Close
Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 248
  1. #1
    satyr Maska e Gunnar
    Anëtarësuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490

    Kushtetuesja: Vendimi i qeverisë për prishjen e mbikalimit antikushtetues

    Marre nga G.SH.

    Berisha, shkarkon Ramën nga KRT

    Qeveria: Kompetencat i merr Prefekti i Tiranës



    --------------------------------------------------------------------------------

    Armando Meta

    Kryeministri Berisha, “shkarkon” Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, nga funksioni i Kryetarit të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Tiranës. Qeveria, nëpërmjet një akti normativ, vendosi mbrëmë që të ngarkojë prefektin e Tiranës, për të thirrur mbledhjen e KRT-së me rend-dite: pajisjen me leje ndërtimi të firmave të ndërtimit, me arësyetimin, sipas saj, për të “rivendosur sundimin e ligjit”. Praktikisht, qeveria me këtë aktnormativ i heq kompetencat që ja jep ligji një të zgjedhuri lokal dhe ja jep ato një të emëruari prej saj. Vendimi i mbrëmshëm i Berishës pason një ultimatum që ai i kishte dërguar një javë më parë Ramës se, nëse nuk mbledh KRT e Tiranës, atëhere qeveria do të ndërhyjë me dekret të veçantë për ta mbledhur KRT. “Një javë më parë, ditën e hënë me datë 5 dhjetor 2005, KRRTRSH-ja e Republikës vendosi që të lejojë vazhdimin e punimeve në rrugët e Tiranës dhe ndërkohë urdhëroi KRT-në e Tiranës që brenda një afati 8 ditor të mblidhet dhe të pajisë me leje firmat e ndërtimit në përputhje me ligjin e urbanistikës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili mesa duket është përfshirë në afera korruptive në këto punime, nuk e mblodhi KRT-në e Tiranës, megjithëse prej mëse 3 javësh ishin depozituar firmat e nevojshme të antarëve për mbledhjen e saj”, thuhet në deklaratën e Qeverisë.

    Rama
    Vendimi i qeverisë për heqijen e kompetencave kushtetuese dhe ligjore Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ka ndeshur në reagim të ashpër të Bashkisë së Kryeqytetit. Nëpërmjet një deklarate për mediat, Bashkia Tiranë thekson se akti i nxjerrë nga qeveria ngarkon në mënyrë të kundraligjshme Prefektin e Tiranës, për mbledhjen e KRT-së, një kompetencë kjo ekskluzive e Kryetarit të Bashkisë. “Nëse kjo lejohet shqiptarët do të zgjohen nesër më të pasigurtë se asnjëherë tjetër, për faktin se askush më nuk mund të ndalë abuzivizimin e qeverisë ndaj çdo gjëje që parashikon Kushtetuta. Ky akt legjitimon përfundimisht destabilitetin kushtetues në vend, duke përbërë një veprim të paprecedent dhe një dhunim të hapur të pushtetit vendor, i cili ka dalë nga zgjedhjet”, shprehet në deklaratën e Bashkisë. I pyetur mbrëmë nga Gazeta, z.Rama tha me ironi se “nuk priste favor më të madh politik nga kundërshtari i tij”.

    Strasburgu
    Përball një situate të tillë, kryebashkiaku do të niset sot në drejtim të Strasburgut për një vizitë urgjente, me synim informimin e autoriteteve më të larta të Këshillit të Europës në lidhje me këtë ngjarje. Duke ju referuar edhe njëherë aktit të miratuar, në deklaratën e Bashkisë theksohet se ai mund të nxirrej vetëm në rast nevoje dhe urgjence. “Rasti në fjalë nuk është as nevojë as urgjencë. Urgjencat i definon Kushtetuta dhe ligji për emergjencat, të tjerat nuk ekzistojnë. Nga ana tjetër për sa kohë që Kuvendi është i mbledhur, nuk ka asnjë nevojë apo urgjencë që qeveria të nxjerrë një akt normativ me fuqinë e ligjit”, theksohet në materialin e Bashkisë. Më tej, bashkiakët shprehen se akti i kalon përmasat e mosmarrëveshjeve ndërmjet pushteteve qeveri- bashki dhe njëkohësisht shprehen se qeveria nuk mund të ushtrojë kompetencat që i janë dhënë pushteteve të tjera, përfshi edhe atë lokal. “Nëse për një moment do të pranonim këtë logjik të qeverisë, atëherë këtu nuk ka më asnjë garanci, që këtu ligjin mund ta bëjë ushtria, institucionet kushtetuese të zëvendësohen nga PD, nuk ka asnjë logjik që të bëhen zgjedhje vendore etj,. Përfundimisht liritë kushtetuese të shqiptarëve që parashikon Kushtetuta, nuk garantohen më nga kjo qeveri”, theksohet në deklaratën e Bashkisë. Për konfliktin në fjalë ka hapësirë për ankimim dhe në Gjykatën Kushtetuese. Sipas nenit 131 Gjykata Kushtetuese vendos për: mosmarrëveshjet e kompetencës ndërmjet pushteteve, si dhe ndërmjet pushtetit qendror dhe qeverisjes vendore.

    Akti
    Qeveria, nëpërmjet një akti normativ, vendosi të ngarkojë prefektin e Tiranës, për të thirrur mbledhjen e KRT-së me rend-dite: pajisjen me leje ndërtimi të firmave të ndërtimit.

    Ultimatumi
    Në rast se brenda 1 jave Rama nuk mbledh KRT, qeveria do të mblidhet dhe të dekretojë një person tjetër për mbledhjen. Institucionet nuk mund të bllokohen.

    Rama
    Kryebashkiaku do të niset sot në drejtim të Strasburgut për një vizitë urgjente, me synim informimin e autoriteteve më të larta të Këshillit të Europës në lidhje me këtë ngjarje.

    Kushtetuta
    Neni 101
    Këshilli i Ministrave, në rast nevoje dhe urgjence, nën përgjegjësinë e tij, mund të nxjerrë akte normative që kanë fuqinë e ligjit, për marrjen e masave të përkohshme. Këto akte normative i dërgohen menjëherë Kuvendit, i cili mblidhet brenda 5 ditëve nëse nuk është i mbledhur. Këto akte humbasin fuqinë që nga fillimi, në qoftë se nuk miratohen nga Kuvendi brenda 45 ditëve.


    Ju kthye prape zakonit te vjeter Sala me duket
    To look life in the face....

  2. #2
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Tani te gjejme pak se ku e ca cuar Rama 3 % e takses qe duhej te ishte paguar per marrjen e LEJES...

    Po i digjet toka nenkembe, pasi jane bere shume investime sipas deshires ne Tirane, dhe sesi qysh kur nuk dihet.
    Me vjen te qesh pasi smund te paditesh nje qeveri ne nje gjykate Europiane nese nuk kalon fillimisht tek gjykata e shtetit perkates. Keto jane presione te rendomta qe behen dhe nuk i kane hije nje drejtuesi te nje institucioni si bashkia e Tiranes.

  3. #3
    tmerrsisht i embel
    Anëtarësuar
    05-07-2005
    Vendndodhja
    Me ne fund ne tirane.....
    Postime
    291
    Keto veprime jane sinonime te rikthimi te nje diktature nga e cila shqiperia shpetoi duke derdhur gjak ne 1997, ku kundershtaret politik goditen si moralisht ashtu edhe politikisht, ne tentative per shfarrosje, kurse gjakataret rikthehen ne poltronat e tyre ( shih Gazideden) me ndergjegje te paster. Ky eshte shteti shqiptar, keta jane shqiptaret qe te verbuar nga zilia nuk duan ate qe nderton apo ideon, por duan ata drejtuesit e masave, sic delet kerkojne bariun, qofte ky edhe i poshter, mashtrues, apo gjakatar. Kjo eshte koha per ndryshim qe kishin premtuar? mua me duket si koha per rikthim ne pushtet me gjithe ata qe ndyen duart gjate periudhes se pare berishiane.
    Ah Shqiperi e mjera shqiperi ne duart e kujt ke rene....

  4. #4
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Vendime dhe ndodhi te tjera te pa pergjegjeshme, Vendim antikushtetues dhe asgje me teper. Dhe mos u cudisni qe shikoni rikthimin e Gazidedes apo edhe shkarkimin e Edi Rames nga nje Kryeminister i cili pervec brutalitetit dhe vendimeve te paligjshme nuk di te beje tjeter.
    Te urojme qe ky i papergjegjshem me emrin Sali Berisha mos perserise ne asnje forme te ngjashme ndodhite e vitit 97.

    Dito.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lioness : 14-12-2005 më 14:31

  5. #5
    satyr Maska e Gunnar
    Anëtarësuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    Citim Postuar më parë nga Gunnar
    Praktikisht, qeveria me këtë aktnormativ i heq kompetencat që ja jep ligji një të zgjedhuri lokal dhe ja jep ato një të emëruari prej saj.
    sic e ka thene edhe tek artikulli qe kam postuar, kjo s'eshte gje tjeter por vetem centralizim i pushtetit. Ne te njejten drejtim shkojne edhe perpjekjet e Sales per te futur ne dore prokurorine, KLD-ne apo edhe pergatitja e projekt-buxhetit per 2006 ku te gjitha institucionet ne kontroll te Zoterise ne pushtet kishin rritje te buxhetit dhe te gjithe institucionet e tjera qe nuk jane ne kontroll te tij apo qe mund te luajne rolin e kontrollit ne nje sistem demokratik kane patur ulje ne krahesim me nje vit me pare.

    Po skeni faj ju se jeni mesuar me kohen e xhaxhit ku vetem fjala e nje njeriu kishte rendesi.
    To look life in the face....

  6. #6
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Cfare flisni si burokratet sikur jeni te tere organika e bashkise se tiranes,

    KRT a KRRRSHTCHCHG mblidhet kur kerkohet nga e pakta 1/3 e antareve te saj.
    1-Eshte plotesuar ky kusht ? Nese po athere le te mblidhet...dhe te diskutojne. PSe mos te mblidhet ??
    2-Nese nje i cmendur ngul kembe qe ska pse te mblidhet ... dhe qeveria miraton nje akt nenligjor qe e ben te mundur kryerjen e nje veprimi ndaj te cilit" i marri " ngul kembe ne te tijen atehere bravo i qofte qeverise.
    3- Sa investime jane bere ne Tirane nga bashkia e Tiranes pa patur kerkuar lejen perkatese, dhe sa 3% jane mejanuar ..pse ? Sepse bashkia nuk mund te taksoje veten...???? jo mor mik Ne asnje nen te kushtetutes se shqiperise nuk thuhet qe BASHKIA nuk i NENshtrohet TAKSES....
    4- Pa aluduar ne pastertine e figures se zotit PALLUA cdo gje duhet te jete transparente per publikun.
    5-Pse nuk duhet te pajisen kompanite qe punojne ne emer te bashkise me leje nga KRT ????
    6-Del nje zyrtar i larte i bashkise dhe flet ne emrin tim(si qytetar i tiranes) dhe krahason kryemistrin shqiptar me nje udheheqes KINEZ a ku ta di une..turp...po cfare pret...nga nje zyrtar qe nuk di se cfare eshte etika e te folurit(pasi ketu fyen edhe nje shtet te tere...)

    Flini rehat zoterinj nese forcen e ligjit e quani DIKTATURE atehere gaboheni...

  7. #7
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Bukur fort

    Tashme me zaptimin e Keshillit te Rregullimit te Territorit jo vetem i paska hyre punes me ne fund me kemben e djathte (kujdes mos kete shkelur ndonje gje...) por me se fundi do kemi fatin ti rishohim akoma nje here kioskat e pafundme te Tiranes.Uroj qe ne "planin" per rregullimin e territorit te jene perfshfire kesaj rradhe dhe lejet e ndertimit buze Lanes e ne cdo cep haleje qe ka ngelur bosh...

    Bravo se e ndritet fare
    Ndryshuar për herë të fundit nga miko : 14-12-2005 më 14:31
    .........................

  8. #8
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Sala duhet te beje nje pune me te mire ne komunikimin me qytetarin....Shpjegimet se ndertimet u pezulluan ngaqe kompanite e ndertimit te ngarkuara nga kryetari i Bashkise se Tiranes per ti bere keto ndertime, funksiononin pa leje....Ky shpjegim duhej te ishte bere menjehere, jo tu lihej "sorrave roze" shteg per te akuzuar qeverine se po "linte njerezit pa pune" e "e la Tiranen ne balte"....se "ashtu i deshi qejfi Sales"...Qytetareve duhet tu shpjegohej qe ne fillim se kryetari i Nahijes se Tiranes, qe eshte dhe kryetari i opozites ne te njejten kohe, ligjet e pushtetit vendor ( per te cilen i hapet shume barku kohet e fundit) i ka shkelur me te dyja kembet...

    Shqiperia roze e socialisteve, eshte Shqiperia e plehrave imorale si Edi Rama qe te shesin moral...Eshte Shqiperia e mafiozeve qe quhen "biznesmene" e u behet atentat me raketa...Eshte Shqiperia e hajduteve, qe therresin me te madhe "Kapeni Hajdutin"....Dhe kur dikush i sapozgjedhur nga populli del e u tregon LIGJIN DHE KUSHTETUTEN ketyre birbove, keta dalin dhe bertasin , cirren e akuzojne se "Berisha do ta ktheje Shqiperine ne shtet totalitar!"

    Tradicionalisht, e majta dhe socialistet ne pergjithesi, jane te teorise se cdo gje duhet te jete e planifikuar nga qendra, se pushteti qendror duhet te jete sa me i madh ne menyre qe te zgjidhi te gjitha problemet sociale dhe se pushteti lokal duhet te jete i kufizuar . E majta e ka enderr shtetin dhe ekonomine e centralizuar...Enderr e cila iu be realitet me vendosjen e komunizmit...dhe rezultatet e te cilit dihen se po i jetojme akoma dhe sot...

    Por, kryetari i PS, Edi Rama, me retoriken e tij gjoja per "dhunim te pushtetit vendor" ,hiqet me i djathte se Berisha , me katolik se Papa, ne fakt bie ne kontradikte me veten e tij dhe me parimet e partise politike qe kryeson...Sepse per PS e socialistet boterore ne pergjithesi, pushteti lokal eshte nje e keqe e domosdoshme, por qe duhet ti lihen kompetenca te kufizuara....Dhe keto kompetenca te kufizuara duken qarte ne Nenin 115 te Kushtetutes se RSH e cila u hartua e u miratua me shumice votash te socialisteve. Pra me kushtetute , sipas neneve te hartuara prej tyre , socialistet i kane lene nje shteg vetes per te kufizuar e kontrolluar pushtetin lokal, por kur ky nen perdoret kunder tyre nga nje "i djathte", keta hidhen perpjete e flasin per "diktatura" e per "sisteme totalitare"....Si eshte ironia e fatit eh? ...I ben varrin tjetrit, e bie vete brenda...LOL
    "Who is John Galt?"

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Data: 18/12/2005, ora

    Dështon sabotimi i Ramës në KRRT, ai del nga mbledhja dhe fik dritat
    Edi Rama nuk pranon të zhbllokojë rrugët e kryeqytetit. Duke mos ditur si t'u përgjigjet shkeljeve ligjore për investimet publike, ai ka përdorur fjalor ofendues dhe aspak etik ndaj drejtorit të Ministrisë së Transportit, Biçoku


    Dështon sabotimi i Ramës në KRRT, ai del nga mbledhja dhe fik dritat



    Edi Rama nuk pranon të zhbllokojë rrugët e kryeqytetit. Duke mos ditur si t'u përgjigjet shkeljeve ligjore për investimet publike, ai ka përdorur fjalor ofendues dhe aspak etik ndaj drejtorit të Ministrisë së Transportit, Biçoku. Sjellja rrugaçe e Ramës ka prishur diskutimin për zhbllokimin e rrugëve. Ai më tej është ngritur, duke bojkotuar mbledhjen, por edhe duke fikur dritat e bashkisë e bllokuar marrjen e vendimeve



    Kerkesës së qeverisë dhe anëtarëve të KRRT-së për zbatueshmërinë e ligjit, Rama i është përgjigjur me një fjalor ofendues e, duke u shprehur se, as ligji nuk mund të mbajë peng Bashkinë. Zhbllokimi i rrugëve të qytetit dhe zgjidhja e situatës emergjente të krijuar nga moszbatimi i ligjit prej kryetarit të Bashkisë Rama, bëri që të bëhen 2 mbledhje urgjente të KRRT-së nga prefekti Keçi, ku dhe janë miratuar lejet e ndërtimit. Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, është tentuar të zhvillohet mbledhja e KRRT-së, nën drejtimin e kryebashkiakut Edi Rama, por ajo ka dështuar. Arsyeja e dështimit të mbledhjes ka qenë, edhe një herë, qëndrimi antiligjor që ka treguar kryebashkiaku, duke injoruar vendimin e KRRTRSH-së për shqyrtimin e dokumentacionit ligjor, edhe për dy rrugët e fundit të bllokuara në kryeqytet, synime këto të pasqyruara me fjalorin e pasur të një arroganti. Që në fillim të mbledhjes, Edi Rama nuk ka rënë dakord për rendin e ditës, ku anëtarët e KRRT-së i kanë kërkuar shqyrtimin e dokumentacionit tekniko-ligjor, edhe për rrugët e tjera. Edi Rama ka vazhduar të këmbëngulë që, edhe këtyre dy rrugëve që kanë mbetur të bllokuara, të mos u miratohet leja e ndërtimit, gjë kjo që ka sjellë debate të forta. Debatet janë zhvilluar mes kryebashkiakut Rama dhe përfaqësuesve te Ministrisë së Transporteve e kanë çuar në mbylljen e mbledhjes. Rama, me një fjalor aspak etik, ka fyer përfaqësuesin e Ministrisë së Transporteve, në drejtorinë e planifikimit të territorit, njëkohësisht dhe sekretar i KRRTRSH-së, Marin Biçoku, i cili kërkoi, në emër të anëtarëve të pranishëm në mbledhje, të sillej dokumentacioni për dy rrugë të Tiranës, të cilat kanë mbetur pa leje ndërtimi. Duke mos ditur sesi të justifikohet për parregullsitë e tij, kryebashkiaku ka filluar me komente boshe dhe aspak etike. Mbledhja e KRRT-së së Tiranës, e planifikuar për t'u mbledhur nën drejtimin e kryetarit të bashkisë, Edi Rama, nuk arriti të zhvillohet paraditen e djeshme, edhe mbas kundërshtimit të anëtarëve të PD-së të këtij këshilli, të cilët kërkuan që të vazhdohet të diskutohet për dhënien e lejeve të ndërtimit për 2 rrugët e mbetura dhe më pas, me probleme të tjera. Siç është bërë e ditur gjatë dy ditëve të fundit, KRRT e Tiranës është mbledhur nga prefekti Keçi, sipas një akti normativ të qeverisë për t'u dhënë rrugëzgjidhje problemeve të krijuara në rrugët e kryeqytetit. Ky këshill i mbledhur nga prefektura dha, gjatë dy ditëve mbas shqyrtimit të dokumentacionit, leje ndërtimi për disa firma, për të vazhduar punimet në rrugët e Tiranës dhe kishte planifikuar të vazhdonte studimin e kërkesave për dhënien e lejeve të tjera. Por ky propozim i tyre nuk u pranua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, ku mbledhja nuk arriti të zhvillohet e kjo solli si pasojë që, Biçoku, i ofenduar nga Rama, t'i kundërpërgjigjej se "për kryeqytetasit ishte një fatkeqësi që kishin një kryetar të tillë dhe fjalori që ju po përdorni, nuk është i denjë për kryeqytetarin e Tiranës!" Pas dështimit të mbledhjes, Rama që vazhdon të tregojë injorimin e tij ndaj ligjit, tha se "përfaqesuesit e qeverise janë ata qe kane bllokuar rruget ne Tirane, edhe në mbledhjen e KRRT-së të zhvilluar nga prefekti, por ju nuk mund te më merrni dot peng Bashkine e Tiranes!" Në këtë mbledhje, Rama, edhe një herë ka treguar se vazhdon ta konsiderojë kryeqytetin, si pronë të tijën, duke kërkuar të dalë edhe mbi ligjin.

    Re.Po.

    55

    ---

    Data: 20/12/2005, ora

    Përfituesit nga antiligji në Tiranë dhe greva e ndërtuesve



    Ka disa ditë që, një lloj Konfederate e Ndërtuesve (e ngjashme
    me llojet e tjera të konfederatave që i bashkangjiten së majtës,
    edhe atëhere kur ajo shkon kundër të gjithëve) paralajmëroi
    qeverinë e re të së djathtës, për grevë të përgjithshme, nëse
    nuk zhbllokohet situata në kryeqytet. U fol edhe për mijëra të
    papunë që do të protestonin e, kështu me radhë. Mirëpo, kjo
    situatë që ka konfliktualitet dhe tension shtrihet edhe mes vetë
    ndërtuesve, mes ndërtuesve dhe bashkisë, mes ndërtuesve dhe
    punonjësve të tyre e, kështu me radhë. Duket se spiralja e
    tensionit vazhdon të mbahet e ndezur nga të gjithë ata që kanë
    përfituar direkt nga rrëmuja e antiligjit në Tiranë dhe mënyrat
    arkaike të të qeverisurit. Sigurisht që thuhen shumë dhe
    shfaqen pozicione të pandryshueshme e fanatike nga të gjitha
    anët e përfshira në atë që, dikush e quajti përshesh, por ajo që
    shqetëson, është se, për asnjë moment, pasuesit e kryetarit të
    bashkisë, por edhe një sërë organizatorësh të ndërtuesve me
    fytyrë nga e kaluara, nuk mendojnë se duhet të reflektojnë dhe
    as të meditojnë mbi mundësinë reale të përgjegjësisë, para
    ligjit, në këtë përpjekje për të sjellë kaos. Këtë mundësi, deri
    më sot, ata e mbajnë të fshehur e të pathënë. Nuk do të
    kishte, në fakt, njeri që do të besonte se gjithçka do shkonte
    lehtë e pa u ndier me ndryshimin e qeverisë dhe ndryshimin
    e njerëzve që bënin lojën e antiligjit. Këtë e vërtetojnë ata
    mijëra qytetarë që, për të përfituar shërbimin që atyre u takon
    si taksapagues, ende vazhdojnë të sorollaten dyerve të rojeve
    nëpër institucione dhe kryesisht, në Bashkinë e Tiranës. E
    gjitha kjo, falë mentalitetit të pandryshueshmërisë që ngriti në
    këmbë administrata socialiste, që nuk e konsideron aspak
    qytetarin si "klientin" që paguan rrogën e tyre. Këta njerëz
    pra, vazhdojnë të qëndrojnë në krah të kryebashkiakut Rama,
    brenda një klime fanatike, patosi që, me ndërhyrje në
    momente kritike, e vështirësojnë më shumë pozicionin e tyre,
    por edhe të zgjidhjes së problemeve që demonizohen e,
    egërsisht më pas, u serviren për konsum qytetarëve.
    Nuk ka dyshim se regjimi aktual, edhe në fushën e ndërtimeve
    është i shtrembëruar, i deformuar dhe nuk paraqet realisht,
    gjendjen faktike të ndarjes së meritave dhe tregut, sipas
    kontributeve me kapitale dhe kapacitete intelektuale në fushën
    e biznesit. Sigurisht që, duke mbrojtur Edin, disa mbrojnë
    përfitimet dhe garën e padrejtë që kanë fituar në treg, i cili,
    në vend të zhvillimit, po sjell efektin e kundërt të tij. Dhe, e
    gjithë kjo duhet të ndryshojë! Ajo që kërkohet është se si
    mund të ndryshojë një kapital, interesa kaq të mëdha, fije të
    dukshme e të padukshme që lidhen e zgjidhen çdo ditë nëpër
    vende, sa popullore, aq edhe luksoze, me oferta sipër dhe
    poshtë tavolinës, me para të thata, premtime e kështu me
    radhë. Ekzekutivi aktual, në rolin e rregullatorit të tregut apo,
    më mirë, mbikqyrësit të zbatimit korrekt të rregullave të
    konkurrencës, duhet të ndërhyjë me të drejtën e ligjit për t'i
    dhënë fund emërimeve në fushën e biznesit, sipas përkatësisë
    partiake dhe klientelizmit personal, duke rikthyer dinjitetin e
    vlerat e tregut dhe demokracisë në Tiranë e Shqipëri. Së pari,
    duhet të punohet në drejtim të opinionit, që ky të jetë më se
    i bindur tashmë se duhet të ndryshohen rregullat e deformuara
    e të zbatuara në mënyrë të deformuar nga mbështetësit e një
    pushteti disavjeçar, që nuk i shërben askujt, përveç atyre që
    e mbajtën 8 vjet. Së dyti, duhet të jetë bllokimi i rrjedhës së
    paligjshme të kapitaleve që përfundojnë në duar të gabuara
    dhe së treti, kanalizimi ligjor e normal i kapitalit për interesin
    shoqëror dhe zhvillimin e investimeve, në rrugë krejt tjetër
    nga ajo e 8 viteve të shkuara. Duhet të kuptohet se shteti nuk
    ka justifikime në këtë drejtim. Askush nuk beson se, nëse
    vullneti i shtetit është të ndryshohet regjimi aktual, ai nuk
    ecën apo nuk zbatohet... Kjo filozofi është për të dobëtit. Disa
    nga ne menduan se disiplinimi i gjërave të tilla do të jepte më
    shumë të ardhura, duke i shumëfishuar ato e duke qenë mirë
    për të gjithë. Ndoshta kjo nuk është e drejtë, por shumë
    shqiptarë që iu bashkuan ndryshimit në korrik të 2005-s,
    menduan po kështu dhe, shumë të tjerë që nuk mundën të
    votonin, e kishin një shpresë të tillë. Le të presim atëhere,
    vitin e ri, se çfarë mund të sjellë...!

    Kleves Bitro

    55

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e swat
    Anëtarësuar
    18-09-2005
    Vendndodhja
    Prapa DiEllIT
    Postime
    618
    nuk kam nerva ti lexoj gjithcka eshte thene ketu por
    po ju them vetem dicka ne llidhe me temen sepse ketu kaloi komplet debat politik me gazidene allmucen apo suden???
    une po flas per rruget e tiranes edhe per kontradiktat mes krt edhe krtshshshs
    me falni o shqiptare por kush nga ju ka kaluar nga zogu i zi, nga rruga e elbasanit apo nga rruget e bllokut ???
    une te pakten perdite me qellon te kaloj ne ndonje nga keto rruge edhe sado konflikte qe te kene te dy palet me falni o njerez edhe qytetare te tiranes, por ketu nuk behet fjale per ndonje pallat pa leje por rruge qe mijra qytetare kalojne perdite mbi ato rruge edhe ckusur kane makinat tona qe te shkaterohen nga amortizatoret epo ndonje sadokart i care ( nuk po theksoj ketu vonesen ne trafik qe largqoft te rastisi ndonje aksident edhe te kalojne ne ate rruge ambulancat atehere fatkeqet do vdesin rruges o nga vonesat o nga tronditjet e gropave )
    atehere perse nuk i lenje menjiane keto kontradikta e nderkohe qe kane probleme le te meren me letra edhe ti lene te mbarojne keto rruge sepse ne ate pike qe kane vajtur duan apo nuk duan do rregullohen atehre perse te vuajme ne nderkohe qe ka mbi 50 dite qe jane nderprere gjithca
    edhe ju fanatiket e xhaxhi saliut
    mesiguri qe shumica juaj nuk jane ketu sepse te jeni realist
    kush eshte ai qe do te jete ne rregull me letra edhe te behet balte sa here kalojme ne ato rruge ne dimer apo me pluhur ne vere
    me falni por nqs doni rregull ligjor para infrastuktures
    shkoni ne ndonje xhungel apo shkretetire afrikane edhe atje mbajini aktet tuaja normative anti kushtetuese edhe bofshi kokren e qefit me to
    por ne qe duam te jetojme sadopak normalisht na lini te kalojme mbi asfalt e jo mbi gura se nuk kemi ardhur nga mali qe ti meritojme keto vuajtje .......
    shnet e pare nga nje qytatar i tiranes qe jeton ne tirane edhe kalon mbi rruget e tiranes
    Ndryshuar për herë të fundit nga swat : 20-12-2005 më 07:05

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mir ben qe shkruan o swip. fjala e nje banori tirane peshon me shume se tonat qe jemi jashte.
    prandaj fol sa te duash e na informo se cbenet andej.

    Ja cthote Nard Ndoku ne gazete
    --




    E Marte, 20 Dhjetor 2005


    KUR "PRIVATIZOHET" MBIKALIMI

    Nga Nard Ndoka*



    Ka disa dite qe jane bllokuar punimet tek mbikalimi i "Zogut te Zi" ne kryeqytet. Ne krye te heres u krijua pershtypja se me te vertete duhej qe te veprohej ne menyre te prere per te vene nen fre deshirat pa shume fantazi urbanistike te kryebashkiakut Edi Rama. Rama ka filluar "operacionet" ne disa segmente kryesore te kryeqytetit duke shkaktuar nje kaos ne qarkullim, ne levizjet normale te qytetareve dhe duke e bere cdo segment te pakalueshem. Strategjia e kryebashkiakut tone eshte e qarte, sa me shume rraskapitje per qytetaret e tij, perbaltje, ore te tera ne trafik etj, etj. Mbas nje sterlodhjeje te krijuar ne menyre strategjike per dite dhe muaj te tere, do te na shfaqet i gjati i Bashkise me nje gershere ne dore duke peruruar nje rruge pastaj dhe nje tjeter... Pra, keshilltaret e tij apo koka e tij e goditur pak, kane menduar qe pikerisht kur qytetaret lodhen aq shume me dite dhe muaj, kujtojne ne fund vetem shpetimtarin e tyre qe i nxjerr ne "selamet" vetem me nje gershere te vogel dhe nje shirit te kuq ne dore. Rama dhe keshilltaret e tij mendojne se mbahet mend vetem shiriti i tij, ndersa vuajtjet harrohen...!

    A duhet qe kontrolli i Ministrise se Brendshme, komisionet e Keshillit Bashkiak te Tiranes dhe mekanizmat e tjere kontrollues te veprojne?! Une mendoj se duhet te kishin vepruar ne menyre te vazhdueshme dhe duke u bere faktor ne evidentimin real te rrezikut "Rama" per kryeqytetin!

    Per hir te realitetit ka patur nje reagim periferik te Keshillit Bashkiak te iniciuar nga opozita ne keshill, por pa mundur ta ndalojne Ramen, pa e futur ate ne shinat ligjore dhe pa i bere publike me pare keto shkelje.

    A duhej te ndalohej Rama ne aventuren urbanistike, ne abuzimet e tij me projektet preferenciale, ne shkeljet e ligjit, ne fillimet pa mbarim te punimeve?! Duhej ndaluar, madje shpejt dhe me forcen e ligjit, nderhyrja e Policise Ndertimore ishte ne drejtimin e duhur te shqetesimit qytetar dhe opinionit ne teresi, por per pershpejtimin e punimeve dhe mbarimin ne afat te tyre.

    Megjithate, Rama u step, u zverdh perpara ligjit dhe forces se shtetit dhe ju kujtua mire, madje ju ngulit ne mendje se shteti nuk eshte me ai!

    Deri ketu puna eshte ne rregull, por duhet te degjohet edhe pala tjeter, Bashkia ne kete rast, qe nuk eshte vetem Rama. Ato nxjerrin dokumente qe vertetojne se lejet jane ne rregull dhe se cdo gje eshte ligjore! Zgjidhja ne keto raste nuk jane konferencat e shtypit, por drejtesia jone. Kur ka konflikt midis institucioneve, ato mund te zgjidhen me mirekuptim mes paleve ose nepermjet gjykates.

    Por, edhe ne kete rast Rama beri dy gabime. E para, duke shkuar ne Strasburg pa marre nje pergjigje nga drejtesia e vendit te tij, e dyta, ai akoma nuk e kupton se eshte edhe lideri i opozites dhe se pervec nje ndryshimi ne veshje, ai duhet te dryshoje edhe mjaft gjera te tjera te domosdoshme, sidomos respektimin e ligjeve dhe imazhin e vendit te tij! Duke qene se konflikti midis Ministrise se Transporteve dhe Bashkise kaloi ne permasa te tilla sa po paralizon komplet hyrjen kryesore te kryeqytetit, u propozua nje zgjidhje e zbutur per te zhbllokuar situaten e krijuar.

    Me kujtohet nje anektode per kete fenomen: Ne nje shtepi kapin hajdutin duke vjedhur dhe perleshen me te ne erresire ne bodrum, plaku i shtepise i therriste djalit qe ta lironte hajdutin, por hajduti nuk e leshonte ate! "Rama ka kapur Policine Ndertimore, Ministrine e Transporteve dhe qeverine per krahesh dhe nuk i leshon"!

    Ajo qe realisht me shqeteson eshte fakti se nga kjo "lufte", po vuan jo vetem kryeqyteti por me shume se gjysma e Shqiperise, mbasi per te hyre ne Tirane me automjet duhen ore te tera. Imagjino, te semure, njerez me halle, biznese te paralizuara, te huajt qe zbresin nga deti dhe qielli dhe qe pengohen ne toke tek "Zogu i Zi i Rames"!

    Si do te zgjidhet ky "grusht qyteti" askush nuk mund te thote dicka te sakte. Nje gje eshte e sigurte: te gjithe do te mbajme mend lemshin e krijuar dhe jo zgjidhjen e tij! Ne rastin konkret, policia Ndertimore, ministria e Puneve Publike por edhe qeveria ne teresi bejne mire qe i thone "jo" shkeljes se ligjit. Kjo mund te kete edhe nje lloj kosto fillestare ne mbeshtetjen publike ndaj qeverise, por sic thote Toni Bler: Arti i drejtimit eshte te thuash "jo". Te thuash "po" eshte shume e lehte.

    *Kryetar i grupit parlamentar te PDR-PDK

    ----------

  12. #12
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Citim Postuar më parë nga MICHI
    hey se se kam nermen me harxhu me germa ca thua keq ka bere qe ja beri ashtu edi rames e?
    Bllokimi i rrugeve ishte nje veprim politik dhe ti vete je dakort pasi po thua pikerisht ate qe une e shpjegova te posti i meparshem qe keto vendime bazohen me motive hakmarrje politike.
    Dmth mire ja beri Edi Rames qe bllokoi rruget.
    E kuptoni llogjiken ju te tjeret qe po e lexoni ket teme?

    Avokati i Popullit dhe Kontrolli i Larte i Shtetit, 2 nder Institucionet me te larta te Shtetit (te pavarura) pas nje verifikimi te hollesishem te zones Zogu i zi thane qe nuk kishte Shkelje te ligjit
    Si eshte e mundur qe fjala e tyre nuk u degjua?
    Ky eshte kulmi!!!!

    qe i ka venekoston nje prerje peme per rregullimin e qytetit 1000$ aq ben i peme thua ti per tu prere? po marr kte si shembull absurd edhe te vogel pa hy tek te tjerat kto e bene shqiperine metropol tyre ore vec me dilnin me makine luksoze e me ka 40 badigarde edhe populli ishte duke marr ushqime me lista.
    Ika ika naten mos u lodh te me citosh me.
    Keto jane thashetheme
    Ndryshuar për herë të fundit nga FЯODO : 21-12-2005 më 02:12
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga Brari


    Edi Rama nuk pranon të zhbllokojë rrugët e kryeqytetit.


    55
    KUSH I BLLOKOJE PUNIMET?

    Aq eshte degjneruar ky muhabet i rrugeve sa nuk merret vesh me kush i ka blokuar rruget ne Tirane. Po mire mo zoti Brari kush i blokoi rruget? Une nuk i di arsyjet e blokimit te punimive....kush jane arsyet e verteta? ske leje lesh e presh ok mor ti zoteri mos i blloko punimet. Punimet te vazhdonin dhe njekohesishte te pajiseshin kompanite me mungesat ne dokumentacion.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    RD

    --

    Bien mashtrimet e kryebashkiakut Rama për shkurtimin e fondit për bashkinë më të madhe të vendit


    Qeveria rriti buxhetin e Bashkisë Tiranë me 72 milionë


    Qeveria i ka akorduar plot 430 milionë lekë Bashkisë së Tiranës, një shumë prej 72 milionë lekë më shumë në krahasim me 358 milionë që kishte kjo bashki vitin e kaluar. Me anë të këtyre shifrave ka denoncuar zëdhënësi i Grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Bujar Nishani, mashtrimet e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama për shkurtimin e fondit për bashkinë më të madhe të vendit. Nishani tha se pretendimet e Ramës për ndërhyrje të qeverisë në politikën e decentralizimit është një fluskë politike, dhe një tentativë për të justifikuar shkeljet e tij me fondet publike në Bashkinë e Tiranës. "Dua t`i rikujtoj opinionit publik se, kjo qeveri i ka akorduar 430 milionë lekë Bashkisë së Tiranës vetëm nga 358 milionë që i kishte atribuar qeveria e shkuar socialiste që do të thotë 72 milionë lekë më shumë", u shpreh Nishani. Ai solli në vëmendje të opinionit publik se në bashkinë më të madhe të vendit është ndjekur një politikë selektive dhe diskriminuese ndaj 11 njësive të qeverisjes vendore që drejtohen nga Partia Demokratike. Nga ana tjetër, Nishani tha se, janë lënë jashtë regjistrimit nga ana e kryetarit të Bashkisë së Tiranës 15 mijë biznese që nuk paguajnë detyrimet tatimore për motive partiake, duke krijuar në këtë mënyrë një konkurencë të pandershme me bizneset e tjera. "Por, në rast se kemi në mentalitet dhe një filzozofi një rast unikal kundër decentralizimit dhe prototip të centralizimit të pushtetit vendor kemi pikërisht në Bashkinë e Tiranës, i cili ka diskriminuar në mënyrë të pamerituar 11 qeverisje vendore të pushtetit në Tiranë, pushtetarë të zgjedhur me votën e popullit që s'kanë patur mundësi të ofrojnë asnjë shërbim qytetarëve. Fatkeqësisht në Tiranë nga politika selektive e ndjekur deri tani janë lënë 15 mijë biznese për motive partizane të paregjistruara dhe paarkëtuar detyrimet tatimore, çka do të bëjë të mundur rritjen shumë herë më tepër edhe të të ardhurave për Bashkinë e Tiranës", shpjegoi Nishani.

    Duke iu referuar shifrave të parashikuara në buxhetin e vitit të ardhshëm, Nishani sqaroi se të ardhurat e pushtetit vendor nga burimet e veta parashikohet të shkojnë në 12 miliardë lekë, një rritje kjo sipas tij me 9% më shumë se sa ç`ishte parashikuar në vitin 2005. Ai tha se, për herë të parë një buxhet parashikon rritje të grantit për të gjitha njësitë e qeverisjes vendore. Sipas statistikave për investimeve në periudhën 2002 -2005 vetëm 14 komuna dhe 30 bashki kanë përfituar investime çdo vit. Pra, gjithsej 44 njësi vendore prej të cilave vetëm 7 kanë qenë të qeverisura nga Partia Demokratike, të dhëna këto që sipas Nishanit dëshmojnë diskriminimin e qartë politik që i është bërë popullsisë. "Në këtë buxhet ka vetëm 3 komuna dhe dy bashki që nuk përfitojnë investime dhe kjo vetëm për faktin se deri tani përfitimi i tyre ka qenë nga 300-500% më shumë se niveli mesatar. Me keqardhje kam konstatuar se i tërë opozicioni i Partisë Socialiste është ngritur mbi gënjeshtrën dhe dizinformacionin e rëndomtë", shpjegoi Nishani. Ai argumentoi se ky buxhet nuk ka një politikë partizane për shkak se nuk i shikon komunat dhe bashkitë si prona të partive politike.






    Buxheti zhduk diskriminimin partiak


    Seanca e diskutimeve mbi projektbuxhetin e vitit të ardhshëm ka vijuar edhe gjatë ditës së djeshme, ku nuk kanë munguar replikat dhe përplasjet mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës. Deputetët e mazhorancës së djathtë i cilësuan qëndrimet negative të opozitës ndaj projektbuxhetit si të motivuara politikisht dhe me prapaskena xhelozie politike për shkak të rritjes së mirëqenies që parashikon projekti për të gjitha shtresat e popullsisë. Ata i cilësuan si mashtrime deklaratat e përfaqësuesve socialistë, të cilët tentojnë të manipulojnë opinionin publik, duke deformuar shifrat e paraqitura në projektbuxhet. Zëdhënësi i Grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Bujar Nishani, u shpreh se ky është buxheti i parë që zhduk diskriminimin partiak që ishte kthyer në një mentalitet të buxheteve të mëparshme gjatë qeverisjes socialiste. Nishani vlerësoi, se ky është projektbuxheti më transparent në historinë e Parlamentit, ku qeveria paraqet në mënyrë të hollësishme dhe të detajuar para ligjvënësve dhe publikut shpërndarjen e fondeve për qeverisjen vendore. "Është hera e parë në historimnë e këtij parlamenti që qeveria prezanton në mënyrë të hollësishme dhe të detajuar tek parlamentarët edhe tek publiku buxhetin që do të kenë njësitë e qeverisjes vendore nga bashkia më e madhe e deri tek komuna më e vogël. Asnjëherë më parë qeveritë e kaluara nuk e kanë aplikuar këtë transparencë të domosdoshme, për herë të parë zbatohet një formulë standart e barabartë për të gjitha njësitë e qeverisjes vendore në përcaktimin e grantit dhe përcaktimin e fondit për investime. Për 88% të këtyre njësive vendore rritet granti në nivelin nga 30-40% më shumë se sa ai që ishte në vitin 2005. Ky buxhet heq përfundimisht diskriminimin mbi motive partiake, të cilat ishin kthyer në mentalitete të buxheteve socialiste. Brenda kësaj formule një nga kriteret kryesore është popullsia në numër. Në këtë formulë granti ndahet proporcionalisht me popullsinë relative të çdo bashkie apo komune kundrejt popullsisë totale", deklaroi Nishani. Ai shtoi se, koncepti themelor i kësaj qeverie mbetet shërbimi ndaj qytetarëve një pjesë e rëndësishme e realizimit dhe sqaroi se një pjesë e kësaj përgjegjësie shikohet pikërisht tek veprimtaria e pushtetit vendor. Zëdhënësi i Grupit parlamentar më të madh të Kuvendit bëri një bilanc të situatës ekonomike, në kohën kur mazhoranca e djathtë mori pushtetin. Sipas tij, kjo qeveri erdhi në pushtet, duke gjetur një nivel ekonomik për të ardhur keq, me lista ushqimesh veresie, pa rrugë me ura të shkatërruara, pa investime në rrjetin energjitik dhe pa investime në rrjetin e furnizimit me ujë, me shkolla të lëna në mëshirë të fatit madje edhe atje ku ish guxuar të vihej dorë me suva që bien çdo ditë. Nishani vlerësoi se përcaktimi i prioriteteve, transparenca në alokimin e këtij buxheti si dhe qëndrimi nacional dhe jo partizan i politikave të investimit, janë ndër pikat më të pakontestueshme të këtij buxheti. "Për këtë mbetem maksimalisht vlerësues ndaj kësaj qeverie në hartimin e këtij buxheti, sepse këto vizione edhe të miat gjejnë pasqyrim në këtë projekt. Premtimi për të rritur buxhetin e qeverisjes vendore nuk ishte dhe nuk pasqyron në këtë buxhet vetëm dhe thjesht një kapriço elektorale apo partizane, kjo përbën thelbin e qeverisjes së kësaj qeverisje", vijoi më tej Nishani. Ai shtoi se ky projekt mban meritën e madhe se do t`i japë fund diskriminimit politik që u është bërë komunave dhe bashkive të veçanta të drejtuara nga demokratët.


    Ylber Drazhi

  15. #15
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës: Jemi seriozisht të shqetësuar rreth bllokimit të bërë Bashkisë së Tiranës nga Qeveria Qendrore
    Nënkryetarja e Bashkisë, Vali Bizhga

    Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, në një deklaratë për shtyp, ka shprehur shqetësimin e vet për situatën e krijuar pas bllokimit të Bashkisë së Tiranës, përsa u përket punëve publike në kryeqytet. Në këtë deklaratë, të bërë publike nga nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Vali Bizhga, thuhet:

    “Në vijim të takimit me Edi Ramën, Kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe anëtarëve të Kongresit, Presidenti i Kongresit Giovanni Di Stasi informoi Byronë e Kongresit në 16 dhjetor 2005 rreth “shqetësimeve të tij mjaft serioze në lidhje me bllokimin e Bashkisë së Tiranës nga Qeveria Qendrore për punët publike në kryeqytet.”

    “Kongresi ka qenë informuar fillimisht rreth kësaj situate të vështirë disa javë më pare”, tha zoti Di Stasi, “por ne shpresuam se ky bllokim do të tejkalohej. Tani duhet të themi se kjo gjendje e keqe e punëve, ende vazhdon dhe është duke kërcënuar seriozisht funksionimin normal të vetëqeverisjes lokale në Tiranë”.

    “Ne mbetemi të hapur rreth thirrjeve të bëra nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, veçanërisht që nga momenti që Bashkia ka ezauruar të gjitha hapësirat brenda vendit për zgjidhjen e çështjes edhe konkluzionet e Avokatit të Popullit nuk janë zbatuar. Kjo vë në pikëpyetje vlerësimin tonë për zhvillimin pozitiv të demokracisë lokale në Shqipëri dhe kërkon ndërhyrje nga Kongresi.”

    Për këtë arsye, Byroja e Kongresit ka vendosur të dërgojë një ekip monitorues për të parë nëse parimet e Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore janë respektuar në praktikë. Referuar Nenit 8, mbikëqyrja e autoriteteve lokale duhet të synojë vetëm garantimin e përputhshmërisë me ligjet dhe përjashton çdo mbikëqyrje të veprimeve brenda hapësirës së përgjegjësisë ekskluzive të autoriteteve lokale. Për më tepër parimet e subsidiaritetit dhe të proporcionalitetit mbeten aspekte kyçe të çdo mbikëqyrjeje administrative nga autoritetet e niveleve më të larta.

    Kongresi mbetet i gatshëm të angazhohet në dialog me autoritetet shqiptare dhe shpreson që për situatën aktuale do të gjendet një zgjidhje, që bazohet në vështrimin e ligjit dhe të drejtat e autoriteteve lokale”.


    19.12.2005

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Ore ia kane bere kaq mire rames . I duhet treguar atij idioti se bashkia nuk eshte prone e tij po ka ligje qe duhen zbatuar. Sa per dijeni te atyre me lart qe ia fusin kot nuk eshte bllokim rrugesh por pezullim i perkohshem i punimeve deri ne plotesimin e dokumentacionit perkates. Dhe ne kete dokumentacion figuronin mungesa te medha qe edhe komunistet ketu ne forum i dine po bejne lojra fjalesh. Pyetja ime eshte pse edushi e ka kaq te veshtire te japi ato leje dhe ato dokumenta qe i takojne bashkise. Apo ka qene i zene te shpalose idiotllekun e tij ne takime me anetare te partise se tij rret e rreth shqiperise. Donte tua qante hallin atyre kur punet i ka lemsh ne bashki. Dhe pasi beri figuren e nje arroganti idiot niset jashte per tu ankuar tek ......nuk e di se ku. Si ato kalamajte e keqinj qe ankohen te mamaja kur i ngacmojne. Per te miren e Shqiperise, dhe te Tiranes shpresoj qe nje idiot si Rama te kete nje jete sa me te shkurter politike. Tipa si puna e tij vetem se i prishin pune partise se tyre, dhe nga ana tjeter cojne uje ne dere te Berishes dhe qeverise aktuale.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e swat
    Anëtarësuar
    18-09-2005
    Vendndodhja
    Prapa DiEllIT
    Postime
    618
    po mor ben po mire e ke ti
    por imagjono se ca mund te bohet atje ne new york ku je ti sikur te pezullohet punimi i ndonje rruge per nja 48 ore jo me shume
    imagjino sikur arterija kryesore atje ke ty te ndalohet qarkullimi ose te jete teper i veshtire kalimi ???????
    hajde kalo ihere knej e pastaj fol lale, se sa per men te gjithe jena koka per vete ene secili per hesap te vet me dhon men por ai i shkreti qe mendon per popullin ti japi rruge qe ne fund te fundit te bohena njerez tamom ene ne
    ene kur vjen puna del i sale ene thot jo " nuk duhet te jetojn si njerez shqiptaret "
    kalo ihere pastaj fol lale.......
    (mendimi im eshte qe keto pune te shikohen qe te rregullohen dokumentacjonet, por puna te mos ndaloje sepse eshte jetike per ne shqiptaret qe te shkoji gjendja ne normlaitet sa me shpejt )

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e swat
    Anëtarësuar
    18-09-2005
    Vendndodhja
    Prapa DiEllIT
    Postime
    618
    sapo lexova 2 faqet e fundit qe jane shkruar plot me postime gjith mllef kunder njeri tjetrit.............
    po sjeni hasem me njeri tjetrin o njerez se ne fund te fundit vota e me fanatikur te PS apo PD eshte e barazvleshme me voten e nje njeriu qe nuk dio kujt tja japi deri ne momentin e fundit.............
    per me teper me beri pershtypje fakti qe ju te nderuar siper foles, shkruani o nga New York, Michigan, San Diego apo ndonje qytet ( jo shqiptar ) apo shtet i huaj ................
    po mire o te dashur forumista, po nuk u qyteteruat sadopak duke jetuar kaq vite ne USA apo ku di une ???????????????
    njeri thot sa te jete PD ne pushtet mos flisni ju socjalistet ( bravo e paske mesuar parimin kryesor te demokracise qe eshte LIRIA E FJALES )
    nje tjeter thote BASHKIA NUK ESHTE PRONE E Edi Rames ( mos ki merak se nqs nuk i fiton zgjedhjet e tjera ja u le bashkune prap, atje do ta keni mos u trembni [ gjithmone nqs e mban mend se ku eshte bashkia tirane ] se duket qe ke vite jasht shqiperie )
    apo ndonje qe thote se nje peme paska kushtuar 1000 $ ( se mos kane qene nje peme 1000 kallep floriri ore se mos e ke degjuar gabim !!!!! )
    po amani ore se po mbaj barkun me dore nga te qeshurat ca me beni kopetente nga 6000 apo 7000 km larg tiranes ???????? dhe shqiperie.............

    PS. nje keshille per ju qe keni ndermend te vini ne tirane per festat e fundviti merni ndonje harte te tiranes se mos humbni ku i dihet per siguri.......

  19. #19
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    E di ku qendron problemi per mendimin tim.
    Fakti eshte qe nje pjese e mire e atyre qe "perkrahin" bllokimin e punimeve tek mbikalimi i Zogut te Zi jane ajo "ajke" demokrate e cila fatmiresisht (per ta) nuk jane ne Tirane (ose ne Shqiperi) qe te ndeshin me ate ferr trafiku e me ate balte ne pothuajse gjithe rruget e Tiranes,punimet e te cilave jane bllokuar ne menyre abuzive per arsye te shantazhit politik.Te vjen turp te shkosh nga Rinasi e te hysh ne Tirane nga nje Zog i Zi ku Kaosi rrugor eshte ne zenith,e ku pislliku po arrin ne kuota te turpshme.Perderisa ne motivimin e bllokimit te disa punimeve te rruge te ndryshme kane qene shkelje te renda te ligjit,pse mbas nje periode kohe ne disa rruge (rruga e elbasanit prsh ) u zhbllokuan punimet.Pra cfare kemi ketu...

    Kemi nje loje te ndyre politike e cila vazhdon te rendoje mbi qytetarin Tiranas.Kaq gje e kuptojne dhe keta kokrra qe na mbyten me copy paste ose me "perkrahje" te verbuar te nje ngjyre politike te caktuar.

    Pastaj fakti qe nga keta kokrra i konsiderojne keto bllokime si Lufte te hapur kunder Edi Rames (duke theksuar qe ja bejne mire a jo) tregon nivelin e ceket te te menduarit te individeve qe perkrahin zhvillimin real te Shqiperise.

    Bravo bravo se keshtu do shkoj perpara
    .........................

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Nuk rri dot pa u pergjigjur, megjithese me duket humbje kohe. Miki une vertet jetoj ne Ny po zemren shpirtin dhe te gjithe te dashurit e mi i kam ne Tirane . Vec kesaj dy here ne vit shkoj atje. Dhe kjo eshte nje avantazh se i bej me mire krahasimet. Po ti qe jeton ne boten e cudirave dhe na cudit shpesh me mendimet e cuditeshme qe na jep ketu ne forum.Sa per ty o Swat dua te te them se ketu ku jam une te gjithe jane te barabarte para ligjit, si qytetari i thjeshte ashtu dhe kryetari i bashkise. Dhe asnje nuk guxon te luaje me ligjin. Nuk ma merr mendja se ndonje firme ketu ne NY te filloje e te beje punime , fjala vjen ne uren Xhorxh Washington pa pasur leje. As i shkon ne mend kjo gje perndryshe ato do te duhet te paguajne gjoba marramendese dhe mbase edhe burg. Po thuaj shyqyr qe Berisha nuk eshte nga ata qe fusin ne burg. Dhe Edushit e te tjereve ketu ne forum na i mbetka hatri. Dhe me gjithe demagogjine e disave ketu asnjeri nuk me tha pse Idioti Edwin e ka kaq te veshtire te firmose ato dreq letrash apo lejesh qe te mundesoje vazhdimin e punimeve. Mos me thoni qe eshte shume i zene me punet e partise......

Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Alfred Uçi tregon
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2010, 08:55
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  4. Berisha bën publike ndryshimet në kabinetin e tij qeverisës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:53
  5. Gjykata Kushtetuese shpall të paligjshëm prishjen e mbikalimit tek Zogu i Zi
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 21-12-2006, 21:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •