Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 47
  1. #31
    Keto jane dogmat e tua, pasi per 4 vite te qeverise demokrate Shqiperia pati rritjen me te madhe ekonomike ne Europe dhe pati ndryshime rrenjesore ne te gjitha fushat e jetes.

    Sala e mori Shqiperine ne 1992-in kur kishte vetem 6 dite buke dhe asgje nuk funksiononte.
    Papunesia ishte mbi 80%. Buxheti i shteti ishte bosh, madje me borxh te huaj mbi 500 milion $.

    Varferia ishte ne Kulm dhe gjithashtu edhe kriminaliteti, vjedhja, korrupsioni etj.

    Shqiperia pas kohes se Enver-Ramiz-Fatos-Buf, ishte ne nje kolaps total ku vetem nje pjese burokratesh qeveritare jetonin per se mbari, pasi mbi 95% e popullit shqiptar ishte zhytur ne varferine me te tejskajshme qe ka njohur ndonjehere vendi.

    Nuk e kam fjalen per televizore apo mjetet e tjera elektroshtepiake qe nuk ekzistonin, nuk e kam fjalen per satelite apo stacione te huaja qe nuk shikoheshin, nuk e kam fjalen per automobila qe nuk dinim ti jepnin dhe nuk i enderronim, nuk e kam fjalen per injorancen e tejskashme jo, por e kam fjalen per minimumin e minimumit te jeteses qe duhet te kete nje qenie njerezore.

    Pune, Banese, Ushqim, Jete.

    Asgje prej ketyre nuk kishte dhe skamja e varferia kishin arritur maksimumin.


    Ndersa pas 92-it popullit shqiptar iu rikthye shpresa per jeten. Njerezit filluan te leviznin, ekonomia gjithashtu, shtypi dhe media e lire.
    Shqiperia ishte vendi me numrin me te madh te gazetave e revistave ne raport me numrin e popullsise ne Europe.

    Individi shqiptar filloi te marre fryme e te pasurohet. Filloi te levize neper Bote e ta shohe me sy, pasi per 50 vjet vetem ne internim e burg shkonte pa marre leje.



    Shtetin shqiptar per pak desh e cuan ne lufte civile anarkistet komuniste te cilet me ndihmen e aleateve te tyre te ngushte, grekeve e serbeve planifikuan dhe realizuan revolucionin komunisto-anarkist te Vlores dhe dogjen Shqiperine.

    Ishte atje ku filloi e u perhap termi Malok duke sinjifikuar te keqen. Ishte atje ne qendren e krimit, ku qelbesirat gjeten terren per te djegur shtetin.

    Revolucioni u ndihmua e u perkrah hapur nga kryesite dhe anetare te partise socialiste dhe anetareve te saj.
    Heroi i popullit Myrteza Caushi votoi hapur per Partine Socialiste. Dhe pas votimit shkrepi mitralozin nga ballkoni i shtepise se tij.

    Kush i vuri flaken Shqiperise u pa qarte.

    Edhe kush i varferoi shqiptaret u pa qarte.

    Fatos nano deklaroi qe do te kthente parate e Firmave. Ku jane ato para???

    Fatos nano, Skender Gjinushi, Imami, Mejdani dhe gjithe kupola u corren per cdo dite duke mashtruar popullin vlonjat e gjithe Shqiperine mbare se PARATE E FIRMAVE I VODHI SALI BERISHA.

    Urdhero zoteri i nderuar. Kane kaluar mbi 5 vjet qe kur revolucionaret kane marre pushtetin dhe qe kur ata bene te tilla deklaratea per te mashtruar popullin shqiptar.

    KU JANE PARATE QE VODHI BERISHA?? 5 VJET QE REVOLUCIONARET JANE NE PUSHTET.

    KU JANE PARATE??

    Perse nuk e nxorren ne drite te verteten??



    Boll me keto mashtrime e demagogji se u ka dale boja.

    Perse nuk dalin statistikat e te humburve dhe te fituarve nga Firmat Piramidale?
    Sa para u qarkulluan? Per sa vjet? sa futen njerezit? Sa nxorren? sa fituam? Sa humben? Kush Humbi? KUSH FITOI? Sa fitoi?


    Por asnje prej ketyre pyetjeve nuk i eshte dhene pergjigje dhe cuditerisht askush nuk ngrihet e te kerkoje parate apo te pakten se kush i vodhi. Sali Berisha apo kush???


    Por problemi nuk qendonte tek parate, por tek pushteti te cilin komunistet nuk mund ta konsideronin kurre te humbur dhe per kete dogjen te gjithe Shqiperine, mashtruan nje popull te tere vetem per te ardhur perseri ne fuqi.

    Dhe ja ku jane prej 5 vitesh.
    Dhe te gjitha parate ua kthen popullit. E pasuruan dhe e ndriten.

  2. #32
    alvi
    i/e ftuar
    Postuar mė parė nga Redi
    Ishte atje ku filloi e u perhap termi Malok duke sinjifikuar te keqen.

    O Redo, ktu do te kundershtoj, ndonese nuk ka lidhje me temen. Termi malok, ishte perhapur qe me pare dhe simbolizonte, dru me pre, injorancen dhe morrat, dmth parazitin morr, qe ishte me shumice ne veri. Sa here shkote xhaja im me sherbim ne veri, vite i shkreti me morra. Fajin e kishte apo se kishte sistemi, kjo eshte teme tjeter, por fakt eshte qe malok ka pas simbolizuar prapambetje dhe injorance qe ne kohe te monizmit.

  3. #33
    Alvi nuk dua qe te dalim nga tema duke u kapur pas termave te vecante.
    Nese do mund ta heq fare ate fjali e te biem rehat, por une nuk e kam patur fjalen aty ku e ke kuptuar ti.

    Sa per dijeni termi Malok, eshte me i hershem se periudha komuniste e Enver Hoxhes dhe e ka zanafillen nga ato ane.

    Por do te doja qe te mos vazhdonin me kete gje. Nese eshte problem, une e heq ate fraze.

  4. #34
    alvi
    i/e ftuar
    O Redo, s'ka asi lloj problemi mer daj. Ndoshta osh dhe mo i vjeter ky term, po un ne 73 kom lind, kshu qi nuk e di.
    Patjeter, madje fshiji dhe timen po deshe, se un kom dhon llafin diku tjeter qe nuk do perdor mo fjalen malok. Do munohem ta maj, po mos harro 29 vjet, mezi shkulen ato dreq mbeturinash te se kaluares. (lol)

  5. #35
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-09-2002
    Vendndodhja
    Fshati Henas i Mallakastres
    Postime
    40
    Shqiperia kishte ritjen me te madhe ne Europe???

    Sigurisht qe kishte. Jo rritjen "absolute", por relative. Qe te kutposh kete si i thone llafit duhet ta keshe sado pak idene nga shifrat ekonomike, sepse ka nje ndryshim te madh te kesh rritje 8% kur fillimisht nuk prodhon asgje, nga 8% rritje ne nje ekonomi ku prodhimi ekziston. (per dijenine tuaj 8% ka qene rritja ekonomike edhe mbas 97).
    Berisha mori vertet nje ekonomi te renuar por jo inekzistente apo jo nje sistem ekonomik te shkateruar sic u katandis ajo mbas 92. Shume linja ekzistuese te prodhimit ne vend qe te permiresoheshin e te synonin rentabilitet u shkaterruan nga themelet ne emer te Gjendjes se shokut, se sigurisht ishin vepra te komunizmit. Investitoret e huaj erdhen ne shqiperi plot qejf, por kur pane ate shkaterim total qe i ishte bere strukturave aktuale te ekonomise nen hunden e shtetit shqiptar, kuptuan se ne ate vend nuk kishte aspak rregull e as deshire per pune e per te prodhuar. Berisha premtoi cekun e bardhe. ia ke kerkuar ndonjehere zotrote??

    Saliu ne 92 vertet mori ne dore nje shtet ekonomikisht te falimentuar, por gjithashtu nje popull totalisht te dedikuar, plot shprese e energji per te ardhmen. Ata vetem kerkonin nje njeri ti udhehiqte ne fokusin e duhur;ate te permiresimit ekonomik. Fatkeqesisht ata u ushqyen me ideale anti-koministe e pane se si Sala ne vend ti regullonte jeten i ngopi me propagande apo ideale anti PS, dhe zbriti nga froni per te shkaterruar PS e "mbeturinat e komunizmit."
    Ata kerkuan begati e Sala u dha kockat e kalbura te Enver Hoxhes. Pastaj degjuan se te ardhurat e tyre u 4 fishuan. Kjo ne fakt eshte gabim. Ato u 40 fishuan kur llogarit faturat e parave ne firma. Sigurisht qe paraja rrodhi si lume. Shqiptaret po harxhonin me shume nga cfare po benin sepse kujtonin se kishin. Shpenzimet e konsumatoreve u rriten nen efektin droge te fajdeve dhe begatia mbreteroi gjithkund. Shqiperia u kthye ne nje vend te spektakleve, qejfit, e qylit, bingove e kafeneve te mbushura plot e perplot. Kush punonte ishte budalla.

    Fatosi nuk ksihte asgje nga ato qe kishte Sala. Shteti qe mori Saliu vertet ishte i varfer por mjaft i rregullt. Cdo institucion funksiononte mjaf mire. Asgje nuk kishte dezertuar. Policia, ushtria gjykatat duhet te riorganizoheshin por ato nuk ishin inekzistente apo te shkateruara me themel. Armet pothuajse nuk ekzistonin, dhe krimi ishte mjaft i ulet. Tregetia e droges, e njerezve, skafet, kontrabandat nuk ekzistonin, ato te gjitha ishin fenomene qe linden e u betonuan gjate pushtetit te PD. Kur Nano erdhi ne pushtet shqiptaret nuk kishin as shprese e as deshire per tu nenshtruar ne shtet, sepse ata nuk kishin aspak besim tek shteti. Shteti i la ata te vidheshin nga hajdute publike. Ata ishin te armatosur, irrituar, te mjeruar me keq se ne 90. Pa shtepi e pa asnje dyshke. Mbas 5 vjet emigrim e pune ata e pane veten perseri ne maje te aniveje drejt italise, dmth si ne 91-92.
    Nano mori nje popullate te armatosur me 2 milione arme e qe duhej qetesuar me cdo kusht. Saliu kete nuk e bente dot ne asnje menyre edhe sikur ti genjente.
    Nano u tha njerezve ate qe ata deshen te degjonin, por te gjithe e dinin se parate i kishin humbur.

    Eshte qesharake te thuash se Nano nuk meriton pushtetin sot se genjeu per parate dje. E keni pyetur ndonjehere veten se cfare do ndodhte nese Nano nuk do hipte ne pushtet ne 97?? Kujt do ti vente populi nga pas?? A mos valle Saliu e meriton pushtetin sot se ai nuk 'genjeu" per parate dje?? A mos do kishin marre para sot shqiptaret nese Saliu do ishte ne pushtet?

    Detyra e Nanos ishte historike, dhe ai e beri ate shume mire. Nano ndertoi nje shtet mjaft solid nga hici me nje popullate ku mbizoteronte kaosi e anarkia totale.
    E verteta e premtimeve te Nanos pra ne kete situate nuk kishte asnje rendesi. Njerezve ne rradhe te pare u duhej rendi, qetesia, stabiliteti, normaliteti qe duhej te arrihej me cdo kusht. Parate ishin nje luks qe askush nuk mund tua jepte e sidomos Sala nen pushtetin e se cilit ato u vodhen. Dhe ata e anashkalojne premtimin pasi e vleresojne kete stabilitet. Sepse nen pushtetin e Sales ishte shume me keq.

    Ne cdo rast fundi i pushtetit te PD e Sales ishte nga me katastrofiket e pare ne historite e kombeve. Ai ishte po aq fatal sa 50 vjet komunizem.

  6. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Postuar mė parė nga Tarasi
    Detyra e Nanos ishte historike, dhe ai e beri ate shume mire. Nano ndertoi nje shtet mjaft solid nga hici me nje popullate ku mbizoteronte kaosi e anarkia totale.
    E verteta e premtimeve te Nanos pra ne kete situate nuk kishte asnje rendesi. Njerezve ne rradhe te pare u duhej rendi, qetesia, stabiliteti, normaliteti qe duhej te arrihej me cdo kusht. Parate ishin nje luks qe askush nuk mund tua jepte e sidomos Sala nen pushtetin e se cilit ato u vodhen. Dhe ata e anashkalojne premtimin pasi e vleresojne kete stabilitet. Sepse nen pushtetin e Sales ishte shume me keq.
    .

    Taras, me vjen mire qe ka ende njerez "te zgjuar" ne Shqiperi qe mendojne se Nano ka qene i suksesshem, edhe pse asnje nga njerezit e tij, apo vete Nano nuk e besojne nje gje te tille.

    Suksesi i Nanos eshte per tu pershendetur, eshte hera e 5-te qe behet kryeminister, te shohim sa gjate do te qendroje ne kete post kesaj here. Kam frike se do ti perseritet historia dhe marsi i 2002 do te perkoje me ate 1992.

  7. #37
    Shqiperia gjate periudhes se qeverisjes se PD-se kishte rritjen me te madhe ekonomike ne Europe.
    Padyshim qe behet fjale per rritje relative, pasi ate absolute kerkoja atyre qe na qeverisen per 50 vjet.

    Dhe kur behet fjale per rritje 8 % ne nje kohe kur gjithcka po shkonte ne recesion te plote dhe njerezit e kishin mendjen per te ikur, nuk eshte gje e lehte. Problemi ne keto raste nuk eshte se si te rrites ekonomine, por se si te ndalesh recesionin. Dhe renia ekonomike jo vetem u ndalua, gje qe nuk e beri asnje qeveri e meparshme, komuniste, koalicioni etj, por edhe pati rritje jo te vogel.

    Ne 97-en shqiptari ishte mesuar me ate sistem ekonomik tashme, pasi kishin kaluar mbi 5 vjet ku sistemi ishte nderruar, por mos e krahaso me 92-in ku kishte dhe nuk dinte asgje absolutisht.


    Cekun e bardhe nuk e premtoi Berisha zoteri, por Gramoz Pashko i cili i preu relatat me Berishen pas rrezimit te Qeverise se Stabilitetit.

    Gramoz Pashko ne 97 u be keshilltari i Kryeminitrit Nano. Pra dy demagoget dhe mashtruesit u bashkuan.

    Gjate 92-it asnje linje nuk ekzistone ne Shqiperi dhe cdo gje ishte ne kolaps total.

    Gjithcka qe u shkaterrua, ndodhi perpara se PD-ja dhe Berisha te merrte pushtetin, ndodhi perpara 92-it, gjate viteve te fundit te diktatures dhe gjate qeverisjeve Nano dhe Bufi.

    Ishte qeveria Neno qe aplikoi 80% e rroges ne nje kohe kur asnjeri nuk punonte. Gjate asaj periudhe u vodh e shkaterrua cdo gje.

    Keto gjera u munduar qe ti riparonte psuhteti i Berishes, por ishte teper e veshtire, pasi sic ta thashe arka e shtetit ishte BOSH dhe nuk mund te mbaheshin te tere si punonjes buxhetore.

    Keshtu Berisha u hodh i teri mbi privatin per ti dhene frymemarrje ekonomise. Nuk vuri as taksa sic ndodhe me sektorin bujqesor ose vuri disa taksa te vogla me qellim qe individi dhe subjekti privat te fuqizoheshin.
    Fakt eshte qe tregtia e lire ne ate kohe lulezoi dhe njerezit filluan te leviznin.
    Gjate vitit te fundit, 96-es ky vrull pesoi nej ngadalesim per shkak te firmave piramidale, por perseri nuk eshte shkak per te djegur Shqiperine.

    Fatos Nano kuptohet qe do ta kishte me te lehte se Berisha per te vene rendin ne 97-en, megjithese edhe sot e kesaj dite, pas 5 vitesh nuk mund te thuhet qe rendi eshte i vendosur dhe ka qetesi te plote.

    Bandat qe dogjen Shqiperine ishin te komanduar nga Nano me aleatet dhe miqte e vete te politikes.

    Gjeneral Nehat Kulla ne Tirane se bashku me emra te tjere qe u bene publike, kishin lidje teper te forta me Fatos Nanon.

    Ne Cerrik e Elbasan bandat kishin komanden e Neritan Cekes dhe Mejdanit.

    Ne Berat Altin Dardha pasi u plagos shkoi per tu kuruar tek shtepia e deputetit komunist Maks Hasani i cili ishte ne krye te bandave te Beratit.

    Ne Vlore nuk po flasim se e di edhe bufi kete gje.

    Bandat e kriminelve qe dogjen Shqiperine ishin te drejtuara dhe te komanduara per qellime politike nga vete ata qe moren pushtetin ne 97-en.

    Nese Berisha merr neser pushtetin, perseri ato banda do te behen te gjalla, pasi komandohen nga dikush tjeter dhe perdoren si vegla per te permbysur qeverine dhe per te instaluar qeveri si ajo e 97-es.

    Nejse e rendesishme eshte qe e pranon edhe vete qe Fatos Nano eshte nje mashtrues. Premtoi parate jo sepse populli donte te degjonte ate gje, por sepse mbi ate demagogji u dogj Shqiperia.

    Nuk mund te thoshte Fatos Nano qe parate nuk ua jap, apo qe nuk ua vodhi Berisha, pasi nuk do te kishte kuptim.
    Do te humbiste i gjithe qellimi i Revolucionit.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Taras je pergjigjur sic e prisja.

    Do te te kisha pergezuar sikur te ishe pergjigjur po aq thate sic edhe te drejtova pyetjen

    Ti vazhdo se ka vend demokracia edhe per "komunista te maskuar me maske"

  9. #39
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-09-2002
    Vendndodhja
    Fshati Henas i Mallakastres
    Postime
    40
    Rritje ekonomike me te madhe ne Europe??? Po ne Shqiperi gjate 92-97 mezi u shtruan 5 km rruge! Shqiperia per 5 vjet nuk arriti kurre as GDP me te ulet te komunizmit pra atij te 89. Ku e shikon ti rritjen ekonomike te shqiperise?? Cdo qindarke e harxhuar ne shqiperi ne ate kohe ishte paraja e emigranteve, kontrabandes apo krimit.

    Saliu me aplikimin e Gjendjes se Shokut shkaterroi edhe ate pak prodhim apo potencial prodhimi qe ne trasheguam nga komunizmi. Ne keto kushte fjalet e tua kaq te komplikuara ne dukje dalin qesharake, sepse ishte Saliu ai qe e zeroi prodhimin ne vend me ndergjegje te plote e me shprese se do na i bejne te tjeret. Gjendja e Shokut e aplikuar prej tij parashikonte nje renim total te cdo strukture ekonomike ne vend me qellim per ta ndertuar ate nga e para. Fjala recesion jo vetem qe eshte perdorur kot apo pa lidhje por eshte nje gure qe te bie ty kokes sepse ne krye te ketij "recesioni" ishte Berisha.
    Fakt tjeter eshte qe kontratat me te medhaja me investitoret e huaj ne shqiperi u nenshkruan gjate Qeverise se Stabilitetit sic ishin psh gjithe kontratat me firmat e naftes qe eksploruan ne Adriatik.

    Mbas 92 kalimi ne kapitalizem sigurisht qe do shoqerohej me nje lulezim te sektorit privat. Horizontet qe iu hapen prodhimit mbas 92 ishin teper te medhaja dhe kjo sigurisht qe do sillte rritje ekonomike. Vend per zgjerim pra kishte boll. Ne 97keto tashme ishin eksploruar dhe ndryshimi pritej te jete sigurisht me i vogel. Megjithate rritja ekonomike vazhdoi te jete 8%, edhe pse tashme kalimi nuk ishte nga ekonomi komuniste ne ate kapitaliste, e edhe pse nuk nisej nga niveli zero sic u be ne 92. Per ta bere me te qarte, nje rritje nga 0 ne 3 eshte 300% kurse nje ritje nga psh 9 ne 12 eshte vetem 33%. Te dyja u rriten me 3 por e para duket me e madhe nqs paraqite me perqindje. Kjo pra eshte e verteta e shifrave te tua per rritjen me te madhe ne Europe.

    Ashtu eshte; Cekun e Bardhe e premtoi Pashko. Dhe une kam qene vet prezent ne nje nga ato mitingje. Por Pashko ishte krah per krah me Berishen. Si lidera te nje partie te dy perfaqesonin dhe prezantonin programin dhe objektivat e saj ne popull. Premtimi i Pashkos nuk ishte personal por partiak. Dhe lideri i ketij subjekti politik qe premtonte ceqe te bardhe ishte Berisha i cili kurre nuk e mohoi ato. Pashko shume shpejt nderroi mendje dhe doli kunder Gjendjes se Shokut.

    Sigurisht qe shkaterrime ndodhen edhe perpara se PD te hipte ne pushtet. Nuk e di po me duket se Berisha dhe Azemi ishin dy individet qe ushqyen dhe mbeshteten sindikatat shqiptare ne 91 per tu organizuar ne greve te pergjithshme ku prodhimi u ndal dhe shkaterrimi filloi. Nano dhe PS kerkonte kalim gradual duke prere nje nga nje deget me inefektive te ekonomise. Nderkohe ne pjesen tjeter parashikohej qe prodhimi te vazhdonte deri ne rikonstruktimin e tyre. Nano sigurisht do ti paguante ata qe kishin dale nga puna me 80%. Ne cdo vend te botes ata e marrin kete pagese.

    Berisha per 5 vjet mori 11 here me shume ndihma apo kredi se Nano mbas 97. Nga ana tjeter vetem kontrabanda me Serbine i dha buxhetit te shtetit reth 350 milione dollare. Por prape mbas 94 shteti i Sales kurre e asnjehere nuk i realizoi objektivat e FMN per buxhetin. Taksat kurre nuk u mblodhen aq sa parashikohej se kontrabanda mbizoteronte kudo. Shifra me e larte ishte 67% kurse sot mesatarja eshte 103%.
    Edhe pse sot akoma qarkullojne rreth 1 milione e treqindmije arme rendi eshte ne nivele me te kenaqshme se viti me i mire i pushtetit te Sales, 96.
    Ashtu ashtu bandat i komandoi Nano nga Benca. Le te dale cdo qeveri ne kete bote e te deklaroi se 70% e qytetareve ka humbur te gjitha kursimet apo burimet e te ardhurave nga hajdute publike apo firma me biznese te pista me te cilat kjo qeveri bente fushate elektorale, e ta shikosh se cbehet ne ate vend. Revolta e 97 ishte ajo e nje populli te mjeruar, deshperuar, vjedhur,e te pashprese. E nje populli te genjyer, te irrituar e te abuzuar nga nje politikan xhahil. Te drejten e kesaj proteste ata ia kishin mohuar vetes per 50 vjet rresht dhe e pane se ku dolen. Tashme alergjia qe kishin ata ndaj abuzimeve nga ana e pushtetit ishte teper sensitive e padurueshme dhe e furishme. Ketu nuk u luftua shteti si koncept, por shteti si vegel e PD dhe e Sales. Ishte ky shtet qe ne fund te fundit nuk beri aspak detyren e tij per ti mbrojtur qytetaret nga keqberesit apo mashtruesit qe i zhyten ata ne mjerim. Ky shtet nuk kishte tashme asnje qellim per te mbetur ne kembe. Ai abuzoi besimin e qytetareve te tij dhe shkateroi jeten e tyre. Me e kqeja nga te gjitha ishte fakti se PD e kishte barazuar veten me shtetin. Cdo gje qe u sulmua u konceptua te ishte ne funksion te PD dhe jo te shtetit. Police, hetues, punonjes SHIK-u, institucione etj etj u pane si pjese e familjes se madhe te PD pjsetare te se ciles ishin edhe firmat piramidale.

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Taras ti thua:

    "Me e kqeja nga te gjitha ishte fakti se PD e kishte barazuar veten me shtetin. Cdo gje qe u sulmua u konceptua te ishte ne funksion te PD dhe jo te shtetit. Police, hetues, punonjes SHIK-u, institucione etj etj u pane si pjese e familjes se madhe te PD pjsetare te se ciles ishin edhe firmat piramidale."

    Kesaj fraze tendes do i shkonte bukur thenia e Skenderbeut.
    "lirine nuk u a solla une por e gjeta mes jush".
    Pra ajo fraza juaj lart perpara se ti takoj PD-se se 92-96 i takon PPSH-se se 1944-1990-tes..
    Pra nuk e shpiku Pd ate lloj metode por ajo ishte.."mes nesh"
    I lezetshem je Taras..nejse ne fakt ti diskuton me argumenta dhe mire ben.
    Mirpo shpesh si argument ti perdor si "fakte" te koheve puniste ato objektiva te cilat ishin ne endren ose planet e PPSH-se por qe nuk u realizuan realisht.
    Psh.. PPSH sa ishte ne fuqi kurr nuk permendi se ishte ne Borxh shteteve si Cekosllovakia..Jugosllavia..Kina etj etj..
    Sali Berisha kur shkoj ne Kine diku nga vitet 93-94 ne mos gaboj, u morr me borxhet e Enver Hoxhes..qe ne si vend ja kishim KINES.
    Pra Demokracia ne Shqiperi solli vertet te keqija por ajo trashegoj edhe plot te keqija nga e kaluara.
    Ka te keqija qe nuk e fajesojne rende PPSH-ne ashtu sikurse ka te keqija qe nuk i falen PD qe i lejoj ne Kohen e saje..
    Po ashtu ka te keqija qe fajin e ka totalisht PPSH-ja ashtu sikurse ka te keqija qe nuk mund te fajesosh PD-ne.

    Me kujtohet kur sapo ishte instaluar qeveria MEKSi..skish as dy-tre jave.. dhe gazeta aneks i ZP-se "24 ore"e thoma gellcit botonte ne faqe te pare nji foto te madhe te nji autobusi "shkodre".
    Ne diciture te fotos thuhej..
    "ja shikoni kte pamje te autobusit te linjes urbane xy .. Ky autobus tregon me se miri fytyren e vertete te Qeverise MEKSI".

    Une u habita me kte guxim e pa ftyresi te thoma Gellcit..
    Une ashtu si ju kisha lexuar dhe ne kohe te PPSH-se genjeshtra ne gazeta por si kjo e Thoma Gellcit kaq flagrante e kaq pa themel nuk kisha pare me syt e mij.
    Te gjithe e dinin ne Shqiperi se populli udhetonte prej 20 e ca vjetesh (gjate kohes se Hoxh-Ramizit) me ato autobusa SHKODRE me xhama e pa xhama ..me stola e pa stola..e me ate Bezen e shqepur te fizarmonikes udheve te atdheut tone..

    Si mundej intelektuali GELLCI te botonte foto te nji autobusi te kohes se Enverit e te akuzonte me pamjen e tije MEKSIn e sapo bere kryeminister??
    Tani kur degjojme qe Gellci eshte hajdut milionash (eshte neper prokurorira me proces) une aspak nuk habiten.
    Aspak nuk habiten qe kur GELLCI ish ne kryeministri u vodh dhe THESARI.
    Nga genjeshtaret cfare nuk pritet.

    Dalim ke firmat piramidale..

    Firmat piramidale u formuan nga Socialistet.
    Firma pare ajo e Ajdin Sejdise u formua ne vitet 89-90 nen kujdesin direkt te Ramiz Alise i cili vuri ne dispozicion te Njeriut trup madh e me Pallto te zeze e mustaqe vilat e Bllokut.
    Ajdini mblodhi flori e Valute nga plot qyqare bij ose jo te te Nomenklatures dhe grumbulloj pasuri nga HICI..
    Ajo firme plasi e ca u dogjen qe athere..
    E njejta gje u be me vone.
    Boset dhe personeli dhe farefisi i piramidave Gjallica..Vefa etj etj nuk ishin militante te PD-se por perkundrazi kontigjente te PPSH-se dhe ish Sigurimit.
    Faji Berishes eshte qe ai ishte per krijimin e Elites se Biznesmeneve dhe se keta Biznesmene ishin te mire a ishin dhe bij te Stalinit..ai nuk e cau kaptinen..

    Sa per ate se sindikatat ben greva per rrezimin e NANOS dhe me ato Greva u demtua Shteti dhe Ekonomija ti Taras ke shume te drejte..
    Ato greva ishin akte DHUNE dhe pike, dhe ATo greva jane nji faqe e zeze e sindikatave anarkiste-Xhvatese -psikopate te periudhes 91-92.

    Kontrabanda

    Kontrabanden e kane filluar ne kohe te Enverit , shoferet e "albanieve" te cilet thithnin me ane te mafiozeve ordinere ose operativave te Sigurimit gjithe ARIN e ruajtur privatisht ne familjet Shqiptare nga Vithkuqi deri ne Koplik.
    Ajo sasi kolosale Ari shkoj per dhjam qeni dhe u shnderrua ne triko siloni..ne brek banjo e ore dore ku fitimi i luanit i shkonte Mafiozeve dhe nji pikez..pronareve private..
    Shoferet e Albanieve (99% ishin spiuna sigurimi) jane pionerte e kapitalizmit te ndyre Shqiptare. Ne kete grup hyjne dhe marinaret e vaporrave..

    -----------
    nji humor..

    ishte viti 90 dhe partia nuk donte perhapjen e parullave "armiqesore" se shqiperia duhet te demokratizohet e te kete pluralizem..
    Ne PORT (keshtu thote barsaleta) vjen nji i deleguar i KQ dhe ben mbledhje Kolektivi..
    ..shoke thote ai..armiku i jashtem dhe i brenshem kerkon te rrezoje pushtetin dhopullor..Ata perhapin parulla se gjoja Vendi ine duhet te kete PLURAlizem....etj etj..
    Ne kte cast degjohet zeri i nji jevgu, puntori hamall aty..qe thote..
    m'fal mer shoku i delegum..po ca ish kjo Pularizmi mer jahu..??
    Aa jo Pularizem ..shoku puntor ..por PLURALIZEM... me demek shume Parti..sqaroj i delegumi puntoret..Armiku..tha i deleguari..do qe tek ne te kete jo nji Parti por Shume Parti..
    Cohet jevgu prap e bertet..Jo shoku i delegum..nuk e dum ket Pluralizmin mer jahu..
    He me te lumte shoku puntor ..thote i gezuar i delegumi....Ja e shikoni shok si kllasa puntore eshte me Partine tone e kunder parullave armiqsore..tha i delegumi triumfator..
    Vazhdo shoku puntor ..Foool se partia keshtu si ty i do njerzit....tha i delegumi..
    Po si mer jahuu.. kom me fol e mir bile ..tha jevgu..jo shok nuk i dum ne Shum parti mer jahu..se ca ti dum ato i her.. ne nji parti kina e na Q-u nonen e jo mo me pas shum..
    .......u dhi mbledhja e iku i delegumi me inat..lol.

    -------------------------

    ja c'thot gazeta "sheklli" sot per Partite Tona..
    -------
    -----------
    Ministria e Financave publikon fondet shtetėrore tė shpenzimeve qė pėrdoren pėr subjektet politike


    Partitė, ja sa i kushtojnė buxhetit


    Vetėm grupet e sajuara parlamentare pėrfitojnė 230 milionė lekė nė vit


    TIRANE - Shtatė parti politike qė kanė grupe parlamentare fiktive nė Kuvend i kanė rrėmbyer shtetit rreth 230 milionė lekė tė vjetra. Njė shifėr e tillė ėshtė pėr ndihmat e dhėna nga buxheti i shtetit pėr to nė vitin 2002. Krijimi i grupeve parlamentare sjell njė shpėrndarje jo nė mėnyrė tė drejtė tė fondeve, duke bėrė qė partitė e vogla, me ndihmėn e aleatėve tė mėdhenj, tė rrėmbejnė shuma parash. Ministria e Financave me publikimin e fondeve shtetėrore ka dhėnė njė pasqyrė tė qartė mbi shpenzimet qė pėrdoren pėr tė mbajtur nė "efiēencė" kėto subjekte politike pėr ēdo vit. Mbi 1.6 miliardė lekė tė vjetra ėshtė fondi i akorduar nė fillim tė janarit tė kėtij viti pėr partitė politike, tė cilat iu janė shpėrndarė nė bazė tė ligjit numėr 8580 "Pėr partitė politike". Nė nenin 19 tė kėtij ligji, thuhet se ndihma financiare ndahet nė kėtė mėnyrė: "70 pėr qind e shumės shtetėrore ndahet nė pjesė tė barabarta, sipas votave tė fituara nė zgjedhjet e fundit parlamentare, pa kufi tė poshtėm, ēka nėnkupton qė ēdo parti merr njė mbėshtetje financiare pėr votat qė ka fituar. Kjo nuk kėrkon kėrkon domosdoshmėrisht tė ketė deputet nė Kuvend; 20 pėr qind e ndihmės shtetėrore ndahet nė mėnyrė tė barabartė midis partive qė kanė grup parlamentar; 10 pėr qind e ndihmės shtetėrore ndahet nė mėnyrė tė barabartė midis partive qė kanė marrė pjesė nė dy zgjedhjet e fundit me lista kombtėare". Mbi bazėn e kėsaj formule, sipas zėdhėnėsit tė Ministrisė sė Financave, Redi Skėnderit ėshtė bėrė edhe ndarja e fondeve. Skėnderi, gjithashtu ka bėrė tė ditur se Ministria e Financave cakton shumėn paraprake nė buxhetin e shtetin, ndėrsa ndarja nė bazė tė pėrqindjeve, qėnies ose jo nė grup parlamentar realizohet nga specialistėt e Ministrisė sė Drejtėsisė.

    Ndarja e 20 % fondeve pėr grupet "bijėza"
    Shuma e mbi 1.6 miliardė lekėve tė vjetra dhėnė pėr subjektet politike gjatė vitit 2002, ėshtė ndarė mbi bazėn e rezultateve tė zgjedhjeve tė fundit parlamentare, tė vitit 2001. Nė fillim tė punimeve parlametare, Kuvendi kishte 10 grupe parlamentare. PS, PSD, PD, PR, PDr, PA, PBK, PLL, PBL, si dhe PAD+PBDNJ krijuan grupet e tyre parlamentare. Nga kėto parti vetėm PS, PD, PDr dhe PR kanė patur tė drejtėn e krijimit tė grupeve parlamentare, pasi kanė plotėsuar limitin e pesė deputetėve. Partitė e tjera, me ndihmėn e PS-sė dhe tė PD-sė, nė dhėnien borxh tė deputetėve demokratė dhe socialistė krijuan grupet e tyre parlamentare. Pėr kėto parti nga shuma prej 1.6 miliardė lekė tė vjetra, nė ndarjen ligjore tė 20 pėr qindė**** si grupe parlamentare, ėshtė shpenzuar rreth 320 milionė lekė tė vjetra. Gjashtė grupet e vogla "bijėza" tė partive mėdha kanė rrėmbyer nga arka e shtetit secila nga rreth 33 milionė lekė tė vjetra. "Dėmi" i sjellė, pėrveē taksapaguesve shqiptarė, ėshtė edhe mė tepėr nė kurriz tė partive tė mėdha si PS dhe PD, pasi nė krahasim me fondet e akorduara gjatė vitit 2001, nė vitin pasardhės kanė pėrfituar mė pak lekė. Nė krahasim me dy vitet e fundit, "bumin" mė tė madh e ka patur Partia Agrare, e cila falė dhėnies borxh nga PS-ja tė dy deputetėve tė saj, Vladimir Malo dhe Fatmir Xhindi ka arritur tė rrėmbejė nga 1.755.000 lekė tė reja qė ishte pėr 2001-n, nė 7.622.000 lekė tė reja nė total pėr kėtė vit, duke pėrfshirė kėtu edhe pėrqindjet e marrė nė zgjedhjet e fundit parlamentare. Ndėrkohė qė njė ulje ka pėsuar PSD-ja, kjo edhe pėr shkak tė pėrqindjes sė marrė nė zgjedhjet e fundit politike. Aktualisht kjo parti ka marrė pėr vitin 2002, 8.836.000 lekė tė reja, nga 12.929.000 lekė tė reja qė ka marrė pėr vitin e kaluar. Ndėrsa PAD dhe PBDNJ me grupin e tyre tė formuar nė sesionin e kaluar parlamentar si "Qendra Liberale" kanė pėrfituar secila nga 40 milionė lekė nė total. Pas ndarjes sė tyre krijimit tė dy grupeve tė veēanta me PAD dhe PBDNJ mund tė pėsojnė njė rritje tė fondeve shtetėrore pėr vitin 2003.


    Shtesė nė pagė dhe zyra tė veēanta nė mjediset e Kuvendit
    Privilegjet qė gėzojnė kryetarėt e grupeve

    TIRANE - Krijimi i grupeve parlamentare nė Kuvend iu jep tė drejtėn partive politike qė tė jenė mė prezent zhvillimeve nė kėtė institucion. Njė pėrfitim tjetėr ėshtė ndihma qė Kuvendi i jep kėtyre partive, duke i ofruar zyra me emrin e grupin parlamentar qė pėrfaqėsojnė. Gjithashtu mė tė pėrfituar janė kryetarėt e grupeve parlamentare, tė cilėt pėsojnė edhe njė rritje tė pagės sė tyre mujore. Sipas tė dhėnave nga Kuvendi, kryetarėt e grupeve parlamentare pėsojnė rritje tė pagės sė tyre mbi bazėn e pėrqindjeve qė partitė e tyre kanė marrė nga zgjedhjet e fundit parlamentare. Nėse PDr ka marrė nė kėto zgjedhje 6 pėr qind, nė njė masė tė tillė ėshtė edhe rritja e pagės sė kryetarit tė kėtij grupi parlamentar. "Nė ndarjen e tyre ka njė kufi, pasi rritja maksimale pėr kryetarėt e grupeve ėshtė deri nė 15 pėr qind tė rrogės. Shtesat e pagave i pėrcakton sektori i trajtimit tė deputetėve", -shprehet pėr "Shekullin" njė nga ekonomistėt e Kuvendit. Mė tė pėrfituarit nga kjo lloj ndarjeje janė dy kryetarėt e grupeve parlamentare tė PS-sė dhe tė PD-sė, Gramoz Ruēit dhe Bamir Topit, tė cilėt mund tė marrin njė shtesė page deri nė 15 pėr qind. Njė rritje e tillė bėhet mbi bazėn e pagės sė deputetit, e cila ėshtė 1.350.000 lekė tė vjetėr. Por specialistėt theksojnė se paga e krerėve tė grupeve parlamnetare nuk duhet tė kalojė atė tė nėnkryetareve tė Kuvendit, shifrėn e 1.600.000 lekėve tė vjetėr nė muaj.
    Bledar Hoti




    Ligji nr. 8580 "Pėr partitė politike"

    Neni 19, financimet
    Nė buxhetin shtetėror vjetor parashikohet ndihma financiare pėr kryerjen e veprimtarisė vjetore tė partive politike. 70 pėr qind e shumės shtetėrore ndahet nė pjesė tė barabarta, sipas votave tė fituara nė zgjedhjet e fundit parlamentare, pa kufi tė poshtėm, ēka nėnkupton qė ēdo parti merr njė mbėshtetje financiare pėr votat qė ka fituar. Kjo nuk kėrkon kėrkon domosdoshmėrisht tė ketė deputet nė Kuvend;
    20 pėr qind e ndihmės shtetėrore ndahet nė mėnyrė tė barabartė midis partive qė kanė grup parlamentar;
    10 pėr qind e ndihmės shtetėrore ndahet nė mėnyrė tė barabartė midis partive qė kanė marrė pjesė nė dy zgjedhjet e fundit me lista kombtėare.


    Fondet shtetėrore tė 12 partive parlamentare
    pėr dy vitet 2001-2002. Nė 000/lekė

    1. PS 59.752 51.498
    2. PD 36.493 34.999
    3. PSD 12.929 8.836
    4. PDr 1.721 9.311
    5. PAD 3.854 4.020
    6. PR 3.777 8.046
    7. PBK 3.736 8.046
    8. PLL 4.348 8.050
    9. PBL 2.065 5.972
    10. PBDNJ 3.956 4.096
    11. PA 1.755 7.622
    12. PDK 2.156 2.312

    Shėnim: Shuma totale e pėrdorur pėr 35 subjekte politike parlamentare dhe joparlamentare nė vitet 2001 dhe 2002 janė 142.571.000 lekė dhe 160.974.000 lekė

    -----------------

    kush te rruaj me shume ..me i fjale..ky eshte Berberizmi pluralist i joni..

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Krahasim mes shėrbimeve WCF dhe ADO.NET
    Nga Uke Topalli nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 05:12
  2. Krahasim
    Nga kiniku nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 16-05-2006, 10:43
  3. Cmendoni per shoqerine shqiptare ne krahasim me ate te huajen???
    Nga selina_21 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 20-01-2005, 07:21
  4. Krahasim
    Nga benseven11 nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-08-2004, 05:53
  5. Bibla dhe Kurani,nje krahasim historik
    Nga Seminarist nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 09:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •