“Testamenti” i Faik Konicės, trillimi dhe e vėrteta
Nga Prof. Nasho Jorgaqi
Kėtė dhjetor u mbushėn plot shtatėdhjetė vjet nga dita kur Faik Konica u nda nga jeta. Njė pėrvjetor qė opinioni shqiptar, pėr fat tė keq, e kaloi nė heshtje. Ishte rasti mė i mirė pėr t’i bėrė homazhet merituara kėsaj figure madhore tė kulturės dhe historisė sonė kombėtare. Por askush nuk u kujtua pėr tė vendosur qoftė dhe njė tufė lulesh mbi eshtrat e tij, qė tani prehen nė kodrat e Liqenit. Me sa duket, fanfarat e zhurmshme tė politikės sė ditės, nuk po lėnė tė dėgjohen zėrat e historisė. Njė zė i tillė ėshtė dhe ai i Faik Konicės, qė e pėrmendim me vend dhe pa vend, por nuk kujtohemi nė ditėt e tij tė shėnuara qė ta nderojmė ashtu siē i takon.
Pėrvjetori i 70-tė i shuarjes sė tij fizike pėrbėn do tė thoshim nė njė apel pėr ta ēuar mė tej punėn e pėrbashkėt tė studimit tė jetės dhe tė veprės shumė tė vyer qė ai na ka lėnė pas. Pėr tė gjurmuar dhe studiuar mė thellė trashėgiminė koniciane, pėr tė zgjidhur problemet shumėplanėshe qė ajo shtron, pėr tė shkoqitur qoftė edhe enigma tė jetės sė tij apo pėr tė verifikuar dhe saktėsuar tė dhėna dhe fakte tė hedhura nė qarkullim publik. Pikėrisht pėr njė nga kėto tė fundit do tė flasim nė shėnimin tonė.
Ėshtė fjala pėr “Testamentin” e Faik Konicės tė njohur tanimė jo vetėm nga opinioni shkencor, por dhe nga lexuesi i gjerė. Nė tė thuhet: “Tė nderuar zotėrinj! Ndrroj jetė me mejtimin se ju jeni njerėzit qė mė kini kuptuar mė qart nė kėtė dhe. Nuk do tė mė tretė dheu, nė se ti Imzot Noli dhe ti Lamja im i vogėl dhe tė gjithė ata qė e quajnė veten shqiptar nuk do ta ēojnė kufomėn time tė tretet nė tokėn mėmė. Kam lėnė mėnjanė edhe harxhet e rrugės pėr trupin tim pa jetė dhe shumėn pėr dy metra vend nė Shqipėri. Mbyll sytė se ju i nderuar Noli dhe ju tė nderuar shqiptarė dhe ti Lamja im i vogėl nė Paris do tė ma kryeni kėtė amanet.” Boston 1942.
Tekstin e kėtij “Testamenti” e kam botuar unė pėr herė tė parė nė fillim tė viteve ‘90. Ishte koha kur po ndodhte ndėrrimi i sistemeve, kur opinioni intelektual po ēlirohej nga kufizimet dhe shtrėngesat ideologjike dhe po u hapej rruga proceseve demokratike. Duke pėrfituar nga kjo atmosferė liberale, si studiues dhe lektor universitar i Letėrsisė sė periudhės sė Pavarėsisė, ku pėrfshihej dhe Faik Konica, iu vura punės pėr tė gjurmuar mė tej jetėn dhe veprėn e tij nga burime akoma tė pashfrytėzuara. Kėshtu, krahas artikujve nė shtyp qė botova, pas shumė pėrpjekjesh arrita tė mbledh shkrimet e tij, aq shumė tė shpėrndara, dhe tė botoj vėllimin “Vepra” (1993), i pari botim me trashėgiminė kryesore tė Konicės qė i jepej publikut shqiptar.
Pikėrisht nė valėn e kėtyre pėrpjekjeve, njė ditė do tė mė trokiste nė derė njė ish student i imi, i ardhur nga Pėrmeti, ku shėrbente si oficer dhe mė sjell tė kopjuar me dorė, siē mė tha ai, tekstin e “Testamentit” tė F. Konicės. U gėzova sinqerisht nga ky zbulim qė mė erdhi krejt papritur. Ai do tė mė tregonte pastaj se dokumentin origjinal e ruante familja e motrės sė S. Malėshovės si njė relikte tė shenjtė, bashkė me njė letėr tė ardhur nga Amerika. Ish studenti ia dhuronte mėsuesit tė tij, duke i dhėnė tė drejtėn ta publikonte dhe ta shfrytėzonte nė studimet e veta. Kėsisoj, i rrėmbyer nga entuziazmi i zbulimit, nė pamundėsi pėr tė shtėnė nė dorė origjinalin, duke i besuar garancisė sė sjellėsit, nuk u shtyva mė gjatė, por e shoqėrova me njė artikull dhe e botova nė revistėn e re kulturore “Sot”. Ishte vjeshta e vitit 1991, kur publiku shqiptar, i dėshiruar dhe i etur, priste veēanėrisht nga shtypi tė vėrtetat e paideologjizuara, tė dhėna tė ndaluara dhe kuptohet se sa jehonė bėri “Testamenti” i njė figure aq tė anatemuar sa ē’qe Konica. Ai u komentua nė rrethet intelektuale dhe politike, si dhe u pėrdor nga shtypi, sidomos ai opozitar. Vlera e tij u rrit akoma mė shumė pas njė viti (1992), kur u pėrkujtua 50 vjetori i vdekjes sė F. Konicės. “Testamenti” do tė ishte argumenti mė i fortė e mė domethėnės pėr tė stigmatizuar sistemin totalitar, qėndrimin aspak human qė kish mbajtur ndaj njėrit prej etėrve tė kulturės shqiptare. Jehona e zbulimit tė dokumentit nė Shqipėri do tė arrinte deri nė Amerikė, aq sa kur unė shkova atje (1993) pėr tė hulumtuar nėpėr arkiva rreth jetės sė Fan Nolit ‘u desh tė merrem edhe me kėtė ēėshtje. Nga komunikimi me miqtė e mi shqiptaro-amerikanė si A. Athanas, A. Liolin, P. Prifti etj., e pėr mė tepėr nga njohja me burimet arkivore do tė mė rezultonte se F. Konica nuk kish lėnė ndonjė testament me shkrim, veē amanetit gojor shprehur Nolit qė, kur tė vdiste, tė kujdesej qė trupin e tij ta dėrgonin nė Shqipėri. Dhe Noli, siē del nga kujtimet e bashkėkohėsve dhe tė dhėnat dokumentare, e mbajti fjalėn. Sapo Faiku vdiq mė 15 dhjetor 1942, ai u kujdes qė trupi i tij tė mos varrosej, por tė konservohej nė njė arkivol hermetik dhe tė ruhej nė mauzoleun e varrezave tė Forest Hillsit nė Boston. E jo vetėm kaq, por, fill pas mbarimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, filloi nga pėrēapjet zyrtare pėr ta ēuar nė vend amanetin e mikut. Nė letėrkėmbimin qė do tė kishte nė vitet 1945-1946 me Enver Hoxhėn dhe Sejfulla Maleshovėn, Noli do ta shtronte jo njė herė kėrkesėn pėr kthimin e eshtrave tė Konicės nė Shqipėri, “Dėshira e fundit e Faik Konicės, – i shkruante nė njė nga mesazhet dėrguar Enver Hoxhės, – ishte qė tė prehej nė atdhe. Lutem tė na njoftoni kohėn mė tė pėrshtatshme qė t’i bėni nderimet kampionit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė.” Fakti ėshtė qė kjo kėrkesė e pėrsėritur e Nolit nuk mori asnjėherė pėrgjigje pozitive, por u zvarrit me pretekstin e vėshtirėsive burokratike dhe teknike, deri sa u mbyll pėrfundimisht me ndėrlikimin dhe prishjen e marrėdhėnieve shqiptaro-amerikane qė ndodhi mė 1947. Kuptohet se nė kėtė mes qėndronin arsye tė pastra ideologjike dhe politike, qė lidheshin me pozicionin armiqėsor tė qeverisė sė Tiranės ndaj figurės sė F. Konicės. Kėshtu, nė kėto rrethana, kur humbi ēdo shpresė dhe shpenzimet pėr ruajtjen e kufomės u bėnė tė papėrballueshme nga “Vatra”, ai u varros me njė ceremoni modeste nė korrik tė vitit 1948 nė Forest Hills
Nga tė dhėnat qė mblodha dhe nga hulumtimet e drejtpėrdrejta nė SHBA m’u bė e qartė se njė dokument i tillė nuk ekzistonte. Dhe jo vetėm kaq, por duke gjykuar e arsyetuar me gjakftohtėsi mė rezultonte se shprehja “Lamja im i vogėl”, pra emri i Sejfulla Maleshovės, e komprometonte “Testamentin” dhe tė bėnte tė mendoje pėr njė trillim tė trashė. Ē’hynte nė kėtė mes njė militant komunist si Sejfulla Maleshova nė testamentin e njė antikomunisti siē ishte Faik Konica pėr t’u kujdesur njė ditė pėr fatin e trupit tė tij? Ata qė e kishin sajuar testamentin kishin parasysh Sejfulla Maleshovėn e pasluftės, njė nga udhėheqėsit e qeverisė komuniste. Sepse nė vitin 1942 Sejfullai ishte emigrant politik nė Paris. Kėsisoj e bėnin Faikun tė profetizonte, si tė thuash, pėr tė ardhmen e tij. Pra, e gjithė sajesa ishte sa larg realitetit, aq dhe jashtė ēdo logjike. Duke arsyetuar kėshtu vetmevete nėpėr vite pėr “Testamentin”, kalova shpejt nga dyshimet te bindja se ai ishte njė trillim i pastėr, por prapė nuk guxova ta bėj publike. Mė doli pėrpara njė rrethanė tjetėr, kur prof. Jup Kastrati botoi nė SHBA studimin monografik “Faik Konica” (1995), pas hulumtimeve qė kish kryer dhe atje. Edhe profesori i nderuar, duke shkruar pėr vdekjen e Konicės, citonte tė njėjtin tekst tė “Testamentit”, me pėrjashtim tė fjalėve qė lidheshin me Lame Kodrėn. E rėndėsishme ishte se ai tregonte burimin nga e kish marrė. Sipas tij, “Testamentin” e kish nxjerrė nga kujtimet e Kristaq Nanos, njė emigrant i kthyer pas ēlirimit nga Amerika nė vendlindjen e tij, nė njė nga fshatrat e Pėrmetit. Ai shpjegonte gjithashtu se autori i kujtimeve paskėsh qenė “sekretar i Fan Nolit deri nė vdekje tė tij”. Njė e dhėnė e tillė vinte menjėherė nė dyshim seriozitetin e burimit. Nga hulumtimet e mia shumėvjeēare pėr jetėn e Nolit emri i Kristaq Nanos mė rezultonte krejt i panjohur. Ai jo vetėm nuk kish qenė sekretari i tij, por nuk e kisha ndeshur askund. E megjithatė, u vura nė kontakt me A. Athanasin dhe A. Liolinin pėr ta verifikuar dhe pėrgjigjja e tyre ishte se K. Nano as bėhet fjalė tė kish qenė sekretar i Nolit, e shumta ka qenė njė vatran patriot dhe adhurues i thjeshtė i tij. Pra, nuk kish asnjė arsye qė edhe sikur tė ekzistonte vėrtetė “Testamenti” i Konicės, qė ishte njė gjė tepėr personale, t’i ishte besuar Kristaq Nanos. Nga ana tjetėr, autori i monografisė sjell dhe njė fragment tė shkurtėr nga kujtimet e tij, ku mes tė tjerash thuhet se Konica vdiq me testament nė xhep. Njė gjė e tillė njerėzit e Vatrės qė dėrgoi Noli nė Uashington pėr ta sjellė kufomėn e tė ndjerit nė Boston nuk e dėshmojnė pėr njė gjė tė tillė. Veē kėsaj, nga njė analizė gjuhėsore dhe stilistike qė mund t’i bėhet fragmentit tė shkurtėr tė kujtimeve, vėrehet qartazi se ato rreshta janė shkruar nga dora e njė intelektuali bashkėkohor dhe jo e njė emigranti tė brezit tė vjetėr, siē ishte K. Nano. Nga informacionet e marra nė Pėrmet del se K. Nano ishte nga Maleshova dhe as bėhet fjalė tė ketė lėnė kujtime.
Duke bėrė njė pėrmbledhje tė tė gjitha tė dhėnave e duke ndjekur vijėn logjike tė fakteve, nė dritėn e tė dhėnave tė shumta arrita nė pėrfundimin se s’kish asnjė dyshim se “Testamenti” ishte njė mistifikim i pastėr, pra qė s’kishte tė bėnte fare me autorėsinė e Konicės. Tė dy variantet e tij, qoftė ai i publikuar prej meje, qoftė dhe ai i prof Kastratit, kanė tė njėjtin burim. I ashtuquajturi “Testament” ėshtė sajuar nga dashamirės dhe adhurues tė Fan Nolit e sidomos tė Lame Kodrės nė Pėrmet ose nė Tiranė dhe djallėzisht ėshtė bėrė publik, ashtu siē e pėrmenda mė lartė, nė fillim tė tranzicionit qė po ndodhte nė Shqipėri.
Inkursioni im verifikues ka dhe epilogun e tij. Megjithėse tanimė isha bindur pėr mistifikimin e “Testamentit”, m’u desh tė bėj njė bisedė pėrfundimtare me ish studentin tim pas afro njėzetė vjetėsh. Nė fillim ai e mohoi se kish pasur dijeni pėr “Testamentin” e aq mė tepėr se ma kish sjellė mua, por pas kėmbėnguljes time dhe skjarimit tė problemit, ai sikur u kujtua. Mė tregoi se Testamentin ia kish dhėnė njė gazetar nga Pėrmeti, qė, sipas arsyetimit tė tij, e kish bėrė qė tė sensibilizonte opinionin publik pėr tė sjellė eshtrat e F. Konicės nė Shqipėri nė kuadrin e proceseve demokratike. Por sikur tė mos mjaftonte kjo bisedė, unė prapė nuk ndjehesha pėrfundimisht i qetė pa takuar ndonjė nga njerėzit e afėrt tė Sejfulla Maleshovės. Dhe kjo ndodhi me rastin e pėrurimit nė Fier tė bustit tė poetit, ku kish ardhur nga Pėrmeti i nipi i adaptuar nga e motra, Hajdar Cfaka, tė cilin e kisha dėgjuar dhe tė fliste dhe nė televizor pėr dajėn e tij. Njė burrė i menēur dhe i kulturuar qė kish dijeni dhe pėr Testamentin. Ai mė tregoi se familja e tyre as kish pasur e as kishte ndonjė dokument tė tillė dhe kjo ishte me sa duket “punė gazetash”! Pastaj biseduam gjatė dhe pėrzemėrsisht, aq sa unė do t’i kėrkoja ndjesė pėr gjithė sa kish ndodhur, duke i shpjeguar se pa dashur isha bėrė “viktimė” e njė loje qė kish pasur njė prapaskenė tė rėndomtė. Kėtė ndjesė ia kėrkoj me kėtė rast edhe publikut, ndjesė e diktuar jo vetėm na ndėrgjegjja qytetare dhe intelektuale, por dhe nė respekt tė atij mėsimi tė urtė qė thotė “duaj mė shumė tė vėrtetėn se veten”, tė cilit unė i pėrmbahem edhe nė punėn time studimore.
Krijoni Kontakt