cfare eshte nje "plenum" ??


kasaphane brenda kater muresh.. kokngrenje mes shokesh .. faqe e zeze.. shkurt hesapi..
ja nje pamje nga nje plenum..
natyrisht vetem akti i pare .. pa pasojat qe vazhdohen ne skena tjera..sikurse biruca burgje space e belsha e sketerra tjera.. ku perfundojne gra e burra pleqe e plaka vajza e djem e femije djepi e femije ne barqe nenash..

Panorama

...


Faqe 18/19 - Speciale

goditja ne kulturė
plenumi i 73


Pėr herė tė parė procesverbali i plenumit qė goditi kulturėn


Isai: Lubonja me Fadil Paēramin tė lidhen nė njė thes e tė hidhen nė lumė

Pretendimi i Lubonjės se s’kishte lidhje me Paēramin shkaktoi reagimin e diskutantėve


Fatos Veliu
Vazhdon debati i tensionuar nė selinė e Komitetit Qendror tė Partisė. Megjithėse po kalonte mesdita e datės 27 qershor tė vitit 1973, kur Plenumi IV kishte nisur punimet qė nė mėngjesin e njė dite mė parė, dukej se ajo ditė nuk kishte tė mbaruar. Tema njėra pas tjetrės u hapėn nė lidhje me kėrkesėn e llogarisė qė i bėhej Todi Lubonjės dhe Fadil Paēramit.

Atė mesditė nuk kishin mjaftuar dhjetėra akuzat qė ishin nxjerrė nga thellėsitė e viteve tė punės sė Lubonjės, por duhej tė hapej edhe ēėshtja e Bilal Xhaferrit. Akuza pėr Lubonjėn kishte tė bėnte me faktin qė e kishte pėrkrahur dhe inkurajuar Xhaferrin. Jo vetėm kaq, por Dashnor Mamaqi e akuzoi se ai kishte ndėrhyrė te Ramiz Alia pėr ta marrė nė mbrojtje Xhaferrin. Me atė frymė folėn edhe anėtarėt e tjerė si, Rrapo Dervishi, Hysni Kapo, Kadri Hazbiu etj. Ndėrsa Manush Myftiu shkoi mė tej duke e konsideruar veprimin e Lubonjės nė lidhje me Bilal Xhaferrin, si njė veprimtari agjenturiale tė ndyrė. Madje, ndėrmjet tė tjerash, ai shtoi se kishin qenė pikėrisht Lubonja me Paēramin ata qė ishin interesuar qė Xhaferri tė hynte nė Lidhjen e Shkrimtarėve dhe tė Artistėve tė Shqipėrisė. Pavarėsisht se Lubonja i mohonte akuzat me pėrgjigje tė argumentuara, kundėrshtimet i vinin nga vet Enver Hoxha, i cili i pas akuzave tė veēanta tė diskutantėve ia “pėrplaste” ato pėrgjigje nė sy. Kėshtu, ai i kėrkoi llogari se pėrse kishte deklaruar gjatė reagimit tė mėparshėm se ai ishte takuar vetėm njė herė me Bilal Xhaferrin, ndėrkohė qė ai kishte ndėrhyrė kaq shumė pėr tė. Po nė kėtė prizėm u ngrit edhe mbėshtetja qė Lubonja i kishte dhėnė artistit tė internuar shkodran, Gjosho Vasias. Me gjithė kundėrshtimin e tij se nuk e njihte fare emėr tė tillė, Gjosho Vasia, askush nuk donte t’ia dinte pėr tė dhe pėr atė ēka thoshte ai. Lubonjės iu kėrkua gjithashtu tė deklaronte bashkėpunimin qė kishte pasur me Fadil Paēramin. Reagimi i Lubonjės pėr tė mos u njehsuar me Paēramin, duke u shprehur se nuk duheshin tė futeshin nė njė thes, shkaktoi reagimin e menjėhershėm tė Hekuran Isait. Nė mėnyrė vulgare iu hakėrrye se jo vetėm qė ata ishin nė njė thes, por atij thesi i duhej mbyllur gryka dhe duhej hedhur nė lumė. Nė atė frymė ekstreme me synime tendencioze kanė vijuar debatet mes Lubonjės dhe Paēramit dhe tė gjithė tė pranishmėve tė atij plenumi, i cili pėr mėnyrėn si po operonte po ēelte njė histori tė re nė vijimėsinė e plenumeve tė Partisė sė Punės, pikėrisht atė tė shtimit tė armiqve tė parė nė radhėt e nomenklaturės sė lartė, gjė pėr tė cilėn do tė njihej ashtu siē njihet sot, plenumi i kulturės. Gjithēka rreth atij debati qė pėrshkruam nė mėnyrė tė pėrmbledhur, do tė zbardhet pikėrisht nė numrin nė vazhdim tė kėtij cikli.
Shoku Rrapo Dervishi: Ja ta vėrteton KQ, partia dhe kjo pėrgjigje ėshtė njė sjellje arrogante nga ana jote. Ju kėshtu keni bėrė dhe tė gjitha kėto i keni bėrė me arrogancė. Ne dėgjojmė pėr veprimet tuaja dhe na ngjethet mishtė. Ne dėgjojmė qė dikė e keni gėnjyer, njė tjetėr s’e keni pėrfillur, etj. Kėto ne nuk i kemi ditur. Tė marrim pėr shembull Festivalin e 11-tė tė kėngės nė Radio-Televizion. Ju e keni organizuar dhe e keni bėrė me koshiencė kėtė. Ju kėshtu i keni organizuar kėto dhe jeni grup. Pėr sa i pėrket ēėshtjes sė Minush Jeros dua tė them se ai na erdhi nė Gjirokastėr dhe njė vepėr tjetėr e tij mendohej tė vihej nė teatrin e Gjirokastrės, se kėta kanė futur hundėt gjithandej, duke vepruar fshehurazi. U gjend pėr kėtė Viktor Zhusti, miku i ngushtė i familjes sė Fadilit. Kėrkonin ta vinin atje nė skenė. Kur mora vesh pyeta, “Po ku ėshtė Minush Jero?”, “Nė Durrės”, mė thanė. Atėherė u thashė shokėve tė pyesnin shokun Rita. Morėm tė dhėna qė Durrėsi nuk e kish aprovuar, por kur nuk e aprovoi Komiteti i Partisė i rrethit tė Durrėsit, pse do ta aprovonim ne nė Gjirokastėr. Kjo punė mbaroi. Po prapė ne u ndodhėm nėn presionin pėr kėtė. Pyetėm degėn e Brendshme, pastaj na thanė shokėt e degės qė ka aktivitet armiqėsor. Shoku Rita nuk e kishte aprovuar. Nga dega e Brendshme kishim tė dhėna se ka aktivitet armiqėsor. Atėherė u thamė tė mos na e linin nė Gjirokastėr. Pse e keni sjellė kėtu nė Tiranė Minush Jeron?
Todi Lubonja: Minush Jeron unė ta kam sjellė nė Tiranė? Jo, nuk ėshtė e vėrtetė.
Shoku Hysni Kapo: Premtimi i ėshtė dhėnė. Kėtu erdhi Mihallaq Luarasi, kurse atij i kanė dhėnė fjalėn, po i kanė thėnė se tani akoma nuk ėshtė koha.
Shoku Rrapo Dervishi: Kėta kanė bėrė manovrime andej e kėtej.
Shoku Enver Hoxha: Kėto thuaji nė diskutim shoku Rrapo.
Todi Lubonja: Pėr sa i takon Bilal Xhaferrit, nė jetėn time kėtė tip njė herė e kam takuar. Atėherė kur ky shkruante nė gazetėn “Zėri i Rinisė”. E mora vesh qė ėshtė arratisur, qė ėshtė element armik, i poshtėr dhe thashė nė djall tė vejė me gjithė soj e sorollop.
Shoku Dashnor Mamaqi: Fadil Paērami pėrdor edhe provokacionin. Nė KQ ka njė dokument qė mė akuzon mua se kam mbrojtur Bilal Xhaferrin. Ky dokument ėshtė dėrguar nga Komiteti i Partisė. Kjo ėshtė njė gėnjeshtėr. Kur kam qenė nė Durrės mė ka marrė Todi nė telefon dhe mė tha qė kishim njė Bilal Xhaferri. Unė as qė e njihja fare, bile as e dija qė punonte aty. Mė tha qė ėshtė njė talent i madh pėr tregime, madje do tė bėhet njė nga tregimtarėt mė tė mėdhenj tė Shqipėrisė. Unė s’kisha kėnduar gjė nga ky. Atėherė fillova tė kėndoj, se ka botuar nė gazetėn “Drita” dhe nė “Zėri i Rinisė”. Todi ka bėrė presion te shoku Ramiz qė tė inkurajohet ai djalė, dhe unė me porosi tė shokut Ramiz e kam thirrur nė aparat qė tė punonte nė Qytetin Stalin. Kur e kam marrė vesh kėtė gjė, qė ishte bėrė me nxitjen e Fadilit kam shkuar tek shoku Ramiz. I jam lutur shumė ta sqaronte kėtė ēėshtje, ose do tė shkoja te shoku Enver. Mė ka thėnė tė rrija i qetė se s’kishte gjė.
Shoku Enver Hoxha: Edhe tė tilla gjėra kanė bėrė kėta.
Shoku Manush Myftiu: Sipas materialeve qė kemi dėrguar ne si komitet, ti dhe Llazar Siliqi jeni ata qė kanė futur Bilal Xhaferrin nė Lidhjen e Shkrimtarėve. Ky ishte raporti qė bėri Fadili.
Shoku Rita Marko: Kanė bėrė edhe presion nė Durrės te ne se pse ne nuk jepnim mendim. Ne nuk kemi qenė dakord.
Shoku Manush Myftiu: Kjo ėshtė njė veprimtari me tė vėrtetė agjenturiale, e ndyrė.
Shoku Enver Hoxha: Atėherė, pse thua ti Todi qė Bilal Xhaferrin e ke parė vetėm njė herė?
Todi Lubonja: Njė herė e kam takuar, shoku Enver, kur botonte dhe s’kam ndėrhyrė pėr asgjė, as pėr shtėpi. Kam thėnė vetėm qė ka botuar disa tregime tė mira.
Shoku Enver Hoxha: Po ia ke thėnė qė ėshtė njė nga ata me talent?
Shoku Kadri Hazbiu: Meqenėse ky ishte njeri me rendiment dhe tė tėrhoqi vėmendjen, u interesove ti se kush ishte ky me prejardhje, me biografi.
Todi Lubonja: Po, u interesova dhe mė kanė thėnė qė tė atin ia kanė vrarė zėrvistėt nė Greqi. Kėtė ma tha Ballkėz Halili.
Shoku Hekuran Isai: Tė na flasė Todi pėr lidhjet me Fadilin. Edhe nė qoftė se platforma e Fadilit dhe e Todit nuk ėshtė e shkruar, ajo ėshtė nė kokat e tyre, ata me siguri i kanė pasur tė qarta qėllimet se ku duhej tė arrinin, duke vėnė dorė nė kėto qendra tė rėndėsishme. Unė mendoj qė tė flasin mė hapėt se po i bėnin kėto qendra si Klubi i Petėfit nė Hungari. Ata kanė pėrdorur tė gjitha format pėr tė tėrhequr kuadrot qė u vinin pas vetes, kanė pėrdorur tė gjitha mjetet pėr tė tėrhequr disa elementė tė rinj rreth vetes sė tyre si Minush Jero. Edhe ne nė Komitetin e Partisė na kanė bėrė presione.
Shoku Muho Asllani: Gjosho Vasian qė ka qenė i internuar nė Lushnjė, pse e kanė pėrkrahur?
Shoku Mehmet Shehu: Ky ėshtė Gjergj Gaberi, pėr tė cilin unė kam tėrhequr vėrejtjen nė telefon. Eshtė ai diversanti qė ka ardhur qė andej.
Shoku Mihallaq Ziēishti: Tė na i sqarojė mirė kėto Todi, se ai po thotė se “jam dakord me tė gjitha ato qė u thanė”. Por tė na i sqarojė, nėse kėto kanė qenė pikėpamje apo edhe grupime.
Shoku Enver Hoxha: Tani ai do t’u pėrgjigjet pyetjeve.
Todi Lubonja: Unė mendoj se kėtu grupime nuk ka. Marrėdhėniet e mia me Fadil Paēramin, pavarėsisht se ndodhi kjo qė u lidh njė krushqi midis nesh, e cila nuk varej nga vullneti e dėshira ime, nuk kanė qenė marrėdhėnie tė lidhura. Pėr kėtė edhe shokėt mund tė flasin.
Shoku Enver Hoxha: Po nė pikėpamje politike?
Todi Lubonja: As kam tė bėj me Fadil Paēramin, as jam influencuar nga ai.
Shoku Mihallaq Ziēishti: Mbase kalin nuk ia keni mbajtur njėri-tjetrit, por trego si u puqėt nė kėto mendime, nė politikė?
Shoku Enver Hoxha: Ne marksistė-leninistėt, po, puqemi si mishi me thoin, po juve qė jeni nė njė rrugė, nuk jeni tė puqur?
Todi Lubonja: Unė mendoj se njė radhė ēėshtjesh qė u trajtuan kėtu pėr Fadil Paēramin mua nuk mė pėrkasin.
Shoku Enver Hoxha: Ashtu? Po edhe atij pėr liberalizėm, pėr pikėpamje e veprime antiparti i kemi thėnė, edhe ti i pranon ato.
Todi Lubonja: Mendimi im ėshtė qė unė nuk mund tė futem nė njė thes me Fadil Paēramin, mund ta kem gabim po unė kėshtu mendoj.
Shoku Enver Hoxha: Ti i pranove tė gjitha ato qė janė thėnė kėtu, e ajo ėshtė njė vijė.
Shoku Hekuran Isai: Jo vetėm nė njė thes t’u futim tė dyve me Fadilin, por t’u mbyllim dhe grykėn mirė me litar.
Todi Lubonja: E fute ti atė, po unė se fus veten atje. Gjosho Vasia qė thotė ai shoku, ėshtė hera e parė qė e dėgjoj kėtė emėr, nuk e di se ē’ėshtė ky njeri.
Shoku Mehmet Shehu: Eshtė Gjergj Gaberi, me flokė tė gjata qė i bie kitarės.
Todi Lubonja: Nuk e njoh dhe nuk e di.
Shoqja Zina Franja: Gjosho Vasia ėshtė e vėrtetė qė ka qenė i internuar, ka babėn tė arratisur. Ju e keni marrė kėtu nė Tiranė nė kundėrshtim me tė tėra rregullat e shtetit tonė, i pa pasaportizuar. Ne si Shkodėr kemi protestuar, atėherė ju jeni detyruar ta ktheni mbrapsht.
Todi Lubonja: Tė verifikohet si ėshtė, unė pėr kėtė nuk di asgjė.
Shoqja Zina Franja: Ēfarė tė verifikohet? Ai ka ardhur nė Tiranė, ka ndenjur disa muaj kėtu dhe pastaj e keni kthyer mbrapsht.
Todi Lubonja: Ai mund tė ketė qėndruar edhe disa vjet, por unė nuk di gjė pėr kėtė njeri.
Shoku Enver Hoxha: Ka dalė ai nė televizion?
Todi Lubonja: Po nuk e njoh fare shoku Enver dhe nuk e di nė se ka dalė, unė nuk e kam dėgjuar.
Shoku Mehmet Shehu: Pse gėnjen? Ty tė kemi marrė nė telefon dhe tė kemi thėnė qė hiqe Gjergj Gaberin.
Todi Lubonja: Mund ta njoh po ta shikoj me fytyrė.
Shoqja Fahrije Saliēaj: Ai ėshtė sjellė nė Tiranė pėr nė televizion dhe na ėshtė dėrguar nė kombinat pėr tė punuar si zdrukthėtar.
Todi Lubonja: Unė kėtė nuk e njoh.
Shoku Enver Hoxha: Nuk ėshtė mirė qė tė mos njohėsh kuadrot e tua.
Shoku Mehmet Shehu: Eshtė ai me flokė tė gjata qė i bije kitarės.
Todi Lubonja: Ai veshpreri ėshtė tjetėr shoku Mehmet. Po mundet. Po unė as e njoh dhe as qė e di.
Shoku Enver Hoxha: Mirė, vazhdo.
Todi Lubonja: Pėr sa i takon asaj qė tha shoku Sadik Bocaj, lidhur me njė letėr qė ka ardhur nga Berati, desha tė them se ėshtė e vėrtetė qė nė radio pėr njė periudhė prej njė muaji, nė orėn 5.30 tė mėngjesit kur jepej muzikė popullore, pa dijeninė time, e kam thėnė nė organizatėn bazė tė partisė dhe kėshtu ka dalė e vėrtetuar, ėshtė ndėrruar programi. Eshtė dhėnė muzikė popullore dhe muzikė masive. Nė letėr ashtu thuhet, siē thotė shoku Sadik, qė duket ka ardhur njė reformator nė radio dhe ka bėrė kėto reforma. Sapo jam vėnė nė dijeni, kam dhėnė urdhėr tė prerė dhe kam bėrė kritikė qė tė vihej nė vend ai gabim. Nė fakt ėshtė vėnė nė vend.
Shoku Enver Hoxha: Po pėrse nuk dhe urdhėr tė prerė kur tė foli Mehmeti, po nga njė letėr anonime e dhe kėtė urdhėr?
Todi Lubonja: Do ta them edhe atė.
Shoku Mehmet Shehu: Po edhe pėr kėtė, unė i kam dėrguar me shkrim nga Kryeministria qė, pėrse keni ndryshuar programin se mė kishin thėnė, kur isha nė Sarandė e gjetkė, qė kanė ndryshuar programin. Fshatarėt donin muzikė popullore mėngjes pėr mėngjes, kurse kėta e kishin hequr.
Shoku Kadri Hazbiu: Populli thoshte se tani e ngatėrronin me Italinė.
Todi Lubonja: Porosinė qė mė ka dhėnė shoku Mehmet dhe ma ka pėrsėritur edhe shoku Ramiz, unė nuk e kam lėnė nė heshtje, prandaj thashė nė diskutimin tim se kam luftuar po jo me forcėn e duhur. E kam shtruar kėtė ēėshtje dhe kam thėnė tė ndalohet rreptėsisht, por ka pasur raste qė kanė dalė nė ekran edhe njerėz me flokė tė gjata. Sigurisht gabimi bie mbi mua. Unė nuk kontrolloja tė gjitha emisionet, nuk ishte e mundur ta bėja njė gjė tė tillė.
Shoku Hysni Kapo: Ka qenė e rastit estetika qė po pėrhapej nė televizion apo t’i ke pikėpamje pėr estetikėn dhe modėn borgjeze?
Todi Lubonja: Tė them tė drejtėn pėr flokėt e gjata qė mbanin tė rinjtė nuk kam as pikėn e simpatisė, madje jam grindur edhe me djalin tim.
Shoku Hysni Kapo: Po si shpjegohet qė nė organizatėn e partisė tė Radio-Televizionit, doli se ti ke thėnė qė, do vajza tė gjata, bionde dhe me pantallona kauboj si suedezet? Kjo ka dalė nė organizatė. Si ėshtė e mundur kjo?
Todi Lubonja: Kjo ėshtė shtrembėruar shoku Hysni. Duke folur kundėr veshjes me pantallona kauboj, kam thėnė veē tė tjerave se, ka edhe disa qė janė tė shkurtra e qė duken shumė tė shėmtuara kur veshin pantallona tė gjata. Kėtė kam thėnė dhe jo ashtu sikurse ėshtė shtrembėruar atje.
Shoku Behar Shtylla: Kur ishte shoku Enver nė Uzinėn e instrumenteve tė precizionit tė lartė nė Korēė, ka kritikuar vajzat qė veshin fustane tė shkurtra dhe tė ngushta, kurse ti atje ke thėnė se ty tė pėlqejnė ato vajza qė i kanė kėmbėt e bukura.
Shoku Dadik Bocaj: Kėtu Todi gėnjen. Nė organizatėn e pėrgjithshme, nė Byronė e Partisė tė Radios, doli qė, Todi nuk ka zbatuar urdhrin e kryeministrit dhe tė sekretarit tė KQ shokut Ramiz, as ka dėgjuar drejtorin e televizionit, as sekretarin e organizatės bazė, as kurrkėnd. Madje, atje doli se nė shtator tė vitit 1972, nė njė mbledhje kuadrosh specialistė, Todi, lidhur me ēėshtjen pėr njerėzit qė do tė dalin nė ekran tė televizorit ka thėnė: Mua personalisht mė pėlqejnė vajzat e gjata si skandinavet me pantallona kauboj, me rrip tė gjerė me togėz nė mes, por kemi urdhėr qė nė kėtė anė duhet tė jemi tė pėrmbajtur.
Shoku Enver Hoxha: Shoku Sadik ėshtė nga ata shokė qė flet ekzakt. Kėto janė thėnė nė organizatėn bazė, pikėrisht siē thotė Sadiku.
Shoku Mehmet Shehu: Asnjė nga ne nuk i mban shėnimet si Sadiku.
Todi Lubonja: Edhe unė kam thėnė nė organizatėn bazė kėto qė thashė kėtu tani. Ashtu ėshtė siē tha Sadiku, por unė thashė ato qė thashė edhe kėtu. Dhe kėshtu ėshtė.
Shoku Haki Toska: Eshtė e vėrtetė se keni thėnė qė po paguajmė haraēe? Dhe ēfarė doni tė thoni me kėtė?
Todi Lubonja: Nuk ėshtė e vėrtetė. Kėtė e ka thėnė Pipi Mitrojorgji, gjoja sikur ka bėrė njė bisedė telefonike me mua. Ia kam thėnė edhe Pipit dhe nuk ėshtė e vėrtetė. Nuk i jap asnjė kuptim kėsaj gjėje. E kam thėnė qė nė fillim dhe e them edhe kėtu nė plenum. Do tė pranojmė ato qė kemi.
Shoku Enver Hoxha: Mirė, po meqenėse ti e njeh veten se je liberal, je kundėr shfaqjeve qė ti i quan konservatore, prandaj kėtu mund tė bėhen fare lehtė deduksione dhe mund tė kesh thėnė qė paguajmė haraēin e atyre tė vjetėrve, megjithėse ti e refuzon njė gjė tė tillė.
Todi Lubonja: Po unė nuk e kam thėnė shoku Enver.
Shoku Enver Hoxha: Supozojmė se nuk e ke thėnė, po duke qenė se ti je liberal atėherė sipas teje ne kemi jetuar nė njė obskurantizėm kaq tė madh saqė paguajmė haraēet tani.
Shoku Mihallaq Ziēishti: Kėtė thotė se nuk e ka thėnė, atė qė tha shoku Jashar e mohoi. Tė gjitha i mohon. Atėherė ēfarė pranon?
Shoku Hysni Kapo: Kur e pranon se je liberal, i je kundėrvėnė vijės sė partisė apo jo?
Todi Lubonja: Nė praktikė po.
Shoku Hysni Kapo: Vetėm nė teori dhe nė praktikė nė art, apo nė tė gjitha fushat.
Todi Lubonja: Vetėm nė art dhe nė normat e kuadrit ka pasur subjektivizėm. Nė rastin e Klimi Misės i kam shkelur normat, kjo ėshtė e drejtė..






neser do te lexoni

Vazhdojnė debatet e anėtarėve tė Plenumit IV si, Sulė Baholli, Fadil Paērami, Hysni Kapo, Mihallaq Ziēishti, Dashnor Mamaqi, Ramadan Xhangolli etj., me Todi Lubonjėn.
Akuzat qė Lubonjės iu drejtuan nė lidhje me paraardhėsin e tij nė Radio-Televizion Thanas Nanon, tė cilin e kishte quajtur konservator. Cilat ishin pėrgjigjet e tij pėr t’u mbrojtur nga kjo goditje.

Gazeta Panorama