Korridori VIII, "me forcat tona"
Ministri Poēi sqaron sot vendimin e BE
--------------------------------------------------------------------------------
Korridori VIII tashmė duket se do tė realizohet vetėm me "forcat" e vendeve nga ku kalon ky korridor. Sot, ministri i Transporteve Spartak Poēi pritet tė deklarojė se cilat do tė jenė rrugėt e financimit tė Korridorit VIII. Ky i fundit mund tė financohet nga vendet ku kalon ky korridor dhe me mbėshtetjen financiare tė Italisė. Njė tjerėr rrugė pėr realizimin e Korrodriot VIII ėshtė fianancimi nga biznesi dhe dhėnia me koncension. Megjithatė, ministriat e Transporteve tė vendeve nga ku kalon Korridori VIII kanė parashikuar dhe mundėsinė e marjes sė njė kredia nga bankat e fuqishme botėrore. Ambasadori i Shqipėrisė nė BE, Artur Kuko, tha dje se Korridori VIII nuk ishte nė listėn e financimeve tė BE-sė pėr shkak se nė kėtė listė janė futur vendet anėtare tė BE-sė dhe vendet kandidate pėr anėtarėsim. Kuko shtoi se megjithatė Shqipėria nuk ėshtė e braktisur nė lidhje me investimet nė infrastrukturė. Edhe pse Bashkimi Europian tashmė e ka lėnė Korridorin VIII pėrfundimisht jashtė prioriteteve tė fazės sė dytė tė financimeve, Shqipėria sė bashku me vendet e rajonit nga ku kalon ky korridor ka vendosur qė ta realizojė me ose pa ndihmėn financiare tė vendeve tė BE-sė. Deri tani, Italia ėshtė i vetmi vend anėtar i BE-sė qė ka mbėshtur projektin e Korridorit VIII, duke kėrkuar qė ky tė jetė njė nga prioritetet e Bashkimit Europian pėr financim. Deri tani kanė pėrfunduar disa pjesė tė Korridorit VIII nė Maqedoni, Shqipėri dhe Bullgari. Tashmė duhet tė pėrfundohen me projekte dhe financime segmentet qė mungojnė nė kėtė korridor. Ndėrkohė, veprat qė pėrfshihen nė Korridorin VIII do tė kalojnė nė njė dokument tė vetėm nė Bruksel. Brenda pak ditėsh pritet qė tė vijė nė Shqipėri kryetari i komisionit tė posaēėm tė BE-sė pėr korridoret paneuropiane, Van Miert, i cili do tė kryesojė grupin e ekspertėve tė BE-sė. Miert sė bashku me ekspertėt do tė inspektojnė punimet qė janė bėrė nga qeveria shqiptare pėr Korridorin VIII. Ka qenė ministri i Transporteve, Poēi, i cili gjatė takimit me homologėt e tij nė Bari tė Italisė u ka kėrkuar me ngulm Miert dhe ekspertėve tė tjerė tė BE-sė qė tė inspektojnė nga afėr rezultatet e deritanishme tė arritura nga Shqipėria.
Krijoni Kontakt