Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    ALb@SouL NetWo®K Maska e [A-SHKODRANI]
    Anėtarėsuar
    12-08-2003
    Vendndodhja
    EUROPE
    Postime
    245

    Gjuha e Perėndive

    Gjuha e Perėndive



    Kliko pėr ta zmadhuar
    Tė dymbėdhjetė perėnditė e Olimpit dhe kultet shumė tė lashta pellazgjikė, pėrbėjnė jo vetėm sistemin mė tė bukur tė adhurimit, por edhe tė vetmin qė mbėshtetet nė logjikėn e pastėr, nė kundėrshtim me fetė e njohura tek ne qė mbėshteten tek besimi
    "Arvanitasit janė sot pėrfaqėsuesit mė tė pastėr tė racės sė madhe pellazgjike", kjo ėshtė pikėpamja qė autori Aristidh Kola pasqyron nė libėr. "Paraardhės tė pėrbashkėt tė grekėrve, ilirėve dhe arvanitasve tė sotėm janė pellazgėt; kėta tė fundit e ruajnė trungun themelor tė gjuhės pellazge dhe parimet e tyre bazė qytetėruese", thekson autori, i cili ka dėshiruar gjithnjė qė radhėt e kėtij botmi tė lexohen edhe nė shqip. Ky studim, qė sipas autorit "tenton tė provojė identifikimin e gjuhės pellazgjike me atė arvanitase", pėrbėn njė faktor tė rėndėsishėm ndalimi pėr teoritė e pabazuara, si i quan ai, "tė identifikimit tė pellazgėve, paraardhės tė grekėve me popujt e lindjes". Dhe pėr tė provuar tezėn e tij, autori nuk mjaftohet vetėm me krahasimin e elementeve gjuhėsore, por duke vėnė nė fushėn e kėrkimit tė gjithė elementėt krahasues qė ekzistojnė. Megjithėse si objekt studimi ėshtė njė fjalor, qė kufizohet nė emrat e perėndive dhe ceremonive fetare, paralelisht, nė libėr preken edhe elemente tė tjera krahasuese, si: pikėpamjet fetare, paragjykimet dhe supersticionet, karakteri shoqėroro-individual i dy popujve (pellazgėt dhe arvanitasit) dhe elemente tė tjera.

    Autori: Aristidh Kola
    Shqipėroi: Spiro Xhai
    Numri i faqeve: 326
    Shtėpia Botuese Plejad
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    ETHYMOLOGJIA E EMRIT – ZEUS




    ZOISI SKIPE


    ZEUSI


    (2690-2615 p.e.r.)




    Emri – Zeus – Zeusi I Biri I Kronit, është emër skip-illir – ashtu sikurse ishte vet dëshira e Tij, para se të ndërronte jetë, që të shëndrrohej në Skipe (Shqipe, shqiponj&#235 dhe u thirr Zeusi Skipe - ZOISI SKIPE, ZO IS, zë ish, domethënë – Zo /zë / ish – zoni ishte, ishte Zo /Zë is – Ze – Zeu – Zeus – Zeusi, që spjegohet përmes Shqipes së Vjetër.


    Vet tingulli – z – i cili në fillim ishte – s – që përcakton tingullin – so – në trajtën e shkurtë të emrit – so – son – soni / zo^ – zo^n – zoni / za^ – za^n – zani / zë – zëu – zëri / - ku kuptimi i tingullit – S – është vet kuptimi i fatit të njeriut edhe në kohën tonë / O – me – S – në mes, që ndanë sferën e fatit në dy pjesë në formë të lakueshme, ashtu sikur edhe është vet forma e shkrolës /shkronjës/ - S – diametralisht në dy diametra harkor, të barabartë, që symbolizojnë dy anët e jetës, dy pjesët e fatit të njeriut, përmes dy ngjyrave – bardh e zi – përcakton fshehtsinë e jetës së njeriut – që synkronizon – të mirën e të ligën dhe barabarësinë e tyre fundamentale, si dy pjesë aqë të afërta – të së njejtës tërësie – ashtu sukurse është edhe vet - jeta e njeriut .

    Tingulli – S – so – është forma e lakueshme që nënkupton lëvizjen – gjarpërore, përmes dy harqeve me kahje të kundërta dhe gjatë lëvizjes edhe vet krijimi i tingullit – so / son / soni / zo^ – zoni / zë – zëri – domethënë krijimi i zërit gjatë lëvizjes së trupit. S është edhe syri i gjarpërit, shikimi me syrin e gjarpërit, që shkatërron të ligën dhe mbron njeriun në momentet më fatale të jetës së tij. Syri i gjarpërit – (S) është kuptimi i shpëtimtarit të njeriut, e mu për atë është i njohur edhe Kulti mbi Gjarpërin nga antikuiteti, që në lat. është serpente .


    Shqiptarët sipas traditës së lashtë e konsiderojnë gjarpërin në themele të shtëpisë – si roje, Roja e Shtëpisë dhe si mbrojtja e fatit të familjës – kulti hyjnor mbi gjarpërin

    Kështu, vet forma fgurative e tingullit fonetik S reciprokisht është lëvizja harkore gjarpërore e trupit anasjelltas, nga e djathta e në të majtë, e që realisht, e figurativisht kur bëhet lëvizja, nga e djathëta në të majtë – krijohet forma – Z si kahje e kundërt e tingullit S. Lëvizja S – nënkupton skriptin e sonit – kurse Lëvizja – Z nënkupton shkrimin e zonit – shkrimin e zërit – sonskriptin / zonskriptin - sanskriptin – shkrimin e shkrolës – S – sonskrit/ sanskrit – Sanskritja. Duke filluar nga e kundërta e lëvizjes së trupit, nga e djathëta lartë, në harkun e parë, deri në mesin diametral të – rrethit – O – që synkronizon – diellin, synkronizon me kronin, rrjedhën e kohës nga lartë, pra rrjedha e kohës nga dielli – O – SO^ ashtu duke vazhduar në fillin e harkut të dytë të kundërt në të majtë poshtë - formimi i tingullit – S. Mu për këtë edhe disa e mendojnë kuptimin e përcaktimit të vet emrit – illir – hillir – Hillirius – Hillorius - që nënkupton fjalën –i lakueshëm, për përcaktimin e emrit – illir, duke e lidhur vet emrin – illir, me gjarpërin. Mirëpo, ky përcaktim ishte për lëvizjen në yll – si trup qiellor – S – në mes të yllit, i cili krijon – SO – zo^ / za^ / zë / në kuptimin – e krijimit të jetës – soni / zani / zëri – si kuptim i përsosjes së gjallesës pas krijimit të JETËS – pas krijimit të të gjallit – qenies së gjallë – qoftë mbi Tokë, apo edhe në trupat tjerë qiellor (sepse njeriu nuk mund të jetë i vetëm në – Gjithësi – si e vetmja qenie në – Kosmos – Univers.

    Ky tingull PIE – S – që më vonë tradicionalisht sipas ndryshimeve të fonetikës historike, u kthye në – Z – ishte edhe si kuptim i krijimit të zërit nga lëvizja e trupit – krijimi i të gjallit të gjallesës. Lëvizja e trupit krijon të gjallit e gjallësës – qenies, kurse gjatë lëvizjes së trupit krijohet – so (theksohet me – O hundore, që në gegënishtën shqipe, tëvona na vie si tingull nazal – A hundore, na krijohet fjala – za^ - za^ni, nga fjala paraardhëse e kësaj që ishte – so* s^o – s^on – s^oni – soni = zoni – zani. Ndërsa në toskërishtën shqipe, na vie ndryshimi fonetik, si shëmangie, apo alterfon i përafërt, tingulli si rrjedhë fonetike – Ë – e pa zë, apo e pazëshme, e cila krijon fjalën – zë / zëri në shqipen e sotme.

    Vet shkrola /shkronja/ - S – si kuptim i lëvizjes së trupit në natyrë, kur formohet gjallëria e trupit – jeta e gjallësës – e cila jetë është krijuar nga – O – që në fakt ky tingull symbolizon – diellin – si krijues të të gjallit mbi Tokë (e trupa tjerë qiellor&#235, Dielli si krijues i gjallesës – që bii – bima dhe që Lee /lindet/ zoo – kafsha / zoon / zo^ on – zo^ oni = zoni i onit – zoni i gjallesës në onin e të amës/ ëmës = ZOONI e cila fjalë është krejtësisht shqipe - illire dhe tropi - antropi – trupi – njeriu.


    Jo rastësisht janë formuar edhe këta dy tinguj – SO – të cilët përcaktojnë nomet – emërtimet e mëvonshme shqipe-illire (skipe illire) - / son/ soni / zo – z^o / zoni / z^a / z^ani / zë / zëri / * - por, kuptimi i këtyre dy tingujve – so – nënkuptohet si kuptim i Trefishtë – LËVIZJA – KRIJIMI I SONIT / ZONIT / ZANIT / ZËRIT, gjatë lëvizjes së trupit, respektivisht gjatë lëvizjes së airit përmes organit të frymëmarrjes në trajtën e shkurtë – SO – dhe Krijuesi i jetës së të gjallit, Krijuesi i Gjallesës – Krijuesi i Jetës – Dielli – O – që krijon Lëvizjen. Ky është njëherit edhe një qarkullim fundamental ekzistues – S + O = Lëvizja, e cila nënkuptohet si lëvizje e Ajrit, si fill i të gjallit – jetës, për të ardhë fuqia e Lëvizjes – anasjelltas.

    Ky kuptim i Trefishtë i këtyre Dy tingujve që nënkuptohet si Treshi i Krijimit – Univers – Krijimi i Unit – Unë Krijuesi – Unë Versi – Universi (versi=versa=vjersha) si symbolizim i Krijimit nga Krijuesi – synkronizohet me rrjedhën kohore si kuptim filozofiko-gjenetik, që praktikisht, për tu krijuar – soni / zoni / zani / zëri – fillohet me lëvizje deri tek këthiza / kthiza / deri tek kthimi dhe në momentin e kthimit të lëvizjes krijohet – SO – zo^ / za^ / zë – pra, krijohet prej kuptimit të zërit – zëri si kuptim i Lëvizjes – kuptimi i të gjallit përmes zërit të tij.


    Fjala e hershme skipe-illire – SO^ - si trajtë e shkurtë e emrit – SOI – duke na rrjedhë si kuptim për sojin, rodin, genin trashigues – me pjesën e dytë të emrit, që në rastin konkret është – folje skipe-illire, si trajtë e shkurtë – IS – e cila ka kuptimin e foljes ndihmtare shqipe – me kenë / me qenë - gege dhe – për të qenë – toske shqipe – na del bashkimi ndërfoljor si sufiks i nomit – emrit – SOI – me trajtën e shkurtë foljore – IS – SO + IS = SOIS – në kuptimin – zë ish /ishte zë – SOISI – soni is - / soni iste/ ishte/ - si forma më e hershme skipe, e cila i paraprinë formës së mëvonshe – zo+is = zois / Zoisi – Zeusi.


    SONI THOT SKIP




    Fjala skipe – SOIS – SOISI – soni is – zoni is – SONI - SONY është krijimi universal i cili THOT / thotë – thotë diçka me zë universal, si kuptim i fillit të krijimit të diçkafes apo të frymorit, i cili duhet të bëjë diçka dhe ai kuptim para përbërjes kuptimore fonetiko-morfologjike të vet fjalës – Sois / Soisi – Zois / Zoisi – Zeus / Zeusi – ishte Soni / Zoni / Zani / Zëri – që THOT (&#203, prej të cilit u formua personifikimi i Hermesit të Madhësisë së Trefisht – Thoti Skipe.

    Thotit i tha – soni / zoni – të shkruhet shkrola dhe krijoi hieroglifet e Para të gjuhës së Parë të njeriut, të cilat hieroglife mbetën si forma të formimit të abeceve / alfabeteve të gjuhëve të para të Njeriut.


    Nga këto dy forma të kësaj fjale të hershme skipe – son –i, zon –i – sony i.e. – u formuan fjalët thelbësore të dy gjuhëve botërore të sotme – son – biri, djali dhe – sun - dielli– në anglishte dhe – zon – biri, djali e - zone – dielli në gjermanishte, në të dyja gjuhët si kuptim ofrimi me të njejtin burim emërtmi për – djalin dhe diellin, ku të dyjat këto emërtie lidhen me fjalën skipe – soni – zoni / so^ni / zo^ ni – me kuptimin e emrit – zoni/zani/zëri – prej të cilës fjale u formua edhe emri – Zois / Zoisi – Zeus / Zeusi.


    Fjala skipe – Zois – formoi kuptimin e emërtimit – ZOI – ZOT si kuptim i emrit të besimit të shqiptarëve /besimi skipetar/ Zoti – Krijuesi i Gjithësisë, në kuptimin më të madh – Zoti – Krijuesi i Universit – ZOISI me emrin e sotëm shqip – ZOT – ZOTI!

    Është gjithashtu edhe emërtimi shqip – zog-u, si emërtim i përgjithshëm për shpendët, shpëzet – zog-u / zogjët – si emrim i cili lidhet me kuptimin e zonit/ zanit / zërit (pasiqë tash na dalin tri forma të emërtimeve, përveçse në dy dialektet e sotme, - zani – gege dhe – zëri – toske). Diftongu – zo – është më i hershmi si emërtim në Gegënishten e lashtë, i cili mendoj të jetë emërtim edhe – PIE, që mbeti edhe emërtimi për fuqinë mbinatyrore – Zoti – tek shqiptarët.


    Zoni – Zoti – na linden nga i njejti kuptim e Zoisi / Zeusi / lidhet poashtu me emrin - Skipja zogu i qiellit, si formë e mbretërisë qiellore. Skipja / Shqipja zogu më i adhuruar i njerëzimit si synkronizim për guximin e njeriut, që sot është në symbolet kombëtare edhe mbi symbolet kombëtare.


    Tingulli, fillesa - S – krijoi fillin e emrit – Skip / Skipe, ku secili nga këta katër tinguj – SKIP – e ka kuptimin filozofik të njeriut, rrjedhës së kohës, ecjes, ecurisë – punës si formuese e njeriut – Qenia Njerëzore, për kuptimin e së cilës unë mendoj se duhet të jetë ardhë sipas kuptimit të origjinës fonetike, ku secili tingull, nuk është vetëm si tingull rasti i emrit, ashtu sikundër nuk u emruan shqiptarët rastësisht me emrin e Skipes – Shqipes, por kishin edhe logjikisht kanë diçka të përbashkët me shqiponjën, si dhunëtia e natyrës. Pra emri skip nuk është rastësia e emërtimit të rastësishëm por si kuptim i paramenduar logjikisht, i menduar e gjykuar mirë, që çdo shkrolë të emrit, përmbanë në vetvete nga një kuptim të veçantë emërtimi :




    S = Fati në Lëvizje, dy pjesët e Fatit, si pjesë jete, ekzistenca e njeriut në përflakje

    K = ecja, ecuria e Fatit, rrjedhës kohore, kalimi i jetës si synkronizim i kohës

    I = Njeriu, qëndresa e tij vertikale mbi tokë, ngjashmëri me Krijuesin e tij

    P = Puna veprimi i njeriut për tu formuar si Njeri përmes mendjes së tij - intelektit




    Pra, ishte kjo dëshira e Zeusit – Zoisit – për tu shndërruar në Skipe / Shqipe – pasi Ai e dinte shumë mire rrjedhën e kuptimit të vet emrit të tij, për të mbetur I Përjetshëm edhe pasi ndërroi jetë si njeri, që sot njihet si myth – Mythi mbi Zoisin / Zeusin, si Perëndia I të Gjithë Perëndive të antikuitetit.



    Zoisi / Zeusi edhepse ishte njeri – ku dihet sot viti I lindjes e vdekjës së tij, përsëri kemi shumë spjegime mythologjike, tek popujt indo-europian që nga antikuiteti e deri vonë. Më duket se më së drejti I thonë në gjermanishte – Zois (Zeus, ku difongu I mesit të fjalës – eu – në gjermanishte është – oi, oj – Zois / Zojs) e edhe në ato gjuhë i.e. ku diftongu fillesë – Zo – I prinë emrit në fjalë.




    MYTHI MBI ZOISIN - ZEUSIN






    Emërtimi I fjalës – Zeus – Zois, e që ky nom – Zois duhet të jetë PIE (para-indoeuropian) pësoi ndryshimin fonetik gjatë periudhave historike, por në cilëndo formë spjegimi – Zo^ - Ze^ - përsëri na del kuptimi I zërit, që pas lëvizjes difton – zërin metamorfik të ekzistencës – nga ai zëri I parë krijues.


    Fjala – Zeus-I - e fjala– Zois-I edhepse me të njejtin kuptim për zërin, duhet të prijë si paraardhëse e vërtetë , fjala më e lashtë – Zois-I – si fjalë jovetëm paragreke e PIE. Rrënja e fjalës – Zois në Shqipen e Vjetër flitet me togfjalësha e fjalë të përbëra edhe sot tek shqiptarët ballkanik, sikur e kemi në shprehjet shumë të shpeshta: zo ku je, që hupe (humbe)…/ zo ku të kam…/ mo zo^ / mozomakeq / mosozo me ndejtë këtu…/ zo çka të bana / zo ku shkove / A ma mire me thane: mozomakeq a mozomamirë? / bane zo hajr / bane zo andërr / bane zo zhgandërr…


    Këtë shprehje me trajtën e shkurtë të emrit – zo – nga fjala – zot – e hasim edhe nëpër letërsinë popullore shqiptare, si në poezi ashtu edhe në prozë popullore, në epikë, lirikë, epiko-lirikë – në tregime, legjenda, mythe etj.

    Në këngët kreshnike shqiptare trajtën e shkurtë – zo – e kemi në vargjet: Zo ku m’je Tanusha e Kotorreve / Zo çka ka dielli që ashtë ndalë / etj.


    Trajta e shkurtë e fjalës zo^ në shqip është jehona e zërit – zoni I madh I natyrës Zoni I Zotit – që shprehet përmes bubullimës, krisma e rrufesë, gjëmimi I motit, gjëmimi I tokës në dridhje, termete etj. Është zëri tej zërave, krisma tej krimave, oshëtima tej ushtimave, fuqia mbi fuqitë natyrore – të cilës I lutet njeriu në momente shpëtimi…


    Kemi shprehje popullore shqiptare në trajta të ndryshme të shqipes së vjetër, kur plakat u thonë fëmijve kur qajnë apo e prishin qetësinë: Mo zus! Zus! Shuj, shukatu, mos ban za^ ku përsëri lidhet me kuptimin e zërit dhe na del pikërsht fjala e shkurt – zus, që lidhet pikërisht edhe me vet mythin mbi emrimin e Zoisit/Zeusit nga e ama e tij.


    Mythi mbi Zeusin thotë se Kroni – I ati, kishte parë një ëndërr të trishtueshme, kur muzat I thonë ëndërr, se gruaja e tij është shtatzanë (me zanin në shtat) dhe do të lindi një fëmij I yti - që do të të mposhti ty dhe do ta merr gjithë fronin tënd dhe të perëndive! Dhe ai fëmij yti do të jetë përbindëshi yt!

    Kroni u zgjua nga ajo ëndërr e frikshme – thirri të shoqen Gea dhe ia tregoi ëndrrën e tmerrshme dhe e urdhëroi mos ta lindi atë fëmij!

    E shoqja Gea e mbajti fshehur shtatzaninë – atë zanin e shtatit të saj. Kur erdhi dita e lindjes së foshnjes, Gea e lindi fshehurazi larg burrit të saj Kronit. Posa u lind foshnja, filloi të qajë dhe ajo iu drejtua foshnjes, me fjalët: mo zo, mo zois - mo zus – mos zus - nga frika se do ta mbyste Kroni, dhe ashtu I mbeti emri foshnjes – Zois / Zeus.

    Zoisi / Zeusi u rrit larg të Atit – Kronit dhe u bë me një dhunëti natyrore të jashtzakonshme – iu bashkua popullit e perëndive tjerë dhe I shpalli luftë të Atit, duke ia marrë fronin mbretëror të Perëndive të Olympit illirian pellgas, prej nga Maja e Olympit hyjnor drejtoi fronin e Perëndive mbi tokë, nën tokë dhe në ujë – Perëndia I Perëndive – Zoti I zotërave të antikuitetit.


    Në shqipën e vjetër kemi shprehjet e lashta, që lidhen direkt me emrin – Zois/Zeus sikur janë: Zoisi të rrittë! / Të ndihmoftë Zoisi o bir! / Të ruejtt Zoisi! Ta dhashtë Zoisi të mbarën! (për uratat a urimet), kurse në shprehjet: T’vraftë Zoisi! Zoisin e paç gazep! Zoisi të ardhtë hakesh! (për mallkimet) si shprehje e ndjenjave të dëshprimit.


    Emërtimi I fjalës – Zois / Zeus në të dyjat këto nome, spjegohet vetëm përmes Shqipes që, nuk mundet asnjë gjuhë tketër i.e dhe PIE ta spjegojë ethymologjinë e emrit - ashtu që

    edhe nuk ka sesi të mos ishte edhe vet - Zoti Shqiptar – Zoti Pellgas - Zoti Skipe!


    referenca: http://www.shqiperia.com/historia/il...a_zeus.php.htm

Tema tė Ngjashme

  1. Për paganët dhe paganizmin
    Nga Tannhauser nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 14-09-2015, 10:52
  2. Kritika e veprės sė Aristidh Kolės
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 06-01-2010, 05:40
  3. Gjuha e Perėndive!
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 27-09-2007, 16:08
  4. Gjuha e Perėndive
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-08-2004, 03:32
  5. Bekimi i Perėndive!...
    Nga Agim Doēi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 16:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •