr mitingje, tė cilėt sot me tė madhe tė cilėsuarit si tė ndershėm dhe me karakter i denonconin si hajdutė me ēizme dhe vrasės-kriminelė. E ata qė u burgosėn se guxuan e Ata qė eshtrat tashmė do t’u jenė tretur nėn dhé …



    …Nė vend tė stėrzgjatjes sė kėsaj vije…

    U pėrpoqa me Remarkun kėto ditė fundgushti. Sikur ai tė kish pasur sy pėr kohėn e vendin tonė do tė na kthente nė dėshmitarė tė njė ndėr mė tė trishtave histori tė shkruara (pse jo personazhe!)… E i fundmi i romantik-idealistėve nė tė vetėm se do tė vdiste…edhe njėherė.


    Tiranė, Gusht 2002

  2. #2
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    E forte, E forte , E forte....

    Pse nuk provon te shkruash ne ndonje gazete artikuj te kesaj natyre. Ti je lindur per te shkruar pamflete....

    Go ahead

    Te perqafon Dikea
    Kur nisi lufta isha i vogėl
    dhe nepėr tym diēka mbaj mend.
    Fill mbas ēdo lufte, bėhej si gogėl
    Atdheu im! Ja kjo mė ēmend!

  3. #3
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Dita...
    ndoshta ndonjerin porej shkrimeve te tua... do te doja ta botoija ne nje reviste qe botohet ketu ne detroit...
    sigurisht e varur nga deshira dhe "ok" jote!
    Po qe se... me shkruaj
    me dashuri macia!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  4. #4
    EDUKATOR SHPIRTĖRASH Maska e che guevara
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    tetove
    Postime
    101
    ka te drejte dikeafajrote
    pse nuk e ben nje gje te tille
    ???????????
    . Jeto sikur do vdesesh neser. dhe meso sikur do jetosh gjithmone.
    _____________________________
    Ta edukosh njeriun eshte ta be

  5. #5
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    realiteti tiranas!

    „Risia“ nderpritet tek disa „hale“ qe ngushtojne lumin pertertej ca urave ku reforma „ediane“ akoma s’ka zbritur.
    Aty po, aty shikon qyteterimin te fundoset ne disa gropeza qe perpijne risite, shkelqimin ngjyroses, dhe nxjerrin ne pah llumin tiranas, godina te prishura, mure te rreckosur, ku ke mundesine te shijosh hartat me te mundshme prej gelqereje, aty ku asnje s’ta var shume.... ne te kunderten do i humbi rasti te kape dhe palen tjeter te kepuces nxjerre pamendje nga thesi i gabit.

    Migjeni ka vdekur!
    Skamja, JO!

    Tirane 2002...
    e mbushur me Luler te vegjel kudo, pervec zones se Bllokut, e cila akoma i ruan fshehtesite dhe magjepsjen e vet.
    Aty, Lulet, nuk lejohen,por vetem zoterinj dhe dama, shoqeruar nga mercedes, jaguare apo ndonje ferari fallco...
    Ulesh ne kafen tende te preferuar, qe per dreq ndodhet ne kete Manhattan tiranas dhe mendon pse nuk eshte i tere qyteti nje Manhattan, pse pertej ketij gardhi nuk sheh drita e shkelqime reklamash....

    Risite ridalin ne skene... disi...
    pluhuri i Saharase tiranse te bllokon ndjekjen e tyre, por me mendje llogarit se ato mbarojne diku aty afer hyrjes se Durresit, per t’u nderprere serisht nga ai i mallkuari deng tullash, muresh apo plaēkash ala-gabi...
    Por pa merak ato i shijon... diku gjetke, e kjo histori perseritet e njejte ne tere ato 28000 km² te quajtura Shqiperi!

  6. #6
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Ju falenderoj!

    Per ate punen e botimit nuk di c'te them, deri tani nuk me ka shkuar ndermend se mund te publikoj me emer e me mbiemer ndonje gje nga ato qe kam shkruar. E kam gjetur forumin si nje vend te pershtatshem per t'u shprehur......e ku do te mund te gjeja lexues me te mire se ketu

    Ju pershendes perzemersisht!
    Dita

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    268
    femije 40 vjecare pashe ne kete bote
    e pleq te shkaterruar 16 vjecare..
    ..njerez pa asnje ideal njoha ne kete bote , heronj te dikurshem
    me shpresa te medha..qe kishin humbur shpresen e tashme kalbeshin me te "verteten" e tyre

    te poshter ju them , bastarde i quaj
    e ,me vjen ndot e tmerr......
    ..ku iken ditet kur femijet ishin femije ...
    ...kur te vetmet argumente te tyre ishin loja me top, "luftat" me lagje...femijeria
    paradoks..u nisem per me mire..u nisem te heqim zinxhiret , u nisem te fitojme
    por u shkaterruam, me ngjethet mishte
    ...zbres nga anija ..e shoh te vrare , nuk jane te vdekur , por do kish qene me mire...
    hije e verdhe e pesimizmit mbulon fytyrat e shpifura ku mergimtari nuk gjen me asnje lloj jete
    zombi qe ecin..pa shprese ..cdo gje mund ta dallosh ne bisedat qe bejne ..."gjithcka eshte e shkrume " "te tjere dum te tjer na dun te tjere marrim" ..shpifesira te verdha qe me krahet e leshuar e me koken e varur vjellin vrerin e perditshem ne te njejtat vende te perditshme ..vjen era myk...kalbesire ...mallkim i poshter
    ..
    ...zhgjendrra me e frikshme .... papasterti shikon ne syte e engjejve qe kane hedhur poshte idealet e endrrat
    ..
    ..harrojne qe idalet ndihmuan njerezit te jene gjalle sot..te kene token e tyre qe quhet "shqiperi" e jo neues deutschland..
    ...harrojne qe endrat na ndihmuan te fluturojme...te notojme si peshqit
    mallkimi me i madh qe mund ti behet nje populli
    ..
    realisem shikoj ne syte e tyre por eshte nje realizem i poshter i ndyre i deformuar...eshte pesimizem..e njoh mire..akoma me vjen ere po te me afrohesh..era myk edhe mua ...pesimizem edhe mua
    por arrita ta zhduk..mbase tamam spese u ktheva ne vendlindje
    e gjeta kufoma..i sha i deformuar..por ata ishin te shtrember
    ..isha i ftohte, por ata ishin polare......
    isha vetem..por keta "njerz" vetmine e kishin zgjedhur edhe pse te rrethuar nga shume te tjere po vetem...
    .....
    ...vazhdon ...kur te kem fryme ...diku dikur perseri vazhdon .....

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •