Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anėtarėsuar
    13-11-2005
    Postime
    290

    Ernest Koliqi [1901-1975]

    Ernest Koliqi (1901 - 1975)
    -- Nga jeta dhe vepra e autorit
    1901 - Lindi nė Shkodėr me 20 Maj 1901, nė nje familje te njohur patriotike.
    1921 - Perfundon shkollėn e mesme nė Bergamo dhe nė Milano, Itali, dhe kthehet ne Shqiperi, ku dy vjet me pas themelon se bashku me pater Anton Harapin dhe Nush Topallin, revisten "Ora e Maleve".
    1924 - Ben pjese ne Shoqerine patriotike "Bashkimi", e krijuar nga Avni Rustemi. Per shkak te lidhjeve te tij te reja politike, detyrohet te emigroje per pese vjet ne Jugosllavi, per t'i shpetuar ndonje goditje nga forcat zogiste, pas revolucionit te deshtuar te Nolit.
    1929-36 - Kthehet ne Shqiperi per te punuar si mesues ne Vlore e Shkoder. Ne nje sere botimesh periodike dhe veprash te tij, Koliqi afirmohet si nje talent i letersise shqiptare.
    1937 - Diplomohet ne Universitetin e Padoves me tezen "Epika popullore shqiptare".
    1939-41 - Emerohet minister i Arsimit gjate pushtimit fashist.
    1944 - Largohet ne Itali, i denuar nga qeveria e re komuniste, si bashkepunetor i fashizmit.
    1957 - Emerohet drejtues i Institutit te Studimeve shqiptare, e krijuar ne kete vit si pasuese e katedres se Gjuhes Shqipe ne Universitetin e Romes. Ne kete vit, nis te botohet edhe revista letrare ne gjuhen shqipe e Koliqit "Shejzat".
    1975 - Vdes ne shtepine e tij ne Rome, i nderuar nga i gjithe komuniteti shqiptar ne emigrim, por i mohuar nga vendi i tij.
    Ndėr veprat e tij janė: "Kushtrimi i Skanderbeut", poemė dramatike; dy pjesė me novela tė titulluara "Hija e Maleve" dhe "Tregtar flamujsh", si dhe poezitė lirike "Gjurmat e Stinve".
    Shkodra nė mėngjese

    Kendojnė bashkė nė mengjese pesė kumbonare,
    kendojnė nė ajri mbi Shkoder ende fjetė:
    mbi Maranaj qet vetllen kureshtare
    agimi e hjedh nė liqe synin e qetė.

    Perhapė lajmin e zgjimit rrezja e parė
    tė parat pėrshėndetje dridhen nė heshti tė letė,
    e shpejt nė at lavdi dielli, qi e veshė fare
    Shkodra kumbon me zane, zhurmė e jetė.

    E ai diell prendvere i ri shprazet nė shtepija
    udha e lulishta tue ngjallė ngjyra e shkendija,
    tue mbshtjellė gjithshka si nji tis ari, i hollė:

    skaj nė skaj si lum gzimi tue rreshqitė
    nė syt e vashave, qeshė, e mbush me dritė
    kaēurrelat e tyne kur shkojnė nė shkollė.
    . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

    Kroni i katundit

    Shtegu qi ēon te kroni asht shetija e katundarvet. Buzė mbramje me buljere nė krah, dalin gra e vajza pėr me mbushun uj nė krue. Ndeshen udhės shoqe me shoqe e shėndrrojnė dy fjalė.
    Dita asht e mundshme ndėr katunde e ato biseda mbramjeje disi janė nji pushim e nji argtim. E ndėrsa dielli prendon e hana del, kroni i mbushė buljerat nji nga nji tue kendue. Secilės vajzė e secilės grue i kendon nga nji kange te veēante, pėrse kroni te tana i njef. Vajzat i njef tė vogla e i pau dalkadalė tue u rritė; gratė i njef nuse e i pau dalkadalė tue u plakė. Pasqyra e qetė e ujit mban kujtimin e tė gjitha fytyrave. Kroni ne heshti te lehtė, i kendon gjithkuj kangen e mallėngjyeshme tė kohės sė kalueme. Por pak kush din ta marrė vesht... E shumta kalojnė habitshėm. Shuejnė etjen, mbushin buljerat e nuk e ndigjojnė. Kjo, ndoshta, asht ma mirė pėr to, sepse kanga e kronit shėndrrohet nė vaj, tue jehue nė thellsit e shpirtit. Atėherė ma mirė mos me ndigjue.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Ernest Koliqi (1901 - 1975)

    GJUHA SHQIPE

    Poezi nga ERNEST KOLIQI

    Kendojnė bashkė nė mengjese pesė kumbonare,
    kendojnė nė ajri mbi Shkoder ende fjetė:
    mbi Maranaj qet vetllen kureshtare
    agimi e hjedh nė liqe synin e qetė.

    Perhapė lajmin e zgjimit rrezja e parė
    tė parat pėrshėndetje dridhen nė heshti tė letė,
    e shpejt nė at lavdi dielli, qi e veshė fare
    Shkodra kumbon me zane, zhurmė e jetė.

    E ai diell prendvere i ri shprazet nė shtepija
    udha e lulishta tue ngjallė ngjyra e shkendija,
    tue mbshtjellė gjithshka si nji tis ari, i hollė:

    skaj nė skaj si lum gzimi tue rreshqitė
    nė syt e vashave, qeshė, e mbush me dritė
    kaēurrelat e tyne kur shkojnė nė shkollė.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/poezi/gjuha-shqipe%ef%bf%bc/

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Ernest Koliqi [1901-1975]

    Ernest Koliqi, atdhetari qė hapi 200 shkolla shqipe nė Kosovėn e robėruar

    Ernest Koliqi ka qenė njėri ndėr personalitetet e njohura tė letėrsisė e kulturės shqiptare nė pėrgjithėsi.


    Njė kontribut tė veēantė i ka dhėnė arsimimit nė Kosovė, nė vitin 1941, kur forcat italo-shqiptare kishin depėrtuar nė vendin tonė dhe kishin dėbuar forcat ushtarake e policore tė Mbretėrinė famėkeqe jugosllave, e cila gjatė tėrė kohės sė sundimit nga vitit 1913 e deri nė vitin 1941 nuk kishte lejuar asnjė shkollė shqipe por as edhe njė libėr nė gjuhėn shqipe.

    Ata shqiptarė qė mėsonin ilegalisht gjuhėn e tyre ndiqeshin e dėnoheshin nga regjimi deri mė 20 vjet burg.

    Dėrgimi nė Kosovė i mė shumė se 200 mėsuesve, hapja pėr herė tė parė e qindra shkollave shqipe nė Kosovė, Maqedoni e Mal tė Zi, ishte dhurata mė e madhe qė mund t i jepej njė kombi tė ndarė padrejtėsisht dhe tė persekutuar mizorisht vetėm pėr shkak tė pėrkatėsisė sė tij kombėtare e fetare.

    Pavarėsisht se Koliqi i mbeti besnik Italisė, nuk mund tė thuhet se ka qenė besnik i fashizmit, me faktin se ai gjatė asaj kohe ka ndihmuar, aq sa ka pasur mundėsi edhe intelektualėt shqiptarė, tė cilėt regjimi i trajtonte si armiq.

    Pas ēlirimit nga Italia, Koliqi u anatemua se bashkėpunėtor i regjimit italo-shqiptar dhe vepra e tij nuk u vlerėsua. Megjithatė, Koliqi me punėn dhe veprėn e tij, me kontributin qė i ka dhėnė letėrsisė, kulturės, albanologjisė, sidomos hapjes sė shkollave shqipe nė Kosovė e mė gjerė, ėshtė njė kontribut madhor, qė nuk e zbeh aspak pėrkatėsia e tij partiake nė njė kohė tė caktuar. Koliqi meriton ta ketė njė pėrmendore nė qendėr tė Prizrenit apo tė Prishtinės. ( A. Q.)

    Ernest Koliqi u lind nė Shkodėr mė 20 maj tė vitit 1903. Ishte i biri i Shan Koliqit dhe i Ages sė Cuk Simonit, nip Parrucejsh, familje shkodrane fort e kamur. Ndėrsa nga babai kishte origjinėn prej Lotajve tė Shalės sė Dukagjinit, tė cilėt kishin rėnė nė krahinėn e Anamalit.

    Pas mėsimeve tė para nė Kolegjin Saverian tė Jezuitėve, i ati e dėrgoi pėr tė studiuar nė Itali mė 1918. Sė pari nė kolegjin jezuit “Cesare Arici” nė Breshia e pastaj nė Bergamo. Bashkė me nxėnės tė tjerė hap gazetėn “Noi giovani” (“Ne tė rinjtė”), ku boton poezitė e para nė italisht.

    Kthehet nė Shqipėri pasi qė gjendja futet nė hulli pas Kongresit tė Lushnjės, nxė shqipen dhe falė njohjes me Luigj Gurakuqin njihet edhe me shumė intelektualė tė kohės. Mė 1921 mbahet njė konkurs pėr himnin kombėtar, ku Ernesti merr pjesė me njė poezi e cila fitoi ēmimin e parė tė dhėnė nga juria e pėrbėrė prej Gjergj Fishtės, Fan Nolit, Mit-hat Frashėrit e Liugj. Gurakuqit

    Nė mars-prill merr pjesė si pėrfaqėsues i shoqėrisė kulturore “Rozafa” nė njė mbledhje me Harapin nga shoqėria “Bogdani” dhe P. A. Harapin nė takimin qė formoi grupimin “Ora e Maleve” nėn dorėn e Imzot Llazėr Mjedės. Pas Revolucionit Demokratik tė Qershorit, Luigj Gurakuqi e thėrret nė Tiranė dhe e emėron sekretar personal. Aderon nė shoqėrinė “Bashkimi” tė themeluar prej patriotit Avni Rustemi. Mė pas emėrohet sekretar nė Ministrinė e Brendshme, ku ministėr ishte kolonel Rexhep Shala.

    Me Triumfin e Legalitetit shtrėngohet tė dalė nė mėrgim, doli nė veri drejt Mbretėrisė SKS, ku studion gjuhėn dhe kundron letėrsinė serbo-kroate. Qėndron pėr dy vjet nė Tuzla tė Bosnjės me shumė nga krerėt e maleve. Mė 1928 gjendet nė Bari tė Italisė mes Bahri Omarit, Sotir Pecit, Sheh Karbunarės dhe Kostė Paftalit. Nė Zara tė Dalmacisė botoi edhe pėrmbledhjen e parė me novela, nė vitin 1929 ku ishte edhe miku i tij nė ideale e nė punė gjuhe, Mustafa Kruja. Kthehet nė atdhe dhe nis punė si mėsues nė Shkollėn Italiane Tregtare nė Vlorė dhe mandej nė Gjimnazin e Shkodrės (1930-’33) ku mes tė tjerėve do t’iu jepte mėsim Petro Markos dhe Liugj. Radit. Nis tė verojė ndėr bjeshkėt e Dukagjinit ata vite ku pėrpos ndodhive shėnonte edhe kangėt e buta – siē i thonė nė Dukagjin kėngėve erotike – kujtime tė cilat do t’i shkruante mbas ’70 me pseudonimin “Hilushi”. Ndėrkohė miku i tij Mustafa Kruja i kėrkon me mbledhė librat e bibliotekės sė tij tė cilat qenė shpėrndarė ndėr franēeskanė e jezuitė mbas lėshuan Shqipėrinė nė dhjetorin e 1924.

    Mė 1933 jep dorėheqjen nga mėsimdhėnia pėr tė nisur studimet universitare nė Padova. Gjatė periudhės 1934- 1936 ishte pjesėtar i grupit botues tė pėrkohshmes “Illyria”, ku botoi poemthin nė prozė “Quattuor”. Nė po tė njėjtėn tė pėrkohshme, nė vitin 1935 Migjeni botoi vjershėn “Tė lindet Njeriu” me nxitje tė Koliqit. Mė 1936 e emėrojnė Lektor tė Shqipes nė katedrėn e Albanologjisė tė drejtuar nga gjuhėtari Carlo Tagliavini. Mė 1937 doktoron po nė Padova me tezėn “Epica popolare albanese” (“Epika popullore shqipe”) falė mbledhjeve qė kishte bėrė P. B. Palaj, tezė doktorate e cila u vlerėsua nga shumė albanologė si N. Jokli, M. Lambertz etj. Transferohet nga Padova nė Romė tetorin e 1937 si lektor i shqipes. Mė 1939 hapet nė Universitetin Shtetėror tė Romės Selia e Albanologjisė, ku Koliqi emėrohet ordinar dhe qėndron i tillė derisa doli nė pension. Ndėrprerja e vetme disi e gjatė qe kur u emėrua ministėr Arsimi nė vitet 1939-1941

    Ministėr Arsimi nė qeverinė Vėrlaci nėn pushtimin italian

    Pavarėsisht rrethanave, Koliqi shfrytėzoi deri nė skaj mundėsitė qė i jepte zyra e tij. Panė dritėn e botimit tekste shkollore shqipe e libra mė shumė se ē’qenė botuar prej vitit 1912 e deri atėherė: botimi i historisė sė letėrsisė nė dy vėllime “Shkrimtarėt shqiptarė” mė, nėn kujdesin e Namik Resulit e Karl Gurakuqit; vijoi botimi i pėrmbledhjeve tė folklorit “Visaret e kombit” me v. IV prej H. Reēit, Spiro Ēomorės e A. Palucės dhe shumė arsimtarėve tė tjerė, duke e ēuar deri nė XIV vėllime – punim nė aq pak kohė dhe me rėndėsi pėr themelin e studimit tė folklorit. Tok me Mustafa Krujėn dhe Zef Valentinin thirri nė Tiranė Kongresin Ndėrkombėtar tė Studimeve Shqiptare nė vitin 1940 prej ku lindi Institutin i Studimeve Shqiptare me qendėr nė Tiranė, pararendės i Akademisė sė Shkencave. Themeloi e drejtoi tė pėrkohshmen “Shkėndija” nė korrik tė 1940, e cila qe palestėr e mendimtarėve dhe shkrimtarėve tė kohės. Nė shtatorin e vitit 1941 nis mbi 200 arsimtarė normalistė drejt Kosovės. Nė njė letėr dėrguar mė 16 tetor 1941 nga ministri i arsimit tė Qeverisė sė atėhershme shqiptare Ernest Koliqi konsullit shqiptar Nikollė Rrota nė Vjenė thuhet se ka angazhuar N. Joklin si organizator tė bibliotekave tė Shqipėrisė me njė rrogė mujore prej 600 frangash ari. Pėrpjekje kjo, si shumė tė tjera pėr ta shpėtuar studiuesin e shumė ēmuar, qė nuk dha rezultat

    Mė 1943 vajti nė Romė tė vazhdonte punėn si ordinar nė universitet dhe u emėrua ambasador nė Vatikan, i fundit para regjimit qė do tė vinte. Nga njė telefonatė merr vesh pėr kapjen e Petro Markos nga ana e gjermanėve, tė cilit i shpėton jetėn. Mė 6 nėntor 1946 krijohet partia Blloku Kombėtar Indipendent me bėrthamėn krijuese e drejtuese tė pėrbėrė nga vetė Koliqi, dr. Ismail Vėrlaci, Gjon Marka Gjoni dhe Ndue Gjon Marku – duke i ndenjtur veprės sė Mark Gjon Markut. Nė mars tė 1947 themelon dhe kujdeset tė botojė tė pėrkohshmen “L’Albanie Libre” qė ndali mė 1959, e mė pas “Lajmėtari i tė Mėrguemit”.

    Me dekret tė Presidentit tė Republikės sė Italisė, mė 2 shtator 1957, pėr njohje tė prestigjit, Katedra e Gjuhės dhe e Letėrsisė Shqipe e Universitetit tė Romės, nderohet duke u bėrė Institut i Studimeve Shqiptare dhe Koliqi u emėruar presidenti.

    Themelon tė pėrkohshmen “Shźjzat” (it. “Le Pleiadi”) qė e drejtoi pėr 18 vjet, e pėrkohshmja kryesore letraro-kulturore e asokohe. Vijimėsi e traditės publicistike qė la n’atdhe me “Shkėndijat”, penat e hershme dhe ato tė reja gjetėn tė satin log ku tė kultivonin kulturėn shqiptare nė mėrgim tė pandotur nga ideologjia me tė cilėn pėrlyhej nė atdhe. Ndihmon talente tė shumė fushave tė ikur nga ish-Jugosllavia duke iu dhėnė hapsirė ndėr faqet e revistės, ndėr ta piktori L. Delija, shkrimtarėt M. Camaj e F. Karakaēi dhe etnologu V. Malaj

    “Shźjzat shėrbyen si tribunė dhe dritare informimi mbi aktivitetet shkencore albanologjike nė botė. Ato regjistruen nė kroniken e tyne edhe ngjarje shoqnore qė nė tė ardhmen do tė vlejnė sadopak si dokumentacion historik e kultural pėr nji periudhė rreth njizet vjeēare”. Martin Camaj Mė 4 Maj tė 1969 i vdes bashkėshortja Vangjelija. Zhdukja e saj i shkaktoi njė mungesė tė pazėvėndėsueshme e ndoshta shpejtoi edhe humbjen e tij. 1975 – Vdes nė shtėpinė e tij nė Romė mė 15 Janar 1975 dhe u varros nė qytetin e amshuar me datėn 18 tė atij muaji i nderuar nga i gjithė komuniteti shqiptar nė mėrgim, por i mohuar nga vendi i tij. Nė ceremoninė e asaj dite kishin ardhur personalitete tė ndryshėm, kolegė, shqiptarė, arbėreshė, miq tė ardhur nga vende tė ndryshme.

    Vepra

    Siē u pėrmend, qasjen e parė qė pati me letrat e pėrshfaqi nė revistėn qė hapėn gjatė nxėnjeve tė para nė Itali, tė cilat i bėri nė gjuhė italishte. Mbasi fitoi konkursin pėr himn kombėtar, Koliqi nxitet nga Gurakuqi tė shkruaj atė qė do tė bėhej poemthi i tij i parė dramatik, “Kushtrimi i Skanderbegut” botuar nė shtypshkronjėn “Nikaj”, Tiranė mė 1924 – e cila mbarėshtohej nga vėllau i Dom N. Nikajt. Gjatė mėrgimit tė parė ndėrsa bluante ndjesitė e pėrftuara nga kurbeti dhe malli pėr vatrėn familjare dhe klimėn morale qė e rrethonte shkruan me pseudonimin Borizani nė tė pėrkohshmen e Omer Nishanit. Nxjerr pėrmbledhjen e dymbėdhjetė novelave “Hija e Maleve”, botuar nė Zara mė 1929. Pėrmbledhja pasqyron suazėn mjaftueshėm harmonike tė mjedisit me taban patriarkal, mesdhetar e oriental ku kishte kaluar fėmininė – trung ky qė pėrshkohej nga njė shije e hollė perėndimizimi. Fryma qytetare gjithnjė nė dialog me atė malėsore dėshmon tharmin e formėsimit tė autorit pėrmes prozės psikologjike tė stilizuar me ėndje, e selitur me themelet dokėsore tė shpirtit shqiptar.

    Boton mė 1932 vėllimin e parė tė antologjisė “Poetėt e mėdhenj tė Italisė” me parathėnie tė Fishtės, njė antologji me 280 faqe qė u pėrdor menjėherė si tekst letėrsie nė gjimnazin klerik tė Shkodrės dhe pėrmban katėr poetėt mė tė mėdhenj tė Italisė: Danten, Petrarkėn, Arioston, Tason. Vjershat e veta i pėrmbledh nė vėllimin “Gjurmat e stinve” mė 1933, ku paraqiten me njė frymė krejt tė re skenat e jetės shkodrane. Ndėrsa, autodafeja e vendosur nė krye tė kėtij libri vlerėsohet si njė ndėr aktet mė tė rėndėsishme nė fushė tė mendimit estetik shqiptar. 1935, Itali – Pas suksesit tė vėllimit tė parė me tregime, boton njė libėr me 16 novela me titull “Tregtar flamujsh” me lėndė tė nxjerrė nga mėnyra e jetesės sė popullit tonė, sidomos tė atij tė qytetit tė Shkodrės. Ngjarjet dhe problematikat sociale qė prekin veprėn gjithnjė i nėnshtrohen njė analize tė thellė psikologjike. Boton vėllimin e dytė tė antologjisė “Poetėt e mėdhenj tė Italisė” me parathėnie nga Tagliavini. Ky vėllim pėrfshin vjersha tė pėrkthyera tė katėr italianėve tė tjerė: Parini, Monti, Foskolo, Manxoni. Personalisht ēmonte Giosuč Carducci, Giovanni Pascoli, dhe Gabriele D’Annunzio-n. Edhe vėllimi i tretė ishte i pėrgatitur por nuk u botua. Tregtar flamujsh (1935) dhe Pasqyrat e Narēizit (1936), Koliqi sjell njė botė krejt unike shpirtėrore shqiptare, ndėrsa gjuha e tij dhe stili i japin frymėmarrje tė re letrave shqipe.

    Bashkėpunoi me revistat “Hylli i Dritės” e franēeskanėve, “Leka” e jezuitėve, “Pėrpjekja shqiptare” e Branko Merxhanit , “Minerva”, “Besa” etj. Poezitė mė tė mira tė kėtij vėllimi janė ato tė shkruara nė formė tė tingėllimit (sonetit).

    Nis tė botojė nga viti 1954 deri mė 1961, studimin krahasues “Dy shkollat letrare shkodrane – e Etėnve jezuitė dhe e Etėnve franēeskanė”. Nė kėtė studim tė tij vėrehet pėrpjekja pėr tė hartuar njė histori tė mirėfilltė tė letėrsisė shqiptare, jashtė ngjyrimeve ideologjike. Nė Firenze boton vėllimin “Poesia popolare albanese”(“Poezia popullore shqiptare”) ku spikat si studiues i merituar i traditave artistike dhe folkloristike tė atdheut tė tij. 1959 – Boton vėllimin “Kangjelet e Rilindjes” (“I canti della Rinascita”) me pėrkthimin nė italisht, kushtuar arbėreshėve tė Italisė, ku i nxit ata tė ruajnė gjuhėn e zakonet e tė kenė besim nė pavdekėsinė e fisit. 1960 – Boton romanin “Shija e bukės sė mbrūme” pėr tė cilin Koliqi vetė shprehet: “Ky tregim parashtron edhe pėrpiqet imtėsisht tė hulumtojė dramin shpirtnuer tė nji tė riut shqiptar flakrue jashta atdheut nga pasojat e sė dytės luftė botnore.” (Paraqitje nė “Shija e bukės sė mbrūme”, Shkodėr, 1996) Boton studimin “Gabriele D’Annunzio e gli Albanesi” (“Gabriel D’Anuncio dhe Shqiptarėt”). 1963 – Boton “Antologia della lirica albanese” (“Antologjia e lirikės shqiptare”) ku pėr herė tė parė paraqiten nė njė gjuhė evropiane pėrkthimet e lirikat mė tė mira tė autorėve shqiptarė tė vjetėr e tė rinj ku theksohen autorėt kosovarė me qėllim qė tė njihen mė mirė. Riboton “Shtatė Pasqyrat e Narēizit” (qė e kishte botuar sė pari nė fletoren Gazeta Shqiptare tė Bari-t mė 1936) ku paraqiten shtatė copa proze poetike qė pėrshkruajnė gjendjen shpirtėrore tė shkrimtarit. 1965 – Del nė dritė “Albania”, njė monografi italisht, botuar nė “Enciclopedia dei popoli d’Europa”, Milano ku paraqet njė pasqyrė tė gjėrė mbi Shqipėrinė si nė pikėpamjen gjeografike, ashtu edhe letrare e historike. 1970 – Riboton poemthin “Simfonia e Shqipeve” (qė e kishte botuar pėr herė tė parė nė fletoren “Gazeta Shqiptare” tė Bari-t mė 1936), qė ėshtė si njė testament poetik qė nėnvizon trashėgiminė kombėtare, lashtėsinė dhe traditat e popullit. Kjo vepėr ka pėr argument lartėsimin e kohės sė kaluar tė fisit tonė. 1972 – Botohet vėllimi “Saggi di Letteratura Albanese”, Firenze. Njė pėrmbledhje e mirė shkrimesh e konferencash pėrpunuar gjatė disa vjetėve. 1973 – Vazhdon tė pėrkthejė nė italisht pjesė nga Lahuta e Malcķs, kėngėt II-III-IV-V (punė kjo e nisur qė nė vitin 1961 kur pėrktheu kėngėn XXVI; mė 1971 kėngėt XII-XIII-XIV dhe XV).


    /medialmk/ KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/lajme/ernes...-e-roberuar-4/

Tema tė Ngjashme

  1. Tregtar Flamujsh - Ernest Koliqi
    Nga Riku Verri nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-11-2015, 08:55
  2. Ernest Koliqi
    Nga Eni nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 30-05-2013, 23:14
  3. [Ndihme]-Ernest Koliqi
    Nga arsela nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-04-2008, 14:03
  4. Konkursi letrar “Ernest Koliqi” 2004
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 03-02-2005, 00:21
  5. Ernest Koliqi per Nolin, Gurakuqin dhe Currin.
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 08:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •