Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Mustafa Gjinishi

    DOSSIER

    Pėr herė tė parė "Gazeta" publikon njė dokument tė Arkivit tė Shtetit, nė tė cilin Gogo Nushi i raporton Enver Hoxhės se Myslym Peza dekonspiroi vrasjen e Gjinishit

    Gogo Nushi: "Enver, Myslymi tha se Gjinishin e vramė ne"

    Dėshmia e Gogo Nushit: "Kur mėsuam nga Radio-Bari pėr vrasjen e Mustafa Gjinishit, ia njoftuam atė gjė Myslym Pezės, i cili u hidhėrua shumė por nuk tha asnjė fjalė. Mbas disa orėsh kur filloi tė pinte raki, nė prezencė tė 50-60 vetave ai tha: Mustafėn e kanė vrarė shokėt se ai ishte mė i zoti se ata. Atij nuk ia dhanė vėndin qė meritonte. E kėrkova tė vinte nė Pezė si Mustafėn ashtu dhe Hsan Reēin, por nuk mė lanė Ramadan Ēitaku me shokė, qė ju dhjes musteqet. Mustafa ma tha qė nė Pėrmet, se do e dėrgonin andej nga Dibra dhe atje do e ēduknin"

    Dashnor Kaloēi

    Lidhur me misteret e vrasjes sė njė prej personaliteteve mė tė rėndėsishėm tė Luftės Antifashiste, nėnkolonel Mustafa Gjinishit, ish-antarit tė Kryesisė sė Kėshillit Nacional-Ēlirimtar dhe Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė partizane, vrasje e cila si nė atė kohė dhe mė pas bėri bujė tė madhe pėr vetė personalitetin dhe autoritetin e padiskutueshėm qė gėzonte Gjinishi, si tek komunistėt ashtu dhe tek nacionalistėt dhe gjithashtu edhe pėr rrethanat qė e ēuan udhėheqjen e lartė komuniste pėr eleminimin e tij, "Gazeta" ka shkruar nė dy numra rradhazi tė saj nė rubrikėn Dossier nė, nė datat 4-5 nėntor tė vitit tė kaluar. Nė ato dy shkrime u bėnė publike dėshmitė e dy prej njerzve mė tė afėrt tė Enver Hoxhės gjatė periudhės sė Luftės: sekretares sė tij nė Shtabin e Pėrgjithshėm L.R. dhe Shyqėri Kėllezit, i cili ka qenė roje personale i Enverit. Pas Luftės, Kėllezi ka qenė antar i Komitetit Qėndror dhe nė vitin 1980-tė pasi kishte dalė nė pension u dėnua me tetė vjet burg-politik si armik i popullit. Nė ato dy dėshmi tė dhėnė prej tyre, hidhet dritė mbi tė vėrtetėn e vrasjes sė Mustafa Gjinishit, e cila u krye me urdhėrin e Enver Hoxhės, pas porosive tė dy emisarėve jugosllavė Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviē. "Gazeta" e pa tė udhės t'i rikthehet edhe njėherė asaj ngjarje tė largėt, nisur nga dokumentet e reja arkivore qė na u vunė nė dispozicion nga Arkivi Qėndror i Shtetit, nė tė cilat ndriēohet mė sė miri e vėrteta e vrasjes sė Mustafa Gjinishit prej krerėve komunistė.

    Kush ishte Mustafa Gjinishi
    Mustafa Gjinishi u lind nė vitin 1910-tė nė njė fshat tė vogėl nė afėrsi tė Peqinit dhe familja e tij nė atė kohė ishte njė nga mė tė njohurat e asaj zone. Babai i tij Adem Gjinishi, nė fillimin e viteve 1920-tė, u bashkua me grupin e politikanėve qė udhėhiqeshin nga Fan Noli dhe gjatė fushatės elektorale pėr zgjedhjet Paralamentare tė vitit 1923 ai u vra nė rrethana tė panjohura, por ajo vrasje iu atribua kundėrshtarėve tė tij politik. Sipas disa dėshmive tė bėrė publike nė atė kohė, thuhet se vrasėsit e tij ishin njerzit e Shefqet Vėrlacit tė cilin Ademi e kishte kundėrshtar politik. Nga fundi i viteve 1920-tė Mustafa Gjinishi mundi qė tė pėrfitonte njė bursė shtetėrore pėr tė vazhduar studimet nė shkollėn Teknike amerikane tė Harry Fultzit nė Tiranė. Ajo bursė iu akordua nga Mbreti Zog, i cili e kishte si zakon qė tė ndihmonte familjet dhe fėmijėt jetim tė tė gjithė kundėrshtarėve tė tij politikė. Pas mbarimit tė asaj shkolle nė Tiranė me rezultate shumė tė mira, Mustafa Gjinishi u kthye pranė familjes sė tij qė jetonte nė afėrsi tė Peqinit, tė cilėt vazhdonin tė ishin nė armiqėsi si me Vėrlacėt ashtu dhe me Qeverinė e Mbretit Zog, prej tė cilėve patėn dhe probleme si familje. Nisuar nga ajo situatė ku ndodhej familja e tij, Mustafai u detyrua tė emigronte jashtė Shqipėrisė dhe u vendos nė Jugosllavi ku dhe fitoi azilin politik. Gjatė periudhės sė emigracionit nė Jugosllavi, Gjinishi u punėsua pėr disa kohė si pėrkthyes pranė ambasadės britanike nė Beograd, meqėnse ai njihte mirė gjuhėn angleze tė cilėn e kishte mėsuar nė shkollėn amerikane nė Tiranė. Pas agresionit fashist ndaj Shqipėrisė nė vitin 1939-tė, Mustafai u bashkua me Abaz Kupin, Mustafa Kaēaēin si dhe disa emigrantė tė tjerė politikė qė pas pushtimit italian kishin emigruar nė Jugosllavi. Nė kuadrin e organizimit tė Luftės Antifashiste nė Ballkan, gjė e cila ishte marrė pėrsipėr nga anglo-amerikanėt, aty nga fillimi i vitit 1942, me ndihmėn e majorit britanik Crissp, Gjinishi u kthye nė Shqipėri sė bashku me Abaz Kupin e Mustafa Kaēaēin. Gjatė kthimit nė mėnyrė ilegale pėr nė Shqipėri, ata kaluan nga Dibra ku morėn kontakt dhe me Haxhi Lleshin dhe sė bashku me tė erdhėn nė Tiranė ku Gjinishi hyri menjėherė nė lidhje me Myslym Pezėn, i cili ishte miku mė i ngushtė i babait tė tij Adem Gjinishit. Pas takimit me Myslym Pezėn, Gjinishi sė bashku me Koēo Tashkon u caktuan nga ana e Komitetit Qėndror tė PKSH-sė qė tė merrnin kontakte me nacionalistėt dhe t'i ftonin ata tė bashkėpunonin nė interes tė Luftės me Frontin dhe PKSH-nė. Pėrpara se tė mbahej Konferenca e Pezės, Gjinishi me Koēo Tashkon kishin hartuar njė platformė ku kėrkonin qė Partia Komuniste tė afronte nė rradhėt e Frontit tė gjithė nacionalistėt antifashistė qė kishin dhėnė prova se ishin pėr luftė kundėr italianėve. Nė atė platformė, pėrveē emrave konkret si Muharrem Bajraktari e Abaz Kupi, ata kėrkonin qė nė rradhėt e Frontit tė thėrriteshin dhe klerikėt katolikė tė Veriut tė cilėt kishin kundėrshtuar pushtimin fashist tė Shqipėrisė. Po kėshtu ata kėrkuan ardhjen nė Front edhe tė Mehdi Frashėrit qė kishte qenė i internuar nga italianėt. Por nė realizimin e asaj platforme, ata shihnin si pengesė kryesore Enver Hoxhėn, i cili mbante njė qėndrim armiqėsor ndaj nacionalistėve. Dhe duke qenė se nuk e realizuan dot idenė e tyre pėr Frontin, Koēo Tshko disa ditė pas Konferencės sė Pezės i bėri njė letėr tė gjatė Kominternit, ku akuzonte dhe denonconte direkt qėndrimin e Enver Hoxhės. Gjatė periudhės sė Luftės, Mustafa Gjinishi u zgjodh nė organet dhe forumet mė tė larta qė udhėhiqeshin nga Partisė Komuniste, si Kėshilli Antifashist Nacional-Ēlirimtar qė pėrbėhej prej shtatė vetash dhe antar i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Nacional-Ēlirimtare qė u formua mė dhjetė korrik 1943 nė Labinot tė Elbasanit. Po kėshtu nė Konferencėn e Mukjes Gjinishi u zgjodh Sekretar i Mbledhjes ku u arrit edhe marėveshja e famėshme qė u prish mė pas nga Enver Hoxha.

    Dėshmitė e Enverit pėr Gjinishin
    Lidhur me karakterin e Mustafa Gjinishit dhe ardhjen e tij nė Shqipėri, Enver Hoxha nė kujtimet e tija, midis tė tjerash ka shkruar: "Gjinishi ishte njeri i zgjuar, dinamik, aktiv, por mėndjemadh, i mbyllur ndaj nesh dhe jo i sinqertė. Fliste me gjestes pėr tė krijuar autoritet. Donte tė tregonte se kishte lidhje dhe influencė tė madhe tek Myslym Peza si edhe nė shumė rrethe nacionalistėsh antifashistė e linte tė kuptohej se nė kėto rrethana i dėgjohej shumė fjala dhe kėshillat e tij. Lidhur me njerzit qė takohej, nuk na thoshte asgjė konkrete . Mė vonė mėsmuam se ku ishin "bazat" dhe "mbėshtetja" e tij. Gjoja ilegal ai bridhte me anėembanė Tiranės me syze tė zeza, me rroba blu, herė me qillota, herė me borsalinė dhe herė me kasketė tė veshur me kapardinė tė bardhė dhe mbante njė ēantė tė zezė nė dorė, ku kishte letra, njė dhjetshe turqie dhe disa bomba jugosllave. Njerzit tanė na raportonin se ai shkonte dhe takohej me Irfan Ohrin, Mithat Frashėrin, Sheh Karbunarėn, Kamber Qafmollėn, Abaz Kupin e tė tjerė. Se ē'bisedonte me ta, pak gjėra konkrete na thoshte. Me ardhjen e misionit englez, Gjinishi na u kapėrdis si maēoku nė thekėrr, megjithėse edhe ai edhe ata ruaninin aparencat. Mustafa"i gėzueshmi", "interesanti", dhe i "sinqerti" siē thoshin anglezėt pėr tė, kishte avantazhin se dinte anglisht dhe mund tė fliste lirshėm me ta, e tė pėrkthente mbarė e prapė. Mundoheshim tė bėnin lidhjen midis disa takimeve tė anglezėve me personalitete "nacionaliste" dhe takimeve qė pati bėri Mustafa mė parė me kėtė njerėz qė tash ishin hapur me Ballin, por megjithatė atė akoma nuk e kishim gjetur fillin e shtjellimit tė kėtij lėmshi". Po kėshtu nė kujtimet e tij Enveri ka shkruar se nė atė kohė ai kapi njė sinjal nga Radio BBC qė i drejtohej "Tafarit" , i cili sipas tij ishte pseudonimi i Gjinishit, gjė tė cilėn ia kishte konfirmuar edhe Mustafa Kaēaēi. Pas kėsaj Enveri shkruan se e thėrriti Ginishin nė Labinot dhe aty e detyroi qė tė tregonte tė vėrtetėn se ishte agjent i anglezėve dhe Gjinishi e pranoi se ishte bashkėpuntor i tyre pėr tė mirėn e Shqipėrisė. Sipas Enverit, Gjinishi, lidhjet me anglezėt i kishte filluar qė kur ishte nė Jugosllavi me nėnkolonelin Hill dhe ai e kishte nisur atė nė Shqipėri bashkė me Abaz Kupin. Pėr kėtė takim Enveri ka shkruar: "Pas disa orėsh rrahje mendimesh nė mes nesh, duke peshuar ēdo gjė: rrethanat e luftės, rrethin shoqėror dhe njohjet e Gjinishit, rrezikshmėrinė e tij, veprimet e tija tradhėtare, karakterin e tij fodull, bajraktar, pohimin e plotė tė veprimtarisė, vendosėm tė mos e dėnonim me vdekje. Ne e falėm sepse ai na dha fjalėn se do tė mbeste besnik i partisė, por ai s'u bė kurrė njeri i mirė, vazhdoi rrugėn e tradhėtisė dhe ishte e mbeti agjent i anglezėve. Nė prag tė Kongresit tė Rinisė nė Helmės, u takova me nėnkolonelin anglez Lik, i cili kishte dijeni se ne do tė mbanim njė Kongres. Ja dhe njė shenjė tjetėr mendova se anglezėt do tė kishin ndonjė informator nė rradhėt tonė dhe ai informator ishte Mustafa Gjinishi. Kjo gjė kishte kohė qė ishte bėrė e qartė pėr mua. Teksa po largoheshim nga Helmėsi nė drejtim tė Staraveckės, Gjinishi qėndroi i fundit dhe pasi kujtoi se nuk kishte njeri tjetėr mbrapa, vrapoi nė njė kthesė dhe u takua me njė oficer anglez i cili i dha atij njė letėr. Mustafai e ktheu kokėn dhe posa e pa qė ne e diktuam, e futi letrėn nė xhep dhe vazhdoi rrugėn. Kur i kėrkuam qė tė na dorzonte letrėn, ai na tha: "Letrėn nuk e dorzoi i gjallė". Dhe nuk e dorzoi qė se dorzoi. E shamė dhe nuk i lamė gjė pa thėnė, por ai vetėm tha: "Bėni ēfarė tė doni, i tillė jam dhe i tillė do tė mbetem". Mė pas Enveri shprehet se pėr atė gjė vuri nė dijeni shokėt dhe se e kėrcėnoi pėrsėri Gjinishin se po tė vazhdonte atė rrugė do tė jepte urdhėr ta arrestonin dhe se Myslym Peza i kėrkoi qė tė bėhej kryetar i gjyqit pėr dėnimin e tij. Ndėrsa lidhur me vrasjen e Gjinishit, Enver Hoxha nė kujtimet e tij ka shkruar: "Pas Kongresit tė Pėrmetit, Gjinishin e dėrguam ne Veri, pranė reparteve partizane. Pėrsėri me indulgjencė e trajtuam atė njeri. Por ujku qimen ndėrron, por zakonin se harron. Edhe atje pavarėsisht nga grushti i rėndė qė kishte ngrėnė, ai nuk i linte manovrimet dhe batakēillėqet pėr tė goditur partinė. Nė gushtin e vitit 1944 njė oficer anglez mė dėrgoi njė mesazh qė kishte ardhur nga Kuartieri i tij i Pėrgjithshėm nė Bari tė Italisė, ku thuhej: "Pėr Gjeneralin Hoxha. Me regret ju njoftoj se Mustafa Gjinishi, u vra nė Frontin e Divizionit tė Parė. Ai dhe Smithi ishin vėnė nė pusi prej njė patrulle gjermane. Smithi shėndosh. Humbje e madhe pėr kauzėn aleate". Dhe nė fund vetė oficeri nga ana e tij shtonte: "Gjinishi ishte njė mik i madh i yni". Nga ai dokument dilte mė se e qartė se ē'humbje qe pėr anglezėt vdekja e Gjinishit. Po aq e qartė ishte dhe pėr ne, se ai ishte dhe mbeti deri sa vdiq pėrkrah mister Smithit, njeriu i anglezėve, agjent e shėrbėtor i tyre".


    Letra e Gogo Nushit dėrguar Enver Hoxhės

    KOMITETIT QĖNDROR PARTIA KOMUNISTE SHQIPTARE

    Tė dashur shokė: Parmbrėmė mėsuam nga Radio Bari, vrasjen e Mustafa Gjinishit. Ja njoftuam Myslymit i cili u hidhėrua shumė, por nuk tha asnjė fjalė. Mbas disa orėsh, mbasi filloi tė pij raki, pėrpara mė shumė se 50-60 vetave filloi tė flasi. Nė mes shumė fjalėve tė tjera tha dhe kėto: "Mustafanė e kanė vrarė shokėt sepse ai ishte mė i zoti se ata. Kėtij nuk i dhanė vėndin qė meritonte. E kėrkova tė vinte nė Pezė si Mustafėn ashtu dhe Hasan Reēin, por nuk mė lanė Ramadan Ēitaku me shokė tė cilėve ju dhjes mustaqet. Mustafa, pėrpara se tė largohej nga Pėrmeti mė tha se do tė mė dėrgojnė andej nga Dibra dhe atje do mė ēdukin. Tė mos qemė unė e Mustafa, nuk do tė kishte asgjė nė Shqipėri. Neve kemi luftue. I dhamė komandėn e Divizionit tė I-rė Daliut (Dali Ndreu), i cili gjatė dimrit nuk qe i zoti tė mbante nė kėmbė as 20 veta, por erdhi dhe u pėrplas nė Pezė". Urrejtje tė madhe ēfaqi Baba kundėr Daliut, Bacės (Ramadan Ēitaku) dhe Haxhiut (Haxhi Lleshi). Unė nė fillim nuk in thashė gjė, pse e pashė se nė ēfarė gjėndje qe, por…" Pezė 31.8.1944 Tė fala shoqėrore Hyseni (Pseudonimi i Gogo Nushit) firma. (Arkivi i Shtetit. F.14 / AP. D. 44 V.1944 Fl. 41, 42, 45)


    Njoftimi i Enverit pėr vrasjen e Gjinishit

    URDHĖR DITE I USHTRISĖ NACIONAL-ĒLIRIMTARE

    Nė frontin e Maqellarės dhe Dibrės ku forcat e Divizionit tė Parė sulmues, nėn komandėn e gjeneral-major Dali Ndreut, pesė ditė rresht luftuan me tėrbim kundėr forcave tė mėdha gjermane e zogiste tė cilat u shpartalluan keqas me humbje tė mėdha, ra dėshmor nė fushėn e nderit, shoku ynė, nėnkolonel Mustafa Gjinishi, Antar i Kryesisė sė Kėshillit Nacional-Ēlirimtarė dhe Antar i Shtabit tė Pėrgjithshėm, nėnkolonel Mustafa Gjinishi, luftėtar i palodhur dhe i pa trembur, pa kursyer asgjė dha jetėn nė vijat e para tė luftės pėr ēlirimin e Atdheut dhe tė Popullit Shqiptar. Humbja e tij duhet tė na nxisė pėr tė ashpėrsuar edhe mė tepėr luftėn kundėr okupatorit dhe shėrbėtorėve tė tij. Nė shenjė zie dhe pėr tė nderuar kujtimin e shokut nėnkolonel Mustafa Gjinishit, urdhėrojmė qė tė gjitha repartet e Ushtrisė nacional-Ēlirimtare, tė unjin flamurin e tyre nė gjysėm shtizė, pėr tri ditė rrjesht qė prej ditės sė sotme. Lavdi heronjve tė rėnė nė fushėn e nderit.

    V.F. L.P. Mė. 26.8.1944 Komand. i Pėrgj. I Ushtrisė nacional-Ēlirimtare
    Gjeneral-kolonel Enver Hoxha (Arkivi i Shtetit F.41 / AP D.158 V. 1944 Fl.8)

    Gazeta Shqiptare
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-02-2007 mė 19:13

Tema tė Ngjashme

  1. Mustafa Merlika-Kruja
    Nga DYDRINAS nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 04-06-2012, 15:59
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. Mustafa Mahmud.
    Nga INDRITI nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-12-2005, 11:55
  4. Analistėt shqiptarė mbi skenaret e 3 korrikut
    Nga Iliriani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-06-2005, 03:43
  5. Faqe te erreta te LNCL.
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-09-2002, 13:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •