Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 58 prej 58
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga My_Soul
    Xhuxhu te ka lene ndonje verdhushke aneja, lol. Keto qe me kane lene mua kane filluar te skuqen...
    aha, ato qe na kishte lene xhiko-halla dhe c'kish bere gjishi, na i morri Dajkua me Bedrine, se i duheshin per Valbonen...

    Tani ishalla na le abati Faria ndonje si ato qe te ka lene aneja ti..lol

    ps. Oj Shpirtke, mos permend verdhushka ketu ne temen e luftes dhe veteraneve, se te erdhen dhe te vune tatim te jashtzakonshem ata...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Vajz nobel eshte o Xhu.. kjo My solja..
    Te isha i ri si ty.. kisha zen ndonje qoshe posht balkonit te saje.. edhe aty do rrinjam.. po ce do..lol.



    Tani ne temen e Gulagoizmit envero-edvinoist..




    vazhdon "dashuria e zan caushve veterane te Edvinit ..per vlerat e luftes dhe antifacizmin..

    observerja shkruan nga tirana
    --

    Fati i të arrestuarve pas vdekjes së ish-kryeministrit shqiptar, në vitin 1982
    Torturimi i 21 të arrestuarve për Mehmetin



    -------------------------------------

    Sonila YZEIRI

    Të pandehurit në grupin e Kadri Hazbiut e Fiqret Shehut nuk kishin mundur t’u rezistonin torturave çnjerëzore e presioneve për zhdukjen e familjeve të tyre. Ata u detyruan të bëjnë deponime krejt të rreme, ashtu siç i kërkonte hetuesia, kapua i tyre, Hekuran Isaj, udhëheqësi i partisë. Kadri Hazbiu dhe Feçor Shehu reaguan ndaj deponimeve të dëshmitarëve në gjyq, duke i quajtur ato gënjeshtra.
    Dëshmitë
    Me të drejtë i quajtën ato shpifje të çuditshme që mund t’i thoshte një njeri pa mend në kokë. Të pandehurit thanë se “këto janë budallallëqe të trasha nga ata që i kanë sajuar, për të përdorur dhe njerëz pa shkollë”. Me anë të torturave çnjerëzore dhe presionit të vazhdueshëm janë detyruar të pandehur të deponojnë në hetuesi e në gjyq ato që kërkonin ata, se gjoja ishin agjentë tradhtarë në shërbim të të huajve, të pranonin se atë natë që Mehmeti vrau veten, në shtëpinë e tij hyri Kadri Hazbiu nga dera e pasme e shtëpisë, shkoi në studion ku punonte Mehmeti, qëndroi pak kohë atje dhe pastaj Kadriu iku. Qëllimi ishte që të vërtetoheshin thëniet e Enver Hoxhës se Kadriu hyri në shtëpinë e Mehmetit për t’i dhënë një mesazh, dërguar nga zbulimet e huaja ku i thoshin, se meqë është zbuluar veprimtaria e tij dhe për të shpëtuar shokët, Mehmeti duhej të vriste veten, para kësaj të udhëzonte krahun e djathtë të tij, Kadriun, sesi duhej të vepronte në të ardhmen, prandaj dhe në mënyrë të fshehtë shkoi te Mehmeti. Po ashtu, me anë të torturave e presioneve të vazhdueshme për zhdukjen fizike të familjeve e atyre vetë, të vërtetonin lidhjen e Organizatës Kundërrevolucionare, të “poliagjentit” Mehmet Shehu e Kadri Hazbiut me agjenturat e huaja, amerikane, sovjetike, jugosllave etj., për të likuiduar gjoja udhëheqësin e partisë dhe për të përmbysur sistemin popullor në Shqipëri. Mihallaq Ziçishti, i arrestuar si armik, si gjithë të tjerët iu nënshtrua torturave çnjerëzore, presionit të jashtëzakonshëm, duke i përmendur jo vetëm pushkatimin e tij e të vëllait, por edhe presionit të jashtëm që do të merrej në drejtim të familjes së tij, për ta detyruar që të depononte ato që hetuesia dhe Hekurani Isaj i kërkonin. Mihallaqi nuk u rezistoi dot këtyre torturave e presioneve dhe pranoi të thoshte në proceset e tij hetimore gjithçka që i kërkohej. Ai duke pranuar gjithçka që i ishin fiksuar në proceset e tij, si një robot i përsëriti dhe në gjyq. Në proceset e tij, të bëra sipas kërkesave të hetuesve me në krye Hekuran Isajn, vërtetonte skenarin, alibinë që kishte fantazuar Enver Hoxha, se ka pasur një organizatë kundërrevolucionare, se të gjithë pjesëtarët e saj ishin agjentë të vjetër në shërbim të zbulimeve të huaja, se në krye të kësaj organizate ishin “poliagjentët” Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu. Qëndrimi i Kadri Hazbiut gjatë hetuesisë, por edhe në gjyq ishte një qëndrim burrëror. Ai nuk ishte thyer as nga torturat shtazarake gjatë hetimit, ku madje i kishin thyer edhe brinjët. Kadriu nuk humbi asnjëherë dinjitetin dhe kthjelltësinë e mendjes, ndaj dhe i hodhi poshtë me neveri dhe burrëri çdo shpifje që u adresua tek ai. Gjyqi i Kadri Hazbiut ishte tepër i dhimbshëm. Dëshmitë false dhe të dëshmitarëve nuk e vunë aspak me “shpatulla për muri” siç pretendohej ish-ministrin e Brendshëm dhe të Mbrojtjes.
    Torturat
    Hetuesia kishte përdorur torturat gjatë gjithë kohës dhe kishte torturuar në mënyrën më çnjerëzore, në këto tortura vinte çdo natë vetë ministri i Brendshëm, Hekuran Isaj, dhe merrej personalisht me to. A mund të rriheshin për moshën e tyre: Feçori, Llambi, Ganiu, Xhaviti dhe të tjerët. Gjatë procesit hetimor me të pandehurit e arrestuar duhej të vërtetohej me çdo kusht skenari i Enver Hoxhës “për ekzistencën e organizatës kundërrevolucionare”, gjoja e krijuar dhe drejtuar nga “poliagjenti” Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu, e cila, gjoja sipas udhëzimeve të shërbimeve të huaja kishte për qëllim eliminimin e udhëheqësit të partisë dhe rrëzimin e pushtetit popullor.
    Për t’ia arritur këtij qëllimi u arrestuan Fiqret Shehu, Llambi e Mihallaq Ziçishti, Llambi Peçini, Kadriu dhe të tjerë, që me anë të dhunës të vërtetonin këtë skenar. Arrestimi i Feçor Shehut kishte si qëllim që ai të pranonte, se gjoja ai kishte qenë në shërbim të amerikanëve dhe bashkëpunëtor i Mehmet Shehut, por që me gjithë torturat e tmerrshme, ai nuk pranoi asgjë deri në fund të procesit. Ai të gjitha akuzat i quajti shpifje të sajuara nga hetuesia. Në gjyq ai demaskoi veprimet e hetuesisë për përdorimin e torturave. Edhe i arrestuari Llambi Peçini, duke mos i duruar dot torturat, u detyrua të thoshte çdo gjë që i kishte servirur hetuesia. Ai pranoi se gjoja kishte qenë agjent i shërbimit amerikan dhe ishte bashkëpunëtor i Mehmet Shehut, e se gjoja kishte marrë nga amerikanët një radio transmetuese për Mehmetin e të tjera si këto. Por në procesin gjyqësor ndodhi krejt e kundërta, ai nuk i pranoi ato që kishte thënë në hetuesi, i quajti ato të pavërteta dhe se i ishin servirur nga hetuesia e i kishte pranuar si rezultat e torturave. Me këto thënie në gjyq, ai vulosi edhe dënimin e tij me vdekje, me pushkatim. Llambi Peçini ishte për një kohë të gjatë drejtor i Drejtorisë së Dytë në Ministrinë e Brendshme, që merrej me sigurimin e udhëheqjes së partisë dhe po të kishte pasur synim siç thuhej, eliminimin e kësaj të fundit mund ta bënte në çdo kohë dhe nuk kishte nevojë të merrte udhëzime dhe helme nga agjentët e huaj për të eliminuar Enver Hoxhën. Të gjithë dëshmitarët që u përdorën në gjyqin kundër Kadri Hazbiut si Nesti Nase, Rexhep Kolli e Halit Bajrami, ishin përgatitur nga hetuesia për ato që do të dëshmonin. Por ata nuk mundën ta përbaltnin Kadriun, pasi ai i qetë dhe me argumente hodhi poshtë deponimet e tyre të rreme.

    Denimi me vdekje i ish-ministrit Llambi Ziçishti

    Trupi gjykues komunikoi vendimin, duke dënuar me pushkatim Llambi Ziçishtin, ndërsa Fiqret Shehun dhe Nesti Nasen me nga 25 vjet burg. Bie në sy dënimi me vdekje i Llambi Ziçishtit, për faktin se po të balancoheshin akuzat e tij me ato që kishte bërë vëllai i tij, Mihallaqi, kishin ndryshim të madh, për arsye se Mihallaqi kishte akuzë të tillë që mund të dënohej dy herë me vdekje. Por Enver Hoxha e dinte se Llambi kishte shprehur dyshime për vrasjen e Mehmet Shehut, që pasi kishte parë kufomën kishte thënë me shkrim, se kjo nuk ishte vetëvrasje për të, pasi nga plagët dhe gjaku që shihte nuk bindej. Por më vonë, nga frika e mohoi këtë thënie. E. Hoxha për të eliminuar çdo dyshim dhe që të mos qarkullonin më vonë fjalë dha urdhrin që Llambi të pushkatohej, kurse Mihallaqin e kurseu duke nxjerrë arsyen se gjoja të mos pushkatoheshin dy vëllezër.

    Te arrestuar pas vdekjes se Mehmet Shehut

    1- Kadri Hazbiu, ish-ministër i Mbrojtjes
    2- Fiqret Shehu, gruaja e Mehmet Shehut
    3- Skënder Shehu, djali i Mehmet Shehut
    4- Feçor Shehu, ish-ministri i Brendshëm
    5- Kristofor Martiro, ish-kryetari i degës së veçantë të Sigurimit të Shtetit
    6- Elham Gjika, ish-drejtori i hetuesisë po në ministri
    7- Lirim Pëllumbi, ish-kryetari i degës së Punëve të Brendshme në Durrës
    8- Llambi Ziçishti, ish-ministër i Shëndetësisë
    9- Xhavit Ismailaga, ish-berber i Mehmet Shehut
    10- Llambi Peçini, ish-drejtor i Drejtorisë së Dytë në Ministrinë e Punëve të Brendshme
    11- Gani Kodra, ish-efektiv i Drejtorisë së Dytë në Ministrinë e Brendshme
    12- Ali Çeno, ish-badigard i Mehmet Shehut
    13- Abaz Fejzo, gjeneral, ish-drejtor i tankeve në Ministrinë e Mbrojtjes
    15- Arif Hasko, gjeneral
    16- Sadik Bekteshi, gjeneral, Hero i Popullit
    17- Muhamet Prodani, ish-komandant i Brigadës së Parë pas Mehmet Shehut
    18- Halim Rahomito, gjeneral, ish-zëvendësdrejtor i Drejtorisë Politike të Ushtrisë
    19- Hasan Hazbiu, vëllai i Kadri Hazbiut
    20- Duro Shehu, vëllai i Mehmet Shehut
    21- Idris Seiti, kushëri i Mehmet Shehut ish-kryetar dege në Ministrinë e Punëve të Brendshme



    -----------



    pra " udheheqsi legjendar i luftes antifashiste nac-clirimtare" shoku Dull me shokun e tij ramiz qe sberi asnje minut lufte.. vene nje kapterr proletaro-katundar si hekurani qe kurre skish qen partizan.. qe ti rrahi derrce.. komandantet e luftes partizane.. sikurse Kadriun legjendar.. Llaqken pe Korce me gjith vellane doktor.. Arifne per Terbaci i njohur si komandant partizan.. prodanin gjeneral e Bekteshin partizan e pjesmarres ne Bujan plus hero i popullit.. etjetj..

    le pastaj qe dhe grate e tyre i rrahin e ngordhin neper Biruca sikurse Fiqereten.. shoqe klase me Nexhmijen dhe partizane oreve te para..

    per nje fejese gjithe kjo

    e sot dalin veteranet Edviniste me portret te Enverit ne 2005 e flasin per vlera..
    skan turp..
    i lan shoket e tyre tju a rrahe etju a pushkatoje nje benet kolek nje shkelzeno bajraktar me shoke.. me ne krye nje katundar si hekurani..

    e kan ftyre dalin protestojne kunder Berishes qe u a hoqi Plenumet nga te cilat u iku koka ajkes antifashiste ..

    E keta langaraqer qe deri dje hengren njeri jatrin dalin sot e shiten si veteran..
    Veterane te servilizmit jane..te lepirjes se b.ithes se diktatorit..

    dhe duan te permbysin ate qe solli demokracine..PD-ne..

    jazek u qofte.. atyre me ne krye kanibalin edvin..

    qashtu..

    Edhe ne Kosove ca kanibale enveriste kinse po luftojne kunder Shkjaut de o burra bjeru ne kallash ne pabesi luftareve ..

    Prandaj jan bashke kanibalet e Kosoves me te Shqiperise..PDK me PS..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 23-12-2005 më 19:06

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga Brari
    Vajz nobel eshte o Xhu.. kjo My solja..
    Te isha i ri si ty.. kisha zen ndonje qoshe posht balkonit te saje.. edhe aty do rrinjam.. po ce do..lol.


    Se mos na hedhin ndonje kove me uje leveresh komshijet e saj poshte ballkonit...lol, o Brar

    dhe marrim plevitin, se eshte dhe shume ftohte tani kendejza.

    Kshu pra po e bejme gati serenaten.... dhe mushamane kundra ujit...lol

    My_Soul,

    seranata spanjolle si prej Rik Ndocit o degjosh...

    P.s Ne fund do kengoj edhe nje kenge partizane, "Bashkoju shoke me ne ne cete" per nder te veteraneve...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ja nje liste e nje pjese te kuadrove kryesore te Ushtrise partizane qe PPSh qe i "nderonte shume vlerat e luftes" i plasi "brëna"..ose u dha nga nje plumb kokes.. dhe pa pik turpi mbasi i vrisnin aman c'hanin e pinin neper pallat brigadash me havjar rus e ver Franceze..
    tëpke (njesoj) si keta te PDk Jakupit ..se dhe ata thon i nderojm vlerat e luftes dhe u fusin plumba mbas shpine luftareve e shkojn gezojn pastaj neper bordello ..

    Ca nga qindra e mijra te vraret e burgosurit nga PPSh ja qe ishin udheheqja kryesore e levizjes nac Clirimtare..




    1. Dali Ndreu pushkatuar

    2. Beqir Balluku pushkatuar

    3. Petrit Dume pushkatuar

    4. Hito Çako pushkatuar

    5. Teme Sejko pushkatuar

    6. Koçi Xoxe pushkatuar

    7. Hilmi Seiti helmuar

    8. Panajot Plaku ekzekutuar

    9. Halim Xhelo vrarë në burg (Burrel)

    10. Gjen.Tahir Kadare i burgosur

    11. Gjin Marku vdekur në burg

    12. Vaskë Gjino vdekur në burg

    13. Tuk Jakova vdekur në burg

    14. Abaz Fejzo vdekur në burg

    15. Spiro Shalsi vdekur në internim

    16. Rahman Përllaku i dënuar me burg

    17. Mihalaq Ziçishti i dënuar me burg

    18. Sadik Bekteshi i dënuar me burg

    19. Muhamet Prodani i burgosur

    20. Todi Naço vdekur në internim

    21. Halim Ramohito i burgosur

    22. Arif Hasko i burgosur

    23. Ernest Jakova i internuar

    24. Mendu Backa i persekutuar

    25. Spiro Moisiu i persekutuar

    26. Sulo Kozeli i dënuar

    27. Hulasi Spahiu i burgosur

    28. Nexhip Vinçani i internuar

    29. Bedri Spahiu i burgosur

    30. Kristo Themelko i burgosur

    31. Zoj Themeli i burgosur.

    Kolonelë të dënuar

    1. Mustafa Gjinishi i pushkatuar

    2. Mestan Ujaniku i pushkatuar

    3. Islam Radovicka i pushkatuar

    4. Abdyl Resuli i pushkatuar

    5. Novruz Bejleri i pushkatuar

    6. Myslim Keta i ekzekutuar

    7. Kadri Hoxha i burgosur

    8. Esad Ndreu i burgosur

    9. Vaskë Koleci i burgosur

    10. Myftar Tare i burgosur

    11. Nesti Kerënxhi i burgosur

    12. Rahman Uruçi i burgosur

    13. Hamit Koçi i burgosur

    14. Skënder Malindi i burgosur

    15. Dilaver Radëshi i burgosur

    16. Myzafer Spaho i burgosur

    17. Elami Hado i burgosur

    18. Faik Take i burgosur

    19. Shaban Reçi i burgosur

    20. Kozma Zegali i burgosur

    21. Josif Zegali i burgosur

    22. Sheraf Gjebrea i burgosur

    23. Andon Sheti i burgosur

    24. Gjergj Titani i burgosur

    25. Idriz Seiti i burgosur

    26. Nikollaq Sallabanda i dënuar

    27. Pëllumb Dëshnica i burgosur

    28. Pajo Islami vdekur në burg

    29. Mërkur Çela internuar

  5. #55
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    O Brari si nuk te pashe njehere mos dalesh jashte teme more i uruar, po bej pak pushim se do thyesh gishtat ne tastiere.
    Nejse u pa puna sdo hap me teme me komuniste apo demokrate se ta bastardon gjithcka ti me pas.


    Dito.

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dito-ush.. sikur te kisha postuar aty listen e futbollisteve te kombetares apo te shoqates se gjahtareve e peshkatareve athere po.. do te isha jasht teme.. por..
    hm...

    aty cdo gje eshte brenda teme..or cun..

  7. #57
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Brari

    Ti si historian noshta ke pak brum dhe merr vesh.Je i mire per ate punen e mbledhjes dhe dokumentimit te deshmive historike qe ekziston ne institutin e historise te cdo shteti.Por si politikan je brryl.Dhe si gjithmone nxitohesh te arrish ne perfundime te pabaza dhe puerile (foshnjore).
    Ndaj te keshilloj te heqesh dore nga politika sa s`eshte vone.Nuk eshte pune per ty.E shumta dil dhe diskuto me shoqet e tu tek parku buze liqenit.Vjen ketu dhe corienton ata te rinj qe kane deshire per te dhene kontributin e tyre modest ne politiken shqiptare dhe ne hallet e popullit.

    Turp

  8. #58
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Te gjithe ata qe ka pushkatuar Enver Hoxha kane pasur nje gje te perbashket, ata kane qene ekzekutuesit e dores se pare te nacionalisteve, kuislingeve apo kolaboracionisteve ne Shqiperi. C'ka ndodhi mes tyre dhe Hoxhes, nuk e turbullon faktin se ata te gjithe luftuan xhandarin e huaj, kolaboracionistet shqiptare, dhe rendin evgjito-bajraktar qe i kendonte akoma kanunit. Gjin Marku, Dali Ndreu, Tuk Jakova, Mehmet Shehu, psh kane qene komandante dhe komisare brigadash - dhe ashtu si shume prej atyre ne liste, kane qene tmerri i Ballisteve dhe klaneve bajraktaro xhahile ne veri. Ata ndoshta vrane njeri tjetrin nder vite per pushtet, kjo eshte e natyrshme (edhe John Kenedy dhe Ted Kenedy u vrane per interesa pushteti) - por kundershtaret e tyre absolut me te cilet ata nuk u bene kurre dhe i luftuan pa kompromis ishin kolaboracionistet shqiptare.

    Cfare ka bere Hoxha ne fakt e beri edhe Zogu dhe ishte vetem nje rrjedhe normale e mbajtjes se pushtetit per kohen. Ne fakt vete Xhahili Sale edhe pse 50 vite me vone beri po te njejten gje ne parim, sigurisht ai nuk mund te vriste sepse ishte kohe tjeter, por ashtu si Hoxha, ai eleminoi nga partia dhe skena politike 99% te atyre qe kishte ne krah kur erdhi ne pushtet. Pastaj ashtu si Hoxha persekutoi, burgosi dhe i shtypi koken opozites, pastaj ashtu si Hoxha vodhi votat e shqiptareve, pastaj ashtu si Hoxha i zhyti shqiptaret ne nje aventure groteske alla-bajraktaro-xhahile ate te fajdeve, ashtu si Hoxha ai e zhyti shqiperine ne mjerim total ekonomik, por me keq se Hoxha ndertoi shtetin me gerdalle dhe pervert qe ka pare europa ne historine e saj, me keq se Hoxha shteti i tij dezertoi e u rrezua per 2 dite, duke sjelle vdekjen e 2500 shqiptareve per vetem 4 muaj, shifer kjo e barabarte me aq sa ka vrare Hoxha ne periudhen 1946-1990, dhe me tej shteti i Hoxhes nuk dezertonte KURRE.

    Hoxha e mbajti pushtetin me dhune kur ishte koha e mbajtjes se pushtetit me dhune. Sigurisht qe ai ishte katil dhe nje "man of pray". Hoxha ishte ne natyre LUAN, pra nje BISHE e lindur per te mbreteruar dhe qene ne fuqi. Vrasja ishte pjese e pandare e natyres se tij, ashtu sic eshte pjese e natyres se Luanit. Por ashtu si xhungla e humb identitetin e saj pa luanin, po ashtu edhe Shqiperia humbet identitetin e saj pa Hoxhen. Kane ndodhur shume gjera gjate qeverisjes se Hoxhes, mbi te cilat shqiptaret sot mbeshtesin identitetin e tyre.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zarathustra. : 04-01-2006 më 11:01

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Plavë e Guci
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  3. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •