LEXOJE ME KUJDES!
Nėse ekziston ndonjė perpetum mobile, ai mund tė jetė Njeriu. Ai ka aftėsi tė prodhojė vazhdimisht Dashuri, ashtu siē ka mundėsi tė prodhojė edhe Urrejtje. Ai mund tė zgedhė: Dashuria na afron me Hyun dhe Njeriun. Urrejtja na largon edhe nga Hyu edhe nga Njeriu.
1.
Lexo me kujdes, o i urti lexues, kėto fjalė shpirti! Fjalė si nė testament. Tė ftojnė pėr tė dashuruar.
2.
Jeta ėshtė si njė stacion, ku disa vijnė e tė tjerė ikin. Njeriu ėshtė njė udhėtarė i pėrkohshėm. Pėrjeton agun dhe muzgun. Nė kėtė segment tė quajtur jetė, me dy skaje kufizuese lindjen dhe vdekjen kemi mė sė shumti nevojė qė tė dashurojmė njėri tjetrin. Dhe mos frikėsohemi se do tė na harxhohet dashuria. Ajo ka aftėsi vetprodhuese. Nėse ekziston ndonjė perpetum mobile, ai mund tė jetė Njeriu. Ai ka aftėsi tė prodhojė vazhdimisht Dashuri, ashtu siē ka mundėsi tė prodhojė edhe Urrejtje. Ai mund tė zgedhė: Dashuria na afron me Hyun dhe Njeriun. Urrejtja na largon edhe nga Hyu edhe nga Njeriu.
3.
Nėse kjo jetė ėshtė e pėrkohėshme, e cila sillet shumė egėr me ata qė e duan, vetėm pėr ti vėnė nė sprovė, ka edhe njė jetė tjetėr qė mbetet e pėrhershme, e gjithėkohėshme. Mbase duhet tė mjaftojė vetėm ky mendim qė tė aktivizojmė brenda qenies sonė gjithė mekanizmat qė prodhojnė Dashuri? Cili njeri i pasur dhe i fuqishėm arriti qė tė mposhte pushtetin e Vdekjes? A nuk ishte e kotė edhe pėrpjekja e Gilgameshit pėr tė mposhtur Vdekjen? Po, athua, ēdo tė bėhej me Njeriun nėse ai nuk do ta njihte Vdekjen? Mbase jeta e tij do tė ishte shkretėtirė bezdie. Njė udhėtim i pėrhershėm, i pamotivuar. Bindja se jemi tė vdekshėm, mbase, ėshtė forcė qė na mundėson qė tė njohim Jetėn, me tė gjitha pamjet mashtruese tė saj. Vet fytyra e Vdekjes, qė na shfaqet vazhdimisht, sikur na thotė se Jeta ėshtė aq e shkurtė prandaj duhet jetuar, edhe kur ajo sillet egėr, ndėrkohė qė duhet lėrė edhe tė tjerėt ta jetojnė. Tia mbledhėsh Jetės tė gjitha grimcat e kėnaqėsisė qė ti fal ajo, sepse jepet sall njėherė, e asnjėherė tjetėr, ndėrsa Njeriu ėshtė qenie unikate, qė nuk pėrsėritet kurrė, prandaj, si ēdo gjė unikate ka vlerėn e vet tė pallogaritshme me asnjė shumė materiale.
4.
Jeta ėshtė triumfatore, tha poeti. Dhe ajo ėshtė triumfatore vetėm kur nė qenien tonė nuk hyn Makbethi, Juda, Jagua, por hyn madhėshtorja e pėrndritshmja Nėnė Tereza
Tjetri shtoi: Sa e bukur ėshtė jeta. Dhe jeta ėshtė e bukur vetėm kur jetėn tonė e krahasojmė me jetėn e njė tjetri.
Njė personazh i pėrvuajtur i Dostojevskit thotė: Nuk ka nė botė tė tillė makthi e brenge, qė tė ma mposht etjen pėr tė jetuar. Kurse tjetri shton: Sa do tė ma kishte ėndja tė rroja pėrsėri! Ēdo minutė, ēdo ēast jete duhet tė jenė kėnaqėsi e parrėfyer pėr njeriun.
Dhe kur do tė fillojmė tė meditojmė thellė e mė thellė, do tė shohim se ėshtė e kotė qė, nė kėtė kohė kaq tė trazuar, tė fillojmė tė vritemi mes vete. Sa mėkatarė janė ata qė krijojnė zbrazėtira nė zemrat e nėnave, grave, fėmijėve, qė as shekujt nuk i mbushin (Buzzati). Mė shumė se ferr pėr shpirtrat e tyre.
5.
Lexo me kujdes, o i urti lexues.
Janė fjalė shpirti qė tė ftojnė pėr tė dashuruar. Nė shpirtin tėnd ka shumė fisnikėri, vetėm mjafton qė tė ngulmosh pėr ta ēliruar pėrjetėsinė nga qenia. Tė njoh edhe ti njeriu i fisit tim. Kurrė nuk tė ka dehur era e krimit. Edhe kur vrave i shtyrė nga Kanuni, kėtė nuk e bėre me dėshirė. Ish njė ligj moral qė nuk munde ta kapėrcesh.
Ah, Gjorg, Gjorg.
Mos kujto se do tė jesh mbi atė qė ke vrarė. Nga secili njeri qė vritet, zbėrthehet njė hije, qė tė ndjek vazhdimisht dhe jetėn ta bėn skėterrė. Nėse vėrtet nuk ke mundėsi qė tė bėsh mos bėsh mirė, atėherė mos bėj keq. Nėse nuk gjen asnjė ishull pėr tė qetėsuar shpirtin tėnd tė mbushur me demonė, atėherė nisu drejt ishullit qė quhet Art. Vetėm pėrmes Artit do tė mund qė ti gėnjesh demonėt dhe do tė kesh mundėsinė edhe tė krijosh diēka tė pėrjetshme. Oskar Uajlld pat thėnė se kėnaqėsinė qė njerėzve tė ngritur ua jep Arti, tė tjerėve kėtė kėnaqėsi ua jep krimi.
Prodho pėrjetėsi nė vend tė krimit.
6.
Thuaje njė Fjalė tė mirė, sepse ajo ndėrton njė botė tė tėrė dhe tė hap udhėn drejt Parajsės.
Thuaje njė Fjalė tė mirė, nė kėtė kohė kumtesh tė zeza.
Vetėm fisnikėrimi i shpirtit na shpėton nga katandisja dhe mallkimi.
7.
Lexoji me kujdes kėto fjalė. Dhe nėse sheh diku urrejtje, mallkoje atė qė i shkruan kėto fjalė dhe qė beson se fjala ėshtė e shenjtė.
8.
Nuk janė kėto kurfarė kėshillash. Arti pėrjashtosh didaktikėn. As fėmijėt nuk kanė nevojė pėr kėshilla. Kėto janė vetėm fjalė qė njeriu ka nevojė tia thotė edhe vetvetes. Janė si lutje mėngjezi. Lutje pėr dashuri, paqe, mirėsi, kompromis Janė lutje tė Njeriut pėr Njeriun.
shkruar nga: Salajdin SALIHU
Krijoni Kontakt