Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 47
  1. #21
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-09-2002
    Vendndodhja
    Fshati Henas i Mallakastres
    Postime
    40
    Erzeni

    Ti e ben pak si puna e lopes i dashur, qe pasi mbush kusine me qumesht i fut nje shqelm dhe e derdh.

    Leje se cuni i kujt jam une, kjo ste ben ty me te mire apo me te ditur se une. Jo per gje por me mban pak lufte klasash ketu. Biografia e keqe hmm.

    Une nuk thashe qe Saliu vodhi parate. Perkundrazi, une shpreha mendimin se ai do ishte shume here me i suksesshem po te pasurohej vete pa rrenuar te tjeret se sa te renonte te tjeret pa u pasuruar vete. Lexoi dy here shkrimet nqs nuk i kupton te lutem.

    Ne shqiptaret dolem shume here me keq nga nje udheheqes qe e moren per hunde "Gjiganded Ekonomike" dhe e nxorren totalisht jashte loje, duke arritur te vjedhin totalisht individin shqiptar qe mbrohej nga shteti i Sales. Kur kjo vjedhje u krye, Sal karafili doli perpara popullit e u thoshte " Po pse e late ju hajdutin tju vjedhi parate". Kjo eshte ne esence perkethimi i fjaleve te tij se ato ishin investime private dhe shteti nuk kishte pergjegjesi per to.

    Nuk ishin 80 mije intelektuale qe e lane shqiperine te mjere por komunizmi si sistem, qe teorikisht parashikonte sukses. Vete kapitalizmi kaloi te njeten krize ne 1929-1933, kjo sdo te thote se intelektualet e atij sistemi nuk ishin te afte.
    Pjeter Arbnori me shoke nuk kishin gisht ne falimentimin e komunizmit, por as ne perpjekjet, angazhimin dhe perkushtimin jo te vogel te shqiperise per progres e perparim. Kjo pikerisht e kthen ate ne te pavlere apo irelevant. Kjo i kthen keta njerez ne viktima te komunizmit por vetem kaq. Keta njerez s'kane lidhje as me njeren as me tjetren por gjate 92-97 u kthyen ne heronj te shoqerise shqiptare.

    Ka nje problem thelbesor me argumentet tuaja. Ju gjithmone anashkaloni deshtimin me te madh te komunizmit qe mban ne krahe rreth 99% te rrezimit te tij. Deshtimin ekonomik.
    Sikur kjo te mos kishte ndodhur askush nuk do ta vinte sot ujin ne zjarr per ata qe u persekutuan nga komunizmi per 50 vjet. Ne fund te fundit sa u vrane ne shqiperi per 50 vjet nga komunizmi vdiqen vetem per 5 vjet nen pushtetin e PD, nga intoleranca politike, kaosi, anarkia etj etj. ketu nuk po shtoj viktimat e krimit, droges, kanunit etj etj se shifrat trefishohen.

    Kur vjen puna tek falimentimi ekonomik aty komunizmi ska cte thote. E keqja qendron se ju nuk mund te sulmoni ketu, sepse ka 12 vjet qe shqiperia nuk ka arritur as GDP e vitit me te keq komunist, pra 1989. Bile ne 97 ne ishim 10 here me te mjeruar se na la komunizmi ne 90.
    Kjo eshte vertet per te ardhur keq. Keshtu nga deshperimi kerkojme ta zeme veshin e djathte me doren e majte. Kerkojme pra te gjejme arsye morale te deshtimit e te mohojme edhe ato arritje qe ekzistojne realisht. Te sulmosh komunizmin se ishte anti-intelektualeve kur shqiperia ne 45 ishte 90% analfabete dhe ne 90 kishte 4 universitete, akademi shkencash e asnje analfabet, kur ne 38 kishte vetem 500 intelektuale e ne 90, 80 mije te tille eshte qesharake.
    Ketu Sala gaboi rende prandaj humbi shume shpejt. Kjo klase intelektualesh te gjithe kush me shume e kush me pak te privilegjuar nga diktatura u la pas dore nga PD. Ata pane se si aftesite e tyre u shvleftesuan perpara vuajtjeve te te tjereve. Nderkohe qe suksesi i shoqerise shqiptare kerkonte aftesi jo viktimizim. Atyre iu mohua gjaku i gjysherve, puna apo sakrifica e baballareve qe punuan per 50 vjet me perkushtim, ndershmeri, pa hile e te keq edhe pse nuk arriten shume. Edhe vete ata u demonizuan se kelysh komunistesh.

    Ja pra kushdo qe ben lufte me klasen e masterave eshte i destinuar te falimentoje.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Tarasi te bej nje pyetje te vockel ty une?

    Ti beson se komunizmi ishte sistem i drejte apo i gabuar?

  3. #23
    alvi
    i/e ftuar
    O Taraso, je i modh.
    Kte i kom thon dhe un pse nuk votojn dynjoja per Salen, po s;te nigjo njeri.
    Bravo, se deri tashi, analizat me gjakftohta per mendimin tim ti i ke patur.

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Po,Taras vazhdo ti ngaterrosh gjerat!

    Kur me thua:"Oh sa qejf keni ti mbushni mendjen vetes se intelektualet kane qene ne burg. Jo per gje po keshtu ju duket vetja se viktima me te arrira", injoron faktin qe s'me njeh.
    Te skjaroj se une s'kam qene as i burgosur dhe as i persekutuar(as nuk kam kryer studimet ne Shqiperine e 92-97),por kjo s'me ndalon te shoh.Po te duash mund ta besh edhe ti,por dyshoj ne deshiren tende per te hapur syte.A je lodhur ndonjehere te mesosh kush ishin intelektualet patriote te burgosur dhe pushkatuar?
    Ironia jote se intelektualet formohen ne universitete e jo ne Spaē deshmon vetem pafytyresi.Thua:"Ma thoni ju, se une nuk e di se si kthehesh ne njeri te afte e me vlere ne Spac.".Spaēi s'eshte vendi ku ato u formuan,por vendi ku ju muar shpirti!Me thuaj ti si behesh njeri me vlere duke masakruar vellain tend!!!
    Mos u lodh te flasesh per 80000 intelektuale te para '90 vetem se mund te jete nje numer i perafert me ato qe kishin nje diplome ne xhep.Sa tituj e grada shkencore jane marre per "epersine e komunizmit" e per "rolin reaksionar te klerit" apo "tufezimin"?Edhe ato intelektuale te ēmuar?
    Sa per imoralitetin e "masterave"ish komuniste-sot kapitaliste s'ke kuptuar asgje (ose ben sikur).Ta perseris:eshte imorale te krenohesh qe sot po ben ate per te cilen dje ke masakruar te tjeret.S'mund te mburresh komunistet,qe pas krimeve ndaj pronareve e prones private,kthehen ne pronare ato vete.Si ka mundesi qe sot e njohin aq mire te drejten e prones,kur dje masakronin tjeret si ish-pronare?Si ka mundesi qe sot ndaj cdo akuze deshmojne se jane njohes te mire te te drejtave te njeriut,por dje,ne kurriz te te tjereve,i shkelnin me dyja kembet?Ne se vertete jane iluminuar e kane ndryshuar mendim,a s'do fillonte kthesa duke kerkuar ndjese?Ky eshte imoraliteti i "masterave" te djeshem persekutore komuniste,"mastera"te sotshem idhtare te kapitalizmit.
    Nuk jam perfaqesues i viktimave te komunizmit,por si njeri,me renqethet trupi kur lexoj nga shqiptare shkrime si ato tuajat!Tallja me gjakun e te pafajeshmeve tregon se gjithcka mund te rindodhe pa me te voglin ngurim!

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    80

    Budallane mburre qe ti thyesh qafen

    E quajta te mbyllur kete diskutim me psiko-komunistet por Alvi me detyron te rishkruaj. Po pse mor Alvi, keshtu ia do te miren Tarasit ti? E di ate qe "budallanė po e mburre i thyen qafėn"...
    Rycki
    O moj Shqypni e mjera Shqypni....
    Ti ke pas kenė njė zonjė e randė,
    Burrat e dheut tė thirrsin NANĖ
    Vaso Pasha

  6. #26
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-09-2002
    Vendndodhja
    Fshati Henas i Mallakastres
    Postime
    40
    Baobab

    Pse kerkoni gjithmone ti gjeni fundin gjerave dhe jo zgjidhjen atyre? Si mund edhe vetem te mendosh se ka njerez ne shqiperi qe kerkojne komunizmin? Kush ishte ai komunist qe ia pa hajrin komunizmit?? Kush doli i pasur e i kamur nga ai sistem??
    Apo mos iu duket se kapitalizmin po e shijoni me shume se te tjeret? Apo jeni me te susksesshem ne te?

    Shkodra

    I dashur une ne asnje moment nuk kam pretenduar te kthehem ne fallxhor e te te njoh biografine ty. Nuk me intereson ja pse. Pretendova te jap opinionin tim per temen dhe vetem per temen. Une asnjehere nuk e kam kthyer debatin ne personal, por jo e njejta gje ka ndodhur me te tjeret.
    Fakti eshte qe ne po diskutojme nje te vertete te madhe ketu jashte "ckam qene une e cke qene ti". Kjo e vertete u shpalos si perplasje morali midis dy klasave mbas 92, asaj te ish-privilegjuarve dhe asaj te te persekutuarve. Vlerat e se pares ishin edukimi, arsimimi, trainimi, aftesimi, etj etj vlerat e se dytes (panvaresisht nga shkaqet) ishin mjerimi, shfrytezimi, injoranca, viktimizimi. Une nuk po flas me cinizem ketu as me urrjetje, por vetem po them nje te vertete ok?

    Thua"Spaēi s'eshte vendi ku ato u formuan,por vendi ku ju muar shpirti!Me thuaj ti si behesh njeri me vlere duke masakruar vellain tend!!!"

    Eshte tamam ashtu. Problemi qendron se kush ishte ne Spac mbas 92 u be shef adminitrate. Nje verejte ketu. Eshte interesante se si kur diskutohet per vuajtjet e atyre qe simpatizon ti e kthen debatin ne termat "vellain tend" nderkohe kur vjen puna per padrejtesite qe iu bene shumeve (Nanos se parit qe u burgos) mbas 92 keto i shpalosim si "dora e drejtesise". Cudi se si padrejtesia ndaj "teje" qenka padrejtesi kunder vellaut, kurse ajo ndaj meje qenka ndeshkim qe i duhet dhene nje pro-greku, tradhtari, armiku, serbi e ku di une se cfare therriten sot shume antare te PS nga PD.
    Historia e shekullit eshte e mbushur me konflikte qe ne emer te ideologjise kane vene balle per balle vellezer, patriote, etj etj. Ne cdo shtet u luftua nje lufte civile ne emer te ketyre ideologjive. Gjermanet Holokaustin e filluan duke vrare Gjermane. SS-et Franceze ishin te fundit qe u dorezuan ne Berlin me 9 Maj te 45.( te mendosh ketu qe ata vdisnin duke mallkuar "Bouche-t" sic i therasin ata Gjermanet me urrejtje.) Amerikanet i persekutiuan e i burgosen te gjithe komunistet ne amerike, dhe eleminuan shume liberale me Kenedet ne krye.

    Per intelektualet e indokrinuar!! Shembulli me klasik jane dy, Berisha e Kadare. Mos do me thuash se njeri nuk merr vesh nga mjekesia e i dyti eshte shkrimtar komunist?? Sna the gje me duket.

    Per pjsen tjeter me duhet te te them se as e ke idene e historise se shoqerive civile gjate ketyre 2 shekujve te fundit. Po ta kishe, do ta dije se vete revolucioni Francez gjeneroi si nevoje e ridimensionimit dhe rishperndarjes se pronave. Lufta civile ne Amerike u luftua per cpronesimin e pronareve te sklleverve qe ishin prone ashtu si toka, fabrika, punishtja etj etj, dhe pa asnje kompesim. Revolucioni Borgjez ne Shqiperi ne 1924 kishte si synim pikerisht kete rishperndarje kapitali.

    Formularet dhe perkufizimet e te drejtave te njeriut jane shkruar nga vendet me kapitaliste ne kete bote. Si mund te shkruajne keta keto kur para 29 kapitalizmi shfrytezonte punen e me shume se 3 milione femijeve nen 14 vjec qe pagueshin me 7 cent ne ore kur paga normale ishte 25 cent. A e ke idene se kush ishin te drejtat e punetoreve para 29 ne amerike?? Po se kush ishin te drejtat e qytetareve me ngjyre ne USA deri nga vitet 70 a e di??

    A e kupton tani se imoraliteti dhe shfrytezimi buron nga ajo qe quhet "self-interest" dhe se pa keto nuk ka e kurre nuk do kete perparim? A e kupton se morali dhe keqardhja jane vetite e fundit te sistemeve kapitaliste, mentalitetet e te cilave ti kujton se i ke perqafuar?? Del me duket se ju akoma keni ngelur me dore ne zemer dhe ne kapitalizem kjo nuk ekziston. Ti kerkon te besh ate qe beri ENveri 50 vite me pare, klasen e shtypur ta kthesh ne klase me pushtet. Ti kerkon te zhvleresosh njeren klase qe ta barazosh ate me tjetren.....dmth barazim???!!

    Se fundi. Me kenaqesi do pranoja revolten atyre qe hipen ne maje te kalit mbas 92 nqs kjo do ishte ne emer te permiresimit, perfektshmerise, ngritjes dhe lartesimit te aftesive etj etj por sic u pa kjo revolte u be ne emer te inatit, cmires, urrjetjes dhe percmimit dhe degjeneroi ne nje revolte morale, sepse vlera materiale nuk kishte. Kjo revolte u be ne emer te mohimit te vlerave dhe paditjes morale. Ja pse mjerimi ishte edhe me i keq.

  7. #27
    alvi
    i/e ftuar
    Duartrokitje, Taraso, duartrokitje nga ana ime.
    Un jom tu u knoq me kete debat.
    Bravo, bravo.

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    "Demagogjite vine e shkojne, por rrenojat e saj ngelen ne perjetesi!"
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Socialistet duhet te mbajne koken lart ...thoshte Agolli para ca kohesh kur Nano tregoi me gisht mafien ne qeverri.

    Tani kuptohet pse ka thene i ziu Dritero ashtu.
    Dhendri tije qenka Milioneri me Pasaportat qe torturohen Shqipot prej kaq kohesh.

    KJ thote:
    --------------

    Dhendri i Dritero Agollit, 850 mije dollare nga buxheti i shtetit
    Anila Basha/ Rihapet ne mbledhjen e grupit parlamentar te Partise Socialiste skandali i pasaportave. Ministri i Rendit Publik, Luan Rama, ka deklaruarne kete mbledhje se dhendri i Dritero Agollit, Luan Muhameti, merr tete perqind te shumes se parave qe jep shteti shqiptar per te blere pasaportat nga firma gjermane. Deklarimi i pare i bujshem i Ministrit te Rendit Publik, ka shokuar deputetet prezente ne mbledhjen e grupit. Perqindja 8 e gjithe shumes qe jepet per pasaportat, konvertohet ne vleren e 850-870 mije dollareve nga e gjithe sasia.

    Por, sipas Luan Rames, Luan Muhameti eshte ndermjetes per firmen gjermane dhe eshte aksioner. Ministri i Rendit nuk ka hedhur akuza ndaj tij, por vetem ka evidentuar faktin se ne xhepat e ketij personi hyjne nje sasi e konsiderueshme dollaresh nga parate e shtetit shqiptar.

    "Ne, si Ministri Rendi, jemi duke e kerkuar kete person, Luan Muhametin, per te marre sqarime prej tij, por ai nuk gjendet ne Shqiperi", tha Rama, duke evidentuar faktin se nuk eshte nje "kerkim zyrtar" nga ana e strukturave te policise, por thjesht per verifikime te kushteve te kontrates.

    Ministri i Rendit ka raportuar gjithashtu se sasia e pasaportave qe kane ardhur ne Shqiperi, jane ne baze te afateve qe jane te vendosura ne kontrate, duke shfajesuar ne kete menyre palen gjermane. Por, nga ana tjeter, Ministri i Rendit evidentoi faktin se Ministria e Rendit Publik eshte lidhur me ambasaden tone ne Gjermani per te mundesuar kontaktin me firmen gjermane dhe sjelljen ne Shqiperi nga fundi i shtatorit te nje sasie te konsiderueshme pasaportash.

    Petro Koci i ka kerkuar Ministrit te Rendit, Rama, qe ne kete faze tranzitive per pasaporta, per personat e moshes nen 16 vjec te kthehen ne funksionim lejet e kalimit. Por, sipas Ministrit te Rendit, edhe nese behet nje gje e tille, nuk mund te kete zgjidhje te situates. "Situata eshte e veshtire. Jane rreth 110 mije persona, te cilet kane bere kerkesen per pasaporta dhe te tilla ne gjendje nuk ka", vijoi me tej raportimin ministri Rama.

    Disa dite me pare ministri Rama kur raportoi ne Komisionin Parlamentar te Rendit dhe SHISH, akuzoi te gjithe ministrat paraardhes te tij si te implikuar ne skandalin e tenderit te pasaportave. Per kete ceshtje, ministri Rama ka kerkuar edhe hetim nga Ministria e Rendit per kete tender dhe dokumentacioni i ka kaluar edhe prokurorise.

    Nderkaq, sensibilizimi i grupit parlamentar te Partise Socialiste lidhur me problemin e tenderit te pasaportave do te vazhdoje. Deputetet ne mbledhjen e djeshme kerkuan sqarime edhe nga disa ministra te tjere, si ai i Arsimit, i Energjetikes, lidhur me situaten dhe gjendjen ne universitete dhe ndricimin e fshatrave.
    --------------


    hajde Dhender Luan hajde. E ku je "proletariat" ku je.

  10. #30
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-09-2002
    Vendndodhja
    Fshati Henas i Mallakastres
    Postime
    40
    Se pari ky eshte nje debat ku shkembehen opinione apo analiza mbi argumentat dhe debatet qe shtrohen nga antaret e ketij forumi. Kjo do te thote se kjo teme nuk duhet te kthehet ne nje debat papagallesh ku mbreteron dija superiore "cut and paste". Besoj se e dini se shkrime anti-PD per korrupsion e paaftesi une mund tu postoj per perjetesi.

    Se dyti. PS ka provuar se korrupsioni i saj sot per sot ne shqiperi eshte e keqja me e vogel. Haroni qe alternativa e PS dhe e Nanos , dmh PD e Berisha per 5 vjet iu la 50 here me keq se Enveri per 50 vjet. Iu la ne meshire te fatit si mjerane e pisanjose pa nje dyshke e ua vodhi apo ua shkaterroi edhe ato pak gjera qe iu la komunizmi,iu la pa nje polic ne rruge, iu vrau shpresen dhe deshiren per te ardhmen, e pastaj iu beri te vriteshit me njeri tjetrin ne emer te pushtetit te tij qe nuk e leshonte pa plumb. Desh iu coi ne lufte civile qe ne fund te saj humben jeten po aq shqiptare sa ne 50 vjet diktature. Iu pllakosi me injorance, anarki, kaos e hajduteri, iu ktheu ne idhtare te qylit, hicit e kotit....iu ktheu ne kriminele te mirefillte e pastaj iu thoshte se parate e krimit i keni me te pastrat ne bote; shkurt ua ktheu barbarizmin kriminal ne KULTURE apo TRADITE. Kur iu la si cifuti ne shkretetire guxuam te protestonim, por u quajtem "kelysh te komunisteve" greke serbe e ku di une se cfare. Per 5 vjet si shoqeri nuk kishim asnje ndryshim nga ato fiset e Angoles.
    E ju prape keni qejf ti bini murit me koke.

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Krahasim mes shėrbimeve WCF dhe ADO.NET
    Nga Uke Topalli nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 05:12
  2. Krahasim
    Nga kiniku nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 16-05-2006, 10:43
  3. Cmendoni per shoqerine shqiptare ne krahasim me ate te huajen???
    Nga selina_21 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 20-01-2005, 07:21
  4. Krahasim
    Nga benseven11 nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-08-2004, 05:53
  5. Bibla dhe Kurani,nje krahasim historik
    Nga Seminarist nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 09:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •