Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660

    Pozicioni i LSI në politikën shqiptare

    mendoj se LSI eshte nje force qe sa vjen e do te forcohet. si pjese relevante e politikes shqiptare, me duke me vend te informohemi per kete parti.


    MISIONI I MUNDUR I LSI-SE



    Nga Arben Rrozhani



    Shumica parlamentare ne Kuvendin e Shqiperise votoi pak dite me pare ndryshimet ne ligjin per KLD-ne, njeren prej pikave te propozuara prej Levizjes Socialiste per Integrim per te cliruar strukturat shteterore nga konflikti i interesave. Votimi me shumice i cilesuar per shmangien e konfliktit te interesave, megjithese nje arritje per kryerjen e refomrave te kerkuara prej Shqiperise, eshte marre si agresion nga semgente brenda PS-se dhe disa partive te majta, qe jane rritur nen hijen e Partise Socialiste. LSI-ja dhe PDS-ja, deputetet e te ciles shfrytezuan voten per te dhene nje mesim per kursin qe duhet te ndjeke nje politike serioze dhe e pergjegjshme per fatet e vendit, jane nen rrebeshin e kritikave, vecanerisht, te akuzuara se jane te gatshme te bejne aleanca fluide me kundeshtaret politike, duke qene parti joqeverisese dhe te spektrit te majte.



    Aleanca fluide



    Termi aleance fluide ka ekzistuar edhe me pare ne politiken shqiptare, por ai u cimentua para dhe pas rrezimit te qeverise se ish-kryeministrit Ilir Meta, ne shkurt 2002, i cili dha doreheqjen pas luftes se hapur te z.Nano, levizje e mbeshtetur fuqimisht nga Partia Demokratike dhe kryetari i saj, Berisha, ndonese ky i fundit bente indiferentin duke deklaruar se nuk do te nderhynte ne problemet e brendshme te socialisteve. Prej marsit 2002 dhe disa here radhazi, PS-ja dhe PD-ja kane shfrytezuar te gjitha hapesirat ne parlament dhe jashte tij me ane te aleancave te pastra per te diktuar zhvillimet politike ne vend dhe ndertimin e institucioneve.

    Ne mars 2002 ishin votat e deputeteve te shumices socialiste dhe te pakices demokrate qe rrezuan prokurorin e pergjithshem Arben Rakipi dhe e zevendesuan me prokurorin aktual, Theodhori Sollaku. Ne qershor PS-ja i dha votat figures konsensuale per president te republikes, z.Alfred Moisiu, kandidat i propozuar nga Partia Demokratike. Edhe pas mbarimit te "muajve te mjaltit" mes Nanos dhe Berishes, aleanca fluide PS-PD orientoi zhvillimet politike. PD-ja mbeshteti largimin e ish-kryetarit te SHISH-it, Fatos Klosi, dhe emerimin e nje kandidature te propozuar nga z.Nano. Ne parlament, deputetet me perfaqesues te kryetarit socialist sulmuan ashper kryetarin e bashkise se Tiranes, pas hapjes aksidentale te portes se diges ne liqenin artificial dhe permbytjes se nje lagjeje ne Tiranen e re. Z.Rama akuzoi atehere mocalin e politikes se larte, duke patur parasysh nje aleance fluide mes PS-se dhe PD-se. PS-ja dhe PD-ja bashkepunuan per te ruajtur sistemin bipolar ne sfidat elektorale, duke shmangur partite e tjera. Ne vitin 2003, qeveria e z.Nano qendroi disa kohe pa dy ministra, pasi Kuvendi i kishte rrezuar kandidaturat e kryeministrit, por partia e z.Berisha nuk e coi me tej betejen parlamentare, duke shmangur rrezimin e trete te kryeministrit socialist. Ne fund te fundit ishte aleanca fluide PS-PD, e partive krijuese dhe perfituese te megadushkut te 3 korrikut 2005, qe copetoi votat e partive tetjera, te cilat nuk u lejuan te kishin as komisionere ne Komisionet Zonale Zgjedhore.



    Largimi i detyruar



    Prej zgjedhjeve te qershorit 2001, ish-kryeministri Ilir Meta ka qene figura politike me e polemizuar ne vend. Ai mori drejtimin e qeverise pas konkurrimit te deshtuar te Pandeli Majkos per te marre kreun e Partise Socialiste ne shtator 1999, post i lene bosh pas doreheqjes se z.Nano ne shkurt 1999. Prej fundvitit 1999 dhe deri ne shkurt 2002, z.Meta, megjithese ne pak hapesire kohore dhe ne ngerc politik prej luftes se brendshme ne PS qe transferohej edhe ne qeverisje, arriti te jape performancen me te mire te nje qeverisjeje te majte, duke u meshuar fort reformave, ndertimeve publike dhe politikave sociale. Shqiptaret e mbajne mend kete kohe te shkurter per investimet e shumta publike, sidomos ne infrastrukture, ndersa shume projekte te asaj kohe vazhdojne te zbatohen edhe nga qeverite pasardhese. Ekonomia kombetare fitoi performancen me te mire, pas disa vitesh stanjacioni, me gjithe krizen e pashembullt dhe rajonale energjitike te vitit 2000 qe cenoi rritjen makro-ekonomike te vendit. Investimet publike ne vitin 2001 prej 43 miliarde lekesh nuk jane arritur asnjehere deri me sot. Qeveria kreu me sukses shume privatizime, duke rritur frymemarrjen e ekonomise dhe shkallen e punesimit. Qeveria e Tiranes ishte zeri autoritar ne rajon dhe ne raport me partneret nderkombetare, qe vazhdonin te kishin ne qender te vemendjes Ballkanin e sapodale nga konfliktet ne ish-Jugosllavi.

    Z.Nano i rikthyer ne drejtimin e PS-se, duke patur parasysh perkrahjen popullore qe gezonte qeveria e z.Meta i premtoi elektoratit te majte se edhe qeveria e dale pas zgjedhjeve te qershorit 2001, do te drejtohej prej te njejtit kryeminister. Fushata elektorale u bazua mbi arritjet e qeverise se z.Meta dhe e majta fitoi edhe nje mandat tjeter katervjecar per te qeverisur. Por, lufta e brendshme ne parti e segmenteve qe mbeshtesnin z.Nano cenoi vijimesine e mandatit qeverises. Ish-ministri i Financave gjate Qeverise se Pajtimit Kombetar, "mars-qershor 1997) u caktua si njeriu i kryesocialistit per te marre drejtimin e Ekzekutivit. Por Komiteti i Pergjithshem Drejtues i dha 84 vota kryeministrit Meta, ndersa z.Malaj, kandidati i z.Nano, mori vetem cerekun e ketyre votave. I ndodhur para votes en bloc brenda forumeve te larta te partise, z.Nano akuzoi shoket se kishin shitur votat dhe nisi fushaten denigruese me takime populiste. Kryeministri dhe bashkepuntoret e tij, me te cilet PS-ja kishte fituar mandatin e dyte qeverises u akuzuan per korrupsion dhe uzurpim te pushteteve. Fushata per "katharsis" vijoi me tone gjithnje me te renda, deri ne shkurt 2002, kur per te shmangur agravimin e krizes brenda partise qeverisese, e cila kishte mbajtur nen tension edhe punen e kabinetit qeveritar, kryeministri te deklaronte doreheqjen.

    Me krijimin e kabinetit te trete qeveritar qe drejtohej nga z.Nano ne korrik 2002, z.Meta pranoi te ishte pjese, duke lene manjane te shkuaren e hidhur, sepse PS-ja ishte ndare ne dy kampe dhe largimi i ish-kryeministrit do ta rrezikonte PS-ne ne permbushjen e premtimeve te dhena para elektoratit per mandatin qeverises.

    Por fryma e bashkepunimit ne te mire te interesave te vendit u mbyt prej njerezve te kryeministrit dhe deshires se tij per te kontrolluar te gjitha pushtetet, derisa ne mesin e vitit 2003 z.Meta dha doreheqjen nga posti i zv.kryeministrit dhe ministrit te Jashtem, duke paralajmeruar deshtimin e marreveshjes se Stabilizim Asocimit per shkak te monopoleve dhe konfliktit te interesave te ngritura ne sistem.



    Misioni i LSI-se



    Z.Meta eshte nder te vetmit politikane shqiptare qe ben levizjet me te papritura politike. Ne historine 15-vjecare te pluralizmit shqiptar ende nuk ka ndodhur qe nje politikan qe braktise qoshen e ngrohte ne pushtet per te dale jashte tij. Madje ka ndodhur e kunderta, sic ishte rasti i partise se majte te z.Lufter Xhuveli, i cili megjithese u fut ne parlament si opozitar, me votat e elektoratit te majte, fale bashkepunimit me PD-ne eshte prej shtatorit 2005 parti qeverisese ne koalicionin e djathte.

    Deputet ne nje moshe shume te re, drejtues i forumeve te larta ne parti, kryeminister dy here, z.Meta mund ta kishte mbajtur postin luksoz te zevendeskryeministrit dhe te ministrit te Jashtem, te bente njesoj si shpura tjeter qeverisese, sepse faturen e ndeshkimit nga elektorati do ta paguante kreu i qeverise, ashtu sic edhe ndodhi dy vite me vone. Por, duke qene ne oponence me praktikat e qeverisjes se z.Nano dhe kunder instalimit te frymes se monopoleve, ai bashke me nje grup deputetesh te PS-se pranuan te paguanin koston e qenies jashte pushtetit, nen agresionin e vazhdueshem te lidershipit te PS-se dhe nen sulmet e lidershipit te PD-se.

    Nese politika brenda PS-se do te kishte ecur ne shtratin normal, z.Meta do te ishte lideri natyral i PS-se, pas largimit te z.Nano, ndersa z.Rama do te kishte krijuar nje parti te re. Ish-kryeministri u rrit ne kete force politike qe ne fillimet e saj, i sherbeu asaj per t"u reformuar dhe per te qeverisur vendin me sukses.

    Largimi dhe krijimi i nje force te re politike ishte edhe rasti qe LSI-ja te testohej para elektoratit. Z.Meta, pragmatist, njeheresh edhe idealist, ndryshe nga kryetaret e tjere politike ishte i vetmi ne zgjedhjet e fundit qe e la veten jashte listes shumeemerore te partise, duke konkurruar si perhere drejtperdrejt ne popull. Kandidatet e LSI-se ne 10 zona te vendit dolen te dytet. Mungesa e komisionereve ne numerim mendohet t"u kete hequr atyre mandatin per t"ua shperndare votat kandidateve te partive te tjera.

    LSI-ja kishte premtuar se do te ishte forca politike qe do te diktonte zhvillimet politike ne vend, duke i dhene fund sistemit bipolar dhe duke e bere politiken shqiptare me interesante. Ajo do te kishte mbajtur premtimin per te vendosur per kryeministrin e ri, nese nuk do te sajohej turpi i 3 korrikut, ashtu sic mbajti premtimin per voten pro ndaj konfliktit te interesave, nje premtim te bazuar ne programin e saj partiak per cmontimin e monopoleve dhe korrupsionit.

    Ajo ka premtuar se do te luftoje per kthimin sa me te shpejte te te majtes ne pushtet. Takimi simbolik i 29 Nentorit mes kreut te LSI-se dhe kreut te PS-se, tregoi se sa i ndjeshem eshte opinioni publik dhe politik ne vend per bashkepunimin mes dy partive kryesore te majta. Ky afrim ka trembur nje grup qe ende pengon hapjen reale te PS-se dhe disa drejtues partish pa elektorat, te cilat do te figuronin vetem si subjekte te legalizuara ne Ministrine e Drejtesise pa oksigjenin politik qe u jep falja e votave te elektoratit te majte nga PS-ja. Institucionalizimi i ketij afrimi, mes nje ballafaqimi mes dy lidereve politike te se majtes do te jete pergjigjia me e mire per misionin qe ka LSI-ja per fatin e te majtes dhe integrimit europian te vendit.

    Edhe PASOK ne zgjedhjet e para kur konkurroi mori 10 per qind te votave, porne pak vite arriti te vinte ne pushtet i vetem. Duket se LSI-ja dhe Meta jane plot ambicie dhe vendosmeri per te ecur ne rrugen e tyre te pavarur politike qe do te ndihmoje ne kalbezimin perfundimtar te sistemit dypartiak dhe berjen e LSI-se forcen kryesore percaktuese te skenes politike. Rrezikun me te madh LSI-ja e kaloi bashke me rezultatin e 3 korrikut dhe sot duket me e bindur se e ardhmja punon per te.


    kj

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    E perbashketa e PS dhe LSI eshte se te dyja jane bashkefajtore te 8 vjeteve te deshtimit total ne qeverisje, ku Shqiperia trashegoi krimin, korrupsionin dhe klanet mafioze me pushtet politik.

    Ndryshimi i vetem mes PS dhe LSI eshte se liderat e PS nuk kane nje vetedije evropiane, kurse liderate LSI e kane nje vetedije evropiane. E thene me fjale te tjera, PS nuk e ve ujin ne zjarr se cfare imazhi gezon PS e vete Shqiperia ne Perendim, kurse LSI e ve ujin ne zjarr. Vete shkaku i ndarjes se PS ne dysh ishte izolimi nderkombetar i pushtetit te inkriminuar socialist. Dhe LSI e deshmon kete edhe me emrin qe i vuri vetes, si nje perpjekje per te distancuar veten nga deshtimet socialiste dhe per tu pozicionuar me prane qendrimeve nderkombetare evropiane.

    Ironia qe shkaktojne tek une rreshtat e atyre qe mundohen te heqin vija ndarese midis PS dhe LSI, eshte shume e kendshme. Dhe kjo ironi buron nga fakti se si PS, si LSI deri dje udhehiqeshin nga dy ish-kryeministra te atyre 8 vjeteve te pushtetit socialist, qe ndajne me njeri-tjetrin te gjithe barren e fajit te deshtimit ne qeverisjen e vendit. Sa ndryshe mund te jete Ilir Meta nga Fatos Nano, kur te dy u zgjodhen 2 here kryeministra ne 8 vjet dhe te dy nuk arriten te mbushnin dot nje mandat te plot 4 vjecar si kryeministra?!

    Pavaresisht nga e shkuara e saj, rezultati i zgjedhjeve te 3 korrikut deshmoi se LSI nuk eshte nje force e trete politike ne vend pasi ajo nuk e kaloi dot cakun e 10% dhe fitoi vetem 1 deputet direkt ne maxhoritar. Megjithate, rezultati i saj eshte premtues nese shihet ne kontekstin politik te spektrit te majte. Kriza qe po kalon PS eshte nje mundesi per LSI per te afirmuar vetveten si nje formacion i ri politik i majte qe nuk ka me asnje lidhje me te shkuaren komuniste apo socialiste te PS. A po e ben nje gje te tille LSI? Sigurisht qe jo.

    Ajo qe LSI po perpiqet te realizoje eshte perpjekja per te afirmuar vetveten si ne syte e shqiptareve edhe ne syte e Perendimit si nje force politike KONSTRUKTIVE, e gatshme per te bashkepunuar me qeverine Berisha ne permbushjen e kritereve te BE per Shqiperine. Ne kete menyre LSI mund te ndaje me qeverine pjesen e suksesit te reformave ne vend, reforma qe po kalohen ne parlament edhe me votat e deputeve te LSI.

    Por kjo nuk mjafton per te realizuar ate qe LSI i ka vene synim vetes, kthimin ne forcen e trete politike ne vend. Roli i vertete i LSI ne politiken shqiptare eshte reformimi i se majtes, nje reformim qe eshte shume i vonuar dhe teper i veshtire kur ke parasysh kontigjentin e njerezve qe kane drejtuar PS ne keto 15 vjet. LSI eshte ne pozita shume here me te favorshme se sa vete PS per tu kthyer ne berthamon politike te se majtes shqiptare. Ajo nuk duhet ta shesi veten si nje "alternative me e mire se PS" por si nje "alternative krejtesisht ndryshe nga PS", nje alternative e re dhe jo vazhdim i nje mutacioni te ri te nje hibridi te vjeter.

    Beteja e vertete midis PS dhe LSI per kreun e se majtes politike shqiptare do te fitohet nga ajo force politike dhe ai lidership politik i majte qe do te deshmoje me vepra dhe jo me fjale perkushtimin e saj per zgjidhjen e problemeve me akute te tranzicionit shqiptar: krimi + korrupsioni + procesi zgjedhor + pronat + sherbimet publike. LSI fiton mbeshtetjen e shqiptareve kur ajo voton ne parlament te gjitha ligjet qe sillen qeveria per luften kunder krimit, luften kunder korrupsionit, kontribuon per dhenien fund te trafikut te votave te shqiptareve, dhenien fund te problemit te prones, dhenien fund te retorikes boshe politike kur vjen fjala edhe tek sherbimet sociale qe jane nje rendesi jetike per jeten e shqiptareve sic eshte furnizimi me uje te pijshem dhe energji elektrike. Prandaj nese LSI vertet kerkon te shikoje rritjen e elektoratit shqiptar, ajo duhet tu japi me shume prioritet problematikes se jetes shqiptare dhe me pak prioritet maredhenieve me Perendimin. Nese nuk e dine, besimi i politikes shqiptare me Perendimin nuk eshtei ngritur ne nje nivel emrash te pervecem, eshte nje derivat direkt i perkushtimit, seriozitetit dhe qendrimit qe forcat politike shqiptare mbajne mbi problemet me akute te jetes shqiptare. Kjo e dimensionon imazhin e nje force politike si ne syte e shqiptareve edhe ne syte e perendimit.

    Te majtet shqiptare do te kene 1 dekade ne dispozicion ne opozite per te rigjetur moralin e tyre te humbur.

    Albo

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Ne zgjedhjet e ardhshme lokale vitin tjeter ajo dekada jote e mjere qe s'eshte vec 'wishful thinking' do reduktohet ne 1 vit.

  4. #4
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    LSI - Sterzgjatje e (pa)Nevojshme e Politikes se Vjeter

    TEMA ONLINE, 18 Prill, 2012

    LSI, stërzgjatje e politikës së vjetër
    Nga Alban Daci

    Tranzicioni 20 vjeçar, përveç shumë të mirave, solli edhe shumë efekte devijuese e negative si për demokracinë ashtu edhe për vetë jetën sociale të qytetarëve. Me të vërtetë shqiptarët në fillim të viteve ‘90 përfituan pluralizëm politik. Megjithatë është interesante të bëjnë pyetjet: A ishte real ky pluralizëm? A ishte në shërbim të mirës së përbashkët të qytetarëve dhe të demokracisë? E para, duhet të kemi parasysh faktin se pluralizmi i fazës fillestare, pra e kam fjalën për fazën e krijimit të PD dhe të transformimit të PS ishte i komanduar dhe i projektuar nga nomenklatura komuniste.

    Duke u nisur nga ky fakt, atëherë ai pluralizëm nuk ishte real, nuk përfaqësonte vlera origjinale demokratike e për rrjedhojë nuk ishte një garanci për progresin e reformave politike demokratike dhe ekonomike të bazuara në ekonominë e tregut të lirë. Pra, le të themi, se kjo ishte faza e parë e pluralizmit politik shqiptar. Krijimi i këtij pluralizmi politik fals dhe jo origjinal, bëri të mundur që Shqipëria të futej në një tranzicion të gjatë politik, me sfida e probleme serioze, ku viktima ishin vetëm qytetarët.

    Krijimi i PD me ish komunistë dhe me njerëz me dosje, transformimi ose më saktë komandimi i PS po nga ish personat që kishin përgjegjësi të rënda për regjimin e kaluar, bëri që Shqipëria jo vetëm të hyjë në tranzicion politik, por edhe të përjetojë momente të vështira si ai i vitit 1997.

    Faza e dytë pluralizmit politik shqiptar është momenti, kur për interesa krejtësisht personale dhe për shkak të luftës brenda llojit, pjesëtarë drejtues të PD e PS largohen nga partitë fillestare për të krijuar parti të reja, të cilat kishin vetëm një qëllim, pushtetin e vetëm pushtetin. Këtu duhet të kemi parasysh momentet, kur Genc Pollo u largua nga PD dhe krijoi partinë e tij si dhe largimin e Ilir Metës, i cili krijoi LSI.

    Partia e Genc Pollos edhe pse bëri manovrime të suksesshme politike duke përdorur sigël të përafërt me atë të partisë mëmë, PD, nuk mbijetoi gjatë. Ajo u shkri dhe u rikthye përsëri tek PD.

    Ndërsa Ilir Meta, duke përdorur një emër tërheqës, si dhe duke shfrytëzuar mirë kuintat politike, vazhdon edhe sot të lundrojë në sistemin politik shqiptar. A ka lidhje emri i partisë së Ilir Metës me atë që ajo përfaqëson realisht? Kjo është e vetmja parti që quhet Lëvizja Socialiste për Integrim dhe duke qenë në bashkëqeverisje me PD, merr për dy herë rresht refuzimin e statusit të vendit kandidat në BE. Nuk ka ndodhur me asnjë vend tjetër europian që t’i refuzohet dy herë statusi për vend kandidat ashtu siç ka ndodhur me Shqipërinë pikërisht në kohën kur në bashkëqeverisje është një parti që ka emrin Lëvizja Socialiste për Integrim.

    A përfaqëson LSI integrimin? Për herë të parë në 20 vjet tranzicion shqiptarët bëhen dëshmitar të një videoje, ku zv/Kryeministri dhe një Ministër bisedojnë për afera korruptive. Pavarësisht se askush nuk u dushkua, qytetarët e panë dhe e dëgjuan të vërtetën. Jo vetëm se kjo parti politike ishte aktore dhe autore e videos që e panë të gjithë shqiptarë, por ishte edhe lumi i akuzave që dy zyrtarët e lartë i bënin njëri-tjetrit.

    A përfaqëson LSI integrimin? LSI lindi si forcë politike vetëm për interesa të qarta personale politike e për pushtet të personave që e themeluan, të cilët nuk patën hapësirën e duhur për t’i pasur këto tek partia mëmë PS. Pra, LSI nuk është se u krijua për të sjellë një frymë të re politike e demokratike në vend, por thjeshtë për të stërzgjatur frymën e vjetër ekzistuese të politikës shqiptare. LSI nuk kishte një ideologji, apo një imazh real politik, nuk kishte një elektorat të mirëpërcaktuar. Për këtë arsye ajo kishte vetëm një mënyrë që të mbijetonte. Të krijonte një marrëdhënie shantazhi me qytetarët si dhe të përdorte koalicionet e pakuptimta politike.

    Ajo e mbështeti të gjithë forcën e saj politike, jo tek kapacitet e larta intelektuale e kulturore, por pikërisht tek njerëzit pa shpresë, të cilët i krijojë dhe i edukojë mbi parimin e kamikazit: puno duke bërë vota sa më shumë dhe ne do të bëjmë mbret. Ky parim, krijoi kulturën e militancës qorre e injorante, zhduki konceptin e meritokracisë për konkurset publike si dhe në të njëjtën kohë zëvendësojë specialistët e mirë e të suksesshëm me njerëz militantë e të pashkollë. Kjo krijoi një situatë të mungesës së efikasitet dhe të mirëfunksionimit të institucioneve të ndryshme shtetërore.

    Gjithashtu, LSI duke qenë se dashuri të parë kishte pushtetin dhe jo qytetarët, pranojë të bëjë koalicion me djallin. Jo pak herë kryetari i kësaj partie ishte shprehur egër e me tona të forta duke bërë akuza të ndryshme kundër liderit të PD. Megjithatë, të gjitha i harrojë shumë shpejt. Kjo ndodhi, sepse ai ishte i dashuruar marrëzisht pas pushteti. Koalicioni i tij, nuk kishte asgjë të përbashkët me PD, qoftë në program ashtu edhe me historinë politike të dy subjekteve. Megjithatë, ai e bëri, se nuk rrinte dot pa pushtet. Pushteti ishte atraksioni e motivimi kryesor i tij.

    Aktualisht vetë drejtuesit e LSI, pas ngjarjeve që kanë ndodhur e kanë kuptuar se nuk kanë më asnjë motivim, justifikim apo arsye që të vazhdojnë të jenë forcë politike. Për këtë arsye po mundohen të justifikohen me faktin se LSI është forcë e rëndësishme për ekuilibrat politik dhe forcë e rëndësishme për integrimin. E vërteta është se LSI ka humbur si forcën e ekuilibruesit ashtu edhe atë të integrimit. LSI ishte një stërzgjatje e panevojshme e politikës së vjetër. Për këtë arsye ajo bashkë me politikën e vjetër do të dalin nga sistemi, sepse misioni i tyre ka mbaruar me dështim e me turp.

Tema të Ngjashme

  1. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Letersia Shqiptare
    Nga new-man në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2009, 12:28
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •