Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 28
  1. #1
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Atentati ndaj Lul Berishës me raketë tokë-ajër.

    Gazeta Express


    Ndaj të fortit të Durrësit këtë herë është përdorur një armë e sofistikuar, por sërish pa rezultat.


    “Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”. Pas atentatit të së dielës në mbrëmje, kjo frazë tashmë i shkon shumë për shtat Lulëzim Berishës, të fortit të njohur të qytetit të Durrësit, i cili njihet edhe si biznesmen në fushën e ndërtimeve. Burime të rezervuara të policisë pohojnë se kundërshtarët e Lul Berishës këtë radhë e kanë patur shumë seriozisht për ta nxjerrë nga loja.

    Nuk ka qenë tritol, as granatë apo bombë dhe as antitank, mjeti i përdorur për eleminimin e tij, por diçka tjetër edhe më e frikshme e përdorur për herë të parë në historinë e kriminalitetit shqiptar. Të njëjtat burime pohojnë se ndaj Berishës në shtëpinë e tij është lëshuar një raketë tokë-ajër e llojit Strela 2M, e njëjtë me ato që u kapën një vit më parë nga policia shqiptare në afërsi të Rinasit.
    Sipas policisë Berisha 37 vjeçar, së bashku me kunatin e vet, Plarent Dervishi, rreth orës 21:20 të së dielës ishin duke mbyllur makinën Benz të blinduar të Lulit në parkingun e shtëpisë së tij që gjendet në në lagjen 17, pranë aksit rrugor stacioni i trenit - Ura e Dajlanit në Durrës, kur ka ndodhur ngjarja. Pra makina ishte futur në brendësi të shtëpisë, porta e jashtme prej hekuri të punuar trashë ishte mbyllur dhe të paktën Lul Berisha kishte zbritur dhe ishte më larg mjetit se sa kunati i tij, në momentin kur ka ndodhur shpërthimi. Predha e raketës tokë-ajër ka shpërthyer derën e jashme prej hekuri dhe është përplasur me bagazhin e Benz-it të blinuar duke plagosur vetëm Dervishin. Sipas të gjitha përllogaritjeve të policisë, të dy kanë shpëtuar për mrekulli, pasi predha kishte shpërthyer në derën e jashtme, pra i kishte humbur fuqia kur i ishte afruar makinës. Po sipas policisë mendohet se atentatori ka qenë pranë banesës, mbase në një largësi 50-100 metra dhe në këmbë, pra jo brenda në makinë. Pasi raketa Strela 2M ka veti të lëshojë zjarr nga pas dhe është e rrezikshme të lëshohet në një ambient të mbyllur. Që ka qenë një raketë tokë-ajër, ekspertët janë bindur pasi kanë bërë analizat e copërave të saj, madje kanë konkluduar se ishte e prodhimit jugosllav.
    I lindur me këmishë
    Por ky është të paktën rasti i dytë kur Berisha i shpëton një atentati me armë të sofistikuara. I vënë në shënjestër të shumë kundërshtarëve, Berisha mund të konsiderohet një njeri me fat. Dhe ky fat i ka filluar të paktën në vitin 1999. Më 28 qershor 1999 për ti bërë gropën Lul Berishës dërgohet në Durrës killeri famëkeq i Vlorës, Gaxhai, apo Gazmend Brraka. Ishte koha kur në Durrës kishte një konflikt të madh mes tij dhe një tjetër personazhi të njohur të zonës, të quajtur Marsel Sotiri. Atentatet në të dyja palët do ti merrnin jetën shumë njerëzve, përfshirë edhe dy doganierëve të pafajshëm. Dhe pikërisht në mes të kësaj beteje, duket gjendet Gaxhai të qëronte hesapet me Lul Berishën. Nuk është çudi që në atë kohë krimi kishte tendencë të ndahej në mbështetës të së majtës dhe të së djathtës. Gaxhai e realizon goditjen e tij në afërsi të Spitalit të Vjetër më 28 qershor 1999. Në fokus të breshërive të arëmve automatike dhe të një predhe antitank vihet një furgon jeshil i markës “Citroen” me targa të huaja, me të cilin Gaxhai kishte informacion se lëvizte pikërisht Lul Berisha. Porse ai nuk ndodhej në furgon dhe viktima të sulmit ishin dy të tjerë, Arben Paja dhe Xhevahir Xhunga, që humbin jetën. I ndjekur nga policia Gaxhai kapet bashkë me shokun e vet Viktor Ymeri dhe mbetet në burg sot e kësaj dite.
    Konflikti i ri
    Pasi del fitimtar në konfliktin me Sotirin, i cili vritet në brendësi të makinës së tij të blinduar pas një rrengu të studjuar mirë, Lul Berisha largohet në Itali, porse me të vënë këmbët aty arrestohet. U tha se “spiunimi” ishte bërë nga ata që e “donin fort” nga Shqipëria. Gjithsesi aty reth vitit 2002 ai rishfaqet në Durrës. Por kësaj radhe nuk kishte më sherre. Ato mbyllen si me magji. Për tu rihapur vetëm pak muaj më parë, kur në autostradën Durrës - Tiranë vritet Klodian Saliaj, një nga miqtë e Lul Berishës. Duket në këtë moment ekuilibrat prishen. Menjëherë më pas armët ngrihën ndaj Lul Berishës. Ai qëllohet me armë pranë vendit të quajtur “Fermentimi” në Durrës, saktësisht parbëllë lokalit “C’era una volta” por, si edhe herë të tjera, shpëton i plagosur lehtë.


    Ndersa Gazeta Shqiptare shkruan:

    Durrës, lufta mes bandave nga silenciatori te antitanku.

    Mëria ndaj Lul Berishës nuk ka fund. E kanë qëlluar përpara shtatë muajsh më parë me një armë me silenciator përpara lokalit të tij, por ka shpëtuar mrekullisht. Të dielën në mbrëmje, kundërshtarët e tij janë rikthyer sërish. Por nga armët e lehta, ata kanë zgjedhur antitankun. Por edhe kësaj rradhe, fati ka qenë me Lul Berishën. Atentatorët e tij nuk arritën ta çojnë deri në fund planin e përgatitur qysh më parë për ekzekutimin e Berishës. Ata kanë qëlluar vetëm me njërën nga armët kundërtanke, ndërsa kundërtanku i dytë u gjet me predhë në gojë, pa arritur të përdorej prej tyre. Një nga biznesmenët më të njohur të qytetit të Durrësit, Lulëzim Berisha, i shpëtoi vdekjes vetëm për shkak të mungesës së profesionalizmit të atentatorëve, të cilët nuk kanë ditur të përdornin armët e frikshme që patën në dispozicion. Të dhënat e para të siguruara nga policia e Durrësit dhe deklarimet e dëshmitarëve të ngjarjes, tregojnë se autorët e këtij atentati e kishin përgatitur gjithçka qysh më parë, por nuk kanë mundur ta zbatojnë pikë për pikë planin e tyre. Ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së dielës në qytetin numër dy të vendit, ka dëshmuar dhe një herë se në çfarë stadi ka arritur krimi në Shqipëri. Banorët e lagjes ku ndodhet vila luksoze e Lul Berishës janë përfshirë nga paniku e tmerri pas shpërthimit të zhurmshëm të kundërtankut. Ndërsa disa prej familjeve që banojnë në pallatin pas vilës së Berishës janë detyruar të zëvendësojnë xhamat e thyer dhe të meremetojnë vetratat e dritareve të dëmtuara nga fuqia e shpërthimit.

    Atentati
    Rreth orës 21.20, në mbrëmjen e së dielës, 37 vjeçari, Lul Berisha ka qenë duke hyrë në oborrin e vilës së tij në lagjen nr.17, të Durrësit, ku banon me gruan, dy fëmijët dhe motrën. Ai udhëtonte me një autoveturë tip Benz, e blinduar me ngjyrë të errët. Berisha ka ndaluar një moment para derës së blinduar të vilës, që hapet me telekomandë. Sapo dera është hapur Benzi i blinduar i Berishës është futur në oborr, por papritmas një shpërthim i fuqishëm ka çarë terrin e natës. Një predhë kundërtanke është lëshuar pas tij nga një distancë afro 100 metra, duke shpërthyer brënda oborrit të vilës. Si rezultat i shpërthimit është plagosur kunati i Berishës, Plarent Dervishi 33-vjeç, ndërsa objektivi i sulmit ka shpëtuar pa pësuar asnjë dëmtim, pasi nuk kishte dalë ende nga vetura e blinduar. Autorët e këtij sulmi nuk kanë arritur të realizojnë goditjen e dytë, madje në ikje e sipër kanë lënë dhe dy armët kundërtanke në vendngjarje. Për momentin Berisha është përpjekur t’i shpëtojë një goditje të dytë dhe pasi është siguruar se nuk ka problem, ka nxituar të çojë drejt spitalit kunatin e tij, për të marë ndihmën e parë mjekësorë.

    Autorët
    Për shkak të orës së vonë, në vendngjarje nuk ka patur kalimtarë të rastit që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve të këtij krimi. Policia ka shoqëruar disa persona në cilësinë e dëshmitarit që ka njohuri mbi rrethana të ngjarjes por ende nuk jepet ndonjë njoftim në lidhje me deklarimet e tyre. Autorët e krimit kanë patur frikë t’i afrohen më afër vilës, pasi ajo është e paisur me një sistem telekamerash vëzhgimi, një sistem prozhektorësh të fuqishëm që ndriçojnë ambjentin përreth, si dhe një sistem tjetër me sensorë alarmi në murin e jashtëm rrethues. Vila ndodhet pothuaj në anë të rrugës Durrës-Plepa, vetëm 30 metra larg saj. Ajo është e vështirë të goditet nga rruga për shkak se përballë saj ndodhet një pikë karburanti që ia mbulon pamjen. Policia shpreson që të ndihmoet në hetimin e saj nga filmimet e kamerave të sigurisë së vilës, nëse Berisha do t’ia vërë në dispozicion si dhe nga gjurmët që mund të kenë lënë autorët mbi armët kundërtanke. Për momentin janë shoqëruar 15 persona të dyshuar për këtë ngjarje, por ende nuk është lokalizuar ndonjë pistë e besueshme që do të çonte në zbulimin e autorëve të këtij krimi.

    Vila Bunker
    Lulëzim Berisha është pronari i një vile luksoze në krahun e majtë të rrugës që lidh stacionin e trenit me Urën e Dajlanit, disa metra pas një pike karburanti të kompanisë “Kastrati”. Vila është katërkatëshe, me një arkitekturë bashkëkohore dhe moderne. Në sy bie sistemi i saj i sigurisë, qw përbëhet nga një rrjet i tërë kamerash vëzhgimi që kontrollojnë gjithçka rrotull saj. Muri rrethues, afro tre metra i lartë, është i siguruar me një sistem të sofistikuar alarmi, që lajmëron çdo tentativë për t’iu afruar vilës.

    I plagosuri
    Kunati i Berishës Plarent Dervishi është çuar në kirurgjinë e spitalit të Durrësit dhe u fut menjëherë në sallën e operacionit. Sipas mjekëve, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi ka dëmtime vetëm në këmbën e majtë.

    Biznesmeni
    Lulëzim Berisha është një nga emrat e njohur të botës së biznesit në qytetin bregdetar të Durrësit. Ai ka aktivitet në disa fusha, si në bar-restorante, ndërtim, si dhe ka privatizuar me ankand të hapur objekte shtetërore. Familja e Berishës është me origjinë nga Kosova, por ai është lindur dhe rritur në qytetin bregdetar të Durrësit. Ai është pronar i picerisë së njohur me emrin “C’era una Volta”, në rrugën “Skënderbej”. Disa muaj më parë ai është bërë pronar i gjithë godinës masive, në katin e parë të së cilës ndodhet piceria duke e privatizuar për shumën 1.2 milionë dollarë.


    E arrestuan në Rimini për t’i shpëtuar jetën.
    Italianët në maj 2000 e ndaloi Berishën para se të ekzekutohej nga rivalët.

    Pesë vjet më parë, biznesmeni i njohur durrsak, Lulzim Berisha i ka shpëtuar në momentin e fundit një atentati të përgatitur me kujdes nga kundërshtarët e tij. Ngjarja ka qenë e planifikuar për të ndodhur në anën tjetër të detit, në Itali. U desh ndërhyrja e policisë italiane në kohën e duhur që u shmang realizim i këtij atentati. Sipas medias italiane në atë kohë, thuhet se “Shënjestra” e atentatorëve u ndalua në një restorant ku ai ndodhej në shoqërinë e një vajze ruse. Shërbimet inteligjente dhe strukturat e specializuara policore të shtetit fqinj i kishin mbajtur të dy klanet kundërshtare në survejim për një kohë të gjatë. Pikërisht në saj të këtij survejimi u bë e mundur që skuadrat mobile të policisë italiane të ndërhynin në kohë për të mos lejuar ekzekutimin e Berishës.

    Arrestimi
    Mediat italiane i kushtuan një vend të rëndësishëm arrestimit të një shtetësi shqiptar të quajtur Lulëzim Berisha nga skuadrat mobile në Rimini. Ai u ndalua mbrëmjen e të hënës së 21 majit 2000, në një restorant përgjatë bregut të Riciones në Rimini, pas një hetimi që zgjati më shumë se 8 muaj nga Skuadra Mobile e Ravenës në bashkëpunim me DDA e Barit. Berisha ishte vënë prej kohësh në shënjestër të rivalëve të tij në Ravena dhe të dhënat e fundit tregonin se ai ndodhej në Rimini. Policia italiane deklaroi se arrestimi në kohën e duhur evitoi realizimin e një atentati kundër tij që po organizohej nga një klan rival. Mediat italiane shkruanin se “Klani i interesuar për eleminimin e Berishës ishte një tjetër familje e njohur shqiptare, që kishte një rol të rëndësishëm në botën e krimit jo vetëm në Shqipëri por dhe në tregun evropian”. Mediat italiane pretendonin se nga rivaliteti midis dy klaneve ka patur shumë viktima, sidomos në radhët e kundërshtarëve të Berishës. Por nuk jepeshin shifra apo emra viktimash të vrarë.

    Atentati
    Në 19 shkurt të vitit 2000 u arrestua në Ravena një shtetas shqiptar i quajtur Erion Hoxha, i kërkuar nga prokuroria e antimafies së Barit për trafik droge. Policia italiane pretendonte se “kishte motive bindëse që ai(Hoxha) ndodhej në Ravena pikërisht për të organizuar vrasjen e Berishës”. Të hënën e 21 majit agjentët e policisë kishin individualizuar një autoveturë të tipit BMV, që dihej se ishte në dispozicion të Berishës, e parkuar para një lokali të njohur dhe luksoz në Ricione. Agjentët e policisë hynë brenda dhe u ulën në një tavolinë për të porositur darkën. Kur Berisha dhe vajza ruse që e shoqëronte ishin duke porositur pjatën dytë, ata ndërhynë menjëherë duke i ndaluar. Berisha u tregua i qetë duke nxjerrë dokumentat e identifikimit me gjeneralitete të rreme. Ai ishte i sigurt se do t’ia hidhte siç kishte bërë edhe herë të tjera, por agjentët nga Ravena kishin shtënë në duar një element më shumë, të cilin ai nuk e dinte, foton e tij. a.h

    Fotografia
    Fotografia e Berishës ishte marrë nga një dokument identiteti slloven i gjetur në një apartament në qendrën historike të Ravenës, gjatë një kontrolli të ushtruar më 21 mars 2000. Në këtë apartament jetonte një vajzë shqiptare, prostitutë e cila e kishte ndihmuar atë disa herë t’i shpëtontë policisë.

    E kaluara
    Lul Berisha u lirua nga gjykata Italiane pasi nuk u provua fajësia e tij në lidhje me disa akuza që i bëheshin nga prokuroria e shtetit fqinj. Policia e Durrësit njoftoi dje se Berisha është dënuar më parë për krime kundër personit.


    “Na ishte një herë”, Lul Berisha.
    Berisha dhe dy të tjerë u plagosën në një atentat 7 muaj më parë. Një person e qëlloi me pistoletë para picerisë së tij.

    Një djalosh i ri, që sapo ka zbritur nga një autoveturë me ngjyrë të errët, është drejtuar në trotuarin e djathtë të rrugës “Skënderbej” të qytetit të Durrësit dhe ka qëlluar me pistoletë drejt tre personave që ndodheshin pranë Piceri “C’ERA UNA VOLTA”, duke i lënë të plagosur. Njëri prej viktimave ka qenë biznesmeni i njohur durrsak me origjinë kosovare, Lulëzim Berisha, i cili për fat të mirë është goditur vetëm në krah. Dy personat e tjerë që e shoqëronin kanë qenë Isuf Morina, kushëri i Berishës dhe Kujtim Haxhiaj, i njohur i tij. Ngjarja ka ndodhur paraditen e 5 majit 2005, rreth orës 10.30 në një nga rrugët kryesore të qytetit të Durrësit. Atentatori është larguar me vrap në drejtim të vendit ku e priste autovetura me ngjyrë të errët, e cila më pas është larguar me shpejtësi në drejtim të Portit Detar. Ndërsa tre të plagosurit janë transportuar me mjete të rastit në drejtim të Urgjencës së Spitalit të Durrësit, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Ngjarja e ndodhur në një nga rrugët kryesore të Durrësit duke ka shkaktuar një tjetër precedent, që cënon jetën dhe sigurinë e qytetarëve dhe biznesmenëve në qytetin e dytë më të madh në vend. Policia e Durrësit ka preferuar të heshtë në lidhje me këtë ngjarje, duke mos dhënë asnjë njoftim për median, si për autorët e krimit ashtu dhe për motivin e tij. Biznesmeni i njohur durrsak Lulëzim Berisha ka qenë në shoqërinë e kushëririt të tij Isuf Morina dhe të Kujtim Haxhiajt pranë vendit të quajtur “Fermentimi”. Në katin e parë të godinës disakatëshe që ka shërbyer për tharjen dhe fermentimin e duhanit për dekada me radhë, Berisha ka ndërtuar një Piceri me emrin “C’era una Volta”(Na ishte një herë). Sipas burimeve të policisë që u referohen dëshmitarëve okularë, thuhet se atentatori ka shkëmbyer disa fjalë me Berishën dhe menjëherë ka nxjerrë një pistoletë duke qëlluar drejt tij dhe dy personave të tjerë që e shoqëronin. Pasi ka qëlluar të gjithë karikatorin e pistoletës, atentatori është larguar me vrap drejt autoveturës që e priste aty pranë dhe ka marrë drejtimin për nga porti i qytetit. Kalimtarë të rastit kanë marrë menjëherë tre të plagosurit dhe i kanë çuar në Urgjencën e Spitalit të Durrësit brënda pak minutash. Pavarsisht se kanë kaluar 7 muaj policia nuk ka arritur të zbulojë motivet e kësaj ngjarje dhe të arrestojë autorët e krimit.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  2. #2
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    A ka ndonje çun nga Durrsi qe te mund te na tregoje me shume per Lulin dhe aferat e tij, me shume se sa tregojne gazetat shqiptare, qe nuk perputhen fare ne shkrimet e tyre ???
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  3. #3
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Skuadrat e zeza jane shume efikase ne keto evenimente. Pra nuk do ishte keq qe te zbatohej eleminimi fizik i 100 te forteve shqiptare.

    Une nuk jam radikal, por radikalizmi im quhet Rregull.

    Dito.

  4. #4
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Hajde hajde cbehet atje , me antitanke po luftohet .

    Nejse keto te " fortet " do e gjejne nga njeri - tjetri shume shpejt .
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  5. #5
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Kemi qene ne nje hotel ne Sarande per pushime me familjen e tij dhe dy femijet (jo bashke, lol). Mua s'ma mbush mendjen si tip i keq, nuk sillet si garip kudo ku shkon, po ka nam dhe njerezia kur flet per te ulin zerin. Biznesmen ndertimesh, thate? S'di sa ia vlen leku kur fitimi te shkaterron nervat. Ka biznesmene Shqiptare qe jane penduar qe kane hapur biznes. Falimentimi eshte gjeja me e mire qe mund ti ndodhi nje biznesmeni Shqiptar, sidomos kur konsideron rrezikimin e jetes tende dhe te familjes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Leila : 06-12-2005 më 11:23

  6. #6
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Keto berishat si shume te zgjuar na dolen!!!

    Ca mafioze, ca fotografe ,ca kryeministra..Une them se duhet ti cojme ne laborator dhe ti studiojme .

  7. #7
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Dito
    Skuadrat e zeza jane shume efikase ne keto evenimente. Pra nuk do ishte keq qe te zbatohej eleminimi fizik i 100 te forteve shqiptare.

    Une nuk jam radikal, por radikalizmi im quhet Rregull.

    Dito.

    ... Mua me duket se e kane marre me rradhe. E fillun me Mirin e Xhikes, e vazhdun me Vajdin Lamen, tani me Lul Berishen. Ec e merre vesh kush do jete i rradhes ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Ky Luli nuk merret me restorante jo, rrenjet i ka ne Zvicer me ca kosovar te tjere...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gjin..

    lul berisha ska lidhje familjare me kryeministrin..

    sikurse mustaf nano ska te tilla me tos nanon..

    ai ka blere thone nish cigaren.. e disa ndermarrje tjera kuptonet ne bashkpunim me arben malot..

    kushedi si eshte puna..
    po te vini re... atentatet nuk i bejne gje lulit..

    pra atentatoret jan te pasakte..
    te jet rastesi kjo..

    pra e ruajn lulin per dicka tjater..

    cfare valle..
    ku duan ta drejtojne lulin keta.. mafia..qe nuk e vret por e lemeris..

    tek dekameroni.. ka nje humor..
    mblidhen ca shoke e vendosin te ven ne loje njerin..

    i del i pari kti njerit..
    e mo filan..cke keshtu..sikur je zverdhur..
    jo mo mir jam.. i thot ki i ngrati..
    ec e ec i del tjatri.. e mo ckemi.. mir thot ky.. po sikur nuku dukesh mire..
    uë thot ki.. pse o si dukem..
    po ja sikur je hequr pakez..
    fillon ti hyj krimbi ketij.. more do jem semure une..a si eshte puna..
    ec e ec i del tjatri.. cke o filan..
    pse o ckam thot ki i lemerisur..
    po sikur je zbehur..
    uë.. beri ki e drejte tek doktori..
    edhe doktori ish ne valle..
    doktor se ckam nuk jam mir tha ki..
    vertet nuk je mir tha doktori.. dale te vizitonj.. dhe beri sikur e vizitoj e i thot..ti je me barre..
    si o me barre thot ki i tromaksur..
    e o me barre je..
    ah moj grua thot i ngrati..cme bere .. te pata then mo me hyp siper..
    pra e luajten menc.. te ngratin..

    e keto kurthet i di mire ppsh-ja..

    kuptonet dhe trashegimtarja..ps.. qe eshte.. pi.. some..kur thone kuksioanet..

    ne ato ceshtjet.. mbi vrasjen e azem hajdarit duallen ca gjera interesante.. qe i ngjajne deri diku ketire lojrave sugjestionuse..

    pra sugjestionohet nje "mashe" qe te nxjere geshtenja per dike tjater..


    ndoshta po luhet filmi me kte lul berishen si me ate te ngratin tek dekameroni.. dicka te tille e luajti tos klosi me ca tropojane..
    ju kujtonet besoj "biseda ne Rogner Nano-Tos-abdi-fehmi.."..ku mes tjerash Tos Nano thot per tos klosin.. "eshte intriga vete"..

    pra ne ato deshmite e ceshtjes hajdari nje tropojan tregon.. po kuptohet pa i ra ne te lojes..por.. njeriu ben analogjine..
    pra klos tosi.. gjeti ca fuksa tropojane.. dhe i coj tek nje tropojan.. qe ti thone kinse nga dashuria e kujdesi.... se..na mo o filan.. thon se do me te vra dikush nga ata te berishes..
    pastaj.. cojn tropojanin tjeter.. o filan mos te duhet gje nje snajper.. se mos je i kercenuar..
    pastaj tropojanin tjeter.. i thote.. o filan.. degjova se.. po vete ne vlore berisha..
    jo po se mos te intereson se ashtu kot ta thashe..
    dhe ne kte loje ishte e azhornuar dhe rudinka e top chanellos.. e cila do luante rolin e lajmetares se..vizites se berishes ne vlore..

    pra indirekt ..ke kercenim o filan.. pastaj a te duhet .. snajper se ta gjejme.. na snajperin.. e dili ne prit berishes apo azemit.. e hiqe qafe..

    kte po bejne si duket me lul berishen..

    pra o lul po te ndjekin berishianet me te heq qafe.. pra bejuani gjemen sa sta kan bere.. futja ndonje bashe olldashi a berishes vete..

    keshtu..

    dhe.. zp pastaj qe e ka gati shkrimin.. shkruan..
    ja shpellaret.. ( meqense lul berisha eshte verior me origjine.. ) si vrasin njeri jatrin.. kemi then o ambasada.. se jan primitiva.. se nuk ka progres nga kta kanun-sat ,, kta cecenet.. etjetj.. prandaj mo u sikletosni kur ne bejme revolucione kunder ketire m.utave..

    keshtu e gjeten..e psonisen dhe e sugjestionuan.. jaho salihin..tropojanin..
    keshtu e gjeten e psonisen dhe e instruktuan ate kala dodsin qe hodhi granat tek mitingu berishes ne shkallnur..

    edvini ka marre ne shtab.. ujqerit e kurtheve.. qe ka pasur sigurimi i fshehte envero ramizoist..

    ...

    na varrim te klod saliut ishte dhe namik dokleja.. po bodigardet u than gazetareve.. pirdhuni.. se ju bejme fertele po folet..



    ???

    kurthet e PPSH-PS-se jan fantastike.. qe ti dije spillbergu.. do bente filma qe do bente namin ne oscara..

    jo me kot e kan mbajtur nje koleg te shelenbergut.. te hitlerit..kta te enverit..ne vila sekrete..

    nga i gjeti edvini tere keta sorrosa e cifuta qe i vijne sa her ka hall..

    pse e mbiti enver ramizi.. llamb pecinin.. mjeshtrin e spiunazhit?
    po kadrine?
    te mbyturit vane ne te semes..por.. mbitesit jan gjalle.. aty ne shtabet edviniste pijne kafene..

    filmi madh luhet..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 06-12-2005 më 17:17

  10. #10
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Atentati ndaj Lul Berishës hak për vrasjen e vjetër.


    Ndalohen tre të rinj, dyshohen si autorët e sulmit të së dielës.

    Atentati ndaj biznesmenit durrsak Lulëzim Berisha dyshohet të jetë organizuar në shenjë hakmarrje për vrasjen mafioze të Klodian Saliut më 27 shkurt të këtij viti. Kjo është pista kryesore që po hetohet nga policia e Durrësit në lidhje me ngjarjen e së dielës, ku mbeti i plagosur kunati i Berishës, Plarent Dervishi. Dyshimet mbi këtë pistë përforcohen pas ndalimit të tre personave nga lagjja Spitallë e qytetit bregdetar. Një funksionar i lartë i policisë së Durrësit pohoi dje në mbrëmje për “Gazetën” se “tre të rinjtë e ndaluar banojnë në të njëjtën lagje me Saliun dhe është provuar që kanë patur njohje e shoqëri me të”. Policia e Durrësit shpreson shumë tek gjurmët që mund të kenë lënë autorët e krimit në armët e gjetura në vendngjarje. Pas ndalimit të tre të rinjëve është më e lehtë të bëhet krahasimi i gjurmëve të gishtërinjëve të tyre me ato të gjetura në armët e krimit. Policia ka edhe 24 orë kohë për të siguruar prova të mjaftueshme që do të çonin në lëshimin e një urdhërarresti nga prokuroria për të tre të ndaluarit.

    Ndalimi
    Policia e Durrësit organizoi disa aksione të njëpasnjëshme për kapjen e personave të dyshuar, menjëherë pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e së dielës në hyrje të vilës së Lul Berishës. Gjatë një aksioni rutinë, të zhvilluar ditën e hënë në lagjen nr 15 të Durrësit, policia lokalizoi tre të rinj të dyshuar në lidhje me ngjarjen e së dielës. Në momentin që u tentua ndalimi i tre të rinjëve, njëri prej tyre, Stiliano Xhani, duke e nuhatur rrezikun, u përpoq të fshihte një pistoletë të cilën e hodhi tej. Veprimi i shpejtë i policisë bëri që ata të arrestoheshin, duke u bllokuar në flagrancë pistoleta tip Zastava me mulli, me pesë fishekë.

    Të dyshuarit
    Menjëherë pas shoqërimit të Stiliano Xhanit, 20 vjeç, Turken Luarit dhe Ergys Dashit nga 18 vjeç, policia organizoi kontrolle të befasishme në banesat e tyre. Të rinjtë banonin në lagjen nr.18 të Durrësit, ose Spitalla siç njihet ndryshe. Në banesën e njërit prej tyre u bllokua dhe një pushkë karabinë, model 63 me 36 fishekë, e cila sëbashku me Zastavën është çuar për ekspertizë balistike. Në cilësinë e provës materiale janë bllokuar dhe celularët që përdoreshin nga tre të ndaluarit. Në memorjen e celularëve të bllokuar janë gjetur numra telefonash të personave të njohur në qytetin e Durrësit. Oficerët gjyqësorë të policisë kanë kryer seancat e para hetimore me tre të rinjtë duke kërkuar bashkëpunimin e tyre si rrethanë lehtësuese. Dy prej të ndaluarëve, Stiliano Xhani dhe Turken Luari janë vëllezër nga nëna. “Nga hetimi paraprak ka rezultuar se të ndaluarit janë fqinjë me Klodian Saliun, i vrarë në rrethana ende të pasqaruara. Grupi hetimor është duke punuar për të zbuluar lëvizjet e tre të rinjëve mbrëmjen e së dielës. Pritet që rezultati i ekspertizës së gëzhojave të gjetura në vendngjarje dhe i gjurmëve të zbuluara aty të çojë në identifikimin shkencor të autorëve të sulmit ndaj Lul Berishës”, tha për “Gazetën” funksionari i lartë i policisë së Durrësit. Kurse 12 personave të tjerë, të shoqëruar pas ngjarjes pasi u janë marrë deklarimet, u lënë serish të lirë. Grupi hetimor po punon me rregjistrimet e kamerave të sigurisë së vilës për të zbuluar ndonjë detaj mbi autorët e krimit.

    Të dyshuarit
    Tre të rinj u arrestuan në një autoveturë në hyrje të kryeqytetit disa orë pas atentatit ndaj Lul Berishës në Durrës. Policia e kryeqytetit e njoftuar nga homologët durrsakë ngriti menjëherë postblloqe dhe ndaloi tre të dyshuar që ktheheshin nga Durrësi me një autoveturë, por pas verfikimeve të bëra ata u lanë të lirë.


    Klodian Saliu u vra me armë pa zhurmë.

    Klodian Saliu është një nga personazhet e njohura në qytetin e Durrësit që u vra pas një atentati mafioz mbrëmjen e së shtunës së 27 shkurtit të këtij viti. Saliu udhëtonte drejt Tiranës me një autoveturë Benz me targa DR 89 07 C, i shoqëruar nga shtetasi Osman Truma, i cili mbeti i plagosur. Autorët e këtij krimi ishin tre persona që ishin vënë në ndjekje të Benz-it të Saliut qysh në Durrës. Ata e kanë arritur 29 vjeçarin Saliu në afërsi të fshatit Koxhas në Maminas dhe gjatë parakalimit të dy veturave e kanë qëlluar me një pistoletë me silenciator. Klodian Saliu ishte pronari i lokalit shumë të njohur “Cikloar” në Bishtpallë dhe banonte në një vilë luksoze me tre kate në Spitallë, që sigurohej nga një sistem telekamerash. Saliu ishte arrestuar si i dyshuar për vrasjen spektakolare të Marsel Sotirit, shoferit të ish-drejtorit të Doganave Gëzim Bleta në Qafën e Rrashbullit, si dhe kuçovarit Arjan Paja, i njohur si personazhi që kreu vrasjen e killerit të frikshëm beratas, Altin Dardha në Janinë të Greqisë. Saliu u gjykua për këtë akuzë madje prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm, por gjykata e nxori të pafajshëm për mungesë provash.


    Gazeta Shqiptare
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  11. #11
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    S'paska asnji çun durrsak ktu ne forum qe te na tregonte rreth ngjarjeve qe pershkruhen ne kete teme ???!!!???
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  12. #12
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Po ne Durres ...


    Arsenali i mafies, 70 pistoleta me silenciatorë. Agjenti i infiltruar zbuloi trafikantët.


    Një agjent i infiltruar brënda radhëve të trafikantëve të armëve ka çuar mesditën e djeshme në arrestimin në flagrancë të 7 personave dhe kapjen e 70 pistoletave të prodhimit amerikan model “Broowning” dhe një numri më të vogël silenciatorësh. Policia e Durrësit e kishte organizuar këtë grackë qysh prej një muaji, pas informacioneve të marra për një linjë të trafikut të armëve që vepronte në territorin e saj. Një agjent i policisë arriti të lidhej dhe të krijonte besim tek trafikantët duke u kërkuar atyre një sasi të madhe armatimi kundrejt një shume mbi 100 mijë euro. Trafikantët pasi kishin siguruar tregun, u vunë në lëvizje për të sjellë armët që për të thënë të vërtetën ishin të një prodhimi cilësor. Shkëmbimi i mallit me paratë ishte lënë për dje në mesditë në një vend të izoluar në bregdetin e Durrësit. Trafikantët udhëtonin në dy autovetura tip Benz, njëra me targa të Krujës dhe tjetra me targa të Kosovës. Tre prej tyre ndodheshin në autoveturën e parë që shërbente dhe si pararojë, ndërsa katër të tjerët udhëtonin në autoveturën e dytë ku ndodhej pjesa kryesore e mallit. Policia e Durrësit i kishte marrë masat qysh më parë për të realizuar ndërhyrjen në kohë dhe goditjen e këtij grupi trafikantësh. Gracka e policisë u mbyll dje rreth orës 13.00 në afërsi të Plepave. Duke parë rrethimin nga mjetet e policisë, Jasim Sula 20 vjeç, që ndodhej në timonin e benz-it ku ishin fshehur pistoletat tentoi të largohej për t’i shpëtuar arrestimit. Madje ai e përplasi autoveturën me mjetin e policsë por pa mundur ti shpëtonte arrestimit. Gjatë kontrollit të ushtruar në dy autoveturat e trafikantëve u kapën 70 pistoleta “Broowning”, 500 fishekë të kal ibrit 6.53, dhe një numër silenciatorësh që nuk u publikua nga policia. Sipas burimeve të policisë së Durrësit organizatorët kryesorë të këtij rrjeti janë Jasim Sula 20-vjeç nga Xhafzotaj i Durrësit dhe Beqir Selmani 45 vjeç nga Fushë Kruja. Bashkë me ta u kapën dhe Malko Sula 55-vjeç nga Xhafzotaj, Edison Fejzo 23 vjeç nga Xhafzotaj, Agim Abazi 40 vjeç nga Fushë Kruja, Halit Bujqeza 35-vjeç nga Shën Vlashi dhe Alfred Thaçi 25 vjeç nga Fushë Kruja. Policia është duke hetuar për të zbuluar origjinën nga vinte ky arsenal armësh dhe sa ngarkesa të tjera ka arritur të trafikojë ky rrjet kriminal. A.Hoxha

    “Broowning”
    Pistoleta e prodhimit amerikan “Broowning” është një armë luksi që përdoret kryesisht nga biznesmenë, intelektualë apo femrat për shkak të përmasave të saj të vogla. Kjo armë mjaft praktike është e preferueshme për distanca të afërta. Pistoletat e kapura dje janë të kalibrit 6.53


    Gazeta Shqiptare
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  13. #13
    E dua letërsinë Maska e herta
    Anëtarësuar
    26-11-2005
    Postime
    5

    Angry

    e keqja me e madhe ne shqiperi eshte se e keqja dhe mira ,e bardha dhe e zeza, e drejta dhe e gabuara tashme JANE PLEKSUR KEQ

    Te ngrihen leshte perpjete kur lexon se lul berisha quhet bisnesmen??????

    e kete e shkruajne gazetat ....
    hapu dhè

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-10-2004
    Postime
    235
    nejrez si Lul Berisha jane vetem maja e ajsbergut te disa grupimeve ne shoqerine shqipetare.......fakt........ eshte se keta njerez zevendesohen perhere me te rinj por ate qe jane ne brapaskene dhe kurdisin te 100 ata nuk i gjen gje fare ..ata rrisin dita dites pasurine e vet .........morali dhe dinjiteti dhe fantazia shqipetare per west-demokrati

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-10-2004
    Postime
    235
    Citim Postuar më parë nga skuthi_vogel
    S'paska asnji çun durrsak ktu ne forum qe te na tregonte rreth ngjarjeve qe pershkruhen ne kete teme ???!!!???
    plotesisht dakort .....
    per ne qe jetojme jashte fatkeqsisht nuk jemi ne dijeni te "bisznesmeneve" shqipetare .....prandaj do ishte mire qe ata qe i njofin keta trregtare te japin pak me teper infos se kush jane keta.....

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-10-2004
    Postime
    235
    cfare flitet ne tirane per kete ngjarje tani ...ka ndo njo gje te re ..?????

    apo ka dale person i pafajshem ?????

    ne shqiperi cdo gje ben vaki ................

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar më parë nga skuthi_vogel
    S'paska asnji çun durrsak ktu ne forum qe te na tregonte rreth ngjarjeve qe pershkruhen ne kete teme ???!!!???

    Eshte me shum spec djegs kjo teme or skuth , ti duhet ta dish mir se grupi i lulit me klodin kane pase disa lidhje me Nardin dhe ky i fundit me mikun e tij me lart qe e nxori Klodin nga burgu 100, vjecar kundrejt nje ....

  18. #18
    ooooo cuuuuunaaa po rrini rehat e mos hapni tema te tilla ...kur e dini mir qe keni nje shtet te dobet e te korruptum .

    une per vete jam nga DR . dhe te gjiithe kta emrat e te ashtuquajtures "banda e L.berishes" i kam njof personalisht sepse kam punu kamarier tek nje restorant-pizzeri (emrin e te ciles nuk dua ta permend. por ju siguroj se nuk behet fjale per R-pizzerine "c'era una volta" te lulit ) .
    ata vinin pothuajse cdo dite e cdo nate tek kjo pizzeri qe hanin pinin e bonin muhabet e shtynin edhe kohen e lire . ishin si te shpise normalisht .
    di te them vetem kaq ...se Lul Berisha sa e kam njoft aty e sa here qe ka ardh aty tek ne , nuk eshte sjelle asnjehere keq , me asnjeri . as nuk shikonte njeri me inat . as nuk gerthiste e te bonte sic e quajne si i forte . kur them kshu per lulin imagjino per te tjeret qe vinin me pas . madje ai me ne kamarieret ishte shuuum i sjellshem dhe i njerezishem . gjithmone na shifte si cuna te mir dhe punetore dhe qe vinim normalisht nga familje te thjeshta dhe me halle . dhe sa here qe kishte mundesi tregohesh doreleshuar me ne . madje u fliste edhe cunave te grupit te vet duke i prekur nga pak ne seder ...qe tna lenein sa me shume e sa me shpesh bakshishe meqe ishim rob hallexhinj dhe gjimnazista . pastaj kur ishte ne qef ishte edhe tip i gallates . kerciste qyfyrja per shtate pal qefe aq sa sna behej te linim punen !

    edhe tek BarCenter perballe bashkise se DR tek Nard Murati kam punuar gjithashtu . edhe aty i kam njohur te gjithe . qe te gjithe shum mir silleshin . pa pretendime te teperta e pa pordhe . te gjithe pa perjashtim sadoqe ishin shoke te ngushte te nardit . mbaj mend kur presori im kujdestar i biologjise donte tme ngelte per vjeshte , ngaqe e dinte qe doja te ikja ne itali dhe donte tme rrjepte nei lek . kur me pa nardi nje dite te merzitur dhe me pyeti ca halli kisha , i tregova ashtu kot sa per muhabet . ai direkt u cu dhe boni cmos me me ndihmu . i mori ne telefon te gjithe nga i pari te i fundit dhe i boni per i lek . duke i thone : " po kaq legena t'qelbet e t'korruptum jeni re.... edhe robve hallexhi doni me i pi gjakun ju ?!.... etj etj qe skane rendesi te permenden "
    thjeshte desha te them qe ne fund te fundit panvaresisht fames se keqe e gjerave te keqija qe kta njerez kane bere kundrejt disa te tjereve , ne fudn te fundit koha me tregoi se kta kishin brenda vetes se tyre nje zemer te bute . si luli po ashtu edhe nardi , njerezit hallexhi i ndihmonin shum . kte e kam vene re ne shume raste te tjera !

  19. #19
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Postime
    812
    hej a voci i Salise asht ky cubi mor... bo booooooooo e paska dhe shpin afer shpis teme ne Durres ..kam frik se heren tjeter do leshojn ndonje bomb berthamore dhe shpia ime do ik per lesh . e bleva me ba pushimet .. kush don me blen shpi bre ne Durres ...

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Coli:

    Jaho Mulosmani furnizoi bandën me uniforma policie


    Shekulli Online |



    TIRANË- I pandehuri Adriatik Coli, i njohur ndryshe edhe si i penduari i "bandës" së Durrësit, vazhdoi edhe në seancën e djeshme t'i përgjigjet pyetjeve të avokatëve të Lulëzim Berishës, duke nxjerrë përsëri emra të rinj, si kontribues direkt apo indirekt në ngjarjet e ndryshme në qytetin bregdetar të Durrësit. Në seancën e djeshme gjyqësore, që ishte e 96 ndaj 15 të pandehurve të "bandës", i penduari Coli, përveç dëshmisë së tij për vrasjet e ndryshme të ndodhura në këtë qytet, ka përmendur dje edhe emrin e të dënuarit me burgim të përjetshëm për vrasjen e Azem Hajdarit, shtetasin Jaho Mulosmani dhe babain e tij. "Ka qenë viti 1998, nuk më kujtohet muaji, por, di që në atë kohë Jaho Mulosmani ka qenë shef në Komisariatin e Tropojës. Në këtë kohë ka ardhur në Durrës babai i tij dhe ka takuar Lulëzim Berishën. Ky i fundit i kishte kërkuar Jahos uniforma policie. Kur erdhi babai i Jahos dhe solli disa uniforma, Luli i kishte thënë që të mi dorëzonte mua. Më lajmëroi Luli dhe e takova babën e Jahos dhe i mora uniformat e policisë. Këto uniforma babai i Jahos, i kishte sjellë me porosi të këtij Lulit, pasi Luli i kishte kërkuar disa të tilla. Të nesërmen ia dorëzova Lulit këto uniformat e policisë"-, tha gjatë dëshmisë së tij Adriatik Coli, duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatëve të të pandehurve.


    Pas këtij deklarimi në procesin që vazhdon të zhvillohet me dyer të mbyllura ka ndërhyrë prokurori i çështjes që i ka kërkuar gjykatës të mos lejojë vazhdimin e këtyre përgjigjeve, të cilat janë jashtë objektit të gjykimit. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i avokatëve, duke pretenduar dhe duke i kujtuar Gjykatës se i pandehuri me statusin e të penduarit në bashkëpunim me prokurorinë kanë fshehur disa vrasje të tjera. "Duam të provojmë para gjykatës, se i penduari ka dëshmuar edhe ngjarje të tjera të ndodhura në Durrës, për të cilat prokuroria nuk ka kryer asnjë veprim. Kjo na lë për të dyshuar se prokuroria në hetimin dhe përfundimin e fazës hetimore, ka dorëzuar në gjykatë vetëm disa persona të cilët i interesonin atyre dhe nuk ka kryer një hetim objektiv.


    Për këto fakte të reja, që i pandehuri Coli ka deklaruar i kërkojmë sërish gjykatës që dosja t'i kalojë për hetim edhe njëherë organit të akuzës që duhet të verifikojë pozicionin e të gjithë personave të përmendur"-thanë avokatët. Pas tyre, ka reagoi edhe i pandehuri Lulëzim Berisha. Ai iu drejtua gjykatës duke akuzuar organin e akuzës se dëshiron që çështja e tyre të politizohet. "Prokuroria e ka përgatitur Colin që ta politizojë çështjen tonë, duke e kthyer çështje politike. Edhe kryeministrin Sali Berisha do ta kthejë kundër meje tani",-theksoi Lul Berisha para gjykatës.


    Gjykata, Colitëshmo vetëm për vrasjet e procesit


    Trupi gjykues i bandës së Durrësit, pasi dëgjoi pretendimet e palëve i kërkoi të penduarit Coli të vazhdonte dëshminë, por, të mos përgjigjej për rastet që nuk janë objekt gjykimit. Për kërkesën e avokatëve mbrojtës për tërheqjen e akteve nga prokuroria dhe rihetim të dosjes, gjykata u shpreh se "ka një vendim të ndërmjetëm për këtë kërkesë" dhënë disa seanca më parë që i është dërguar prokurorisë. Sipas akuzës, ata kanë një procedim të hapur për krimet për të cilat ka dëshmuar i penduari, përveç se për ngjarjet për të cilat janë të akzuar 15 të pandehurit e kësaj dosje. "Prokuroria e Krimeve të Rënda ka një procedim të hapur penal ndaj të gjithë këtyre pretendimeve të ngritura nga Adriatik Coli, të cilat po verifikohen dhe i janë nënshtruar një hetimi të gjërë",-thanë burimet nga akuza. Ndërkohë, Coli pak ditë më parë, gjatë dëshmisë së tij të lirë, ka përmendur një sërë emrash të ndryshëm të lidhur me "bandën", si Dritan Dajtin si person të cilit i është kërkuar të vrasë Lul Berishën, ish-kreun e PDK-së në Malësine e Madhe, Aleksandër Keka i cili u vra pak ditë para zgjedhjeve të 28 qershorit me mina me telekomandë dhe shumë persona të tjerë banues në qytetin e Durrësit.



    gsh

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •