Close
Faqja 0 prej 25 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 248
  1. #1
    satyr Maska e Gunnar
    Anëtarësuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490

    Kushtetuesja: Vendimi i qeverisë për prishjen e mbikalimit antikushtetues

    Marre nga G.SH.

    Berisha, shkarkon Ramën nga KRT

    Qeveria: Kompetencat i merr Prefekti i Tiranës



    --------------------------------------------------------------------------------

    Armando Meta

    Kryeministri Berisha, “shkarkon” Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, nga funksioni i Kryetarit të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Tiranës. Qeveria, nëpërmjet një akti normativ, vendosi mbrëmë që të ngarkojë prefektin e Tiranës, për të thirrur mbledhjen e KRT-së me rend-dite: pajisjen me leje ndërtimi të firmave të ndërtimit, me arësyetimin, sipas saj, për të “rivendosur sundimin e ligjit”. Praktikisht, qeveria me këtë aktnormativ i heq kompetencat që ja jep ligji një të zgjedhuri lokal dhe ja jep ato një të emëruari prej saj. Vendimi i mbrëmshëm i Berishës pason një ultimatum që ai i kishte dërguar një javë më parë Ramës se, nëse nuk mbledh KRT e Tiranës, atëhere qeveria do të ndërhyjë me dekret të veçantë për ta mbledhur KRT. “Një javë më parë, ditën e hënë me datë 5 dhjetor 2005, KRRTRSH-ja e Republikës vendosi që të lejojë vazhdimin e punimeve në rrugët e Tiranës dhe ndërkohë urdhëroi KRT-në e Tiranës që brenda një afati 8 ditor të mblidhet dhe të pajisë me leje firmat e ndërtimit në përputhje me ligjin e urbanistikës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili mesa duket është përfshirë në afera korruptive në këto punime, nuk e mblodhi KRT-në e Tiranës, megjithëse prej mëse 3 javësh ishin depozituar firmat e nevojshme të antarëve për mbledhjen e saj”, thuhet në deklaratën e Qeverisë.

    Rama
    Vendimi i qeverisë për heqijen e kompetencave kushtetuese dhe ligjore Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ka ndeshur në reagim të ashpër të Bashkisë së Kryeqytetit. Nëpërmjet një deklarate për mediat, Bashkia Tiranë thekson se akti i nxjerrë nga qeveria ngarkon në mënyrë të kundraligjshme Prefektin e Tiranës, për mbledhjen e KRT-së, një kompetencë kjo ekskluzive e Kryetarit të Bashkisë. “Nëse kjo lejohet shqiptarët do të zgjohen nesër më të pasigurtë se asnjëherë tjetër, për faktin se askush më nuk mund të ndalë abuzivizimin e qeverisë ndaj çdo gjëje që parashikon Kushtetuta. Ky akt legjitimon përfundimisht destabilitetin kushtetues në vend, duke përbërë një veprim të paprecedent dhe një dhunim të hapur të pushtetit vendor, i cili ka dalë nga zgjedhjet”, shprehet në deklaratën e Bashkisë. I pyetur mbrëmë nga Gazeta, z.Rama tha me ironi se “nuk priste favor më të madh politik nga kundërshtari i tij”.

    Strasburgu
    Përball një situate të tillë, kryebashkiaku do të niset sot në drejtim të Strasburgut për një vizitë urgjente, me synim informimin e autoriteteve më të larta të Këshillit të Europës në lidhje me këtë ngjarje. Duke ju referuar edhe njëherë aktit të miratuar, në deklaratën e Bashkisë theksohet se ai mund të nxirrej vetëm në rast nevoje dhe urgjence. “Rasti në fjalë nuk është as nevojë as urgjencë. Urgjencat i definon Kushtetuta dhe ligji për emergjencat, të tjerat nuk ekzistojnë. Nga ana tjetër për sa kohë që Kuvendi është i mbledhur, nuk ka asnjë nevojë apo urgjencë që qeveria të nxjerrë një akt normativ me fuqinë e ligjit”, theksohet në materialin e Bashkisë. Më tej, bashkiakët shprehen se akti i kalon përmasat e mosmarrëveshjeve ndërmjet pushteteve qeveri- bashki dhe njëkohësisht shprehen se qeveria nuk mund të ushtrojë kompetencat që i janë dhënë pushteteve të tjera, përfshi edhe atë lokal. “Nëse për një moment do të pranonim këtë logjik të qeverisë, atëherë këtu nuk ka më asnjë garanci, që këtu ligjin mund ta bëjë ushtria, institucionet kushtetuese të zëvendësohen nga PD, nuk ka asnjë logjik që të bëhen zgjedhje vendore etj,. Përfundimisht liritë kushtetuese të shqiptarëve që parashikon Kushtetuta, nuk garantohen më nga kjo qeveri”, theksohet në deklaratën e Bashkisë. Për konfliktin në fjalë ka hapësirë për ankimim dhe në Gjykatën Kushtetuese. Sipas nenit 131 Gjykata Kushtetuese vendos për: mosmarrëveshjet e kompetencës ndërmjet pushteteve, si dhe ndërmjet pushtetit qendror dhe qeverisjes vendore.

    Akti
    Qeveria, nëpërmjet një akti normativ, vendosi të ngarkojë prefektin e Tiranës, për të thirrur mbledhjen e KRT-së me rend-dite: pajisjen me leje ndërtimi të firmave të ndërtimit.

    Ultimatumi
    Në rast se brenda 1 jave Rama nuk mbledh KRT, qeveria do të mblidhet dhe të dekretojë një person tjetër për mbledhjen. Institucionet nuk mund të bllokohen.

    Rama
    Kryebashkiaku do të niset sot në drejtim të Strasburgut për një vizitë urgjente, me synim informimin e autoriteteve më të larta të Këshillit të Europës në lidhje me këtë ngjarje.

    Kushtetuta
    Neni 101
    Këshilli i Ministrave, në rast nevoje dhe urgjence, nën përgjegjësinë e tij, mund të nxjerrë akte normative që kanë fuqinë e ligjit, për marrjen e masave të përkohshme. Këto akte normative i dërgohen menjëherë Kuvendit, i cili mblidhet brenda 5 ditëve nëse nuk është i mbledhur. Këto akte humbasin fuqinë që nga fillimi, në qoftë se nuk miratohen nga Kuvendi brenda 45 ditëve.


    Ju kthye prape zakonit te vjeter Sala me duket
    To look life in the face....

  2. #2
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Tani te gjejme pak se ku e ca cuar Rama 3 % e takses qe duhej te ishte paguar per marrjen e LEJES...

    Po i digjet toka nenkembe, pasi jane bere shume investime sipas deshires ne Tirane, dhe sesi qysh kur nuk dihet.
    Me vjen te qesh pasi smund te paditesh nje qeveri ne nje gjykate Europiane nese nuk kalon fillimisht tek gjykata e shtetit perkates. Keto jane presione te rendomta qe behen dhe nuk i kane hije nje drejtuesi te nje institucioni si bashkia e Tiranes.

  3. #3
    tmerrsisht i embel
    Anëtarësuar
    05-07-2005
    Vendndodhja
    Me ne fund ne tirane.....
    Postime
    291
    Keto veprime jane sinonime te rikthimi te nje diktature nga e cila shqiperia shpetoi duke derdhur gjak ne 1997, ku kundershtaret politik goditen si moralisht ashtu edhe politikisht, ne tentative per shfarrosje, kurse gjakataret rikthehen ne poltronat e tyre ( shih Gazideden) me ndergjegje te paster. Ky eshte shteti shqiptar, keta jane shqiptaret qe te verbuar nga zilia nuk duan ate qe nderton apo ideon, por duan ata drejtuesit e masave, sic delet kerkojne bariun, qofte ky edhe i poshter, mashtrues, apo gjakatar. Kjo eshte koha per ndryshim qe kishin premtuar? mua me duket si koha per rikthim ne pushtet me gjithe ata qe ndyen duart gjate periudhes se pare berishiane.
    Ah Shqiperi e mjera shqiperi ne duart e kujt ke rene....

  4. #4
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Vendime dhe ndodhi te tjera te pa pergjegjeshme, Vendim antikushtetues dhe asgje me teper. Dhe mos u cudisni qe shikoni rikthimin e Gazidedes apo edhe shkarkimin e Edi Rames nga nje Kryeminister i cili pervec brutalitetit dhe vendimeve te paligjshme nuk di te beje tjeter.
    Te urojme qe ky i papergjegjshem me emrin Sali Berisha mos perserise ne asnje forme te ngjashme ndodhite e vitit 97.

    Dito.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lioness : 14-12-2005 më 14:31

  5. #5
    satyr Maska e Gunnar
    Anëtarësuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    Citim Postuar më parë nga Gunnar
    Praktikisht, qeveria me këtë aktnormativ i heq kompetencat që ja jep ligji një të zgjedhuri lokal dhe ja jep ato një të emëruari prej saj.
    sic e ka thene edhe tek artikulli qe kam postuar, kjo s'eshte gje tjeter por vetem centralizim i pushtetit. Ne te njejten drejtim shkojne edhe perpjekjet e Sales per te futur ne dore prokurorine, KLD-ne apo edhe pergatitja e projekt-buxhetit per 2006 ku te gjitha institucionet ne kontroll te Zoterise ne pushtet kishin rritje te buxhetit dhe te gjithe institucionet e tjera qe nuk jane ne kontroll te tij apo qe mund te luajne rolin e kontrollit ne nje sistem demokratik kane patur ulje ne krahesim me nje vit me pare.

    Po skeni faj ju se jeni mesuar me kohen e xhaxhit ku vetem fjala e nje njeriu kishte rendesi.
    To look life in the face....

  6. #6
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Cfare flisni si burokratet sikur jeni te tere organika e bashkise se tiranes,

    KRT a KRRRSHTCHCHG mblidhet kur kerkohet nga e pakta 1/3 e antareve te saj.
    1-Eshte plotesuar ky kusht ? Nese po athere le te mblidhet...dhe te diskutojne. PSe mos te mblidhet ??
    2-Nese nje i cmendur ngul kembe qe ska pse te mblidhet ... dhe qeveria miraton nje akt nenligjor qe e ben te mundur kryerjen e nje veprimi ndaj te cilit" i marri " ngul kembe ne te tijen atehere bravo i qofte qeverise.
    3- Sa investime jane bere ne Tirane nga bashkia e Tiranes pa patur kerkuar lejen perkatese, dhe sa 3% jane mejanuar ..pse ? Sepse bashkia nuk mund te taksoje veten...???? jo mor mik Ne asnje nen te kushtetutes se shqiperise nuk thuhet qe BASHKIA nuk i NENshtrohet TAKSES....
    4- Pa aluduar ne pastertine e figures se zotit PALLUA cdo gje duhet te jete transparente per publikun.
    5-Pse nuk duhet te pajisen kompanite qe punojne ne emer te bashkise me leje nga KRT ????
    6-Del nje zyrtar i larte i bashkise dhe flet ne emrin tim(si qytetar i tiranes) dhe krahason kryemistrin shqiptar me nje udheheqes KINEZ a ku ta di une..turp...po cfare pret...nga nje zyrtar qe nuk di se cfare eshte etika e te folurit(pasi ketu fyen edhe nje shtet te tere...)

    Flini rehat zoterinj nese forcen e ligjit e quani DIKTATURE atehere gaboheni...

  7. #7
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Bukur fort

    Tashme me zaptimin e Keshillit te Rregullimit te Territorit jo vetem i paska hyre punes me ne fund me kemben e djathte (kujdes mos kete shkelur ndonje gje...) por me se fundi do kemi fatin ti rishohim akoma nje here kioskat e pafundme te Tiranes.Uroj qe ne "planin" per rregullimin e territorit te jene perfshfire kesaj rradhe dhe lejet e ndertimit buze Lanes e ne cdo cep haleje qe ka ngelur bosh...

    Bravo se e ndritet fare
    Ndryshuar për herë të fundit nga miko : 14-12-2005 më 14:31
    .........................

  8. #8
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Sala duhet te beje nje pune me te mire ne komunikimin me qytetarin....Shpjegimet se ndertimet u pezulluan ngaqe kompanite e ndertimit te ngarkuara nga kryetari i Bashkise se Tiranes per ti bere keto ndertime, funksiononin pa leje....Ky shpjegim duhej te ishte bere menjehere, jo tu lihej "sorrave roze" shteg per te akuzuar qeverine se po "linte njerezit pa pune" e "e la Tiranen ne balte"....se "ashtu i deshi qejfi Sales"...Qytetareve duhet tu shpjegohej qe ne fillim se kryetari i Nahijes se Tiranes, qe eshte dhe kryetari i opozites ne te njejten kohe, ligjet e pushtetit vendor ( per te cilen i hapet shume barku kohet e fundit) i ka shkelur me te dyja kembet...

    Shqiperia roze e socialisteve, eshte Shqiperia e plehrave imorale si Edi Rama qe te shesin moral...Eshte Shqiperia e mafiozeve qe quhen "biznesmene" e u behet atentat me raketa...Eshte Shqiperia e hajduteve, qe therresin me te madhe "Kapeni Hajdutin"....Dhe kur dikush i sapozgjedhur nga populli del e u tregon LIGJIN DHE KUSHTETUTEN ketyre birbove, keta dalin dhe bertasin , cirren e akuzojne se "Berisha do ta ktheje Shqiperine ne shtet totalitar!"

    Tradicionalisht, e majta dhe socialistet ne pergjithesi, jane te teorise se cdo gje duhet te jete e planifikuar nga qendra, se pushteti qendror duhet te jete sa me i madh ne menyre qe te zgjidhi te gjitha problemet sociale dhe se pushteti lokal duhet te jete i kufizuar . E majta e ka enderr shtetin dhe ekonomine e centralizuar...Enderr e cila iu be realitet me vendosjen e komunizmit...dhe rezultatet e te cilit dihen se po i jetojme akoma dhe sot...

    Por, kryetari i PS, Edi Rama, me retoriken e tij gjoja per "dhunim te pushtetit vendor" ,hiqet me i djathte se Berisha , me katolik se Papa, ne fakt bie ne kontradikte me veten e tij dhe me parimet e partise politike qe kryeson...Sepse per PS e socialistet boterore ne pergjithesi, pushteti lokal eshte nje e keqe e domosdoshme, por qe duhet ti lihen kompetenca te kufizuara....Dhe keto kompetenca te kufizuara duken qarte ne Nenin 115 te Kushtetutes se RSH e cila u hartua e u miratua me shumice votash te socialisteve. Pra me kushtetute , sipas neneve te hartuara prej tyre , socialistet i kane lene nje shteg vetes per te kufizuar e kontrolluar pushtetin lokal, por kur ky nen perdoret kunder tyre nga nje "i djathte", keta hidhen perpjete e flasin per "diktatura" e per "sisteme totalitare"....Si eshte ironia e fatit eh? ...I ben varrin tjetrit, e bie vete brenda...LOL
    "Who is John Galt?"

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Data: 18/12/2005, ora

    Dështon sabotimi i Ramës në KRRT, ai del nga mbledhja dhe fik dritat
    Edi Rama nuk pranon të zhbllokojë rrugët e kryeqytetit. Duke mos ditur si t'u përgjigjet shkeljeve ligjore për investimet publike, ai ka përdorur fjalor ofendues dhe aspak etik ndaj drejtorit të Ministrisë së Transportit, Biçoku


    Dështon sabotimi i Ramës në KRRT, ai del nga mbledhja dhe fik dritat



    Edi Rama nuk pranon të zhbllokojë rrugët e kryeqytetit. Duke mos ditur si t'u përgjigjet shkeljeve ligjore për investimet publike, ai ka përdorur fjalor ofendues dhe aspak etik ndaj drejtorit të Ministrisë së Transportit, Biçoku. Sjellja rrugaçe e Ramës ka prishur diskutimin për zhbllokimin e rrugëve. Ai më tej është ngritur, duke bojkotuar mbledhjen, por edhe duke fikur dritat e bashkisë e bllokuar marrjen e vendimeve



    Kerkesës së qeverisë dhe anëtarëve të KRRT-së për zbatueshmërinë e ligjit, Rama i është përgjigjur me një fjalor ofendues e, duke u shprehur se, as ligji nuk mund të mbajë peng Bashkinë. Zhbllokimi i rrugëve të qytetit dhe zgjidhja e situatës emergjente të krijuar nga moszbatimi i ligjit prej kryetarit të Bashkisë Rama, bëri që të bëhen 2 mbledhje urgjente të KRRT-së nga prefekti Keçi, ku dhe janë miratuar lejet e ndërtimit. Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, është tentuar të zhvillohet mbledhja e KRRT-së, nën drejtimin e kryebashkiakut Edi Rama, por ajo ka dështuar. Arsyeja e dështimit të mbledhjes ka qenë, edhe një herë, qëndrimi antiligjor që ka treguar kryebashkiaku, duke injoruar vendimin e KRRTRSH-së për shqyrtimin e dokumentacionit ligjor, edhe për dy rrugët e fundit të bllokuara në kryeqytet, synime këto të pasqyruara me fjalorin e pasur të një arroganti. Që në fillim të mbledhjes, Edi Rama nuk ka rënë dakord për rendin e ditës, ku anëtarët e KRRT-së i kanë kërkuar shqyrtimin e dokumentacionit tekniko-ligjor, edhe për rrugët e tjera. Edi Rama ka vazhduar të këmbëngulë që, edhe këtyre dy rrugëve që kanë mbetur të bllokuara, të mos u miratohet leja e ndërtimit, gjë kjo që ka sjellë debate të forta. Debatet janë zhvilluar mes kryebashkiakut Rama dhe përfaqësuesve te Ministrisë së Transporteve e kanë çuar në mbylljen e mbledhjes. Rama, me një fjalor aspak etik, ka fyer përfaqësuesin e Ministrisë së Transporteve, në drejtorinë e planifikimit të territorit, njëkohësisht dhe sekretar i KRRTRSH-së, Marin Biçoku, i cili kërkoi, në emër të anëtarëve të pranishëm në mbledhje, të sillej dokumentacioni për dy rrugë të Tiranës, të cilat kanë mbetur pa leje ndërtimi. Duke mos ditur sesi të justifikohet për parregullsitë e tij, kryebashkiaku ka filluar me komente boshe dhe aspak etike. Mbledhja e KRRT-së së Tiranës, e planifikuar për t'u mbledhur nën drejtimin e kryetarit të bashkisë, Edi Rama, nuk arriti të zhvillohet paraditen e djeshme, edhe mbas kundërshtimit të anëtarëve të PD-së të këtij këshilli, të cilët kërkuan që të vazhdohet të diskutohet për dhënien e lejeve të ndërtimit për 2 rrugët e mbetura dhe më pas, me probleme të tjera. Siç është bërë e ditur gjatë dy ditëve të fundit, KRRT e Tiranës është mbledhur nga prefekti Keçi, sipas një akti normativ të qeverisë për t'u dhënë rrugëzgjidhje problemeve të krijuara në rrugët e kryeqytetit. Ky këshill i mbledhur nga prefektura dha, gjatë dy ditëve mbas shqyrtimit të dokumentacionit, leje ndërtimi për disa firma, për të vazhduar punimet në rrugët e Tiranës dhe kishte planifikuar të vazhdonte studimin e kërkesave për dhënien e lejeve të tjera. Por ky propozim i tyre nuk u pranua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, ku mbledhja nuk arriti të zhvillohet e kjo solli si pasojë që, Biçoku, i ofenduar nga Rama, t'i kundërpërgjigjej se "për kryeqytetasit ishte një fatkeqësi që kishin një kryetar të tillë dhe fjalori që ju po përdorni, nuk është i denjë për kryeqytetarin e Tiranës!" Pas dështimit të mbledhjes, Rama që vazhdon të tregojë injorimin e tij ndaj ligjit, tha se "përfaqesuesit e qeverise janë ata qe kane bllokuar rruget ne Tirane, edhe në mbledhjen e KRRT-së të zhvilluar nga prefekti, por ju nuk mund te më merrni dot peng Bashkine e Tiranes!" Në këtë mbledhje, Rama, edhe një herë ka treguar se vazhdon ta konsiderojë kryeqytetin, si pronë të tijën, duke kërkuar të dalë edhe mbi ligjin.

    Re.Po.

    55

    ---

    Data: 20/12/2005, ora

    Përfituesit nga antiligji në Tiranë dhe greva e ndërtuesve



    Ka disa ditë që, një lloj Konfederate e Ndërtuesve (e ngjashme
    me llojet e tjera të konfederatave që i bashkangjiten së majtës,
    edhe atëhere kur ajo shkon kundër të gjithëve) paralajmëroi
    qeverinë e re të së djathtës, për grevë të përgjithshme, nëse
    nuk zhbllokohet situata në kryeqytet. U fol edhe për mijëra të
    papunë që do të protestonin e, kështu me radhë. Mirëpo, kjo
    situatë që ka konfliktualitet dhe tension shtrihet edhe mes vetë
    ndërtuesve, mes ndërtuesve dhe bashkisë, mes ndërtuesve dhe
    punonjësve të tyre e, kështu me radhë. Duket se spiralja e
    tensionit vazhdon të mbahet e ndezur nga të gjithë ata që kanë
    përfituar direkt nga rrëmuja e antiligjit në Tiranë dhe mënyrat
    arkaike të të qeverisurit. Sigurisht që thuhen shumë dhe
    shfaqen pozicione të pandryshueshme e fanatike nga të gjitha
    anët e përfshira në atë që, dikush e quajti përshesh, por ajo që
    shqetëson, është se, për asnjë moment, pasuesit e kryetarit të
    bashkisë, por edhe një sërë organizatorësh të ndërtuesve me
    fytyrë nga e kaluara, nuk mendojnë se duhet të reflektojnë dhe
    as të meditojnë mbi mundësinë reale të përgjegjësisë, para
    ligjit, në këtë përpjekje për të sjellë kaos. Këtë mundësi, deri
    më sot, ata e mbajnë të fshehur e të pathënë. Nuk do të
    kishte, në fakt, njeri që do të besonte se gjithçka do shkonte
    lehtë e pa u ndier me ndryshimin e qeverisë dhe ndryshimin
    e njerëzve që bënin lojën e antiligjit. Këtë e vërtetojnë ata
    mijëra qytetarë që, për të përfituar shërbimin që atyre u takon
    si taksapagues, ende vazhdojnë të sorollaten dyerve të rojeve
    nëpër institucione dhe kryesisht, në Bashkinë e Tiranës. E
    gjitha kjo, falë mentalitetit të pandryshueshmërisë që ngriti në
    këmbë administrata socialiste, që nuk e konsideron aspak
    qytetarin si "klientin" që paguan rrogën e tyre. Këta njerëz
    pra, vazhdojnë të qëndrojnë në krah të kryebashkiakut Rama,
    brenda një klime fanatike, patosi që, me ndërhyrje në
    momente kritike, e vështirësojnë më shumë pozicionin e tyre,
    por edhe të zgjidhjes së problemeve që demonizohen e,
    egërsisht më pas, u serviren për konsum qytetarëve.
    Nuk ka dyshim se regjimi aktual, edhe në fushën e ndërtimeve
    është i shtrembëruar, i deformuar dhe nuk paraqet realisht,
    gjendjen faktike të ndarjes së meritave dhe tregut, sipas
    kontributeve me kapitale dhe kapacitete intelektuale në fushën
    e biznesit. Sigurisht që, duke mbrojtur Edin, disa mbrojnë
    përfitimet dhe garën e padrejtë që kanë fituar në treg, i cili,
    në vend të zhvillimit, po sjell efektin e kundërt të tij. Dhe, e
    gjithë kjo duhet të ndryshojë! Ajo që kërkohet është se si
    mund të ndryshojë një kapital, interesa kaq të mëdha, fije të
    dukshme e të padukshme që lidhen e zgjidhen çdo ditë nëpër
    vende, sa popullore, aq edhe luksoze, me oferta sipër dhe
    poshtë tavolinës, me para të thata, premtime e kështu me
    radhë. Ekzekutivi aktual, në rolin e rregullatorit të tregut apo,
    më mirë, mbikqyrësit të zbatimit korrekt të rregullave të
    konkurrencës, duhet të ndërhyjë me të drejtën e ligjit për t'i
    dhënë fund emërimeve në fushën e biznesit, sipas përkatësisë
    partiake dhe klientelizmit personal, duke rikthyer dinjitetin e
    vlerat e tregut dhe demokracisë në Tiranë e Shqipëri. Së pari,
    duhet të punohet në drejtim të opinionit, që ky të jetë më se
    i bindur tashmë se duhet të ndryshohen rregullat e deformuara
    e të zbatuara në mënyrë të deformuar nga mbështetësit e një
    pushteti disavjeçar, që nuk i shërben askujt, përveç atyre që
    e mbajtën 8 vjet. Së dyti, duhet të jetë bllokimi i rrjedhës së
    paligjshme të kapitaleve që përfundojnë në duar të gabuara
    dhe së treti, kanalizimi ligjor e normal i kapitalit për interesin
    shoqëror dhe zhvillimin e investimeve, në rrugë krejt tjetër
    nga ajo e 8 viteve të shkuara. Duhet të kuptohet se shteti nuk
    ka justifikime në këtë drejtim. Askush nuk beson se, nëse
    vullneti i shtetit është të ndryshohet regjimi aktual, ai nuk
    ecën apo nuk zbatohet... Kjo filozofi është për të dobëtit. Disa
    nga ne menduan se disiplinimi i gjërave të tilla do të jepte më
    shumë të ardhura, duke i shumëfishuar ato e duke qenë mirë
    për të gjithë. Ndoshta kjo nuk është e drejtë, por shumë
    shqiptarë që iu bashkuan ndryshimit në korrik të 2005-s,
    menduan po kështu dhe, shumë të tjerë që nuk mundën të
    votonin, e kishin një shpresë të tillë. Le të presim atëhere,
    vitin e ri, se çfarë mund të sjellë...!

    Kleves Bitro

    55

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e swat
    Anëtarësuar
    18-09-2005
    Vendndodhja
    Prapa DiEllIT
    Postime
    618
    nuk kam nerva ti lexoj gjithcka eshte thene ketu por
    po ju them vetem dicka ne llidhe me temen sepse ketu kaloi komplet debat politik me gazidene allmucen apo suden???
    une po flas per rruget e tiranes edhe per kontradiktat mes krt edhe krtshshshs
    me falni o shqiptare por kush nga ju ka kaluar nga zogu i zi, nga rruga e elbasanit apo nga rruget e bllokut ???
    une te pakten perdite me qellon te kaloj ne ndonje nga keto rruge edhe sado konflikte qe te kene te dy palet me falni o njerez edhe qytetare te tiranes, por ketu nuk behet fjale per ndonje pallat pa leje por rruge qe mijra qytetare kalojne perdite mbi ato rruge edhe ckusur kane makinat tona qe te shkaterohen nga amortizatoret epo ndonje sadokart i care ( nuk po theksoj ketu vonesen ne trafik qe largqoft te rastisi ndonje aksident edhe te kalojne ne ate rruge ambulancat atehere fatkeqet do vdesin rruges o nga vonesat o nga tronditjet e gropave )
    atehere perse nuk i lenje menjiane keto kontradikta e nderkohe qe kane probleme le te meren me letra edhe ti lene te mbarojne keto rruge sepse ne ate pike qe kane vajtur duan apo nuk duan do rregullohen atehre perse te vuajme ne nderkohe qe ka mbi 50 dite qe jane nderprere gjithca
    edhe ju fanatiket e xhaxhi saliut
    mesiguri qe shumica juaj nuk jane ketu sepse te jeni realist
    kush eshte ai qe do te jete ne rregull me letra edhe te behet balte sa here kalojme ne ato rruge ne dimer apo me pluhur ne vere
    me falni por nqs doni rregull ligjor para infrastuktures
    shkoni ne ndonje xhungel apo shkretetire afrikane edhe atje mbajini aktet tuaja normative anti kushtetuese edhe bofshi kokren e qefit me to
    por ne qe duam te jetojme sadopak normalisht na lini te kalojme mbi asfalt e jo mbi gura se nuk kemi ardhur nga mali qe ti meritojme keto vuajtje .......
    shnet e pare nga nje qytatar i tiranes qe jeton ne tirane edhe kalon mbi rruget e tiranes
    Ndryshuar për herë të fundit nga swat : 20-12-2005 më 07:05

Faqja 0 prej 25 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Alfred Uçi tregon
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2010, 08:55
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  4. Berisha bën publike ndryshimet në kabinetin e tij qeverisës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:53
  5. Gjykata Kushtetuese shpall të paligjshëm prishjen e mbikalimit tek Zogu i Zi
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 21-12-2006, 21:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •