Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242

    Lufta ballkanike dhe Shqipėria

    Projekti i zhdukjes sė shqiptarėve, hartuar mė 1939 nga shkrimtari nobelist serb Ivo Andriq




    Lufta ballkanike dhe Shqipėria

    Dalja e ushtrisė serbe nė Adriatik

    Sipas pjesės sė fshehtė suplementare tė Traktatit tė Aleancės midis Bullgarisė e Serbisė tė 29 shkurtit tė vitit 1912, Serbisė iu njoh e drejta e marrjes sė territorit turk tė deriatėhershėm nė veri dhe nė perėndim tė malit tė Sharrit. Nė lidhje me kėtė dispozitė, e duke u pėrpjekur qė shtetit tė vet t’i sigurojnė daljen nė det, trupat serbe, mė 15 nėntor tė vitit 1912, hynė nė Lezhė dhe, shkallė-shkallė, e pushtuan tėrė Shqipėrinė e Veriut deri nė Tiranė e Durrės. Nė “Tajmsin” e Londrės, mė 25 nėntor, u botua deklarata e Pashiqit se Serbia e kėrkon Durrėsin me hinterlandin mė tė madh.

    Formimi i Shqipėrisė autonome

    Mirėpo, Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr, mė 20 dhjetor tė vitit 1912, mori vendim pėr formimin e Shqipėrisė autonome, duke i dhėnė Serbisė vetėm tė drejtėn e daljes tregtare nė detin Adriatik. Po kjo konferencė, mė 20 mars tė vitit 1913, vendosi qė Shkodra t’i jepet Shqipėrisė. Mali i Zi nuk e pranoi vendimin e fuqive tė mėdha: Serbia e pėrkrahu qėdrimin e Malit tė Zi dhe i dėrgoi trupat e veta pėr ta forcuar rrethimin e Shkodrės. Fuqitė e mėdha (mė 21 mars) vendosėn tė bėjnė demonstrimin detar, nga i cili u rezervua vetėm Rusia. Kryqėzoret austro-hungareze, angleze, franceze, gjermane e italiane, tė tubuara afėr Barit, i detyruan trupat serbe qė tė tėrhiqen nga pozitat rreth Shkodrės.

    Bllokada e bregdetit tė Malit tė Zi

    Mė 10 prill fuqitė e mėdha shpallėn bllokadėn e bregdetit tė Malit tė Zi, por qeveria malazeze e vazhdoi rrethimin e Shkodrės, e cila kapitulloi mė 20 prill. Mbreti Nikolla, megjithatė, u detyrua tė lėshojė pe dhe, mė 4 maj, me njė telegram qė ia dėrgoi ser Eduard Greit, fatin e Shkodrės e la nė duart e fuqive tė mėdha. Okupimi ndėrkombėtar i Shkodrės zgjati prej 5 majit 1913 deri nė fillim tė Luftės Botėrore.

    II NDARJA E SFERAVE TĖ INTERESIT NĖ SHQIPĖRI MIDIS SERBISĖ E GREQISĖ

    Megjithėse nėn presionin e fuqive tė mėdha, nė radhė tė parė tė Austrisė, u detyrua tė tėrhiqej nga Adriatiku dhe nga Shqipėria Veriore, Serbia nuk e humbte shpresėn.

    Nė deklaratėn qė ishte shtojcė e fshehtė e Traktatit tė aleancės midis Greqisė dhe Serbisė, mė 19 maj tė vitit 1913, u ndanė sferat e interesit midis Greqisė e Serbisė nė Shqipėrinė autonome sapo tė formuar. Territori qė gjendet nė veri tė grykės sė lumit Seman nė det, pastaj buzė kėtij lumi deri nė grykėn e Devollit, mandej buzė Devollit deri nė malin e Kamjes - hynte nė sferėn serbe tė ndikimit. Pjesa jugore e Shqipėrisė, prej kėsaj vije, hynte nė sferėn greke tė ndikimit. Nė rast trazirash nė Shqipėri, dy shtetet duhej tė merreshin vesh pėr qėndrimin qė do tė merrnin.

    Kėto janė kėrkesat maksimale qė i kemi paraqitur nė njė dokument me shkrim ndaj Shqipėrisė.

    III PAKTI I LONDRĖS DHE SHQIPĖRIA

    Pakti i Londrės, lidhur mė 16 prill tė vitit 1915 midis Francės, Britanisė sė Madhe, Rusisė dhe Italisė, kishte kėto dispozita lidhur me Shqipėrinė:

    Nė vėrejtjen e nenit 5 thuhej: Katėr fuqitė aleate do t’u ndajnė tokat e Adriatikut tė pėrmendura mė poshtė Kroacisė, Serbisė e Malit tė Zi (.....). Nė Adriatikun e poshtėm (nė viset qė e interesojnė Serbinė e Malin e Zi) tėrė bregdetin prej kepit tė Plamkės deri nė lumin Dri me portet e rėndėsishme Splitin, Dubrovnikun, Kotorrin, Tivarin, Ulqinin e Shėngjinin... Porti i Durrėsit do t’i dorėzohet shtetit tė pavarur mysliman Shqipėrisė.”

    Nė nenin 6 thuhej: “Italia do t’i marrė nė pronėsi tė plotė Vlorėn, ishullin Sazan dhe, pėrveē kėtyre, njė territor mjaft tė gjerė pėr mbrojtjen e tyre, do tė thotė pjesėn midis lumit Vjosa nė veri e nė lindje dhe nė jug deri nė Himarė.”

    Nė nenin 7 thuhet: “Nė qoftė se formohet njė shtet i vogėl autonom dhe neutral i Shqipėrisė, Italia nuk do ta kundėrshtojė dėshirėn e Francės, tė Britanisė sė Madhe e tė Rusisė, qė viset veriore dhe jugore tė Shqipėrisė tė ndahen midis Malit tė Zi, Serbisė dhe Greqisė.”

    “Italia do ta fitojė tė drejtėn qė t’i udhėheqė punėt e jashtme tė Shqipėrisė.”

    Qė nė vitin 1915, fuqitė e mėdha, pra,e pranuan parimin e ndarjes sė Shqipėrisė dhe pranuan se nė Shqipėri kanė interesat e veta Italia, Serbia dhe Greqia. Ndėrsa dy shteteve ballkanike u jepej e drejta e korrigjimit tė kufijve, Italisė i jepej Vlora dhe protektorati mbi Shqipėrinė e cunguar.

    IV SHQIPĖRIA NĖ KONFERENCĖN E PAQES

    Pikėpamje e fuqive tė mėdha

    Nė Konferencėn e paqes, fuqitė aleate (Franca, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės), pėr Shqipėrinė propozuan mė parė, nė veri dhe nė lindje, ata kufij qė i kanė caktuar nė Konferencėn e Londrės nė vitin 1913; ia njohėn Italisė sovranitetin e plotė mbi Vlorėn dhe prapavijėn e nevojshme dhe ia dhanė Italisė mandatin pėr administrimin e shtetit tė lirė shqiptar nėn kontrollin e Lidhjes sė Kombeve. (Memorandumi i 9 dhjetorit tė vitit 1919)

    Pikėpamja jonė. - (Kundėr mandatit tė Italisė. Pėr Shqipėrinė e lirė. Argumentet pėr korrigjimin e kufirit dhe pėr marrjen e Shkodrės dhe tė Shqipėrisė Veriore).

    Pėr pėrgjigjen tonė tė 8 janarit tė vitit 1920, ne e kundėrshtuam propozimin qė Italisė t’i jepej mandati mbi Shqipėrinė, duke theksuar se kjo do tė ishte pėrsėritje e rastit tė Bosnjės e Hercegovinės. “Kjo zgjidhje, thuhej nė pėrgjigjen tonė, do tė krijonte nė favor tė Italisė kufirin ofensiv kundėr shtetit tonė, i cili do tė ishte i privuar nga mjetet pėr mbrojtje. Kjo do tė ishte, njė farė dore, pėrparėsi ofensive, por edhe mbėshtetje tjetėr e pėrsosur strategjike.

    Ne kemi kėrkuar, pėr shkaqe ekonomike dhe strategjike, qė tė bėhet korrigjimi i kufijve ndaj nesh (nė rrjedhėn e mesme tė Drinit, nė Bunė dhe nė lidhje me fiset e Kelmendėve dhe tė Kastratėve), qė i ka caktuar Konferenca e Londrės e vitit 1913. Pėrpos kėtij korreksioni, delegaconi ynė ka deklaruar se zgjidhja mė e mirė ėshtė qė Shqipėria tė bėhet shtet i pavarur nė kufijtė e vitit 1913 dhe me administratė autonome.

    Nė rast se nuk do tė pranohej kjo zgjidhje, ose nė qoftė se pjesa jugore e Shqipėrisė do t’u takonte shteteve tė tjera, Delegacioni ynė do tė kėrkojė pėr ne pjesėn veriore tė Shqipėrisė deri nė Dri. “Shteti ynė ka tė drejta tė vjetra karshi kėtyre viseve, - thuhet nė memorandumin tonė. – Shkodra ka qenė kryeqyteti i mbretėrve serbė. Populli ynė ka derdhur lumenj gjaku pėr Shkodrėn, sidomos nė luftėn e vitit 1913, e cila i kushtoi Serbisė shumė mijėra ushtarė tė saj e Malit tė Zi njė tė tretėn e ushtrisė sė tij. Pėr t’i plotėsuar dėshirat e Fuqive tė Mėdha, trupat serbe e malazeze e zbrazėn nė vitin 1913 Shkodrėn dhe Shqipėrinė Veriore. Austria duke e mobilizuar ushtrinė, u kėrcėnua me luftė. Shkodra mund t’i takonte Malit tė Zi sikur tė kishte pranuar qė Llovqenin t’ia lėshonte Austrisė, ose qė tė neutralizohej. Por, Mali i Zi nuk pranoi t’ia lėshonte Austrisė kėtė pozitė tė rėndėsishme strategjike.”

    Lugina e Drinit dhe Shkodra pėrbėjnė njė tėrėsi gjeografike dhe ekonomnike me Malin e Zi dhe viset kufitare tė Serbisė. Pėr Serbinė e Mesme dhe Malin e Zi lugina e Drinit ėshtė e vetmja rrugė e drejtpėrdrejtė dhe mė e shkurtėr pėr Adriatik. Hekurudha e rėndėsishme Danub – Adriatik duhet tė kalojė nėpėr luginėn e Drinit. Konferenca e Ambasadorėve e Londrės nė vitin 1913 ia ka pranuar Serbisė tė drejtėn e daljes nė det.”

    “Shkodra ėshtė nė lidhje edhe me lumin Buna, e cila ia hap tregtisė malazeze rrugėn e natyrshme pėr nė det. Qysh me Traktatin e Berlinit, Mali i Zi e gėzon tė drejtėn e lundrimit tė lirė nė Bunė. Liqeni i Shkodrės, nė pjesėn mė tė madhe, i takon Malit tė Zi. Pėr shkak tė pakujdesisė turke, tokat mė tė mira malazeze ende janė tė pėrmbytura nga uji i liqenit tė Shkodrės. Prandaj, shtetin tonė, nė masėn mė tė madhe, e intereson rregullimi i Bunės dhe i Drinit, jo vetėm pėr shkak tė lundrimit nėpėr Bunė, por edhe pėr arsye se nė kėtė mėnyrė do tė thaheshin 12 deri 20.000 hektarė tokė shumė pjellore dhe po aq do tė bonifikoheshin. Dy tė tretat e kėsaj toke i takojnė Malit tė Zi.

    Pikėpamja italiane

    (Sipas memorandumit

    tė 10 janarit tė vitit 1920)

    Italia kėrkon nga Lidhja e Kombeve mandatin qė ta administrojė shtetin e pavarur shqiptar.

    Kufijtė shqiptarė nė veri dhe nė lindje do tė jenė ata qė kanė qenė caktuar nė Konferencėn e Londrės. Kufiri jugor do tė jetė objekt shqyrtimi.

    Qyteti i Vlorės do t’i jepet Italisė nė sovranitet tė plotė me prapavijėn e nevojshme pėr mbrojtjen e saj dhe pėr zhvillimin ekonomik.

    Aleatėt pranojnė qė Shkodra dhe Shqipėria Veriore t’i bashkohen Jugosllavisė

    Duke propozuar njė zgjidhje tė pėrgjithshme tė ēėshtjes sė Adriatikut, e nė lidhje me dorėzimin e Rijekės Italisė, Klemanso, nė cilėsinė e kryetarit tė Konferencės sė Paqes, mė 13 janar tė vitit 1920, u tha Pashiqit e Trumbiqit: “Pra, Shteti i Serbėve, i Kroatėve dhe i Sllovenėve do tė ngritet nė kulmin e fuqisė sė vet, ani edhe kur ta ketė Shkodrėn, Drinin dhe Shėngjinin e Medovanit.”

    Niti e pat pranuar kėtė, me kusht qė Italia ta mbante Vlorėn dhe ta merrte mandatin mbi Shqipėrinė.

    Pėrgjigjja jonė e fundit Konferencės sė Paqes

    Nė pėrgjigjjen tonė tė fundit Konferencės sė Paqes, mė 14 janar tė vitit 1920, ne kemi parashtruar pėrsėri qėndrimin se zgjidhja mė e mirė do tė ishte qė administrata e Shqipėrisė, nė kufijtė e caktuar nė vitin 1913, t’i besohet qeverisė lokale autonome, pa ingjerenca tė asnjė fuqie tė huaj. E nė qoftė se kjo zgjidhje nuk pranohet, por vendoset qė pjesė tė territorit shqiptar t’u jepen shteteve tė tjera, Delegacini ynė do tė kėrkojė pjesėn e Shqipėrisė Veriore (duke paraqitur njė hartė me kufirin e shėnuar), pėr tė cilėn premtoi regjim autonom.

    Pikėpamja e tė ndjerit Pashiq

    Kur dukej si e sigurt se aleatėt do ta lejonin Italinė qė tė pėrforcohej nė Shqipėrinė e Mesme, kryetari i Delegacionit tonė, Pashiq, nė mbarim tė vitit 1919, e informoi qeverinė nė Beograd se kishte ardhur ēasti qė, tė shtrėnguar nga rrethanat, ta ndryshonin politikėn tonė ndaj Shqipėrisė. Nė atė letėr thuhej: “Pasi, pėr shkak tė depėrtimit tė Italisė dhe tė pėrkrahjes sė saj nga ana e fuqive tė mėdha, nuk mund ta kthejmė nė Shqipėri gjendjen qė ishte para evakuimit tė ushtrisė sonė dhe nė kohėn e pushtetit tė Esad Pashės; pasi fuqitė e mėdha po duan ta zbatojnė Marrėveshjen e Londrės dhe Shqipėria nuk do tė jetė ajo qė ne e kemi kėrkuar dhe aleatet do t’ia japin Italisė Vlorėn me interland dhe protektoratin mbi njė pjesė tė Shqipėrisė, nė kėto rrethana, duhet tė kėrkojmė kufij tė tjerė mė tė mirė me territoret shqiptare qė do tė jenė nėn protektoratin e Italisė.”

    “Minimumi qė do tė pranojmė nga aleatėt ėshtė ky: kufiri buzė Drinit tė Zi deri te bashkimi me Drinin e Bardhė e prej aty buzė Drinit deri nė det.”

    “Ne duhet tė kėrkojmė maksimumin, nė mėnyrė qė Italia tė marrė sa mė pak. Ky maksimum i pretendimeve tona do tė ishte: lumi i Matit deri nė burimin e tij e prej andej drejt nga lindja deri te Drini i Zi. Pra, Mati dhe Drini do tė ishin kufijtė tanė me protektoratin italian.”

    V PUSHTIMI ITALIAN I SHQIPĖRISĖ PAS LUFTĖSDHE TĖRHEQJA DEFINITIVE PAS MOSSUKSESIT TE VLORA

    Pas mbarimit tė luftės, nė bazė tė njė vendimi ushtarak tė aleatėve, trupat italiane e pushtuan tėrė territorin e Shqipėrisė, madje edhe atė pjesėn veriore, e cila na ishte dhėnė me Paktin e Londrės. Vetėm Shkodra kishte mbetur nėn pushtetin e pėrbashkėt tė trupave franceze dhe italiane.

    Pėr shkak tė qėndrimit armiqėsor qė kishte atėherė Italia ndaj shtetit tė Serbėve, tė Kroatėve e tė Sllovenėve, ne e konsideronim kėtė pushtim ushtarak italian tė Shqipėrisė rrezik mė tė madh pėr ekzistencėn tonė. Nė tokėn shqiptare u zhvillua njė luftė e rreptė midis nesh dhe Italisė. Italianėt atėherė e iniciuan ēėshtjen malazeze dhe atė maqedonase si dhe idenė e Shqipėrisė sė Madhe deri nė Kaēanik. Ne zhvilluam kundėr tyre aksione herė tė fshehta, herė tė hapėta, duke blerė me para parinė shqiptare dhe duke proklamuar idenė e “Shqipėrisė sė pavarur” dhe “Ballkani popujve ballkanikė”.

    Pakėnaqėsia e popullsisė shqiptare, pėr tė cilėn e kemi pėrkrahjen edhe ne, i detyroi italianėt qė, nė fillim tė vitit 1920, t’i tėrhiqnin trupat e tyre nga viset e brendshme tė Shqipėrisė dhe tė ndaleshin vetėm rreth Vlorės, prej nga, nė qershor tė po atij viti, u detyruan tė tėrhiqen dhe tė lidhin me qeverinė e Tiranės njė marrėveshje pėr evakuimin e tyre nga tėrė territori shqiptar, pėrveē ishullit tė Sazanit.

    Evakuimi nga Shqipėria u bė, pra, nė saje tė rezistencės sė organizuar tė shqiptarėve, por nuk duhet harruar se Italia, nė atė kohė ishte politikisht edhe ushtarakisht shumė e dobėt. Edhe sot ka shqiptarė qė mendojnė se kur tė donin do tė mund t’i dėbonin italianėt nga Shqipėria.

    Ky vetėbesim ėshtė fatal pėr ta, sepse nuk po e shohin se Italia fashiste e sotme nuk ėshtė ajo qė ishte nė vitin 1920 nėn qeverinė parlamenare tė Nitit, tė Gjolitit dhe tė Faktės.

    V SHQIPĖRIA PARA KONFERENCĖS SĖAMBASADORĖVE

    Meqenėse me evakuimin e trupave italiane nga Shqipėria situata nė terren ishte spastruar, Konferenca e Ambasadorėve, nė nėntor tė vitit 1921, mund tė merrte vendim pėr njohjen e Shqipėrisė si shtet i pavarur dhe sovran. Nė vend tė premtimeve tė mėparshme lidhur me Vlorėn dhe mandatin mbi Shqipėrinė, fuqitė e mėdha ia njohėn Italisė vetėm interesin e saj special pė ruajtjen e pavarėsisė shqiptare. Shqipėria u pranua edhe nė Lidhjen e Kombeve, me shpresė se kjo do ta siguronte edhe mė tepėr pavarėsinė e saj.

    Para Konferencės sė Amasadorėve provuam kot edhe njė herė qė ta fitonim tė drejtėn e korrigjimit tė kufirit nė drejtim tė Shkodrės dhe nė drejtim tė Drinit, duke theksuar pėr Shkodrėn shkaqet historike e pėr Drinin shkaqet ekonomike dhe ato tė komunikacionit. Eksperti francez nė Konferencė, Larosh, na ngushėlloi kėshtu: “Qeveria mbretėrore ka gabuar qė, nė kohėn e vet, nuk e ka pranuar propozimin pėr ndarjen e Shqipėrisė. Pashiqi qe pajtuar me kėtė, por qeveria e Beogradit pat refuzuar”. Qė tė mos i lejonim italianėt nė Vlorė, ne u detyruam tė heqim dorė nga Shkodra dhe nga kufijtė deri nė Dri.

    Meqenėse ne e pėrkrahnim gjithnjė idenė pėr mosndarjen e territorit shqiptar, qė ishte caktuar nė vitin 1913, si dhe pavarėsinė e Shqipėrisė, do tė mund tė supozohej se kjo zgjidhje e Konferencės sė Ambasadorėve ishte e kėnaqėshme pėr ne. Ndėrkaq, kjo nuk ėshtė kėshtu. Vėshtirėsitė nė marrėdhėniet tona me Shqipėrinė, si dhe nė marrėdhėniet tona me Italinė pėr shkak tė Shqipėrisė po rėndohen mė tutje edhe pas shpalljes sė Shqipėrisė shtet i pavarur dhe anėtare e Lidhjes sė Kombeve.

    Republika e Mirditės

    Ndėrsa Konferenca e Ambasadorėve po vendoste pėr kufijtė e Shqipėrisė dhe pėr organizimin e pavarėsisė sė saj, nga gjysma e vitit 1921, ne nėnshkruam me parinė e Mirditės marrėveshjen pėr bashkėpunim. Ishte paraparė formimi i shtetit tė lirė tė Mirditės, tė cilin do ta mbronin forcat ushtarake tė SKS-sė dhe interesat e sė cilės nė botėn e jashtme do t’i pėrfaqėsonte qeveria e Beogradit. Qeveria e Tiranės e shtypi kėtė lėvizje e ne u akuzuam dhe u dėnuam para Lidhjes sė Kombeve.

    VII PAKTI I ROMĖS, PASHIQI, MUSOLINI DHE SHQIPĖRIA

    Pakti i Romės, i janarit tė vitit 1924, pėr nga fryma e vet, ua imponoi Romės e Beogradit respektimin e pavarėsisė dhe parimin e mospėrzierjes nė punėt e brendshme tė Shqipėrisė, si dhe informimin e ndėrsjellė mbi ngjarjet nė Shqipėri.

    Ndėrkaq, kjo nuk qe pengesė qė Qeveria italiane, nė qershor tė vitit 1924, ta ndihmonte kryengritjen e Fan Nolit kundėr Ahmet Zogut e as qeveria jonė, nė dhjetor po tė atij viti, t’ia bėnte tė mundshme Ahmet Zogut, qė, nga territori ynė, tė futet nė Shqipėri pėr ta marrė pushtetin. As Roma, as Beogradi, nuk mundėn t’u bėnin ballė intrigave dhe kėrkesave tė “miqve” tė vet shqiptarė, qė kėrkonin ndihmė pėr ta mbajtur pushtetin ose pėr tė ardhur nė pushtet dhe qė premtonin besnikėri e bashkėpunim, kurse nė rastin e parė e ndėrronin orientimin.

    VIII PAKTI I TIRANĖS DHE GJENDJA QĖ KRIJOI AI

    I ndjeri Pashiq, duke u dhėnė udhėzime pėrfaqėsuesve tanė pėr punė nė Shqipėri, u thoshte: ne duam qė Shqipėria tė jetė e pavarur, por e dobėt dhe e paregulluar. Koha ka treguar se kjo ishte e pamundshme tė qėndronte. Shqipėria e dobėt dhe e parregulluar patjetėr do tė kėrkonte ndihmė e mbrojtje atje ku mund t’i gjente kėto. Regjimi i rrezikuar nga Italia, na drejtohej neve, e regjimin tė cilin donim ta pėrmbysnim ne, kėrkonte mbrojtje nga Italia.

    Shqipėria e dobėt dhe e parregulluar, nė vitin 1926, kėrkoi mbrojtje e ndihmė nga Italia. Ahmet Zogu sė pari mori garanci pėr regjimin e vet, e pastaj, nė vitin1927, pranoi tė lidhė Aleancėn ushtarake pėr 20 vjet, mori me qindra e qindra miliona lireta pėr punė botore, ia nėnshtroi plotėsisht Shqipėrinė Italisė nė pikėpamje ekonomike e financiare, pranoi shumė instruktorė italianė. U krijua, pra, njė raport qė i ngjante shumė atij protektorati, kundėr tė cilit ne luftonim nė Konferencėn e Paqes.

    Rreziku mė i madh qė viteve tė fundit na vinte nga Shqipėria ishin organizimi ushtarak, fortifikimet ushtarake dhe aksioni irredentist. Gjithkund e shihnim rrezikun nga aksioni italian dhe atė “kufirin ofensiv” kundėr tė cilit kishim luftuar para aleatėve nė Paris, kur ata propozonin qė Italisė t’i jepej mandati nė Shqipėri.

    Ėshtė me interes tė pėrmendim nė kėtė vend se vetėm ne kemi protestuar dhe kemi luftuar kundėr ndėrhyrjes sė Italisė nė Shqipėri dhe nė Ballkan. Asnjė shtet tjetėr ballkanik nuk na pėrkrahu nė kėtė pikėpamje. Dy fuqitė detare mesdhetare, Franca dhe Anglia, nuk kundėrshtuan mbylljen e detit Adriatik. Pėr mė tepėr, Osten Ēemberlen, nė takimin me Musolinin nė Livorno, nė vitin 1926, e dha pėlqimin pėr Paktin e Tiranės. E tė gjithė pėrfaqėsuesit francezė nė Tiranė gjithnjė e kėshillonin mbretin Zog qė tė mos hynte nė konflikt me italianėt.

    IX PAKTI ITALO-JUGOSLLAV I MIQĖSISĖ I 25 MARSIT 1937

    Italia e Jugosllavia, duke ndjekur politikė miqėsore njėra me tjetrėn, mund tė merren vesh nė lidhje me Shqipėrinė, nė kėtė bazė: Italia ka interesin e vet jetėsor nė Vlorė; kjo pjesė e bregdetit shqiptar nuk bėn tė rrezikohet nga ne; ne duhet ta kuptojmė kėtė interes dhe ta respektojmė. Interesi jetėsor i Jugosllavisė ėshtė qė tė mos jetė e rrezikuar nė kufirin e Shqipėrisė me Serbinė Jugore as me Kosovėn (e banuar me shqiptarė) e as me Shkodrėn dhe Malin e Zi. Pa dyshim se kjo ėshtė marrė parasysh nė protokollin e fshehtė tė Paktit tė Miqėsisė kur ėshtė paraparė se do tė ndalet fortifikimi i mėtejshėm nė zonat e Librazhdit e tė Milotit. Sa i pėrket aksionit ekonomiko-financiar nė Shqipėri, ne nuk kemi as nuk dėshirojmė tė investojmė farė mjetesh tė posaēme. Italianėt, pra, mbeten pa konkurrencė dhe pa vėrejtje nga ana jonė, kuptohet me kusht qė tė mbeten nė kufijtė e obligimit tjetėr tė fshehtė, qė e kanė marrė ndaj nesh para dy vjetėve se nė pikėpamje politike, ekonomike ose financiare nuk do tė kėrkojnė kurrfarė dobish speciale qė do ta komprometonin nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė ose tė tėrthtortė pavarėsinė e shtetit shqiptar.

    Nė kėtė mėnyrė, Pakti i Miqėsisė, i 25 marsit 1937, krijoi njė “modus vivendi” tė durueshėm midis nesh dhe Italisė nė terrenin shqiptar, ku, viteve tė mėparshme, kishim aq shumė konflikte dhe mosmarrėveshje.

    Ėshtė ēėshtje tjetėr se sa nė Shqipėri do tė mund t’u bėnte ballė ky qetėsim sprovave tė ndonjė situate mė tė rėndė e mė tė ndėrlikuar nė detin Mesdhe ose nė Ballkan.

    X RUAJTJA OSE NDRYSHIMI I STATUS KUOS

    Pavarėsia e Shqipėrisė ėshtė zvogėluar, por nuk ėshtė shuar

    Pavarėsia e njė shteti ndaj botės sė jashtme gjithmonė ėshtė nocion relativ. Duke marrė parasysh edhe rrethanat, kjo pavarėsi ėshtė mė e plotė ose ėshtė e zvogėluar. Pėr Shqipėrinė sot nuk mund tė thuhet se politika e saj e brendshme dhe e jashtme ėshtė e pavarur nga Italia. E megjithatė, nė bashkėsinė ndėrkombėtare, Shqipėria konsiderohet shtet i pavarur. Nga aspekti juridik ndėrkomėtar, bregdeti shqitpar nuk ėshtė italian, por ėshtė nėn sovranitetin e njė shteti ballkanik. Italia ende nuk ka shkelur nė Ballkan. Ajo ka sovranitetin e vet nė njė pjesė tė territorit tė Zarės, por kjo mė nuk i jep mundėsi pėr zhvillim tė mėtejshėm. Italia ushtron ndikimin e vet nė Shqipėri, por nuk ka liri aksioni si nė territorin e vet. Shqiptarėt, megjithatė, e kundėrshtojnė ndėrhyrjen e saj, i shkaktojnė vėshtirėsi, e ngadalėsojnė.

    “Ballkani popujve ballkanikė”

    Politika tradicionale e Serbisė ėshtė “Ballkani popujve ballkanikė”. Ky parim, nė kohėn e vet, ėshtė pėrdorur nė luftė kundėr Perandorisė Otomane dhe Monarkisė Austro-Hungareze. Jugosllavia e pėrdori me sukses kėtė kundėr dispozitave tė Paktit tė Londrės, i cili fuste Italinė nė Dallmaci dhe nė Shqipėri.

    Nė aplikimin e kėtij parimi ne kemi parė gjthmonė garancinė mė tė mirė pėr paqe nė Ballkan, pėr bashkėpunim midis popujve ballkanik, pėr zhvillimin normal tė popujve ballkanikė. Prania e njė fuqie tė madhe nė Ballkan ėshtė derė e hapur pėr intriga e pushtime.

    Ekspansioni i Italisė

    A ėshtė e mundur qė Italia, duke u bėrė zotėruese sovrane e Shqipėrisė sė Mesme dhe Jugore, tė mbetet vetėm nė atė brez tė ngushtė bregdetar? Ne nuk kemi besuar para 20 vjetėve, kur fuqitė e mėdha ia dhuruan Italisė Vlorėn me hinterlandin. Aq mė pak mund tė besojmė sot kur Italia po tregon aq dinamizėm dhe guxim nė politikėn e vet tė jashtme.

    Njė precedent i rrezikshėm

    Marrja e njė pjese tė territorit ballkanik nga ana e njė fuqie tė madhe jashtėballkanike, pa kurrfarė baze etnike, pėr tė gjithė popujt ballkanikė, pra, edhe pėr ne, ėshtė njė precedent i rrezikshėm. Fuqitė e tjera tė mėdha, nga drejtimet e tjera, mund tė paraqiten me pretendime tė ngjashme. Rasti i Italisė nė Shqipėri ėshtė posaēėrisht i rrezikshėm pėr ne, sepse me Paktin e Londrės, me tė cilin Italisė iu njoh pėr herė tė parė Shqipėria Jugore, iu njoh edhe Dalmacia Veriore. Precdenti pėr ngjalljen e dispozitave tė Paktit tė Londrės nė njė sektor tė Ballkanit e hap derėn edhe pėr ngjalljen e dispozitave tė tjera.

    Ndarja e Shqipėrisė

    Me rastin e vlerėsimit tė tėrė kėsaj ēėshtjeje, duhet tė kemi parasysh se nė ēdo mėnyrė duhet tė shikojmė qė t’i shmangemi ēdo konflikti qoftė tė fshehtė qoftė tė hapėt me Italinė. Gjithashtu duhet ta evitojmė pushtimin e tėrė Shqipėrisė nga ana e Italisė se nė kėtė mėnyrė do tė na rrezikonte nė vendet mė tė ndjeshme – nė Bokė tė Kotorrit dhe nė Kosovė.

    Duke marrė parasysh tė gjitha kėto qė thamė mė sipėr, ndarja e Shqipėisė do tė mund tė vinte nė konsiderim pėr ne vetėm si njė e keqe e domosdoshme dhe e paevitueshme, tė cilės nuk do tė mund t’i bėnim ballė, dhe si njė dėm i madh nga i cili duhet tė nxjerrim aq dobi sa ėshtė e mundshme, do tė thotė nga dy tė kėqija duhet ta zgjedhim atė qė ėshtė mė e vogėl.

    Kompensimet tona

    Kėto kompensime gjenden nė materialin e pėrpunuar para 20 vjetėsh, kur shtrohej ēėshtja e ndarjes sė Shqipėrisė.

    Maksimumi qė kemi kėrkuar nė atė kohė ishte kufiri qė do tė shtrihej buzė Matit e Drinit tė Zi dhe qė do tė na jepte sigurinė strategjike tė Malit tė Zi dhe tė Kosovės. Gjithashtu duhet t’i sigurojė luginat e liqenet tė Ohrit dhe tė Prespės, duke pėrfshirė Pogradecin dhe fshatrat sllave tė Malit tė Thatė, si dhe ato midis Prespės e Korēės.

    Marrja e Shkodrės, nė kėtė rast, do tė kishte rėndėsi tė madhe morale dhe ekonomike.

    Kjo do tė na mundėsonte zhvillimin e punimeve tė mėdha hidroteknike dhe pėrfitimin e tokės pjellore pėr ushqimin e Malit tė Zi. Shqipėria Veriore, nė kuadrin e Jugosllavisė, do tė mundėsonte krijimin e lidhjeve tė reja tė komunikacionit tė Serbisė Veriore e Jugore me Adriatikun.

    Me ndarjen e Shqipėrisė do tė zhdukej qendra tėrheqėse pėr minoritetin shqiptar nė Kosovė, i cili, nė njė situatė tė re, do tė asimilohej mė lehtė. Ne, eventualisht, do tė kishim edhe 200 000 deri 300 000 mijė shqiptarė mė tepėr, por kėta janė, tė shumtėn, katolikė, marrėdhėniet e tė cilėve me shqiptarėt myslimanė nuk kanė qenė kurrė tė mira. Shpėrngulja e shqiptarėve nė Turqi gjithashtu do tė bėhej nė rrethana tė reja, sepse nuk do tė ekzistonte kurrfarė aksioni mė i fortė pėr pengimin e saj.

    Beograd, mė 30 janar 1939

    (Marrė nga libri: Hivzi Islami, SPASTRIMET ETNIKE/ Politika gjenocidale serbe ndaj shqiptarėve, Botoi DUKAGJINI, Pejė, 2003

    Shėnim i redaksisė:

    Ky elaborat iu dėrgua pėr botim LSHA-sė dorazi nga Prishtina prej dy shkrimtarėsh voxistė. Ndėrmjetėsi ka qenė poeti Xhevahir Spahiu, i cili e kreu ndershmėrisht detyrėn e ngarkuar, anipse LSHA nuk e botoi kurrė projektin e zi tė shkrimtarit nobelist serb, Ivo Andriq. Botohet pėr herė tė parė nė Shqipėri.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Shkenca
    Anėtarėsuar
    29-09-2012
    Mosha
    39
    Postime
    1,424

    Pėr: Lufta ballkanike dhe Shqipėria

    Lexova nje dite nje Artikull shume interesant...eshte pak i gjate por ja vlen te lexohet nga cdo shqipetar...
    Lufta Ballkanike eshte bere shkaku Porteve te Shqiperise

    http://thealbanian.co.uk/ambasadori-...hqiperise.html

    Sa renje te thella ka politika! Ndonjehere duke menduar qe dikush n'a ndihmon, ai vetem qe ka dicka per qellim me ate ndihme...
    ೋღ♥ღೋ ══════════C6H12O6═════════ೋღ♥ღೋ

Tema tė Ngjashme

  1. Procesi i Pavarėsimit tė Kosovės
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. Pėrgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  3. Onomastikė - Etniku dardan dhe horonimi Dardania
    Nga Shėn Albani nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 20-03-2009, 13:30
  4. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka pėrparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •