Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    ALb@SouL NetWo®K Maska e [A-SHKODRANI]
    Anėtarėsuar
    12-08-2003
    Vendndodhja
    EUROPE
    Postime
    245

    Arrow PS: Qeveria s’eshte pergatitur per te perballuar emergjencat civile

    PS: Qeveria s’eshte pergatitur per te perballuar emergjencat civile

    Per Partine Socialiste qeveria nuk eshte e pergatitur per te perballuar emergjencat civile, gje qe kundershtohet nga qeveria, sipas se ciles jane marre te gjitha masat per perballimin e cdo situate te veshtire qe mund te krijohet. Kjo ceshtje eshte diskutuar ne mbledhjen e sotme te Komisionit te Sigurise Kombetare ku sekretari politik i PS, Ben Blushi u shpreh se me luften kunder trafiqeve qeveria s’ka fonde per te perballuar situatat e veshtira te motit.

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Erresira qe vjen prej ngjyres politike


    Sarandë- Si asnjë vit tjetër pas ‘97-ës, Saranda, qyteti dhe fshati, ka filluar të ndjej me herët errësirën për shkak të mungesës së dritave. Madje kjo nuk është thjesht errësirë që objektivisht mund të vije për shkak të një difekti teknik apo për shkak të mospagesave të faturave etj. Jo! Errësira ka ngjyrime politike. Ajo vjen për shkak të një psikologjie qeverisese, e cila përgatitet të justifikojë deshtimin dhe mos mbajtjen e premtimit për "drita 24 orë", me të ashtuquajturën "trashegim i pasojave nga qeveria socialiste", etj. etj.

    Saranda, por edhe Delvina po e vuajnë errësiren e ketyre ditëve thjesht për arsye politike. Llogjika e ministrit të Ekonomisë dhe Energjetikes, Genc Ruli, është kjo: Votuat kundër PD-së, paguajeni tani! Dhe urdhëri është i prerë. Sarandës t’i priten 7 orë në 24 orë dritat. Banoret e Sarandës, të fshatit dhe qytetit, janë edhe sot e kësaj dite korrekt me shtetin. Fatura e energjisë nga popullata paguhet në masën mbi 97 për qind. Në se do zbatohet deklarimi i drejtuesve të KESH që ndërprerja do të jetë në vartësi të pagesës së fatures, nuk ka pse të ndodh psh, që ndërprerjet të jenë fikse, të komanduara nga qendra jo në proporcion me pagesën por sipas llogjikës politike të drejtuesve aktual. 5-6 orë në ditë ndërprerje të energjisë ka qyteti dhe mbi 7 orë fshati. Ndërkaq, përtej këtij orari ndërprerjesh "të njohur zyrtarisht", ka edhe ndërprerje me të tejzgjatur në zonën rurale. Realisht fshati është në errësirë jo 7 por 12-17 orë në 24 orë. Vërtet që Saranda, si dhe Delvina nuk e meritojnë këtë ndëshkim e diskriminim sepse asnjëherë nuk janë përballur me shtetin me indiferencë për të paguar atë çka konsumojnë. Fakti që ndërprerjet e tejzgjatura kanë ngjyrime politike, vërtetohen edhe me atë që ministri Ruli, deputeti i zgjedhur sforcërisht në Gjirokastër, ka lëshuar urdhëra të brendshme për diferencime. kështu psh, qyteti i Gjirokastrës është favorizuar me rreth tre orë në ditë (24 or&#235 ndërprerje, ndërkohë që Lazaratit nuk i ndërpriten dritat fare. Po fshati? Me që nuk është zonë e zotit Ruli, fshatarët e zonës rurale të Gjirokastrës duhet të "paguajnë" me errësirën e gjatë edhe se janë të rregullt në pagësen e energjisë që konsumojnë. Probleme mund të ketë që kondicionojnë ndërprerjet, por askush nuk bëhet avokat i qeverisë. U zotua Berisha për 24 orë drita, le të bëj këmbët nga koka dhe të gjej energji ku të dojë - thonë njerëzit. Ndërkaq ministri aktual i errësirës, Ruli me urdherat e tij të prera për ndërprerjen e tejzgjatura, e di se populli shqiptar vështirë të dalë rrugëve në protesta kundër kesaj qeverisjeje e mënyre të sjelluri. Nisur nga përvoja e qeverisjes së PD-së në vitet ‘92-’97, kur çmimet filluan të liberalizoheshin, ka një thenie "lapidar" të ish ministrit të atëhershëm të financave, Genc Ruli. Edhe se çmimi i bukes u rrit me shpejtësi dhe kjo rriti se tepërmi pakenaqësitë, Ruli tha "kur ky popull nuk u ngrit tani kundër nesh, s’ka për t’u ngritur kurrë"! Por kohet ndryshuan dhe zoti ministër i Ekonomisë dhe Energjitikës, duhet të ketë nxjerrë mësime nga ‘97-ta. /Panajot.Zoto

    Kane filluar pakenaqesite per oret e erresires

    Sarandë- Të parët që ndjejnë peshën e mungesës së energjisë janë përdoruesit industrial dhe ata të rrjetit të shërbimeve. Ndërprerjet e energjisë ndikojnë edhe në mungesat e furnizimit të qytetit me ujë të pishëm. Bizneset kanë filluar të zbresin nga niveli i të ardhurave, ç’ka bërë që masat e qeverise për ndërprerjet e energjisë të shikohen me dyshim. Ne se do vazhdohet kështu, do na duhet të mbyllim lokalet - thotë për gazetën nje pronar lokali në Sarandë. Ai bën një llogari të thjeshtë për të vertetuar humbjet. Punojmë me gjenerator gati 6 orë në ditë, thotë ai. I thonë rreth 200 lekë (të rinj) në orë, ose 10-12 mijë lekë në ditë shpenzim për të prodhuar energji për drita dhe për aksesoret e lokalit. Po në muaj? Eshtë vështire të përballohet kjo situatë. Ndërkaq, ndërprerja e energjisë, siç ndodh në Sarandë, në orët me produktive të punës (09-01 kjo për paraditen), nxjerr jashtë pune institucionet e shërbimit ndaj qytetareve dhe, pse mos ta themi krijon kushte për largime të zyrtareve nga puna dhe mosshërbim të qytetareve

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Me cfare ti perballoje, me xhepat e shpuar? Apo me shpitin malorsiak?

    Populli do drita, drita nuk ka. Do ngrohje, ngrohje nuk ka. Ngelet te lexojme Fan Nolin tani.

    Ik ore Sali mavrija se nuk eshte pushteti per ty. Plak matuf.

  4. #4
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Edierisha jo thjeshtė i paaftė, gėnjeshtar por nė gjėndje ta ridjegė vendin

    Edi Rama

    Sot jemi nė njė situatė e cila ėshtė drama
    tike dhe pėr kėtė nuk ka nevojė pėr tė lexuar draftin e projektbuxhetit, por ai na jep tė shkruar e zeza mbi tė bardhė pėr gjithė sektorėt dramaticitetin e kėsaj situate. Situatė ku vendi tashmė nga gjendja "nė vend numėro" ka kaluar nė gjendjen "mbrapa kthehu". Nė tė gjithė sektorėt kemi rėnie, qė nėnvizohet nga njė shifėr e vetme. Pėr herė tė parė, pasi socialistėt dhe progresistėt lanė qeverisjen, kemi njė zhvillim tė pėrgjithshėm 5%. Pėr herė tė parė, pasi socialistėt dhe progresistėt lanė qeverisjen, kemi njė hartim ilegal tė buxhetit, tė pakonsultuar me grupet e interesit dhe mbi tė gjitha jashtė cdo afati ligjor. Pėr herė tė parė kemi njė situatė, kur qeveria shqiptare niset nė drejtim tė paditur dhe institucionet ndėrkombėtare qė monitorojnė Shqipėrinė, qė mbėshtesin dhe inkurajojnė procesin e rritjes ekonomike detyrohen tė ndėrhyjnė, duke e kapur nga xhaketa, pėr ta kthyer nė pikėn e nisjes. Aty ku formulohet njė projektbuxhet nė kundėrshtim me vullnetin e zgjedhėsve, nė kundėrshtim me aspiratat e vetė zgjedhėsve tė Partisė Demokratike dhe nė aprovim tė plotė tė gjithckaje qė i shtyu shqiptarė nė shumicė tė mos e votojnė kėtė parti dhe kėtė kryeministėr. Ky ėshtė njė projektbuxhet i varfėrimit dhe jo i zhvillimit dhe kėtė nuk mund ta mbulojnė dot spekullimet me shifrat dhe buzėqeshjet nė ballė tė gjerė tė qeveritarėve, tė cilėt nuk e kanė pėr gjė qė tė pėrpiqen qė paaftėsinė e tyre proverbiale ta fshehin nė gėnjeshtra skandaloze. A thua se shqiptarėt nuk dinė tė dėgjojnė dhe nuk i kanė dėgjuar premtimet e tyre elektorale. A thua se shqiptarėt nuk vlerėsojnė dhe nuk e kanė vlerėsuar programin e tyre qeveritar, a thua se shqiptarėt nuk e ndjekin jetėn politike dhe nuk i kanė ndjekur premtimet e nėnshkruara nė projektin famėkeq tė 100 ditėve dhe se duhet tani tė hanė gėnjeshtrėn e rradhės sipas sė cilės rrogat po u rritkan aq sa ishin premtuar. Mė thoni njė rrogė apo njė pension pėr tė cilin zoti Berisha nuk ka premtuar minimalisht dyfishimin. Mė thoni njė sektor ku zoti Berisha nuk ka premtuar tė paktėn dyfishimin e investimeve. Katėr herė ka premtuar se do tė rritė grantin e pushtetit vendor, por e dini sa e ka rritur: zero herė.

    Dhe jo vetėm kaq por ndėrkohė qė nuk ka rritur grantin, po ngushton pėrditė hapėsirėn e autonomisė vendore. E filloi me taksėn e biznesit tė vogėl. Njė mashtrim tjetėr, tė cilit si cdo gėnjeshtėr qė i ka kėmbėt e shkurtra, i dolėn kėmbėt shumė shpejt pasi edhe ai pėrgjysmim nuk rezultoi tė pėrgjysmonte barrėn fiskale tė biznesmenėve tė vegjėl, sepse kėtyre letra u vajti njėsoj sikur tė mos kishte ndodhur pėrgjysmimi pėr tė mbushur arkėn. Njė arkė qė po mbushet me praktika abuzive, qė po mbushet me brutalitet dhe dhunė ndaj sipėrmarrjes pėr tė kompensuar nė kurriz tė kėtyre sipėrmarrėsve paaftėsinė e zotit Berisha dhe tė gjithė tė paaftėve.

    Tre qeveri ka sot Shqipėria. Qeverinė e ministrave, tė cilėt vlejnė vetėm pėr fasadė dhe tė cilėt i shihni tė dalin shumė pak, me pėrjashtim tė "ministrit qė qesh". Qeverinė e kėshilltarėve, tė cilėt i shihni tė mbushin faqet e gazetave nė pėrpjekje tė dėshpėruar pėr t'i bėrė makiazhin qeverisė, jo sikur janė kėshilltarė tė kryeministrit, por sikur janė kėshilltarė tė popullit qė i thonė atij se si ta vlerėsojė kryeministrin dhe qeverinė e thashethemeve. Kjo ėshtė qeveria qė sot drejton nė fakt Shqipėrinė. Thashetheme qė mblidhen nga tė katėr anėt dhe qė pėrkthehen nė kokėn e kryeministrit shqiptar si programe alternative goditjesh dhe masash. Nuk ka se si tė ndodhė ndryshe pastaj, kur kryeministri shkon atje ku janė pėrmbytur njerėzit dhe premton t'i strehojė nėpėr hotele dhe motele. As Mao Ce Duni nuk do ta merrte kėtė kurajo, qė i kishte tė gjithė hotelet tė Komitetit Qendror tė Partisė Komuniste tė Kinės. E di ky kryeministėr qė kėtu hotelet dhe motelet janė private? Apo mendon qė ata qė kishin konflikte interesi, motelet ia falėn shtetit?

    Jemi nė njė situatė kur mosbashkėpunimi me autoritetet vendore po kalon tani dhe po degjeneron nė njė suprimim tė tyre. Unė jam shumė i keqardhur pėr atė qė po u ndodh qytetarėve tė Tiranės qė e votuan kėtė kryeministėr. Qė nuk e votuan pėr t'i zhytur nė baltė, nė baltėn e bllokimit, tė asgjėsė dhe tė hicit, ku punojnė vetėm buldozerėt e akuzave dhe tė shpifjeve, a thua se ai vazhdon tė jetė kryetar i opozitės. A thua se shqiptarėt e kanė vėnė aty pėr tė vazhduar tė fabrikojė shpifje dhe akuza, por nga ana tjetėr jam i bindur se kjo veprimtari, e cila nuk ka tė bėjė fare me shpirtin ndėrtues tė shqiptarėve, por e cila pėrfaqėson mendėsinė e vjetėr tė bllokimit dhe tė sabotimit tė cdo pune, po nxjerr lakuriq aftėsinė e kėsaj qeverie, sic po nxjerr lakuriq edhe hipokrizinė e saj.

    U premtua se ulja qė pėsonte buxheti i njė bashkie dhe komune, socialiste dhe demokrate, tė zgjedhur nga populli, do tė kompensohej. U premtuan dy miliardė lekė kompensim, qė humben nga taksa e biznesit tė vogėl. Nė qytetin e Tiranės, kalojnė mbi 100 mijė automjete, jo tė qytetit, qė amortizojnė me shpejtėsi tė llahtarshme jo rrugėt anėsore por edhe Bulevardin "Dėshmorėt e Kombit". Ndėrkohė qė me siguri, kur tė vijė fushata do tė thonė se do tė bėjnė unazėn. Pėr cfarė do ta bėjnė unazėn, pėr fushatė dhe premtime apo pėr qytetarėt? Nėse do ta bėjnė pėr qytetarėt, ku janė fondet? Nė kėtė buxhet, Tirana ėshtė goditur, sic janė goditur gjithė bashkitė kryesore. Argumenti ėshtė se kanė marrė fonde tė pamerituara, fonde pėr qytetarėt socialistė dhe demokratė qė jetojnė nė Tiranė, nė Durrės, Vlorė, Berat, Gjirokastėr dhe qė e panė se si u mbytėn. E pastaj i kėrkuan pushtetit vendor tė bashkėpunojė dhe tė parandalojė. Bllokohen punėt nė Tiranė dhe e lė pushtetin vendor nė kryeqytet e kudo, nė mėshirėn e gjithė ndėrtimtarisė pa leje qė po lulėzon. Ka njė rritje mbi 100% tė ndėrtimtarisė pa leje qė kur Sali Berisha ka fituar zgjedhjet. Kėtė nuk e dėshmon vetėm ndėrtimtaria nė periferi por nė cdo ndėrtim, edhe ato me leje ka njė rritje mbi 100% tė ankesave tė qytetarėve pėr lulėzimin e ndėrtimeve pa leje tė komshinjve tė tyre. Pse? Sepse ka ardhur njeriu qė lejon cdo gjė qė ėshtė pa leje dhe quan "pa leje" cdo gjė qė ėshtė me leje. Ka premtuar 4 mijė kilometra rrugė rurale, ka bredhur veriun e ka marrė votat e tij. Po u them tė gjithė miqve tė mi veriorė, tė cilėt i kam vizituar nė kohėn e qeverisjes socialiste dhe kur i kam parė nė atė mjerim, mė ka ardhur turp pėr atė qeveri, se ata do tė jenė mė keq se me qeverinė socialiste. Nė kėtė projektbuxhet nuk ka asgjė pėr komunat e veriut, nuk ka asgjė pėr balancimin e kėtij polariteti. Sepse nuk mund tė ketė gjė nė mendjen boshe tė Sali Berishės dhe qeveritarėve tė tij. Janė tė paaftė. Kanė ardhur nė pushtet, sepse ishim ne tė paaftė tė qėndronim nė krye tė punėve tė vendit dhe kanė ardhur nė pushtet vetėm duke gėnjyer. Por nuk mund tė qeveriset dot duke gėnjyer. Sepse me gėnjeshtra nuk bėhen dot 4 mijė kilometra rrugė, gėnjeshtrat nuk konvertohen dot nė asfalt, por nė urrejtje pėr kundėrshtarin tėnd. Me gėnjeshtra mund tė kalėrosh varfėrinė e popullit tėnd, por nuk mund tė nxjerrėsh popullin tėnd nga varfėria. 1 miliard lekė ishte pėrfitimi direkt i bashkive tė vendit pėr rrugėt urbane. Asgjė ėshtė nė vitin 2006. Po ua them kėtė edhe kolegėve tė mi demokratė. Ata, tė cilėt qė nga dita qė Berisha u bė kryeministėr nuk vijnė mė nė Shoqatėn e Bashkive. Pėr 5 vjet e kam drejtuar kėtė shoqatė me kryeministra socialistė, ka qenė oponenca mė e fortė ndaj qeverisė. Kurrė nuk mė ka marrė njė kryeministėr nė telefon dhe tė thotė "Cfarė po bėn Shoqata?". Kolegėt tanė vinin nė tavolinė dhe ishin bashkė me ne. Shkonim nė komisionin e Ekonomisė, pėrballė maxhorancės socialiste dhe kėrkonim tė drejtat pėr qytetarėt socialistė dhe demokratė. Kurrė nė kėtė komision, nuk na kanė trajtuar si armiq, pėrkundrazi na kanė ftuar. Asnjė ftesė nuk ka ardhur dhe nuk ka pėr tė ardhur nga komisioni i Ekonomisė tė zotit Berisha. Pėrderisa vetė kryetarėt e bashkive demokrate, nuk kanė kurajon tė vijnė tė ulen nė tavolinė. Disa prej tyre thonė: "Ti e kupton si ėshtė puna". Puna ėshtė qė ne po bėjmė hapa mbrapa. Puna ėshtė qė autonomia vendore po pėrdhunohet dhe po vazhduam kėshtu ne do tė rigjendemi pėrballė njeriut, qė jo thjesht ėshtė i paaftė dhe gėnjeshtar por qė ėshtė nė gjendje ta ridjegė vendin. Njė koeficient tėrėsisht kaotik dhe i paqartė ka zėvendėsuar investimet pėr rrugėt urbane nė konceptin e grantit. Ashtu sikundėr 2 miliardė lekė mė pak janė pėr ujėsjellėsat. Qeveria qė do tė garantonte ujė 24 orė brenda 100 ditėshit, do tė conte ujėsjellėsat nė tė gjitha zonat urbane, nė vend tė ujit keni drejtor tė ujėsjellėsit Tiranės kryetarin e PD tė Kamzės. Nuk kam asgjė pėr tė si person, por kuptoheni vetė se pėr cfarė meritash profesionale ėshtė emėruar drejtori i Ujėsjellėsit. Pa asnjė konsultim me pushtetin vendor, ndėrkohė qė mbushėn Tiranėn me rrena nė 2003 se prioriteti i parė i Partisė Demokratike, ishte decentralizimi i ujėsjellėsit. Do tė fusnin ujin nė treg. Tani e morėn ujin, e futėn nė shishe dhe ia kanė dhėnė nė xhep njė kryetari demokrat. Mund tė verifikoni shifrat. 3500 lekė pėr frymė ishin shpenzimet e buxhetit tė vitit 2005 pėr cdo bashki, 2900 lekė janė tani. Nė vitin 2005, shpenzimet pėr frymė nė komuna ishin 2500 lekė, tani janė 1900 lekė. Kėto janė shifrat. Sot ne themi kėshtu, Sali Berisha thotė ashtu. Por nesėr nė 2006, kėto shifra do tė jenė jeta e pėrditshme e qytetarėve nė bashki dhe komuna. Nesėr, ata do ta ndjejnė nė rrugėt e tyre, nė shėrbimet dhe cezmėn e tyre se ky buxhet ėshtė buxheti mė i keq qė parlamenti shqiptar do tė nxjerrė qėkurse ėshtė ndarė nga kaosi dhe tragjedia e vitit 97. Ne nuk na impresionon aspak ai buxheti alternativ i korrikut, sepse objektivi i korrikut do tė bjerė nė rradhė tė parė mbi kurrizin e gjithė sipėrmarrjes shqiptare, qė do tė hajė gjithė presionin dhe trysninė abuzive. Nuk ka njė sistem, as projekt pėr tė ndėrtuar njė sistem alternativ tė mbledhjes sė tė ardhurave, por do tė shkojnė tė pėrdhunojnė sipėrmarrjen. Kėtė kanė filluar ta ndjejnė tė gjithė sipėrmarrėsit. Kanė thėnė se kanė hequr sistemin e referencave. Gėnjejnė! E kanė vėnė 100% dhe nuk kanė pėr ta hequr sepse duan me cdo kusht tė arrijnė objektivin tėrėsisht tė paqėndueshėm dhe i cili do tė paguhet me djersėn e sipėrmarrėsve shqiptarė, klasės qė mbron e djathta e zotit Berisha.

    80 komuna tė varfra, tė identifikuara nga qeveria e deridjeshme, tė trajtuara nė mėnyrė tė vecantė, pėrfshirė edhe veriun e vendit, komuna nė zona rurale pėr tė cilat qeveria socialiste nuk bėri ndonjė gjė tė madhe, por i futi nė njė listė tė vecantė, tani janė futur bashkė me tė tjerat. Janė fshirė! Luftėtari i madh i varfėrisė! Ka marrė votat e qytetarėve duke u futur nėpėr dyqane dhe duke marrė listat. Do t'i shikojmė listat, kur ky projektbuxhet tė bėhet buxhet dhe kėto shifra tė bėhen realitet. Do ta thėrras unė zotin Berisha tė vijė me mua tė shikojmė listat, qė na i nxirrte nėpėr dyert e dyqaneve. Njeriu qė do tė reduktonte varfėrinė dhe qė sot me kėtė buxhet e ka futur Shqipėrinė nė "mbrapa kthehu" dhe e ka kthyer varfėrinė nė status. Ne bėmė shumė pak pėr tė zbutur varfėrinė, por ama nuk e pranuam si status. Tė gjitha masat qė janė marrė deri tani janė tėrėsisht populiste dhe abuzive qė synojnė vetėm disa sentimente parciale tė elektoratit por nuk do tė arrijnė dot tė pėrkthehen nė asgjė konkrete. Pavarėsia e pushtetit vendor ishte standart, nė rradhė tė parė konceptual i Partisė Socialiste dhe i gjithė maxhorancės progresiste. Ishte njė standart i cili nuk kishte tė krahasuar me standartet europiane, por nuk mund tė krahasohet dot me atė qė sjell ky projektbuxhet sepse raporti i tė ardhurave tė pavarura me ato qė vijnė nga qeveria, ėshtė cėnuar me 15%. Pra, 15% mė pak e pavarur ėshtė sot qeverisja vendore nė Shqipėri. 66% pavarėsi kishte pushteti vendor nė vitin 2005, sot ka 51%. Kjo do tė thotė qė burimin e ka kucedra, e hap kur do, e mbyll kur do. Kucedra ėshtė buxheti centralizues, jo decentralizues. Qeveria centralizuese e njė kryeministri qė thotė: "Ligji, plan rregullues, nuk kanė rėndėsi, ne do tė mbledhim KRRT e Tiranės". Jashtė loje, totalisht. Ka edhe njė tė dhėnė tjetėr qė ėshtė akoma mė e rėndė nė raport me propogandėn. Eshtė bėrė njė pėrpjekje pėr tė thėnė se do tė ketė mė shumė investime nė arsim. Nuk ėshtė e vėrtetė! Gjithė kolona e investimeve, e cila ėshtė parashikuar nė projektbuxhetin e zotit Berisha ėshtė abuzive, e fryrė me shifra hipotetike tė cilat ai do t'i sigurojė nga donatorėt. Ata qė i ka tmerruar nga habia kur u tha "mė jepni lekė, t'ia jap pronarėve tė tokės". Kryeministri shqiptar nė vitin 2005, kur nuk ka mbetur qytetar nė Tiranė, apo nė komunėn mė tė humbur qė tė mos e ketė kuptuar se si mund t'u afrohesh donatorėve dhe partnerėve e si tė mund tė pėrfitosh prej tyre mbėshtetje financiare. Duhet njė projekt qė tė hyjė nė parametrat e ndihmės financiare tė komunitetit ndėrkombėtar. Nuk ka bėrė vaki qė tė dalė pėrfaqėsuesi i njė shteti e tė thotė: "Dua lekė" ose "soldi, per favore" sic thonė ata qė zbresin atje nė Bari. Nga 2 miliard financimet nė arsim janė reduktuar nė 1.7 miliard. Kėto janė shifrat.

    Ky nuk ėshtė humor, por ėshtė dėshpėrim. Eshtė dėshpėrimi i shumicės shqiptare. Mos e harroni kurrė! Sali Berisha nuk ėshtė pėrfaqėsues i shumicės sė shqiptarėve, por i njė shumice parlamentare, e cila nuk mund tė fshihet dot pas gjethes sė dushkut. E cila nuk mund tė qėndrojė dot nė kėmbė me genjėshtra, sepse deri dje abuzonte me paaftėsinė dhe me prapambetjen e rėnien e ritmit tė qeverisė socialiste, sidomos nė fund tė mandatit. Por sot nuk mund tė abuzojė mė. Sot ata nuk janė aty pėr tė na thėnė se c'nuk kemi bėrė ne, pasi kėtė e dimė ne edhe shqiptarėt. Ata janė aty pėr tė bėrė ato qė kanė thėnė se do t'i bėjnė mė mirė se ne. Po pėr fat tė keq, po tregojnė se asgjė nuk mund ta bėjmė dot mė mirė se ne. Pėrvecse tė shpifin dhe tė gėnjejnė, pėrvec se tė dėshmojnė pėrditė se janė tė paaftė. Dy karakteristika ka kryeministri dhe kjo qeveri, paaftėsinė dhe gėnjeshtrėn. Pėr kėtė arsye jetojnė duke akuzuar, duke bllokuar, duke cėnuar. Asnjė hapėsirė e re nuk do tė krijohet nė Shqipėrinė e zotit Berisha, tė jeni tė sigurt pėr kėtė. Asnjė hapėsirė pėr asnjė grup interesi. Nuk ėshtė hapėsirė e re edhe ajo rritje e pagave qė u ka premtuar arsimtarėve. Ajo ėshtė njė tallje me arsimtarėt dhe u ka premtuar shumė mė tepėr se aq. Shumė shpejt, brenda shumė pak ditėve, do t'u japim shifrat se sa e gėnjeshtėrt ėshtė edhe filozofia, apo mė saktė, aplikimi i filozofisė sė qeverisė sė lehtė, qeverisė nė dietė. Do t'u japim shifrat e dietės dhe do t'u tregojmė se nė fakt me kėto shkurtime, nėqoftė se do tė kishim dietė reale, do tė kishim shpenzime shumė mė tė vogla. Nuk ėshtė dietė reale dhe mbi tė gjitha ajo dietė nuk i duhet as dreqit nė qoftė se nuk pėrkthehet nė zhvillim, nė qoftė se nuk i jep trupit energji dhe vitalitet. Pėrkundrazi, sepse nėse do tė ishte dietė reale gjithė ulja e nivelit tė dhjamit do tė sillte zhvillim nėpėrmjet cuarjes me mė shumė shpejtėsi tė gjithė energjisė nė tė gjitha arteriet e organizmit tė kėtij vendi. Por investimet kanė rėnė pėr tė bėrė njė mashtrim tjetėr elektoral pėr zgjedhjet e ardhshme. Pėr tė gėnjyer arsimtarėt, pėr tė gėnjyer ata me rroga tė ulta dhe njė rritje e cila do tė shikoni se si do tė jetė nė raport e paevitueshme tė cmimeve pėr shkak tė krizės ku po e fut Sali Berisha vendin. Janė tė paaftė dhe detyra jonė ėshtė tė shpjegojmė pėrditė me fakte, pa ngritur akuza tė pabaza, absolutisht pa shpifur dhe pacėnuar dinjitetin e tyre si persona se janė tė paaftė. Kėto gėnjeshtra janė barrė e pėrditshme nė kurriz tė shqiptarėve.

    Do t'u jap disa shifra. Vlora merr investime pėr rrugė urbane mė pak se Bajram Curri. Nė Vlorė shkojnė 8 milionė lekė, nė Barjam Curri shkojnė 9 milionė lekė. Ne nuk kemi gjė kundėr pėr kėtė, por ne duam qė minimalisht edhe nė Vlorė tė shkojnė minimalisht 9 milion lekė, ose mė shumė se kaq. Madje, nėse do tė ishim ne nė Bajram Curri do tė shkonin mė shumė, nė Vlorė do tė shkonin akoma mė shumė. Ky ėshtė ndryshimi midis nesh dhe zotit Berisha, sepse atė dietėn ne nuk do ta pėrdornim pėr masa populiste pa asnjė efekt tė qėndrueshėm, por pėr tė vitualizuar organizmin e kėtij vendi qė po rraskapitet pėrditė dhe qė po pėrmbytet e do tė pėrmbytet mė shumė. Bashkia Shkodėr, ndėrkohė qė Vlora merr 8 milionė lekė pėr investime nė rrugė urbane, merr 27 milionė lekė. Ja diferenca. Unė personalisht po ju them se jam shumė i kėnaqur qė nė Shkodėr tė ketė njė vėmendje prioritare, qė tė bėhen investime, rrugė dhe qytetarėt tė shikojnė se edhe Shkodra mund tė ndryshojė. Por jam shumė i fyer qė po mundohen ta gėnjejnė Shkodrėn me 27 milion lekė, qė nuk ėshtė asnjė rrugė megjithėse me inxhinierėt qė ka Berisha, mund tė kujtojnė se me kėto mund tė bėhen 27 rrugė. Do t'i shikojmė kėto rrugė dhe ato tė tjerat pėr tė cilat ngriti komisione hetimore dhe fabrika akuzash nė cdo qytet, do tė shikojmė edhe mbikalimet dhe nėnkalimet si do t'i bėjė me cfarė preventivash dhe me cfarė cmimesh. Por kėtu jemi nė njė skandal. Pretendon se ka ulur 42 milion dollarė shpenzimet dhe i jep Shkodrėn 270 milion lekė tė vjetra. Ku i ka cuar tė tjerat, kujt do t'ia japė? Pėr kafe elektorale atyre qė as kafen nuk do t'ia pijnė dot sepse kriza ekonomike dhe kriza e zhvillimit do tė rrisė varfėrinė dhe cmimet. Ka edhe njė shifėr tjetėr, nė ato shumė shifra qė mund tė bėsh barcaleta sikur nė fakt kėto tė mos ishin emra qytetesh por tė ishin popullata tė tėra. Bashkia Shkodėr merr 27 milionė lekė, komuna Paskuqan merr 29 milion lekė. Shikoni se cfarė ėshtė filozofia qeverisėse e shėrbimit dhe e shėrbesave, e zhvillimit dhe e daljes nga varfėria. Kudo ku ta prekėsh projektbuxhetin e zotit Berisha dhe tė paaftėve qė e rrrethojnė do tė ndjesh paaftėsi dhe dėshpėrim pėr raportin tėrėsisht turpėrues qė ka buxheti me buzėqeshjet qė mundohen t'i japin njerėzve optimizmin e realizimit tė premtimeve. Kanė filluar tė thonė se kėto ishin pėr katėr vjet dhe tani janė vetėm nė vitin e parė. Por po tė bėsh llogaritė, sikur tė prezumojmė edhe njė rritje tė natyrshme, nuk duhen katėr por 40 vjet. Epo 40 vjet Sali Berishėn nuk e mbajmė dot dhe as qeverinė e tij. Ky buxhet do ta marrė pėrgjigjen e tij, pikėrisht aty ku ai ka goditur mė shumė, tek komunitetet lokale. Ata do tė votojnė vitin tjetėr edhe pėr kėtė buxhet dhe tė jeni tė sigurt se do ta kundėrvotojnė. Nuk desha tė marr pėr shembull Bashkinė e Tiranės, sepse tani ka hyrė nė modė "konflikti i interesit" edhe si koncept, edhe quhet i tillė edhe atėherė kur mbron interesat qė pėrfaqėson. Kjo bashki merr 150 milionė lekė tė vjetra pėr rrugėt, sa Policani. Nuk krahasohet me Paskuqanin qė me siguri do tė bėhet prefekturė. Cėshtja ėshtė e thjeshtė. Jemi nė njė situatė tėrėsisht tė qartė. Jemi nė duart e tė paaftėve dhe tė gėnjeshtarėve, por kemi marrė nė dorė fatin tonė.

    Pergatiti faqet: Mo.Ro

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anėtarėsuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Citim Postuar mė parė nga ShtremsI
    Me cfare ti perballoje, me xhepat e shpuar? Apo me shpitin malorsiak?

    Populli do drita, drita nuk ka. Do ngrohje, ngrohje nuk ka. Ngelet te lexojme Fan Nolin tani.

    Ik ore Sali mavrija se nuk eshte pushteti per ty. Plak matuf.
    Mire e ke me xhepa te shpuar, po kush i shpoj xhepat ,se xhepat su shpuan per 1 muaj apo ja bete hallat Nanos ata mijra $ $$$$$$$ qe harxonte neper hareme e buzuqe kazino Populli me te vertet do drita po pyet a kishte me pare .apo tani i duhen popullit, a i harruat se per 8 vjet sa ishit ne pushtet njerzit pinin bar miu , se kishin kaluar ne skamje
    .Lexoni Fan Nolin edhe Migjenin DHE LERENI NANON E KOMPANI te argetohen me parat qe ju rropen per 8 vjet rreshte dhe se jan ata shkaktaret e kesaj dite.......
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PORTI_05 : 08-12-2005 mė 23:22

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-11-2003
    Postime
    337
    me ket lloj opozite kjo qeveri do e shtyje 8 vjet rehat fare...
    fjala vjen;; c'fare la ps-ja dhe e prishi pd-ja?

    la noj tender te fituar per te pas shqiptaret drita ne dimer ?

    la keto emergjencat civile gati dhe kolektoret e zhbllokuar dhe u zune gjate 30 diteve te qeverise aktuale ?!

    la rruget e shtruara dhe po i prish pd-ja ?! (kujtoj qe rruget kane filluar te hapen qe ne qershor, 1 muaj para zgjedhjeve, dhe sot tirana mbytet ne balte dhe pluhur)
    uroj mos vazhdoje gjate me demagogjira te stilit alla-rama kjo lloj opozite, se do jete ne dis-favor te shqiptareve dhe te demokracise...

  7. #7
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    PD nuk mund te veshe cdo deshtim te saj qeverise parardhese. pushteti ju dha pd qe te qeverise dhe te jete kreative, jo qe te qahet dhe ankohet gjithe diten si ver llapa.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-11-2003
    Postime
    337
    jam plotesisht dakort me ty shtremso...
    nuk mundet kjo qeveri t'ia faturoje c'do gje qeverise para-ardhese, edhe pse ka vetem 90 dite ne pushtet, sepse do behej si ata qe iken,, qe edhe per fushaten e zgjedhjeve te 3 korrikut fajsonini qeverine e 92-97 per deshtimet e tyre...

    por qesharake eshte se keto akoma pa u mbush 30 dite filluan te mjaullinin dhe te tregonin me gisht, pak-a-shume si kizi i pazarit...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gabriel : 12-12-2005 mė 03:55

  9. #9
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anėtarėsuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,679
    Ha Ha Ha!!!

    Sa bukur do ishte nese energjia elektirke do prodhohej nga partite politike. As PD as PS apo edhe ndonje tjeter nuk mund te beje gje per kete pune mjani u bete me keq se ne parlament. Kjo gjendje e tille ka renjet ne shume aspekte te jetes,ekonomise,politikes se vendit. Shume mire e keni populli ri duarkryq duke thene do e regulloje PD, PS shan PD pse nuk i regulloi, PD hiken nga qeverisja, PS premton energji, populli shan PS ja nje telenovele shume e bukur per tu para nga populli shqiptar.

    Ardi
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  3. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •