Anastas Janullatos, Apostull i ditėve tona
Gjatė gjysmės sė parė tė shekullit XX, Kisha Orthodhokse ishte relativisht jo aktive nė misionarizėm. Pėrpjekjet e mėdha misionare tė Kishės Ruse shkuan drejt fundit, ndėrsa perdja komuniste e izoloi plotėsisht Kishėn. Ndėrkohė Kishat Orthodhokse tė Ballkanit u pėrpoqėn tė kapėrcenin pasojat e pesė shekujve tė regjimit Otoman. Megjithėse vendet orthodhokse si Greqia, Rumania, Bullgaria dhe Serbia fituan pavarėsinė, njė ndjenjė e fuqishme nacionalizmi mbizotėronte brenda Kishės dhe ideja e shėrbimit jashtė kufinjve tė vendit tė tyre ishte njė ide, tė cilėn pak njerėz e menduan thellė.
Vetėm pėrpara fundit tė viteve 1950, njė numėr teologėsh tė rinj orthodhoksė filluan tė ngrenė zėrin pėr nevojėn e misionarizmit jashtė Kishės. Nga njė konferencė ndėrkombėtare e tė rinjve orthodhoksė qė u mbajt nė vitin 1958, filloi tė zhvillohet njė thirrje pėr misionarizėm. Kėta tė rinj, shprehėn idenė se pėrgjegjėsia e Kishės ndaj misionit nuk ishte thjesht diēka e sė kaluarės, por pėrkundrazi njė pėrgjegjėsi pėr Kishėn bashkėkohore. Pavarėsisht nga gjendja e vėshtirė e njė Kishe tė varfėr tė sapoēliruar nga nėnshtrimi, thirrja apostolike e Zotit kėrkonte njė pėrgjigje. Udhėheqėsi i kėtij grupimi shumė tė ri ishte Anastas Janullatos, njė i ri orthodhoks, teolog nga Greqia. Ai sfidoi Kishėn e Greqisė po aq sa dhe Kishėn Orthodhokse nė njė shkallė mė tė gjerė, qė tė ringjallte traditėn e dikurshme misionare.
Nė vitin 1959, Anastasi ndihmoi nė themelimin e "Porefthentes" (Shkoni), njė lėvizje misionare qėllimi i sė cilės ishte tė rindizte ndėrgjegjien misionare tė Kishės Orthodhokse dhe gjithashtu tė edukonte botėn jo-orthodhokse pėr trashėgiminė e pasur misionare tė Kishės sė Lindjes. Kjo lėvizje filloi tė nxirrte njė revistė nė greqisht dhe anglisht qė titullohej "Porefthentes". Nė numrin e parė tė saj, Anastasi shkroi njė artikull nxitės tė titulluar "Urdhėresa e harruar", me tė cilin ftonte Kishėn pėr tė rizbuluar zellin misionar tė brezave tė mėparshėm. Nė kėtė artikull teologu i guximshėm vinte nė pyetje plogėshtinė e pranuar ndaj misionit qė mbizotėronte nė Kishėn bashkėkohore Orthodhokse:
Nuk ėshtė njė ēėshtje a mundemi?, por ėshtė njė urdhėrim i detyruar ne duhet: Shkoni, pra, dhe mėsoni tė gjithė kombet! Shkoni nė tė gjithė botėn dhe predikojini Ungjillin ēdo krijese! Nuk thuhet shikoni nėse mundeni, por ėshtė njė urdhėr i pėrcakuar, njė urdhėr i thėnė qartė nga Zoti ynė... Nėse e lėmė veten tė prehemi tė qetė nė kėtė ngurtėsi zakoni pėrsa i pėrket misionarizmit, jo vetėm qė po e fshehim dritėn e pastėr tė besimit nėn tas, por po tradhėtojmė njė nga elementėt bazė tė traditės sonė Orthodhokse. Sepse puna misionare ka qenė njė traditė brenda Kishės Orthodhokse... Aktiviteti misionar nuk ėshtė thjesht diēka e dobishme ose e kėndshme, por ėshtė njė urdhėresė, mbi tė gjitha na jep njė detyrė, nėse me tė vėrtetė duam tė kemi vazhdimėsi nė Besimin tonė Orthodhoks.
Anastasi, u bė i njohur si mbėshtetės dhe drejtues i misionarizmit nė vitet qė pasuan. Ai i nxiste besimtarėt orthodhoksė tė rigjenin kuptimin e pastėr tė njė Kishe tė Shenjtė, tė Pėrgjithshme dhe Apostolike. Madje ai shpresonte tė ngrinte njė lloj qendre misionare orthodhokse tė jashtme. Megjithatė entuziazmi i tij u vu nė lojė prej shumicės sė qarqeve orthodhokse, si qėllim jo realist. Sipas njė thirrje qė ai u drejtoi studentėve tė teologjisė nė Universitetin e Athinės, nė janar tė vitit 1959, dikush nga salla bėri njė vėrejtje duke thėnė nė mėnyrė skeptike, se organizimi i njė Qendre Misionare tė Jashtme ėshtė njėsoj si njė mrekulli. Kėsaj, Anastasi iu pėrgjigj: Jemi plotėsisht nė njė mendje, por si tė krishterė ne besojmė nė mrekullitė. Jeta dhe vepra e Anastas Janullatosit, ndoshta misiologjistit mė tė rėndėsishėm nė botėn e sotme, tregon shembullin e realizimit tė njė mrekullie nė Kishėn Orthodhokse bashkėkohore.
(Marrė nga libri: At Luka Veronis, Misionarė, murgj dhe martirė: Duke bėrė dishepuj nga tė gjitha kombet, (pėrkthyer nė shqip), botim i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, Tiranė, 2003.
Titulli i origjinalit: fr. Luke Veronis, Missionaries, Monks and Martyrs: Making Disciples of All Nations, Light & Life Publishing Co., 1994.
Krijoni Kontakt