Close
Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 212
  1. #41
    i/e larguar Maska e Jamarber
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    390
    gesjana
    Ju falenderoj per interesimin per kete tem dhe komplimentat,gjithashtu mir se erdhe mes nesh dhe te uroj ta kalosh mir ne Forum
    pershendetje

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Kjo eshte historia e Mirdites

    Kjo eshte historia e Mirdites

    Republic of Mirdita


    Variant

    17 Jul 1921 Republic of Mirdita (Mirditë) proclaimed in
    northern Albania. Extinguished by Albania.

    (postuar nga Aleks Lleshi tek http://mirdita.net/kanuni/index.php

    Ka filluar qe shekuj te kaluar dhe inercia e saj vazhdon edhe sot. Si u krijuan bajraqet dhe si filloi supremacia e Oroshit mbi te gjitha bajraqet e tjera te Mirdites. Historia e marrjes se titullit nga Maria Antuaneta dhe vazhdimesia e historise me pinjollet e famshem te Markagjoneve, deri ne shekullin e XX

    Ne fillimet e historise se tij, emrin Mirdita e mbante nje fshat e nje bashkesi e vogel prej disa fshatrash. Vendi ku u krijua ky emer vendi ishte i ngushte, me toka bujqesore te pakta dhe ne pamundesi per zgjerimin e tyre. Zonat perreth, kodrinore e malore si vete fshati ishin te pabanuara ose pak te banuara.

    Rrethanat historike, qe u krijuan ne vendin tone pas vdekjes se Gjergj Kastriotit, u ndjene me tere peshen e tyre edhe ne zonat malore, pra edhe ne Mirdite. Turqit kerkuan taksa e nizame nga banoret e maleve tona. Ata u munduan te prishin venomet tradicionale te ketyre territoreve e t'i zevendesonin ato me ligjet osmane...Ne levizjen antiosmane te fundshekullit 15 dhe ato te shekullit te 16, bashkesia fshatare e Mirdites, tash mjaft e zgjeruar, korri suksese e beri emer. Ajo, sa here u ngriten krahinat fqinje, i mbeshteti me levizjen e saj kunder pushtuesve, duke u dhene force shtytese levizjeve popullore...Lidhja midis krahinave te ndryshme te kesaj treve, ishte domosdoshmeri per vete ekzistencen e ketyre popullsive, gje qe coi ne kuvendin e burrave te ketyre territoreve, krene e vegjli dhe ne formimin e "Lidhjes se Mirdites" ne vitin 1570. "Lidhjen e Mirdites" u detyruan ta marrin ne konsiderate si miqte ashtu edhe armiqte. Vone ne shekullin 17 dhe gjate shekullit 18, kur pushtuesit osmane depertuan edhe ne zonat malore me sistemin e bajrakeve, ne arealin e Mirdites u krijuan 3 bajrake: i Spacit, i Oroshit, dhe i Kushnenit, qe njihen si bajraket e fisit a te vellazerise. Perqark kesaj krahine 3 bajrakeshe u krijuan edhe 9 bajraqe te tjere, ai i Fandit dhe i Dibrit qe hyne me shpejt ne Lidhjen 3 bajrakeshe duke formuar keshtu Mirditen 5 bajrakeshe. Keta jo vetem e pranuan emrin Mirdite, por sajuan edhe flamurin e krahines nje dore me pese gishta te hapur, qendisur me ngjyre te kuqe ne nje beze te bardhe, prapa se ciles disku i diellit qe shperndan rreze drite c'ka do te shprehte nje bashkim luftarak te perbere nga pese njesi territoriale. Me vone nga mesi i shekullit te XIX, me kete bashkim u lidhen edhe 3 bajraqet e Ohrit ose te Kthelles dhe 4 bajraqet e "Malesise se Lezhes" ose te Zhupes dhe krahina qe mbante emrin Mirdite perfshinte territoret e 12 bajraqeve. Per zgjerimin ne kaq territore dhe ne tere keta popuj te emrit Mirdite, ndikuan edhe dy faktore te tjere. Se pari, shtrirja e influences se Abacise se Oroshit mbi keta popuj krejt katolike, vecanerisht nga vitet 40 te shekullit te XIX e mbrapa. Se dyti, shtrirja e influences se deres se Gjonmarkeve, gjithashtu pas viteve 40 te atij shekulli, kur turqit u dhane pinjojve te asaj dere tituj e grada.

    Keshtu u krijua uniteti krahinor gjeopolitik i Mirdites, me ze te madh ne histori, i cili erdhi deri ne ditet tona si nje bashkim kompakt. Ky unitet zevendesoi ate te Dukagjineve qe u shperbe ne fillim te shekullit te 17...

    Sistemi i bajraqeve

    Qendresa e vazhdueshme e Mirdites dhe krahinave fqinje te saj kunder dhunes osmane, i detyroi turqit te ndryshojne politiken e tyre ndaj ketyre krahinave. Ne gjysmen e dyte te shekullit te 17 turqit u munduan qe te futnin ne vartesine e tyre e t'i shfrytezonin, kryesisht per qellime ushtarake, kuvendet e malesoreve. Futja ne dore e autoritetit te Kuvendeve nga pushtuesit, ne rrethanat e mungeses te nje klase feudale vendase, ishte e pamundur. Kuvendet ishte institucioni i vetem vetqeverises, qe trasheguan neper breza malesoret, vendimet e te cileve ishin te prera, si shprehje e vullnetit te popullit. Mbeshtetur ne kete autoritet te Kuvendeve, turqit u perpoqen ta futnin ne dore kete institucion popullor, per te shuar rezistencen e banoreve te malesise dhe nepermjet autoritetit te tyre, te mobilizonin ushtri per luftrat pambarim, qe bente Perandoria Osmane. Per t'ia arritur kesaj, u krijua ne shekullin e 17, institucioni i bajrakut. Ajo i ndau krahinat malore veriore e verilindore shqiptare, ne njesi te vogla administrative, te cilat i quajti bajraqe. Sistemi i bajraqeve ne Mirdite u vendos plotesisht ne gjysmen e pare te shekullit te 18. Turqia duke mos patur besim tek njerezit e caktuar prej saj si bajraktare, i grumbulloi bajraqet e Mirdites, ne nje njesi administrative me territore me te gjera se ato te bajrakut, pacenuar privilegjet e bajraktareve, ne krye te se ciles caktoi nje sundimtar, te cilit ne vitet 40 te shekullit te 18 ia njohu titullin kapidan. Ky titull iu dha per here te pare Mark Kole Gjokes nga Maria Tereza, mbreteresha e Austro Hungarise, me kerkesen e luftetareve mirditas ne vitin 1739. Kapidanet e Mirdites kishin vartesi te Valiu i Shkodres dhe te Stambolli.

    Fillimi i luftimeve

    Pikerisht ne kete kohe, me thirrjen e turqve per ndihme ata vendosen qe te shkojne perkrah Turqise duke zgjedhur si prijes te tyrin qefaline e Oroshit, Mark Kole Gjoken. Pas lufte, Sulltan Mahmuti i I, ua njohu privilegjet e marra ne vitin 1684. Mark Kole Gjoka mori titullin kapidan dhe ata morren nje subvencion prej 100 barre drithe dhe disa gjera te tjera. Ne vitin 1774, Mehmet Pashe Bushatliu i kerkoi aleance Gjon Markut ne kembim te njohjes se privilegjeve. U kerkoi nga nje burre per shtepi, per te luftuar ne Sanxhak. Mirditoret luftuan edhe me te birin e Bushatlliut, Karamahmutit. Ne 12 shtator 1775, ne afersi te Peqinit, ushtrite e ketij pashai u munden nga Ahmet Kurt Pasha i Beratit dhe ketu vdiq edhe Gjon Marku. Lidhja me oxhakun e Bushatlinjve zgjati deri ne 1831 kur u arrestua Mustafe Pashe Bushati. Bashke me te perfundoi edhe Lleshi i Zi i famshem (nje nga me te njohurit e Markagjoneve). Udheheqja e tyre u dha shume emer me ne krye Gjon Marka Gjonin. E jashtezakonshme ka qene nje beteje e shekullit te 19, rreth viteve 1850 lufta kunder ruseve, qe i beri te famshem mirditoret. Ata drejtoheshin nga Bibe Doda, qe u emerua direkt pasha pas lufte. Ne kete lufte thuhet se Napoleoni i III, aleati i Turqise, i dhuroi shpaten e tij te argjende prijesit mirditor. Madje, i nipi i Napoleonit te Madh, kerkoi qe te mbronte Mirditen. Ishte kaq i madh roli i Markagjoneve dhe sensibilizmi per pasurite e ketij vendi ishin kaq te medha, saqe burokracite zyrtare evropiane i llogarisnin gjithmone vec pjeses tjeter te Shqiperise. Paradoksi ishte se ne Kongresin e Berlinit ne 13 qershor te vitit 1878, atyre iu njoh autonomia vetqeverisese dhe Porta e Larte, u detyrua qe te respektoje venomet tradicionale te njohura te saj, ne ndryshim me pjesen tjeter te Shqiperise.

    Pinjollet e njohur te Markagjoneve
    Pas vdekjes se Dode Preng Lleshit, i helmuar nga nje grua shkodrane ne vitin 1828, ne deren e Gjonmarkeve plasi sherri per trashegimin e sundimit. Biba, atehere i ri, te cilit i takonte trashegimi ishte i mitur. Llesh Gjoka, i njohur me emrin Llesh i Zi, megjithe perpjekjet per te marre sundimin ne ate dere ishte i zene nga aleancat me Mustafe Pashe Bushatliun. Ne keto rrethana, sundimtaret e Shkodres caktuan si prijes xhaxhain e Bibes, Nikoll Prenge Lleshin, i cili do te kujdesej per qeverisjen e vendit, ne baze te kanunit, deri sa te burrerohej Biba. Ne vitin 1831, Lleshin e Zi e internoi per ne Janine, Mehmet Reshit Pasha, kurse Nikollen e mori me vehte dhe e beri kryekomandant te ushtrive pararoje te tij ne luften e vitit 1833, ne Azi te Vogel. Ishte koha kur ne deren e Markagjoneve plasi sherri per drejtim ne shtepi, si edhe nje sherr midis tyre dhe oroshasve. Me te ardhur Nikolla u mundua qe te qetesonte bijte e Lleshit te Zi me oroshasit. Vazhduan mosmarreveshjet edhe kur iku Nikole Preng Lleshi u nxit perseri pakenaqesia. Ne fillim te qershorit te 1836, nje "dite feste" u vrane tre djem te Lleshit te Zi dhe tre oroshas tek Kisha e Oroshit. Me te ardhur nga internimi Lleshi i Zi ne 1837 vrau Nikollen ne tryezen e bukes. Per kete, ai mori vec urrejtje dhe e jema e Nikoles pagoi nje luras qe e vrau. Nxitja nga turqit e grindjeve mes tyre duket se e dha shenjen. Ne deren e Gjonmarkeve erdhi Gjoke Doda, qe nuk e njohen per te pare. Mosmarreveshjet mes mirditasve u ngriten shume ne kohen, qe ata u thirren per te mbytur nje kryengritje ne jug te vendit. Bibe Doda, qe erdhi pas Gjoke Dodes, ishte me i sukesesshmi i Markagjoneve. Per t'i marre me te mire ata, reformat e Tanzimatit qe i zbatoi sulltan Mexhiti ne 3 nentor te 1839 nuk i cenoi venomet e tyre. Gjithsesi, pak me vone i ndaluan mirditasit qe te kalonin ne krahinat e tjera pa asur lejekalimi. Pas vdekjes se kreut te tij Bibe Dode Pashes ne 1868, autoritete turke larguan te miturin Prenge Bibe Doda me preteksin e mbrojtjes se tij. Per te drejtuar ne kete vend u caktua Gjon Marku, nipi i Lleshit te Zi, e me vone Kole Prenga, te cilet ishin nga dera e Gjon Markeve, por qe nuk u takonte sundimi i tyre. Per te izoluar Mirditen u rikthye "Urdhri i Divanit te madh Perandorak", qe ndalonte levizjen e mirditasve ne vendet e tjera. Pra ndaloheshin ata qe te shkonin ne Lezhe, Shkoder, Prizren, Gjakove e Diber per te blere miser, per te cilin kishin nevoje...

    Mirdita ne vitin 1939

    Viti 1939 e gjeti Mirditen ne nje gjendje ekonomike te renduar. Bujqesia nuk jepte as prodhimet e domosdoshme per jeten. Punetoret qe punonin ne shoqerite e huaja "Ragaxia" e "Simsa" siguronin pak te ardhura. Vellavrasja ishte ne tregues te larte sa numri i te vrareve per hasmeri ishte i madh se ai i vdekjeve natyrale...Kreret e saj me Marka Gjonin e shikonin shpetimin vetem tek Italia. Me 8 prill te vitit 1939, qindra djem kerkuan arme ne Shenpal dhe kerkuan nga qendra e nenprefektures se cduhet qe te benin...Po ate dite, Gjon Marka Gjoni me telegram uronte Benito Musolinin per dergimin e ushtrive te tij ne Shqiperi. Ndoshta kjo vinte edhe nga armiqesia e madhe me Mbretin Zog.

    Pas lufte, pati pasoja tragjike per njerezit e ketij vendi. Mjaft prej tyre u burgosen dhe u arratisen jashte vendit. Mungesa e fjaleve dhe e mendimit te lire qe nje pengese e madhe per zhvillimin e vendit. Lufta e klasave ketu shkaterroi jeten e mijera njerezve. Megjithese u zhvillua deri diku industria minerare, e pyjeve , bujqesia, arsimi e kultura, Mirdita mbeti nje vend i nje varferie skajore, qe qe ka penguar edhe proceset e reja sociale qe u ndermoren ketu. Kjo gjendje vazhdon edhe sot.

    Mbeshtetur ne studimin e Simon Prendit "Historia: Mesjeta, Koha e re dhe e sotme".

    Fillimet e Industrise

    Ne kete vend, kerkimet gjeologjike kane filluar ne vitin 1925 nga shoqeria italiane "Puna" dhe "Montekatini". Pas studimeve te kryera, te drejten e shfrytezimit ne kete vend e ka marre shoqeria "Simsa", e cila ne korrik te vitit 1938 ka filluar shfrytezimin e minieres ne Rubik. Punimet kerkuese u kryen edhe ne Vele, Erze, Kulme. Fillimisht ne Rubik kishte 500 punetore. Ne vitin 1949, qendra e rrethit te Mirdites u shperngul ne Rreshen, ku u vendosen administrata dhe institucionet e tjera. Rresheni kishte 5000 banore ne vitin 1990. Ndersa punetoret qe punonin ne rrethin Mirdite numeronin rreth 13.000 vete ne vitet 1980. Me industrine nxjerrese dhe perpunuese lidhet nje nga periudhat me te rendesishme te Mirdites. Minierat ne kete vend ishin ne Rubik, Kulme, Tuc, Qafe-Bari, Kurbnesh, Spac, Kacinar, Thirre, Perlat etj.


    Edith Durham: Kjo eshte Mirdita

    Mirdita numeron rreth tri mije shtepi. Te gjithe jane katolike. Perbehet nga pese bajrake, prej te cileve Oroshi, Spaci dhe Kushneni jane nga i njejti gjak me Shala-Shoshin dhe nuk martohen as midis tyre, as me Shalen e Shoshin. Ata kane ardhur nga malet e Pashtrikut, prane Gjakoves, kur turqit e pushtuan vendin per here te pare. Leke Dukagjini,- thane ata, ka qene nje nga te paret e tyre dhe sundonte ne te gjithe malet ne kohen e Skenderbeut; Lura ishte pjese e tokave te tij. Skenderbeu sundonte me ne jug. Lekes ia zuri vendin i nipi, Pali i Bardhe dhe pikerisht nga shtepia e tij rrjedh fisi malazias Bjelopavliq (biri i Palit te Bardhe), ndonese tani ai eshte fis serbofon dhe ortodoks. Thoshin se Skenderbeu dhe Leka ishin te lidhur mes tyre, prandaj grate mirditore mbanin xhurdi te zeze ne shenje zie per Skenderbeun: ne te gjitha fiset e tjera xhurdia mbahet vetem nga burrat. Por nuk ekziston ndonje gjenealogji autentike, as une nuk arrita te hartoja nga gojedhana nje gjenealogji te pranueshme...

    Te zotet e shtepise u habiten me taksat qe paguajme ne ne Angli dhe shprehen mendimin se kjo fliste per nje qeverisje shume te keqe. Marr guximin te them se, ata kane te drejte. Por ata e pranuan se ne Mirdite vetem per gjak paguhej nje takse shume e madhe.

    Mirditasit nuk e rruajne aspak koken, sic bejne mjaft fise te tjera. Ne shume raste ne te vertete ata rruajne vetem nje rrip te ngushte ne temthat. Meqe, dy nga pese bajraqet jane me gjak te ndryshem, nuk eshte per t'u cuditur qe tipi eshte mjaft i ndryshem. Ndeshen shpesh si burra shtatgjate me sy boje hiri, ashtu edhe burra te shkurter, zeshkane, bashke ne raste kalimtare te ndermjetme.

    Udhetaret, qe i pershkuajne gjithe mirditoret si "zeshkane" ose "flokeverdhe", kane vizituar vetem nje pjese. Me sa di une, asnje mirditor nuk ben tatuazh...
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Te carmatosesh Mirditen !

    Aleksander Ndoja

    Mirdite- Ishin fillimi i vitit 1946, kur ne Mirdite duheshin dorezuar armet. Madje problemi i kaloi caqet e te

    qenurit i tille. Pervec idese qe njihej ne tae kohe mire nga mirditoret, thelle motivimit te heqjes se armeve

    ketij populli, zinte vend frika se armatosja e kesaj popullsie ishte ne dem te pushtetit qe sapo hidhte themelet. Per te realizuar sa me mire detyren e vetvendosur, u perdoren te gjitha mjetet. Qellimi ishte carmatosja, per te ia arritur, patjeter do te flijoheshin edhe njerez. Historia qe do te fillonte me mbledhje te armeve, ne zonen e Mirdites, startoi me eleminimin fizik te disa prej emrave te njohur te asaj kohe, ne fshatrat e shinjestruara nga punonjesit per instalimin e pushtetit. Peripecite e nje zone qe vetem per nje vit, njohen pushkatimin dhe humbjen e shume njerezve. Kotesia e kerkimit te se drejtes nepermjet ardhjeve te kohrave te tjera, sposton mundesine edhe te te kujtuarit te atyre emrave qe Mirdita dhe mirditoret nuk i harrojne, bashke me ndeshkimet qe u rezervuan per ta.

    Problemi dhe gjakderdhja...

    Armet ne duart e popullsise ishin nje problem mjaft i madh per regjimin e sapoinstaluar menjehere pas perfundimit te Luftes se Dyte Boterore. Per te shmangur nje kunderrevolucion te mundshem nga ana e popullsise, e cila, ne shumice nuk e perkrahte rregjimin e sapokonturuar, u kerkua me cdo cmim dhe cdo mjet qe armet kudo qe ishin fshehur, te dorezoheshin ne nje kohe sa me te shpejte. Njesiti special i carmatosesve i ngarkuar per zonen e Mirdites, komandohej nga dy drejtues, Veliko Xhaferri dhe Pilo Bregu. Nderkohe qe ne zonen Fan- Kacinar, specialet komandoheshin nga nje person, emri i te cilit nuk u mesua kurre, por qe ne opinon njihej me emrin Toger Baba.

    Togeri ne fjale, me krimet e tij, pushkatimet, c'nderimet dhe torturat ne mes te fshatrave, ishte bere shume i frikshem aq sa ne finish te krimeve te tia, vete diktatura urdheron varjen e tij pikerisht ne oborrin e nje familje, vajzen e se ciles e kishte torturuar duke u futur nje mace te eger, brenda pantallonave te saj.

    Perpos aksioneve te ketij grupimi, ne hyrje te Mirdites pikerisht ne fshatin Fang ne Rubik, Veliko Xhaferri me forcat e tij nis aksionet carmatosese. Pasi mbledh fshatin dhe ben thirrje per dorezimin e armeve, grupi ne fjale inskenon nje pushkatim. Pasi mbledh fshatin dhe ben thirrje per dorezimin e armeve, grupi ne fjale inskenon nje pushkatim. Zgjedh njerin nga banoret me ne ze urdheron pushkatimin e tij, diku afer, por jo ne sy te banoreve te tubuar. Krismat e armeve, gjoja ne drejtim te ketij fshatari, detyron te tjeret te fillojne regjistrimin e armeve te tyre. Aksioni vazhdon ne afersi te Rreshenit, por tashme skena e provuar dite me pare ne fshatin Fang nuk mund te jepte rezultat pasi gjithcka ishte dekonspiruar. Kerkoheshin pushkatime, dhe jo inskenime...

    ... 5 etor 1946

    Grupi i drejtuar nga V.Xhaferri, kishte marre masa per nje mbledhje ne fshatin Koder- Rreshen, fshat ku ne vitin 1946 e me perpara ishte qendra e zones se Fushe-Lumthit, ku dhe gjendej Kisha qendrore e zones. Ne kete tubim merrnin pjese pothuajse te gjithe kryefamiljaret e fshatrave perreth. Njeri prej deshmitareve okulare sot kujton:

    "U mblodhem te gjithe dhe forcat e sigurimit vendosen nje mitraloz perballe, nderkohe qe shefi i tyre, Veliko Xhaferri me ton urdheror kerkon te dale perpara kryetari i keshillit popullor i cili quhej Dod P. Nikolli. Duke qene njeri i veshur me pushtetin e kohes, as qe mund ta conte ndermend se keto do te ishin minutat e fundit te jetes. Me nje nenqeshje qe tregonte se ishte nje loje, kryetari i keshillit del perpara grupit te njerezve. Sapo ai del aty, oficeri pyet: "Keni arme"? "Jo, armet i kemi dorezue, une kam vetem nje cifte me leje". Nuk me duhet mua ciftja, arme lufte a keni?"- tha oficeri. Jo edhe fshati i ka dorezue, deklaroi prere kryetari i keshillit. Ne sekonde u degjua urdheri "zjarr" dhe kryetari u shemb ne toke.

    Do te kalonin jo pak minuta qe fshataret te besonin se kryetari u ekzekutua vertete: pasi ne ate kohe ne qendren administrative ne Shpale ishte vendosur gjykata, prokuroria dhe kishte ligj per armet pa leje", perfundon rrefimin deshmitari i asaj ngjarje, qe, edhe pse ka ndodhur 57 vjet me pare, kujtohet shpesh si ngjarja e pazakonte edhe per kohen ne te cilen ka ndodhur.

    Nderkohe qe djali i vetem i tij Gjet Doda, asokohe 12 vjec, thote per KJ se "jam munduar te kontaktoj me ekzekutuesin e babes tim, vetem per ta pyetur per shkakun, por ne momentin qe une e kam kerkuar prane Ministrise se Brendshme, ku ai ka punuar deri ne vitin '90, kam mesuar se vetem dy jave me pare kishte nderruar jete. Qe nga ai moment ne vitin 90 nuk jam interesuar me tej dhe as nuk mund te interesohemi, pasi askush tjeter pervec urdheruesit, nuk eshte pergjegjes per vrasjen e babait tim dhe lenien time jetim qe ne moshen 12 vjec si dhe familjen time nen thundren e nje persekucioni permanent deri ne vitin 91. Aksioni i ketij grupi do te vazhdonte me ekzekutimin e kryetarit te keshillit te fshatit Perlat, vetem nje jave me pas me 12 tetor 1946 dhe serish ekzekutimin e kryetarit te keshillit te fshatit Shenkoll me 17 tetor te po ketij viti, Gjergj Sokoli.

    Kush ishte Dod P.Nikolli

    Nje njeri i thjeshte. Pasi i vdiqen prinderit, martoi motren dhe del nga katundi per te kerkuar pune. Punesohet tek Hasan Bej Bicaku ne Elbasan per 5 vite dhe pasi siguron nje sasi te hollash ngriti nje aktivitet tregtar ambulant. Ushtroi tregtine e lendes drusore duke rregulluar shume mire gjendjen ekonomike.

    Mbeshtet luften clirimtare dhe per reputacionin e krijuar ne popull zgjidhet kryetar i keshillit, i njerit prej katundeve me te medha te zones, atij te Rreshenit. Nje zgjedhje e tille do t'i kushtonte jeten, thjesht si nje shembull per te tjeret, qe te dorezonin armet pa hezitim, ashtu sic urdheronte E.Hoxha, urdher i cili gjendet ne AQSH dosja nr.1 e nr. 13, fond i shtabit te pergjithshem ku vete gjeneral- koloneli shprehet se ne Shkoder, Mirdite, Kukes etj, pushteti yne eshte i pabaze prandaj te shkelet cdo pellembe, te ushtrohet dhune...deri ne pushkatime.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    MIRDITA E “KUCE”

    Sa here ne Mirditoret, por edhe ne, te gjithe shqiperin, eshte ndigjuar fraza "Mirdita e kuce",Por shum pake njerz e dijn se shum gjake mirditori eshte derdhur ne 45 vjet regjimi diktatorjal komunist, ne te gjith Shqiperin. Persekutime, burgime,internime po ne Mirdite kaloj c’do ekstrem e te cenerit njerzor. Gjak dhe bore ne muajin gusht ne Mirdite. Kjo eshte nje e vertet nje e ndodhur me deshmitare okulare, te cilet, edhe pse kane kaluar plot 54 vjet nga ajo dite, e kujtojne si nje nga ditet me te tmerrshme te historise se 6 dekadave te fundit. Ne afersi te ish-qendres se perkohshme administrative te Shpalit, pikerisht ne vendin e quajtur Qafa e Valmerit, shuhet jeta e 14 burrave, shumica e tyre me ze ne Mirdite dhe megjithese ishte mesi i gushtit, vetem 2-3 ore me pas moti nxihet dhe vendi mbulohet nga bora e pazakonte, e cila perreth vendit te ekzekutimit te burrave merr ngjyren e kuqe nga kontakti me gjakun e tyre.Ja pra pse i thane Mirdita e kuce. Nje ngjarje e tille e padegjuar datonte me 17 gusht 1949. Pas nje gjyqi 3-4 ditor me prokuror Misto Bllaca e kryetar te trupit gjykues Bilbil Klosi, 4 burra varen ne litar, 10 te tjere pushkatohen ne vend, madje varrosen persegjalli, 300 te tjere arrestohen dhe po aq familje internohen ne Tepelene etj. Ne fakt nje menxyre e tille Mirdites iu pergatit pikerisht me 7 gusht 49, teksa nje prej vrasesve ekzekutoi ne pabesi deputetin dhe drejtuesin me te larte te pushtetit ne Mirdite, heroin e popullit Bardhok Biba. Nje vrasje e tille u konvertua vrasje per Mirditen. Ekzekutoret dhe urdherdhenesit e vrasjes me te madhe politike te kohes, te cilet edhe sot e kesaj dite mbeten te paidentifikuar as aotoret dhe as urdherusit per vrasjen e Brdhok Bibes .

    Jo vetem per ekzekutimin e avokatit te vetem te Mirdites, i cili faktet e shumta provojne se fale popullaritetit te jashtezakonshem per kohen kishte mundur te shmangte sulmet e pushtetit ndaj shume fiseve e njerezve te dyshimte per regjimin. Po kjo brejtje ndergjegjeje nuk kishte qene prezente as edhe per masakrimin e 14 burrrave ne nje dite plus 3 te tjere te cilet u denuan me burgim te perjetshem, por qe vdiqen vetem pak kohe me pas ne burg prej mundimeve te shumta.

    Vrasja e Bardhok Bibes

    Ka ndodhur me 7 gusht 49. Asokohe 29-vjecari Bardhok Biba ishte zgjedhur deputet ne Kuvendin Popullor e njekohesisht drejtuesi me i larte i pushtetit ne Mirdite. Njeri prej shoqeruesve te tij, deshmitare ne momentin e ngjarjes, z.Pal Gjoka, sot kujton se ato die ishte zhvilluar nje mbledhje e rendesishme ku kerkoheshin krahe te lire pune per kombinatin e tekstileve. Te gjithe drejtuesit e kohes u nisen si te deleguar neper zona per te mundesuar nje nisme te tille te rendesishme per kohen. Vete Bardhok Biba u angazhua ne zonat me te veshtira me nje dendesi te dukshme te bandave si Shpal, Orosh, Kacinar etj. "Me daten 6 gusht 49 Bardhoku, i shoqeruar vetem me nje polic, u gjenden ne Simon, Kacinar, ku isha edhe une i deleguar. Ai sapo u takua me ne i tha policit se ishte i lire te shkonte ne shtepi. Ne i informuam per gjendjen. Ate nate fjetem te dy ne shtepine e kryetarit te frontit Ndreke Ndue Ndreka, i cili edhe ky u vra pas vrasjes se B.Bibes", tregon Pal Gjoka. Me pas ai shton se te nesermen me 7 gusht na jane bashkuar 30 punetore me te cilet jemi nisur per ne Shpal. Rruges ne vendin e quajtur Qaf Vorres as qe e mendonim se ishim ne shenjester te armeve. Pasi une dhe nje armembajtes tjeter kemi kaluar cepin e nje shkembi, ne radhe pas nesh vetem 3-4 m distance ishte Bardhoku. Pali vazhdon rrefimin. Sapo ai eshte shfaqur ne fokus te prites, vetem 2-3 hapa dhe ai mund te perfitonte mbrojtjen e shkembit, qindra fisheke, bomba e granata jane hedhur ne drejtimin e tij. Mbi koke na binin gjethet qe griheshin nga bresherite e automatikeve dhe mitralozeve. Mali ushetinte aq sa ne nuk e kuptonim se nga vinin plumbat. E ne keto kushte kunderveprimi yne ishte i pamundur. Pasi atentatoret jane larguar duke qelluar ne ajer jam ngritur dhe kam vajtur menjehere tek Bardhoku, i cili ishte i pajete dhe nuk kishte jetuar asnje sekonde nga plaget e shumta. Atehere erdhen punetoret ku se bashku sajuam nje vig dhe e nxorrem ne xhade ku erdhen makinat dhe e moren.

    Dy dite me vone

    Me daten 8 dhe 9 gusht forca te shumta vihen ne levizje. Nje prej brigadave me te medha te ndjekjes, e cila ishte e dislokuar ne Qafeshtame merr detyra te posacme. Se pari, liron nga radhet e saj te gjithe anetaret e grupit te ndjekjes qe ishin me origjine nga Mirdita dhe nen komanden e M.Bilbilit dhe te Zija Kambos nisin operacione sipas listave paraprake. Operacionet fashiten disi kur ne listat e tyre shenohen plot 300 te arrestuar, rreth 300 familje te grumbulluara ne nje fushe ne Rubik, te gatshem per t'u internuar ne Tepelene. Shumica e te arrestuarve dergohen ne burgjet e Shkodres, ndersa 26 prej tyre u akomoduan ne birucat e improvizuara te Rreshenit per t'u nenshtruar gjyqit ushtarak. Gjykata e kryesuar nga Bilbil Klosi vendosi qe 14 prej tyre te ekzekutohen nderkohe qe prokurori Misto Bllaca kishte kerkuar qe ky numer te ishte 20 persona. Vendi i ekzekutimit u caktua ne Qafe Valmer. Me perpara ishin kujdesur qe ne kete ekzekutim te ishin prezente qindra banore te te gjitha moshave deri dhe femije e gra. Sipas nje deshmitari okular ekzekutimet ishin nje nga nje me qellim qe te gjithe te shikonin ekzekutimin e tjetrit ne radhen perpara.

    Pervec kater te denuarve, te cilet u ekzekutuan me varje ne litar, te gjithe te tjeret u ekzekutuan me dy plumba nen sqetull. Pati ndonje qe ne grope ra i gjalle e thirrjes se tyre ne grope iu kunderpergjigjen mitralozet. Vetem pak ore me pas ndodhi ngjarja me e pazakonte ne gusht. Vendi u mbulua nga te gjitha anet nga debora e bardhe. Ishin ekzekutuar pa pasur asnje lidhje me ngjarjen dhjetera emra te degjuar ne zona, e, madje, nje i quajtur Gjergj Beleshi u denua ne emer te vellait qe per momentin nuk u gjet ne shtepi. Masakra do te vazhdonte me te njejtin ritem nese ne kufirin shteteror me Greqine, nuk do te fillonin sulmet e te quajturve monarko-fashistet ne provokacionet e gushtit 49. Sidoqofte persekutimi masiv i qindra familjeve mirditore vazhdoi pa rreshtur deri sa u arrit qe Mirdita, i vetmi "ishull" i paeksploruar nga turqit u copetua ne pese pjese ku edhe sot e kesaj dite zona te tilla si Kalori, Vigu, Lura, Bazi etj, vazhdojne te jene ne varesi te rretheve Lezhe, Shkoder, Diber, Burrel etj.

    Te varur

    Preng D.Kola (Gjonmarku, Pjeter Ded Vila (Kacinar), Dod M.Biba (Malaj), Pjeter Paloka (Kacinar)

    Te pushkatuar

    Nikolle B.Bajraktari, Llesh Gj.Melyshi, Nikolle LL.Bajraktari, Ndrec M.Ndoj, Preng Sh.Nikolli, Bardhok D.Gjini, Gjok Gj.Kaci, Gjergj Beleshi, Ndoc Gj.Cupi, Frrok Mata

    T.Ndoja
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    KJO ESHTE NJE FOTO E VJETER NGA DISA GRA MIRDITORE
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  6. #46
    i/e larguar Maska e Jamarber
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    390
    Te pakten qysh prej vitit 1570 malesoret e kesaj krahine ,here te quajtur Dukagjinas e me von Mirditas,me fuqin e armeve siguruan nje far lirie,te cilen po ta shprehim me terma shkencore mund te themi se kishin fituar njefar autonomie krahinore.Per te arritur deri ketu u deshe te kaperceheshin shum veshtiresi,te derdhej shum gjak.
    Mesa duket,pushtuesit osman nuk jan pajtuar kurre me kete vater lirie ne malesit e Shqiperise veriore,prandaj nuk e ka njohur me ndonje akt zyrtare,autonomin krahinore te MIRDITES.
    Ndryshe nga Himara,per te cilen ka dokumente se ne vitin 1492 ju njoh privilegji,per principatat danubjane te Moldavise e Vllahise,ku egzistojne marrveshjet e viteve 1393,1460,1511,per krahinen e Manit neMORE ne vitin 1777,per Mirditen ende nuk eshte gjetur dokument per nje marrveshje te tille,me ane te te cilit te pohohet njohja e privilegjeve ose e autonomise.Kudo qe eshte shtruar me vone,edhe ne mbledhje nderkombetare me shum rendesi,nuk eshte permendur ndonje dokument ose marrveshje,por problemi i Mirdites eshte kaluar me fjalet ,,simbas privilegjeve te njohura qemoti,, .

  7. #47
    Te lumte Jamarber ! ke bere nje pune te madhe me historin e Mirdites . Urime temes , dhe ty qe je aq i njohur me vendlindjen tende .

    Pershendetje nga Lexuesja .
    Përmbi za, që lëshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  8. #48
    i/e larguar Maska e Jamarber
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    390
    Lexuesja_1963
    Faleminderit per pershendetjen dhe urimet,ju uroj te kaloni mir edhe ju.

  9. #49
    i/e larguar Maska e Jamarber
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    390
    Ka te dhena se ne vitin 1696me kusht qe tu njohe autonomine krahinore,te cilen e kishin ruajtur me se dy shekuj me forcen e armeve,Mirditasit pranuan te dergojn nje kontigjent luftetaresh ne ndihme te ushtrise turke ,ne luften turko- venete.Kjo solli nje fare lehtesie ne mardheniet e Mirdites me autoritetet turke te pushtimit,por marrveshja mesa duket,ishte gojore dhe u zbatue vetem pjeserisht e perkohesisht.Megjithe premtimet e dhena pushtuesi nuk hoqi rrethimin e Mirdites,si rrjedhim ehde mirditasit nuk i nderprene sulmet e befasishme e pretimet e tyre ndaj qyteteve e trevave qe kishin perqark.Ne kete kohe mirditasit mundohen te gjejne perkrahje ne sfera te aferta me Stambollin.Shum mirditas shkojn ne sherbim te gospodareve te Moldavise e Vllahise qe ishin vasale te sulltanit.
    Privilegji ishte te qendrojn ashtu siç jane dhe te japin vetem ne rast luftrash te ushtrise turke me ushtrite e shteteve te huaja nje kontigjent luftetaresh mirditore,i njohur ne fakt qe ne vitin 1681,dhe i perseritur ne vitin 1696,u forcua edhe gjate luftrave turko_austriake te viteve 1737-1739.Sipas paqes se beogradit te vitit 1739Sulltan Mahmuti i pare u detyrua t ju njohe mirditasve te drejten qe qeveria turke tu paguante 100 barre drithe ne vit.Por edhe ky kontribut sado modest u paguhej vetem ateher kur kerkohej me gryken e pushkes duke nderprere rruget strategjike perreth .Mase gjaset,autonomia krahinore e Mirdites,ndonse ishte nje fakt ajo nuk nihej zyrtarisht nga porta e larte,e cila perpiqej gjithnje ta mohonte e zhdukte.
    Ami Bue shkruan:,,jan te perjashtuar nga taksat dhe nuk lejojn asnje turk te banoje mes tyre.Ata merren vesh me autoritetet si nje fuqi me fuqine.Pasi permend perpjekjet e tyre per liri ai thekson:Por hijeja e madhe e Skenderbeut do te shpaguhet dhe ky popull trim do te mberrije ditet e lumtura te stergjysherve te vet,, .
    Nga sa u parashtrua,megjithese teper shkurt shihet se autonomia e krahines se Mirdites,fale qendreses kunder pushtuesit turk,ishte nje shkendije perhere e ndezur e luftes per liri e pamvaresi te Shqiperise.

  10. #50
    i/e larguar Maska e Jamarber
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    390
    Flamuri
    Deshmi e gjalle e autonomise se krahines se mirdites eshte edhe prania e flamurit kombetar Shqipetar ne ate malesi.Se mirditasit mbanin dhe ruanin flamurin kombetar shqiptar gjat periudhes se pushtimit osman te Shqiperise ka disa te dhena.Duke folur per kuvendin e Podgorices te thirrur nga Karamahmut Bushati ne pranvere te vitit 1786 F.Lenorman shkruan:,,U mblodhen antare ne nje kuvend te madh kreret e maleve,malesoret dhe mirditasit.Pas perfundimit te ketij kuvendi shkruan E.Spencer,,shqiponja e zeze ne fushen e kuqe gjak,flamuri i Skenderbeut u ngrit perseri,,.Ami Bue shkruan:flamujt e tij (te Skenderbeut)ishin te kuq me shqiponje te zeze me dy krere sikunder e kane edhe mirditasit.Edhe Spenceri e mbeshtet kete pohim te ketij deshmitari.Ai shkruan se qdo shtepi e pare ka stemen e vet,ndersa qdo bajrak ka flamurin e vet,te cilin ja beson njerit nga me luftetaret.Edhe dy shekuj me pare,Frang Bardhi shkruante se kreret kur udhetojn,per tu njoftun rruges lidhin kryet me nje shami te qendisur me mendafsh.Ne nje raport te administrates osmane te vitit 1702 thuhet se mali i RRAZES,Baz e Pshkash,qe ne ate kohe kishin ngritur krye,kane flamujt e vet.

  11. #51
    i/e larguar Maska e Jamarber
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    390
    Flamuri
    (vazhdim)
    Shtepia e Qefes ne Hajmel,armetare brez mas brezi kishte si stem te veten shqiponjen me dy krena.Duke folur per mirditasit ne mesin e shekullit te tetembedhjete Puzhad shkruan:,,Sherbejn ne ushtri osmane te komanduar nga shefat e vet matyrale dhe nen nje flamure qe e kan te vetin por pa treguar se si ishte ky flamure,,.
    Ne protesten qe mirditasit kryengrites i dergonin ne vitin 1901 Valiut te Shkodres thuhet:,,flamuri yne do te jete aj i Gjergj Kastriotit qe prej kohesh valvitet ne majat e bardha te mbuluara nga bora te shen Palit ne qiellin e kthiellte te Mirdites qe pershkohet nga flladi i lirise,,.
    Keto te dhena deshmojne se ne gjirin e maleve te larta te Mirdites ishte i gjalle kujtimi i Kastriotit,nuk ishte shqimur per shekuj simboli i Shqiperise,por koha e ben te sajen e mbulon me hijen e vet gjithçka,qe ne nje rast apo ne nje tjeter nuk i shkon per shtat.Ne deshmite e parashtruara vihet ne pah pa pike dyshimi se Mirdita si bashkesi ka pasur nje flamur,veq kesaj edhe qdo bajrak ka pasur flamurin e vet.EDIT DURHAM shkruan se emblema e mirdites eshte nje diell me rreze.A.Baldaci shton se ky simbol dallues,dielli me rreze i pergjigjet kuptimit te emrit MIRDITE.

  12. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-01-2004
    Postime
    4
    ..........
    Ndryshuar për herë të fundit nga Jamarber : 18-01-2004 më 16:54
    Tirana jeta ime

  13. #53
    i/e larguar Maska e Jamarber
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    390
    SHKRIMET PER HISTORINE E MIRDITES VERIUT E GJITH SHQIPERISE NE LUFTRAT SHUMVJEQARE PER TE MBROJTUR LIRINE ,GJUHEN TRADITEN KULTUREN E GJITHQKA SHQIPTARE QE KEMI SOT DO VAZHDOJN GJATE

    materialet jane mbledhur prej vitesh e gjer me sot nga arkivat me ne ze te Europes.
    ne qofte se ka forumista qe si pelqejne keto shkrime mund mos i lexojne,ne qofte se ka forumista qe kerkojne sqarime mirse te vine,ne qofte se ka njerez qe kan materiale me egzakte mire se te sjellin
    pershendetje
    Ndryshuar për herë të fundit nga Jamarber : 18-01-2004 më 17:02

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Postuar më parë nga gesjana
    ..........
    Nuk te ka detyruar kush te futesh ne kete forum nese nuk te pelqen. As nuk je duke paguar pare. Te pakten rrespekto ata qe e vleresojne kete teme dhe tregojne interes ta lexojne dhe te mesojne dicka me shume per historine e Shqiperise.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  15. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-01-2004
    Postime
    4
    una kerkova falje ne qofte se keq kuptoheni,una per gallat e thash
    Tirana jeta ime

  16. #56
    i/e larguar Maska e Jamarber
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    390
    Abacia e Mirdites

    Megjithese kisha bante tym ne famulli te katundit,apo te bajrakut,ajo nuk quhej shtepi e zjarr ne vete.Sidoqofte kishat kur drejtoheshin nga kleriket vendas kane luajtur rol te rendesishem ne qeshtjen e qendreses.
    Abacia e Mirdites qe gjendej ne malin e Shejte,perpara pushtimit osman ishte mjaft e pasur dhe e fuqishme.Juridiksioni i saj shtrihej nga Drini ne Mate,mese ketyre dy lumenjeve.Qyshe nga fundi i shekullit te pesembedhjete dhe gjate shekujve gjashtemdhjete e shtatemdhjete,qe rrenuar e grabitur disa here nga pushtuesit turqe.Asaj i qene marre edhe famullite nga ipeshkevite e Lezhes e Sapes,keshtu qe pat mbetur vetem me ato te Oroshit dhe Koderspaqit.Abatet nuk ishin tjeter veqese prifterinj shekullare.
    Meritojne te vihen ne pah abat Gazulli vendas qe nekapercyell te shekullit te nantembedhjete pat vendosur mardhenie me Ali Pashe Tepelenen,duke i derguar te kushririn Nrek Gazullin me nje tube luftetaresh.Kushtrimi i Ndrekes per te mos zbatuar urdherin e Ali Pashes per te masakruar kardhiqotet e lidhur,ja pat rritun shum emnin dhe namin si Mirdites ashtu edhe abacise.Pas tij pat qene abat Pjeter Zarishi(1800-1866)prej Zadrime,i cili permendet si poet dhe atdhetare.Pase Zarishtit qe abat Gasper Krasniqi prej Podrime,i cili ja pat rritur shume emrinMirdites,aj ishte frymezuesi i bashkimit te 12 bajrakeve,qe ne shum dokumente te asaj kohe permendet edhe si,,republika e Mirdites,,,Krasniqi qe organizuesi kryesore i kryengritjes se Mirdites ne vitin 1862.Me vdekjen e tij ne vitin 1876 abacia e mirdites u mbyll duke u quajtur molle sherri.
    Ajo u krijue me dekret papnore,,Supra Montem Mirditarum,,ne vjeshte te vitit 1888,duke caktuar si abat Imzot Prend Doçin,prej Bulgri(1846-1917)

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Jamarber, ku je???!!! Po presim neve.

    Nje koment te vogel desha te bej me kete rast. Kam vene re se ne shkrimet e tua del qarte se shtetet fqinje nuk i kane ndihmuar Mirditasit, dhe si pasoje Shqiptaret ne luften kunder Turqeve, pamvaresisht se kemi pasur te njejtin besim fetar. Si e shpjegon ti kete? Mos valle edhe feja ka pare me shume interesat e veta dhe nuk ka dashur kurre te vihet kunder te fortit???

    Te pershendes perzemersisht,

    liveintwoplaces
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  18. #58
    i/e larguar Maska e Jamarber
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    390
    Me falni kam qen i zene per ca kohe
    eshte shum e veshtire te besh analize nxharjeve te asaj kohe por simas te dhenave qe kemi ,fqinjet tone per shum kohe nuk dilnin dot kunder turqeve,sepse si Venediku,ashtu edhe shtet e tjera fqinje kishin marrveshje me turqit per zona te ndryshme dhe turqit ne ate kohe ishin superfuqi dhe nuk ishte e lehte tu dilej kundra
    Suksei i Mirdites ka qene seka gjetur gjithmone mbeshtetje ne krahinat per rreth dhe ne shumincen e shqiptareve ne lufte kunder pushtuesit turk

  19. #59
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Me te thene te verteten se me kenaqesi i lexova keto qe i shkruan per Mirditoret.
    Do te doja qe edhe tjere qe dine per historine e zonave te tjera te shkruajne.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  20. #60
    i/e larguar Maska e Jamarber
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    390
    Faleminderit Iliria
    une do ti shtoja mendimit tuaj qe te shkruajm gjithqka dime per historine e krahinave te ndryshme ne tersi dhe per historin e pashkruar te shqiperise ne pergjithesi
    pershendetje

Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Pamje nga Mirdita
    Nga BvizioN në forumin Albumi fotografik
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 03-04-2011, 09:35
  3. Imzot Rrok Mirdita - Nderi i Qytetit te Rreshenit !!
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-04-2006, 17:43
  4. MIRDITA Doke dhe zakone
    Nga Mina në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 15-03-2004, 10:13
  5. Momente nga LIIB (Debate mbi forcat pjesemarrese ne te)
    Nga ALBA në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 07-09-2003, 11:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •