Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Merkato e dimrit

    Jam kurioz te di a do te fuqizohen me tej ekipet ne superlige me kete merkato lojtaresh?
    Tirana dhe Dinamo kane premtuar se do te blejne lojtare te tjere.
    Edhe Elbasani per mendimin tim ka nevoje per lojtare me cilesore n.q.s do te mbetet ne krye.Edhe Vllaznia, edhe Besa etj.Per Partizanin nuk e di.
    Nese do te blejne nga cili vend do te jene lojtaret?Tirana ka premtuar lojtare nga Rumania.Dinamo ruan lidhjet me Kroacine.Elbasani ka thene se do te bleje lojtare nga Maqedonia.

    A do te kete shkembim lojtaresh brenga superliges ?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Qerim : 12-12-2005 mė 14:13

  2. #2
    x Maska e Juvi
    Anėtarėsuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
    Postime
    354
    hallall qerim, na duhej nje teme e tille. Une per vete e kam thene dhe me pare dhe do ta them qe Partizanit i nevojetin dy mbrojtesa, tre mesfushore dhe te pakten dy sulmues. Ne preferencat e mia do te ishte padyshim Vior Sinani, me Dorin do te benin nje dyshe te forte sulmi. GJithashtu do te doja qe lojtaret te ishin vendes, jo se jam kunder elementit cilesor te huaj, por sikur me ngjit me shume kur shikoj nje partizan me shqiptare (kjo nuk do te thote se Delain, Karder, Rodrigo jane lojtare te keqinj, perkudrazi jane shume te mire)
    mos ja u pafsha surratin ordinereve te forumit

  3. #3
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Ide shume te mira per Partizanin.Duhet qe keto ide ti kete parasysh edhe Stafi i Partizanit dhe te mos beje gabime ne te ardhmen.

  4. #4
    x Maska e Juvi
    Anėtarėsuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
    Postime
    354
    007 e veme nje bast bashke qe do te jene rreth 5 lojtare te larguar nga skuadra dhe rreth 7 qe do te vijne? A do te ti them emrat e atyre qe do te largohen?
    Oliveria, Drobnjak, Halili, Pinari, Sheta ketu do te jemi dhe do ti shohim ngjarjet
    mos ja u pafsha surratin ordinereve te forumit

  5. #5
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Geshovski, goditja e parė e Dinamos nė merkaton e janarit

    Aurel CELIBASHI

    Bllagoje Geshovski hap merkaton e janarit pėr blutė. Sulmuesi maqedonas mbėrriti dje paradite nė Tiranė, i shoqėruar nga menaxheri i vet, teksa menjėherė iu drejtua kompleksit sportiv. Menjėherė sapo shkeli nė klub, Geshovski pati njė bisedė tė shkurtėr me trajnerin Ivan Kataliniē, ndėrkohė qė mė pas ndoqi stėrvitjen e skuadrės. Nga informacionet e marra, u mėsua se ky sulmues vjen nga ekipi i Pobedės, ėshtė 1.90 i gjatė dhe 87 kg, teksa luan edhe me kombėtaren maqedonase. Dje ishte dita e parė e mbėrritjes sė tij nė kryeqytet, ndėrkohė qė gjatė kėsaj jave ai pritet tė hyjė nė bisedime me presidentin Besnik Sulaj nė lidhje me kontratėn e re. Nga burime tė besueshme brenda skuadrės bėhet e ditur se sulmuesi shtatlartė kėrkon njė shifėr prej 50 mijė eurosh nė sezon. Ēdo gjė nė lidhje me kėtė marrėveshje do tė bėhet e ditur nė vazhdim, por ajo qė duhet thėnė ėshtė fakti se dinamovitėt, ende pa u mbyllur viti 2005, e kanė hapur merkaton nė pritje tė lojtarėve cilėsorė qė mund tė mbėrrijnė. Trajneri kroat Kataliniē kėrkon me ēdo kusht njė sulmues "race" dhe Geshovski duket se i pėrmbush kėrkesat e tij, duke parė fizikun dhe gjithashtu faktin se ėshtė pjesė e pėrfaqėsueses maqedonase. Me ardhjen e tij nė skuadėr, njėshi i stolit blu do tė zgjidhte edhe njė problem tė madh, qė ėshtė gjuha, sepse tė dy mund tė komunikojnė nė serbo-kroatisht. "Topi" tani ėshtė nė dorėn e presidentit Sulaj, i cili duhet tė hapė kasafortėn pėr Bllagoje Geshovskin, njė prej talenteve tė kampionatit maqedonas, i cili sapo ka mbushur 24 vjeē.


    14/12/2005

  6. #6
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Ja disa lojtare per tregun shqiptar.Kisha edhe une nje pyetje.Si eshte tregu i futbollistave ne Kosove.Ku eshte me i shtrenjte ne Kosove apo ne Shqiperi?





    lir Nallbani - Futbollisti mė i mirė i Kosovės pėr vitin 2005
    vleresimi: (0 vota) Versioni pėr tu shtypur Email shokėve Diskutoni pėr kėtė artikull
    Artikujt tė tjere
    Muhamet Idrizi - Tani ndihemi shumė tė fortė dhe do tė mendojmė pėr suksese Europiane
    • Kryetari i KF Shkėndija 79, rrėfen pėr ambiciet e klubit dhe vėshtirėsitė me tė cilat ballafaqohen si ekip
    Minifutboll - Turneu dimėror “Prishtina 2005”
    • Mitrovica e Dogana shėnojnė fitore bindėse
    Ilir Mehmeti - Nė klubin tonė profesionalizmi do tė ngrihet vrullshėm
    • Bisedė me kryetarin e KF Vėllazėrimi nga Kėrēova
    Botuar: 2005 Dhj 24 - 11:46
    • Besa e Pejės u zgjodh si skuadra mė e mirė e vitit

    Nė Shtėpinė e Sportit nė Prishtinė, ėshtė bėrė shapllaj e futbollistėve, trajnerit, klubit, gjyqtarit dhe punėtorit sportiv tė Federatės sė futbollit pėr vitin 2005. Juria nė pėrbėrje Bakir Burri,kryetar, Afrim Tovėrlani dhe Muharrem Sahiti nė bazė tė kritereve pėr vlerėsimin e laureatėve, nė bazė tė dokumentacionit pėrkatės qė disponon Federata e futbollit e Kosovės, pėr futbollist mė tė mirė tė vitit 2005, ka shpallur mesfushorin e Besės sė Pejės, Ilir Nallbanin.

    Klubi mė i suksessshėm pėr vitin 2005 ėshtė shpallur Besa e pejės, kampione aktuale dhe fituese e Kupės sė Kosovės dhe kampione vjeshtore pėr vitin 2005. Epiteti i trajnerit mė tė mirė i ka takuar Erdogan Celinės (Liria-Prizren), kurse punėtorit sportiv, Agim Elshanit, drejtor i KF Besa tė Pejės. Gjyqtar mė i dalluar ėshtė shpallur Pėrparim Hasani nga Prishtina, kurse me mirėnjohje janė nderuar edhe Ramush Gashi dhe Alber Bunjaku, pėr kontributin e dhėnė futbollit kosovar dhe afirmimin ndėrkombėtar.

    1. Ilri Nallbani (Besa), futbollisti mė i mirė i Kosovės 2005.

    2. Haxhi Zeka(Besa)

    3. Ismet Ramushi(Besiana-Gjilani)

    4. Fitim Krusha(Prishtina-Liria)

    5. Uliks Emra(Prishtina)

    6. Sunaj Keēi (Flamurtari)

    7. Labinot Qosa (Prishtina)

    8. Namėsor Gjonbalaj (Prishtina)

    9. Benis Krasniqi (Besa)

    10.Elvis Osmani(Trepēa ’89)

    Me mirėnjohje tė ėshtė nderuar edhe futbollisti nėn moshėn 20 vjeēare, Dukagjin Gashi, qė ka qenė mė i dalluari nė vitin 2005.

  7. #7
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Trajneri i bluve i ka bėrė kėrkesė presidentit Sulaj pėr tri pėrforcime nė merkaton e dimrit &nbsp25-12-2005
    Kataliniē, me "kartė krediti" nė Kroaci
    Aurel Celibashi


    Dinamo e vitit 2006 pritet tė jetė njė skuadėr "e blinduar" nė tė gjitha repartet, kjo pasi trajneri Ivan Kataliniē kėrkon me ngulm edhe afrimin e tre lojtarėve cilėsorė. Pėrpara se tė largohej nė vendlindje pėr pushimet e fundvitit, nga burime brenda klubit mėsohet se kroati ka pasur njė takim me presidentin Besnik Sulaj, tė cilit i ka parashtruar kėrkesėn pėr blerjen e njė sulmuesi, njė mesfushori dhe njė mbrojtėsi. Bosi i bluve ka dhėnė menjėherė miratimin pėr njė gjė tė tillė, duke ia lėnė Kataliniēit nė dorė pėrzgjedhjen e elementėve qė pritet tė afrohen nė muajin janar.
    Me sa duket, edhe nė kėtė merkato dimri blutė janė tė orientuar nga tregu i huaj dhe pikėrisht ai kroat, ku nė pėrbėrje tė tij ka shumė futbollistė tė nivelit tė lartė. Dy blerjet e fundit tė Dinamos, mesfushori Goran Vinēetiē dhe mbrojtėsi Zoran Kastel, me kaq pak ndeshje nė skuadėr konsiderohen titullarė tė padiskutueshėm, falė formės sė mirė qė kanė shfaqur. Kjo ėshtė edhe arsyeja kryesore pse drejtuesit dinamovitė kanė bėrė "divorc" me Amerikėn Latine, pėr t'u pėrqendruar nė Ballkan, pasi kėtu shihet burimi kryesor i lojtarėve qė mund tė bėjnė diferencėn nė kampionatin shqiptar. Nė kėtė mėnyrė, trajneri Ivan Kataliniē nuk do tė jetė i qetė gjatė kėtyre 10 ditėve pushime pranė familjes sė tij, sepse i duhet tė mendojė dhe mė pas tė nisė negociatat me ata futbollistė qė i njeh mirė. Pra, mėsohet se trajneri kroat ka me vete "kartabiankėn" dhe "kartėn e kreditit" nga presidenti Sulaj pėr blerjet e mundshme. Se sa do t'ia arrijė kėtij qėllimi, kjo mbetet pėr t'u parė nė ditėt nė vazhdim, ku kroati sigurisht do tė ketė biseda telefonike me presidentin Sulaj, duke e informuar pėr shumat financiare qė do tė duhen pėr prishjen e kontratės qė lojtarėt mund tė kenė me klubet e tyre aktuale.
    Tashmė pėr blutė merkatoja e dimrit i ka hapur dyert dhe sigurisht qė, pėrveē prurjeve tė reja, ka pak mundėsi qė dikush nga ky grup aktual tė largohet, duke parė faktin se pjesa mė e madhe ka kontrata dyvjeēare. Presidenti Besnik Sulaj ėshtė i vendosur qė ta forcojė edhe mė shumė Dinamon, sepse diferenca me kreun ėshtė vetėm shtatė pikė dhe titulli kampion mbetet objektivi primar. Para sė gjithash, skuadra ka nevojė pėr tri pėrforcime tė rėndėsishme, ku nevoja kryesore mbetet sulmi, pasi Gudjabi nuk mund ta mbajė i vetėm mbi shpatulla njė repart tė tėrė, duke parė qė Marinjo dhe Pema shėnojnė rrallė, ndėrkohė qė Mile ėshtė aktivizuar fare pak.

  8. #8
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Presidenti i kuq shprehet se do tė ndėrhyhet nė merkato, ku pėrparėsi do tė ketė sulmi &nbsp25-12-2005
    Xhani: Abilaliaj i shkėlqyer, por i vetėm
    Adi Metaliu


    Megjithėse Partizani i ka bėrė njė mbyllje shumė tė mirė fazės sė dytė, duke mposhtur nė derbi Tiranėn kampione, prapseprapė te kjo skuadėr shihet qartė se ka vend pėr pėrforcime. Pas pėrfundimit tė derbit ka qenė vetė presidenti i kuq, Albert Xhani, qė ėshtė prononcuar pėr mediat, duke shprehur dėshirėn e drejtuesve tė kėsaj skuadre pėr tė pėrforcuar organikėn me lojtarė cilėsorė. E ndėrsa Xhani ėshtė shprehur se emrat e futbollistėve qė do tė pėrforcojnė skuadrėn do tė bėhen tė ditur vetėm pas datės 10 janar, kanė qarkulluar zėra se nė fazėn e tretė do t'i bashkohet Partizanit sulmuesi i Vlaznisė, Vioresin Sinani. Xhani nuk e fsheh dėshirėn pėr ta pasur kėtė futbollist nė gjirin e Partizanit, por nė tė njėjtėn kohė shprehet se nuk ka asgjė zyrtare qė e sjell Sinanin te tė kuqtė. "Faktikisht, Vioresin Sinani ėshtė njė nga sulmuesit mė tė mirė tė kampionatit tonė, qė Partizani e ka kėrkuar qė nė merkaton e verės, por ai ka njė kontratė me Vllazninė dhe nuk ėshtė nė dorėn tonė afrimi i tij te Partizani. Nuk mund ta fsheh se Partizani e ka zili njė futbollist tė tillė si Sinani, por kjo s'do tė thotė se nė janar ai do tė veshė domosdo fanellėn e kuqe. Deri tani nuk ka gjė zyrtare qė provon kalimin e tij te skuadra jonė," - ka deklaruar njėshi i tė kuqve.
    Qė nė momentin e ardhjes sė Starovės, skuadra e kuqe ka funksionuar shumė mirė, madje bilanci prej 6 fitoresh dhe vetėm njė humbje ėshtė treguesi mė i mirė i ecurisė sė rezultateve tė fundit. Kjo ecuri tregon se Partizani ka funksionuar siē duhet edhe nė repartin e sulmit, ku pritet tė ndodhin ndryshime nė janar. Sipas Xhanit, pėr funksionimin e sulmit meritė tė veēantė ka sulmuesi i ri vlonjat, Arbėr Abilaliaj, i cili e ka justifikuar plotėsisht besimin e drejtuesve, por ai, pėr nga mosha dhe eksperienca qė ka, nuk mund ta pėrballojė i vetėm sulmin e Partizanit, kur kanė ngelur pėr t'u luajtur edhe gjysma e ndeshjeve tė sezonit. "E kam theksuar edhe mė parė se pika mė e dobėt e Partizanit ėshtė sulmi. Ne kemi njė fubollist tė shkėlqyer, Arbėr Abilaliajn nė kėtė repart, i cili e ka bėrė mjaft mirė punėn e tij, por deri nė fund tė sezonit janė pėr t'u luajtur shumė ndeshje tė tjera, kėshtu qė kjo barrė e rėndė do t'i mbetej atij nė kurriz. Pėr kėtė arsye, ne po mundohemi tė gjejmė njė futbollist cilėsor nė kėtė rol, qė tė jetė pėrkrah sulmuesit tonė tė ri. Pėrmenda sulmin si repartin mė nė emergjencė, por nuk pėrjashtohet mundėsia qė tė afrohet edhe njė mesfushor i majtė dhe njė mbrojtės. Kėto lėvizje kėrkojmė t'i bėjmė jo se Partizani nuk ka lojtarė tė mirė, por pėr tė rritur konkurrencėn, ēka do tė sillte fryte nė lojėn e skuadrės," - ka vijuar mė tej presidenti i Partizanit.
    Gjatė merkatos sė janarit pritet te pėrforcohen tė gjitha skuadrat qė kėrkojnė tė fitojnė kampionatin. Elbasani, Tirana dhe Dinamo janė tri rivalėt e tė kuqve nė luftėn pėr titull, tė cilat edhe ata pretendojnė tė pėrforcohen, sidomos Tirana. Pėr kėtė arsye, konkurrenca mes kėtyre skuadrave pritet tė jetė edhe nė merkato, pėrveēse nė kampionat. Gjithsesi, drejtuesit e kuq pritet tė tregohen mjaft aktivė nė kėtė merkato, pavarėsisht se do tė jetė shumė e vėshtirė tė gjesh lojtarė cilėsorė pa kontratė.

  9. #9
    i/e larguar Maska e asteri
    Anėtarėsuar
    17-02-2005
    Vendndodhja
    ke porta e kalase elbasan
    Postime
    114
    Citim Postuar mė parė nga Juvi
    hallall qerim, na duhej nje teme e tille. Une per vete e kam thene dhe me pare dhe do ta them qe Partizanit i nevojetin dy mbrojtesa, tre mesfushore dhe te pakten dy sulmues.
    Me pak fjale partizanit i duhet nje ekip i dyte se ata qe ka kan ik per lesh

  10. #10
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Pas Dhėmbit, drejtuesit e kuq pretendojnė tė sjellin nė ekip edhe ish-sulmuesin dinamovit dhe mesfushorin e krahut tė majtė

    F. Xhafa e Ahmataj, ata qė mund tė kompletojnė Partizanin

    AdiMETALIU

    Partizani ėshtė njė nga skuadrat e kryeqytetit qė po tregohet mė aktive pėr sa u pėrket afrimeve tė lojtarėve nė merkaton e janarit. Fjodor Xhafa dhe Julian Ahmataj janė dy emrat e fundit qė nė janar mund t'i shohim tė luajnė me Partizanin. Xhafa, aktualisht sulmues i Tiranės, i dhėnė borxh nga Dinamo, pritet tė jetė pėrforcimi i parė i sulmit, duke parė se ardhja e Vioresin Sinanit nuk ėshtė e sigurt, madje drejtuesit shkodranė kanė deklaruar se nuk kanė ndėrmend ta lėshojnė sulmuesin e tyre. Ndėrsa Ahmataj, aktualisht futbollist i Dinamos, shihet si lojtari qė do tė mbushė boshllėkun e krijuar nė krahun e majtė tė mesfushės, duke pasur parasysh dėmtimin e Rodrigos, tė cilit i duhet kohė pėr t'u rikuperuar plotėsisht. Lufta mes klubeve pėr fitimin e titullit nuk ėshtė pėrqendruar vetėm nė fushėn e lojės, por edhe nė merkato, ku skuadrat ndjekin politikėn e dobėsimit tė kundėrshtarėve. Nė kėtė aspekt, Partizani dhe Dinamo duket se po bashkėpunojnė ngushtė me njėri-tjetrin, ku si qėllim kanė dobėsimin e kundėrshtarit tė pėrbashkėt, Tiranės, qė e ka dominuar prej vitesh kampionatin shqiptar. Fjodor Xhafa, i pėrjashtuar nga Dinamo nė muajin tetor, kaloi hua te Tirana deri nė dhjetor, ndėrsa nė janar ai mund tė veshė fanellėn e njė ekipi tjetėr. Me letra Xhafa ėshtė futbollist i Dinamos dhe vetėm nė merkaton e janarit mund t'i pėrkasė njė ekipi tjetėr. Sulmuesi vlonjat njihet mirė nga trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, sepse ata kanė punuar bashkė pėr njė vit te Tirana. Starova e pėlqen shumė Xhafėn dhe dėshira e tij ka qenė prej kohėsh pėr ta afruar te Partizani, kėshtu qė ai ka pritur merkaton e janarit pėr tė vepruar konkretisht. Ndėrsa Julian Ahmataj, i cili ka luajtur mė parė me tė kuqtė, plotėson mė sė miri kushtet pėr tė zėvendėsuar Rodrigon e dėmtuar nė krahun e majtė. Madje Xhani ka deklaruar nė media se Partizani ėshtė pėrqendruar pikėrisht nė repartin e sulmit dhe mesfushės pėr tė afruar lojtarė cilėsorė. Nga burime tė besueshme pranė lojtarit elbasanas mėsohet se drejuesit e kuq, pikėrisht Albert Xhani, ka nisur tratativat me futbollistin nė fjalė, pėr ta marrė nė janar te Partizani, por ende nuk ėshtė bėrė gjė zyrtare. Pėr kalimin e Ahmatajt te tė kuqtė sigurisht mund tė ndikojė edhe miqėsia qė kanė dy presidentėt respektivė, Xhani e Sulaj, qė si qėllim duket se kanė dobėsimin e Tiranės. Miqėsia mes dy klubeve u duk qartė me kalimin e Dhėmbit te tė kuqtė nė merkaton e tetorit, edhe ky i dhėnė borxh. Megjithėse Dhėmbi nė janar ėshtė i lirė tė zgjedhė skuadrėn me tė cilėt dėshiron tė luajė, zor se drejtuesit e Partizanit do ta lėshojnė tė largohet. Ardhja e Dhėmbit te tė kuqtė ka qenė njė goditje e rėndė pėr kundėrshtarėt, sidomos pėr Tiranėn dhe Elbasanin, qė u desh tė pėrballeshin me njė kundėrshtar edhe mė tė fortė, si Partizani i pėrforcuar. Gjithsesi, ardhja e Xhafės dhe e Ahmatajt te tė kuqtė ėshtė vetėm nė kuadėr tė tratativave, por nė janar ka shumė mundėsi qė ata t'i shohin tė atkivizohen me Partizanin, qė kėtė vit ka synime tė qarta pėr sa i pėrket arritjes sė objektivave tė sezonit.

    Disa nga tė huajt largohen nga Partizani
    Drobnjak, Norko e Kangua i kanė thėnė lamtumirė skuadrės sė kuqe. Malazezi ėshtė pėrjashtuar nga vetė drejtuesit e kuq, ndėrsa Kangua dhe Norko thuhet se nuk kanė ndėrmend tė kthehen nė Shqipėri. Portieri polak mbeti i zhgėnjyer nga trajneri Starova, i cili i dha pėrparėsi Orges Shehit si titullar. Ndonėse largimi i Norkos u deklarua i pėrkohshėm, nga burime pranė lojtarit mėsohet se ai nuk dėshiron tė kthehet pėrsėri te Partizani. Edhe sulmuesi zambian, Kangua, ėshtė larguar nga Shqipėria dhe zor se do tė kthehet pėrsėri. Drejtuesit e Partizanit janė hedhur fuqishėm nė sulm pėr blerjen e njė sulmuesi cilėsor, duke e anashkaluar praninė e Kanguasė. Zambiani zhgėnjeu shumė nė mundėsinė qė iu dha nė ndeshjen me Dinamon, duke demostruar njė formė fizike qė linte pėr tė dėshiruar.

    28/12/2005
    KATEGORIA: Sport

Tema tė Ngjashme

  1. Sallami qė bėnin nė fshat pėr zairetė e dimrit
    Nga dardajan nė forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 07-04-2007, 04:59
  2. Merkato e janarit !
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 01-02-2007, 12:46
  3. Sa euro ka harxhuar MORATI ne merkato ?
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-09-2006, 08:49
  4. Merkato !
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 150
    Postimi i Fundit: 10-02-2006, 23:43
  5. Merkato 2005, kush ka humbur dhe kush ka fituar!
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-12-2005, 17:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •