Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Histori dashurie ?? dhe hije vdekje .

    Historia

    Ngjarja zhvillohet ne rrethin e Shkodres rreth 6 vjet me pare ne 1999 kur dy te rinj Majlinda dhe Enkeli ne moshe shume te re perkatesisht 15 dhe 17 vjec njihen dhe dashurohen i japin fjalen njeri tjetrit gjithashtu qe te fejohen dhe martohen duke derguar edhe prinderit e tyre per te bere qokat e rastit sipas zakonit.
    Por Enkeli mbas nje viti vendos te emigroje jasht vendit dhe te stabilizohet me dokumente te rregullta dhe me pune duke i premtuar se me te rregulluar gjithcka do ti bente dokumentat dhe do bashkoheshin per te nisur nje jete bashkshortore .
    Majlinda pak e deshperuar por me shprese dhe besim e pranoj vendimin e tij dhe per 5 vjet rrjesht e priste dhe e takonte vetem nje here ne vit kur ishin pushimet e veres , por duke verejtur cdo vit shum ndryshime ne sjelljen e tij , dhe vjen nje dit kur Enkeli ne njefar menyre i detyruar i ben dokumentat dhe te dy bashke fillojne nje jete bashkshortore ne emigrim por shum shpejt Enkeli kupton dhe bindet se nuk ndjen me asgje per te madje prania e saj ne shtepi e irriton dhe i prish shum nga endrrat dhe planet e tij rinore prandaj duke pare qe edhe mardheniet e tyre ishin te ftohta i thote se nuk e don dhe nuk ndjen me asgje per te keshtu qe ishte e lire qe te shkonte ,Majlinda nuk don ti besoj vesheve dhe fillon te pyes dhe ti kerkoj llogari per shum gjera ,por pergjigja ishte e njejte dhe me e prere biles ne ditet ne vazhdim veprimet dhe bisedat e tij i linin te kuptonte qe duhej te largohej nje sahat e me pare, ne keto rrethana Majlinda duke mos patur te njohur afer saj flet ne tel me familjen dhe i tregon realitetin dhe qe deshiron te kthehet ne shtepi , por nga ana tjeter i pergjigjen se ajo jeten tashme e ka aty dhe nuk duhet te kthehet
    ne shtepi me keto kushte .
    Majlinda e shkret megjithse e zgjuar e bukur e re vetem 21 vjec e shkolluar zemer flori nuk arrin te gjeje nje rrugzgjidhje per jeten e saj dhe vendos ti jape fund pikerisht ne diten e lindjes se saj disa dite perpara ketij shkrimi, qe une po bej , por qe fatmirsisht nuk realizohet pasi......
    ishte dite e enjte dhe Majlinda nen nje presion te forte psikologjik nga te dyja anet ndjehet e vetem ne kete bot dhe pa shpres per te ardhmen vendos te shkoje ne farmici dhe te bleje helm per minjte por qe e don per vete dhe kur kthehet Enkeli nga puna i tregon se ajo deshiron te vdese dhe nuk e pranon faktin qe ai nuk e don mbas asaj sakrifice qe ka bere per te , dhe i tregon ilacet qe kishte ne grusht gati per ti pire por Enkeli nderhyn duke ja marre dhe hedhur ne banjo, dhe pastaj pasi ha darke shkon te fleje i qete por pa pritur ndjen qe dikush i vjen pran dhe i thot se deshiron te flej me te castet e fundit te jetes duke i treguar se tashme ajo e kish pire helmin duke i treguar edhe shqetsimet qe kishte.
    Enkeli i trembur njofton menjeher urgjencen dhe mbas nje terapie te shpejte kunder helmit mjeket arrijne ti shpetojne jeten ,por jo ti zgjidhin problemet e saja.
    Mbas kesaj ngjarje Enkeli insistoj me shume duke njoftuar edhe prinderit e tij dhe te saj dhe me urdher te prinderve te saj sot u nis me avjon per ne Shqiperi duke e lene gjithnje te hapur problemin e saj pasi fjalet e fundit kur u largua ishin:

    Tash po ma nin zanin prap kur t'mrrij N'Shkoder !!!!!!


    SHENIM
    emrat nuk jane reale per te ruajtuar identiten e vertete dhe per te mos demtuar askend .

    une i njoh qe te dy por me shume Enkelin dhe mendoj se ai nuk e meriton dashurine e saj , por ajo nuk e kupton pasi eshte e verbuar nga dashuria qe ka per te .

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Kush eshte Enkeli

    Nje i ri nga rrethi i shkodres me arsim 8- vjecar simpatik dhe i pelqen te defreje dhe te nderroje shume femra pa ndjere per to asnje dashuri ideja e tij fikse ose defrimi i tij esht kur i futet per te kapur nje femer qe i pelqen ja arrin qellimit dhe pas disa muajsh e le per te gjetur nje tjeter ndonjeher ndodh edhe pas disa ditesh .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dardo..
    mos fli gjume..
    ne se e njeh kte tarallaken.. beja nje xerr atje ne shkoder e thuaj se.. jete ka vetem 1 kurse enkelejda e elidona ka sa te han qent.. prandaj mos pi fotoksin oj cuc katundare..
    ndoshta nje sekond a nje bised mund te shpetoj nje jete njeriu..
    prandaj hap qitapet e gjeja numrin e shpis e fol me te jemen e goces ..
    edhe ketij enkelit thuj te leviz se i mbetet pastaj pishman per ter jeten..
    keshtu dardajan.. ti je cun i mire prandaj mos ngurro..

Tema tė Ngjashme

  1. Histori dashurie
    Nga Letersia 76 nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 02-10-2010, 05:57
  2. Shqiptarėt nė Rumani, njė histori e lashtė
    Nga ILovePejaa nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-09-2007, 05:13
  3. “Breaking News”, njė histori pėr 10 mijė tė pėrdhunuarat
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-05-2005, 09:39
  4. Ja Dhe Nje Histori Dashurie E Imja Ketu 3 Vjete Me Pare !
    Nga DiGiTeX nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 13:54
  5. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2005, 13:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •